Pse disa besojnë në bestytni?

Shko poshtë

Pse disa besojnë në bestytni? Empty Pse disa besojnë në bestytni?

Mesazh  Odin prej 01.08.14 23:48

Nëse i shmangeni daljeve nga shtëpia të premteve me datë 13, ktheheni tre hapa mbrapa kur macja e zezë ju prenë rrugën apo trokitni në dru sa herë që e mendoni ndonjë dëshirë të mirë, kjo do të thotë se besoni në bestytni.

A keni pyetur ndonjëherë se si janë shfaqur këto rituale të imëta të cilave shpesh u ikni?

Pse tërfili me katër fletë sjellë fat?


Pse disa besojnë në bestytni? Terfili-qe-sjell-fat

Besimi që tërfili me katër fletë sjell fat rrjedh që nga Anglia e lashtë. Do të thotë, priftërinjtë e keltëve kanë besuar se kjo bimë e rrallë ka fuqi magjike. Besohej që personi që e ka gjetur në fushë ndonjë tërfil me katër fletë, ka fituar aftësi të shohë krijesa, si shtrigat dhe demonët. Duke iu falënderuar kësaj aftësie, ky person ka mundur t’i ikë kësaj e bashkë me të edhe të mbrohet nga ata.

Pse macja e zezë sjellë fatkeqësi?

Pse disa besojnë në bestytni? Macja-e-zeze

Që në kohët e lashta lidhur me macen e zezë ka shumë tregime të tmerrshme. Është konsideruar si e familjes së djallit, që ajo paraprinë vdekjen, apo në dorën më të lehtë të fatkeqësisë është thënë që në te fshihen shtrigat dhe demonët…Me kohë nga këto tregime ka rrjedhur edhe besimi që personit që macja e zezë ia prenë rrugën, do t’i ndodhë ndonjë fatkeqësi, sepse demoni i keq që në te gjendet ia ka prerë rrugën e jetës.

Pse mendojmë dëshirë kur e shohim yllin duke rënë?

Pse disa besojnë në bestytni? Renia-e-yllit-nga-qielli

Dikur është besuar që në qiell ka yje aq sa njerëz në tokë, përkatësisht që secili njeri në lindje e fiton yllin e vet, i cili paraqet shpirtin e tij. Kur njeriu vdes, trupi ndahet nga shpirti (ylli) dhe ai bie, përkatësisht shkon në ‘atë’ botë. E pasi që është besuar që shpirti i të vdekurve drejton fatin tonë, kur e shohim yllin duke rënë, e mendojmë një dëshirë dhe lusim shpirtin e të vdekurit që të na e dëgjojë.
Odin
Odin

527


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi