EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Legjenda e gruas së kthyer në gur

Shko poshtë

legjenda - Legjenda e gruas së kthyer në gur  Empty Legjenda e gruas së kthyer në gur

Mesazh  Luli 21.07.14 11:09

Dikush lumturohet për vetë faktin që merr frymë, ndërsa një tjetër mund të trimerohet se ka mundur zotat..Ne lidhje me kete fakt ben fjale dhe legjenda e Noibit,nje legjende qe te ben te mendosh thelle ne jeten e perditeshme te aktivitetit njerzor....

legjenda - Legjenda e gruas së kthyer në gur  Nn_1005

Niobi, ishte një figurë e lashtë mitike, madje nga më tragjiket. Të dhënat e para për të na i jep Homeri në “Iliadë”. Mitet e saja, që filluan nga Teba dhe Azia e Vogël, shumë shpejt u bënë të njohura në të gjithë Greqinë e lashtë.

E konsideronin të bijën e mbretit të Frigjisë, Tantalit dhe Dionës ose Diës. U martua me një prej Dioskurëve të Tebës, Amfionin, me të cilin bëri gjashtë djem dhe gjashtë vajza (ndërsa Ovidi thotë se bëri katërmbëdhjetë fëmijë gjithësej, pra shtatë djem e shtatë vajza).

Por Niobi, si nënë e shumë fëmijëve që ishte, ndjeu një krenari të paparë, aq sa s’nguroi të mburrej para zotave, duke thënë se ishte më e zonja se Litoja që lindi vetëm dy fëmijë.

Litoja tejet e e fyer nga mënyra e të shprehurit të Niobit, vendosi të hakmerrej, duke vënë në armiqësi të bijtë e saj, Apollonin dhe hynjinë Artemidë me fëmijët e Niobit.

Artemida vrau me shigjeta brenda anaktorit të saj (Tebë) të bijat e Niobit, ndërsa Apolloni mori përsipër ekzekutimin e meshkujve të familjes, të cilët i gjeti tek gjuanin. Sipas poetëve më të rinj, nga kjo vrasje shpëtuan Amiklas dhe Melivia ose Amfioni dhe Hlorida që më vonë u martua me Nileun.

Për nëntë ditë me rradhë fëmijët e Niobit mbetën të pavarrosur, sepse çdokush që guxoi t’i varroste u shndërrua në gur (nga Zeusi). Ditën e dhjetë trupat e pajetë u varrosën nga vetë zotat e Olimpit.

Pas tragjedisë së ndodhur Niobi nuk arriti të vinte kurë në vete, e keqja e kishte mposhtur të tërën. Qëndroi pa folur dhe pa ushqim për shumë ditë dhe pastaj u kthye tek i ati, në Sipilo, ku u shndërrua në gur, siç u kishte kërkuar zotave.

Nga ai gur, që kishte formë gruaje, rridhnin lotë të pashtershëm. Në malin Sipilo akoma dhe sot ekziston një gur në formën e gruas së trishtuar, ashtu siç e pa Pafsania në kohën e tij.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi