Cili është numri më i preferuar në botë?

Shko poshtë

Numri - Cili është numri më i preferuar në botë? Empty Cili është numri më i preferuar në botë?

Mesazh  Luli prej 21.06.14 15:13

Numri - Cili është numri më i preferuar në botë? Largea_nnn_38161403179490

Shkrimtari matematikan nga Britania Aleks Belos bëri një pyetësor interesant me të cilën pyeste njerëzit se cili është numri i tyre i preferuar.

Në top listën e 10 numrave më të preferuar u gjendën këto:

7
3
8
4
5
13
9
6
2
11

Aleksi thotë se qëllimi i hulumtimit ka qenë të shihet lidhja emocionale që kanë njerëzit me numrat. Poashtu, për shkak se ka qenë matematicient, njerëzit vazhdimisht e kanë pyetur se cili është numri i tij i preferuar.

Në fillim ka menduar që në këtë mënyrë njerëzit janë tallur me të, mirëpo gradualisht ka zbuluar që në të vërtetë ata kanë ndjenja të fuqishme në lidhje me numrat.

Më shumë se 30.000 njerëz kanë marrë pjesë në këtë hulumtim. ME anën e tij, janë intervistuar njerëz të cilët e kanë gjetur në internet dhe të cilët vullnetarisht kanë vendosur të jenë pjesë e hulumtimit, domethënë rezultatet nuk kanë eksperiment profesional laboratorik.

Përfundimi nga rezultatet janë:

- 1.123 numra janë nominuar nga 30.025 të intervistuar
- pothuajse gjysma e njerëzve zgjodhën numër nga 1 deri më 10
- çdo numër nga 1 deri më 11 është zgjedhur
- janë zgjedhur 472 numra ndërmjet numrit 1 dhe 1000
- po të kishte nominim për numrin më pak të preferuar, atëherë do të ishte numri 100.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

884


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Numri - Cili është numri më i preferuar në botë? Empty Re: Cili është numri më i preferuar në botë?

Mesazh  Luli prej 14.07.14 15:59

Pse numri 7 eshte me i preferuari ne bote?

Numrat priren te kene nje kuptim te veçante per kedo, pasi lidhen me data ose adresa te caktuara. Por cili eshte kuptimi i ketyre numrave? Pse kaq shume njerez kane zgjedhur numrin shtate?

Numri - Cili është numri më i preferuar në botë? 7

Ne Kine, numri 7 konsiderohet si me fat, pasi ngjan me fjalet kineze “ngrihem” dhe “jete”. Ajo eshte simbol i bashkimit dhe si rrjedhoje, eshte pare si nje shenje e mire ne marredhenie. Numri 6 paraqet njerezimin, rrjedhimisht, 7-a shihet si qendra e njerezimit dhe si lidhja e njeriut me krijuesin. Po ashtu, ai eshte numri i universit dhe kombinon qiellin, i cili ne menyre tipike simbolizohet nga numri 3, me token, e cila lidhet me 4-en. Po ashtu, numri shfaqet shpesh ne kulture dhe histori. Per shembull, jane shtate mrekulli te botes, shtate dite te javes, shtate rrathe te universit, shtate mekate dhe shtate nota baze muzikore.

Ne fene budiste, shtata eshte numri i ngritjes dhe thuhet se Buda ka bera shtate hapa pas lindjes. Ndersa per krishterimin, Zoti perfaqesohet nga rrathi i shtate, i cili ndodhet ne qender te shtate rratheve te krijimit. Sipas tradites hebraike, shtata eshte numri i inteligjences, ndaj ka shtate Dite te Shenjta ne vitin hebraik.

Sondazhi per numrat e preferuar

Si pjese e sondazhit, pjesemarresve iu kerkua te vleresonin numrin e tyre te preferuar. Ne total, ata zgjodhen 1123 numra nga 30.025 te tille. Thuajse gjysma e tyre ishin numra nga 1 tek 10.

Autori i studimit, Alex Bellos tha se “arsyeja pse perzgjedhja e numrit 7 si nje fenomen i shpeshte ne historine njerezore eshte e panjohur, por arsyeja me e besueshme lidhet me vetite e saj numerike unike”. Nga numrat midis njeshit dhe dhjetes, shtata eshte me i veçanti nga ana matematikore.

“Ai eshte numri i vetem qe nuk mund te fitohet nga shumefishimi ose pjesetimi me numrat e tjera ne grup. Per shembull, numrat nga 1, 2, 3, 4 dhe 5 mund te dyfishohen dhe qendrojne ende ne grupin e dhjeteshes se pare. Numrat 6, 8 dhe 10 pjesetohen me 2 dhe 9-a pjesetohet me tre”, shpjegon autori.

Ne vendin e dyte ishte numri 3. Ai eshte nje numer fatsjelles, pasi ne Kine tingellon me fjalen “lindje”. Shume kultura lindore e konsiderojne treshin te rendesishem, pasi ai lidhet me tre fazat e rendesishme te jetes: lindja, martesa dhe vdekja. Ne fene e krishtere, numri 3 perfaqeson Trinitetin e Shenjte: Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjte. Sipas mitologjise teutonike, treshi eshte numi i fatit te mire. Po ashtu, ky numer eshte i rendesishem ne mitologjine norse dhe ne paganizem. Per shembull, Thor-i ka tre arme kryesore qe i perdor kunder gjigandeve. Ne besimin sllav, Triglav-i eshte zoti me tre koke i luftes.

Ne vendin e trete ishte numri tete. Nga ana shpirterore, ky numer simbolizon pafundesine dhe parajsen, pasi ndjek numrin shtate te krijimit. Ne fene islame, froni i botes ruhet nga tete engjej, ku secili u korrespondon tete ndarjeve te hapesires. Po ashtu, ai eshte me fat ne fene budiste, pasi ka tete ogure fatsjellese. Ne Kine, 8-a shihet si shenje e pasurise dhe prosperitetit.

Pse njerezit kane frike nga numri 13?

Frika nga numri 13 quhet “Triskaidekaphobia”, nje term i zyrtarizuar ne vitin 1911 dhe “vuajtesit” e ketij supersticioni e lidhin numrin me fatin e keq. Ne letrat Tarot, Vdekja eshte letra e trembedhjete, ndersa fundi i kalendarit maja, Baktuni i 13-te thuhet se perkon me kohen e apokapsit. Ne fe, Judas Iskarioti, qe tradhtoi Krishin ne Bibel, ishte anetari i 13-te ne darken e fundit. Dita e premte ne daten 13-te konsiderohet si dita me fatkeqe e muajit. Mirepo ne Itali, ky numer konsiderohet me fat, veçanerisht ne bixhoz, ku si pa fat konsiderohet numri 17.

Çfare tregon numri i preferuar per ju?

Arti i numerologjise pretendon se gjithçka ndahet ne numra me nje shifer dhe se çdo numer eshte prezent ne natyre dhe histori.

Numri 1: Lidhet me diellin dhe shihet si nje numer “i fuqishem dhe individualist”. Njerezit qe e preferojne ate jane lidere te mire me kuraje dhe ambicie. Po ashtu, ata mund te jene kerkues dhe egoiste.

Numri 2: Njerezit qe e preferojne ate priren te jene emocionale dhe intuitive, por shpesh jane te mbyllur dhe preken nga emocionet negative.

Nurmi 3: Njerezit moskokeçares dhe te zgjuar priren ta zgjedhin kete numer. Ata jane shprehes dhe artistike, por edhe agresive dhe egoiste.

Numri 4: Ata qe e preferojne jane te qendrueshem dhe te besueshem. Por ata mund te jene kokeforte dhe ankohen shume.

Numri 5: Ky numer lidhet me udhetimin. Ata qe e preferojne ate urrejne te qendrojne ne nje vend per shume kohe dhe merziten lehtesisht. Kane tendencen t’i dramatizojne gjerat.

Numri 6: Nese dikush e preferon kete numer, ai eshte i qete dhe perkujdeses, por priret te jete tip i ngjitur dhe i mendjelehte.

Numri 7: Numri triumfues ne studim ishte 7-a. Sipas numerologjise, shumica e njerezve qe e zgjedhin ate jane inteligjente dhe te mrephte, por edhe kritike dhe te paduruar.

Numri 8: Njerezit e fuqishem dhe te suksesshem preferojne 8-en. Ajo lidhet me Uranin, i cili i ben njerezit me materialiste dhe te dhene pas punes.

Numri 9: Ky numer kombinohet me numrat e tjere dhe tiparet e tyre. Ata qe e preferojne kete numer jane te prirur ndaj luhatjeve te humorit dhe kane keqardhje per veten.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

884


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi