Ekzistenca - si krijohet gjithçkaja nga asgjëja?

Shko poshtë

Ekzistenca - si krijohet gjithçkaja nga asgjëja? Empty Ekzistenca - si krijohet gjithçkaja nga asgjëja?

Mesazh  gjilanasi prej 23.05.14 21:15

Ekzistenca - si krijohet gjithçkaja nga asgjëja? Existence

Përse është bota, në vend të asgjësë? Përse asgjëja ka një prirje natyrore që të krijojë… universe
Afro 13.7 miliardë vjet më parë, krejt papritur, që nga boshllëku u shfaqën në mënyrë shpërthyese universi, hapësira, koha. Ishte big bangu.

Si ndodhi? Përse? Përse universi ekziston sot ashtu siç e shohim ne? Eshtë një pyetje të cilës është shumë e vështirë t’i përgjigjesh.

Vetë ideja e universit të lindur nga asgjëja është e vështirë të rroket. Të përpiqesh të imagjinosh se çfarë është vetë asgjëja, është akoma më e vështirë. Por, në fund të fundit, nga këndvështrimi i shkencës, është një pyetje shumë e arsyeshme. Dihet që disa prej ligjeve themelorë të fizikës sugjerojnë që ne dhe pjesa tjetër e universit kemi shumë pak mundësi që të ekzistojmë.

Shumë rrëmujë

Ligji i dytë i termodinamikës thotë që në botë, entropia, mungesa e rregullit, ka prirjen të rritet: çdo gjë që ndodh në univers shpërndan energji. Asgjëja, në bazë të këtij ligji, është entropia maksimale, është maksimumi i mungesës së rregullit, është pika ku nuk ka më energji për të shpërndarë. Por nëse tendenca është drejt entropisë, pra asgjësë, si mundi asgjëja që të transformohet në diçka të madhe siç është universi? Arsyeja, sot e dimë, është që entropia është vetëm njëra anë e medaljes. Pershtatur ne shqip nga bota.al
Aspekti tjetër që duhet marrë në konsideratë është simetria.

Një cilësi që duket se ka ndikim të thellë në univers. Cdo gjë që është simetrike, që nga thërrmijat e deri tek qeniet e gjalla, duken të jenë përgjithësisht më të qëndrueshme. Nëse përshembull, vëmë pranë e pranë dy trupa me të njëjtën temperaturë, kjo nuk do të ndryshojë tek të dy trupat.

Në të kundërt, nëse temperaturat janë të ndryshme, të dy ndryshojnë: ai që është më i ftohtë ngrohet dhe e anasjellta. Në univers, thonë teoritë më të besuara, duhet të ketë një sasi të barabartë (pra edhe një simetri) mes materies dhe antimateries, 2 gjendje që, nëse bien në kontakt mes tyre, asgjësohen, pra shndërrohen në asgjë. Dhe duke qenë se në asgjë, në boshllëk, nuk mund të dallosh një pjesë nga tjetra, aty është edhe maksimumi i simetrisë.

Por fizikanët kanë zbuluar tani se simetritë nuk janë të qëndrueshme: janë bërë për t’u prishur. “Kromodinamika kuantike”, teoria që përshkruan sjelljen e kuarkeve brenda një bërthame atomike, na thotë që asgjëja është një gjendje e paqëndrueshme. Dhe që në mënyrë spontane fillon të prodhojë çifte kuarkesh dhe antikuarkesh. Simetria prishet. “Kjo”, thotë Victor Stenger, profesor i fizikës në Universitetin e Colorados, “është si të thuash që ekzistenca është një gjendje shumë më natyrore dhe e qëndrueshme se sa mosekzistenca”.

Ajnshtaini

Këto mendime përshtaten mirë me versionin më të besuar mbi momentet e parë të ekzistencës së universit: shpërthimi dhe ekspansioni i shpejtë menjëherë pas big bangut. Kjo periudhë e mbushi universin me energji. Teoria e përgjithshme e relativitetit e Albert Ajnshtainit shpjegon se si energjia mund të transformohet në masë (E=mc2) dhe masa krijon gravitet (masa e Tokës, për shembull, që përcakton tërheqjen e gravitetit që na mban me këmbë në tokë dhe që pengon Hënën të “marrë kot”).

Ja përse më shumë energji do të thotë më shumë masë (në rastin e universit e gjithë materia) dhe gjithashtu edhe më shumë gravitet (sa më shumë yje dhe planete të ketë, aq më shumë gravitet). Në këtë situatë, graviteti përfaqëson forcën që i kundërvihet inflacionit të universit, dhe e frenon deri sa e eleminon.

Kjo sepse ndërkohë që inflacioni është ekspansion, graviteti tenton të bëjë të kundërtën, të tkurrë universin: yjet tërheqin njëri-tjetrin. Fizikanët ishin të prirur të mendonin që të krijosh diçka nga asgjëja do të binte ndesh me ligjet si ai i ruajtjes së energjisë që thotë, në një version popullor, “asgjë nuk krijohet, asgjë nuk shkatërrohet”. Por nëse energjia që duhet të konservohet është e barabartë me zero, siç ndodh tek asgjëja, problemi nuk ekziston më dhe universi që del nga asgjëja bëhet i pranueshëm.

Ligje misteriozë

Megjithatë, kjo nuk e zgjidh problemin: kuptimi ynë për krijimin bazohet në vlefshmërinë e ligjeve të fizikës. Por kjo lë të kuptohet që ligje të tillë kanë qenë në një farë mënyre të fiksuar përpara se universi të ekzistonte, domethënë jashtë hapësirës dhe pa një gjë që i shkaktonte. Praktikisht, ka një kthim në pyetjen fillestare: përse këta ligje janë bërë në mënyrë të tillë, në kushtet kur diçka ekziston pra, dhe jo në kushtet e asgjësë?

Gjithnjë e më të çrregullt

Edhe mbi një tryezë pune të përsosur rrëmuja herët a vonë mbizotëron. Kjo është ajo që ndodh në çfarëdolloj sistemi “të izoluar”. Me rregullin e komponentëve të tij (për shembull nga njëra anë molekulat e ngrohta, nga ana tjetër ato të ftohta) ekziston ende energji e shfrytëzueshme. Mjafton të mendosh që me dy trupa të ndryshëm e të ndarë, një i ftohtë e tjetri i ngrohtë, mund të krijohet energji (ndodh tek frigoriferët).

Po përse maksimumi i rrëmujës duhet të përkojë, siç thonë fizikanët, me një situatë ku sistemi ka të njëjtën tempraturë në çdo pikë? Mendoni një shtëpi: në kuzhinë janë enët dhe pjatat, në dhomë veshjet dhe të brendshmet: secila dhomë ka një “temperaturë objektesh” të ndryshme. Nëse në çdo dhomë, enët dhe veshjet do të ishin në masë të barabartë, atëherë rrëmuja do të ishte absolute! Fizikanët e quajnë entropi këtë rritje të rrëmujës, që mendohet se do të çojë universin në të ashququajturën “vdekje entropike”: momenti kur në çdo pikë të hapësirës do të jetë e njëjta temperaturë.

/New Scientist/
gjilanasi
gjilanasi

384


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi