EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Paragjykimet

Shko poshtë

Paragjykimet Empty Paragjykimet

Mesazh  Luli 23.05.14 14:15

Paragjykimet Largea_12959-prejudice_news1400447769

Psikologët ende nuk kanë arritur të japin një përkufizim të saktë rreth paragjykimit pasi ai është ende i paplotë. Por konsiderohet si një mendim i caktuar, negativ dhe përçmues kundrejt grupit tjetër gjinor apo fetar.

Pse paragjykojmë dhe cilat janë paragjykimet më të përhapura në shoqërinë tonë?

Paragjykimi mendohet se ka edhe baza psikologjike, mbi të cilat individët paragjykues mbështeten dhe paragjykojnë individin tjetër. Një paragjykim mund të lindë për shkak të informacionit të gjymtuar, të paktë, rreth asaj që paragjykohet tek personi tjetër. Por mund të shkaktohet edhe prej frikës prej së panjohurës. Pra paragjykimi mund të shkaktohet nga injoranca, fobia ndaj asaj cka s’dimë e s’njohim, apo nga simpatia ndaj një ideologjie apo mendimi të përforcuar në subkoshiencën tonë (pavarësisht se mund të jetë i gabuar).

Paragjykimi është një formë shumë e përhapur mendimi, e cila lidhet më tepër me fenë, racën apo krahinën e individit. Paragjykimi, apo gjykimi i pafavorshëm dhe negativ, është mjaft i përhapur edhe në shoqërinë shqiptare.

Paragjykimet bëhen mbi bazën e seksit, moshës, racës, kombësisë, për shkak të një veprimi apo fjale. Grupi të cilit nuk i takojmë dhe nuk e pranojmë, shihet si më homogjen, pasi i vishen më lehtas tipare dhe i vihen më lehtas epitete të cilat nuk i kanë. Si i tillë, paragjykimi konstatohet në shoqërinë tonë në terma të ndryshëm si: “Malok”, “Komunist”, “Lugat”, “Pederast”, “Gabel”, “U bë edhe ky kauri i dreqit”. Paragjykimet vinë kryesisht nga stereotipet që janë përgjithësime rreth karakteristikave tipike të anëtarëve të një grupi. Dhe këto paragjykime vazhdojnë edhe pasi ka fakte kundërshtuese ndaj tyre.

Një paragjykim mjaft i përhapur në shoqërinë tonë është edhe ai ndaj femrës. Dhe ajo çka vërehet, është se në krahasim me meshkujt janë femrat ato që janë më paragjykuese ndaj të tjerave në gjininë se tyre. “U bë edhe kjo”, shoqëruar me fjalë fyese, është një nga paragjykimet më të përhapura në shoqërinë shqiptare. Me anë të këtij paragjykimi femrat godasin ato femra që kanë ecur në karrierë, ose nga meshkuj të cilët paragjykojnë në bazë të informacioneve të cunguara apo veshjes së femrës në fjalë. Duke e konsideruar si një objekt shtëpiak, meshkujt shqiptarë mendojnë se vendi i gruas është në shtëpi, të pastrojë dhe edukojë fëmijët. Paragjykimet, pavarësisht viteve që kalojnë, vazhdojnë edne të jenë të pranishme në shoqërinë tonë.

Por nuk është vetëm shoqëria shqiptare paragjykuese! Paragjykimi është një fenomen negativ i përhapur mjaft edhe në botë. Ai i bashkohet intolerancës dhe diskrimimit. Mjaft i përhapur edhe në Europë, këta të fundit mendojnë se është bërë shumë pak për të ndalur paragjykimet. Romët janë në qendër të paragjykimeve në Europën Lindore. Paragjykimet nuk mungojnë edhe në Amerikë apo Azi. Në Nepal, dalitët (që i përkasin shtresës më të varfër ndër vendet hinduiste) paragjykohen mjaft në fushën shoqërore dhe ekonomike, kulturore. Madje njerëzve të shtresave më të ngritura nuk i lejohet të flasin me ta.

Deri kur do të vazhdojë paragjykimi?


Për aq kohë sa do të ketë dallime sociale, ekonomike, kulturore apo gjinore, për aq kohë sa pabarazia dhe barazia të flenë në të njëjtin shtrat, kjo patologji do të jetë po aq diskriminuese, ngjitëse dhe e pashërueshme në vende të ndryshme të botës.


Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi