Urtësia e Indianëve të Amerikës

Shko poshtë

Urtësia e Indianëve të Amerikës Empty Urtësia e Indianëve të Amerikës

Mesazh  Berti69 prej 20.05.14 9:15

Oh Shpirt i Madh,

Më jep qetësinë për të pranuar gjërat që nuk mund t’i ndryshoj, guximin për të ndryshuar gjërat që mund t’i ndryshoj, Urtësinë për të kuptuar ndryshimin mes tyre.

(Lutje e fisit indian Cherokee)


“Oh Shpirt i Madh, me zërin që ta ndjej nëpër erëra dhe me frymëmarrjen që i jep jetë tërë botës, dëgjomë!

Vij drejt Teje, nji prej shumë bijve të tu.

Jam i vogël dhe i dobët, kam nevojë për forcën dhe urtësinë tande. Lermë të ec mes gjërave të bukura, dhe bëj që sytë e mi të adhurojnë perëndimin e kuq dhe të artë.

Bëj që duart e mia të respektojnë gjithë çfarë ke krijuar, e veshët e mi të jenë të mprehtë për të dëgjuar zërin tënd.

Më bëj të urtë, ashtuqë unë të mundem të njoh gjanat që i ke mësue popullit tim, mësimet që ke fshehur në çdo gjethe, në çdo shkëmb.

Kërkoj forcë, jo për të qenë sipëror ndaj ndaj vëllezërve të mi, po për të qenë i aftë të luftoj armikun tim më të madh: vetveten!

Bëj që të jem gjithnjë i gatshëm për të ardhë tek ti, me duar të pastra dhe sy që shohin drejt, ashtuqë kur jeta ime të përhapet si drita në perëndim, shpirti im të mundet me ardhë tek ti pa pasur turp.”.

(Lutje e fisit indian Cherokee)


Trupi vdes. Trupi është thjesht ajo që shpirti zotëron materialisht. Është zhgualli i shpirtit. Shpirti vazhdon rrugën e vet.

(Tribuja Seminol)


Kurrë mos e merr fjalën, nëse më përpara nuk tregon përunjësinë tënde: “Unë jam i paditur, një njeri i gjorë”. Kështu duhet të fillojnë të gjitha fjalimet. “Unë nuk di asgjë më shumë se ju që rrini ulur përreth meje, por unë do të doja t’ju ofroja mendimin tim të përunjur”.

(Tribuja Kiowa)


Paqja nuk është vetëm e kundërta e luftës, nuk është vetëm hapësirë mes dy luftërash…Paqja është më shumë se kaq. Ajo është Ligj i jetës. Paqja është të vepruarët në mënyrë të drejtë, është të mbretëruarët e drejtësisë në çdo krijesë.

(Thënie e Irokezëve)


” …Në jetën e një indiani egziston një detyrë përmbushja e së cilës nuk duhet harruar kurrë: është detyra për të nderuar çdo ditë e gjithnjë të Përjetshmin dhe të Padukshmin nëpërmjet lutjeve, gjatë gjuetisë së tij të përditshme. Sa herë që ai ndodhet përballë ndonjë pamjeje të bukur që frymëzon respekt të thellë: përballë një ylberi nën renë e zezë e të ngarkuar me shi nëpër male, një ujëvare të bardhë-shkumuese në zemër të greminës së blertë; një fushnaje të gjerë përshkënditur prej të kuqes së ndezur të perëndimit,  gjuetari lëkurëkuq mbetet i heshtur për nji çast, në një qëndrim adhurimi të plotë.

Gjithçka që bën ka për të një domethënie religjioze. Ai e ndjen Shpirtin e Krijuesit në të gjithë natyrën, dhe beson fuqimisht se forca e mbrendshme që zotëron buron nga Ai. Indiani e respekton të pavdekshmen tek gjahu, vëllai i tij, e ky respekt i thellë shkon deri aty sa ai zbukuron me ngjyra simbolike dhe me pupla kokën e kafshës së vrarë. Mandej mban lart pipën e mbushur, shenjë që tregon se e ka çliruar në mënyrë të ndershme shpirtin e vëllait, trupin e të cilit ka qenë i detyruar ta vrasë për të mbajtur shpirtin gjallë…”

(Indian i tribusë Dakota-Santee)


Unë linda nëpër luadhe ku era frynte lirisht dhe ku nuk kishte asgjë që mund ta pengonte dritën e diellit. Unë linda aty ku nuk kishte gardhe dhe ku çdo gjë merrte frymë lirisht. Unë dua të vdes atje, dhe jo mes këtyre mureve.

(Dhjetë Arinjtë, Tribuja Komanç)


Zoti krijoi këtë vend dhe vendosi në të indianët. Krijoi lumin, peshqit në këtë lumë dhe drerët në ato male. Indianët u shumëfishuan dhe u bënë popull. Kjo është e drejta jonë, ashtu siç ishte në një kohë të largët tek e cila mbërrin kujtesa e stërgjyshërve të mi. Ky ushqim na jepte munndësinë të jetonim. Nëna ime mblidhte rrushk; babai im peshkonte dhe gjuante. Derisa të vdes nuk do të ndryshoj mendim. Gjaku im, forca ime, vjen nga peshqit, nga rrënjët e rrushkut; këto janë palca e jetës sime. Mua nuk më sollën këtu nga ndonjë vend i huaj, as nuk erdha vetë këtu. Është krijuesi ai që më vendosi këtu.

(Meninock, Yokima)


Nëse ju njerëzit e bardhë nuk do të kishit ardhur kurrë, ky vend do të ishte prapë si dikur. Gjithçka do ta kishte ruajtur pastërtinë e saj të origjinës. Ju e keni quajtur ‘të egër’, por në të vërtetë nuk ishte i egër.  Ishte i lirë. Kafshët nuk janë të egra; janë vetëm të lira. Edhe ne ishim të lirë para ardhjes suaj. Ju na keni trajtuar si të egjër, na keni quajtur barbarë, të paqytetëruar. Por, ne ishim vetëm të lirë!

(Shenandoah, kryetar i tribusë Onondaga)


Përktheu: Shpëtim Kelmendi


Edituar për herë të fundit nga Berti69 në 20.05.14 9:19, edituar 1 herë gjithsej
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


434


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Urtësia e Indianëve të Amerikës Empty Re: Urtësia e Indianëve të Amerikës

Mesazh  Berti69 prej 20.05.14 9:18

“Nuk na duhet të themi apo të mendojmë atë që nuk dëshirojmë. Mund të vendosim për atë, dhe këtë duhet ta kuptojmë, dhe të ushtrojmë të marrim këtë vendim."

--Rolling Thunder, fisi CHEROKEE


Mundësia e zgjedhjes na bën plotësisht përgjegjës. Askush nuk mund të na detyrojë të mendojmë diçka që nuk duam të mendojmë. Askush nuk mund të përcaktojë sjelljen dhe veprimin tonë. Nuk është ajo që ndodh, por mënyra se si e konsiderojmë atë që ndodh. Kur dikush bën diçka dhe mërzitemi, në çfarëdo kohë të dëshiruar mund ta ndryshojmë mënyrën se si e konsiderojmë. Mund t’i tregojmë vetes në mëngjes që dita do të jetë e bukur dhe që presin që të ndodhin gjëra fantastike. Kur e bëjmë këtë përditë, mendja jonë përgatitet për të kërkuar gëzimin dhe eksitimin e çdo dite.
Shpirt i Madh, ndihmomë të zgjedh mendimet e mia me urtësinë Tënde.

“Rrathi ynë është i pakohshëm, rrjedhës, është një jetë e re që del nga vdekja-jeta duke e munduar vdekjen."

--Lame Deer, fisi LAKOTA


Kur e shikojmë botën në mënyrë se si e konceptoi Shpirti i Madh, mund të shohim se pse ka kuptim të jetojmë në harmoni me të: pemët rriten dhe mbajnë fruta, frutat kanë farët, farët bien në dhe, nga dheu rriten pemë të reja, pemë të vjetra vdesin për të hapur rrugën për të rejat. Çdo herë që mendojmë që mund ta ndërpresim këtë cikël ose ta ndryshojmë, do të përjetojmë trazirë dhe ngatërrim. Cikli njerëzor ekziston meqë foshnja bëhet i riu, i riu bëhet i rrituri, i rrituri ka fëmijë, i rrituri bëhet plaku, dhe plaku e mëson rrininë. Pleqtë shkojnë në botën e Shpirtit. Shpirti hyn në foshnjet për të prodhuar jetë të re. Rrjedh në rrjedhje. Ji rruga me rezistencën më të vogël.
Krijuesi im dhe Bërësi im, sot mësomë thjesht të rrjedh me lumin e jetës.

White Bison
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


434


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Urtësia e Indianëve të Amerikës Empty Re: Urtësia e Indianëve të Amerikës

Mesazh  Magus prej 14.03.15 17:47

Fuqitë superiore të cilat mund të punojnë në ne është e pakufizuar.
Fuqia që ne marrim ka për qëllim për të kryer shërime fizike dhe shpirtërore, profeci, të zgjidhin probleme, të organizojmë dhe të kryejmë ceremonitë tona ... Gjithashtu shërben për të përhapur dashurinë, për t’a transformuar, për të përhapur paqen dhe pjellorinë.
Kjo nuk ka për qëllim për të na dhënë pushtet mbi të tjerët, sepse burim i pushtetit nuk jemi ne. Ai vjen tek ne dhe rrjedh nëpërmjet nesh, por ajo i takon Misterit të Madh dhe ndihmësve të tij.

Frank Fools Crow (1890 - 1989)

Urtësia e Indianëve të Amerikës Ob_2a715b_copy-of-fools-crow-chico
Magus
Magus

Kërkoni të vërtetën në praktikë dhe jo me spekulime.
Çfarëdo qoftë niveli i teorive që ju mund të zhvilloni, ato do të mbeten gjithmonë masturbim intelektual.



155


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Urtësia e Indianëve të Amerikës Empty Re: Urtësia e Indianëve të Amerikës

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi