EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krijesat dhe fenomenet qe kane trembur njerezit

Shko poshtë

Krijesat dhe fenomenet qe kane trembur njerezit Empty Krijesat dhe fenomenet qe kane trembur njerezit

Mesazh  Zattoo 19.04.14 0:55

Krijesat dhe fenomenet qe kane trembur njerezit Image_10

Inkubusi dhe Sukubusi

Inkubusi dhe sukubusi jane, perkatesisht demoni mashkullor dhe demoni femeror, qe ngashenjejne personat e sekseve te kunderta, zakonisht gjate nates apo gjumit. Ne te vertete keto miti zune fill ne “Kohet e Djegieve”, kur djegia e femrave ne turre te druve qe bere nje gje fare e zakonshme. Bestytet mendonin se sukubusi i fanitej mashkullit ne trajten e nje gruaje te bukur dhe e ngashenjente ate; dhe se pas mbarimit te aktit seksual, ajo kthehej ne nje shtrige te shemtuar.

Nga ana tjeter, inkubusi fshihej pas maskes se nje burri te pashem, i cili ne menyre tipike, gjuante grate e vetmuara – pas marredhenies seksual, ai shnderrohej ne nje lloj “demoni” apo shtrigani. Thuhej se veprimet e inkubusit apo te sukubusit e marrosnin viktimen. Inkubusi dhe sukubusi konvencionalisht sherbenin per te shpjeguar shtatzanite e padeshiruara, femijet e lindur jashte martese, gjymtimet e lindura etj.

Besimi i tyre u krijonte mundesi inkuizitoreve qe te kerkonin nishanet, te cilat pastaj ua paraqisnin njerezve si shenja te ngashenjimit nga keta demone. Duket sikur njerezit ishin ngerthyer nga nje histeri masive, te shkaktuar prej fuqise se sugjestionit.


Liliti

Besohej se Liliti, per te cilen flitet ne Talmud dhe Bibel, i bente grate qe te deshtonin apo te mbesnin shterpa, dhe burrat te beheshin impotente. (Vini re se edhe kur eshte negative, femra eshte dhenese dhe marrese e jetes.) i ati i saj ishte Perendia e qiellit Anui, forca e pare levizese dhe krijuesi i Universit.

Ne Alfabetin e Ben Sirahut thuhej se Liliti ishte gruaja e pare e Adamit dhe, njesoj si ai, ishte e mbrujtur nga dheu. Ajo i kerkoi Adamit qe te jete e barabarte me te, por ai nuk pranoi, prandaj ajo, me sa duket, u çiftua me djajte, duke lindur kesisoj femije djallezore. (Nuk e di ç’mendoni ju, po per mua kjo eshte nje tjeter menyre per ta paraqitur gruan si inferiore perkundrejt burrit.) Legjenda thote se nese nje njeri var nje hajmali mbrojtese, Liliti nuk mund t’i beje keq atij apo asaj.

Prej ketij besimi dhe prej kesaj frike nga vdekja dhe shkatrrimi, lindi dhe hajmalia, e cila mund te jete çdo gje qe besohet se mund t’i sjelle fatlumturi dhe t’i siguroje mbrojtje atij qe e mban. Ne edhe sot e kesaj dite perdorim hajmali, kur varim kryeqe, kristale, rruzare etj. Nuk ma do mendja se hajmalite kane ndonje fuqi ne vetvete; perkundrazi, fuqia e saj rrjedh nga energjia qe ne i mveshim asaj dhe nga ajo qe ka simbolizuar pergjate historise.

Per shembull, une mbaj nje kryq tempullaresh (i cili ka krahe te barabarte), sepse ai eshte kryqi me i vjeter gnostik qe ekziston, dhe une i kam veshur atij kete energji. Arkeologet kane gjetur nje numer te pafund hajmalish pergjate viteve; madje, Muzeu Britanik ne Londer ka ekspozuar disa syresh, per te cilat mendohet se ka mbrojtur grate prej te poshtres Lilit. (Fransina thote se Liliti nuk eshte e lige dhe se ne te vertete eshte sundimtarja e zanave dhe racave me te ulta te tokes.)


Shtrigat dhe njerezit-ujq

Shume historiane mendojne se historite per qeniet e ngjashme me vampiret, demonet, shtrigat dhe zanat zune fill ne mitologjite e Babilonise, Sumerit dhe Asirise se lashte – te cilat, siç e kam theksuar edhe ne librin tim Perendia Meme, jane ne zanafille edhe te Bibles sone. Por, pasha Zotin, ngandonjehere nuk arrij ta kuptoj se si u larguam kaq shume nga e verteta, por atehere kujtohem se secili prej nesh sjell pervojen dhe perceptimin e tij ne kete te ashtuquajturen kremte te jetes.

Ne dy kapitujt ne vazhdim, do te vazhdoj te shqyrtoj shume prej metaforave qe ka krijuar njerezimi per te shpjeguar nje bote qe, shpesh, eshte krejt e pakuptimte. Shtrigat jane keqkuptuar e, shpesh, edhe jane perfolur gjate shekujve.

Ne e perfytyrojme si nje plakaruçe prane nje kazani, ku çoç zien, per te rrenuar viktimen e saj te pafat: ketij perfytyrimi i shtojme edhe macen e saj te zeze dhe mendimin se ajo merr urdhera nga djalli (ndodh qe shtriga te marre edhe vete formen e nje maceje, per t’i sjelle fat te keq kujtdo qe i kapercen rrugen). Keto te gjitha jane legjenda dhe bestytni te vjeteruara – por per pjesen me te madhe te namit te tyre te keq shtrigat i detyrohen ketyre shekujve te fundit, gjate te cilave Inkuzicioni vrau ne Europe me mija njerez, si dhe Salemit ne Masaçustets, ku u zhvillua gjyqe te ndryshme kunder shtrigave.

Jam e sigurt se ne kohe te ndryshme ka patur shume njerez te ligj, te cilet orvateshin te ushtronin magjine e zeze – e cila eshte e rrezikshme, sepse gjithçka qe leshojme kthehet serish – por shtriganet e vertete ushtrojne nje prej feve me te lashta qe ekzistojne.

Shtriganet perdorin namatisjet, por ushtruesit e vertete i perdorin ato per qellime te mira, siç jane ndjellja e shirave ne kohe thatesie, sherimi i bagetive a gjese se gjalle etj. Njerezit nuk e kuptojne se pohimet jane ne te vertete pjese e nje lloji te ritualit vikan – keto shtriga te bardha besojne se po te perserisim shume here nje gje, ajo do te vije tek ne, dhe se ne jemi krijuar per te bere mire.


Banshite dhe sirenat

Folklori kelt flet per shume fryme femerore – te mira dhe te keqia. Nje nga me te famshmet ne Irlande dhe ne disa pjese te Skocise eshte banshia (apo beansidhe) – thuhet se kur dikush eshte ne prag te vdekjes mund te degjohet klithma e banshise. “Kam shetitur Ishujt Britanike dhe kam biseduar me disa njerez tejet te zgjuar dhe te shkolluar, te cilet, pasi kishin degjuar keto kuja, kishin marre vesh se nje i dashuri i tyre kish vdekur. Kjo ndodhte kaq shpesh, sa m’u desh te pyesja Fransine.

Fillimisht, shpjegimi i saj m’u duk nje çike si i veshtire per t’u gelltitur, por ai eshte shpjegimi me i logjikshem qe mund te jepet. Ajo me tha se, kur ka per te vdekur dikush, psika apo shpirti i tij apo i asaj e kupton se kalimi eshte shume afer”-thuhet ne liber.

Shpirti leshon nje klithme psikike, perpara se njeriu te kaloje ne jeten tjeter, por per shkak te dendesise se ajrit dhe veses qe mbulon Ishujt Britanike, shpesh klithma “e prajte” degjohet – dhe pikerisht kjo klithme i eshte mveshur banshise. (Mendoj se ketu mund te nderkallim edhe sirenat e lashtesise dhe nuset e valeve te folklorit, te cilat i ngashenjenin me ulerimat apo kenget e tyre lundertaret drejt vdekjes ne shkembinj dhe cektina te fshehta. A mund te mos ishte ky nje paralajmerim qe dilte nga nevetedija e vete lundertareve se perpara gjendeshin shkembinj apo kalime te ngushta?).

Marre nga libri i Sylvia Broene – “Te fshehtat dhe misteret e botes”.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi