Magjia e zeze

Shko poshtë

zeze - Magjia e zeze Empty Magjia e zeze

Mesazh  Luli prej 17.04.14 12:24

zeze - Magjia e zeze Sc-ne-10

Magjia e zeze eshte ndikimi psikik i nje personi ne personin tjeter nga larg, pa dijenine e tij, me qellim qe atij ose ndonje anetarit tjeter te familjes, t’i shkaktohet dem apo çfaredo e keqe.

Magjia e zeze kryhet nga personi i caktuar qe disponon aftesi te jashtezakonshme te ndikimit psikik nga larg dhe quhet magjistar. Keta persona, aftesine e veprimit permes magjise se zeze, e kane te lindur, te trasheguar nga njeri prej te afermve (zakonisht prej prinderve) ose te arritura me ushtrime te caktuara mentale si pjesetar i ndonje kulti te magjise se zeze.

Praktika ka treguar se magjistaret qe aplikojne magjine per qellime negative, aftesite e tyre i kane verejtur tek pas tejkalimit te ndonje krize mentale, prandaj me plot te drejte mund te konstatojme se ata jane njerez psikikisht te semure.

Magjistari, zakonisht ritualin e caktuar te magjise se zeze e kryen me porosine e personit te trete dhe per kete veprim realizon te mira te konsiderueshme materiale.

Rituali i magjise se zeze mund te kryhet ne menyre direkte, ku mjafton vetem emri, emri i njerit prind, mbiemri dhe mosha e viktimes, si dhe ne menyre indirekte, permes sendit te caktuar fizik ndermjetesues. Si send ndermjetesues fizik, zakonisht kerkohet: fotografia e viktimes, copa e thoit, qimja e flokut, copa e veshjes intime qe eshte bartur nje kohe te gjate nga viktima, gjaku te femrat nga nje vate higjienike e mbeturines menstruale, unaza etj.

Si ndikon veprimi i magjise se zeze?

Per ta sqaruar veprimin e ndikimit te magjise, ne rend te pare duhet sqaruar kuptimin e trupit astral qe eshte pjese e ndertimit te teresise se çdo gjallese. Njeriu si qenie e persosur fizike me te gjitha organet e veta funksionale, perbehet edhe nga trupi energjetik qe ndryshe quhet si: “Trupi astral”, ose ne shume literatura te popullarizuara ezoterike, si “AURA”.

Ajo, ne nje distance prej 7,5 cm, e pershkruan tere trupin fizik te njeriut. “trupi astral” eshte substance energjetike dhe ajo nuk mund te verehet me shqisat tona normale, edhe pse ka njerez te prire dhe te ushtruar mentalisht qe “Auren” e regjistrojne edhe me shqisa fizike. Se “Aura” si mbeshtjellese energjetike e trupit vertet ekziston, nuk ka dyshim edhe per shkencen bashkekohore, sepse kohen e fundit jane zbuluar shume instrumente tejet precize digjitale elektronike qe e regjistrojne dhe e incizojne ate. Ketu si ilustrim mund te permendim kameren e popullarizuar te KIRILIJANOVIT (sipas mbiemrit te zbuluesit sovjetik).

Trupi astral, pra, eshte trup energjetik dhe funksioni i tij eshte i shumefishte. Si detyre themelore ka, qe ne rend te pare ta furnizoje me ENERGJI VITALE (jetesore) tere qenien tone, te cilen e pranon nga Universi. Ne “trupin astral”, (qe gjendet ne AURË) perveç funksionit te furnizimit me energji vitale, ne forma te “valeve elektromagnetike” jane te regjistruara te gjitha mendimet, emocionet dhe synimet tona ne pergjithesi, se bashku me ngjarjet e ndryshme qe na kane ndodhur dhe presin te ndodhin ne te ardhmen.

Per nga funksionaliteti i tij, “trupi astral” eshte neutral dhe nuk ben dallime ne mes te mires dhe te keqes. Nese ato kane depertuar ne nderdijen tone, aty regjistrohen dhe ekzekutohen te gjitha mendimet, perjetimet emocionet dhe parafytyrimet e ndryshme. Ky funksion i natyrshem i qenies sone eshte teresisht i pavetedijshem, prandaj ne as qe mund ta verejme me vetedije te plote. Ai nuk njeh largesi te shprehura me metra ose kilometra.

Ne te nuk ekziston hapesira e caktuar e veprimit dhe as koha. Nje “trup astral” individual, njekohesisht eshte integrim ne trungun e pergjithshem astral kolektiv qe ne ndryshe e quajme edhe si “ndervetedije kolektive” (sipas K.G. Jungut). Prandaj, ne te, perveç aktiviteteve te vetedijshme te mendjes sone, regjistrohen edhe porosi telepatike (transmisive) qe permes planit “astral kolektiv” percillen ne planin “astral individual” konkret.

Pas ketij sqarimi, t’i kthehemi serish sendit fizik ku eshte kryer rituali i magjise se zeze. Kur personi i caktuar-viktima, vjen per se afermi ne kontakt me pjesen e vet fizike, ne te cilen me pare nga magjistari eshte induktuar porosia magjizeze, atehere “Aura” e tij e njeh ate si diçka e vetja, ashtu qe pa kurrfare pengesa e pranon mbushjen energjetike nga ai send. Keshtu energjia e indiktuar nga sendi ndermjetesues transmetohet ne “Auren” e viktimes dhe, varesisht nga forca e mbushjes energjetike qe eshte induktuar, pret momentin e caktuar te realizimit.

Parandalimi dhe mbrojtja nga magjia e zeze

Ne te gjitha literaturat profesionale ezoterike te shume shkollave te magjise se bardhe, perveç disa metodave terapeutike vetembrojtese, si metode me e forte dhe me efikase theksohet mosbesimi ne magjine e zeze (negacioni i vetedijshem i ndikimit te saj).

Por, sa eshte reale qe vertete dhe me gjithe qenien tone e mohojme se ajo ekziston?

Frika nga e keqja dhe pasiguria permanente ne vete na bejne tolerant dhe diku ne intimen e shume njerezve ekziston doza e caktuar e dyshimit. Metoda tjeter rituale tejet efikase eshte metoda e autosugjestionit, permes se ciles, si vazhdimesi ndikojme ne vetvete duke rrenjosur gjithnje mendime pozitive te vetebesimit. Keshtu krijojme nje barriere te forte energjetike rreth “Aures” sone, e cila pengon çfaredo ndikimi negativ nga jashte.

Autosugjestioni duhet te jete i perhershem dhe me besim te forte ne suksesin e saj. Kur per veten krijojme “larva” te forta energjetike pozitive, atehere ne “Auren” tone kurre nuk do te kete plasaritje per ndikime te padeshirueshme nga jashte.

Personalitetet e ndryshme me karakter dhe vetebesim te forte, kurre nuk ka mundesi te jene nen ndikimin e veprimeve nga jashte: “Aura” e tyre eshte e mbyllur dhe vepron vetem ne brendine e vet funksionale.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

884


Mbrapsht në krye Shko poshtë

zeze - Magjia e zeze Empty Re: Magjia e zeze

Mesazh  55 prej 18.04.14 10:31

Luli shkruajti:

Kur per veten krijojme “larva” te forta energjetike pozitive, atehere ne “Auren” tone kurre nuk do te kete plasaritje per ndikime te padeshirueshme nga jashte.

Personalitetet e ndryshme me karakter dhe vetebesim te forte, kurre nuk ka mundesi te jene nen ndikimin e veprimeve nga jashte: “Aura” e tyre eshte e mbyllur dhe vepron vetem ne brendine e vet funksionale.


Qe kur na dolen larvat pozitive, diten e merkur. Provojeni njehere te merreni me magji te zeze dhe pstaj do te shikoni penetron dot ne auren e dikujt qe eshte pozitiv apo jo.

55
55



Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


265


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi