EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shoqëri të fshehta që krijuan botën moderne

Shko poshtë

Shoqëri të fshehta që krijuan botën moderne Empty Shoqëri të fshehta që krijuan botën moderne

Mesazh  Zattoo 14.04.14 0:52

Shoqëri të fshehta që krijuan botën moderne Maxres10

Shumëkush beson se bota drejohet në prapaskenë nga një organizatë e fshehte, si Illuminati, dhe njerëzit që ne mendojmë se kanë pushtetin, nuk janë asgjë tjetër vecse kukull.Tingëllon e besueshme, por a mos është një ide e cmendur? Po, është. E megjithatë, ka patur organizata të fshehta që kanë krijuar botën ashtu sic e njohim. Ja 10 më të rëndësishmet.

Carbonari

Shoqëri të fshehta që krijuan botën moderne 110

Pas humbjes së Napoleonit në 1814, fuqitë europiane duhej të vendosnin se cfarë të bënin me territorin që ai kishte sunduar si pjesë e Perandorisë së parë Franceze. Kufijtë e Europës u ribënë në Kongresin e Vienës, gjë që u vendos kryesisht nga Britania e madhe, Rusia, Prusia dhe Austria. Napoleoni e kishte pushtuar Italinë në vitin 1805, dhe kur Kongresi firmosi Aktin Final në qershor 1815, Italia tashmë ishte formësuar. Austria mori një copë të mirë në veri, ndërkohë që pjesë tjetër u nda në një numër të vogël shtetesh.

Carbonari-t u formuan gjatë dekadës së trazirave, por origjina e tyre e saktë është e paqartë – shoqëria e mori shumë seriozisht pjesën “sekrete”. Ata mund të jenë importuar nga Franca. Mund të kenë qenë një dega e frimasonëve: ata kishin ceremoni fillese, simbole dhe hierarki të ngjashme me ato të grupit të famshëm sekret. Carbonari-t, me pothuajse 60 mijë anëtarë, kanë qenë grupi më i madh ndër shumë shoqëri sekrete të pranishme në Itali në atë kohë. Ndonëse nuk u krijuan me qëllimin që të bashkonin Italinë, ata ishin përgjegjës për vënien në lëvizje të gjithckaje.

Shteti më i madh para bsahkimit ishte Mbretëria e dy Sicilive, që përfshinte Sicilinë dhe Napolin. Sundohej nga Mbreti Ferdinand, i cili vepronte kryesisht si një kukull e asutriakëve. Në vitin 1820, Carbonari-t udhëhoqën një revolucion që detyroi Ferdinandin të dorëzonte pushtetin dhe të krijonte një kushtetutë për vendin. Austria marshoi drejt Napolit dhe e flaku kushtetutën, për arsye se ata donin që në krye të ishte njeriu i tyre. Megjithatë, ky akt rebelimi krijoi lëvizjen e përhapur të italianëve për t’u ngritur dhe bashkuar, një lëvizje që u kurorëzua në vitin 1861.

La Trinitaria

Shoqëri të fshehta që krijuan botën moderne 211

Republika Domenikane i detyrohet për ekzistencën e saj si shtet një shoqërie të fshehtë të njohur si La Trinitaria, ose “Trinia” që u themelua në qershor 1838. Ishulli i Hispaniolas kish qenë nën sundimin Haitian që në vitin 1822. Perëndimorët spanjisht-folës nuk ishin krejt të kënaqur për faktin që drejtoheshin nga Haitianët frëngjisht-folës në lindje të ishullit. Dëshira për pavarësi gjeti udhëheqësin e vet tek Juan Pablo Duarte, që ndonjëherë quhet babai i pavarësisë së Republikës Domenikane.

Duarte, bashkë me tetë të tjerë, themeluan La Trinitarian në moshën 25 vjec. Organizata kish synim të edukonte njerëzit dhe të përhapte ndjenjat nacionaliste. Duarte shkruajti një betim për anëtarët e grupit, sipas të cilit ata do të “betoheshin dhe premtonin, për nderin dhe ndërgjegjen time, në duart e presidenti tonë, Juan Pablo Duarte, që të bashkëpunoj me personin, jetën dhe të mirat e mia për ndarjen përfundimtare nga qeveria Haitiane, dhe të krijoj një republikë të lirë, sovrane dhe të pavarur, të lirë nga cdo lloj dominimi të huaj, që do të quhet Republika Domenikane”.

Grupi bëri të pamundurën për të fshehur ekzistencën nga autoritetet. Duarte krijoi një alfabet të kriptuar për komunikimin e fshehtë. Anëtarët përdornin pseudonime dhe vepronin në celula të vogla me vetëm tre vetë. Grupi punoi gjithashtu me rebelët në lindje, që shpresonin të përmbysnin qeverinë për arsyet e veta. Në vitin 1843, ata u përpoqën të kryejnë një revolucion, i cili dështoi. Shumë Trinitarianë u burgosën dhe Duarte u arratis për në venezuelë. Megjithatë, grupi e kish bërë mirë punën e tij, dhe një kryengritje e dytë një vit më vonë coi në pavarësinë Domenikane, që u shpall në 27 shkurt 1844. Duarte u rikthye si president, por u përball me një grusht shteti ushtarak përpara se të merrte detyrën. Ai u dëbua nga vendi që vetë kishte krijuar. Vdiq në mërgim në 1864.

Afrikaner Broederbond

Shoqëri të fshehta që krijuan botën moderne 311

Afrikaner Broederbond, themeluar në 1918 dhe ehapur vetëm për të bardhët e moshës mbi 25 vjec, kërkonte kontrollin e plotë të Afrikës Jugore – kulturalisht, ekonomikisht dhe politikisht. Grupi i ruante mirë sekretet, dhe nuk dimë shumë gjëra për ta. Gjatë viteve 1930, ata nxitën nacionalizmin Afrikaner. Fituan kaq shumë ndikim mbi Partinë Kombëtare të Ribashkuar, sa që kryeministri e quajti partinë si asgjë më shumë se sa “Afrikaner Broederbond që vepronte në publik”.

Deri në vitin 1947, ata kishin marrë kontrollin e Zyrës Afrikano Jugore të Cështjeve Racore. Pikërisht aty anëtarët projektuan Aparteidin, ndoshta shembulli më famëkeq i segregimit në 60 vitet e fundit. Ngjitja e tyre në pushtet ishte kaq dramatike, saqë në vitin 1978 një shkrimtar deklaronte: “Sot, Qeveria e Afrikës së Jugut është Broederbond dhe Broederbond është qeveria”. Anëtarësia përfshinte 143 oficerë të ushtrisë dhe cdo kryeministër apo president të vendit, që nga 1948-a, e deri kur Nelson Mandela u zgjodh në vitin 1994.

Që nga vitet nëntëdhjetë, grupi është detyruar që të ndryshojë dhe tani quhet Afrikanerbond. Ata kanë madje dhe një faqe interneti. Sot ata pranojnë zyrtarisht cdo të rritur, pavarësisht nga ngjyra, gjinia apo feja, dhe pretendojnë që kërkojnë vetëm një jetë më të mirë për qytetarët afrikanë.

“Filiki Etaireia”

Shoqëri të fshehta që krijuan botën moderne 411

Filiki Etaireia (“Vëllazëria miqësore”) kishin qëllime që nuk shkonin aspak me emrin e tyre miqësor. Ata nisën luftën revolucionare greke në vitin 1821, e cila zgjati 11 vjet dhe coi në krijimin e kombit modern grek. Në vitin 1814, Nikalaos Skoufas dhe Athanasios Tsakalov, dy tregtarë hartuan një plan për një organizatë sekrete që do të përmbyste sundimin otoman në Greqi. Grupi i tyre do të kishte katër nivele anëtarësimi, dhe do të kishte një autoritet suprem. Gjithësecili do të kishte identitete të fshehtë. Tregtarët i bazuan planet e tyre në strukturat e frimasonëve, pasi ishin edhe vetë anëtarë.

Në dy vjet arritën që të rekrutojnë vetëm afro 30 vetë. Anëtari i tyre më entuziast ishte Nicolas Galatis, i cili pretendonte të ishte i afërm i Ioannis Kapodistrias, ambasadori i Greqisë në Perandorinë ruse, ndoshta rivalja më e madhe e otomanëve. Rebelët, duke parë një shans për një aleat të fuqishëm, dërguan Galatisin që të rekrutonte “të afërmin” e tij. Përgjigja e Kapodistrias ishte joentuziaste. Ai i tha Galatisit: “E vetmja këshillë që mund të të jap është të mos flasësh me askënd tjetër dhe të rikthehesh menjëherë andej nga erdhe. Dhe thuaju atyre që të kanë dërguar, nëse nuk duan të shkatërrohen – dhe të marrin me vete gjithë racën e tyre fatlume dhe fatkeqe – që të heqin dorë nga veprimtaria revolucionare”.

Galatisi bëri të kundërtën dhe filloi të flasë për Etaireian me cdokënd që të mundej. I tha policisë ruse. I tha edhe Carit. Kapodistrias pati një shpërthim nervor. Galatisi u largua nga Moska nën mbikëqyrjen e rusëve dhe vazhdoi të përpiqet të rekrutojë njerëz. Në fund, Vëllazëria Miqësore e vrau vetë sepse ai thjeshtë nuk po arrinte të rrokte pjesën “sekret” të shoqërisë.

Në 1819, shoqëria kishte arritur të organizonte një fushatë më të aftë rekrutimesh dhe u zgjerua në gjashtë nivele anëtarësimi. Njerëzve që bashkoheshin duke bërë betimin, u ofrohej informacion në bazë të kontributit të tyre. Punëtorët e paarsimuar dhe të paaftë (“vëllezërit”) ishin në fund të shkallës. Ngjitja në shkallë kërkonte rituale dhe donacione më të mëdhenj, si dhe mësimin e disa shenjave sekrete, por vinte dhe me tituj të rinj: “I nderuari”, “prifti” dhe në majë “Bariu”.

Liderët e organizatës e dinin që nuk mund ta ruanin përgjithmonë fshehtësinë dhe kërkuan jë lider për të nisur rebelimin. U kthyen sërish nga Kapodistrias, por ai refuzoi, duke thënë sërish që plani i tyre nuk do të funksiononte. Në fund përfunduan duke i kërkuar një oficeri rus, Alexander Ypsilantis, dhe ai ra dakord. E shpallën Revolucionin gek në pranverën e vitit 1821, dhe ndonëse me shpërthimin e luftës vetë shoqëria u shpërbë, Greqia e fitoi pavarësinë. Kreu i parë i shtetit të pavarur grek, që shpesh herë konsiderohetsi babai i kombit modern, ishte Ioannis Kapodistrias. E kush thotë që burri nuk ndryshon mendje?

“Germanenorden”

Shoqëri të fshehta që krijuan botën moderne 510

Shoqëria e fshehtë gjermane e shekullit 20, që vetëquhej Germanenorden besonte vendosmërisht në superioritetin e racës ariane, dhe në vitin 1916 ata përshtatën Kryqin e thyer si simbolin e tyre. Ishin gjithashtu edhe antisemitë të thekur. (Ndoshta e kuptoni se ku do të cojë kjo gjë).

Grupi u krijua në vitin 1812 për të luftuar ato që i perceptonin si komplote hebrenj dhe të frimasonëve, duke kërkuar t’i mundin pikërisht në lojën e tyre. Kishin rituale fillese që përfshinin njerëz të veshur si kalorës, mbretër, dhe madje edhe nimfa pyjesh. Anëtarëve u kërkohej të provonin prejardhjen e tyre ariane me certifikata lindjeje të disa brezave.

Në vitin 1918, grupi u shkri në Shoqërinë Thule nën drejtimin e Rudolf von Sebottendorff. Veprimtaritë e tyre të nëndheshme ndihmuan në mposhtjen e komunizmit, dhe ata u shkrinë më tej në Partinë Punëtore Gjermane. Në vitin 1910, në krye u vu Adolf Hitleri, i cili hoqi qafe traditën okulte që e konsideronte të neveritshme, por ruajti pak a shumë gjithcka tjetër.

“Dora e Zezë”

Shoqëri të fshehta që krijuan botën moderne 610

Organizata serbe “Bashkim ose Vdekje”, e njohur më mirë si “Dora e Zezë” u krijua në 9 maj 1911, me qëllim luftën ndaj sundimit otoman. Brenda pak vitesh ata kishin afro 2500 anëtarë, të udhëhequr nga Koloneli Dragutin Dimitrijevic, i njohur si “Apis” (sipas hyjit të lashtë egjiptian).

Anëtarët bënin një betim që vendoste fshehtësinë e grupit edhe mbi jetën e tyre, duke deklaruar që “para Zotit, me nderin dhe jetën time, betohem që do të kryej të gjithë misionet dhe komandat pa asnjë diskutim. Betohem para Zotit, me nderin dhe jetën time, se të fshehtat e kësaj organizate do i marr me vete në varr”.

Grupi operonte në celula. Në fund të shkallës ishin grupe me tre apo pesë vetë. Cdo celulë në nivelet e poshtëm dinte vetëm detaje për kontaktet më të afërt, por asgjë për celulat e tjera apo liderët e grupit. Ideja ishte që, nëse anëtarët nuk dinin gjë, atëherë nuk kishin gjë për të thënë. Në vitin 1914, Apis bëri një plan për të vrarë Dukën Franz Ferdinand. Misioni ishte i suksesshëm, dhe ai shkaktoi një luftë me më shumë viktima se cdo konflikt tjetër para saj.

“Katipunan”

Shoqëri të fshehta që krijuan botën moderne 710

Katipunan është një version i shkurtuar i Kataastaasan Kagalang-galang Na Katipunan Nang Manga Anak Nang Bayan që do të thotë “Shoqata e Adhurimit Suprem për Bijtë e Popullit”. Organizata u krijua në Filipine në 1892, për t’iu kundërvënë pushtimit spanjoll. Themeluesit ishin të gjithë frimasonë, dhe ritualët, fjalëkalimet e koduar, dhe kriteret për anëtarësimin vetëm të meshkujve u trashëguan pikërisht prej kësaj tradite.

Por Katipunanët shtuan edhe një tjetër element – ata firmosnin gjithcka me gjakun e tyre, duke filluar nga dokumenti i themelimit në 7 korrik 1892. Sot, kopje origjinale të letrave të betimit që deklaronin “se kam firmosur këtë dokument me gjakun që rrjedh në venat e mia” shiten në eBay për disa qindra dollarë.

Shoqëria arriti të tërheqë dhjetëra mijëra anëtarë ndërkohë që ruajti krejt të panjohur ekzistencën e saj ndaj sundimtarëve spanjollë. Megjithatë, në 1896, një punëtor në një shtypshkronjë që prodhonte dokumenta Katipunanë ia tha të motrës. Kjo gjë u dëgjua rastësisht nga një murgeshë, e cila i tha një prifti, i cili ua tha autoriteteve spanjollë. U sulmua menjëherë shtypshkronja, dhe doli sekreti.

Një vit më vonë, në 22 mars, anëtarët vendosën të braktisin krejt fshehtësinë. Kishin arritur të organizonin njerëz aq sa duhej nën hundën e spanjollëve, për të filluar një rebelim. Ushtria Revolucionare Filipinase i mundi spanjollët dhe shpalli pavarësinë në 12 qershor 1898. Spanjollët e mohuan shtetin e ri dhe u thanë SHBA që Filipinet ishin të tyret. SHBA, që pasi kishte fituar pavarësinë nga kolonizatorët imperialistë përmes një lufte revolucionare, menduan që askush tjetër nuk duhej ta kishte këtë shans. Ata dërguan trupa në Filipine dhe sunduan për 50 vjet. Megjithatë, 12 qershori festohet edhe sot si Dita e Pavarësisë në Filipine.

“Vëllazëria Republikane Irlandeze”

Shoqëri të fshehta që krijuan botën moderne 810

Anëtarët e lëvizjes ndërkombëtare për pavarësinë e Irlandës në shekullin 19 quheshin Fenianë, dhe dega në Irlandë u themelua nga James Stephens. Pas një kryengritje të dështuar në 1848, Stephens u arratis për në Paris ku u miqësua me të arratisurin tjetër, John O’Mahony. Ndërkohë që ndodheshin në Francë, të dy u përfshinë në grushtin e shtetit Louis-Napoleon të 1851-shit, dhe përfunduan të paktën në një shoqëri të fshehtë të modeluar sipas frimasonëve. Stephens shkruajti se kishte studiuar “shoqëritë e fshehta të kontinentit dhe në mënyrë të vecantë ato që kishin ndikim në Itali”, duke iu referuar Carbonarit.

O’Mahony udhëtoi për në Nju Jork dhe themeloi Vëllazërinë Feniane me qendër në Amerikë. Stephens u rikthye në Irlandë në janar 1856, pasi jeta e tij në Paris ishte zhytur në varfëri. Në dhjetor 1857, Stephens mori letra nga O’Mahony ku i premtonte ndihmë financiare për të krijuar nëj organizatë ushtarake në Irlandë. Ditën e Shën Patrikut në 1858, Stephens mori 80 paund. Ai dhe një grup irlandezësh bënë një vetim në shtëpinë e tij atë natë, duke krijuar Vëllazërinë Revolucionare Irlandeze, që më vonë mori emrin Vëllazëria Republikane.

Fenianët kishin degë në gjithë botën – Angli, Kanada, Zelandë e Re dhe Australi brenda perandorisë britanike. SHBA dhe Amerikën e Jugut përtej saj. Ata vepronin në grupe që quheshin rrathët. Në qendër të secilit ishte një kolonel, i cili rekrutonte nëntë kapitenë. Nëntë reshterë rekrutoheshin nga secili kapiten dhe këta vetë rekrutonin nëntë ushtarë. Secili njihte vetëm eprorin direkt.
Në vitin 1910, lidershipin e Vëllazërisë e mori Thomas Clarke, i cili e rriti anëtarësinë vecanërisht mes të rinjve.

Në maj 1915 ai ngriti një këshill ushtarak me shtatë anëtarë, i cili organizoi Kryengritjen e Pashkëve në 1916. Liderët e atij rebelimi u detyruan të dorëzohen. Shumëkush fajëson fshehtësinë e organizatës për dështimin, sepse kjo e kish bërë të vështirë realizimin e rebelimit. Megjithëkëtë, grupi vazhdoi të jetë një fraksion i fuqishëm në vitet e ardhshëm, duke cuar në luftën anglo-irlandeze e që përfundoi me shtetin e ri të Irlandës në vitin 1921.

“Unioni i Shpëtimit”

Shoqëri të fshehta që krijuan botën moderne 910

Perandoria Ruse u rrëzua në 1917, por fara e revolucionit ishte hedhur pothuajse 100 vjet më herët. Kryengritja e dhjetorit e 1825 pa 3000 trupa të rebelëve që u përpoqën të marrin Pallatin Dimëror dhe uzurponin Carin Nikolla I ditën e tij të parë në pushtet. Rebelimi u shtyp, por ai e ndryshoi Rusinë. Nikolla krijoi një rrjet spiunësh për të monitoruar popullsinë dhe censuroi shtypin e arsimin. Autonomia rajonale u shfuqizua për vende si Polonia.

Revolta e dhjetorit u organizua nga Unioni i Shpëtimit. Organizata kishte origjinë të thjeshtë: Gjashtë anëtarët themelues të saj – oficerë të ushtrisë dhe miq – u mblodhën në shtëpi private deri kur njëri prej tyre sugjeroi që duhej të krijonin një organizatë politike sekrete. Qëllimet e shoqërisë ishin të paqartë, ndonëse të gjithë anëtarët kishin probleme me status quo-në politike dhe sociale. Anëtarët betoheshin që të kundërshtonin fisnikërinë, besimin e verbër tek autoritetet dhe abuzimet e policisë dhe gjykatave.

Në vitin 1817, ata hartuan një kushtetutë që formalizoi rituale e fillesës si dhe katër rangje të anëtarësisë. Vetëm dy shtresat më të larta i dinin qëllimet e vërtetë të shoqërisë. Shoqëri e ndryshoi emrin në Unioni i Mirëqenies dhe mori një rol më filantrop dhe publik. Në vitin 1821, radikalizmi i anëtarit Pavel Pestel shqetësoi një pjesë të madhe të lidershipit dhe grupi u nda në pjesën veriore dhe jugore, me Pestelin që udhëhoqi të dytën. Ai e përdori influencën e grupit për të organizuar një plan rebelimi kur Cari vdiq, që të mos lejonte kalimin e pushtetit tek trashëgimtari i tij. Fatkeqësisht, ndikimi i Pestelit nuk ishte aq i madh sa duhej – për të realizuar revolucionin. Ai vetëm frymëzoi Carin që ta bënte Rusinë më pak të lirë.

1. “Lidhja Hauaiane”

Shoqëri të fshehta që krijuan botën moderne 1011

Mbretëria e Hauait u krijua në fillim të shekullit 19 por zgjati më pak se 100 vite, përpara se të bëhej pjesë e SHBA. Rënia e saj u planifikua nga një organizatë e njohur si Lidhja Hauaiane, që u krijua nga 200 amerikanë dhe europianë të pasur, që nuk ishin aspak të kënaqur me Mbretin Kalakaua. Ata besonin që mbreti ishte shumë ekstravagant dhe dëmtonte pushtetine  tyre në ishujt.

Shoqëria e fshehtë u krijua me një akt të shkruajtur nga Lorrin A. Thurston në fillim të vitit 1887. Asnjë kopje nuk ka mbijetuar. Brenda vitit, grupi u rrit në 405 anëtarë, por ata nuk binin dakord për qëllimet që kishin. Disa donin të aneksoheshin nga SHBA, të tjerë krijimin e një republike të pavarur. Por të gjithë donin të përmbysnin monarkun.

Një grup paramilitar i njohur si Pushkët e Honolulusë u bë aleati më i rëndësishëm i Lidhjes. Në 1893, ata rrëzuan Mbretëreshën Liliuokalani, e cila kish hipur në fron dy vite më herët. Për pak vite, Hauai ishte republikë, por në fund u bë territor i SHBA në 1898 dhe shteti i 50 në 1959.

Alan Boyle
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi