Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Jon prej 12.12.08 0:11

Masoneria - Shqipëri & Kosovë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Ff110

Shqipëria, terren pjellor për masonët

Mjeshtri i madh i masonëve të Francës, Jean Michel Quillardet mohon ekzistencën e një lozhe të tillë Masonerie në vendin tonë, ndërkohë që shprehet se ka ardhur i ftuar në vendin tonë për të shpjeguar se çfarë është Masoneria dhe se çfarë idesh ka ajo për njerëzimin.

Gjatë emisionit “5 Pyetje nga Babaramo”, që transmetohet në Neës 24, Quillardet shprehet se Shqipëria është një terren pjellor për krijimin e një lozhe masonerie, e cila sipas tij do të ndihmojë në stabilitetin e demokracisë.

Si dhe përse lindi Masoneria?

Masoneria është një ide e vjetër, ekziston që nga 1718, është një lëvizje idesh e lidhur me shekullin e dritave në Francë, që do të luftojë dhe shkundë çdo formë absolutizmi që ekzistonte në Angli dhe në Francë kundër absolutizmit politik dhe kundër shtetit të së drejtës hyjnore që impononte pushtetin e vet.

Kundër absolutizmit fetar, kundër katolicizmit që mendonte se feja e tij ishte e vërteta e shfaqur dhe nuk mund të diskutohet për të. Këta janë pra njerëzit që bashkohen për të predikuar kritikën e lirë dhe shqyrtimin e lirë të ideve dhe që nuk pranon që të imponojë një dijë të çfarëdoshme.

Masoneria është një sekt, ide apo fe?

Çfarë i bashkon masonët?

Nuk është një sekt, sepse në Masoneri nuk ka doktrinë dhe nuk ka shef sekti, ne kemi në Rambujenë e Francës një organizim demokratik, unë jam parlamentar dhe zgjidhen edhe anëtarët e këshillit të urdhrit, dhe janë zgjedhur nga anëtarët e shoqatës së orientit të madh të Francës.

Pra, nuk kemi asnjë lidhje me sektin. Në Masoneri nuk mund të futesh kollaj, por mund të dalësh shumë kollaj. Ne nuk jemi fe, sigurisht që demanshi fetar është i respektueshëm, por feja është një besim, një ide. Por në Masoneri ka shumë rrugë të ndryshme.

Ne jemi shumë realiste, ne kemi njerëz besimtarë, jobesimtarë, përfaqësues të së majtës dhe të së djathtës, kemi të varfër, të pasur, kemi mbështetës të ekonomisë së tregut, kemi njerëz që mbështesin shtetin.

Por njëkohësisht nuk është as ideologji, pasi ideologjia është një doktrinë politike shumë e ndërtuar, e strukturuar me disiplina intelektuale, ndërkohë që ne jemi për shpërbërjen e ideologjive dhe hapjen e ndërgjegjeve.

Arma juaj është liria e fjalës. A mendoni se ka një kontradiktë për faktin se si janë ndërtuar lozhat e masonerisë, me përjashtim të shefit të madh të saj asnjë nuk mund të njihet nga publiku? Si mund të shpreheni kur nuk njiheni?

Nuk ka asnjë sekret, zgjedhjet e krerëve bëhen publike edhe në gazeta. Në lozhën e Francës selia jonë është e hapur çdo mbrëmje dhe ne kemi takime, kemi tryeza të rrumbullakëta e publike, ku masonët shprehin mendimin e tyre për problemet kryesore.

Nuk ka asnjë mister, asnjë të fshehtë, ne jemi shoqatë e hapur. Është e vërtetë që ne kemi qenë viktima të persekutime nga nazistët në kohën e pushtimit të Francës, dhe në këtë kohë masonët u trembën dhe u fshehën deri diku.

Por që nga koha që jam zgjedhur unë mjeshtër i madh, ne kemi një politikë komunikimi. Mjeshtri i madh është zëdhënësi i lozhës në Francë. Por ka shumë lozhe që shprehen krejtësisht lirshëm dhe shprehen se janë masonë.

Unë nuk kam qenë që në fillim një mjeshtër, por në fillimet e mia unë kam qenë një vëlla në vëllazërinë e masonëve. Unë kam 20 vjet që jam mason dhe gjithnjë e kam thënë hapur se jam mason dhe nuk kam pasur asnjë problem, dhe shumë herë kam marrë pjesë në simpoziume dhe në një kohë që nuk isha mjeshtër i madh.

Cilat janë detyrimet që ka një mason ndaj komunitetit?

Ka vetëm një detyrim, që të mos jetë racist, të mos jetë antisemit dhe jo ksenofon. Dhe të mos marrë pjesë në një lëvizje të ekstremit të djathtë ose sektar. Detyrimi i dytë është të jetë i pranishëm dhe të punojë në gjirin e Lozhës, dhe të mblidhemi çdo 15 ditë. Jemi një shoqatë shumë natyrale pluraliste dhe ne mund të kemi kontradikta dhe masoneria është inteligjenca e kontradiktës, atje ka të rinj të vjetër, mjekë, taksitë. Ne kemi profesorë, por ka larmi sociale në një mënyrë të mjaftueshme.

Është shkruar shumë në shtyp se Masoneria ngrihet në formën e një piramidë, e cila kontrollon gjithçka, dhe nëpërmjet saj kontrollon edhe shoqëritë. Është e vërtetë apo jo?

Do të ishte një gjë e mrekullueshme që të kontrolloja gjithçka dhe do të doja. E unë nuk kontrolloj asgjë. Me vështirësi unë kontrolloj anëtarët e këshillit administrativ. Ky është një mit i vjetër që është krijuar. Unë nuk jam në masonerinë angleze.

Ka dy lloj masonerish, është ajo angleze, e cila kërkon besimin në Zot dhe kemi masonerinë që përfaqësohet nga Orienti i Francë, që nuk e merr për bazë besimin. Kryesorja është që të kemi kapacitetin njerëzor që të kujdesemi për problemet e shoqërisë. Ne kemi një ndikim në fushën e ideve dhe kjo na intereson.

A mund të deklarohet një franko-mason publikisht si i tillë? A e lejojnë rregullat tuaja një gjë të tillë?

Sigurisht që po. Nuk duhet të thuhet se filani është mason e të tregohet me gisht. Është liri individuale që ta thuash apo jo faktin që je mason apo nuk je mason.

Mason në shqip do të thotë murator. Ç’lidhje ka kjo shoqatë me këtë profesion?

Është zanat, sepse lozhat e masonëve u krijuan për të luftuar kundër pushtetit absolut dhe kishin nevojë për një karrem pretekst për të mos shqetësuar pushtetin dhe ne morën rolin e atyre që ndërtojnë katedralet, kjo ishte ideja për të ndërtuar një shoqëri ideale.

Vizita në Shqipëri. Çfarë keni diskutuar me ta, apo nuk doni t’i tregoni?

Unë u ndjeva shumë i nderuar që më priti kryetari i shtetit tuaj dhe Kryeministri. Më presin edhe anëtarët e qeverisë franceze dhe është një nder për ne. Biseda nuk mund të thuhet, mua më ftuan autoritetet tuaja, nëse ata duhet ta thonë, mund ta thonë. Unë mund të them vetëm që takimi shkoi shumë mirë. Ne kemi shkëmbyer ide dhe mendime për të njohur më mirë njëri-tjetrin.

Ndatë të njëjtat ide?

Lidhur me demokracinë, humanizmin dhe laicitetin, ne jemi shumë pranë njeri-tjetrit, por nuk është mjeshtri i madh që është shumë afër kryeministrit, por është Franca.

A ka një lozhë masonikësh në Shqipëri?

Nuk ka lozhë në Shqipëri me sa di unë, dhe nuk njoh masonikë shqiptarë.

Ju thatë “mesa di unë”, a ka mundësi që të krijohen lozha që nuk janë të lidhura me Masonerinë?

Po të kishte një lozhe në Shqipëri, ne do ta dinim, pasi krijimi i lozhës duhet të njihet, kjo duhet të vijë nga vetë shqiptarët, por nuk mund ta imponojmë krijimin e saj. Masoneria është një mjet formimi personal dhe një mjet stabiliteti për demokracinë, dhe Shqipëria më duket një terren pjellor për krijimin e Masonerisë.

Unë nuk kam ardhur këtu aspak për të krijuar lozha apo për të favorizuar lozhat. Unë kam ardhur këtu me ftesë, për të folur se çfarë është Masoneria. Nëse do të krijohet, do të ishte një gjë e mirë.

A keni informacion se në këtë terren po mbin ndonjë lozhë?
Nuk kam asnjë të dhënë për një gjë të tillë, por lozha jonë nuk do të ishte kundër që të krijoheshin.

Ç’duhet të bëjë një nga bashkëpunëtorët e mi? Kush e hedh hapin e parë?

Në Shqipëri nuk ka lozhë dhe këtu duhet që një shqiptar të takojë njerëzit që të krijojnë lozhën. Nëse ka shqiptarë që jetojnë jashtë, ata mund të shkojnë në Francë dhe të trokasin në derën e shoqatës sonë.

Ilir Babaramo
Jon
Jon

1163


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Ne, masonët e Shqipërisë

Mesazh  Admin prej 29.06.09 17:23

Ne, masonët e Shqipërisë

Esnafët” e mesjetës së hershme në Europë, ata që zotëronin mjeshtërinë e ndërtimit, atëherë elitare, u organizuan shumë organikisht në grupe që u shndërruan në sekrete, po aq kollaj sa edhe u krijuan!

Templarët e mëvonshëm, kalorësit idealistë që e nisën misionin e tyre në mbrojtje të simboleve të krishtera në varfëri të plotë, përfunduan duke u përndjekur ndërsa kishin vënë pa mund pasuri të jashtëzakonshme për kohën, në kundërshtim me përkushtimin që kishin ndërmarrë fillimisht për të ruajtur “modestinë” materiale të doktrinës së krishterë.

E gjithë kjo histori disa shekullore u bë padashur, në të njëjtën mënyrë të thjeshtë organike sic kishte nisur, në lëndën e parë të përfytyrimeve dhe imagjinatës gati të shfrenuar të njerëzve të etur për pak sekret. Njërëz që në kohët moderne, të zotëruar sidomos nga masmedia, janë vërtet të shumtë.

Esnafët e mesjetës, ata që zotëronin profesionin e ndërtuesve të objekteve fetare por dhe jo fetare, shumë prej të cilave ekzistojnë edhe sot në Europë, u quajtën masonë dhe historia që i shoqëroi deri në shekullin e 21-të është një histori e tejmbushur me dilema, pyetje pa përgjigje dhe sekrete…

Ose të paktën ky ishte përfytyrimi i shqiptarëve që kishin lexuar më së pakti “Kodin e Da Vincit”, apo “Engjëj dhe Djaj” të Dan Brown. Deri pak ditë më pare, kur në ekranin e një televizioni shqiptar me audiencë të lartë, panë pak sekonda nga intervista e parë e një qytetari francez të deklaruar mason, i cili shkeli gati të gjitha rregullat, të paktën universalisht të njohura të sekretit mason dhe doli në ekran. Ku deklaroi se edhe në Shqipëri sapo ishte krijuar një bërthamë e “Grand Orient de France”, një degë e Franko-Masonerisë.

Dy shqiptarë të panjohur, kishin shkuar te recepsioni i televizionit në fjalë, kishin kërkuar të komunikonin me drejtorin e lajmeve të atij televizioni dhe një gazetare e të njëjtit televizioni, kishte “përfunduar” minuta më vonë në hollin e një hoteli duke intervistuar masonin francez që kishte deklaruar se jo vetëm u krijua në Shqipëri një bërthamë masone, por edhe se mes saj ka “elementë” të mjaftueshëm për të ngritur në këmbë edhe një Asamble Kombëtare, e ndoshta edhe një Mjeshtër të Madh të Masonëve Shqiptarë!

Lui Lopes, pranoi të intervistohej. “Tashmë ekzistojnë kushtet për të marrë parasysh themelimin e një Urdhri Masonik në Shqipëri”, thotë ai në këtë intervistë. Ne kontaktuam me telefon një numër kontakti të vendosur në faqen zyrtare të Grand Orient de France godf.org. Ishte një pasdite, kur ora kishte kaluar 18.00 dhe sipas njoftimit në internet zyra duhet të ishte e mbyllur.

Por pas ziles së dytë, një zë i prerë përgjigjet dhe pasi kërkojmë të kontaktojmë me zotin Rui Lopes, që kryen Brenda urdhërit rolin e një “Ministri” të punëve të jashtme, përgjigja ishte fare e thjeshtë dhe nuk kërkonte asnjë sqarim: “Prisni ju lutem, në linjë”…

Po aq e thjeshtë ishte dhe përgjigja e Lopes: “Patjetër, mi nisni pyetjet me e-mail”. Të nesërmen, përgjigjet e tij kishin përfunduar, ndonëse të shkurtra, herë herë ta paqarta dhe sigurisht të përgjithshme.

Një gjë është e sigurt: nëse ajo që Lopes thotë është e vërtetë, atëherë masonët shqiptarë janë “artistë, gazetarë, politikanë, njerëz të universitetit si dhe përfaqësues të profesioneve liberale”.

Cili ishte motivi i vizitës suaj në Shqipëri?

Rui Lopes: Lindja e Madhe e Francës mendon që tashmë ekzistojnë kushtet për të marrë parasysh themelimin e një Urdhri Masonik në Shqipëri. Në fakt, të gjithë vendet europiane kanë një strukturë të tillë tashmë, përveç Republikës së Shqipërisë.

A ka Shqipëria një histori të vetën të masonëve?


Rui Lopes: Ne nuk disponojmë asnjë infromacion mbi ekzistencën, në të shkuarën, të Frank-Masonerisë në Shqipëri. Disa shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë në Francë apo në vende të tjera, janë Frank-Masonë, por në vendin e tyre të rezidencës.

Sigurisht ju nuk mund të tregoni emrat e anëtarëve të urdhrit tuaj, por besoj mund të jepni indikacion të paktën për profesionin e tyre…


Rui Lopes: Kontaktet tona aktuale në Shqipëri janë Frank-Masonët që ne përfaqësojmë, ata të vlerave të shekullit të Dritës (siecle des Lumieres) dhe brenda traditës së kërkimit dhe emanicipimit, pasi formimi masonik duhet ta përmirësojë njeriun në të gjitha dimensionet e tij, personalitete shqiptare të cilat ashtu si ne drejtohen nga një shpirt i cili siguron përmbushjen e secilit brenda Lirisë, Barazisë dhe Vëllazërisë. Kemi takuar artistë, gazetarë, politikanë, njerëz të universitetit si dhe përfaqësues të profesioneve liberale.

Sa e rëndësishme është dega e Shqipërisë për organizatën tuaj?


Rui Lopës: Për ne më e rëndësishmja është të mundim të punojmë me Masonët të cilët përfaqësojnë të gjithë vendet e Europës dhe të botës.

Ndonjë plan të urdhërit tuaj në Shqipëri…

Rui Lopes: Vetëm vetë shqiptarët do të mund të vendosin për të ardhmen e një ndërmarrjeje të tillë apo për ndërprerjen e saj. Roli ynë kufizohet në mbështetjen dhe shoqërimin e objektivave të tyre.

Duke qenë se masoneria mbetet në thelb një organizim sekret, si ka mundësi që krijimi i këtij urdhëri në Shqipëri u njoftua për të gjithë shqiptarët në media?


Rui Lopes: Frank-Masoneria nuk është sekrete. Ajo është diskrete. Diskrete në atë që ajo është një organizatë ku secili pjesëtar është i lirë të vendosë mbi mënyrën e shprehjes së tij apo mënyrën se si ai dëshiron të bëhet i njohur.

Cili është mesazhi që doni t’u jepni shqiptarëve?

Rui Lopes: Një mesazh vëllazërie, lirie dhe tolerance brenda respektit të parimeve etike dhe të drejtave të njeriut.

Sa “të fuqishëm” janë anëtarët e Urdhërin shqiptar?


Rui Lopes: Pyetja juaj është së paku ambigue. (me idenë që pyetja është më tepër se sa ambigue)

Kristi Pinderi
avatar
Admin

1141


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Ç'dini per masonerine shqiptare

Mesazh  Andi Ballshi prej 13.09.09 9:49

Jam i interesuar te mesoj diçka te re mbi masonerine ne pergjithesi, dhe masonerine shqiptare ne veçanti.
Andi Ballshi
Andi Ballshi

16


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Jon prej 11.10.09 22:37

Çfare dini per masonet e Shqiperise

Çfare Jane Masonet

Fillimet mistike te vllazerise Masonike i kan renjet ne epoken e ndertimit te tempullit te Solomonit ne Jeruzalem Origjina moderne e vllazerise Masonike Njohu epoke adhurimi dhe lulezimi gjate periudhes se ndertimit te katedraleve madheshtore Gothike te ngritura ne struktura te gurta masive qe qendrojne mbi njera tjetren pa ndihmen e llacit dhe cimentos dhe vetem me praktimin e gjeometrise duke kthyer vizatime te vogela te thjeshta ne struktura gjigande .

Teknikakt e ketyre veprave madheshtore mbeten nje sekret i ruajtur me "xhelozi" edhe per Prifterinjte e kishave qe punuesuan ndertuesit e tyre.

Ndersa stili gotik i arkitektures humbi popullaritetin e tij dhe populli i thjeshte u be me i edukuar pergjate Europes vellazerite Masonike humben aresyen e ekzistences se tyre .Nje grup filozofesh gjeti tek Masoneria Meforen ideale per ndertimin e karatkterit tek njeriu .

Ndertimi i nje strukture te forte , te balancuar mire , te ndertuar me ndihmen e shume njerezve me mendje te ngjashme dhe te dedikuar tek Perendia shume njesoj si katedralet e vjetra.

Nga fillimet e vititt 1700 masoneria u shnderua nga nje grupim njerezish aktiv qe ndertonin ndertesa ne nje grupim njerezish qe ndertojne karakter Masonesh ne nje shqoqeri Masonike te dedikuar ne menyre te devoteshme ne :Marjen e njerezve te mire dhe ne shnderimin e tyre ne njerez me te mire..

Vellazeria e FreeMasoneve simbolizon nje kulture te ndjekur ne devotshmeri nga personalitetet me te medha te historise Amerikane dhe jo vetem.Xhorxh Washington ishte nje Mason.

Ben Frenklin, Xhon Henkok, Xhange Mekeneri , Jems Monro ishin Masone. Nente (9)FreeMason firmosen deklaraten e indipendeces Amerikane .

Dhjete (10) Masone firmosen kushtetuten .14 Presidente Amerikane kan qene Mason .Freemasonet jan njerez te arritur ne te gjitha fushat e jetes.Te qenurit Freemason eshte nje privilegj.Freemason nuk behesh. Freemason lind.Vetem nje njeri i lindur me karakter dhe virtyte te larta mund te antaresohet ne Vellazerite Freemasone.Masoni gezon privilegjin e lidhjes me boten e njerezve te shtresave te larta dhe perfiton nga prespektiva profesionale qe i ofrohet nga Vellazeria.

Kushdo eshte i mirepritur ne Vellazerine Masone por duhet te japi prova per tu pranuar ne te.

Ne date 21 12 2005 ora12 :00 Ervjon Cara beri sakrament ne nje bodrum te Tiranes duke themeluar Vellazerine Shqiperitar FreeMasonike Iluminati.Duke krijuar lidhje me Vellazerite Boterore Masonike.

Masonian Albanian Iluminatis
Masonet e Lire Shqipetare - Vellazeria Iluminatis (Te ndricuarit )
www.iluminatis-albania.webs.com
__________________
skerdigodo@hotmail.com

00355684399335

Ky shkrim eshte marre nga nje faqe ne gjuhen shqipe qe pretendojne qe jane masone dhe qe bejne rekrutim ne radhet e tyre.
Jon
Jon

1163


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  eva lushka prej 18.11.09 19:53

Sa e vertete eshte se ne radhet e Masonerise pranohen vetem meshkuj?

Kam lexuar se femrat mund te marrin pjese, por nuk arrijne ne pozicione njesoj te privilegjuara me meshkujt.
Thuhet se femrat kane pasur po aq privilegje dhe mundesi sa meshkujt por atyre iu hoq kjo e drejte pasi pas torturash treguan sekrete te shoqerise Masonike.

Ky sigurisht mund te jete ose jo nje konspiracion.

Une mendoj se nese masonet jane NJEREZ me vyrtyte dhe karizem te lindur, kjo nuk ka te beje, dhe NUK DUHET te kete te beje me gjinine e tyre.

Mua personalisht, shoqeria Masone me eshte dukur joshese, dhe nuk e kuptoj pse duhet te me mohoet e drejta per te qene pjese per dicka qe nuk eshte varur nga une.

Askush nuk zgjedh vete gjinine e vete kur lind.
eva lushka
eva lushka

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Estilen prej 24.11.09 13:39

Kureshtare te dije per masonerine shqiptare...

Mos valle ky Sali Berisha ben pjese tek keta iluministet e ketij kombi, ne se eshte e vertete, qenka per tu larguar naten nga ky vend me tendence mos rikthimi me ketu...
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Kosova dhe Masonët

Mesazh  gurakuq prej 10.12.09 22:48

Po nga Kosova, di dikush ndonje mason perpos Veton Surroit, a di kush gje ?
avatar
gurakuq

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  gurakuq prej 11.12.09 18:04

Nese jeni te interesuar mund ta gjeni librin KONSPIRACIONI DHE ORGANIZATAT SEKRETE dhe to te mesoni shume gjera interesante qe nuk i dime. Pershendetje
avatar
gurakuq

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  diimii prej 12.12.09 14:30

Veton Surroi ben pjese ne grupin BILDERBERG.
diimii
diimii

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  ilirbegaj prej 24.12.09 19:44

Me sa di une Veton Surroi nuk eshte Mason edhe ai me lart ka te drejt se shume eshte fol per te, por Veton Surroi nuk eshte Mason.
avatar
ilirbegaj

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Armageddon prej 26.12.09 18:56

Ne çka bazoheni qe Veton Surroi eshte "Mason" ?
Armageddon
Armageddon

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  i panjohuri prej 27.12.09 13:10

Kam degjuar per Veton Surroi dhe nuk e di qe ai te kete qene aspak mason.
i panjohuri
i panjohuri

52


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Crystal prej 11.01.10 13:18

Per Veton Surroi-n ska dyshim se eshte mason, po te tjere a ka dhe cilet jane?
Crystal
Crystal

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  politologu prej 12.01.10 0:14

Mesa kam lexu ka qene edhe Ibrahim Rugova, kurse tani jane Hashim Thaçi dhe Fatmi Sejdiu.
politologu
politologu

11


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Jon prej 25.01.10 17:33

Masonët francezë tentojnë zgjerimin në Kosovë e Shqipëri

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Fm10

Sekretari i punëve të jashtme të lozhës më të vjetër në Evropë “Orienti i Madh i Francës” Patris Bijo, në një intervistë për Tv Alsat, tha se po punojnë intensivisht që aktivitetin e tyre të shtrijnë edhe në Kosovë dhe Shqipëri për ta rritur sa më shumë bashkëpunimin rajonal.

“Së pari në Shqipëri mbajtëm shumë konferenca në universitete me studentët dhe në njëfarë mënyre morën sinjale për ekzistimin e interesimit. Ne nuk kemi lozhë në Shqipëri, kështu që është vështirë kur nuk je i përfaqësuar dhe kur nuk ke disa vëllezër që të ndërmarrin masa konkrete dhe për shembull që të iniciojnë aderimin e shqiptarëve në masoneri.

Atë që e diskutuam me vëllezërit tanë në Maqedoni është se mund të ndërmarrin rolin e urës që do ta lidhin Shqipërinë, pasi shumë mirë e njohin dhe e dinë se disa nga shqiptarët të cilët janë të interesuar që t’iu bashkohen muratorëve të lirë dhe kjo është diçka për çka po punojmë po ashtu së bashku me vëllezërit tanë këtu.

Kosova është një shembull tjetër për bashkëpunimin të cilin mund ta zhvillojmë, ndërsa disa kosovarë janë të interesuar që të bëhen masonë.

Krahas kësaj, mendojmë se është shumë më e dobishme, më efikase dhe më e urtë që të shkojmë përmes vëllezërve tanë këtu, pasi ata janë të njoftuar shumë mirë me situatën politike, me pozitën gjeografike, me kulturën, në vend se nga Parisi të merren vendime, do ta bëjmë këtë ose atë, pasi ne mund edhe të gabojmë nëse e bëjmë këtë.

Pra, ideja jonë është që të promovohen vlerat tona në Shqipëri dhe në Kosovë, me ndihmën e vëllezërve tanë këtu në Maqedoni”, deklaroi Patris Bijo, sekretar i punëve të jashtme të Orientit të madh të Francës.
Jon
Jon

1163


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Andi Ballshi prej 22.02.10 23:13

E gjithe ajo qe shkruhet per masonet dhe masonerine ne pergjithesi eshte nje mendim kunderthenes me shume se per çdo gje tjeter, ndersa te autoret shqiptar mbisundon futjakotizmi (Futja kot).

Me asgje nuk mund te vertetohet se Veton Surroi, por as per te tjeret qe permenden nga analfabetet, sidomos sa i perket njohjes se masonerise. Jam i bindur qe te gjithe ata qe po merren me kete teme nuk kan lexuar sa 0,1/% te gjithe asaj çka eshte shkruar per masonet, sidomos ne vitet e fundit.

Se Veton Surroi eshte mason, mund ta "vertetoni" nese lexoni librin "Konspiracioni dhe shoqatat sekrete", Mitrovicë, 2006, të autorit Saad Gashi.

Sa I përket Kosoves dhe shqiptarëve të Kosovës, autori thekson se një degë (grup) e masonerisë (Rotari ) është themeluar më 2005, me qendër në Pejë, me kryetar Dr. Neshad Asllani… ndërsa për Veton Suroin, shkruan se është anëtar i nje grupi tjetër, i cili, dezinformon opinioni për disa çështje që kanë të bëjnë me fatin e njerëzimit...

Po, ashtu, sipas këtij autori “fajtor” për pavarërsinë e SHBA-ve, si dhe shumë shteteve të tjera, qenkan masonët, të cilët edhe përgatiten pavaresinë edhe të Shqipërisë, edhe të Kosovës (!!!)

Libri i z. Saad gjason shumë me librin e bullgarit Nikolov, të gjithë antimasonëve si dhe të disa shkrimeve, në vitet e fundit të Kastriot Myftarajt.
Andi Ballshi
Andi Ballshi

16


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  nwo prej 09.03.10 22:38

Me sa di une nuk eshte hapur akoma as nje loxhe masonike ne Shqiperi por mos harroni qe ka edhe shume pseudo mason perqark.
Nje e vertete e madhe eshte qe ne kemi nje master mason ne Shqiperi i afirmuar i cili quhet Maksim Zotaj.
nwo
nwo

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  nwo prej 10.03.10 17:11

Mjeshtri francez qe ishte ne Shqiperi i takon nje grupimi te kundert masonik nga ai qe realisht duhet dhe po aderohet Shqiperia > Lozha ne te cilen ai eshte mjeshter eshte ndare nga lozhat kryesore per faktin sepse shumica e lozhave te frances nuk besojne ne egzistencen e nje arkitekti te universit ndersa te tjerat kane pikerisht ne qender afrimin me kete arkitekt te universit
nwo
nwo

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Nga kush duhet te frikesohemi me shume...?

Mesazh  Estilen prej 10.03.10 22:50

Ore nje gje nuk po kuptoi une...Shume shqiptare e trajtojne masonerine si nje 'epidemi' qe shfaros ne mase grupe te ndryshme shoqerore...!!
Deri sa ne kete vend po organizohen ne organizata jo qeveritare,ne shoqata politike dhe ne grupime etnike e fetare dhe 'djalli me brire'pse po na u shqetsokan kaq shume per Masonet dhe masonerine, disa gjoja kriticiste te tipit Kastriot Myftaraj & Co...?

Per mendimin tim, shoqeria shqiptare,qe ne dukje me tendenca te avancuara demokratike,por ne fakt shume paragjykyese,duhej te shqetesohej deri ne proteste per shkeljen e Kushtetutes ne mynyre te rregullt e periodike nga sharlatanet e pushtetit dhe jo per masonerine.


Si mund te qendrosh kaq indiferent kur me qellime shume te erreta,nenshkruhen marreveshje per cenim territoresh,ne perfitim te te huajve,ashtu sic ishte kjo e fundit me qeverine Greke...?

Si mund te heshtesh kur sheh qe nje kryeminister kaq i papergjegjshem,do qe te sfumoje me qellime te mbrapshta,veprimtarine e nje institucioni kaq te rendesishem per fatet e nje kombi,sic eshte Sherbimi Sekret Kombetar...?

Si mund te heshti nje popull,kur nje qeveri kaq e papergjegjeshme shkaterron me deshire Akademine e Shkencave ,dhe te gjitha Institucionet kerkimore te vendit...?(Vini re..Ne Serbi prej dekadash politikat primare kombetare,orientohen prej akademikeve,po keshtu ne Greqi dhe ne shume vende te tjera)

Si mund te heshti nje popull kur poltikat ekonomike te castit dhe prespektives,orientohen nga ''kooperativiste'' te tipit Bode dhe jo nga profesore ekonomie,dhe per ta corientuar akoma me keq,me deshire te qeverise vjet u largua nga vendi dhe F.M.N.ja.

Si mund te heshti nje popull,ne nje cast kur jeta e qytetarit nuk barazohet as me te drejtat e mbrojtes se kafsheve ne boten perendimore...?Sa vjet ka qe eshte zhdukur patrioti Remzi Hoxha dhe shume djeme te tjere kosovare,qe ktheheshin nga Shqiperia per ne Kosove te trajnuar,e qe perfundonin ne prita te 'erreta'armiqesh dhe qeveria shqiptare ferkon durat si nje 'lavire'duke bere rolin e te paaftit,kur dihet mire se si kane rrjedhur ngjarjet...?

Keto e shume te tjera duhet te shqetesojne kombin tone,pa perjashtuar dhe ato organizata politike e jo politike ,qe i vene sterkembshin vendit,ne te drejten e tij,sic eshte Omonia qe predikon kufijte e Greqise deri ne Lumin Shkumbin..

E sa per Masonerine me duket se ende nuk ka sjelle ne Shqiperi resurse negative,sa qe te shqetesohemi kaq shume,KUR DIHET QE NE THEMELIMIN DHE FORMESIMIN E SHTETEVE TE BASHKUARA TE AMERIKES,masonet kane pasur rolin e tyre vendimtar,sic ishte dhe George Washington.


Edituar për herë të fundit nga estilen në 10.11.10 11:43, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Jon prej 01.06.10 19:05

Simbolika masone e lartёsisё 270 cm tё piramidёs qё Edi Rama do tё ndёrtojё nё Sheshin “Skёnderbej”


Tё premten e kaluar, bashkёpunёtori i ngushtё i Edi Ramёs, Eduard Shalёsi deklaroi nё emisionin “Zonё e Lirё” tё Arian Çanit, nё Vizion Plus, gjatё njё debati pёr projektin e bashkisё pёr Sheshin “Skёnderbej”, se sipas planit, lartёsia e piramidёs qё do tё ndёrtohet nё shesh, do tё jetё vetёm 2.7 m.

Pёr simbolikёn e piramidёs qё po ndёrton Edi Rama nё shesh, kam dhёnё shpjegime nё tё tjera shkrime, dhe nё dalje televizive, madje qё dy vite mё parё, duke e quajtur atё njё simbolikё tё freemasonerisё.

Shifra qё dha Shalёsi pёr lartёsinё e piramidёs, vetёm sa e konfirmon atё qё kam thёnё unё. Derisa piramida ёshtё njё simbol, edhe shifrat e pёrmasave tё sa kanё njё vlerё simbolike, dhe para sё gjithash lartёsia.

Lartёsia prej 2.7 metrash (270 cm) e piramidёs qё do tё ndёrtojё Edi Rama, bёhet pёr analogji me piramidёn mё tё madhe dhe mё misterioze tё Egjiptit tё Lashtё, piramidёn e madhe tё faraonit Keops.

Piramida e madhe e Keopsit (quhet kёshtu pёr t’ u veçuar nga tre piramidat qё ndёrtoi Keopsi) ёshtё njё nga shtatё mrekullitё e botёs (e pёrzgjedhur pёr tё qenё e tillё ndёr piramidat egjiptiane).

Piramida e faraonit Keops ёshtё njё monument me rёndёsi tё madhe pёr simbolikёn freemasone, duke qenё se ёshtё piramida qё pёrmban mё shumё simbole dhe mbishkrime enigmatike, nga tё shkollave egjiptiane tё mistereve, ku e ka origjinёn freemasoneria moderne.

Freemasoneria, si elitё sekrete qё ruan dije sekrete pёr tё sunduar mё mirё, dhe i pёrcjell ato nga brezi nё brez, nё tempujt e saj, mendohet se ka lindur nё Egjiptin e Lashtё dhe piramidat janё dёshmi pёr kёtё.

Piramidat janё sa simbolike, duke simbolizuar kontrollin e shoqёrisё dhe mё tej botёs nga njё elitё hierarkike sekrete, aq edhe funksionale si vendeve tё ruajtjes sё dijeve sekrete, dhe tё mbledhjeve tё elitёs sekrete dhe ritualeve tё saj.

Piramida e madhe e Keopsit ёshtё ndёrtuar nё shekullin XXVI para Krishtit nga faraoni Khufu (“Keops” e quanin grekёt).

Lartёsia e piramidёs ishte 146. 4 metra, çka duket se nuk ka lidhje me shifrёn 2.7 m, ose 270 cm tё lartёsisё sё piramidёs sё Edi Ramёs. Por nёse pёrdoret njёsia matёse e egjiptianёve tё vjetёr, na dalin disa tё dhёna shumё interesante.

Egjiptianёt e vjetёr e matnin lartёsinё e piramidave nё kubits, njё njёsi gjatёsie nё Egjiptin e vjetёr qё ishte nga 52.3 nё 52.4 cm.

Piramida e Keopsit, kur u ndёrtua ishte 280 kubits e lartё. Sot, pas rreth 4700 vitesh, pёr shkak tё rёnies sё piramidёs nё rёrё dhe erozionit lartёsia e saj ka rёnё nё 138. 75 m, pra ka humbur 7. 65 m lartёsi.

Kjo do tё thotё se lartёsia e piramidёs ka rёnё me 14. 4 kubit, dhe sot ёshtё 265. 6 kubit.

Nё pamje tё parё duket se nuk mund tё vendoset njё analogji mes piramidёs sё Keopsit dhe asaj tё Edi Ramёs, me lartёsinё 270 cm, nё sensin qё njё cm tё pёrfaqёsojё nё mёnyrё simbolike njё kubit, se na mungojnё 4.4 kubits.

Por, dhe ka gjithmonё njё “por” kur ёshtё fjala pёr mistere, piramidёs sё Keopsit i mungon nё majё ai qё mund ta quaj “simboli i humbur” nёse shprehem nё titullin e librit tё Dan Broёn quhet piramidion, dhe qё ia kanё vjedhur gjatё shekujve tё mёvonshёm tё kaosit dhe pushtimeve tё Egjiptit.

Piramidioni ishte guri i majёs sё piramidёs dhe quhej benbenet nё gjuhёn e egjiptianёve tё vjetёr.

Nё periudhёn e mbretёrisё sё vjetёr tё Egjiptit, sё cilёs i pёrkiste Keopsi, piramidioni vishej me flori dhe me siguri edhe me gurё tё tjerё tё çmuar, si diamante, qё tё reflektonte rrezet e diellit dhe tё hёnёs, kёshtu qё kulmi i piramidёs tё shkёlqente nё lartёsi, duke shёmbёllyer me njё tjetёr trup qiellor, duke simbolizuar syrin gjithёpamёs, aq tё rёndёsishёm edhe nё simbolikёn masone.

Masoni Edi Rama kur ndёrton piramidёn nё lartёsi analoge me atё tё Keopsit, nuk mund tё mos ketё parasysh piramidionin, se çfarё ёshtё njё piramidё pёr masonёt pa piramidionin!

Nёse piramidёs sё Keopsit sot i shtojmё edhe piramidionin, atёherё sot ajo, me gjithё rёnien e saj, bёhet 270 kubitё. Sot piramida ёshtё 265.6 kubitё e lartё.

Pra, pёr tё arritur nё lartёsinё 270 kubitё, qё tё arrihet analogjia e piramidёs sё Keopsit me atё tё Edi Ramёs, mungojnё edhe 4. 4 kubitё, rreth 2. 4 m.

Duket se kaq duhet tё ketё qenё lartёsia e piramidionit tё piramidёs sё madhe. Kёshtu, analogjia mes piramidёs sё Keopsit dhe asaj tё Edi Ramёs bёhet perfekte. 270 kubitё pёrfaqёsohen nё mёnyrё simbolike nga 270 cm!

Edi Rama ka ndёrtuar nё mes tё Tiranёs homologen e piramidёs mё misterioze egjiptiane, qё ёshtё njёherёsh dhe simboli supreme masonik.

Qendrёn e Tiranёs e ndёrtoi Italia fashiste duke e dizenjuar nё arkitektonikёn e tij simbolin fashist, sopatёn e liktorit (bishti i sopatёs ёshtё bulevardi i madh, tehu ёshtё stadiumi “Qemal Stafa”, maja e bishtit qё del mbi pjesёn e hekurt ёshtё korpusi qendror i universitetit).

Tashmё na doli dhe njё simbol masonik.

Dan Brown, eja nё Shqipёri dhe shkruaj njё libёr pёr faraonin mason Edi Rama! Por mё parё se Dan Brown duhet tё shkruajё Ismail Kadare, i cili nё kohёn e rёnies sё komunizmit shkruajti novelёn “Piramida”, pikёrisht pёr ndёrtimin e piramidёs sё Keopsit, por duke e paraqitur si simbol tё despotizmit.

Ismail Kadare nё kёtё libёr thotё se refleksione tё piramidёs shfaqen nё kohёra nё trajta tё ndryshme. Ja ku po shfaqet nё vitin 2010 nё qendёr tё Tiranёs.

Por unё besoj se as Dan Brown dhe as Ismail Kadare nuk do tё shkruajnё pёr kёto gjёra, se ata e shohin qartё “vijёn e kuqe” tё kapёrcimit nga fictioni nё botёn reale.

Qendrat e fuqishme tё masonerisё botёrore pranojnё qё Dan Brown tё shkruajё pёr sekretet e piramidёs masone, apo edhe Kadare pёr piramidёn e Keopsit, duke bёrё njё puzzle me simbolikё qё tekefundit nuk jep gjё tjetёr veç romantikёs sё masonerisё, por jo qё tё deshifrojё sekretet e tyre nё eksperimentet e mёdha tё masonerisё botёrore, qё mё qartё shfaqen nё vende si Shqipёria.

Por nёse Dan Brown dhe Ismail Kadare nuk merren me Edi Ramёn, dhe nuk kanё detyrim qё ta bёjnё kёtё gjё, ёshtё njё person qё ka detyrim ta bёjё kёtё, dhe kjo ёshtё Prokurorja e Pёrgjithshme, Ina Rama.

Ndёrtimi i simboli qartёsisht mason nё qendёr tё Tiranёs pёrbёn veprёn penale tё shpёrdorimit tё detyrёs, me pasojё dёmtimin e njё ansambli kultoror tё mbrojtur me ligj.


Nga Kastriot Myftaraj
Jon
Jon

1163


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Jon prej 06.07.10 10:38

Sejdiu nderohet me titullin 'Anëtar nderi i përjetshëm' i 'Rotary Club'

Në dhjetëvjetorin e themelimit të "Rotary Club" të Gjakovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu u nderua me titullin "Anëtar nderi i përjetshëm" i këtij klubi.

Po ashtu, me këtë titull u nderuan shefi i ICO-së Peter Feith, komandanti i KFOR- it gjenerallejtënant Markus Bentler dhe gjeneral Sato.

"Është nder i veçantë që do të jem anëtar i përhershëm i nderit në punën tuaj, por besoj se do të jem edhe me mendje me ju, prandaj këtë nder ma kanë bërë edhe Rotary Klub i Pejës.

Gjithë angazhimet e mia, në pozicionin që kam si President i vendit, do të jenë jo vetëm në propagimin e punës së mirë, por, të njëjtën kohë edhe në mbështetjen për aq sa unë do të mundem", tha Presidenti Sejdiu.

Kryetari i shtetit më tej shtoi se është një nder i veçantë që të jetë anëtar i "Rotary klub" dhe të jetë bashkëveprimtar i idesë që ka ky klub, që të jetë me gjithë veprimtarinë e tij në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës, edhe në kuptimin e ndihmave që atyre u bëhet, edhe në kuptimin e bashkëpunimit profesional të njerëzve të biznesit dhe të veprimtarive të tjera, por, edhe në kuptim të bashkëpunimit të thellë me njerëz dhe asociacione të ngjashme të mbarë botës.

"Më gëzon fakti se Kosova vërtet për një kohë shumë të shkurtë ka arritur të krijoj dhjetë klube të Rotarisë, me njerëz të përkushtuar në këtë asocim kaq të qëlluar dhe të njëjtën kohë përmes veprimtarisë së tyre kanë zënë shumë miq anekënd botës, duke dhënë të njëjtën kohë mesazhe të mira për punën që bëjnë njerëzit e Kosovës dhe duke dhënë mesazhe të mira të afrisë dhe miqësisë mes vendeve", theksoi Presidenti Sejdiu.
Jon
Jon

1163


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Shoqëria sekrete e Masonëve në Shqipëri?

Mesazh  Arfegjo prej 09.09.10 15:16

Drejtuesit e shoqërisë sekrete "GODF" të Francës shpallin se do të krijojnë edhe në Shqipëri vëllazërinë e simboleve të ndërtimit, filozofia e masonërisë për të cilën flitet edhe në "Kodin Da Vinçi"

TIRANË – Simbolet dhe ritualet misterioze të Masonëve, urdhrit ezoterik që përshkruhet edhe në "Kodin Da Vinçi", përgatiten të sillen edhe në Shqipëri nga "Grand Orient de France", një nga degët tradicionale të këtij urdhri që e ka patur gjithnjë kundër Kishën Katolike. Lajmëtar për rekrutimin e shqiptarëve në këtëshoqëri "sekrete" ku kanë bërë pjesë edhe shumë emra të mëdhenj në shekuj, ka qenë sekretari i marrëdhënieve me jashtë të "Grand Orient" të Francës i cili ka pohuar se pas një viti edhe në Shqipëri do të formohet një grup masonësh ose siç i quan Rui Lopes, "vëllazëri kombëtare". Duket se kjo është pjesë e një misioni të ri të shoqërisë 300 vjeçare franceze, që daton në vitet e errëta të mesjetës, për të mbjellë bërthama të reja në vendet e lindjes të Evropës ku komunizmi nuk i ka pranuar kurrë masonët ose adhuruesit e simboleve të ndërtimit.

Ndërsa përjeton aktualisht një krizë identiteti dhe nuk numëron më shumë anëtarë se 2 milionë në të gjithë botën vitet e fundit, përkundrejt 7 milionë të tillëve në vitet 1950, shoqëria franceze është një prej atyre që i kanë rezistuar kësaj tendence degradimi ashtu si edhe Belgjika ku këto shoqëri mbeten ende solide, ndryshe nga ç'ndodh me masonerinë anglo-amerikane që ka humbur gjysmën e anëtarëve të vet. Dega liberale e franc-maçonnerie-së është ajo që dominon në Evropë ashtu si edhe në vendet e Amerikës Latine.

Shoqëria masonike

Shoqëria e masonëve e përshkruan veten si një Urdhër që përhap mësime ezoterike jo dogmatike dhe progresive me ndihmën e simboleve dhe ritualeve. Ajo i inkurajon anëtarët e vet drejt progresit të Njerëzimit. Bamirësia është një nga filzofitë e tyre ashtu si edhe puna për përmirësimin shpirtëror dhe moral. Shpesh e përshkruar si një sistem i veçantë moral i ilustruar nga simbole, ajo e prezanton veten si një shoqëri vëllazërore me një metodë të veçantë që u lejon anëtarëve të zhvillojnë aftësitë e dëgjimit, të hreflektimit dhe të dialogut në mënyrë që ata vetë t'i përcjellin këto vlera tek të tjerët. E shfaqur në 1717 në Londër, shoqëria "Franc-Maçonnerie" është strukturuar me kalimin e shekujve rreth një sërë ritesh dhe traditash gjë që ka çuar në krijimin e një sërë bindjesh.

Si të bëhesh mason?

Përgjigjia e parë që të jepet në adresën në internet të shoqërisë franceze për t'u bërë mason është të duash. Përgjithësisht një mason shërben si ndërmjetës për të rekrutuar anëtarë të rinj. (Një mason ka gjithnjë mundësinë ta zbulojë veten, por ai e ka të ndaluar të zbulojë një vëlla të grupit) dhe kur e shikon të volitshme e prezanton kandidaturën e re përpara lozhës së vet ose përpara një lozhe tjetër... Ka gjithashtu edhe një formular aplikimi që mund ta plotësosh online, ndërsa mund ta marrësh këtë vendin pasi ke dëgjuar një emision 15 minutash të dielën në mëngjes në"France Culture", por kjo funksionon për francezët sigurisht, ndërsa anëtar i vëllazërisë shqiptare mund të bëhesh vetëm pas një viti, kur dega e 'Grand Orient de France' të ketë mbërritur në Shqipëri për të themeluar shoqërinë "sekrete" shqiptare të masonëve.

Shoqëria e veglave të ndërtimit

"Grand Orient de France" është një shoqëri që ngërthen dy parime të cilat në dukje janë kontradiktore: respekti për Traditën e trashëguar nga themeluesit e Masonërisë dhe kërkimi i progresit për përmirësimin e Njeriut dhe të Shoqërisë. Në lozhet malonike përdoren irtuale dhe simbolie gjatë zhvillimit të mbledhjeve për progresin personal të masonëve në gjirin e shoqërisë. Më të njohurat nga këto simbole janë tre pikat, vizorja trekëndore dhe kompasi. Domethënia e tyre filozofike dhe morale mund të kapet vetëm po të depërtosh në thellësi të sekretit masonik. Kërkimi i progresit ka qenë gjithnjë për masonët e Grand Orient një motorr hreflektimesh për veprimet e tyre dhe në të njëjtën kohë ky parim bën pjesë edhe në traditën e bindjes. "Ne jemi trashëgimtarë të burrave dhe grave që kanë përmirësuar njerëzimin: Volteri, La Fayette, Garibaldi, Auguste Blanqui, Victor Schoelcher, emir Abd El-Kader, Louise Michel, Bakounine, Jean Zay, Félix Eboué, Pierre Brossolette dhe shumë të tjerë janë disa nga anëtarët e kësaj shoqërie sipas 'Grand Orient". Në të njëjtën kohë kjo shoqëri e shpall veten si mbrojtëse vigjilente të parimeve të devizës së Republikës Francee: "Liberté, Egalité, Fraternité" (Liri, Barazi, Vëllazëri). Ata e shpallin veten gjithashtu kundër racizmit dhe armiqve të demokracisë, janë për lirinë absolute të koshiencës që garantohet nga laiciteti i institucioneve.

Origjina legjendare

Edhe pse të ashtuquajturat "llozha" të masonëve janë shfaqur në shekullin e XVII-të, në Écosse, origjina e tyre historike implikon edhe një origjinë legjendare dhe simbolike më të lashtë. Masonët e parë e lidhnin simbolikisht këtë origjinë mitike me origjinën e vetë masonërisë (domethënë me origjinën e artit të ndërtimit). Në një shekull ku studimet paleontologjie nuk ekzistonin akoma, ishte e natyrshme për ata që ta lidhnin origjinën e saj me epokën e Adamit (njeriu i parë sipas konceptit të kohës) ose atë të Noes (ndërtimi i Harkut dhe fesë së "parë") ose më shpesh me atë të ndërtimit të tempullit të Salomonit nga arkitekti Hiram Abi.

Në fund të shekullit të XVI-të, dorëshkrimi i Régius e vendoste në mënyrë emblematike shoqërine e Masonëve nën emrin e Euklidit dhe të Pitagorët, baballarët e gjeometrisë dhe nën mbrojtjen e mbretit Athelstan të Anglisë. Të tjera dorëshkrime që lidhen me shoqërinë e masonëve, si dorëshkrimet e Halliëell (c. 1390), le Cooke (c. 1400), statujat e Ratisbonne (1498), statujat e Schaë (1598), York (1370), Absolion (1668), Sloane (1700) paraqesin aspekte të ngjashme.

Në fund të shekullit të XVIII, me rizbulimin e Egjiptit antik nga perëndimorët, natyrshëm këto rituale malonike e zhvendosën origjinën simbolike në epokën e ndërtimit të piramidave. Në mesin e shekullit XIX të romanticizmit, me rastin e rizbulimit të trashëgimisë së Mesjetës, miti masonik përforcoi gjithaq natyrshëm hreferencat me ndërtimin e katedraleve. Pas gjithë këtyre modifikimeve të dukshme simbolike, ajo që bie në sy është se shoqëria e ka zhvendosur gjithnjë simbolikën e saj drejt atyre që sollën progres gjatë gjithë historisë në histori, artin e ndërtimit dhe vlerave që ata shpallin.

Antimasonizmi, frikë nga misteri dhe sekreti

Antimasonizmi ka lindur e ushqyer nga frika prej sekretit, misterit dhe "shoqërive sekrete". Ky qëndrim lidhet edhe me kundërshtimin e ideve progresiste dhe liberale të dala nga shekulli i Lymierëve, koha gjatë të cilës shumë filozofë të njohur janë bërë anëtarë të masonërisë. Antimasonizmi konsiderohet një doktrinë që zhvillohet në disa mjedise katolike dhe tek kundër-revolucionarët.

Masonët e famshëm

Mendohet që masonët e famshëm kanë qenë të shumtë dhe në rend alfabetik nis me Aldrin (që vuri këmbën në hënë në 21 korrik 1969), por në këtë listë figurojnë edhe emra të mëdhenj si filozofi i madh i të drejtës Jean-Baptiste Baudin që është bërë anëtar i shoqërisë në 1842, Pierre Brossolette. Por edhe Mozarti radhitet ndër masonët, pasi është pritur në lozhen e bamirësisë në Vjenë në 1784 dhe mendohet se edhe Donatien Alphonse, markezi iSade (1740-1814) ka qenë mason, por ka një debat për këtë. Por nuk ka asnjë dyshim për anëtarësinë e Hugo Pratt, autor filmash vizatimorë në masoneri. Ndër politikanët figuron edhe Paul Ramadier (1888-1961) që nuk e ndali kurrë aktivitetin masonik. Ai ka qenë president i parë i parlamentit të Republikës së gjashtë. "Ne jemi trashëgimtarë të burrave dhe grave që kanë përmirësuar njerëzimin: Volteri, La Fayette, Garibaldi, Auguste Blanqui, Victor Schoelcher, emir Abd El-Kader, Louise Michel, Bakounine, Jean Zay, Félix Eboué, Pierre Brossolette dhe shumë të tjerë janë disa nga anëtarët e kësaj shoqërie sipas 'Grand Orient".

Ezoterizmi
Sekretë apo diskretë?

Edhe pse nuk propozon një doktrinë krejtësisht të fshehtë, kjo shoqëri konsiderohet shpeh si ezoterik në praktikën e saj dhe në disa aspekte të cilat nuk tregohen për publikun. Ka disa arsye me të cilat justifikohet mbajtja fshehur e këtyre sekreteve: Kështu për shembull zotërimi i praktikave të mbajtura sekrete si zotërimi i disa gjesteve shërben si mënyrë për t'u njohur brenda rrethit të masonëve. Masoneria përdor për të eksploruar problemet etike një sistem shkallëzimi që nuk mund të konceptohet veçse me anë të një zbulimi progresiv. Ajo është zhvilluar në një moment kur kujtime te luftës së feve he persekutimeve fetare ishin shumë të pranishme dhe kur ia vlente më mirë të fshiheshe sesa të flisje lirshëm për tema të ndjeshme. Disa mendojnë megjithatë që nuk ka mbetur më asnjë sekret për tu zbuluar në shoqëriën e masonëve, sepse praktikat e tyre janë publikuar tashmë prej kohësh. Sot masonët përbëjnë më shumë shoqëri diskrete sesa sekrete. Çdo mason ëshët i lirë ta zbulojë veten, por jo një mason tjetër ama.

Skandalet
Kritikat dhe kundërshtarët

Ka shumë teori komplotesh brenda shoqërisë së masonëve dhe disa mendojnë se masoneria është vetëm një rrjet i madh social i ndërtuar për interesin e anëtarëve të vet. Ka edhe disa praktika të dyshimta që kanë implikuar masonët si për shembulll çështja e tenxhereve e fillimit të shekullit XX dhe në 1980 çështja e Roberto Calvi i ashtuquajtur bankieri i Zotit që drejtonte "Banco Ambrosiano" që ishte një nga dështimet më të njohura.

"Relativizojnë fenë"
Kisha katolike, kundër masonëve

Edhe pse masonët janë pranuar nga shumë rryma fetare, si protestantët konservatorë dhe myslimanët radikalë, kundërshtia kryesore është e vjetër dhe lidhet me Kishën Katolike që e konsideron masonërinë si një përhapje të relativizmit në fushën fetare, domethënë idenë se asnjë fe nuk është superiore ndaj të tjerave. Dënimi i parë i masonërisë nga Kisha Katolike nis në 1738 me papa Klementin XII dhe vijoi me disa nga pasuesit e tij si papa Léone XIII, etj. Në 1917 Kisha katolike e dënonte në mënyrë të hapur përkatësinë në lozhet malonike, por me ndryshimet e bëra në 1983 masonët nuk figurojnë mes shoqërive sekrete të dënuara nga ligjet fetare. Megjithatë në 1983 një deklaratë e drejtuar atëherë nga Joseph Ratzinger (që tashmë është bërë papa Benedikti XVI) rithekson ndalimin e katolikëve për tu bashkuar me masonërinë. Ajo deklaratë është aprovuar në atë kohë nga Papa Gjon Pali i Dytë.

Arfegjo
Arfegjo

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  gjilanasi prej 04.11.10 8:54

Masonët e Shqipërisë

Flet Maksim Zotaj, frimasoni shqiptar i “Lloxhës Blu” së Nju Jorkut:

Ja sekretet që mbahen të fshehta


Dy vjet e gjysmë më parë, kur zbriti nga shkallët e “Boeing 737 8F2” në “Airoport Rinas” ai e kishte të qartë se cili ishte synimi i tij i afërt. Donte ta bënte të njohur “kodin e fshehtë” që mbante brenda vetes dhe një pjesë të sekreteve e mistereve që i ishin dhënë në besim.

Askush nuk e ndiqte si të dyshimtë dhe rreziku që të vihej nën pranga si anëtar i një shoqërie të fshehtë, nuk ekzistonte më. Kohët kishin ndryshuar ekstremisht.

Por realiteti i ri, fillimisht, nuk dukej fort premtues në vendin e lindjes. S’ishte e lehtë të paraqiteshe nën “maskën” e një emri që kishte shkaktuar mjaft “turbulencë”, në auditorin shqiptar, sidomos pas publikimit të romanit të njohur të një shkrimtari amerikan.

I mbrojtur pas emërtimit të një shoqërie sekrete, anëtarët e të cilës kishin qenë burra të pushtetshëm në botë, ai dukej jo më si i ardhur nëpërmjet një linje ajrore, me një çantë krahqafë, por i rënë nga qielli, me një mision krejt të padeshifrueshëm e mistik.

Mosbesuesit nuk e morën seriozisht deklarimin e tij, se ai ishte “oficer” pa grada dhe yje mbi supe, por me një unazë e medaljon, ku vizatoheshin kodet e fshehta. Por pak më vonë do të ndryshonin qëndrim...

...Tirana ende nuk Lloxhën e saj dhe përpjekjet për të pasur një të tillë duket se do të kushtojnë vite të tjera pune. Por Maksim Zotaj, një frimason shqiptar i sallonit të Nju Jorkut, me emërtimin “Mjeshër në Lloxhën Blu”, mendon se Shqipëria ka një potencial të vërtetë njerëzish, të cilët “hap pas hapi” do të plotësojnë kushtet për t’u bërë pjesë e shoqatës aq shumë të përfolur sot në botë, asaj të masonëve.

Gjatë një interviste për “Telegraf”, Maksim Zotaj, rrëfen se si u bë pjesë e organizatës së fshehtë, e cila tanimë nuk konsiderohet më si e tillë, por dhe sa ka ndikuar masoneria në çështjen shqiptare:

Cili qe kontakti i parë me ata që mbajnë emrin “mason”?

Kam jetuar në Amerikë që nga viti 1995. Dy vite më pas, pothuajse krejt papritur, rashë në kontakt për herë të parë në jetën time, me një mason të Llozhës së Madhe të Nju Jorkut. Ky njeri, në mënyrë krejt të çuditshme filloi të më fliste për masonët dhe masonizmin, por unë nuk isha në dijeni se ç’ishin masonët dhe çfarë përfaqëson ata si filozofi dhe si urdhër.

E thënë pak më ndryshe, unë isha thjesht një injorant në këtë fushë dhe ato pak gjëra që kisha dëgjuar ose i kisha lexuar aty këtu më informonin që masonizmi nuk është gjë e mirë. Mirëpo vëllai im i ardhshëm Davit Stenbar ishte shumë këmbëngulës në idenë e tij që unë vërtet ndonjë ditë mund të bëhesha një mason i mirë.

Kjo më mori vite të tëra duke biseduar me Stenbarin që unë më në fund të dorëzohesha apo të bindesha që masonizmi ishte vërtet diçka shumë e mirë dhe unë patjetër do të isha pjesë e këtij urdhri që është i famshëm dhe ka mbijetuar për mijëra e mijëra vite me radhë.

Për çudi, pasi unë mora titullin dhe u ngrita në nivelin e “mjeshtrit” në 30 mars të vitit 2003, e pyeta vëllain Stenbar: “Përse t’i për dy vjet me radhë këmbëngule që unë të bëhesha frimason?”

Ai m’u përgjigj thjeshtë: “Jemi ne Maks që tërheqim nga jashtë brenda kandidatët e mundshëm për t’i bërë frimason dhe arsyeja tjetër që unë isha i palëkundur që ti do të bëheshe i tillë. Është prirja juaj për të blerë dhe lexuar libra që çuditërisht, kishin një përmbajtje humanizmi dhe diturie universale”.

Vëllai Stenbar, është një afrikano-amerikan që i përket Llozhës së madhe të Nju Jorkut dhe pikërisht Franklit Lloxh 0447 e Distriktit 4 të Manhatenit. Kështu unë pra fillova karrierën e mjeshtrit të masonëve dhe jam i klasifikuar në grupin e oficerëve me gradën “Mjeshtër me eksperiencë” brenda Lloxhës Blu Masonike.

Cilat kanë qenë marrëdhëniet historike të Shqipërisë me Masonët?

Kur unë arrita nivelin e mjeshtrit mua më lejohej tashmë që të merrja pjesë në ritualet e Lloxhës në të treja nivelet e saj. Nga ky shkak fitova titullin “Mjeshtër Mason”. Ishte fakt që në këtë kohë edhe anglishtja ime kishte arritur një standard të mirë komunikimi.

Çuditërisht gjatë ritualit, i cili është ende më i vjetër dhe shpesh herë thuhet se vjen nga thellësia e shekujve, shumë fjalë dhe fjalëkyçe që përdoreshin gjatë ritualit ishin thjesht fjalë shqip. Ajo ishte vërtet surprizë sepse shpesh kur diskutohej për to, masonë të ndryshëm nuk e dinin se nga vinte origjina e këtyre fjalëve dhe jepnin një përgjigje steriotipe, duke thënë se këto fjalë mund të vijnë nga latinishtja, ose greqishtja e vjetër.

Mirëpo unë siç duket e kisha fatin e vetëm t’u thosha atyre se këto fjalë vijnë nga shqipja, për faktin e vetëm se në gjuhën shqipe këto fjalë përdoren me të njëjtin kuptim sot e gjithë ditën. Këto nuk i gjen as në latinisht dhe as në greqishten e vjetër. Kjo ishte çudi.

Këto zgjuan tek unë kureshtjen dhe dëshirën për të kërkuar më thellë në fenomenin gjuhësor të këtyre fjalëve. Disa vite më vonë, me ndihmën dhe të disa masonëve të tjerë, po aq entuziastë sa unë, arrita të gjej dhe fakte të tjera që kanë të bëjnë me traditën masonike edhe në truallin shqiptar.

Por më e rëndësishmja që unë mund ta theksoj në këtë intervistë është fakti se në enciklopedinë e përgjithshme masonike, përmendet emri i Albanit të Shenjtë. Sipas kësaj enciklopedie Albani i Shenjtë, ishte një inxhinier ndërtimi, apo arkitekt, i cili merrej me ndërtime banesash dhe harqe urash, por njëkohësisht ishte dhe praktikues i masonizmit si filozofi.

Kështu ishte i pari masoni, asaj kohe, që shkon në Angli në vitin 298 në periudhën e sundimit të perandorit romak Konstantus Klorus, i cili ishte babai i Konstandinit të Madh, një ilir nga Nishi.

Është ky, Albani i Shenjtë, i cili çoi për herë të parë në teori dhe praktikë masonizmin edhe si paradoks ose shpërblim i asaj që bënë të parët tanë mbas 1700 vjetësh duhet të vijë një frimason, si puna ime, që të vendosi në vend pas një shkëputje kaq të gjatë masonizmin në Shqipëri që sot ka në historinë botërore atë emër dhe reputacion që çdokush do ta ëndërronte. Në rrjedhën e shekujve qysh gjatë perandorisë maqedonase, romake, bizantit e osmane, masonizmi nuk ka qenë shuar kurrë. Ai ka vazhduar të mbijetojë edhe në tokat e ilirëve apo shqiptarëve të sotëm.

A ka pasur emra të shquar shqiptarësh në rrjetin e masonerisë?


Ne mund të përmendim pa frikë, Aleksandrin e Madh, një numër perandorësh ilirë, po ashtu perandorë të Bizantit që ishin me origjinë shqiptare.

Por veçanërisht, periudha e rilindjes evropiane dhe asaj shqiptare, është shquar për një numër emrash si: Jeronim De Rada, Sami e Abdyl Frashëri, Hoxha Tasim, Mit’hat Frashëri, Vaso Pasha, Simon Bolivari (që kishte lindur në Shkodër), Mehmet Aliu i Egjiptit, Ataturku, Ismail Qemali, Nuredin Bej Vlora, Lasgush Poradeci, Nikolla Naço, Petro Nini Luarasi, Faik Konica etj..

Këta jo vetëm që ishin masonë, por ishin dhe patriotë të mëdhenj, iluminist dhe njerëz që luftuan për progres. Nuk është rastësi, që Sami Frashëri thoshte: “Se drita e diturisë përpara do të na shpjerë”. Kjo tregon që masonizmi është jo vetëm filozofi universale, por ka dhe nota të theksuara patriotizmi.

Thuhet se disa drejtues shteti shqiptar kanë qenë mason. Sa e vërtetë është kjo?

Bindja ime është se nuk ka masonë të mirëfilltë në Shqipëri, brenda të gjitha rregullave dhe normave masonike. Megjithëse edhe unë si shumë të tjerë kam dëgjuar që ka masonë të tjerë në Shqipëri, të ardhur nga Turqia, Franca, Italia apo Greqia, por seriozisht dua të them se këta njerëz nuk plotësojnë kushtet elementare për t’i thirrur masonë.

Kjo është një mjegull që është përhapur në popull nga disa ish-punonjës të Shërbimit Sekret, të cilët janë mjeshtëra në përpunimin e propagandës në Shqipëri, duke shpërdoruar emrin e mirë dhe famën e masonëve të thelb.

Ka pasur disa artikuj në shtypin shqiptar pas vitit 1998, që janë marrë me këtë temë, por vetëm se kanë krijuar një konfuzion më të madh me konceptin e të qenurit mason dhe filozofisë së masonizmit në përgjithësi. Midis tyre dua të përmend disa politikanë që mashtrojnë njëri- tjetrin përballë opinionit shqiptar me pretendimin se janë mason. Për shembull pa sens është deklarata e Fatos Nanos në një intervistë televizive duke atakuar një tjetër politikan, Edi Ramën, si “mason i pasur”.

Po kështu është folur poshtë e lart për Enver Hoxhën sikur na paska qenë një mason francez. Por e vërteta që njohim ne është se, këta jo vetëm që janë politikanë që kanë probleme të mëdha, por këta janë dhe njerëz me kushte jo të mjaftueshme për t’u bërë mason.

Ndërsa Fatos Nano vetë indirekt nëpërmjet njerëzve të tjerë ka shprehur dëshirën për t’u bërë mason, por dhe ky si dy të parët nuk i plotëson kushtet për t’u bërë i tillë. Kjo është tablloja masonike në Shqipëri deri në lindjen e shoqatës së miqve të masonëve.
gjilanasi
gjilanasi

384


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Jon prej 10.11.10 10:58

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  471010

Pershendetje masone mes Presidentit Topi dhe Kardinalit te Vatikanit Tarcisio Bertone.
Jon
Jon

1163


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  yasmin prej 14.11.10 18:19

Mos te duket se po e ekzagjeron me kete pershendetjen masone, sepse te them te drejten dhe une personalisht pershendes me dhenien e dores ne kete forme dhe e bej instiktivisht, e kam bere edhe me perapara kete prsh kur nuk ia kam pase idene e masonerise....

Madje kur kam qene ne shkolle te mesme kam bere nje punim filozofik te pasqyruar edhe me figure ku kam paraqitur si objekt kryesore nje kompas blu si ai i masoneve dhe ne ate kohe as qe kam degjuar per masonet, edhe shrehja filozofike qe ka sherbyer si baze per kete punim ka qene e nje masoni (e kam marre vesh tani pasi ate kohe as qe dija per ekzistencen e masoneve) dhe krejt punimi im pershtatej ne menyre te plote me ideologjine qe proklamojne masonet..... ne ate kohe kam qene 17 vjec dhe shume kush mund te mendonte qe kjo ka lidhje me vitin 1717....

Por nuk do te thote asgje sepse ne ate kohe as qe dija gje prej gjeje per masonet, dhe kjo nuk do te thote qe jam masone keshtu qe JON mos te behemi paranojake ne lidhje me masonizmin, si mendon???
yasmin
yasmin

182


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty A mundet dikushe te me jape nje informacion

Mesazh  Blak Devill prej 03.08.11 22:26

A di dikushe dicka rrethe masoneve ne tirane dhe si mund te antarsohesh ne te ???
Nese dikushe di te jape te pakten dicka
Blak Devill
Blak Devill

128


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  maximus prej 04.08.11 13:06

cfare ka kaq terheqese masoneria qe doni te beheni anetar...?
maximus
maximus

14


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Cimi Elezi prej 04.08.11 13:17

maximus shkruajti:cfare ka kaq terheqese masoneria qe doni te beheni anetar...?
Te behesh antar i nje shoqate mistike,fetare,civile,politike etj,etj per mendimin tim personal ska asgje te keqe.E keqja qendron ne denigrimin qe ju behen temave te ndryshme.Ne rastin konkret masoneria.
Cimi Elezi
Cimi Elezi

116


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  maximus prej 04.08.11 13:59

Per menidimin tim, cdo gje qe eshte mistike eshte dhe terheqese, por te masoneria dhe iluminatet jane shume konspirativ ne lidhje me ngjarjet e fundit qe po ndodhin. Gjithashtu dua te shtoj se duhet te hapim syte dhe nuk duhet te jemi kaq naiv sa te mashtrohemi nga nje gje e tille. Masoneria po na vret,po materializon shpirtin tone,po josh njerzit me pasuri dhe me vlera te shtirura intelektuale, po tenton te grabise lirine dhe te na beje te besojme ne superqenien njerezore sipas parimeve te Hegelit dhe historia na ka mesuar se cfare mund ti ndodhe njerzimit nese do te ecim me ato parime, sic ishte LUFTA E II- te BOTERORE. Do ju lutesha te gjithve te hapni syte dhe te hetoni ne lidhje me to, do te zbulonit shume intriga te rrezikshme kunder njerzimit dhe natyres se shpirtit njerzor. Shikojeni me ftohtesi kete mesazh dhe ju lutem mos u nxitoni ne gjykime.
maximus
maximus

14


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Estilen prej 04.08.11 14:03

maximus shkruajti:Per menidimin tim, cdo gje qe eshte mistike eshte dhe terheqese, por te masoneria dhe iluminatet jane shume konspirativ ne lidhje me ngjarjet e fundit qe po ndodhin.......

Atehere me qe jane konspirative,nga e merrni ju te gjithe informacionin per ta..? Hamendesimet jane me te rrezikeshme se veprimet.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  maximus prej 04.08.11 14:11

estilen shkruajti:
maximus shkruajti:Per menidimin tim, cdo gje qe eshte mistike eshte dhe terheqese, por te masoneria dhe iluminatet jane shume konspirativ ne lidhje me ngjarjet e fundit qe po ndodhin.......

Atehere me qe jane konspirative,nga e merrni ju te gjithe informacionin per ta..? Hamendesimet jane me te rrezikeshme se veprimet.

Sic e thashe nuk duhet te nxitoheni ne gjykim, une nuk ju njoh dhe nuk mund te them asgje persa i perket personit tuaj,por sa per veten time mund te them me bindjen dhe me pergjesine time me te thelle qe zoteroj informacionin e mjaftueshem per te bere nje aludim te tille. Faleminderit per repliken!
maximus
maximus

14


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Estilen prej 04.08.11 14:19

maximus shkruajti:
estilen shkruajti:
maximus shkruajti:Per menidimin tim, cdo gje qe eshte mistike eshte dhe terheqese, por te masoneria dhe iluminatet jane shume konspirativ ne lidhje me ngjarjet e fundit qe po ndodhin.......

Atehere me qe jane konspirative,nga e merrni ju te gjithe informacionin per ta..? Hamendesimet jane me te rrezikeshme se veprimet.

Sic e thashe nuk duhet te nxitoheni ne gjykim, une nuk ju njoh dhe nuk mund te them asgje persa i perket personit tuaj,por sa per veten time mund te them me bindjen dhe me pergjesine time me te thelle qe zoteroj informacionin e mjaftueshem per te bere nje aludim te tille. Faleminderit per repliken!

Maximus,nuk eshte problemi per replike,por te gjithe pranojme se masonet jane shume konspirative,asgje nuk del nga llozha e tyre,sepse kjo eshte nje nga detyrat e tyre,mbajtje dhe ruajtje sekrteti per aktivitetin e tyre,atehere nga zbulohen gjithe keto ''bema'' per masonet...?Prandaj pak me lart thashe jo vetem per ju,qe me shume jane hamendesime,nbasi ata vete nuk publikojne asnje material ....
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Xhemajl prej 04.08.11 14:33

estilen shkruajti:Maximus,nuk eshte problemi per replike,por te gjithe pranojme se masonet jane shume konspirative,asgje nuk del nga llozha e tyre,sepse kjo eshte nje nga detyrat e tyre,mbajtje dhe ruajtje sekrteti per aktivitetin e tyre,atehere nga zbulohen gjithe keto ''bema'' per masonet...?Prandaj pak me lart thashe jo vetem per ju,qe me shume jane hamendesime,nbasi ata vete nuk publikojne asnje material ....

Edhe une pajtohem me ju estillen,pasi qe Masoneria eshte kaq sekrete, nga po i marrin kto informata per te bemat e masoneve?, kur dihet qe masonet siq pershkruhen kane nje pushtet te madh, qe ti shkatrrojn te gjitha gjerat negative rreth tyre(nese ndokush do ti dinte)..
Xhemajl
Xhemajl

259


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  maximus prej 04.08.11 14:42


Maximus,nuk eshte problemi per replike,por te gjithe pranojme se masonet jane shume konspirative,asgje nuk del nga llozha e tyre,sepse kjo eshte nje nga detyrat e tyre,mbajtje dhe ruajtje sekrteti per aktivitetin e tyre,atehere nga zbulohen gjithe keto ''bema'' per masonet...?Prandaj pak me lart thashe jo vetem per ju,qe me shume jane hamendesime,nbasi ata vete nuk publikojne asnje material ....[/quote]

Jam shume dakort me ju ne lidhje me kete pike persa i perket sekretit te tyre ai ka qene dhe vazhdon te mbetet sekret dhe disa ketu kane shume hamendesime ku me se shumti i bejne ato qe duan te duken interesant apo te hiqen sikur jane pjese e ketyre kalneve masonike. Mesa po kuptoj deri tani besoj se ju e keni aftesine per te kuptuar ate qe po them, por masonet jane njerez dhe si njerez nuk jane te pagabueshem apo perfekt. Mund te jete dhe nje levizje e tyre per te arritur qellimin. "Nje femer eshte me terheqese kur ekspozon vetem disa pjese te trupit sesa te gjithe trupin".
maximus
maximus

14


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Estilen prej 04.08.11 15:32

maximus shkruajti:

Jam shume dakort me ju ne lidhje me kete pike persa i perket sekretit te tyre ai ka qene dhe vazhdon te mbetet sekret dhe disa ketu kane shume hamendesime .........Mund te jete dhe nje levizje e tyre per te arritur qellimin. "Nje femer eshte me terheqese kur ekspozon vetem disa pjese te trupit sesa te gjithe trupin".

Versioni juaj mund te merret me shume se nje loder fjalesh,e c'kuptim ka qe masonet te tregojne vetem nje pjese te aktivitetit te tyre dhe pjesen tjeter ta mbajne nen hije...?Flasim gjithmone per konspiracion dhe jo per inflacion lajmesh,miku im.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  maximus prej 04.08.11 17:06

estilen shkruajti:
maximus shkruajti:

Jam shume dakort me ju ne lidhje me kete pike persa i perket sekretit te tyre ai ka qene dhe vazhdon te mbetet sekret dhe disa ketu kane shume hamendesime .........Mund te jete dhe nje levizje e tyre per te arritur qellimin. "Nje femer eshte me terheqese kur ekspozon vetem disa pjese te trupit sesa te gjithe trupin".

Versioni juaj mund te merret me shume se nje loder fjalesh,e c'kuptim ka qe masonet te tregojne vetem nje pjese te aktivitetit te tyre dhe pjesen tjeter ta mbajne nen hije...?Flasim gjithmone per konspiracion dhe jo per inflacion lajmesh,miku im.

Kuptimi eshte paksa me i thelle sec eshte shkruar une e kuptoj qe je shume objektiv por nuk ka lidhje me lajmin apo as me sekretin e tyre ka lidhje me qellimin. por edhe nqs duan ta ruajne ato keshtu po behen mjaft te pa besueshem dhe me ty ja kane arrtiur qellimit. lexoje me kujdes se cfare kam shkruar ne fillim. dhe fillo dhe heto pak.
maximus
maximus

14


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Estilen prej 04.08.11 17:39

maximus shkruajti:Per menidimin tim, cdo gje qe eshte mistike eshte dhe terheqese, por te masoneria dhe iluminatet jane shume konspirativ ne lidhje me ngjarjet e fundit qe po ndodhin.
Po i marrim gjerat me shkoqur maximus,ose maksi me thjesht,ashtu sic je shprehur ne paragrafin e mesiperm.Ti bie ne kundershtim me mendimin tend kur thua- por te masoneria dhe iluminatet jane shume konspirativ ne lidhje me ngjarjet e fundit qe po ndodhin-Ne se pranon qe jane shume konspirativ ti nuk ke mesuar asgje nga masonet,por komenton belbezitje njerzish nga rruga e madhe

maximus shkruajti:Gjithashtu dua te shtoj se duhet te hapim syte dhe nuk duhet te jemi kaq naiv sa te mashtrohemi nga nje gje e tille. Masoneria po na vret,

Qe kur ke filluar te japesh mesim per te keqiat e masonerise,pa ditur asgje nga ata,mbasi vete pranon qe jane konspirant...?

maximus shkruajti:po materializon shpirtin tone,po josh njerzit me pasuri dhe me vlera te shtirura intelektuale, po tenton te grabise lirine dhe te na beje te besojme ne superqenien njerezore sipas parimeve te Hegelit dhe historia na ka mesuar se cfare mund ti ndodhe njerzimit nese do te ecim me ato parime, sic ishte LUFTA E II- te BOTERORE.
Ne se vertete masoneria po materializon shpirtin tone dhe po josh njerzit me pasuri,atehere hallall or burri i dheut,kjo tregon se ata jane me te mencurit e botes qe dine te jetojne per vehte ne mireqenie,njekohesisht ndihmojne dhe te tjeret me tepricat e tyre.Sa per grabitje lirie,n.q.s e njeh historine me thuaj nje here te vetme kur ti ke qene i lire...?

maximus shkruajti:Do ju lutesha te gjithve te hapni syte dhe te hetoni ne lidhje me to, do te zbulonit shume intriga te rrezikshme kunder njerzimit dhe natyres se shpirtit njerzor. Shikojeni me ftohtesi kete mesazh dhe ju lutem mos u nxitoni ne gjykime.
Me keqardhje po te them se keto mesazhe populiste nuk i zene vend nje personi jo publik,si juve,apo dhe shume te tjereve si ne ketu ne Shqiperi dhe jashte saj,sepse vetem 2% e popullsise se pasur zoteron 50% te pasurive boterore.Prandaj kur degjoj te tilla mesazhe me ''keputet mesi'' nga te qeshurat,zoti MAXIMUS...
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Xhulia123 prej 04.08.11 20:32

Wow. Me duhet te them se u mahnita nga pergjgjja e estilen! E shoh shume qarte qe eshte vertet, vertet i informuar rreth ceshtjes ne fjale. Menyra sesi flet me kaq pasion per dicka qe ti e njeh kaq mire eshte per t'u pergezuar. Dhe vertet mendoj se duhet te jete vertet interesante te jesh pjese e saj, apo e kam gabim estilen?... :-)
Xhulia123
Xhulia123

16


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Estilen prej 04.08.11 22:06

Xhulia123 shkruajti:Wow. Me duhet te them se u mahnita nga pergjgjja e estilen! E shoh shume qarte qe eshte vertet, vertet i informuar rreth ceshtjes ne fjale. Menyra sesi flet me kaq pasion per dicka qe ti e njeh kaq mire eshte per t'u pergezuar. Dhe vertet mendoj se duhet te jete vertet interesante te jesh pjese e saj, apo e kam gabim estilen?... :-)

Xhulia... me sa kam lexuar ne theniet tuaja ne disa shkrime shume kohe me pare,ti je rreth 16 -17 vjecare....A nuk te duket vehtja e parakoheshme te futesh ne keto tema kaq te ''egra''per nje moshe kaq te re...?...Per mua s'perben asnje problem qe ju keni deshire per te qene pjese e diskutimeve te ''forta'' bile me behet qejfi qe arrini te perceptoni fenomene kaq te mbyllura(konsipative) per publikun e gjere.

Vec nje merak kam une,jo per ju,por per te gjithe keta qe komentojne per masonerine sikur masonet jane delja e zeze e tufes dhe keta komentatore harrojne qe ekzistojne shume e shume fenomene shume me te egra se masoneria.Ja, Xhulia me thuaj ti,a nuk eshte me tragjike gjendja ne Shqiperi,kur antimasonet si Sali Berisha e kompani po pasurohen me ritme kaq te shpejta,sa qe analogeve te tij ne vendet e tjera, ju eshte dashur dhjetra e qindra vjet per te bere kaq pasuri sa klani i babezitur i Berishes...brenda 20 vjetesh?

Ehhhhh politika e feja kane depertuar thelle ne memorien tone,keshtu qe per te humbur gjurmet e derrit,luftojme ariun si gjoja me te ''rrezikshmin'',ja keshtu eshte propaganda kunder masonerise,per te fshehur pisllekun qe pushtetaret e kryemafiozet fetare,dalin me flamuj kunder rrymave te tjera.Dhe te gjithe ne ''bagetia''tifoze te njeres apo tjeteres rryme,besojme cka ''shitet per flori ne treg.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Xhulia123 prej 05.08.11 8:28

estilen shkruajti:
Xhulia123 shkruajti:Wow. Me duhet te them se u mahnita nga pergjgjja e estilen! E shoh shume qarte qe eshte vertet, vertet i informuar rreth ceshtjes ne fjale. Menyra sesi flet me kaq pasion per dicka qe ti e njeh kaq mire eshte per t'u pergezuar. Dhe vertet mendoj se duhet te jete vertet interesante te jesh pjese e saj, apo e kam gabim estilen?... :-)

Xhulia... me sa kam lexuar ne theniet tuaja ne disa shkrime shume kohe me pare,ti je rreth 16 -17 vjecare....A nuk te duket vehtja e parakoheshme te futesh ne keto tema kaq te ''egra''per nje moshe kaq te re...?...Per mua s'perben asnje problem qe ju keni deshire per te qene pjese e diskutimeve te ''forta'' bile me behet qejfi qe arrini te perceptoni fenomene kaq te mbyllura(konsipative) per publikun e gjere.

Vec nje merak kam une,jo per ju,por per te gjithe keta qe komentojne per masonerine sikur masonet jane delja e zeze e tufes dhe keta komentatore harrojne qe ekzistojne shume e shume fenomene shume me te egra se masoneria.Ja, Xhulia me thuaj ti,a nuk eshte me tragjike gjendja ne Shqiperi,kur antimasonet si Sali Berisha e kompani po pasurohen me ritme kaq te shpejta,sa qe analogeve te tij ne vendet e tjera, ju eshte dashur dhjetra e qindra vjet per te bere kaq pasuri sa klani i babezitur i Berishes...brenda 20 vjetesh?

Ehhhhh politika e feja kane depertuar thelle ne memorien tone,keshtu qe per te humbur gjurmet e derrit,luftojme ariun si gjoja me te ''rrezikshmin'',ja keshtu eshte propaganda kunder masonerise,per te fshehur pisllekun qe pushtetaret e kryemafiozet fetare,dalin me flamuj kunder rrymave te tjera.Dhe te gjithe ne ''bagetia''tifoze te njeres apo tjeteres rryme,besojme cka ''shitet per flori ne treg.

Te falenderoj per keshillen, vertet. Por une ende nuk e kam marre pergjigjen e pyetjes qe bera. Une nuk doja te degjoja nga ty 'sesa gabim e kam' qe i konsideroj "delja e zeze" e shoqerise. Ne fakt, pozicioni me i mundshem per mua eshte neutral; thjesht t'i shoh te dyja anet e medaljes dhe te bej lidhjen me te tjerat. Eshte e vertete qe mosha ime eshte e re per tema te tilla, por dicka e di ama: ose duhet te jesh vertet pjese e saj per te folur me kaq siguri, ose te jesh dikush qe vertet i ka formuar bindjet e tij ne gjera qe ka lexuar apo degjuar.
Xhulia123
Xhulia123

16


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Gon! prej 05.08.11 10:26

yasmin shkruajti:Mos te duket se po e ekzagjeron me kete pershendetjen masone, sepse te them te drejten dhe une personalisht pershendes me dhenien e dores ne kete forme dhe e bej instiktivisht, e kam bere edhe me perapara kete prsh kur nuk ia kam pase idene e masonerise....

Madje kur kam qene ne shkolle te mesme kam bere nje punim filozofik te pasqyruar edhe me figure ku kam paraqitur si objekt kryesore nje kompas blu si ai i masoneve dhe ne ate kohe as qe kam degjuar per masonet, edhe shrehja filozofike qe ka sherbyer si baze per kete punim ka qene e nje masoni (e kam marre vesh tani pasi ate kohe as qe dija per ekzistencen e masoneve) dhe krejt punimi im pershtatej ne menyre te plote me ideologjine qe proklamojne masonet..... ne ate kohe kam qene 17 vjec dhe shume kush mund te mendonte qe kjo ka lidhje me vitin 1717....

Por nuk do te thote asgje sepse ne ate kohe as qe dija gje prej gjeje per masonet, dhe kjo nuk do te thote qe jam masone keshtu qe JON mos te behemi paranojake ne lidhje me masonizmin, si mendon???
Yasmin, disa shkrime për masonët thonë që "Nuk mund të bëhesh Mason" "Duhet të lindësh Mason", lol.... ndoshta ky është problemi mistik tek ti :).
Gon!
Gon!

349


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  maximus prej 06.08.11 1:34

[quote="estilen"]
maximus shkruajti:Per menidimin tim, cdo gje qe eshte mistike eshte dhe terheqese, por te masoneria dhe iluminatet jane shume konspirativ ne lidhje me ngjarjet e fundit qe po ndodhin.
Po i marrim gjerat me shkoqur maximus,ose maksi me thjesht,ashtu sic je shprehur ne paragrafin e mesiperm.Ti bie ne kundershtim me mendimin tend kur thua- por te masoneria dhe iluminatet jane shume konspirativ ne lidhje me ngjarjet e fundit qe po ndodhin-Ne se pranon qe jane shume konspirativ ti nuk ke mesuar asgje nga masonet,por komenton belbezitje njerzish nga rruga e madhe

maximus shkruajti:Gjithashtu dua te shtoj se duhet te hapim syte dhe nuk duhet te jemi kaq naiv sa te mashtrohemi nga nje gje e tille. Masoneria po na vret,

Qe kur ke filluar te japesh mesim per te keqiat e masonerise,pa ditur asgje nga ata,mbasi vete pranon qe jane konspirant...?

maximus shkruajti:po materializon shpirtin tone,po josh njerzit me pasuri dhe me vlera te shtirura intelektuale, po tenton te grabise lirine dhe te na beje te besojme ne superqenien njerezore sipas parimeve te Hegelit dhe historia na ka mesuar se cfare mund ti ndodhe njerzimit nese do te ecim me ato parime, sic ishte LUFTA E II- te BOTERORE.
Ne se vertete masoneria po materializon shpirtin tone dhe po josh njerzit me pasuri,atehere hallall or burri i dheut,kjo tregon se ata jane me te mencurit e botes qe dine te jetojne per vehte ne mireqenie,njekohesisht ndihmojne dhe te tjeret me tepricat e tyre.Sa per grabitje lirie,n.q.s e njeh historine me thuaj nje here te vetme kur ti ke qene i lire...?

maximus shkruajti:Do ju lutesha te gjithve te hapni syte dhe te hetoni ne lidhje me to, do te zbulonit shume intriga te rrezikshme kunder njerzimit dhe natyres se shpirtit njerzor. Shikojeni me ftohtesi kete mesazh dhe ju lutem mos u nxitoni ne gjykime.
Me keqardhje po te them se keto mesazhe populiste nuk i zene vend nje personi jo publik,si juve,apo dhe shume te tjereve si ne ketu ne Shqiperi dhe jashte saj,sepse vetem 2% e popullsise se pasur zoteron 50% te pasurive boterore.Prandaj kur degjoj te tilla mesazhe me ''keputet mesi'' nga te qeshurat,zoti MAXIMUS...

Me vjen keq qe lexon vetem pjeset qe te interesojne une nuk te njoh po ta them perseri. Nuk mund te nxjerr nje konkluzion ne lidhje me aftesite tuaja intelektuale por mesa duket te gjithe ketu perpiqen te shfaqin me shume veten sesa te jene objektiv ne lidhje me temen. Megjithate ju jeni paksa ndryshe dhe shume e drejperdrejte. Une i kam studiuar masonet per vite me rradhe dhe mund te flase me kopetence te plote dhe te rikonfirmoj ato qe kam thene me lart do te lutesha te mos me nenvleftesonit dhe mos qeshnit shume.
maximus
maximus

14


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Estilen prej 06.08.11 15:26

maximus shkruajti:
Me vjen keq qe lexon vetem pjeset qe te interesojne une nuk te njoh po ta them perseri. Nuk mund te nxjerr nje konkluzion ne lidhje me aftesite tuaja intelektuale por mesa duket te gjithe ketu perpiqen te shfaqin me shume veten sesa te jene objektiv ne lidhje me temen. Megjithate ju jeni paksa ndryshe dhe shume e drejperdrejte. Une i kam studiuar masonet per vite me rradhe dhe mund te flase me kopetence te plote dhe te rikonfirmoj ato qe kam thene me lart do te lutesha te mos me nenvleftesonit dhe mos qeshnit shume.


Ore Maximus,te jam pergjigjur te gjitha atyre qe ti ke komentuar,,dhe jo pjeset qe me kane interesuar.Mua nuk me intereson asgje as nga masoneria e as nga ndonje rryme pa indentitet.Dhe meqense i paske studiuar(se di se ne c'universitet)dhe je kompetent ne njohurite mbi masonet,atehere ja ketu e ke ''sheshin''pra vendin,dhe shprehe talentin tend,na bind edhe neve qe masoneria eshte e keqja e botes,por ama me fakte e dekumenta.Jam ne pritje te shkrimit te tend,te nje shkrimi ndryshe nga c'eshte shkruar ketu deri tashti,te nje shkrimi kompetent,me gjera te reja.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Masoneria ne Shqiperi

Mesazh  Jorghoson Vanilla prej 18.10.11 15:59

Duke nisur qe dje edhe ne Shqiperi eshte krijuar Lozha e madhe Masonike. Zyrtarizimi saj eshte bere ne nje deklarate per shtyp nga Elton Caci mjeshter i lozhes shqiptare por edhe nga disa te ftuar prej Lozhave Masone ne Shtetet e Bashkuara dhe Italise. Caci theksoi se hapja ne kete periudhe e lozhes shqiptare perkon me krijimin e kushteve te duhura politike dhe sociale. Nderkohe qe puna kishte disa vite qe kishte filluar.

Ndersa i ftuari i vecante ne kete ngjarje Tomas Xhekson sekretar ekzekutiv i konferences te Lozhave te medha Masonike tha se krijimi i kesaj lozhe eshte me rendesi per shqiptaret pasi do te kontribuoje ne promovimin e demokracise dhe tolerances. Ne duam te marrim disa qytetare te mire shqiptare dhe ti bejme me te mire per te kontribuar ne evoluimin e shoqerise shqiptare. Ne jemi aty ku ka demokraci.

Do te kontribuojme ne perhapjen e parimeve demokratike. Ne Shqiperi kemi njerez te rinj qe nuk jane perfshire ne regjimin e vjeter deshironim ti jepnim nje freski kesaj lozhe. Me duhet te theksoj se kjo nuk eshte nje parti politike deklaroi Tomas Xhekson sekretar ekzekutiv i konferences se Lozhave te medha Masonike.

Masonet jane nje organizate vellazerie e cila eshte themeluar ne rrethana jo shume te qarta ne fund te shekullit te 16 dhe ne fillim te shekullit te 17. Masoneria e lire ekziston ne forma te ndryshme ne te gjithe boten dhe numri i personave qe e kane perqafuar mendohet te jete 6 milione. Lozhat e medha jane ato te Skocise Irlandes dhe Anglise. Lozha e pare eshte krijua ne Mbreterine e Bashkuar ne vitin 1717. Para vitit 1813 brenda masoneve kane ekzistuar dy rryma ajo moderne dhe ajo e lashte.
avatar
Jorghoson Vanilla

If you want to know the outcome of a game before the game has even started, you need to control each side.

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  ILIRA prej 18.10.11 16:03

Prape shume te rezervuar dhe aspak te qarte keta masonet edhe shprehen se jane vellazeri dhe larg politikes edhe plotesojne se do te kontribojne ne promovimin e demokracise dhe tolerances...????
ILIRA
ILIRA

186


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Jorghoson Vanilla prej 18.10.11 16:07

Nuk e di dhe nuk mendoj se do te mund te dijm ndonjehere , por sipas tyre qellimet qe kane jane ne te mire te vendit tone ... edhe pse deklaruan se nuk jane nje parti politike , une mendoj se ato po e udheheqin me se mire tani Shqiperine .
avatar
Jorghoson Vanilla

If you want to know the outcome of a game before the game has even started, you need to control each side.

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Fakiri prej 18.10.11 20:28

Edhe pse etja për ta kuptuar thelbin e gjërave,nuk të ndihmon nga jashtë por njeriu duhet të futet në brendësi të saj,për të kuptuar të mirat dhe të këqijat e saj. Ne nga jashtë mundohemi me aq sa mundemi ti përkapim ato qëllime,që mendojm se mund ti deshifrojm nga deklarata e tyre.

Tani më dijet me siguri se qëllimet e ndonjë shoqërie sekrete apo të ndonjë shoqërie jo sekrete mund ti dijë ai që është anëtari i mbrendshëm i saj,dhe vetëm ai i cili i arrinë kufijtë e saj skajore dhe nivelizohet me dijetarët (Mjeshtrat) e saj më të mirë, i tejkalon ata dhe arrin shkallën në të cilën u bëhen të qarta ato thellësi dijesh,qëllimesh apo edhe plasaritje interesash në atë shoqëri , të cilat nuk i shfaqen përfaqësuesve të saj.

Vetëm atëherë mund të jetë e vërtetë ajo që ai konfirmon për qëllimin e asaj vallazërie si e quajn ata vetën e tyre,dhe që ka arritur në mos gradat më të larta të saj së paku ato mbimesataren sa të mund të thotë diç më sakt për planprogramet e tyre në lidhej me Shqiptarët dhe Shqipërin.Edhe pse mund të jenë plane djallëzore apo qëllim mira, ne nga jashtë vetëm mund të spekulojmë në lidhje me qëllimin final të tyre……….unë uroj që së paku qëllimet e tyre të mos jenë djallëzore..
Fakiri
Fakiri

535


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Berti69 prej 28.10.11 20:59

Masonët shqiptar dhe krijimi i lozhës

Masone dalin hapur edhe në Shqipëri

Pas disa vitesh që dyshohej që masonët vepronin në Shqipëri tashmë s’është sekrete.

Të premten e datës 14 Tetor 2011 u mbajt ceremonia e lindjes zyrtare të Lozhës së Madhe Shqiptare (LMSH) masone me të emëruarin liderin apo mjeshtrin e tyre të madh siç e quajnë ata, Elton Çaçi.

Në këtë ceremoni zyrtare morën pjesë mjeshtri i madh Gustavo Raffi i Lozhës së Madhe Nënë (Grande Oriente d’Italia -GOI) i cili punoj që në vitin 2008-të për krijimin e Lozhës Shqiptare. Pasi pati sukses në krijimin e Lozhës së Madhe Serbe. Gjithashtu në zyrtarizimin LMSH-së morën pjesë segretari i përgjithshëm i Konferencës Botërore të Lozhës Madhe Tomas Xhekson(Thomas Jackson), mjeshtri i madh i Greqisë Nikolaus(Nicolaus) Vourgidis, mjeshtri i madh i Serbisë Petar Kostiç.

Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


434


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Luli prej 04.01.12 23:02

Masonëria dhe Shqiptarët

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Timthu10

Masonëria e Lirë, e përhapur në gjithë botën ka pasur ndikim të madh në historinë e njerëzimit. Fillimi i shekullit 21, e ka gjetur Masonërinë në qendër të vëmendjes së mediave dhe gazetarëve në përpjekje për të zbardhur diçka nga organizata më sekrete e planetit.

Duke qenë se pjesë e Masonerisë kanë qenë shumë figura të shquara të politikës, artit, muzikës, sportit, biznesit, etj. organizata është bërë pjesë e akuzave të shkrimtarëve të ndryshëm se ajo ka si qëllim krijimin e Rendit të Ri Botëror.

Për gjatë shekujve Masoneria ka pasur si armik kryesor të sajin, Kishën Katolike të Vatikanit, e cila ua ka ndaluar besimtarëve të saj hyrjen në këtë organizatë.

Masonëria në trevat shqiptare

Historia e hershme

Fillimet e Masonërisë në trevat shqiptare mendohet të jenë andej nga vitet 1830'. Mendohet gjerësisht se Masonëria ka ndikuar në mënyrë të pashlyeshme në Rilindjen Kombëtare Shqiptare, dhe në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Idetë iluministe të rilindasve shihen si ndikim i frymës masonike në inteligjencën shqiptare të kohës.

Gjatë viteve të sundimit të Ahmet Zogut, masonët patën liri veprimi dhe madje mendohet se ata ishin të përfshirë në disa prej atentateve të bëra ndaj Zogut. Nuk ka të dhëna të sakta, por mendohet se Durrësi, Shkodra dhe Korça kishin lozha masonike gjatë viteve 30'.

Gjatë periudhës së komunizmit masonët u shpallën të paligjshëm dhe u luftuan ashtu siç u luftuan edhe besimet fetare.

Historia post-komuniste

Me ardhjen e demokracisë Masonëria u ringjall, pa arritur të krijonte një lozhë. Në vitin 2005 u krijua në Tiranë me vendim të Këshillit të Lartë Masonik për Anglinë dhe Uellsin, dhe Këshillit të Lartë Masonik Botëror "e para Lozhë Masonike në vend, Lozha e Masonërisë së Lashtë, me emrin Lozha Akacia Nr.25, Shqipëri Nr.1".

Gjithsesi krijimi i kësaj lozhe është mohuar nga Maksim Zotaj (mason shqiptar), nga Jean Michel Quillardet dhe Lui Lopez. Në vitin 2007, në Shqipëri erdhi Mjeshtri i Madh i Grand Orientit të Francës, Jean Michel Quillardet i cili u takua me Kryeministrin Berisha dhe Presidentin Topi.

Më vonë Lui Lopez, një mason francez i vetëdeklaruar, tha se në Shqipëri e para lozhë masonike, ishte ajo e krijuar nga Grand Orienti i Francës. (duke marrë parasysh se Orienti i Madh dhe Masonët anglofonë nuk kanë marrëdhënie mes tyre, ndoshta Orienti i Madh, quan të parën lozhë shqiptare, Lozhën e saj.

Gjithsesi mbetet i habitshëm, reagimi i Maksim Zotajt, mason i New Yorkut, që thotë se në Shqipëri nuk ka Lozhë Masonike). Maksim Zotaj, i pari mason shqiptar i vetëdeklaruar erdhi në Shqipëri, në vitin 2007, dhe në vitin 2009 krijoi shoqatën "Miqtë e Masonëve".

Në 3 vitet e fundit, shtëpitë botuese shqiptare kanë botuar një sërë librash mbi masonët dhe akuzat ndaj tyre, duke e bërë këtë organizatë gjerësisht të njohur.

Në Kosovë, vëllazëria filloi të njihej pas vitit 1999. Mendohet se aty ka dy lozha, por nuk ekzistojnë fakte të sakta. Në Pejë në vitin 2005 u krijua Shoqata Rotari, me udhëheqës Neshad Asllanin. Ndonëse nuk ka lidhje me masonërinë, shkrimtari Saad Gashi deklaron se në fakt ajo është një lozhë masonike.

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  250px-Flag_of_Albanian_Provisional_Government_1912-1914
Flamuri shqiptar gjatë viteve 1912-1914, burim teorish se Ismail Qemali ishte mason. Shqiponja me dy koka është simboli i shkallës 32 të Masonërisë, ylli sipër, është Ylli i Davidit, simbol i flamurit të Izraelit sot.

Opozita anti-masonike shqiptare

Në trevat shqiptare, masonët nuk gëzojnë mbështetjen as të fesë dhe as të popullsisë së gjerë. Shkrimtari më aktiv anti-mason është Kastriot Myftaraj, i cili në gazetën e tij "Sot" nuk ngurron të akuzojë figura të njohura të politikës shqiptare si masonë dhe si neo-çifutë.

Nga 3 besimet fetare shqiptare, Islami mbetet më anti-masoni. Elementë me bindje të thella islame, në rrjetet sociale Facebook, Twitter, apo MySpace shkruajnë vazhdimisht për komplotin çifuto-mason ndaj shqiptarëve dhe myslimanëve.

Dukshëm, elementët islamikë tentojnë të krijojnë një imazh të keq të çifutëve (Izraeli vazhdon luftën në Palestinë duke vrarë myslimanët) në Shqipëri kur dihet ndihma e shqiptarëve ndaj hebrenjve gjatë Luftës II Botërore.

Në Kosovë opozita anti-masonike mbetet shumë e fuqishme. Anti-masonët e Kosovës deklarojnë se Masonëria kontrollon gjithçka duke filluar nga politika, biznesi deri tek kultura dhe muzika. Në Shqipëri nuk mungojnë zërat se televizioni më i madh i vendit Top Channel është mason. Gjithashtu anti-masonët janë përqëndruar edhe tek simbolika e institucioneve shqiptare, për të deklaruar sundimin mason dhe atë të Illuminatit.

Masonët shqiptarë

Lista në vijim është përpiluar me emra nga interneti, kryesisht të forumeve të ndryshme, dhe faqeve islamike anti-masonike.

Maksim Zotaj - i vetëdeklaruar, Lozha Blu, New York

Neshad Asllani - sipas Saad Gashit

Gjergj Kastrioti Skënderbeu-i hamendësuar nga njerëz të ndryshëm si pjesëtar i Illuminatit

Jeronim De Rada - sipas deklaratave të Maksim Zotajt

Abdyl Frashëri - sipas deklaratave të Maksim Zotajt

Sami Frashëri - sipas deklaratave të Maksim Zotajt

Naim Frashëri-sipas deklaratave të Maksim Zotajt

Petro Nini Luarasi - sipas deklaratave të Maksim Zotajt

Hoxha Tahsim - sipas deklaratave të Maksim Zotajt

Vaso Pasha - sipas deklaratave të Maksim Zotajt

Mit'hat Frashëri-sipas deklaratave të Maksim Zotajt

Mehmet Ali Pasha - sipas deklaratave të Maksim Zotajt

Lasgush Poradeci - sipas deklaratave të Maksim Zotajt

Ismail Qemali - sipas deklaratave të Maksim Zotajt

Nuredin Bej Vlora - sipas deklaratave të Maksim Zotajt

Nikolla Paço - sipas deklaratave të Maksim Zotajt

Faik Konica - sipas deklaratave të Maksim Zotajt

Enver Hoxha - sipas Kastriot Myftarajt

Veton Surroi - sipas Saad Gashit

Edi Rama - sipas Fatos Nanos dhe Kastriot Myftarajt

Erion Veliaj - sipas Kastriot Myftarajt

Sali Berisha-sipas hamendësimeve të ndryshme

Adelina Ismaili - sipas hamendësimeve të ndryshme

Ibrahim Rugova - sipas hamendësimeve të ndryshme

Hashim Thaçi - sipas hamendësimeve të ndryshme

Fatmir Sejdiu - sipas hamendësimeve të ndryshme

Albin Kurti - sipas hamendësimeve të ndryshme

nga wiki
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

884


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Luli prej 07.01.12 8:30

Duan të më vrasin
Kallëzimi i rrallë i kreut të masonëve

Kreu i shoqatës “Miqtë e Masonëve” i ka kërkuar prokurorisë të hetojë tentativat e vazhdueshme për eliminimin e tij fizik, të cilat, sipas tij, bëhen nga njerëz të pushtetshëm.

Maksim Zotaj, që pretendon se është masoni i parë shqiptar dhe drejtues i një shoqate që synon përgatitjen e masonëve të rinj në vendin tonë, ka depozituar një kallëzim penal me anë e të cilit kërkon të vërë në lëvizje organin e akuzës për rrezikun e vazhdueshëm që i kanoset, duke mos përjashtuar as eliminimin fizik.

“Kërkojnë të më helmojnë me oksid karboni” - mësohet të ketë deklaruar në prokurori Zotaj, i cili pas qëndrimit gati 15-vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është kthyer në Shqipëri si masoni i parë shqiptar.

Zotaj ka pretenduar në Prokurori se jo vetëm që është masoni i parë shqiptar, apo ndryshe Frimason, por edhe anëtar i Llozhës Blu të masonëve në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pozicioni i tij në shoqërinë e masonëve dyshohet se është edhe motivi i përpjekjeve të denoncuara nga Maksim Zotaj, për ta eliminuar atë fizikisht.
Kallëzimi i pazakontë për Prokurorinë është dorëzuar më datën 3 dhjetor dhe mban vulën e shoqatës “Miqtë e Masonëve”, që drejtohet nga 52-vjeçari me profesion gazetar.

Sipas burimeve të rezervuara, mësohet se në kallëzim Zotaj ka renditur disa ngjarje që, sipas tij, nuk janë të rastësishme.

Të gjitha episodet e përshkruara në mënyrë të detajuar kallëzuesi i ka shoqëruar me provat respektive, të cilat mund të hedhin dritë mbi një konspiracion të mundshëm që po i bëhet masonit të parë shqiptar, sikundër pretendon se është Maksim Zotaj.

Në kallëzimin e firmosur prej tij thuhet se gjatë tre viteve qëndrim në Shqipëri, pas kthimit nga ShBA-të, persona të ndryshëm, përfshi edhe njerëz të tij të afërt, kanë tentuar ta helmojnë me oksid karboni, një lëndë kjo që, sipas tij, shkakton atë që quhet “vdekje e ëmbël”.

Për këto ngjarje që kanë ndodhur në vazhdimësi kallëzuesi pretendon se ka vënë në dijeni disa herë uniformat blu, të cilat nga analizat që i kanë bërë lëndës kimike ka rezultuar të jetë gaz helmues.

Deri tani, përveç kallëzimit penal, ku përmenden të paktën 30 persona që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje, Zotaj ka vënë në dispozicion të akuzës vetëm fare pak prova, të cilat kryesisht janë fotografi që u janë bërë pajisjeve të dëmtuara, sipas tij, nga oksidi i karbonit.

Në një nga rastet e paraqitura kallëzuesi thotë se gazi karbonik me veti helmuese ka hyrë në ambientet e banesës së tij nëpërmjet tubove të ujit që gjenden në tualet dhe për këtë pretendim ai ka paraqitur disa fotografi të tualetit të dëmtuar pikërisht nga gazi karbonik.

Si pasojë e rrezikut që pretendon se i kanoset, Zotaj, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2006, ka ndryshuar disa herë banesën, por sërish, sipas tij, këto forca, që synojnë të luftojnë masonët për shkak të misionit të tyre, janë përpjekur sërish të injektojnë gaz oksid karboni në ambientet ku ai qëndron.

Burimet thonë se menjëherë pas marrjes së kallëzimit është marrë dëshmia e Maksim Zotajt, i cili ka rikonfirmuar gjithçka ka deklaruar në kallëzimin penal, duke dhënë detaje të tjera për llogari të hetimit.

Por ky rast duket se ka vënë në vështirësi organin e akuzës, i cili has për herë të parë një rast të tillë, kur një person, i cili pretendon se është masoni i parë shqiptar, thotë se rrezikon të eliminohet fizikisht.

Rasti në fjalë mësohet se i është nënshtruar një analize të detajuar në organin e akuzës, ku janë vendosur edhe hapat e mëtejshëm të hetimit për këtë çështje.

Momentalisht prokuroria thotë se ende nuk ka vendosur nëse do të regjistrojë një procedim penal për këtë çështje, por vendimi do të merret pas analizimit të të dhënave të mbledhura, por edhe ato që do të sigurohen gjatë verifikimeve paraprake.

Leonard Bakillari
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

884


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Masoneria - Shqipëri & Kosovë  Empty Re: Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi