Svastika ne fisin Bogaj ne Kelmend

Shko poshtë

Svastika ne fisin Bogaj ne Kelmend Empty Svastika ne fisin Bogaj ne Kelmend

Mesazh  Agamemndon prej 11.03.14 12:03

Kryqi gremc i ilireve

Grate e Malsise Madhe e kishin tatuazh nder duar... ashtu si iliret e keltet.


Svastika ne fisin Bogaj ne Kelmend 1899889_503052066472256_657008458_n

Kjo është një këngë që këndohet në fisin e Bogës (Kelmend)për Svastikën
“KUSH PO VJEN PREJ BOGET”

Kush po vjen prej Boget ?
Marija e zbukurueme.
Me duer te shkrueme.
Me hane t’re e me Dill Plak.
Kolen ton e paska hak.
Kush po vjen prej Shtegut,
Si molla e bejlegut.
Asht Marija me dasmor.
Na ka vu brezin florinit,
Si bija e t’mirit.
Me dur t’shkrueme, t’zbukurueme,
N’kët konak na asht fatlume.

Nga prof. Gezim Uruci
Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


220


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Svastika ne fisin Bogaj ne Kelmend Empty Re: Svastika ne fisin Bogaj ne Kelmend

Mesazh  Agamemndon prej 11.03.14 12:55

Svastika ne fisin Bogaj ne Kelmend 1896811_503436859767110_204221078_n

Kjo foto e bere nga Luljeta Done eshte bere tek nje corape  grash te M.Madhe; siper eshte dragoji, ne mes rombit eshte ylli pese cepesh, rombi si simbol i lindjes, kryqi barabrinjes dhe kryqi i thyer Svastika me dy drejtime njeri ne drejtim te levizjes se diellit dhe tjetri ne te kundert.
Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


220


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Svastika ne fisin Bogaj ne Kelmend Empty Svastika ne qytetin e Durresit.

Mesazh  xhimi ejm prej 12.03.14 5:18

Ne vitin 2007 ne Durres eshte gjetur nje mozaik rreth 7m katror qe mendohet te jete me shume se 1900 vjecar. Ne nje ekspedite arkeologjike, te kryesuar nga Afrim Hoti, u gjeten shume afreske te shekullit te pare te Eres Sone dhe nder to dukej qartazi edhe kryqi i thyer. Interesante eshte se ky zbulim u be krejt rastesisht; gjate germimit te themeleve te nje pallati ne lagjen 11 ne Durres u gjeten renojat e nje lagjeje te tere antike. Eshte per te ardhur keq qe studimet nuk vazhduan me tej dhe Instituti i Monumenteve te Kultures u mjaftua vetem me kete gjetje siperfaqesore ne thelb.

Qartazi Svastika eshte shfaquur dhe vazhdon te shfaqet ne Shqiperi. Jo vetem ne veri. Sipas Dr. Schliemann, shume gra epiriote kane tatuazhe qe lidhen me kryqin e thyer. Ato qe hasen me shpesh jane figurat 46, 47, 48, 49, 50, 51.

Shume njerez e lidhin Svastiken me masonerine. Kjo behet edhe me intriguese pasi free masoni Maksim Zotaj, anetar i Lozhes se New York-ut, ka deklaruar se masoneria i ka rrenjet ne Shqiperi dhe nder njerezit qe kane sunduar boten, gjithmone ka patur nje linje gjaku shqipetare.
xhimi ejm
xhimi ejm

Mosbesimi është shenjë zgjuarësie dhe zhvillimi, jo besimi.

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Svastika ne fisin Bogaj ne Kelmend Empty Re: Svastika ne fisin Bogaj ne Kelmend

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi