Vatikani, një histori plot me intriga, tradhti, orgji dhe vrasje

Shko poshtë

histori - Vatikani, një histori plot me intriga, tradhti, orgji dhe vrasje Empty Vatikani, një histori plot me intriga, tradhti, orgji dhe vrasje

Mesazh  Agamemndon prej 13.02.14 9:50


histori - Vatikani, një histori plot me intriga, tradhti, orgji dhe vrasje Luftaufnahme-Vatikan-Seligsprechung-Johannes-Paul-II

Histori qe nuk i keni lexuar kurre me pare


Historia


Perandori Kaligula (37-41) nisi ndërtimin e cirkut në këtë zonë, i cili u përfundua më pas nga Neroni “Circus GAii et Neronis”, i quajtur thjesht Cirku i Neronit. Obelisku i Vatikanit fillimisht u mor nga Heliopolis nga Kaligula, për të dekoruar cirkun e tij dhe është mbetja e fundit e dukshme. Kjo zonë u bë pjesë e martirizimit të shumë të krishterëve pas zjarrit të madh të Romës në vitin 64. Ky është vendi ku u kryqëzua dhe Shën Pjetri. Përballë cirkut ishte një varrezë e ndarë nga rruga “Cornelia”. Varret dhe mazoleumet, si dhe altaret e zotave paganë të të gjitha llojeve u ndërtuan dhe qëndruan aty deri përpara ndërtimit të Bazilikës Konstantiniane të Shën Pjetrit në gjysmën e parë të shekullit të katërt. Mbetjet e këtij nekropoli të lashtë kanë dalë në dritë në mënyrë sporadike, gjatë rinovimeve të ndryshme nga papë të ndryshëm nëpër shekuj, me frekuencë më të lartë gjatë Rilindjes, deri sa nisën gërmimet sistematike me urdhër të Papa Piut XII nga viti 1939-1941.

 Në vitin 326, kisha e parë, Bazilika Konstantiniane u ndërtua në zonën, ku arkeologët e shquar italianë pranojnë se është varri i Shën Pjetrit. Që atëherë, zona filloi të bëhej më e populluar, por më së shumti nga shtëpi të lidhura me aktivitetin e Shën Pjetrit. Një pallat që filloi të qeveriste rajonet përreth dhe nëpërmjet strukturës papnore qeverisnin një pjesë të madhe të gadishullit italian për më shumë se një mijë vjet, deri në mesin e shekullit të 19-të, kur pjesa më e madhe e shteteve papnore u formuan mbretërinë e re të Italisë. Në këtë kohë, Vatikani nuk ishte banesa e zakonshme e papëve, por pallati “Lateran” dhe më vonë ai “Quirinal”, ndërkohë që rezidenca, nga viti 1309 – 1377 ishte në Avinjon, Francë. Në vitin 1870, zotërimet e papës u përballën me një situatë të pasigurt, kur Roma u aneksua nga forcat, të cilat kishin bashkuar pjesën tjetër të Italisë. Nga viti 1861 – 1929 statusi i papës konsiderohej si “Çështja Romake”.

 Ato nuk shqetësoheshin në pallatin e tyre dhe kishin një farë statusi, duke përfshirë të drejtën për të dërguar dhe pritur ambasadorë. Por ato nuk e njihnin të drejtën e mbretit italian për të qeverisur në Romë dhe refuzuan të largoheshin nga Vatikani derisa çështja u zgjidh, në vitin 1929. Shtetet e tjera vazhduan ta njohin në rang ndërkombëtar Selinë e Shenjtë, si një njësi sovrane. Në praktikë, Italia nuk bëri asnjëherë përpjekje për të ndërhyrë në çështjet e Selisë së Shenjtë, brenda mureve të Vatikanit. Sidoqoftë, shumë prona të kishës në vende të tjera u konfiskuan, duke përfshirë dhe pallatin “Quirinal”, dikur banesa zyrtare e papës. Papa Pio IX, udhëheqësi i fundit i shteteve papnore pretendonte se pasi Roma u aneksua ai ishte “i burgosur në Vatikan”. Kjo situatë u zgjidh më 11 shkurt 1929 ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Mbretërisë së Italisë. Traktati u nënshkrua nga Benito Mussolini, në emër të mbretit Victor Emmanuel III dhe Sekretari Kardinal i Shetit, Pietro Gasparri si përfaqësues i Papa Pio XI. Traktati përcaktonte pavarësinë e Shtetit të Vatikanit dhe i jepte katolicizmit status special në Itali. Në vitin 1984, një marrëveshje e re mes Selisë së Shenjtë dhe Kishës modifikoi disa kushte të vjetra, duke përfshirë pozicionin e katolicizmit si besim shtetëror në Itali.

Sistemi politik
Qeveria e Vatikanit ka një strukturë unike. Papa është sovrani i shtetit. Autoriteti legjislativ zbatohet nga Komisioni Peshkopal i Vatikanit, një trup kardinalësh të caktuar nga Papa, për një periudhë pesë-vjeçare. Pushteti ekzekutiv është një duart e presidentit të këtij komisioni, i asistuar nga Sekretari i Përgjithshëm dhe Zëvendëssekretari i Përgjithshëm. Marrëdhëniet e jashtme të shtetit i janë besuar Sekretariatit të Selisë së Shenjtë dhe shërbimit diplomatik. Sidoqoftë, papa ka pushtet të plotë ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor mbi Vatikan. Ai është aktualisht i vetmi monark absolut në Evropë. Gjithashtu, ka departamente specifike që merren me shëndetësinë, sigurinë dhe telekomunikacionin.

Marrëdhëniet diplomatike
Vatikani është një territori i njohur kombëtar sipas ligjit ndërkombëtar, por është Selia e Shenjtë që kryen aktivitetin e marrëdhënieve diplomatike në emër të tij. Vatikani, thuajse nuk ka shërbim diplomatik vetjak. Ambasadat e huaja në Selinë e Shenjtë janë të vendosura në qytetin e Romës. Influenca e madhe në çështjet botërore është në përpjesëtim krejtësisht të zhdrejtë me masën fizike të Vatikanit.

Ekonomia
Ekonomia unike, jo komerciale mbështetet financiarisht nga kontributet e katolikëve në gjithë botën, me shitjen e stampave postare dhe relikeve turistike, tarifave për vizitimin e muzeve dhe shitjen e botimeve. Të ardhurat dhe standardet e jetesës së punonjësve janë të krahasueshme, ose disi më të mira se ato të homologëve të tyre që punojnë në qytetin e Romës. Vatikani ka gjithashtu bankën e tij “Istituto per le Opere di Religione”.

Popullsia dhe gjuhët
Thuajse gjithë banorët e Vatikanit jetojnë brenda mureve të Vatikanit ose shërbejnë në ambasadat e Selisë së Shenjtë nëpër botë. Popullsia e Vatikanit përbëhet nga dy grupe: kleri, pjesa më e madhe e të cilit është në shërbimin e Selisë së Shenjtë dhe disa zyrtarë të shtetit, si dhe rojet zvicerane. Shumica e tre mijë punëtorëve, të cilët përbëjnë forcën punëtore të Vatikanit jetojnë jashtë Vatikanit dhe janë shtetas italianë përgjithësisht. Si rezultat, gjithë banorët e Vatikanit janë katolikë. Vatikani nuk ka asnjë gjuhë zyrtare. Në legjislacion dhe komunikim zyrtar përdoret gjuha italiane. Në Gardën Zviceriane përdoret gjuha gjermane, ndërkohë që faqja zyrtare e internetit të Vatikanit është në italisht,
anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe spanjisht.

Dy kampet që luftojnë kundër njëri-tjetrit, pastrimi i parave të pista nga banka e Vatikanit


Ana e errët e Vatikanit, një histori dhe orgji pas mureve të shenjta



Kisha Katolike numëron 265 Papë në historinë e saj 2000 vjeçare- por jo të gjithë pasardhësit e Pjetrit ishin shenjtorë. 30 vdiqën si martirë, katër në mërgim ose në burg, gjashtë u vranë, njëri madje në krevat nga burri i të dashurës. Përsëri e gjithmonë dëgjojmë për thashetheme dhe skandale, madje edhe për krime.

Vatikan, Vatikrim, Vatileaks: a është zemra e Kishës Katolike në fakt një gropë gjarpërinjsh? A janë në Romë në pushtet forca të errëta, që lajnë duart me çdo Papë, që nuk u përshtatet atyre? Gjithmonë e më qartë zbulohet një betejë e hidhur për pushtet në Kolegjin e Kardinalëve. Ka dy kampe, që punojnë kundër njëri- tjetrit- natyrisht të mbuluar, por të ndarë në aleanca dhe intriga.

Edhe gjatë drejtimit të Papa Benediktit XVI, ato u përpoqën që të shtyjnë përpara interesat e tyre. Menjëherë pas zgjedhjes, Benedikti vendosi në postet kyçe njerëzit e besuar, si për shembull Tarcisio Bertne. Ai mori përsipër si Sekretar i Shtetit politikën dhe diplomacinë.

Beteja mes të besuarve të Papës dhe kundërshtarëve të tij shpërfaqet hapur nga kriza në bankën e Vatikanit, IOR. IOR menaxhon një pasuri gjigande, rreth 10 miliard euro, mes tyre pasuri të patundshme në mbarë botën. Kaq shumë para janë padyshim të rrezikshme edhe për njerëzit e Kishës. Pas thashethemeve të këqija për pastrim parash dhe kontakte me mafien, Papa dërgoi në vitin 2009 ekspertin e ekonomisë, Ettore Gotti Tedeschi për të rregulluar gjërat në IOR. Por mbikëqyrja dhe rregullat e tij për transparencë injorohen shpesh dhe në vitin 2012 ai jep dorëheqjen, pas përplasjeve me Bertonen. Ditën tjetër fluturon nga detyra mazhordomi Paolo Gabriele. Paolo kishte hyrë vjedhurazi në dhomën private duke marrë materiale nga tavolina e Papa Benediktit XVI. Pasi kontrollonte me sy disa herë, futej pa zhurmë brenda, duke bërë punën e tij. Lexonte letrat private, studionte dokumentet sekrete, hapte sirtarët. Dokumentet më të rëndësishme i fotografonte. Pastaj i vendoste sërish të gjitha letrat në vendet e tyre me kujdes dhe largohej nga dhoma.

Paolo Gabriele është dënuar, por punëdhënësit e tij mbeten të panjohur për publikun deri më tani. A i ka treguar ai ato për policinë? A i njeh Benedikti emrat e tyre? Letrat që ai kishte vjedhur flisnin kryesisht për makinacionet e dyshimta të Bankës së Vatikanit. Ajo bankë që dikur ishte implikuar në një komplot të dyshimtë për vrasje. Dhe thashethemet nuk reshtin.

Një plan për të hetuar pastrimin e parave duket se i ka kushtuar edhe jetën Papa Gjon Palit të Parë. Ishte 29 shtator 1978, ora pesë e mëngjesit. Murgesha që kujdesej për Papën, Motër Vincenza, futet në dhomën e gjumit të tij. Ajo ishte e shqetësuar pasi një natë më parë, Papa, që kishte vetëm 33 ditë në detyrë, ishte ankuar për kollë dhe dhimbje. Përpara syve i shfaqet Papa, i shtrirë në krevat, me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë dhe me një dokument në dorë- por ai është i vdekur pas një ataku kardiak. Kështu shkruhet në certifikatën e vdekjes. Por për shkak se familja dhe Vatikani e refuzuan një autopsi, lulëzuan teoritë konspirative.

Anglezi David Yallop shkruante në vitin 1984 se Papa ishte helmuar, pasi kishte rënë në gjurmë të makinacioneve të korruptuara të Bankës së Vatikanit. Si vrasës, ai akuzonte kardinalin francez Jean- Marie Villot. Ai e kishte vrarë Papën, që donte ta shkarkonte, me një helm në pije. Vetë Kardinali do deklaronte më vonë se Papa kishte marrë më shumë mjekim nga sa duhej. Është një nga këto krime që tregon se jo vetëm në Mesjetë, por edhe sot në Vatikan ka skandale, afera dhe lojëra për pushtet, që nuk e lënë të qetë shtetin e vogël. Ndoshta janë pikërisht këto që i kanë shterur fuqinë Papa Benediktit XVI. Fuqi që tani i mungon.


Papa i vrarë në krevatin e dashnores


Është errësirë kur konti kthehet në kështjellën e tij, dy orë me kalë larg nga Roma. Negociatat me Vatikanin kishin përfunduar shpejt dhe konti i devotshëm mezi priste të kthehej tek gruaja e tij e re. Në kështjellë është qetësi, por nga dhoma e gruas dëgjohen rënkime të lehta. I alarmuar, i zoti i shtëpisë hap derën dhe sheh: Bukuroshja e tij nuk është vetëm në krevat. I tërbuar nga zemërimi, me gjithë fuqinë e tij godet në kokë personin që ishte në krevat.

Kur drita e llambadarit bie mbi fytyrën e të goditurit, ai mbetet pa frymë: mëkatari është vetë shenjtëria e tij, Papa Gjoni XII, sundimtar i Romës, përfaqësues i Zotit në Tokë dhe kreu i krishterimit. Shërbëtorët nxitojnë për ta vendosur të dëmtuarin në krevat. Një mjek vjen me shpejtësi. Por Papa nuk jetoi më shumë se një javë. Ndërsa vetëdija nuk iu kthye as gjatë kësaj kohe.


***

Sot është një sensacion kur një Papë paraqet dorëheqjen. 1100 vjet më parë ishte diçka normale- vetëm se shumica e pasardhësve të Pjetrit nuk hiqnin dorë vullnetarisht nga detyra: vetëm në 20 vite mes viteve 896 dhe 916 janë 12 Papë të zhdukur, të mbyllur në manastir ose nën tokë. Por këta mëkatarë nuk janë asgjë me periudhën e Mesjetës. Në shekullin e 10-të në Vatikan ekzistonte një gjendje që historianët e përshkruajnë me terma si “pornokraci” apo “regjimenti i kurvave”.

Në fokus është e bukura dhe e keqja Marozia (892-932). Ajo kishte tre dashnorë dhe një nga ta u bë Papë: Serxhio III. Që në moshën 22- vjeçare ajo kishte kontrollin mbi shtetin kishtar. Edhe nëna e motra e saj ishin dashnore të njerëzve të fuqishëm. “Ajo filloi me kujdes të përdorte Papët e madje t’i vriste,” shkruan një kronist i kohës. Të gjithë kandidatët vinin nga familjet e përçara fisnike të Romës. I preferuari i Marozia-s, Serxhio III, vrau tre Papë. Madje vendosi një rekord të tmerrshëm: në përplasjet për zgjedhjen e Papës, përkrahësit e tij zhvarrosën Papën Formosus, të vdekur përpara 11 muajsh, e vendosën kufomën e tij në një bankë të akuzuarish, e dënuan, e gjymtuan dhe e hodhën në Tiber. Me vendimin për paraardhësin e tij të vdekur, Papa vrasës mund të legjitimonte sundimin e tij.


***

Në këtë kohë Vatikani ishte si një bordello. Kardinalët bënin festa dhe orgji. Por kur Marozia kërkoi që të bëhej perandoreshë, i biri i saj, Alberich, nuk e pranoi. Ai nis një luftë kundër mamasë së tij dhe e flaku atë në burg, ku vdiq në mjerim, pa i mbushur akoma 40 vjet. Pesë Papët e tjerë janë marionetat e Alberich. Duke vdekur, ai vendosi djalin e tij 16- vjeç në fron si Papa Gjoni XII: ai bëhet më i keqi i të gjithëve, një simbol i Papës së padenjë. Historianët e quajnë atë një nga personazhet më të mjerueshëm dhe më të neveritshëm që ka luajtur rol ndonjëherë në Kishë. Papa ftonte miqtë e tij në orgji masive në Vatikan dhe paguante qindra prostituta me thesaret e Kishës. Peshkopi Liutprang i Kremonës ka shprehur keqardhje për vrasjet, gjymtimet, tradhtitë, incestin, simoninë, bixhozin, dëshmitë e rreme dhe blasfemitë në këtë kohë. Uria për pushtet e Marozia bëri që më vonë të thuhej se dikur kishte qenë një Papë femër, “Xhoana”.


Borgiat- orgji, helmime dhe inceste pas mureve të shenjta

Vatikani është në gjumë të thellë, por në banesën e Papës shkëlqejnë dritat e shandanëve të çmuar. Salla e mbingarkuar me vepra arti gjëmon nga të qeshurat dhe gromësimat e të dehurve: kreu i krishterimit ka miq.


Miqtë e shquar janë priftërinj, peshkopë e kardinalë. Zonjat në fakt nuk janë dhe aq të nderuara. Ato vijnë nga bordellot e Romës. 25 prostitutat më të bukura janë rezervuar për Papën. Ata çiftëzohen në sy të të gjithëve duke ndërruar vazhdimisht partnerët deri në orët e para të mëngjesit.

Në kohët më të errëta të Kishës, Vatikani nuk është vetëm një shpellë kusarësh, por edhe një çerdhe e paudhësisë: Papa Aleksandri VI (1431- 1503) e ktheu vendin e shenjtë të krishterimit në vendin më imoral në botë. “50 prostituta të pashme, jo të zakonshme, por nga ato që thirreshin kurtizane, ishin aty,” theksonte Johannes Burckard, peshkopi i Ostias, pretonotar i Selisë së Shenjtë dhe Mjeshtër i Ceremonive në kurinë romake. “Pasi hanin darkë, fillimisht ato kërcenin me rroba në trup dhe më pas zhvisheshin. Më vonë shpërndaheshin lajthi dhe kurtizanet e zhveshura zvarriteshin nëpër dysheme dhe i mblidhnin ato me buzë”.

Papa është mësuesi i tyre më me përvojë: ai është fisniku spanjoll Rodrigo Borgia, i derës së famshme. Bashkëkohësit e përshkruajnë si një burrë të pashëm dhe një pushtues të papërmbajtshëm. Ishte i madh, i fuqishëm dhe me sytë e përgjumshëm.

Që në moshën 25- vjeçare, Rodrigo u bë kardinal dhe u zhyt në jetën e egër. Përmes pasurisë gjigande që kishte prej tokave, ai u bë i famshëm për qejfin e shfrenuar.

Kur ishte 61 vjeç, Rodrigo Borgia kishte grumbulluar mjaftueshëm pasuri sa për të blerë kolegjin e kardinalëve dhe për t’u zgjedhur Papë. Rivalët i heq nga rruga duke i helmuar. Në këtë mënyrë bien edhe bastionet e fundit të devotshmërisë dhe moralit.

Menjëherë sapo zgjidhet Papë, nis një tregti të fuqishme me objektet dhe parimet fetare. Me shumë dëshirë ai nis që të shkëmbejë mëkatet përkundrejt pagesës: kështu, një fisniku italian ai i shet për 24 mijë copa ari të drejtën kishnore për të bërë seks me të motrën.

E dashura e tij, Giulia Farnese është 16 vjeç, por është e martuar, kur fle për herë të parë me të. Si falënderim, ai ia bën të vëllain kardinal. Në atë kohë romanët e quanin bukuroshen “gruaja e Krishtit”, kurse vëllain e saj “kardinali i p…”. Ai ngjizi një numër fëmijësh me gratë e panumërta me të cilat shkonte.

Tre prej fëmijëve të tij kanë hyrë në histori: Cesare, Giovanni dhe famëkeqja Lucrezia Borgia (1480-1519). Djemtë përdorin pushtetin e babait për të gjetur bukuroshe. Vajza ia jep veten atij. Më vonë Lucrezia Borgia shkon në krevat edhe më vëllain e saj, Cesare.

Historiani Ferdinand Gregorovius e quan atë femrën më fatkeqe në historinë moderne. Vajza e Papës rritet e bukur mes murgeshave. “Ajo është mesatare për gjatësi, por ka forma të këndshme”, shkruan një bashkëkohës. “Ka hundë të prerë bukur, flokët e artë, gojën e madhe, dhëmbët e bardhë dhe të shndritshëm, qafën e hollë dhe të bukur, gjinjtë e formuar mrekullueshëm”. Babai i saj e marton atë tre herë në mënyrë të kalkuluar me njerëz të fuqishëm. Kur u fejua për herë të parë ishte 11 vjeç. Burri i saj vdes nga helmimi, për të cilin janë të famshëm Borgiat. Burrin e dytë e vret vëllai Cesare, që kishte një fëmijë ndërkohë me motrën e tij.

Por Lucrezia nuk është vetëm e bukur, por edhe e zgjuar. Ajo bëhet përfaqësuesja e Papës dhe drejton Selinë e Shenjtë derisa zhvendoset me burrin e tretë, Dukën e Este-s në Ferrara. Fundi i babait të saj të pashenjtë është njësoj si jeta: Pas një feste të tepruar, trupi i tij u fry dhe më pas u bë i zi. Thashethemet thoshin se ai vdiq ngaqë e mori djalli. Kurse shkencëtarët thonë se ai ra viktimë e helmit të tij. Cesare është po kaq përbindësh sa babai. Ai vret vëllain e tij, Giovanni, nga xhelozia pasi ai kishte gjetur një bukuroshe ekzotike nga Spanja për Papën. Lucrezia promovon artistët e shkencëtarët, jep për të varfrit dhe të sëmurët, i jep të shoqit tetë fëmijë, vdes gjatë lindjes së të nëntit dhe më pas nderohet si një e shenjtë, ndërkohë që vendi pikëllohet.


——–

Historia e Vatikanit përmes shekujve, nga teksti i censuruar te templarët


Vatikani, sekrete përvëluese nga dhomat e errëta

Arkivi i fshehtë i Vatikanit ruan një pasuri unike në botë. Në 85 kilometrat e rafteve të tij, në fakt, janë vendosur dorëshkrimet origjinalë që kanë shënuar historinë e Kishës, por jo vetëm, duke filluar nga shekulli VIII: bëhet fjalë për dekrete shkishërimi, proces verbalë (për procese si ai kundër Templarëve), privilegje perandorakë e shumë të tjerë.

Ndodh, ndonjëherë, që të mundësh të rijetosh kohëra të largëta nga dëshmitarë okularë dhe pa artificin e realitetit virtual. Një rast i jashtëzakonshëm, pikërisht në këtë kuptim, shfaqet këto kohë nëpërmjet dokumenteve sensacionalë të ekspozuar për herë të parë për publikun në Muzetë Capitolini të Romës, në Campidoglio: që nga Dictatus Papae i Gregorit VII tek dekreti i dëbimit për Frederikun II, që nga aktet e procesit kundër Templarëve francezë deri tek miratimi i rregullit të San Francesco d’Assisso, që nga Privilegium i Ottonit I deri tek origjinali i Concordato di Worms, nga Unam Sanctam e Bonifacit VIII deri tek akti i shkishërimit të Martin Luterit.

Ekspozita epokale që mban emrin Lux in arcana, përmban 100 dorëshkrime të çmuara me burim Arkivin e Fshehtë të Vatikanit dhe parashtron ngjarjet e mëdha të historisë së Kishës, nga Mesjeta deri në Nëntëqindën. Vetëm disa studiuesve të përzgjedhur, për qëllime kërkimesh shkencorë, u ishte lejuar në të kaluarën të admironin këta tekste. Askush, në fakt, nuk kishte mundur ndonjëherë të konsultonte dokumentet në të ashtuquajturën “periudhë e mbyllu”, pra nga 1939 deri në ditët tona, edhe këta të shfaqur në itinerarin e ekspozitës.

Zgjedhja e vendit të ekspozimit ka një domethënie simbolike të veçantë: Lindja e Muzeve Capitolini në fakt i detyrohet një Pape, Sisto IV i cili në vitin 1471, i dhuroi disa thesare të rëndësishme artistike dhe arkitektonikë qytetit të Romës. Me iniciativë të vetë Sisto IV papët kishin filluar të ruanin në një vend të sigurtë dokumentet e historisë së Kishës, shumë kohë përpara krijimit të Arkivit të Fshehtë, duke u lënë kështu pasardhësve një pasuri shumë të madhe dëshmish të drejtpërdrejta.

Ekspozita është e ndarë në seksione tematikë. Çdo dorëshkrim është i shoqëruar nga materiale multimedialë, të nevojshëm për të inkuadruar kontekstin e gjerë historik. Mund të thellohesh më tej me ndihmën e teknologjive të reja duke shkarkuar, për shembull, një aplikacion në smartphone apo në tablet. Pothuajse të gjithë seksionet kanë dokumente të shumtë të periudhës mesjetare, që po i paraqesim në mënyrë të detajuar dhe në mënyrë kronologjike. Është si të shfletosh, që nga fillimi, faqet e një libri magjik, autorët e të cilit janë aktorët protagonistë të historisë së rrëfehet.

Teksti i censuruar

Analiza e shkrimeve që i përkasin epokës së Mesjetës fillon me një formular letrash papnore të shekullit VIII që shkaktuan skandal në mjediset eklesiastike. Teksti, me emrin Liber diurnus Romanorum Pontificus, sjell një dënim formal të shprehur nga Këshilli i Tretë i Kostandinopojës i vitit 680, kundër papës Onorio I, i konsideruar përgjegjës se kishte favorizuar, ndonëse në mënyrë indirekte, përhapjen e monotelizmit (tezë heretike që pohonte praninë në Krisht të vetëm vullnetit hyjnor). Ai dënim përbënte një pikëmbështetje të rëndësishme për ata që kontestonin parimin e pagabueshmërisë së Papës dhe mbizotërimin e linjës së tij politika ndaj vendimeve të këshillave. Ja përse publikimi i formularit, i transkriptuar në vitin 1646 nga një studiues gjerman pas një serie rrethanash misterioze, u bllokua nga censura eklesiastike. Në 1700 origjinali gjeti vend në Arkivin e Vatikanit dhe vetëm në 1889 u bë i mundur publikimi.

Një prej “xhevahirëve” të ekspozitës i përket shekullit X dhe sjell një epokë dobësie të papëve kundrejt perandorisë: bëhet fjalë për pergamenin shumë të bukur ngjyrë të purpurt e me gërma të arta që përmban tekstin e Privilegium të Ottone I. Me këtë akt Papa, në një moment të parë, mori prej perandorit gjermanik njohjen e parë të pronave të Kishës në gadishullin italian.

Marrëveshje e befasishme

Papa i atëhershëm, Giovanni XII kishte lidhur një miqësi të fortë politike me Ottone, sepse i trembej ekspansionizmit të Mbretit Berengario II i Ivreas. Por, pak kohë më vonë, Giovanni bëri një marrëveshje të befasishme me të birin e Berengarios, Adalberto, duke u përpjekur që të ndërtonte një bllok antigjerman me mbështetjen e Kostandinopojës dhe mbretërisë së Hungarisë. Ottone, i irrituar nga tradhëtia, arriti me nxitim të madh në Romë në vitin 963 dhe dëboi papën: që nga ai moment e tutje, perandori do të mund të ndikonte në zgjedhjen e papës, duke rezervuar pushtetin për të vërtetuar zgjedhjen. Kopja kaligrafike që kemi sot i përket vitit 963.

Më pas, udhëtimi të çon në një epokë kur rolet mes Kishës dhe perandorisë duken krejt të përmbysur. Të paktën sipas pohimeve të Dictatus Papae të Gregiorio VII, kopja e të cilit që i përket vitit 1075 ndodhet në seksionin “Tiara e Corona”. Me 27 aksiomat që përmban teksti, papa shpallte supremacinë e tij absolute mbi çështjet spirituale dhe gjithashtu mbi ato tokësore, duke i rezervuar Kishës së Romës të drejtën për të rrëzuar perandorët.

Vite të trazuar dhe vendimtarë

Një vëllim shumë i trashë pergamenësh në lëkurë risjell vitet e trazuar e në terr të papatit të Giovanni VIII. Është një kopje e rregjistrit të tij origjinal, transkriptuar në shekullin Xi nga dy murgj në Montecassino të ngarkuar nga Abati Desiderio, që në të ardhmen do të bëhej Papa Vittore III. Nga ata shënime Desiderio kish për qëllim të nxirrte elementë të dobishëm për të rindërtuar fakte të spikatur të biografisë së Giovanni VIII, që sipas tezës së “Annali” të Fuldas kish qenë viktimë e një komploti dhe ishte vrarë brutalisht. Ndjehet ende, në disa shekuj distancë, atmosfera e ngjarjes së madhe, po të vëresh nga afër pergamenin origjinal të Concordato di Worms të vitit 1122, me të cilin i jepej fund “luftës për poste”. Firmosur nga sovrani gjermanik Henriku V dhe nga Papa Callisto II, marrëveshje i jepte vetëm Kishës të drejtën e emërimeve eklesiastikë të peshkopëve, ndërkohë që perandorit i takonte ajo feudale. Dokumenti që ka mbijetuar deri sot është kopja që Henriku V i dërgoi Callistos.

Plaçkitja e Zara

Shekulli i XIII për Kishën u hap në mënyrë të trazuar. Në vitin 1202 Papës Innocenzo III iu desh të marrë masa të ashpra kundër besimtarëve që po merrnin pjesë në kryqëzatën e IV. Të hipur në anije veneciane, ushtarët e krishterë kishin kuptuar që nuk kishin mjaftueshëm para për të paguar udhëtimin në Tokën e Shenjtë: kështu që, kishin plaçkitur një qytet të Adriatikut, Zara, duke kryer mizori të parrëfyeshme në një qytet që binte nën juridiksionin e mbretërisë katolike të Hungarisë. Innocenzo III, sapo mori lajmin, nxorri një dekret shkishërimi kundër atyre që kishin marrë pjesë. Ky regjistër pergamenik e ruan të paprekur hieratikizmin e vet dhe të habit për ashpërsinë e disa rreshtave. Disa vite më vonë, pasardhësi i Innocenzo, Onorio III sanksionoi zyrtarisht lindjen e Urdhërit të Fretërve të Vegjël të San Francesco d’Assissi. Dokumentit i shtohet edhe dekreti Solet annuere, që përmbante plot 12 kapituj që i përkisnin jetës së komuniteteve franceskanë. Dokumenti, edhe ai një regjistër pergamenik, është një prej dëshmive më të rëndësishme që përmban seksioni fillestar i ekspozitës.

I të njëjtës periudhë është një dokument që përmban një masë të ashpër kundër heretikëve, i firmosur nga Gregorio IX, statutet Capitula contra Patarenos, botuar në mars 1236. Papa, viktimë e kundërofensicës së mbështetësve të Frederikut II, ishte detyruar të largohej nga Roma në 1228. Por ishte kthyer pak kohë më pas, nën brohoritjet e popullit, në vijim të disa kataklizmave natyrore që romanët i kishin interpretuar si shenjë e një ndëshkimi hyjnor.


Luftë herezive

Gregorio u gjend menjëherë përballë disa emergjencave, mes të cilave përhapja e pakontrolluar e herezive të patarinëve (lëvizje në brendësi të kishës milaneze). Për t’i luftuar, u frymëzua pikërisht nga një Kushtetutë e vjetër e armikut të tij Frederiku II, Cum ad conservandum, që jepte dënim me vdekje për herezinë, apo tortura të tmerrshme. Lindën kështu statutet e përmendur tashmë Capitula contra Patarenos që u jepnin gjykatave laike detyrat e represionit. Kopja e statuteve e ruajtur prej harresës falë Arkivit të Fshehtë të Vatikanit mban datën 7 mars 1236 dhe iu dërgua prej Papës Urdhërit Domenikan, shumë aktiv në atë shekull në praktikën e inkuizicionet.

Lufta mes Frederikut II dhe Kishës përshkoi papate të ndryshëm, por në mënyrë të vecantë ajo e Gregorio IX dhe Innocenzo IV. Këtij të fundit i takoi të firmosë rrëzimin e perandorit, që ishte shkishëruar prej kohësh. Dhe e bëri në vitin 1245, në fundin e Këshillit të Lionit I, me dekretin më të lashtë papnor që ka mbërritur deri në ditët tona, edhe ky mes dokumenteve më pikantë të ekspozitës.

Përpara kremtimit të Këshillit francez, Innocenzo IV mblodhi dhe publikoi plot 91 dokumente të firmosur nga sovranë të ndryshëm – mes të cilëve rezultonte edhe emri i Frederikut II – që vendosnin të drejtat dhe pushtetet e kishës. Ishte një mënyrë për të demonstruar që perandori kish marrë prerogativa politikë që nuk ishin konform kompetencave të tij. Përmbledhja e këtyre dokumenteve, që mban emrin Transunto di Lione, përmbante 17 dekrete. Sot kanë mbetur vetëm shtatë prej tyre, dhe njëri (identifikuar me shenjën A.A., Arm.I-XVIII 95) paraqet 28 vula. Edhe numri i vulave, fatkeqësisht rezulton i reduktuar krahasuar me kopjen origjinale që kishte plot 40 të tilla.


Në pragjet e konklavës

Një letër e shkruar në vitin 1250 nga kalifi i Marokut Abu Hfs Umar al-Murtada drejtuar Papës Innocenzo IV dëshmon për ekzistencën e një marrëdhënie të mirë diplomatike mes njërit prej krerëve më të fuqishëm islamikë dhe Kishës së Romës në atë periudhë. Pergameni përmban një kërkesë të Kalifit sa i përket zgjedhjes së peshkopit të ri për t’u dërguar në dioqezën “e toleruar” marokene në Fez. Al-Murtada vlerësonte shumë peshkopin në ikje, Lope, dhe kërkonte një zëvendësues po aq të aftë. Papa, pas një reflektimi të vëmendshëm, vendosi të konfirmojë Lopen për detyrën delikate, duke kënaqur kalifin. Dokumenti përfaqëson një prej kontakteve të fundit të ngrohtë mes papatit dhe autoriteteve politike të Marokut, përpara një periudhe të gjatë ftohjeje mes dy palëve që zgjati deri në shekullin XIX.

Zgjedhja e një prej pasardhësve të Innocenzo IV, Gregorio X ishte shumë e vuajtur dhe solli një seri të pafundme votimesh të kardinalëve që në atë rast ishin mbledhur në Viterbo dhe ishin ndarë mes filofrancezëve dhe italianëve. Konsultimet vazhduan kaq gjatë saqë bezdisën banorët e qytetit që, pasi pritën disa vite për “tymin e bardhë”, vendosën të marrin iniciativën. U futën me forcë në Pallatin e Papëve, duke marrë peng disa kardinalë. Pavarësisht kërcënimeve, këshilli i kardinalëve vazhdoi edhe disa muaj përpara se të orientonte votat e veta tek një kandidat, kleriku Tedaldo Visconti, që në vitin 1271 mori emrin Gregorio X.

Tre vjet më vonë, Papa i ri, për të shmangur përsëritjen e votimeve të pafund, nxorri Ubi periculum, një kushtetutë që reduktonte privilegjet e prelatëve gjatë votimeve. Veç kësaj vendosi që konsultimet do të kryheshin në një vend të mbyllur, në mungesë të kontakteve me jashtë. I shpallur gjatë Këshillit të Lionit II në 1274, ky dekret solli praktikën e konklavës dhe në momentin e parë hasi në rezistencën e kardinalëve. Në kopjen që ka mbijetuar deri sot vërehen 27 vulat që vërtetojnë aprovimin e dokumentit nga prelatë të shumtë të pranishëm në këshillin francez.


Një patriark jo i lumtur

Një pergamen i prillit 1277, i firmosur nga arkivisti i patriarkatit të Kostandinopojës, Joannis Vekkos, tregon një histori të çuditshme. Autori, që ishte kundër hipotezës së një bashkimi të ri mes Kishës së Romës dhe asaj të Kostandinopojës, përfundoi në burg për shkak të pozicioneve të tij përçarës, që atëherë kundërshtoheshin nga perandori Michele VIII Paleologo. Arkivisti, në burg, ndryshoi qëndrim dhe u bë mbështetës i bashkimit të dy Kishave. Pasi u bë patriark i Kostandinopojës, deklaroi publikisht se Bizanti duhej të shkrihej sërish me krishtërimin perëndimor dhe i shkruajti Papës Giovanni XXI. Në letër, që ka mbërritur në gjendje të mirë deri sot, spikat firma e Vekkos, në krah të një kryqi të vogël. Ëndrra e tij u shkatërrua disa vite më vonë, kur në fronin e Bizantit hipi perandori Andronico II, i cili ishte kundër procesit të afrimit me papatin. Dhe për patriarkun u rihapën dyert e burgut.

Një dokument me 11 vula dylli të kuq i komunikoi Celestino V zgjedhjen e tij si Papë. Letra zyrtare, e dërguar më 11 korrik 1294, zgjidhte situatën e radhës të impasit në tratativat mes kardinalëve për zgjedhjen e Papës së ri. Celestino modest, mblodhi kardinalët që ia jepnin mesazhin në gjunjë. Nuk ndihej i gatshëm që të merrte përgjegjësi kaq të madhe dhe e pranoi me shumë hezitim detyrën. Pas vetëm 4 muajsh, dorëzoi mandatin në duart e kardinalëve. Krejt ndryshe ishte pasardhësi i Celestinos, Bonifacio VIII, që botoi në vitin 1302 manifestin e teokracisë papnore të Mesjetës: Unam Sanctam, që teorizonte në mënyrë edhe më të vendosur supremacinë e Kishës mbi perandorinë edhe në cështjet e kohës. Në kopjen origjinale, të ekspozuar tashmë, shfaqet shpesh herë në tekst një frazë me ngjyrë të kuqe: “Declaratio quod subesse romano pontifici est omni humanae creaturae de necessitate salutis” (nënshtrimi ndaj papatit roman është i domosdoshëm për shpëtimin e çdo krijese njerëzore). Bonifacio VIII donte të theksonte se cila ishte ideja kryesore e argumenteve të tij.


“Rrëzimi” i templarëve

Seksioni “Heretikë, kryqëzata dhe kalorës” ka si protagonistë dy dokumente të nxjerrë nga procesi kundër Templarëve të Francës. I pari, një pergamen i vitit 1308 përmban proces verbalin e marrjes në pyetje të pjesëtarëve më të rëndësishëm të Urdhërit, kryer nga të dërguarit e Papës Clemente V. Kalorësit, e arrestuar nga Mbreti Filipi i Pashëm dhe të mbyllur në Kështjellën e Chinon, siguruan në atë rrethanë shfajësimin, në këmbim të rrëfimit të krimeve. Papa donte me çdo kusht nënshtrimin e Templarëve ndaj gjykimit laik dhe procedurave të inkuizicionit francez, por hasi në vullnetin e Filipit që pretendonte ndëshkime ekzemplarë.

Procesi, në fund, u mbështet nga Papa në 1309, por megjithatë ai nuk arriti të shpëtojë të akuzuarit. Shumë dëshmi shprehnin me vendosmëri që Urdhëri nuk kish lidhje me krerët e fajësuar, duke e përkeqësuar paradoksalisht situatën. U profilizua në fakt një tërheqje në masë për nga rrëfimet që templarët francezë kishin bërë përpara gjykatësve të Inkuizicionit dhe të dërguarve të Papës, me rrezikun që të ndeshnin në krimin e rëndë të Relapsit. 54 kalorës, për shkak të tërheqjes së tyre, përfunduan në turrën e druve, të dënuar nga një këshill provincial. Ekzekutimi shtyu pjesëtarë të tjerë të Urdhërit që të rrëfenin spontanisht përpara magjistratëve, duke konfirmuar fajin e tyre mes mijëra dyshimeve. Plot 231 nga këto deklarata në një pergamen të gjatë 60 metra, shfaqen sot përpara publikut në një hapësirë të madhe.

Një prej akteve të lindjes së Universitetit të famshëm të Cambridge është një dekret papnor (Inter singula) i vitit 1318, i ruajtur në mënyrë të përsosur. Giovanni XXII e nxorri me kërkesë të mbretit anglez Eduardi II, që i kërkonte kishës njohjen e të gjithë privilegjeve të dhënë në mënyrë të përkohshme universitetit, në mënyrë të veçantë statusin e Studium generale (domethënë i hapur për studentët e të gjithë botës). Sipas legjendës, Universitetin e Cambridge e themeluan disa studentë në arrati nga Oxfordi pas dënimit të padrejtë me vdekje të disa shokëve të tyre të shkollës, për shkak të një vrasjeje misterioze.


Simptomat e ndarjes së Perëndimit

Fillimi i Ndarjes së Perëndimit, që mundoi shumë Kishën duke filluar që nga shekulli XIV, e pati prologun me dëbimin e Urbani VI nga froni i Pjetrit. I zgjedhur në vijim të një presioni të fortë popullor, që kërkonte zgjedhjen e një pape italian pas një serie të gjatë papësh francezë, ai humbi për disa muaj besimin e kardinalëve për shkak të karakterit të tij shumë zemërak. Për kardinalët, ngjitja e papës së ri ishte favorizuar prej akteve të dhunës dhe kërcënimeve, kështu që duhej zhvlerësuar. Ekspozita romane përmban deklaratën e anulimit të zgjedhjs së Urbano VI. Në vijim kardinalët vendosën që të zgjedhin një tjetër francez, Clemente VII, i cili pas pak kohësh u largua për në Avignone. Urbano VI qëndroi në Romë dhe Kisha përjetoi periudhën e saj më të dhimbshme, e ndarë mes papëve dhe antipapëve.

Për një periudhë të shkurtër kohe, në shekullin XV, krishtërimi perëndimor dhe ai lindor u gjendën sërish të bashkuar. Në korrik të vitit 1493, me iniciativë të perandorit bizantin Giovanni VIII Paleologo, Roma dhe Kostandinopoja u pajtuan, duke firmosur letrën e paktimit Laetentur coeli. Në bazë të marrëveshjes ishte nevoja e Bizantit për t’u rrethuar nga aleatë të fortë kundër rrezikut otoman. Në atë kohë u prodhuan 300 kopje origjinale të këtij akti, me qëllim që të informoheshin shumë shtete të krishterë për ngjarjen e madhe. Sot kanë mbetur vetëm 18 ekzemplarë, një prej të cilëve ruhet në Arkivin e Fshehtë të Vatikanit.

Në shekullin XV, përpara lindjes së Arkivit, dokumentet e lashtë papnorë ruheshin në Bibliotekën e vjetër Apostolike. Kur Sisto IV vendosi që të transferonte disa privilegje të rëndësishëm dhe diploma të historisë në Kishën në Castel Sant’Angelo, ngarkoi bibliotekarin e tij, Bartolomeo Saçhi, i quajtur Platina, që t’i kopjonte. Puna zgjati disa vite dhe përfundoi në vitin 1480, me dorëzimin tek Papa të Liber privilegiorum Romanae Eçlesiae, tre vëllime më më shumë se 1000 faqe, një kryevepër që mund të admirohet në seksionin “Floriri dhe boja” të ekspozitës.


Nga Barbarossa tek Lucrezia Borgia

Mes dokumenteve mesjetarë me një interes të veçantë, kujtojmë një diplomë të Frederico Barbarossa, një vëllim me aktet më të lashtë zyrtarë të Kishës së Tivolit të shekullit XII, regjistrin e hyrjeve dhe daljeve të Dhomës Apostolike të shekullit XIII, dokumentin më të lashtë në letër në gjuhën mongole i vitit 1279, një biografi e vitit 1469 në gjuhën romane mbi Santa Francesca Romana dhe letra e Lucrezia Borgia drejtuar babait, papës Alessandro VI.

Për Papën Borgia janë ekspozuar edhe dekreti Inter Cetera, që vendoste ndarjen e tokave të Botës së Re mes spanjollëve dhe portugezëve, dhe një sistem kompleks për të koduar mesazhet. Meritojnë të përmenden edhe dokumentet modernë dhe bashkëkohorë të përzgjedhur nga organizatorët e ekspozitës: mes më interesantëve janë proces verbalët e gjyqit të Galileos, akti i shkishërimit të Martin Luterit, letra që shpall konvertimin e perandoreshës Helena e Kinës në krishtërim, akti i heqjes dorë nga froni i Kristinës së Suedisë, si dhe një letër zyrtare e “shkruar” mbi një lëvore mështekne nga ana e indianëve të Amerikës, drejtuar Leonit XIII.



Nga josef Nary,Gazeta Bild
Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


220


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Vatikani, një histori plot me intriga, tradhti, orgji dhe vrasje Empty Re: Vatikani, një histori plot me intriga, tradhti, orgji dhe vrasje

Mesazh  Azazil prej 13.02.14 22:24

esht mese e vertete,,ke 1 histori ku ka bere buje 7 Qershor 2000 ku vajzat qe mesonin per murgesha vrasin nje murgeshe.,BASTABUGIE.IT Dhe dmth rite satanike brenda ne kishe.
LA SUORA UCCISA A COLTELLATE PER ORDINE DI SATANA FORSE SARÀ BEATA. MENTRE NESSUNO È IN CARCERE...
Suor Mainetti , via libera alla causa per martirio. Il sì dalla Congregazione delle cause dei santi.
Azazil
Azazil

908yughugikgiyguyg


9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Vatikani, një histori plot me intriga, tradhti, orgji dhe vrasje Empty Reagim.

Mesazh  Tonyyy prej 18.02.14 15:56

Do te doja shume te dija nese keni fakte per keto gjera qe thoni, apo thjesht jane disa rreshta qe deshironi te shkruani. si eshte e mundur qe te sillen prostituta brenda vatikanit, e te kete orgji ne kishe! qudi qe shkruhen keto gjera. pse atehere vatikani ben thirrje per paqe ne bote e jo per orgji seksuale. Do te doja shume nga ju qe nese keni fakte te shkruani dhe ti tregoni nese jo atehere ju lutem mos shkruani kot.
Tonyyy
Tonyyy

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Vatikani, një histori plot me intriga, tradhti, orgji dhe vrasje Empty Re: Vatikani, një histori plot me intriga, tradhti, orgji dhe vrasje

Mesazh  55 prej 19.02.14 9:07

Ja ku i ke faktet me foto po deshe dhe video:
Kerko Ne youtube -vatican secrets by Jordan Maxwell-dhe shume te tjera me titullin Vatican secrets.

Pse nuk postoj dot video dhe foto ne kete forum!
55
55



Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


265


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Vatikani, një histori plot me intriga, tradhti, orgji dhe vrasje Empty Re: Vatikani, një histori plot me intriga, tradhti, orgji dhe vrasje

Mesazh  Admin prej 19.02.14 13:47

Little Professor shkruajti:Pse nuk postoj dot video dhe foto ne kete forum!
Per te postuar nje video apo foto fillimisht kopjohet adresa dhe pastaj gjate postimit ketu duhet te shtypni ne tastere CTRL dhe V duke e kopjuar adresen te simbolet Foto apo Youtube.
avatar
Admin

1141


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Vatikani, një histori plot me intriga, tradhti, orgji dhe vrasje Empty Re: Vatikani, një histori plot me intriga, tradhti, orgji dhe vrasje

Mesazh  gjilanasi prej 16.01.15 20:22

ZOTERINJTE E VATIKANIT - Papati, një “biografi” e paautorizuar

histori - Vatikani, një histori plot me intriga, tradhti, orgji dhe vrasje 1203-DossierPape

Nga Shën Pjetri tek Këshilli i Vatikanit II, një “biografi e paautorizuar” e papatit. Mes personaliteteve të mëdhenj, mjeteve dhe qëllimeve politikë, personazheve të diskutueshëm dhe paqartësive që kanë mbetur ende të tilla

Jose Francisco Botelho*


Ishte 11 shkurti i vitit 1929, gjysmë ore përpara mesditës, kur një makinë ngjyrë e zezë u ndal përpara Palazzo del Laterano në Romë. Dyert e veturës u hapën dhe prej aty zbriti njeriu të cilit në Itali ia kishin frikën më shumë se kujtdo. Ishte Benito Mussolini. Në pallat – selia e Curia Romana, organi administrativ i Kishës Katolike – Papa Piu XI dhe funksionarët e tij më të lartë e pritën diktatorin me duarshtrëngime të ngrohtë.


Kërkesa

Musolini donte që Vatikani të pranonte zyrtarisht fashizmin. Ishte një tentativë për të neutralizuar Partinë Popullore të don Sturzo, kundërshtari i tij. Edhe Kisha kish qenë e qartë, sa u përket objektivave të saj. Të rimerrte ato çfarë kishte humbur në Tetëqindën me unifikimin e Italisë: një shtet sovran. Ia doli. Rreth orës një, Musolini firmosi Marrëveshjet që i jepnin Papës një territor të pavarur në brendësi të Romës. Në këmbim, Kisha katolike njihte si legjitime qeverinë e drejtuar nga Duçja.
Pikërisht në atë ditë dimri, me miratimin e njërit prej personazheve më tiranikë të shekullit XX, lindi shteti i Vatikanit, ashtu si është sot: shteti më i vogël i pavarur i botës dhe monarkia e fundit absolute në Perëndim.


Parabolë

Takimi në Laterano ishte vetëm epilogu i një historie shumë më të gjatë, e cila i ka rrënjët 2 mijë vjet më parë, në një kohë kur Papa ishte vetëm peshkop i Romës, një prej liderëve të shumtë të një feje të persekutuar. Në kulmin e pushtetit, papët vetëshpalleshin “padronë të botës” dhe nisën shumë luftëra në emër të Zotit. Sot, papati është institucioni ndërkombëtar më jetëgjatë i historisë. Prej nga buron dhe ku ka shkuar gjithë ai pushtet? Për t’u përgjigjur nevojitet të shkojmë pas në kohë, në origjinën e krishtërimit, kur Roma u bë qendra e një sekti hebraik i lindur në mes të rërave të Lindjes së Mesme.


Kisha e parë

Një ditë Jezusi po ecte nëpër Jude, një prej provincave më të varfëra të perandorisë romake (e cila, në atë kohë shtrihej nga Anglia e sotme deri në Irak). Krejt papritur Mesia ia nguli sytë njërit prej apostujve të tij, peshkatarit Simon, i njohur edhe si Pjetri. Dhe i tha: “Ti je Pjetri, dhe mbi këtë gur do të ndërtoj një Kishë… Ty do të të jap çelësat e mbretërisë së Qiejve, dhe çdo gjë që do të lidhësh në Tokë, do të jetë e lidhur në Qiej”. Për doktrinën katolike, ky hap i Ungjillit sipas Mateut do të thotë që Pjetri ishte zgjedhur si përfaqësues i Krishtit në Tokë. Papa i parë.
Fillimisht, hebraizmi ishte vetëm një sekt hebraik. Aq e vërtetë është sa, pas kryqëzimit të Krishtit, apostujt vazhduan të predikojnë në Jeruzalem. Megjithatë, ideja që Jezusi ishte Mesia i shumëpritur nuk u përqafua asnjëherë plotësisht nga hebrenjtë. Përkundrazi, apostujt u kundërshtuan kaq shumë, saqë u detyruan të predikojnë në Lindjen e Mesme, për “veshë” të tjerë.
Pikërisht kështu Mesia nisi të përshkruhet si Shpëtimtari i të gjithë njerëzve. Funksionoi, dhe komunitete që quheshin “kisha” – nga greqishtja ekklesia, “ansambleja” – nisën të shfaqen në qytete të ndryshëm të Azisë së Vogël, Afrikës veriore dhe Europës. Mbërritën pra në qendrën politike të asaj kohe: sipas legjendës, Pjetri u vendos në Romë rreth vitit 42.


Caput Mundi

Jeta në kryeqytet nuk ishte e lehtë: të krishterët persekutoheshin për faktin që refuzonin të adhuronin perënditë romake. Vetë Pjetri u arrestua dhe u dërgua në cirkun e Neronit, një zonë që përdorej për garat e karrove dhe ekzekutimet e tradhëtarëve, e ndërtuar në një zonë kënetore në periferi të Romës. Zona njihej me emrin Vaticanus.“
Sipas shkrimtarit latin Aulo Gellio, emri i agro vaticano dhe perëndisë etrusk që e drejtonte e kishte prejardhjen nga “vaticinii” – hyjni të kërkuara”, shpjegon Claudio Rendina, ekspert i historisë së Vatikanit dhe autor i librit “Papët: Histori dhe të fshehta”. “Për një tjetër historian, Varrone (shekulli I para Krishtit), perëndia etrusk ishte në fakt mbrojtësi i “vagiti – të qarave” të fëmijëve, prej nga buron edhe emri i zonës”.
Në këtë vend misterioz, Pjetri u kryqëzua dhe u varros. Por, i kujdesshëm siç ishte, ai kishte zgjedhur tashmë një pasardhës, Linin, një romak i konvertuar në kristianizëm për të cilin nuk dimë asgjë tjetër përveç emrit. Dhe kështu, autoriteti i Pjetrit u transmetua nga njëri brez në tjetrin, nga njëri Papë në tjetrin, deri kur ka mbërritur tek Francesku, papa i 266 i Romës.


Primati

Ja pra, shpjeguar shkurt, “primati i Romës”, në bazë të të cilit peshkopët romakë ishin përfaqësues legjitimë të Krishtit. Në të vërtetë, shumë studiues hedhin dyshime që Pjetri ka qenë kreu absolut, sepse kristianizmi në fillesë nuk kishte hierarki të ngurta. “Ai romak ishte që atëherë një komunitet i organizuar, pavarësisht se ekzistonte prej disa vitesh”, thotë Rendina.
“Në kohën e Linit mund të numëronte diakonë, presbiterë dhe peshkopë”. Kur perandori Konstantin, në vitin 312, u konvertua dhe feja deri atëherë e persekutuar u shndërrua në të preferuarën e shtetit, hierarkia e Kishës së Romës u konsolidua, donacionet e perandorëve e pasuruan dhe pushteti nxorri në krye peshkopin, që deri atëherë ishte respektuar si i barabartë me krerët e komuniteteve të tjerë kristianë. Në fundin e shekullit III adoptoi emrin Papa, “Atë” në greqisht, shenjë që konsiderohej më lartë se peshkopët e tjerë. Një lloj versioni spiritual i perandorit.


Gënjeshtra e Mesjetës

Në gjysmëhijen e dhomës, një burrë shkruan veprën e tij të parë. Përdor një penë, bojë shkrimi ngjyrë të zezë dhe fletë papirusi apo pergameni. Data nuk është e sigurtë, jemi rreth vitit 750. Një adresë e mundshme është Pallazzo di Laterano. Autori mendohet të jetë një farë Kristofori, sekretar i Papës Stefani II. E vetmja siguri lidhet me veprën: Dhurata e Konstantinit, hileja më e arrirë e historisë.
Për të kuptuar domethënien e këtij dokumenti duhet të kthehemi pas në kohë. Përgjatë shekullit V, pjesa perëndimore e perandorisë romake ishte pushtuar dhe shkatërruar nga fiset barbarë. Në vitin 476 Roma ishte pushtuar. Gjatë konfuzionit të luftës, papati ishte i vetmi institucion i organizuar që kishte mbijetuar (Papa Leoni I i Madh ka hyrë në listën e gjenive diplomatikë për faktin që e ruajti të paprekur Vatikanin përgjatë kësaj faze shumë të vështirë). Kur situata u normalizua, Kisha u bë pronare pa kundërshtar e një prej monopoleve më të fuqishëm, dijes.
Në fillim të Mesjetës besimtarët e krishterë ishin të vetmit europianë që dinin shkrim e këndim. Duke furnizuar me këshilltarë dhe ligjvënës perandoritë që po formoheshin, Kisha rriti ndikimin e saj mbi sovranët barbarë, që nisën të konvertohen në vitin 508: në fillim ishte Klodoevi, mbreti i frankëve, që dërgoi ushtritë e tij të pagëzohen me ujin e shenjtë.
Autori i “Dhuratës së Konstantinit” ndoshta i përkiste një klase speciale të eruditëve të klerit: ajo seri falsifikatorësh që, mes shekujve VI dhe IX punuan në zyrat papnore duke ndryshuar dhe sajuar dokumenta për të përforcuar pozicionin e peshkopëve romakë. “Dhurata e Konstantinit” ishte diçka e ndërmjetme, mes një dëshmie dhe një testamenti, firmosur gjoja nga Konstantini në vitin 315.
Teksti thotë që perandori, i shëruar mrekullisht nga lebra prej lutjeve të Papës Silvestri, si shpërblim i emëroi papët si trashëgimtarë të tij legjitimë: “Atyre u lë kurorën perandorake dhe qeverisjen e të gjithë rajoneve të Perëndimit, tani e përgjithmonë”.


Aleancë perandorake

Përgjatë të gjithë Mesjetë “Dhurata” u pranua si e vërtetë dhe u përdor nga dhjetë papë, për të ushtruar fuqinë e tyre politike. Shumë historianë thonë se hileja mori fund në 754. Atë vit Stefani II u drejtua tek Pippino, mbret i frankëve. Papa kërkonte ndihmë për të transformuar Romën dhe tokat që e rrethonin në territore të Kishës, pasi dy shekujt paraardhës, kryeqyteti i kristianizmit ishte plaçkitur nga erulët, gotët, bizantinët dhe longobardët. Pipino, ngjitja në fron e të cilit ishte kontestuar nga pretendentët e tjerë, kërkonte nga ana e tij që të legjitimonte pushtetin e vet.
Stefani ia paraqiti veprën “Dhurata e Konstantinit” Pipinos, dhe mbreti frank e pranoi dokumentin si provë e autoritetit të papëve. Mund të duket e çuditshme, por pushtuesit ushqenin një frikë dhe përnderim kundrejt armikut të tyre të vjetër, perandorisë romake. Mbretërit barbarë ëndërronin të përsërisnin bëmat e perandorëve të lashtë, dhe mes tyre Konstantini ishte një prej më të adhuruarve.
Pas bekimit të kurorës nga ana e Papës, Pipino u drejtua për në Itali, dëboi longobardët që dominonin vendin dhe transformoi një zonë të Italisë Qendrore, me qytetin e Romës, në territor të pavarur të Kishës. Të gjithë banorët e atyre rajoneve u bënë të nënshtruar të Papëve, nisën t’u paguajnë atyre taksa dhe të gjykoheshin e qeveriseshin nga Kisha. Kështu lindi Shteti Papnor, që zgjati deri në 1870.


Padronë të botës

Në fundin e vitit 1000, Europa ishte në gjunjë. Me shpatën e mbretërve katolikë dhe zellin e misionarëve, kristianizmi kishte unifikuar kaleidoskopin e Perëndimit në një komb të madh spiritual. Por, në Azi autoriteti i Papës nuk njihej. Patriarku i Konstandinopojës, Stambolli i sotëm, konsiderohej po aq i rëndësishëm sa edhe kolegu i tij italian. Veç kësaj, kishte mosmarrëveshje mbi disa aspekte të doktrinës dhe të liturgjisë romane, si beqaria dhe mesha në latinisht. Grindja shpërtheu në 1054, kur Papa Leoni IX dhe patriarku Michele I Cerulario shkishëruan njëri-tjetrin, duke prishur marrëdhëniet. Në lindje u krijua kisha ortodokse, ndërkohë që Kisha romane u vetëshpall unike, e shenjtë, apostolike dhe katolike (nga greqishtja katholikos “universale”).
Kundërshtari i radhës i Papës u shfaq në formën e një ish aleati. Në atë kohë, siguria e shtetit papnor garantohej prej trupave të perandorisë së shenjtë romane, themeluar nga biri i Pipinos, Karli i Madh (Charlemagne). Në këmbim të mbrojtjes, perandorët ushtronin një ndikim të fortë mbi Papët. Praktikisht, lideri i kristianizmit ishte një buratin në duart e tyre. Por, në vitin 1073, një papë vendosi të ndryshojë lojën.
Trupvogël dhe me një zë të mprehtë, Gregori VII kishte një temperament të vrullshëm, prej të cilit mori nofkën “Satanai i Shenjtë”. Në një dekret të famshëm, vendosi që jo vetëm papët kishin të drejtën të legjitimonin një sovran, por edhe ta rrëzonin. Dhe pohoi që Papa ishte jo vetëm kreu i Kishës, por “Zot i botës”. Kjo gjë zemëroi Henrikun IV, sovran i perandorisë së shenjtë romane. Pa e zgjatur shumë, Gregori e shkishëroi.
Shkishërimi ishte një instrument i fuqishëm. Të shkishëruarit nuk i lejohej të hynte në kishë dhe të bekohej. Në një kohë kur jeta e përditshme ishte e mbushur me fenë, ndëshkimi ishte tmerrësisht shumë i rëndë. Në dimrin e 1077 Henriku shkoi në dyert e kështjellës së Canossas, në Apeninet emiliane, ku ndodhej Papa. “Satanai i Shenjtë” e detyroi të presë tre ditë në rrugë, në mes të dëborës, përpara se ta priste.


Hegjemonia

Me Gregorin VII, papati kaloi nga mbrojtja në sulm. Nëse më parë papët kishin nevojë për mbrojtje, tani ishin gati të pushtonin botën përmes kryqit apo shpatës. Një provë tjetër erdhi në vitin 1095, kur Urbani II kërkoi që mbretërit e krishterë të marshonin drejt Lindjes së Mesme për të “çliruar” Jeruzalemin, i qeverisur prej myslimanëve që nga shekulli VII.
Afro 25 mijë pelegrinë dhe luftëtarë të krishterë nisën të shkruajnë një prej faqeve më brutale të historisë: kryqëzatat. Pas pushtimit të Jeruzalemit, në 1099, pothuajse të gjithë hebrenjtë dhe myslimanët e qytetit u masakruan. Në 200 vitet që pasuan, tetë kryqëzata të tjera u drejtuan për në Tokën e Shenjtë.
Një shekull pas Gregorit VII, në 1198, hipi në fron Innocenzo III, ndoshta papa më autoritar i të gjithë kohërave. Kisha ishte tashmë një fuqi ushtarake, dhe në gjendje të dërgonte ushtritë e veta, si dhe një institucion shumë i pasur.
Fshatarë dhe artizanë europianë ishin të detyruar që të derdhnin në arkat e saj një të dhjetën e të ardhurave të tyre. Pasuria e kishës u rrit deri në atë pikë saqë të shkaktonte skandal: në jug të Francës nisi të rritet një lëvizje heretike e quajtur katarizëm, që nuk pranonte autoritetin e papës dhe e quante atë bir të djallit. Innocenzo III reagoi me dhunë. Në vitin 1209 shpalli një luftë të shenjtë kundër Katarëve: fshatra të tërë u dogjën dhe banorët u masakruan. Për të eleminuar atë që mbetej nga ata heretikë, Gregori IX, pasardhësi i Innocenzo, krijoi në vitin 1233 Inkuizicionin e Shenjtë, një gjykatë kishtare me kompetencën që të inkriminonte, persekutonte dhe dënonte armiqtë e Kishës. Me kalimin e kohës, Inkuizicioni u përhap në vende të tjerë dhe filloi të persekutojë jo vetëm Katarët, por edhe të gjithë ata që kundërshtonin fenë katolike (hebrenjtë, shkencëtarët, homoseksualët…)


Rënie me elegancë

E megjithatë, mes shekujve XIII dhe XV, ëndrra e hegjemonisë së kishës u zbeh. Kryqëzatat përfunduan në një dështim: në vitin 1291 europianët u dëbuan përfundimisht nga sulltanët myslimanë. Në Europë, deliret absolutistë të Vatikanit provokuan rebelimin edhe të klerit. Lorenzo Valla, prift dhe filolog, provoi në vitin 1440 se “Dhurata e Konstantinit” ishte e sajuar. Valla demonstroi se dokumenti ishte i mbushur me gabime historikë dhe papajtueshmëri gjuhësore.
Prestigji spiritual i Selisë së Shenjtë u trondit: shkishërimet humbën efikasitetin dhe disa mbretër nisën të shkëputen nga papët. Ndërkohë, arsimimi nuk ishte më privilegj vetëm i klerit: lindën universitete në të gjithë Europën dhe lulëzuan shkencat dhe artet. Kishte mbërritur Humanizmi.
Ndikimi global i papatit ra, por papët ishin ende sovranë të pasur dhe të pushtetshëm brenda shtetit të tyre. Dhe pak nga pak, jeta e bukur nisi të korruptojë zakonet e Kishës. Beqaria u bë një detaj që mund të fshihej dhe Roma u zhyt në një “dolce vita” plot luks. Karriera kishtare u shndërrua në një magnet për oportunistë të interesuar vetëm për të mirat e Kishës. Shembulli tipik ishte Rodrigo Borgia, i zgjedhur papë në 1492 falë tangenteve të mëdha të shpërndara atyre që e zgjidhnin (vërtetë të rëndë: katër mushka të ngarkuara me flori). I pashëm dhe joshës, Aleksandri VI kishte të paktën dy të dashura, organizonte festa në pallatin apostolik dhe kishte shumë fëmijë që i kish njohur.
Pavarësisht reputacionit të keq, papët e Rilindjes ditën që të përdornin pasuritë e tyre edhe për të lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme kulturore. Krijuan biblioteka, ngritën monumente dhe e transformuan Romën në një gëzim për sytë. Më i rëndësishmi i papëve të dashuruar pas artit ishte Giulio II. Por ishte pikërisht ekstravaganca e tij që shkaktoi krizën më të rëndë në historinë e Kishës. Në vitin 1505 Giulio inauguroi kantierin për rindërtimin e bazilikës së Shën Pjetrit, e cila po rrënohej. Për të financuar punimet, fuqizoi tregun e indulgjencave, që ofronte larjen e mëkateve në këmbim të parave. Ishta pika e ujit që rrëzoi vazon: që atë moment, murgu gjerman Martin Luteri publikoi 95 tezat me të cilat denonconte korruptimin e Kishës. Ishte akti i lindjes së Reformës protestante. Shumë shpejt të krishterët e Gjermanisë, Vendeve të Ulët dhe Europës Qendrore mohuan autoritetin papnor dhe supremacinë e Romës. Kontinenti i vjetër u zhyt në dy shekuj luftërash fetare.


Frikë nga moderniteti

Megjithatë, për Kishën ditët më të këqia ende nuk kishin ardhur. Në shekullin XVIII Europa pa lulëzimin e Iluminizmit, një lëvizje filozofike që vendosi arsyen dhe shkencën në qendër të botës, si dhe vuri në dyshim vlerën absolute të fesë dhe traditës. Disa mendimtarë, si francezi Volter pohuan se të gjithë njerëzit lindin të barabartë dhe ata kanë të drejtën të zgjedhin besimin e tyre fetar.
Kjo mënyrë e re e të menduarit kaloi nga intelektualët, tek masat: në 1789, revolucioni francez çoi në gijotinë disa privilegje (dhe disa koka) të klerit dhe shpronësoi pronat e Kishës. Po konsumohej kështu, në mënyrë të dhunshme, ndarja mes shtetit dhe kishës në perëndim. Nga mbrojtës i arteve, papati u shndërrua në armik të progresit, duke hyrë në një fazë paniku apokaliptik kundrejt modernitetit (dënoi madje edhe hekurudhën dhe ndriçimin me gaz). Në shekullin XIX, me humbjen progresive të të gjithë territoreve, integriteti moral u bë tashmë flamuri i ri i Vatikanit, dhe papa u bë në sytë e besimtarëve një shenjt i gjallë, i matur, i pagabueshëm, i veçantë.


Izolimi

Në vitin 1870 u përmbyll unifikimi i Italisë. Edhe zotërimet e fundit papnorë u shndërruan në prona të shtetit të ri. Tridhjetë vjet më vonë, pasardhësi i Pjetrit ishte në varfëri dhe i reduktuar në një hiçgjë politike, ndërkohë që pallatet e Vatikanit po shembeshin. Pikërisht në këto kushte Piu XI firmosi marrëveshjen e Palazzo Laterano, që përveç një territori sovran parashikonte një donacion prej afro 90 milionë dollarësh, që mjaftonin për të rregulluar financat. Ishte fillimi i një ndryshimi të madh: sot Vatikani deklaron fitime vjetorë prej më shumë se 200 milionë dollarë, përfshirë donacionet e dioqezave dhe të ardhurat nga investimet financiarë. “Piu XI rezultoi një politikan i madh në dy momente”, shpjegon Rendina. “Në fazën fillestare të kapjes pas disa aleancave me diktatorë si Hitleri, Franko dhe Musolini dhe në një fazë të dytë kur, pasi arriti qëllimin, u shfaq i gatshëm për t’i dënuar”. Në fakt, në muajt e fundit të jetës së tij Piu XI punoi për një fjalim për dënimin e ligjeve racialë, antisemitizmit dhe përgatitjeve për luftë. Por vdiq përpara se ta bënte publik, në 10 shkurt 1939.

Për pasardhësin e tij, Piu XII, regjimi nazist ishte në fakt një e keqe e domosdoshme në luftën kundër rrezikut më të madh: komunizmit. “Heshtja e Piut XII filloi në tetorin e 1939, të nesërmen e pushtimit të Polonisë”, vazhdon Rendina. “Siç thuhet tek Osservatore Romano i 1981, Piu XII “nuk ushtroi diplomacinë e madhe, nuk u bëri thirrje palëve për ndalimin e luftës… nuk bëri shkishërime as nuk bëri një denoncim solemn me listën e krimeve nazistë”. Mund të mbrohet po të kujtohet shpëtimi i shumë hebrenjve të internuar përmes përfaqësuesve të tij në vende të ndryshëm, por nuk mjafton”.

Në vitin 1958, vdekjen e Piut XII e pasoi një konklavë, ndër më të acaruarat e shekullit XX. Për të penguar zgjedhjen e një konservatori, kardinalët progresistë votuan në masë Angelo Roncallin (Gjon Pali XXIII) që duke qenë një 80-vjeçar, dukej i padëmshëm. Sapo hipi në fronin papnor, ai befasoi edhe liberalët, duke thirrur Këshillin e Vatikanit II. Këshillat, apo më saktë ansambletë universale të peshkopëve – ishin një mbetje e demokracisë së fillimeve të Kishës. “Por shpesh herë kalonin në luftëra të brendshme pa vendime përfundimtarë”, shpjegon Alberto Melloni, historian i Kishës. “Këshilli i Vatikanit II ishte në fakt konkludues, jo thjeshtë një zbukurim”. Mes të tjerave, pranoi të drejtën e individëve që të zgjedhin besimin e tyre fetar (duke hapur një kanal dialogu me besimet e tjerë) dhe reformoi liturgjinë, duke e braktisur meshën në latinisht.

Fatkeqësisht, Gjon Pali XXIII ndërroi jetë prej kancerit në 1963, duke e lënë Këshillin në duar të pasardhësit, më i maturi Pali VI. “Por për reformat pothuajse të 2676 etërit e këshillit ishin dakord”, konkludon eksperti. “Dhe pavarësisht rehabilitimit kohët e fundit të ultrakonservatorëve të shkëputur atëherë nga Benedikti XVI, që ka folur për “hap prapa”, në kishë fryma e Këshillit është ende e gjallë”.

Focus
gjilanasi
gjilanasi

384


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Vatikani, një histori plot me intriga, tradhti, orgji dhe vrasje Empty Re: Vatikani, një histori plot me intriga, tradhti, orgji dhe vrasje

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi