EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Funeralet më të mëdha në histori

Shko poshtë

Funeralet më të mëdha në histori Empty Funeralet më të mëdha në histori

Mesazh  Agamemndon 02.02.14 19:48


Funeralet me te medha ne histori






Njerëzit që u shoqëruan për në banesën e fundit nga kortezhet më të gjata



Funerali për Papa Gjon Palin e II

Funeralet më të mëdha në histori Funerali-i-Papa-Gjon-Palit-II

Shtypi e ka vulosur ceremoninë mortore më të madhe në historinë botërore në emër të Papa Gjon Palit II. 2 miliardë shikues, 1 milion njerëz që kanë marrë pjesë në ceremoni dhe krerë shteti nga më shumë se 80 kombe, tregojnë se Papa ishte një nga njerëzit më me influencë dhe jo vetëm të kishës katolike. Drejtuesi për 26 vjet i 1 miliard katolikëve vdiq në 2 prill të vitit 2005, pas një lëngimi të gjatë. Vlerësohet si një nga kishtarët që udhëtoi më shumë mes njerëzve. Polaku Karol Vojtila, ka udhëtuar në 123 vende të botës, mes tyre dhe në Shqipëri.

Funerali për Lady Diana

Funeralet më të mëdha në histori Funerali-i-Lady-Dian%C3%ABs

Pas tij, vjen një grua që përloti jo vetëm Britaninë e Madhe, por të gjithë botën. Është princesha Lady Diana, e cila vdiq në një aksident rrugor më 6 shtator të vitit 1997. Sipas të dhënave nga gazetat e kohës, mbi 1 miliard e gjysmë shikues nga e gjithë bota kanë ndjekur funeralin e saj. Më shumë se 1 milion njerëz përbënin kortezhin që shoqëronte arkëmortin me trupin e saj. 43 libra me shënimet e ngushëllimit janë mbushur në Pallatin Kensingtons, ku u bënë homazhet dhe 580 mijë mesazhe ngushëllimi elektronike mbërritën në javën pasi vdiq princesha.

Funerali për Xhon Kenedin

Funeralet më të mëdha në histori Funerali-i-Xhon-Kenedit

Pas funeralit të Lady Dianës, sipas të dhënave, renditet ai i Xhon Kenedit, presidentit të Shteteve të Bashkuara, i cili u vra më 22 nëntor të vitit 1963. Shifrat janë shumë pak më të ulëta. Rreth 800 mijë njerëz kanë shoqëruar trupin e presidentit amerikan ditën e varrimit. Në median e kohës, shkruhet se që në funeralin e mbretit të Britanisë së Madhe, Eduardi VII, në vitin 1910 s’ishin mbledhur më shumë presidentë, kryeministra dhe mbretër. 220 personalitete të huaja, përfshirë 19 krerë shteti dhe anëtarë të familjeve mbretërore nga 92 vende, ndoqën funeralin. Një pjesë e madhe e tyre, u kalua pa u vënë re nga masa e madhe e njerëzve. Funerali u ndoq me satelit nga 23 shtete, duke përfshirë edhe Bashkimin Sovjetik.

Funerali për Nënë Terezën

Funeralet më të mëdha në histori Funerali-i-N%C3%ABn%C3%AB-Terez%C3%ABs

Nga presidenti amerikan, të dhënat të çojnë në funeralin e Nënë Terezës. U varros në Kalkuta të Indisë, e rrethuar me mbretëresha, kardinalë dhe presidentë, por veçanërisht nga të varfrit dhe të pafatët të cilëve ajo u dedikoi jetën. Rreth 150 mijë njerëz ndoqën funeralin në stadiumin e qytetit, ku pesë dekada më parë, Nënë Tereza filloi të ndihmonte të varfrit.

Funerali për Xhorxh Best

Funeralet më të mëdha në histori Funerali-i-Xhorxh-Best

Pesëdhjetë mijë njerëz më pak, shoqëruan kortezhin për legjendën e futbollit Xhorxh Best. Funerali i tij, u shënua si funerali më i madh në Irlandën e Veriut dhe u transmetua nga BBC UTV, RTÉ, ITV News, BBC News 24, Sky News, Sky Sports News, EuroNews and MUTV.

Funerali për Elvis Presley

Funeralet më të mëdha në histori Funerali-i-Elvis-Presley

Të njëjtën “famë” kishte edhe funerali i mbretit të rokut Elvis Presley, i cili u nda nga jeta më 16 gusht 1977. Flamujt u valëvitën në gjysmë shtizë në Tenezi dhe Misisipi, ndërkohë që mijëra fansa të tij u mblodhën pranë shtëpisë së tij. 100 mijë pelegrinë mbërritën nga e gjithë bota për të shoqëruar trupin e yllit të muzikës në banesën e fundit. Por jo vetëm atë. Presidenti amerikan Jimmy Carter iu drejtua popullit, duke thënë se bashkë me të u varros dhe një pjesë e kombit tonë”.
Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi