Heshtja

Shko poshtë

Heshtja Empty Heshtja

Mesazh  Admin prej 25.10.08 21:16

Heshtja

Paaftësia për të heshtur paraqet një nga dështimet më të mëdha të njerëzimit.
Walter Bagehot (1826 – 1877); Ekonomist dhe kritik anglez

Është shumë më fisnike t’i shmangesh situatave të pakëndshme përmes heshtjes sesa t’i tejkalosh ato përmes grindjes.
Francis Beaumont (1584 – 1616); Dramaturg anglez

Heshtja është një nga argumentet më të vështira për t’u përgënjeshtruar.
Josh Billings (1815 – 1885); Humorist dhe ligjërues amerikan

Ekzistojnë momente kur heshtja jehon më fuqishëm se çdo gjë tjetër.
Leroy Brownlow (1914 – 2002); Krijues, publicist dhe shkrimtar amerikan

Heshtja është elementi me anë të të cilit gjërat e mrekullueshme e formësojnë vetveten!
Thomas Carlyle (1795 – 1881); Filozof dhe shkrimtar skocez

Nuk është mirë të heshtim nëse jemi të mençur, por nëse nuk jemi aq të mençur, atëherë më mirë është të heshtim.
Charles Caleb Colton (1780 – 1832); Sportist dhe shkrimtar anglez

Nëse nuk thoni asgjë, atëherë nuk do t’ju lusin ti përsëritni fjalët tuaja edhe njëherë.
Calvin Coolidge (1872 – 1933); Presidenti i tridhjetë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Heshtja është nëna e së vërtetës.
Benjamin Disraeli (1804 – 1881); Burrështetas dhe kryeministër anglez

Mos e prekni flautin gjersa daullet dëgjohen vërdallë; kur budallenjtë flasin, të mençurit duhet të heshtin.
Johann Gottfried Von Herder (1744 – 1803); Kritik dhe poet gjerman

Personi i cili nuk e kupton heshtjen tuaj, ka gjasa që të mos i kuptojë as fjalët tuaja.
Elbert Hubbard (1856 – 1915); Shkrimtar dhe publicist amerikan

Nuk është ide aq e keqe që kohë pas kohe të heshtim edhe pse jemi të vetëdijshëm për çka po flasim.
Kin Hubbard (1868 – 1930); Humorist dhe gazetar amerikan

Fjala e pathënë nuk e lëndon askënd.
Lajos Kossuth (1802 – 1894); Burrështetas hungarez

Fjalët mund të thumbojnë jashtëzakonisht shumë, por vetëm heshtja mund të ta thyejë zemrën.
Phyllis McGinley (1905 – 1978); Poeteshë dhe shkrimtare amerikane

Unë personalisht preferoj: të lexoj, të dëgjoj muzikë dhe të hesht.
Dame Edith Sitwell (1887 – 1964); Poeteshë angleze

Ai kishte sulme të kohëpaskohshme të heshtjes të cilat e bënin bashkëbisedimin me të jashtëzakonisht të këndshëm.
Sydney Smith (1771 – 1845); Shkrimtar dhe klerik anglez

Ai dinte ta gjente atë moment të përsosur psikologjik kur nuk duhej të thoshte asgjë.
Oscar Wilde (1854 – 1900); Krijues dhe shkrimtar anglez

Vrapimi i ngadalshëm dhe i sigurt e fiton garën.
Ezopi (620 – 560 p.e.s.); Fabulist grek

Nëse shtoni madje edhe pak nga pak dhe nëse e bëni këtë shpesh, shumë shpejt kjo do të bëhej e madhe.
Hesiod-i (shekulli i tetë p.e.s.); Poet grek

Nuk ka rrugë të pakalueshme për njeriun i cili shkon përpara me një qëllim në kokë dhe pa u ngutur aspak; nuk ka nderime të paarritshme për njeriun i cili përgatitet t’i fitojë ato me durim.
Jean De La BruyFre (1645 – 1696); Shkrimtar francez i klasicizmit

Edhe personat të cilët vetëm rrinë në këmbë dhe presin janë shumë të dobishëm.
John Milton (1608 – 1674); Poet britanik

Ai që pret do t’i realizojë të gjithë gjërat – por me kusht që ta dijë se çfarë po pret.
Woodrow T. Wilson (1856 – 1924); Presidenti i 28-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Përsosmëria arrihet me hapa të ngadalshëm; ajo kërkon pakëz kohë.
Voltaire (1694 – 1778); Historian dhe shkrimtar francez

Durimi është ilaç për të gjitha vuajtjet.
Publilius Syrus (shekulli i parë p.e.s.); Shkrimtar romak

Vetëm ata të cilët kanë durim t’i bëjnë gjërat e thjeshta në mënyrë të përsosur, do të arrijnë të mësojnë si t’i bëjnë gjërat e vështira në mënyrë të lehtë.
Johann Friedrich Von Schiller (1759 – 1805); Dramaturg, poet dhe historian gjerman

Durimi është i hidhur, por frytet e durimit janë të ëmbla.
Jean-Jacques Rousseau (1712 – 1778); Filozof politik, pedagog dhe eseist zviceran

Nëse kam bërë ndonjë zbulim të madh, atëherë këtë e kam arritur shumë më tepër falë dhuntisë së durimit se sa falë cilitdo talent tjetër.
Sir Isaac Newton (1642 – 1727); Shkencëtar dhe matematikan britanik

Durimi do të arrijë shumë më tepër se sa forca.
Edmund Burke (1729 – 1797); Shkrimtar politik dhe burrështetas britanik

Durimi dhe kalimi i kohës vlejnë më shumë se sa forca dhe tërbimi.
Jean De La Fontaine (1621 – 1695); Poet francez

Njeriu i cili mund të ketë durim, do të mund t’i realizojë të gjitha ato që dëshiron.
Benjamin Franklin (1706 – 1790); Shkencëtar, botues dhe diplomat amerikan

Përshtatuni me hapin e natyrës; sekreti i saj është durimi.
Ralph Waldo Emerson (1803 – 1882); Poet dhe eseist amerikan

Ne ballafaqohemi me kaq shumë mjerim në botë vetëm për shkak të faktit që njerëzit mundohen të arrijnë në maje me një kërcim të vetëm.
William Cobbett (1762 – 1835); Gazetar dhe reformist britanik

Durimi është dhuntia më e domosdoshme për biznes, shumë njerëz parapëlqejnë që të tjerët ta dëgjojnë tregimin e tyre se sa t’iu plotësohen kërkesat e tyre.
Lord Chesterfield (1694 – 1773); Burrështetas dhe shkrimtar britanik
avatar
Admin

1141


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Heshtja Empty Re: Heshtja

Mesazh  Elizza prej 17.03.11 17:53

Nuk është ide aq e keqe që kohë pas kohe të heshtim edhe pse jemi të vetëdijshëm për çka po flasim.
Kin Hubbard

Heshtja është çështje e mbijetesës. Njeriu duhet tani ta krijojë vendin e brendshëm; ku mund vërtetë të jetë vetëm. Heshtja duhet të bëhet shoqëruesja e pandashme, për t’i ruajtur fuqitë (energjitë) personale, që çdo njëri prej nesh i krijon. Dhe pas kësaj nuk duhet asnjë lloj orvatje, për t’i arritur ato gjëra që i kemi programuar si rrugën kundrejt ndërtimit të qenies së njeriut, kundrejt përsosmërisë, kundrejt kërkimit më së mirës. (Maraya Aj. Chebat)

Në çka është urtia dhe ku mund ta gjejmë? Urtia buron nga aftësitë për të qenë i qetë. Vetëm shiko, vetëm dëgjo, asgjë tjetër nuk është e nevojshme. (Salvador de Madariaga)

Ktheje vëmendjen në zbrazëtinë në mes dy mendimeve, në vendin e heshtur në mes fjalëve në bisedim, në mes notave të pianos ose të flautës, në zbrazëtinë në mes frymëmarrjës dhe lëshimit të frymës. Kur t’ia ktheni vëmendjen kësaj zbrazëtie, atëherë në mënyrë të vetëdijshme bëheni i vetvetes. Prej brendisë suaj gufon dimensioni i pa formë i vetëdijes së pastër dhe identifikohet me formën. (Salvador de Madariaga)

Zoti është mik i heshtjes. Vëzhgo se si natyra – bimët, lulet, bari – rriten në heshtje; vëzhgoji yjet, hënën, diellin, si lëvizin në heshtje. Heshtjen e kemi të nevojshme, për ta prekur shpirtin. (Nënë Tereza)

Heshtja do të thotë thjeshtësimi i jetës së njeriut - ashtu në njeriun krijohet më shumë vend për t’u ndalur dhe për të shikuar më qartë në vetveten. Në këtë vend fillon njeriu t’i njoh çrregullimet e veta, dëshirat, mendimet dhe emocionet (ndjenjat) si dhe veprimet e pavetëdijshme. (Maraya Aj. Chebat)

Çka është vështirë për t’u mësuar: të thuash diçka të mirë apo të heshtësh (Phil Bosmans).

Çdo zhurmë mund të jetë e vlefshme si heshtja. Si? Nëse e largojmë rezistencën e brendshme ndaj zhurmës, nëse e lejojmë që të jetë ashtu siç është, një pranim i tillë ju shpien në mbretërinë e heshtjes së brendshme.(Salvador de Madariaga)

Posa bëhesh i vetëdijshëm për heshtjen, menjëherë je në gjendjen e brendshme, të vigjilencës së qetësisë. Jeni i pranishëm. Kini kapërcyer nga pragu i vjetërsisë kolektive të disa mijëra viteve të kushtëzuarit njerëzor. (Salvador de Madariaga)

Nëse e përqafon këtë moment ashtu siç është, pa marrë parasysh se në çfarë mënyre lajmërohet, atëherë jeni të qetë, si dhe jeni në qetësinë e heshtjes. (Salvador de Madariaga)

Çdo herë kur ju rrethon heshtja, dëgjojeni. Thjeshtë pranojeni. Ktheni vëmendjen në të. Dëgjimi i heshtjes zgjon në ne dimensionin e paqes, sepse heshtjes mund t'i bëheni të vetëdijshëm vetëm kur jeni të qetë.
(Salvador de Madariaga)

Inteligjenca e vërtetë vepron në heshtje. Vetëm në heshtje mund të zbulohet zgjidhja dhe fuqia krijuese.
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Heshtja Empty Re: Heshtja

Mesazh  Jetmira prej 15.07.13 13:17

Heshtja ndonjeher tregon me shume se fjala...
Me njerez te cilet nuk jam e lidhur mund te hesht sepse nuk ia vlen te flas ...sidomos kur qellimi i tyre eshte qe te me provokojne dmth nuk kane qellimin e mire...atehere hesht se nuk ia vlen.
Mirpo kursesi nuk hesht para te keqes e cila eshte e keqe e pergjithshme e cila na demton te gjithe...nuk bej kompromis me te keqen dhe nuk e hesht te keqen ne kete raste
Jetmira
Jetmira

487


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Heshtja Empty Re: Heshtja

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi