Numri i mallkuar 666

Shko poshtë

Numri - Numri i mallkuar 666  Empty Numri i mallkuar 666

Mesazh  Jetmira prej 02.01.14 12:30

Numri 666, te shumë popuj, përgjithësisht, konsiderohet si kodi i djallit dhe simbolizon të keqen, mallkimin, ferrin, antikrishtin, gjegjësisht, çdo gjë që ndërlidhet me anën e kundërt të së mirës.

Jo vetëm te popullata e zakonshme, por në botë ekzistojnë shumë vëllazëri magji-zeze që këtë numër e kanë si kod të kontaktit ritual të nënshtrimit ndaj forcave të errëta, e që konsiderohen si ndikime polare antagoniste kundrejt së mirës.
Edhe pse, që nga kohët e lagëta, e deri te ditët e sotme, me këtë numër manipulohet mjaft, shumica prej nesh nuk e dinë burimin e saj të vërtetë. Në fakt, numri i mallkuar 666 për herë të parë përmendet në Dhjatën e Re, ku në lidhje me të thuhet se: "...nëse doni të kuptoni, duhet ta përllogaritni numrin e bishës, sepse ai numër është numri i njeriut dhe numër është 666".

Sipas intepretimeve të vjetra, "Egërsira e madhe 666", apo ndryshe "ANTIKRISHTI", një kohë të gjatë duhet të sundojë me njerëzimin dhe ky sundim do të zgjasë në paraqitjen e sërishëm të JEZUSIT, i cili, pasi të shfaqet në tokë, do ta mposhtë atë duke e shpëtuar njerëzimin nga ky kataklizëm që e priste. Pas kësaj periudhe, do të mbretërojë një etapë e re e artë e pakohësisë. (ku nuk do të ekzistojë koha).

Identiteti i personalitetit të mallkuar bishë, me shekuj ka qenë objekt i spekulimeve sensacionale. Duke shfrytëzuar sistemin antik të numerologjisë, çdo gjeneratë ka tentuar ta gjejë numrin 666 në emrat apo në detajet tjera biografike të personaliteteve të shquara historike që janë dalluar me veprat e tyre mizore. Ky fokus, më së shumti ishte i përqendruar tek pushtuesit dhe sundimtarët tiranë, diktatorët e ndryshëm, si dhe prijësit e mëdhenj ushtarakë të historisë njerëzore. Një kohë të gjatë, si prioritet në "top listën" e personaliteteve më të egra të historisë njerëzore ka qenë imperatori i çmendur romak NERONI. Ai, përpos faktit se, sipas rregullave të numerologjisë, për të përmbushur kriterin e vlerës së 666, emrit të tij i mungonte dhe një germë "N", ai, sot e kësaj dite, ende e mban këtë prioritet. Me një keqardhje ndaj kundërshtarëve të shumtë të tyre, Napoleoni, Hitleri dhe Stalini kanë rënë nga kriteret e këtij klasifikimi numerologjik. Në vitet e fundit, mbreti i pakurorëzuar i prapësisë, egërsisë dhe të keqes, okulisti Alister Krol, themeluesi i vëllazërisë magji-zeze, e quajtur "Agimi i artë", i cili ka vdekur më 1947, sinqerisht ka besuar se pikërisht ai është "egërsira Antikrisht" që fshihet prapa numrit 666. Vetë, me plot krenari, publikisht nënshkruhej si "Egërsira e madhe 666", ose si "TOMEGA THERION", që nga gjuha greke do të thotë egërsirë apo bishë, e që sipas sistemit hebraik të përllogaritjes numerologjike, përfitohet numri 666. Numri 666 mund të haset edhe në simbolikën e vëllazërive të ndryshme masonerike, të cilën ata e kanë shprehur si identitet edhe në nivele publike me karakter shtetëror. Ta zëmë, konstruksioni artistik i piramidës së madhe e ndërtuar nga qelqi dhe profilet e hekurit në hyrje të muzeut të LUVRIT në Paris, përbëhet nga 666 dritaret qelqore dhe e njëjta është ndërtuar me urdhër të vetë presidentit francez Zhak Shirak.

Në anën tjetër, okulistët dhe përkatësit e vëllazërisë shpirtërore tejet të përrhapur në botë e quajtur "Newage" (Gjenerata e re), në kërkim të instuticioneve zyrtare që përputhen me numrin e mallkuar, kanë regjistruar se shërbimi postar i Britanisë së Madhe në ishujt e Foklandës, më vitin 1982, ka pasur numrin 666, ndërsa një komentim më autentik të mundësisë së lidhjes shtetërore britanike me këtë numër e ka dhënë burrështetasi dhe politikani anglez Tomas Mekolli. Ai konstatonte se "bisha numerike biblike" është e fshehur prapa institucionit të njohur shtetëror britanik me 666 anëtarë. Këtu Mekolli e kishte fjalën për Parlamentin e Britanisë së Madhe, i cili, me deputetët dhe gjithë personelin tjetër teknik të punësuar në të, numëron gjithsej 666 njerëz të angazhuar.

Ndoshta kjo hamendje na duhet paksa e tepruar, por shumica sot, mendojnë se Mekolli s'ka gabuar edhe aq.

Në fund, droja e këtij viti për përputhshmërinë e datës 06.06.2006, me simbolikën e numrit 666, edhe përpos publicistikës së madhe, nuk u tregua i saktë, por, ende mbetet e paqartë se, pse mediat e posaçërisht ato me renome të madhe botërore kësaj besëtytnie, i dhanë një rëndësi të madhe? Mos ky fakt e dëshmon edhe më bindshëm realitetin kaherë të njohur se mediat e mëdha botërore vërtet janë të kontrolluara nga masoneria elite globale???!

Adnan Abrashi
Jetmira
Jetmira

487


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Numri - Numri i mallkuar 666  Empty Re: Numri i mallkuar 666

Mesazh  55 prej 03.01.14 10:40

Adnani se di se per cfare flet? Shume besojne se ka Zote por vetem shume pak veta e kane pare dhe degjuar ate, vetem ata te cilet ti i quan te mallkuar, ata te cilet Detin e Zi e akne mbushur me gjak, kane mundur te sjellin qiellin ne toke. E vertete se numri 666 ose 9 u perket atyre qe merren me magji te zeze dhe nuk eshte nje simbol por me shume eshte te behesh vete djalli ne ritual dhe zgjimi i Gjarprit te Lashte "Leviathan" me shume>kujto kabalah tree of life me nente sferat dhe ngrenia nga pema e njohjes te se mires nga e keqja. Po vetem shume pak jane bisha nje e permende ti Aleister Crowley, te tjeret i gjen ne urdherat e Tradicional Satanism.
55
55



Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


265


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Numri - Numri i mallkuar 666  Empty Re: Numri i mallkuar 666

Mesazh  Zattoo prej 03.01.14 10:45

Little Professor shkruajti:Adnani se di se per cfare flet? 

L.Professor sa per informim Adnani qe ju i keni drejtuar ka dy muaj qe ka vdekur.
Zattoo
Zattoo

625


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Numri - Numri i mallkuar 666  Empty Re: Numri i mallkuar 666

Mesazh  55 prej 03.01.14 11:19

Me vjen shume keq, me fal me mungesen e informimit! Qendro ne paqe Adnan. Faleminderit per punen tende qe ke bere vetem dy libra te tu kam lexuar ne sakra .ch dhe vetm nje here te kam pare ne televizion, me kane pelqyer shume, megjithese nuk bie dakort me ata qe shkruajne per fene dhe okultin, gjithmone i dua shume ..flm.
55
55



Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


265


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Numri - Numri i mallkuar 666  Empty Re: Numri i mallkuar 666

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi