EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjala e Presidentit me te varfer të Botës

Shko poshtë

Fjala e Presidentit me te varfer të Botës Empty Fjala e Presidentit me te varfer të Botës

Mesazh  Luli 22.12.13 21:54

FJALA E PRESIDENTIT MË TË VARFËR TË BOTËS NË OKB, PRESIDENTIT TË URUGUAJIT
Fjala e Presidentit me te varfer të Botës 330px-Pepemujica2

Thelbi i fjalimit te tij:

Cili eshte qellimi per te cilin jemi ketu, kuptimi i ekzistences se njeriut?
Eshte jeta dhe lumturia.

Ne e kemi shtremberuar kete kuptim, duke vene ne krye te qellimeve plotesimin e kerkesave materiale.

Nxitemi te bejme nga dy tre pune per te plotesuar hiperkerkesa materiale, jo kerkesat e domosdoshme te jeteses, por per makina te shtrenjta, per luks etj., si model te lumturise. Por nuk na mbetet kohe per te jetuar dhe per te qene te lumtur. Kemi ndertuar nje civilizim te gabuar, sepse kemi ngritur civilizimin e konsumit material si tregues te lumturise.

Shoqeria e konsumit nxit me cdo mjet nje hiperkonsum, per gjera qe nuk jane thelbesore per njeriun, me koston qe ne fund te jetes kuptojme se nuk kemi jetuar, se kemi qene te palumtur dhe kemi bere te palumtur te tjeret, femijet, te gjithe. Dhe detyrohemi te marrim kredi pas kredie, te cilat duhet t'i lajme gjithe jeten.

Dhe ne fund?
Kultura e konsumit dhe e globalizmit bazohet ne konkurrencen e ashper, duke zhvleresuar ate qe eshte thelbesore, kuptimi per te cilin jemi ketu: JETA E NJERIUT dhe LUMTURIA.

Jo se nuk mund te prodhohet nje llampe elektrike qe te zgjase 10 vjet, por sepse ne duhet te paguajme vazhdimisht, qe ekonomia e konsumit te vazhdoje te funksionoje.

Problemi me i madh sot ne bote nuk eshte kriza ambientale, as kriza e ujit te pijshem. Kriza eshte politike, eshte modeli i gabuar i civilizimit qe kemi ndertuar.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi