Fantazmat duarvogla te tragjedise se San Antonios

Shko poshtë

Fantazmat duarvogla te tragjedise se San Antonios Empty Fantazmat duarvogla te tragjedise se San Antonios

Mesazh  Odin prej 25.11.13 19:37

Fantazmat duarvogla te tragjedise se San Antonios

Kjo rruge, ndodhet diku afer daljes nga San Antonio, ku ndodhen hekurudhat neper te cilat kalon treni. Para shume vitesh, nje murgeshe po kalonte pertej shineva me autobusin e shkolles te mbushur plot me femije, te cilet po ktheheshin ne shtepi ne nje nate te erret, pas nje ekskursioni neper qytet. Shumica e femijeve ishin ne gjume, te lodhur nga udhetimi dhe lojrat e gjithe dites.

Nderkohe qe autobuzi po kalonte shinat, motorri u dogj. Pasi u perpoq disa here te ndizte automjetin, murgesha vuri re nje tren qe vinte me shpejtesi te madhe, dhe pa drita te ndezura. Drejtuesin e trenit me shume mundesi e kishte zene gjumi. Perplasja qe aq e forte sa, murgesha perfundoi jashte driteras, disa metra larg autobusit, i cili u terhoq zvarre nga treni per disa qindra metra. Murgesha mbjetoi, femijet jo!

Por qe ketu, nis nje tjeter histori: Kushdo qe ndalon, parkon apo endet mbi keto shina treni, makina e tyre do te shtyhet nga duar te vogla fantzmash, jashte shinave. Pervec ‘makines qe leviz vete’, njerezit kane raportuar ndjesine e dridhjes se makines apo kane degjuar zera femijesh apo peshperima.Kjo histori behet edhe me dritheruese pasi besohet se po te hedhesh puder ne pjesen e pasme te makines te shfaqen shenja duarsh te vogla, menjehere pasi e makina del nga shinat e trenit.

Disa muaj me vone, murgesha ndjehej jashtezakonisht ne faj per gjithcka kishte ndodhur ndaj vendosi te vriste veten njesoj sic ndodhi me femijet. Ajo udhetoi ne te njejtin vend, parkoi makinen ne shinat e trenit, dhe priti aty. Pas pak degjon sinjalin e ardhjes se trenit, u mbeshtet ne sedilje, qau dhe priti. Ajo degjoi qe jashte zera femijesh qe luanin, qeshnin dhe vraponin.

Nderkohe treni nga larg e kishte pikasur automjetin dhe kishte sinjalizuar me drita. Murgesha mbuloi syte, filloi te lutej, dhe ne ate moment ndjeu zerat e femijeve te beheshin edhe me te degjueshem. Ajo ndjeu makinen qe filloi te levizte mbi shina, duke zbritur kodren, ndersa treni kaloi. Jeta e saj ishte shpetuar.

Ajo doli nga makina por nuk i pa femijet. Nuk pa askend. Ajo pa se pas makines kishin mbetur shenja te vogla duarsh, si te ishin femijet qe e kishin shtyre prej shinave. Murgesha u kthye ne qytet dhe u mor deri ne fund me femijet jetime. Kur ajovdiq, njerezit ne funeral ishin te bindur se kishin degjuar zera femijesh qe luanin, qeshnin dhe vraponin, dhe vetem nje te qeshur prej te rriture.

Edhe sot e kesaj dite, jane bere mjaft prova nga mosbesues apo aventuriere, dhe nese e parkon makinen neutralisht ne mes te nates atje, nese qendron pa bere ze fare, do te degjosh zera dhe makina do te shtyhet vete jashte shinave. Kalimi ku ndodhi gjithcka eshte i pushturar nga shpirtrat e femijeve, qe bejne te pamunduren qe asnje te mos pesoje fatin e tmerrshem qe paten ata. Shume skeptike, kane arritur ne perfundimin qe kjo gje ndodh, pavaresisht se ata e quajne ‘iluzion optik’.


Odin
Odin

527


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi