EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pyetje & Përgjigje nga Parapsikologjia!

4 posters

Shko poshtë

Pyetje & Përgjigje nga Parapsikologjia! Empty Pyetje & Përgjigje nga Parapsikologjia!

Mesazh  Fikrro 13.11.13 20:55

Pyetje & Përgjigje nga Parapsikologjia! P035-21

-Jeni në gjendje depresive!
-Keni ankthe!
-Keni stres apo ndryshim në sjellje!
-Mendoni se keni magji!
-Keni probleme në familje apo në dashuri!
-Ju mundon ndonjë gjë!
-Keni frikë dhe qani pa arsye!


Të gjitha këto dhe shumë pyetje të tjera sa i përketë psikologjisë dhe parapsikologjisë (gjendjes tuaj emocionale, sjelljeve dhe magjisë e fenomeneve të pashpjeguara) mund ti konsultoni - zgjidhni me mua në mesazhe private (nëse dëshironi të jeni privat) ose të konsultoheni hapur në forum!

Ju mirëpres!

Fikrro
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Përgjigje nga Parapsikologjia! Empty Re: Pyetje & Përgjigje nga Parapsikologjia!

Mesazh  Fikrro 15.11.13 3:59

Demet qe mund te sjellin çrregullimet stresore me origjinë traumatike!

Çrregullime stresore me origjinë traumatike mund të shfaqen pas një
ngjarje të papritur dhe shumë tronditëse. Të tilla mund të jenë, për
shembull, luftat, torturat, keqtrajtimet, aksidente automobilistike të
rënda dhe fatkeqësitë natyrore si tërmetet, përmbytjet ose stuhi të
mëdha. Në të tilla situata personi ose një i afërt i tij ndodhet në rrezik
vdekje dhe situata është jashtë kontrollit.

Me këto situata lidhet zakonisht një ndjenjë e fortë pafuqishmërie, frike, tmerri.
Personit i cili vuan prej çrregullimit stresor me origjinë traumatike, i
rikujtohet shpeshherë ngjarja tronditëse, e kjo si rezultat i shkakton
angështi. Ëndrra të frikshme që përsëriten janë shumë të zakonshme.
Ndonjëherë ngjarjet mund të rijetohen sërisht në mënyrë aq të vërtetë,
sa mund të shfaqen edhe halucinacione.

Ai që vuan prej çrregullimit stresor me origjinë traumatike i përjeton
ngjarjet traumatike me shumë angështi dhe mundohet t’i shmanget
atyre. Kjo mund të sjellë kufizime të ndjeshme në jetën e përditshme.
Ndonjëherë ndodh që personi ta ketë të vështirë kujtimin e ngjarjeve
traumatike të cilat thuajse janë fshirë nga mendja.

Me çrregullimin ka të bëjë edhe vështirësia për të qenë në shoqërinë e njerëzve të tjerë.
Këta njerëz të tjerë mund të duken herë pas here të huaj dhe të
frikshëm. Ai që vuan nga çrregullimi e ka shpeshherë të vështirë të
provojë ndjenja të ngrohta dhe jeta i duket më pa shpresë se
zakonisht. Ndonjëherë edhe gjëra të zakonshme si kalimi i rrugës ose
të ushqyerit duken të vështira.

Me çrregullimet stresore me origjinë traumatike lidhen dhe vështirësitë
në fjetje. Ai që vuan nga çrregullimet mund ta ketë të vështirë të flejë
ose mund të zgjohet lehtë. Vështirësia për tu përqendruar dhe
nervozizmi janë të zakonshme. Personi është shpeshherë i eksituar
dhe tejet vigjilent ndaj ambientit që e rrethon, ndonëse kjo nuk është
më e nevojshme.

Me këtë lidhet dhe shfaqja e ndjenjës se dikush po e
ndjek. Personi mund të nxehet më shpejt se zakonisht dhe të
frikësohet lehtë nga zhurma të forta. Nga ana tjetër stresi psikik
shkakton dhe çrregullime fizike, si dhimbje të stomakut, të gjoksit ose
dhimbje koke. Personi që vuan nga çrregullimet stresore me origjinë
traumatike kalon në fazat e zakonshme të depresionit.

Simptomat e përshkruara më lart janë të zakonshme pas përvojave të
vështira traumatike. Zakonisht bëhet fjalë për çrregullime stresore me
origjinë traumatike në rast se simptomat zgjatin më shumë se 1 muaj
pas traumës. Ndodh që ndonjëherë simptomat të zhduken
përkohësisht dhe të rishfaqen më vonë gjatë jetës. Çrregullimi stresor
me origjinë traumatike pengon jo vetëm në aktivitetet e jetës së
përditshme, por dhe në marrëdhëniet shoqërore.

Si kurohet çrregullimi stresor me origjinë traumatike?

Çrregullimi stresor me origjinë traumatike është një sëmundje që zgjat,
prandaj dhe kurimi i tij kërkon shumë kohë. Qëllimi i mjekimit është
zvogëlimi i angështisë dhe frikave të tepërta. Me kalimin e kohës fjetja
dalngadalë përmirësohet. Në përgjithësi qëllimi është që atyre që
vuajnë nga çrregullimet të rifitojnë aftësinë për të qenë aktiv dhe që
ata të mund të kontrolljnë sjelljet e tyre, si dhe normalizimi i
marrëdhënieve shoqërore.

Në terapinë e bashkëbisedimit sqarohet natyra e çrregullimit si dhe
dëmet e tij ndaj jetës së përditshme. Në mjekimet më të gjata e më
intensive diskutohet shpesh rreth traumave dhe më hollësisht mbi
mendimet e ndjenjat që i shoqërojnë ato. Qëllimi i bashkëbisedimeve
është të lirojë ngarkesën psikike të shkaktuar nga trauma, e cila
harxhon energjitë dhe shqetëson jetesën normale. Bashkëbisedimet
mund të duken në fillim të vështira dhe sikur i shtojnë simptomat, por
me kalimin e kohës ato të ndihmojnë.

Shpeshherë është mirë të ushtroheni në tejkalimin e situatave që
sjellin angështi. Të tilla ushtrime mund të jenë për shembull, udhëtimi
me autobuz, ose takime me njerëz të ndryshëm. Gjithashtu, me anë të
ushtrimeve çlodhëse mund të ulni tensionin e tepërt, ndërkaq edhe
gjimnastika mund të jetë e dobishme. Natyrisht, edhe fizioterapia
ndihmon në kontrollimin e simptomave.

Për të kuptuar lexuesit pse ndodhë co-varësimi i anëtarëve të familjes dhe i të tjerëve të cilët merren me përkujdesjen e të traumatizuarve, fillimisht po i qasemi në vija të trasha fenomenit të traumës, ngjarjeve traumatike, ripërjetimit të tyre, shenjave (simptomave) dhe sjelljeve të cilat shfaqën te të goditurit nga traumat.    

Terminologjia -  Fjala „traumë“ rrjedhë nga gjuha greke do të thotë „plagë“, „lëndim“.

Çka është trauma psikike ose psikotrauma - Trauma paraqet tronditje të thellë psikike dhe për rrjedhojë edhe trupore për shkak të ekspozimit të të goditurve ndaj ngjarjeve negative.    

Çka godet trauma/procesi traumatik/ - Procesi traumatik i godet të gjitha rrafshët e qenies njerëzore: rrafshin psikik, biologjik dhe social, duke e cenuar kësisoj seriozisht paprekshmërinë e integritetit psikofizik të të goditurit.

Cilat janë ngjarjet traumatike - Traumatike/traumatizuese/ janë vetëm ato ngjarje të cilat me forcën e tyre goditëse i tejkalojnë aftësitë përballuese të të goditurve

Disa shembuj të ngjarjeve traumatike - Katastrofat e natyrës, fatkeqësitë e shoqëruara me lëndime të rënda trupore, luftërat, masakrat, përdhunimet,  përndjekjet politike,  torturat nëpër burgje, pengmarrjet, kërcënimet për vdekje, torturat fizike e psikike, poshtërimet etj.,  paraqesin vetëm disa nga ngjarjet e shumta traumatike.

Çka shkaktojnë ngjarjet traumatike - Ngjarjet traumatike të goditurve që me rastin e ndodhjes së tyre por edhe me vonë me rastin e ripërjetimit, u shkaktojnë stres të jashtëzakonshëm bashkë me  ndjenjën e frikës, të tmerrit dhe të mosqenit të ndihmuar (nga të tjerët), gjë që shpie në humbjen e besimit themeltar ndaj të tjerëve, njerëzve.

Çka është stresi traumatik- Fjala Stres rrjedhë nga fjala latine Stringere që do të thotë tendosje. Në rastin konkret stresi traumatik paraqet tendosjen fizike dhe psikike ekstreme të të goditurve nga veprimi i ngacmuesve të jashtëm stres-shkaktues (stresoret).

Pse ndodh stresi traumatik – Stresi traumatik ndodhë si një reaksion automatik dhe i pavetëdijshëm i të goditurve me qëllim të përballimit sa më të suksesshëm të faktorëve stresogjen  prezent brenda ngjarjeve traumatike. Një ngjarje traumatike përmban disa/shumë/ngacmues stres-shkaktues (stresogjen).

Çka ndodhë me sistemin hormonal - Që me rastin e  veprimit të faktorëve stresogjen të ngjarjes traumatike dhe më pas me rastin e ripërjetimit të ngjarjes traumatike, organizmi i njeriut liron në mënyrë të automatizuar sasi të mëdha të hormonit adrenalin, i cili i fuqizon të gjitha funksionet trupore dhe psikike për t`u përballur të goditurit sa më suksesshëm me faktorët stresogjen. Në rastet kur faktorët stresogjen janë shumë të fuqishëm strukturat e trurit lirojnë sasi të mëdha të morfinave të  brendshme, të njohura si endorfina, të cilat i topitin emocionet dhe ndjesitë trupore deri të të goditurve sipas rastit deri në minimum. Një kohë pas veprimit të faktorëve stresogjen dhe në vazhdimësi me rastin e ripërjetimit të tyre, organizmi i njeriut reagon edhe duke prodhuar e liruar në sasi të mëdha të hormonit kortizon, i cili për dallim nga hormoni adrenalin i relakson dhe i dobëson shumë funksione psikike dhe trupore të të goditurve.

Kur mbizotëron adrenalina - Nëse në momentin e veprimit të faktorëve stresogjen mbizotëron hormoni adrenalinë, të goditurit ose iu kundërvihen faktorëve stresogjen (luftojnë me ta  për ti mundur), ose ikin prej tyre për të shpëtuar.  

Kur mbizotërojnë endorfinat - Nëse me rastin e goditjes së faktorëve stresogjen mbizotërojnë endorfinat (morfinat e brendshme), të goditurit  në mungesë të frikës ose vazhdojnë të përballën edhe më suksesshëm me faktorët stresogjen për ti mundur ata, ose për shkak të topitjes emocionale dhe trupore dorëzohen dhe nuk ndërmarrin asgjë.

Si reagon i godituri në momentin e stresit ekstrem - I godituri në momentin e stresit ekstrem akut dhe të përsëritur nëpërmjet të ripërjetimit të ngjarjes traumatike, në varësi të hormoneve të lartpërmendura: ose reziston/lufton/; ose ikë; ose dorëzohet.

Çfarë ndodhë me trurin - Me rastin e ndodhjes së ngjarjes traumatike ose me rastin e ripërjetimit të tyre, proceset normale përpunuese të trurit ngushtohen ose bllokohen, kurse proceset abnormale përpunuese të trurit prodhojnë simptome psikike dhe trupore të traumës. Proceset abnormale të trurit kanë të bëjnë me veprimin e sasive jonormale (të mëdha) të hormonit adrenalin dhe të endorfinave që prodhojnë strukturat e caktuara të trurit që në momentin e parë të veprimit të ngjarjes traumatike dhe me rastin e ripërjetimit të mëpastajmë të saj.

Nga çka varet përpunimi /procesimi/  i mirë apo i keq traumatik - Procesimi  i mirë (përballues, shërues) ose i keq (përkeqësues, sëmurës) traumatik, varët drejtpërdrejt nga shkalla normalitetit apo e abnormalitetit të funksioneve të trurit me të cilat ai iu qasët ngjarjeve traumatike, dhe jodrejtpërdrejt nga faktorët rrethanor brenda të cilëve jetojnë të goditurit nga ngjarjet traumatike.  

Pse trauma emërtohet si “traumë psikike” - Ndonëse trauma përveç rrafshit psikik e godet edhe rrafshin trupor e social të të goditurit, megjithatë, duke pasur parasysh se ajo më së shumti e godet rrafshin psikik, duke pasur parasysh se pikërisht ky rrafsh e përjeton traumën që me rastin e ndodhjes së saj, si dhe me qëllim të  përpunimit edhe e ripërjeton atë edhe më vonë, trauma quhet psikike.      

Kur dhe pse ndodhë trauma psikike - Trauma psikike ndodhë sa herë që fuqia e ngjarjes goditëse është më e madhe se fuqia përballuese e të goditurit.

Kur dhe pse nuk ndodhë trauma psikike - Trauma psikike nuk ndodhë sa herë që fuqitë përballuese të të goditurit janë më të mëdha se fuqia goditëse e ngjarjeve traumatike.

Pasojat e traumës psikike - Pasojat e traumës mund të janë të lehta, mesatare dhe të rënda, përkatësisht afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata.

Pse ndodhë ripërjetimi i traumës - Meqëtrauma /ngjarja traumatike/është e dhimbshme, e keqe dhe për rrjedhojë edhe e papranueshme/e paakseptueshme/, truri përpiqet që atë nëpërmjet të ripërjetimit ta përpunojë për ta bërë atë më pak të dhimbshme, më të pranueshme dhe më të akseptueshme.

Rrjedhat e përpunimit të traumës - Rrjedha e përpunimit të traumës sipas rastit mund të jetë e mirë dhe e suksesshme duke përfunduar me “shërimin” e saj, dhe sipas rastit mund të jetë e keqe dhe e pasuksesshme duke përfunduar me përkeqësimin dhe mos-shërimin e saj.

Çka është procesimi traumatik - Procesimi traumatik është vet përpunimi i traumës nëpërmjet të ripërjetimit, proces ky i cili kryesisht ndodhë  në mënyrë të nënvetëdijshme e të pavetëdijshme dhe të automatizuar dhe pjesërisht  në mënyrë të vetëdijshme  dhe i ndikuar nga vullneti i të goditurit dhe i të tjerëve të cilët e përkujdesin atë si p.sh: psikoterapeutët etj.

Si ndodh ripërjetimi i traumës - Ripërjetimi i traumës ndodhë papritmas në formën e shkreptimës (angl.“Flashback“) sikur ngjarja traumatike është duke ndodhur rishtazi „tani dhe këtu“. Me këtë rast të goditurit i shfaqen parasysh  sekuencat më të tmerrshme të ngjarjes traumatike të cilat e tronditin atë rishtazi aty për aty si dikur kur ngjarja ka ndodhur realisht, me ç’rast sërish ndodhin ndryshme të shpejta hormonale  si me rastin e stresit akut.

Kur ndodhë ripërjetimi i vrullshëm  shkreptimë - Ripërjetimi i vrullshëm shkreptimë ndodhë sa herë që të goditurit  konfrontohen papritmas me ngacmues të jashtëm (“çelësa ngacmues”) apo mendime të cilat në mënyrë automatike dhe të pakontrolluar shpien në ripërjetimin e ngjarjes traumatike e cila ka ndodhur “dikur dhe atje”.

Çka janë çelësat ngacmues/Trigger/ - Çelësat ngacmues  paraqesin ngacmime të jashtme të ngjashme me ato të ngjarjes traumatike me të cilët të goditurit konfrontohen rastësisht dhe papritur gjatë përditshmërisë, duke rrëshqitur kësisoj në mënyrë automatike në ripërjetimin e sekuencave me të tmerrshme dhe me të dhimbshme të ngjarjes traumatike të ndodhur „dikur dhe atje“, në një kohë dhe në një vend tjetër.

Si veprojnë çelësat ngacmues - Çelësat ngacmues  veprojnë si shkase për riaktivizimin e ripërjetimit të vrullshëm të ngjarjes traumatike. Kështu, për të  goditurit nga veprimet e dhunshme të forcave policore është e mjaftueshme që ata të shohin rastësisht një grup policësh në rrugë, që të rrëshqasin automatikisht në ripërjetimin e ngjarjeve të tyre traumatike të shkaktuara nga dhuna policore. Ose për të goditurit të cilët janë traumatizuar nga bombardimet me avion ushtarak, është e mjaftueshme që ta dëgjojnë kumbimin e këmborës së kishës që ata të rrëshqasin në ripërjetimin e ngjarjeve të tyre gjatë bombardimeve. Ose për një grua të dhunuar seksualisht mjafton që ajo ta shohë një person të ngjashëm me dhunuesin dhe ajo të rrëshqasë në ripërjetimin e dhunimit të saj.    

Pse ripërjetohet trauma psikike - Trauma psikike ripërjetohet sepse në strukturat e trurit ka mbetur „gjurma“  („mostra“) e saj e memoruar dhe e papërpunuar („e pashëruar“), e cila riaktivizohet sa herë që i godituri konfrontohet me „çelësa ngacmues“ të cilët e ngacmojnë atë papritur.

A shërohet trauma psikike - Trauma psikike nëpërmjet të përpunimit të saj terapeutik në masë të konsiderueshme mund të përmirësohet dhe „shërohet“ por jo plotësisht, sepse „gjurma“ traumatike dhe impakti i saj tejet negativ nuk „fshihen“ asnjëherë plotësisht.

Çka ndërmerr i traumatizuari - I traumatizuari për t`i ikur ripërjetimit të ngjarjes traumatike e përdorë „strategjinë e shmangies“ nga „çelësat ngacmues“ të cilët janë të shumtë në ambientin rrethues. Kjo me fjalë të tjera do të thotë se të goditurit nga traumat psikike  për t`iu shmangur mundësive të ripërjetimit traumatik izolohen nga ambienti rrethues dhe nga kontaktet sociale etj.

Çka i dëmton më së shumti të traumatizuarit - Të traumatizuarit i dëmton më së shumti ripërjetimi vrullshëm, i papritur dhe kaotik si shkreptimë (Flashback) i ngjarjes së dikurshme traumatike gjatë ditës dhe ripërjetimi i ngjarjes traumatike dhe i ngjarjeve të tjera jo të mira nëpërmjet të ëndrrave të llahtarshme gjatë natës në gjumë.

A është e dëmshme strategjia e shmangies -  Ndonëse nëpërmjet të strategjisë/strategjive/ së shmangies të traumatizuarit në njëfarë mase përfitojnë sepse i ripërjetojnë më pak e më rrallë ngjarjet traumatike, megjithatë, kjo strategji është e dëmshme, sepse të goditurit nëpërmjet saj shmangën dhe izolohen edhe nga ngjarjet e mira dhe risitë pozitive që sjellë jeta, e për të cilat ata edhe në funksion të shërimit nga trauma kanë nevojë.  

Pse është i dëmshëm ripërjetimi traumatik- Ripërjetimi traumatik i vrullshëm dhe kaotik është i dëmshëm sepse ai   për të goditurit ka efekt ritraumatizues, efekte këto të cilat me kalimin e kohës pasojnë edhe me ndryshime strukturore në pjesë të caktuara të trurit.

Çka është ripërjetimi dhe rikujtimi terapeutik - Ripërjetimi dhe rikujtimi terapeutik ka të bëj me  ripërjetimin dhe rikujtimin e ngjarjeve traumatike me rastin e terapive psikike/psikoterapive.  

Pse është i dobishëm ripërjetimi dhe rikujtimi terapeutik- Ripërjetimi dhe rikujtimi terapeutik i ngjarjes traumatike është i dobishëm sepse ai në masë më të vogël  rrjedhë si ripërjetim i vrullshëm (si Flashback) dhe i dëmshëm, kurse në masë më të madhe rrjedhë si rikujtim i qetë /më i qetë/më pak i padëmshëm.

Kur “shërohet” trauma - Trauma “shërohet” kur edhe sekuencat e saj më të tmerrshme mund të tregohen nga të goditurit duke mos u shoqëruar me ripërjetim të thellë dhe të vrullshëm traumatik, por tregohen si një rikujtim i cili sado i tmerrshëm që ka qenë, megjithatë, i takon të kaluarës dhe realisht s`është më.



Simptomet (shenjat) dhe sjelljet e të traumatizuarve

   Të traumatizuarit vuajnë nga një sërë simptomash (shenjash) dhe sjelljesh traumatike të cilat  të shumtën e herëve vijnë në kundërshtim me ambientin rrethues, normat e të lejueshmes dhe të tolerueshmes brenda shoqërisë.

  Shenjat dhe sjelljet kryesore të cilat e karakterizojnë përditshmërinë e të traumatizuarve janë si më poshtë:

- Gjatë ditës të traumatizuarit iu nënshtrohen ripërjetimeve shkreptimë (Flashbak) të ngjarjes/ngjarjeve traumatike të  iniciuara nga „çelësat ngacmues“ prezent në ambientin jetësor/rrethues/. Në momentin e ripërjetimit të traumatizuarit ndjehen të frikësuar e të rrezikuar si në momentin kur ngjarja traumatike ka ndodhur realisht. Ata reagojnë me frikë, ndjehen të pa ndihmuar, të mundur dhe të pafuqishëm. Tërë kjo shoqërohet edhe me shenja trupore:  me rrahje të shpeshta të zemrës, frymëmarrje të shpejtuara, trembje, tendosje e dridhje trupore, ose me pafuqi trupore sipas rastit deri në alivanosje.    

- Gjatë natës të traumatizuarit i nënshtrohen ripërjetimit të ngjarjes/ngjarjeve/ traumatike nëpërmjet të ëndrrave të llahtarshme me përmbajtje të keqe. Ata zgjohen nga ëndrrat e tilla të djersitur e të frikësuar, sipas rastit edhe duke kërcyer nga shtrati e duke lëshuar britma dhe duke i frikësuar me këtë rast edhe anëtarët e familjes.

- Meqë ngjarja traumatike ka qenë e frikshme, e papritur dhe e rrezikshme, të traumatizuarit manifestojnë reaksione të shpejta  dhe të automatizuara të frikës ndaj secilit ngacmim të jashtëm siç janë: britmat, kërcitjet, krismat, tonet, sirenat e makinave, tingëllima e ziles në derë, cingërima e telefonit etj.

- Reaksionet  e tilla  me frikë janë shumë më të mëdha se sa shkalla reale e ngacmimit. Kështu  një kërcitje e vogël  pasohet me një trembje (kërcim) të madh trupor.

- Meqë ngjarja traumatike ka paraqitur rrezikshmëri sipas rastit edhe për vdekje, të traumatizuarit reagojnë me zemërim dhe syqeltësi (vigjilencë)  maksimale ndaj secilës situatë e ngjarje edhe kur ajo paraqet rrezikshmëri minimale. Populli thotë: „i ka djegur tambli e frynë kosit!“.

- Meqë ripërjetimi i ngjarjes traumatike është i vështirë të traumatizuarit përpiqen që ti shmangën ripërjetimit të saj nëpërmjet të strategjisë së shmangies:  

- Kështu ata shmangën nga mendimet dhe ndjesitë të cilat shpien në ripërjetim të ngjarjes traumatike, shmangën nga vendi ku ka ndodhur ngjarja traumatike ndonjëherë deri në mosdalje nga shtëpia, si dhe shmangën nga  rikujtimet e dhimbshme ndonjëherë edhe nëpërmjet të „harresës“ së pjesërishme të ngjarjes traumatike.

- „Harresa“ e pjesërishme ose e plot e ngjarjes traumatike realizohet me zhvendosjen dhe ndrydhjen e historisë së saj nga vetëdija në nënvetëdije e pavetëdije. Zhvendosje-ndrydhja e ngjarjeve traumatike në nënvetëdije ose në pavetëdije bën që të traumatizuarit të manifestojnë shenja dhe sjellje traumatike për të cilat ata nuk kanë shpjegim e nuk janë të vetëdijshëm.

- Zhvendosje-ndrydhjet e tilla të ngjarjeve traumatike ndodhin sidomos te fëmijët të cilët ngjarjet traumatike sipas rastit i kanë të „harruara“ plotësisht.  „Harresat“ e tillë e ngjarjeve traumatike bënë që kur ata fëmijë rritën dhe të moshohen të manifestojnë shenja dhe sjellje traumatike për të cilat nuk kanë shpjegim dhe nuk janë të vetëdijshëm.

- Strategjia e shmangies është e dëmshme sepse shpie deri te izolimi dhe komunikimi i vështirësuar dhe i pakët i të traumatizuarve me rrethin shoqërorë brenda të cilit kanë jetuar dhe jetojnë.

- Izolimi dhe komunikimi i pakët me të tjerët bën që të traumatizuarit të mos marrin pjesë në ngjarjet negative ose pozitive të të tjerëve, gjë që nuk akseptohet nga rrethi i ngushtë dhe i gjerë familjar, nga kolegët e punës dhe nga miqtë e  dikurshëm.

- Më tej të traumatizuarit vuajnë nga gjendjet me topitje emocionale të cilat shoqërohen me aftësi të kufizuara për t`u gëzuar, për të dashur, për tu pikëlluar etj. Ata duan që të kenë emocione por ato nuk u vijnë në shprehje sepse i kanë të topitura (të ngurtësuara) për shkak të procesit të përkeqësuar traumatik.  

- Topitjet e tilla emocionale paraqesin po ashtu një strategji tjetër shmangëse për të mos i ripërjetuar të traumatizuarit ngjarjet e këqija traumatike me dhembje dhe emocione ekstreme, por topitja e tillë emocionale bënë që ata të mos i përjetojnë dhe shijojnë emocionalisht edhe ngjarjet e mira aktuale dhe ato të së kaluarës.

- Më tej, të traumatizuarit ngjarjet e mira dhe të suksesshme të së kaluarës nuk mund ti ripërjetojnë sepse ripërjetimi i tyre i mirë është „mbuluar“ nga ripërjetimi i keq i ngjarjes/ngjarjeve/traumatike, dhe sepse ngjarjet e mira të së kaluarës tani më e kanë humbur edhe kuptimin e mirë  të dikurshëm i cili është „mbuluar“ me kuptimin e keq të ngjarjes/ngjarjeve/traumatike.

- Meqë ngjarjet e mira të së kaluarës paraqesin gëzime dhe suksese ato njihen si pasuri (resurse) shpirtërore dhe shëruese të cilat të traumatizuarit nuk i shfrytëzojnë për përmirësimin dhe „shërimin“ e tyre. Kjo është arsyeja pse psikoterapeutët të cilët i trajtojnë të traumatizuarit, ndër të tjera  përpiqen që atyre t`ua rizgjojnë dhe t`ua sjellin në kujtesë e në jetë ngjarjet e mira të së kaluarës.  

- Nga ana tjetër, të traumatizuarit sipas rastit vuajnë edhe nga gjendjet disociative siç janë ato stuporoze, me ç`rast lëvizjet trupore të vullnetshme, të folurit dhe reaksionet  ndaj  ngacmuesve të jashtëm siç është drita, zhurmat etj. janë të zvogëluara ose nuk ndodhin fare; ose ata vuajnë nga gjendjet amnestike, me ç`rast të traumatizuarve iu mungon pjesërisht ose plotësisht kujtesa për të kaluarën e tyre jetësore dhe sidomos kujtesa për ngjarjen traumatike etj. Edhe “harresa” e tillë e kryesisht e pavetëdijshme paraqet një strategji shmangëse dhe një mekanizëm mbrojtjes psikik që të traumatizuarit ti ikin ripërjetimit të vështirë të ngjarjeve traumatike.

- Shumica e të traumatizuarve bien vonë në gjumë (në mesnatë apo pas mesnatës) dhe zgjohen vonë nga gjumi, sipas rastit në kohën e drekës, të shumtën e herëve pa asnjë vullnet e pa asnjë shpresë për jetë.

- Sidomos në orët e paradites shumica e të traumatizuarve janë pasiv e depresiv, të përfjetur, të lodhur, të bezdisur, shfaqin harresë, koncentrim, vëmendje dhe perceptim të ulët, mosvullnet, mosdurim, mosdëshirë për komunikim etj.

- Pasdite dhe në mbrëmje të traumatizuarit sipas rastit ndihën diçka më mirë, kurse natën të shumtën e herëve janë aktiv, iu dorëzohen fantazive dhe nuk flenë deri vonë, ndërkohë që gjumi i ditës sidomos të traumatizuarve iu bën keq.

- Shumica e të traumatizuarve nuk marrin ushqim rregullisht, janë indiferent ndaj vetës ndonjëherë deri në vetbraktisje dhe nuk kanë vullnet dhe durim për të mësuar diçka të re, që i bën mirë si procesit jetësor, ashtu edhe procesit të „shërimit“ të tyre nga trauma.

- Me që ngjarjet traumatike kanë pasur përfundime të këqija shumica e të traumatizuarve vuajnë nga mendimet negative dhe për rrjedhojë ata secilës ngjarje të ndodhur më vonë ia parashikojnë përfundimin e keq. Kështu ata sipas rastit  edhe marrin masa  për parandalimin e përfundimet e këqija të ngjarjeve të ndryshme, sepse nuk dëshirojnë të konfrontohen sërish me  ngjarje  me përfundime të   këqija siç kanë qenë ato të ngjarjeve traumatike të përjetuara prej tyre.

- Pjesa më e madhe e të traumatizuarve manifeston sjellje konfliktuoze dhe sipas rastit edhe agresive ndaj të tjerëve: anëtarëve të familjes, partneres/partnerit, fëmijëve, ish-kolegëve dhe ish-miqve etj. Kjo ndër të tjera ndodhë edhe për shkak të identifikimit të pavetëdijshëm me  tutorët/torturuesit/ e tyre.

- Procesi traumatik sipas rastit herë më pak e herë më shumë ua ndryshon të traumatizuarve karakterin. Kështu, i traumatizuari i cili dikur ka qenë jokonfliktuoz, i brishtë, fjalëmirë dhe pajtues, pas përjetimit të traumës mund të bëhet konfliktuoz, i egërsuar, fjalëkeq dhe destruktiv në raport me të tjerët etj. Ose i traumatizuari i cili dikur e ka besuar Zotin, pas përjetimit të traumës nuk e beson më, sepse e pyet vetën „ku ishte Zoti që nuk më ndihmoi kur e pata më së keqi!“, ose edhe e kundërta, i traumatizuari i cili më parë nuk e ka besuar Zotin, pas përjetimit të traumës e beson atë sepse thotë “po të mos ishte ndihma dhe dëshira e Zotit nuk do të kisha shpëtuar i gjallë por do të kisha vdekur!” etj.

- Ajo që të traumatizuarit i mundon më së shumti është pyetja „pse“: Pse më ndodhi ngjarja!; pse pikërisht mua më ndodhi!; asnjë të keqe s`ia kamë bërë askujt, prandaj pse dhe me ndodhi! etj.  Meqë pyetja pse me këtë rast s`ka përgjigje, ajo rezulton brenda të goditurve me zemërim, hidhërim, mospajtim dhe emocione tjera të dëmshme.  

- Pyetja pse ka të bëj me mosakseptimin e ngjarjes traumatike, përkatësisht me mosgatishmërinë dhe me paaftësinë e të  goditurve, që ata ngjarjet traumatike t`i integrojnë brenda historisë së tyre jetësore, si ngjarje të cilat sado të këqija që të kenë qenë, megjithatë janë të tyre, u takojnë atyre dhe janë pjesë e jetëve të tyre.

- Meqë jeta e të traumatizuarve vazhdimisht përkeqësohet, një pjesë e tyre për ta relaksuar dhe „shëruar“ vetën  fillon të marrë (konsumoj) substanca varësuese, sipas rastit: duhan, ose alkool, ose droga ilegale: hashash, ose marihuanë, heroinë, ose kokainë etj. Konsumimi i mjeteve varësuese e komplikon ekstremisht rrjedhën e mëtejshme jetësore të të goditurve dhe të anëtarëve të familjes të cilët e përkujdesin atë.    

- Në rastet më të këqija të traumatizuarit për shpëtuar (ikur) nga jetët e tyre mizerabël duan që të bëjnë vetëvrasje, qoftë në mënyrë  pasive duke përdoruar mjeteve varësuese, qoftë në mënyrë aktive duke ia marr vetës jetën në mënyra të ndryshme.

Por jo të gjithë të traumatizuarit vuajnë nga të gjitha shenjat(simptomat) dhe sjelljet e tilla traumatike. Manifestimi i   tyre  shënon edhe rënie-ngritje, periudha përkeqësimi e përmirësimi. Se çfarë shenjash, sjelljesh dhe rrjedhash traumatike do të manifestoj i traumatizuari varët nga shumë faktor individual e rrethanor: Nëse ata kanë apo nuk kanë predispozita për çrregullime psikike, nëse janë trajtuar ose jo me terapi adekuate dhe me kohë, dhe nëse i kanë ose  jo të plotësuara nevojat ekzistenciale minimale apo optimale për jetë etj.  

Shenjat dhe sjelljet e lartpërmendura traumatike mund të ndodhin në tërësinë e tyre kryesisht te ata të traumatizuar të cilët kanë predispozita për çrregullime psikike, që nuk janë trajtuar me terapi adekuate dhe që kanë mungesë të kushteve minimale ose optimale jetësore.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Përgjigje nga Parapsikologjia! Empty Re: Pyetje & Përgjigje nga Parapsikologjia!

Mesazh  Fikrro 15.11.13 21:32

Zgjimi në mes të natës pa mundur të merrni frymë dhe pa mundur të lëvizni? Ja arsyeja.

Pyetje & Përgjigje nga Parapsikologjia! Hag

Ka patur shume raste vdekjesh kur personi ishte ne gjume dhe nuk u zgjua me. Mjeket gjejne shpjegimet e tyre ndersa legjendat dhe folkloret kane shpjegimet e tyre per kete fenomen.
Besoj se te gjithe ne nje moment te jetes e kane provuar ate ndjesine e tmerrshme kur zgjohesh nga gjumi ne mes te nates dhe nuk merr dot fryme.

Nje "hag", ose "shtrige e keqe" ose cfaredolloj emri tjeter qe t'i vihet, pasi ne cdo vend i kane vene nga nje emer te ndryshem, ishte nje shpirt makthesh ne folklorin Britanik dhe folklorin e Amerikes Veriore Anglofone. Me gjithe varietetin ne emra, kjo qenie eshte e njejte me "mbare" Anglo-Saksone; nje qenie me rrenjet ne supersticionin antik Gjermanik dhe shume i lidhur me "mara" Skandinave.

Edhe ne vende te tjera, edhe pse pershkrimi ndryshon thelbi mbetet po i njejte.
Sipas folklorit, kjo qenie ulej ne kraharorin e personit i cili ishte ne gjume dhe i dergonte atij/asaj makthe. Kur subjekti ngrihej, ai ose ajo ishte i paafte qe te merrte fryme apo edhe te levizte per nje periudhe te shkurter kohe. Ne kohet e tanishme kjo gjendje eshte quajtur paralize ne gjume, por ne besimet e vjetra besohet se ka qene faji i "hag".

Ne disa variante te tjera te folklorit, ndodhte edhe qe qenia te ulej ne kraharor duke i marre frymen personit qe qe ne gjume deri sa ai/ajo te vdiste.

Ne mitologjine Irlandeze dhe Skoceze, Cailleach eshte nje perendeshe "hag" e lidhur me krijimin, korrjen, motin dhe sovranitetin. Ne partneritet me perendeshen Bride, ajo eshte nje perendeshe sezonale; Cailleach drejton muajt e dimrit, ndersa Bride muajt e veres. Ne Skoci nje grup "hags"-esh te njohur si Cailleachan (Hag-et e rrufese) jane pare si personifikimi i fuqive elementare te natyres, vecanerisht ne nje aspekt shkaterrues.
Ne mitologjine Irlandeze hag-et jane figura sovraniteti. Me e zakonshmja eshte qe nje hag eshte figura e keqe e perralles, ndersa heroi i perralles duhet t'i afrohet pa frike, dhe te filloje ta doje ate me githe te keqen qe ka. Kur heroi tregon kurajo, dashuri dhe pranin te anes se saj te keqe, hag-u me pas kthehet ne nje perendeshe te re dhe te bukur.

Ne folklorin Persian, Bakhtak ka te njejtin rol ashtu si edhe hag-u ne folklorin Britanik. Bakhtak-u ulet ne kraharorin e nje personi qe eshte ne gjume dhe duke i shkaktuar atyre pengese ne frymarje apo ne levizje qe mund te coje deri ne vdekje. Ne gjuhen moderne Persiane fjala Bakhtak perdoret edhe ne menyre metaforike per t'ju referuar maktheve.

Shume histori te frikshme ne lidhje me kete krijese jane treguar dhe perdorur per te frikesuar femijet ne menyre qe ata te silleshin mire.
Megjithate, te dhenat qe jane arritur te mblidhen, nuk jane te mjaftueshme per ta bere te qarte nese kjo krijese eshte nje grua e vjeter e shemtuar qe ka mesuar magji apo eshte nje qenie mbinatyrore.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Përgjigje nga Parapsikologjia! Empty Re: Pyetje & Përgjigje nga Parapsikologjia!

Mesazh  rajnarajna 14.01.14 17:18

pershendetje nuk e di nese pershtatet kjo teme por kam nje pyetje:
pse njerezit formojne kujtime qe nuk i pelqejne?
rajnarajna
rajnarajna

hihihi

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Përgjigje nga Parapsikologjia! Empty Re: Pyetje & Përgjigje nga Parapsikologjia!

Mesazh  syri i art 14.01.14 22:46

ne ne vazhdimesi,bejm udhetime astrale,pa vetedije gjat gjumit...flas nga  pervoja ime e paket,por qe kam perjetuar disa here...kur trupi astral esht ne udhetim,trupi fizik esht i bllokuar,nuk mund te leviz,dhe problemet me fryme marrje vijn nga pozita e trupit,esht goja e mbyllur ose ne pozit te pafavorshme per qarkullimin e oksigjenit...
syri i art
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Përgjigje nga Parapsikologjia! Empty Re: Pyetje & Përgjigje nga Parapsikologjia!

Mesazh  Kundalini 15.01.14 1:36

Ka dhe raste te paralizave ne gjume. Qe ti zgjohesh por nuk flet dot dhe nuk leviz dot, merr thjesht fryme dhe je i ngrire. Eshte shume i frikshem. :p
Kundalini
Kundalini

I am not here to prove I am God. I am here to prove YOU are God!

Paramahamsa Sri Nithyananda

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Përgjigje nga Parapsikologjia! Empty Re: Pyetje & Përgjigje nga Parapsikologjia!

Mesazh  syri i art 15.01.14 8:37

Kundalini shkruajti:Ka dhe raste te paralizave ne gjume. Qe ti zgjohesh por nuk flet dot dhe nuk leviz dot, merr thjesht fryme dhe je i ngrire. Eshte shume i frikshem. :p
pikerisht esht frika ajo qe i shkakton keto simptome,bllokada...nga frika mendja ben,lloj lloj figurash,shtangon pjes te trupit...heq friken dhe nuk te ndodhin gjera te ketilla...
syri i art
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Përgjigje nga Parapsikologjia! Empty Re: Pyetje & Përgjigje nga Parapsikologjia!

Mesazh  Kundalini 15.01.14 12:12

Eshte tjeter paraliza ne gjume dhe tjeter ajo qe eshte shkruajtur me siper.
Kundalini
Kundalini

I am not here to prove I am God. I am here to prove YOU are God!

Paramahamsa Sri Nithyananda

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Përgjigje nga Parapsikologjia! Empty Re: Pyetje & Përgjigje nga Parapsikologjia!

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi