EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asgjë nuk ndodh rastësisht!

Shko poshtë

Asgjë nuk ndodh rastësisht! Empty Asgjë nuk ndodh rastësisht!

Mesazh  Luli 30.10.13 23:39

Asgjë nuk ndodh rastësisht!

Asgjë nuk ndodh rastësisht! 1382882161-qmp

Inteligjenca universale është gjithnjë nën shërbimin tonë dhe vepron në përputhshmëri me atë se çfarë ne besojmë. Besimi është forca që vë në lëvizje gjithë universin. Kjo forcë na dërgon gjithnjë sinjale se cilën rrugë duhet të ndjekim,  që të arrijmë më lehtë tek qëllimi ynë. Megjithatë, ne nuk ua vëmë shumë veshin këtyre sinjaleve dhe shpesh i përshkruajmë edhe si rastësi. Në univers nuk ndodh asgjë rastësisht. Gjithçka është e lidhur dhe e sinkronizuar shumë mirë nga inteligjenca universale.

Që nga momenti që ne bëhemi të vetëdijshëm për botën që na rrethon, e pyesim vetën se ku është vendi ynë në të? Çfarë fati na është përcaktuar?

Në moshën e fëmijërisë ne e përfytyrojmë të ardhmen si një letër të bardhë, mbi të cilën ne shkruajmë historinë e jetës sonë. Mundësitë na shfaqen si të pakufizuara dhe jeta na duket më e këndshme dhe më e lirë.  Por, sapo të rritemi e ta arrijmë moshën e pjekurisë, fillojmë t'i përjetojmë përkufizimet dhe shikimi ynë drejt së ardhmes ngushtohet. Ajo që më herët na dukej e lirë dhe me mundësi të pakufizuara, fillon të na shfaqet më e ngushtë e më  e errët.

Megjithatë është e mundur që ta kthejmë kënaqësinë e potencialitetit të pakufizuar dhe ta jetojmë jetën të lumtur. Ky potencialitet i pastër na mundëson që ta jetojmë jetën që kemi dëshirë dhe të ecim lirshëm drejt qëllimit që ia kemi dhënë vetes.Hapi i parë për ta rikthyer jetën në duart tona është ta kuptojmë thelbin e tri fu-shave të ekzistencës.

Zona fizike

Fusha e parë e ekzistencës është zona fizike apo materiale d.m.th. universi që ne e shohim. Kjo është fusha të cilën ne më së shumti e njohim dhe  e përshkruajmë si bota  reale.

Ajo përmban materie dhe objekte të kufizuara, gjithçka 3 dimensionale, që  ne mund ta perceptojmë me shqisat tona, d.m.th. mund të shohim, të dëgjojmë, të prekim, të shijojmë dhe të nuhasim. Kësaj zone i përket trupi ynë, era, toka, uji, gazrat, kafshët, mikrobet dhe molekulat. Në këtë zonë 3 dimensionale futet edhe koha si dimensioni i katërt, e cila na duket se po rrjedh ne një vijë të drejtë dhe përfshin të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Kjo do të thotë se gjithçka në zonën fizike apo materiale ka një fillim, një mes dhe një fund.

Pra, gjithçka fizike lind dhe vdes. Edhe bjeshkët e kanë një fillim e dikur do të shndërrohen në pluhur. Bota fizike të cilën ne e përjetojmë është e sunduar nga ligjet fizike, si p.sh. ligji i gravitetit apo ai i tërheqjes. Dhe këto ligje janë aq të sakta sa që ne mund të parashikojmë ngjarje në të ardhmen.

Ligji i tërheqjes na thotë se gjithçka që ne mendojmë dhe besojmë e tërheqim dhe ajo krijohet në realitetin tonë. Ky ligj është i njëjtë për të gjithë dhe nuk bën asnjë dallim. Në një pikëpamje më të thellë mund ta paramendojmë njeriun si një nga magnetet më të mëdhenj në natyrë. Ju e dini se magnetet mund të tërheqin objekte. Kështu  ndodh edhe me ne. Ajo që ne e besojmë dhe e themi me mendjen e me fjalët tona, po atë edhe do ta tërheqim e do ta përjetojmë në realitetin tonë.

Zona e kuante

Në fushën e dytë të ekzistencës përbëhet gjithçka nga informacioni dhe energjia. Kjo fushë përshkruhet si zona e kuanteve. Gjithçka në këtë fushë është jomateriale dhe nuk mund të preket apo perceptohet nga shqisat tona.

Mendja juaj, mendimet tuaja dhe egoja, janë pjesë e vetes suaj, të cilat ju i ndjeni si normale. Këto të gjitha janë pjesë përbërëse të zonës së kuanteve. Këtu nuk kemi të bëjmë me materie apo diçka që mund  të preket, megjithatë ju e dini dhe jeni të sigurt se mendja dhe mendimet tuaja ekzistojnë. Në të vërtetë është gjithçka që ne shohim në Universin material, asgjë tjetër përpos manifestimit të energjisë dhe informacioneve nga zona e kuanteve. Bota materiale është një nënrenditje e botës së kuanteve.

Gjithçka në zonën fizike përbëhet nga informacioni dhe energjia. Sytë dhe shqisat e tjera janë ashtu të programuara që ne t’i shohim objektet si 3 dimensionale dhe t’i perceptojmë ato si të ndara. Në të vërtetë, në zonën e kuanteve nuk ekziston kjo ndarje.

Mendja jonë është pra një fushë e energjisë dhe e informacionit. Çdo ide është po ashtu energji dhe informacion. Trupi dhe e gjithë bota fizike janë vetëm në përfytyrimin. E ku mund ta ketë pra mendja pikënisjen e saj, e cila është përgjegjëse për të gjitha këto?

Zona Virtuale

Në zonën e tretë të ekzistencës përbëhet gjithçka nga inteligjenca dhe vetëdija. Këtë zonë mund ta përshkruajmë si zona virtuale apo zona shpirtërore, si fusha e mundësive, si zona e inteligjencës universale. Këtu lindin informacioni dhe energjia nga një det i gjerë i mundësive. Fusha elementare e ekzistencës është jomateriale. Ajo është potencialitet i pastër.

Zona virtuale e ekzistencës funksionon jashtë hapësirës dhe kohës. Në këtë zonë, koha dhe hapësira nuk ekzistojnë.  Ajo është forca më e madhe që qëndron brenda dhe jashtë çdo gjëje.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi