Legjenda

Shko poshtë

legjenda - Legjenda Empty Legjenda

Mesazh  Jon prej 24.09.08 17:39

Legjenda

Legjenda, ose gojëdhëna është tregim nga goja e popullit i cili u kushtohen personave ose dukurive që ndodhin apo kanë ndodhur dhe që këta persona apo dukuri kanë lënë gjurmë në jetën e një shoqërie njerëzore.

Në këto tregime ndodhitë apo aftësitë e personave prezantohen si fuqi mbinatyrore mirëpo lidhen me ndonjë të vërtetë ndërsa rëndësia e tyre apo efekti i tyre mundohen të prezantohen në tregim si fuqi mbinatyrore e çka tregon se si njerëzit e kanë ndierë efektin e ati personi apo asaj dukurie.

Dallimi i legjendës apo gojëdhënës nga llojet e tregimeve tjera është se legjendës nuk i dihet koha dhe vendi e zhvillimit të ngjarjes, ose njëri nga këto elemente.

Po thuaj se ndër të gjithë popujt e botës kanë legjenda e tyre. Po ashtu edhe shqiptarët kanë legjendat e tyre, disa në nivele më të ultra e disa kanë arritur që të jenë edhe legjenda gjithë popullore.

Si legjenda gjithëpopullore ndër shqiptaret ndër të tjera janë edhe Gjergj Elez Alia, Rozafa, Besa e Kostandinit, Ymer Agë Ulqini etj.
Jon
Jon

1163


Mbrapsht në krye Shko poshtë

legjenda - Legjenda Empty Re: Legjenda

Mesazh  Jetmira prej 16.07.13 15:32


Legjenda e gjarperit te shtepise
Legjenda
thotë: Besohet se çdo shtëpi ka gjarpërin e vet. Ata si rëndom janë të
qetë. Ndodh që gjatësia e tyre të jetë mbi dy metra, por populli i quan
“gjarpërinjtë e shtëpisë” ose “gjarpëri i shtëpisë”.
Ata lëvizin apo
ecin nëpër shtëpi lirisht dhe askush nuk guxon t’i ngucë, saqë shpesh
herë i gjejmë nëpër teshat apo mbulesat e fletjes, ndër jastëkët, nëpër
djepat e foshnjeve, e kështu me radhë. Iu jepet qumësht në vendet e
caktuara, ku gjarpëri i shtëpisë zakonisht e ka daljen e vet. Thuhet
nëse e mbysim gjarpërin, atëherë ai ndëshkon saqë në atë shtëpi ndodhën
diç e kobshme, u digjet shtëpia, mund të vdesë dikush prej anëtarëve të
familjes, etj.
Jetmira
Jetmira

487


Mbrapsht në krye Shko poshtë

legjenda - Legjenda Empty Re: Legjenda

Mesazh  Jetmira prej 16.07.13 15:33

Legjenda e ''Shkëmbit te Vajtimit''
Një zë koral vajzash flet për një histori tragjike. Historia ka ndodhur në Krujë, afro 600 vjet më pare dhe më pas u kthye në legjendë.

Ngjarjet zhvillohen mes maleve, ndërsa ushtritë osmane kishin rrethuar kështjellën dhe prijësi legjendar, Skënderbeu, luftonte për mbrojtjen e qytetit. Rapsodi popullor thotë se, këtu mes grykave të maleve, si në një amfiteatër tragjik natyror, 90 vajza, për të mos rënë në duart e ushtrisë së huaj, fluturuan nga një shkëmb i lartë, drejt humnerës.

Qysh prej atij moti, shkëmbi buzë greminës mori emrin Shkëmbi i Vajës. Qindra vjet pas kësaj historie, vendi është po ai. Male dhe gryka të thella, ku bashkë me historinë e vajzave, flenë edhe legjendat.

Shtëpizat e reja, ndanë kështjellës, janë mbi të njejtat themele, mbi të vjetrat. Edhe këngët, gjithashtu. Pllaja e 1000 puthjeve. Këtu mijëra djem, që shkonin në luftë, ndofta, për të mos u kthyer më përqafoheshin me të dashurat dhe me familjarët e tyre, me një dhimbje të madhe.

Poshtë shkëmbit legjendë, ku prehen ëndërrat e vajzave martire, kalon një përrua i gjatë. Që mban edhe ai një emër tragjik, Përroi i Vajës. Për qindra vjet me radhë, në përkujtim të vajzave martire, populli i Krujës vajtoi heroinat e tij, duke mbushur me lot vaji përroin ndën shkëmb.
Sipas banorëve, ky vend nuk do t’i ketë ditët të gjata. Tek përroi poshtë tij, industria do të ndërhyjë duke e shndërruar atë në një liqen për hidrocentral. Duke e shndërruar tashmë në absurd edhe këngët me legjendën për një shkëmb dhe një përrua që s’do të ekzistojnë më për sytë e publikut.
Jetmira
Jetmira

487


Mbrapsht në krye Shko poshtë

legjenda - Legjenda Empty Re: Legjenda

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi