Meditimi -Parajsa e mendjes

Shko poshtë

meditimi - Meditimi -Parajsa e mendjes Empty Meditimi -Parajsa e mendjes

Mesazh  Jetmira prej 17.09.13 10:15

Meditimi: parajsa e mendjes

meditimi - Meditimi -Parajsa e mendjes F.0130003706113_m

Një dhomë vetëm për ne. Brenda vetes, aty ku mund të qëndrojmë, të marrim frymë, të pushojmë dhe të largojmë mendimet. Kjo është më e bukura e meditimit.

Përse nisim diçka edhe pastaj e lemë përgjysmë? Vendosim të qëndrojmë me veten dhe në momentin e fundit ndryshojmë mendje: dalim për shoping, ose në diskotekë. Pastaj ato bisedat me miqtë? Meditimi? Po ne s'kemi kohë për të marrë frymë. Vrapojmë gjithë ditën, fëmijët, shkolla, kopshti, punimet e shtëpisë së re, oraret e punës dhe të tjera orë jashtë orarit, etj, etj.

Pastaj, "mos ndoshta na duhet një dhomë e veçantë për të medituar, ose për të praktikuar joga, jo, jo është e pamundur, nuk kam kohë për këtë gjë".

Eh, nuk është e lehtë të mësohesh me veten, t'a durosh edhe t'a mësosh të përballojë të tjerët. Ka nga ata që e kanë praktikuar meditimin përreth 25 vjet rresht, ndonjëherë një herë në javë dhe ndonjëherë një herë në muaj, pak a shumë një llogari që të çon në numrin 100 të meditimit.

Kohë për qetësi

Zakonisht sallat e meditimit janë estetikisht të bukura, me llambadarë antikë dhe kolltukë të zinj, origjinalë dhe absolutisht simetrikë me njëri-tjetrin. Ushqej një admirim të veçantë për gjithë këtë atmos­ferë- thotë Arnesa 33 vjeç, por ndiej një lehtësim kur kujtoj herën time të parë të meditimit, si nisi e gjithë kjo: e vetme, në një hapësirë që quhet kuzhinë, ulur në dysheme së bashku me miken time, duke parë nga dritarja tarracën time me lule dhe shumë ngjyra.

U ngrita dhe u mbështeta tek parvazi i ballkonit duke parë gjithë kohën lulet dhe njerëzit nga kati i i 6-të. Vendosa që ç'do javë të bëja këtë "qëndrim" në tarracën time me shumë ngjyra, vetëm, ose me një mike. Gjatë këtyre dy viteve të meditimit autoemocional ka ndodhur me mua diçka origjinale dhe autentike: kam filluar një raport intim me veten dhe mendjen time.

Ndoshta për këtë arsye do të doja tu jepja një këshillë: nëse vërtet keni ndonjë farë interesi për meditimin, edhe sikur të jetë një dëshirë e fshehtë brenda jush, provojeni, përherë ka një herë të parë.

Ku të çon meditimi?

Njëra nga përparësitë e meditimit është se bëhet fjalë për një praktikë të thjeshtë që të çon përherë diku. A ka një stol në rrugën pranë shtëpisë suaj? Ndoshta edhe ajo që ndodhet në stacionin e linjës urban. Uluni dhe si fillim kaq mjafton. Nëse nuk doni të uleni atëherë qëndroni në këmbë.

Ajo që duhet bërë është të qëndroni, një çast, vetëm për pak. Merrni frymë thellë. Shikoni qiellin, gjithë sa ndodhet jashtë jush, është edhe brenda jush. Nëse arrijmë një frymëmarrje të thellë, atëherë gjithë forca e gravitetit do të jetë tek përqendrimi i mendimeve tona. Mendimet brenda vetes nuk mund të jenë negative, madje mund të jenë të vlefshme.

Edhe nëse një ditë të mërkure dentisti është me vonesë dhe ju rrezikoni një tjetër takim të rëndësishëm pas tij, çfarë mund të bëni? Shfrytëzojeni këtë vonesë për veten tuaj. Qëndroni në karrige pa patur asnjë send pranë vetes. Pastaj afroni duart pranë trupit duke u përpjekur t'i lini të lira, përqendroni vështrimin në një pikë dhe qëndroni palëvizur.

A e ndjeni efektin e të qenit "i palëvizur"? Ndonjëherë njerëzit mendojnë se duke qëndruar i palëvizur mund të shkosh menjëherë në "parajsë" edhe të ndjesh ndryshimin e madh të meditimit dhe qëndrimit me veten. Shoqëria jonë është e prirur drejt lëvizjes dhe ndryshimit, prandaj e ka shumë të vështirë të pranojë qëndri­min në një vend, idenë e palëvizshmërisë.

Mos prit që duke u ulur të mund të qëndrosh edhe të zgjidhësh gjithçka. Nëse qëndron në një vend dhe pa lëvizur atëherë mund t'i falësh vetes mundësinë e jashtëzakonshme të afrimit me mendjen, pa patur dëshirë të kërkosh diçka diku tjetër.

Eksperienca dhe përjetime

Laura tregon se "Kur fillova seancat e mia të meditimit, kishin nisur zënkat e para me të fejuarin tim. Në momentin që përpiqesha të thoja se duhet të qetësohesha, më vinin në mendje fjalët: E urrej, duhej të ishte ai që të lante pjatat! Në këtë moment mendja ime ishte e gatshme të shkonte në gjithfarë drejtimi, por unë përpiqesha të përqendrohesha në frymëmarrjen time.


Pastaj gjendesha sërish duke menduar për pjatat e palara në lavaman. Rreth 40 minuta meditimi vazhdonte lufta ime. Pastaj i thoja vetes se do të ishte më mirë nëse do të shkoja edhe t'i thoja direkt atë që mendoja. Në ato minuta qëndrimi meditimi arrija të kuptoja se duke qëndruar e palëvizur jo vetëm që shtoja kontradiktat mes qëndrimit tim dhe mendjes së mbushur plot me urrejtje, por njëherësh po bëja të mundur një luftë të vërtetë brenda vetes sime".

Kjo situatë ishte bërë e përditshme. Në momente të caktuara ajo mendonte se nuk do t'ia dilte dot. Tregon se "e qartë se të qarat e mia ishin duke u shtuar, por njëherësh e kuptoja se nuk ndodhesha më në kuzhinë. Pjatat e palara nuk ndodheshin më përpara meje dhe mendoj se ishte mendja ime ajo që i bënte më shumë pis se ç'ishin në të vërtetë. Në përgjithësi ndodhte ajo që mendja ime i kalonte kufijtë e kontrollit. Kështu që duke u larguar nga vendi që më bënte të ndjehesha keq, arrija të kisha kontroll mbi veten time.

Pastaj jeta filloi të bëhej më shumë e komplikuar edhe unë e kisha të vështirë të përqendrohesha tepër në dëshirat e mia. Fillova të eksperimentoj mjegulla të urrejtjes, tërmete dashurie dhe humnera pakënaqësie. Isha e turbulluar nga jeta dhe vdekja".

Si arriti Laura të reagojë ndaj këtyre mendimeve? Duke menduar më shumë, duke fantazuar më tepër. Duke e lënë veten të lirë, por së bashku me frikën nga ato që kishte ose nuk mund të kishte brenda vetes, nga ajo që quhet mbushje dhe plotësi e vetvetes.

Ishte duke luftuar mes mendimeve dhe boshësisë. Por ishte gjithmonë diçka që e shtynte të ecte përpara. Laura thotë se "Ndjehesha mirë në lëkurën time, shumë afër jetës sime dhe për pasojë edhe jetës së të tjerëve.

Meditimi është një praktikë që sjell një formë energjie. Këshilla e vetme që mund t'ju jap është t'a merrni lehtë dhe shtruar si një zgjidhje të jetës. Një monark i jashtëzakonshëm japonez më pyeti njëherë: Çfarë zhurme sjell rrahja e një dore të vetme? Bëjani këtë pyetje vetes, orë pas ore dhe ditë pas dite, në momentet e jetës suaj të përditshme. Nëse e kërkoni përgjigjen me zemër të pastër, me kalimin e kohës do të shihni se do të shkoni shumë larg".

Çfarë ndodh në mendjen tonë kur mendojmë?

Doktorë dhe psikologë të Harvard Medical School analizojnë problemin për rreth 35 vjet dhe arrijnë në përfundimin se meditimi stimulon prodhimin e oksidit të azotit, një farë neuro transmetues që ndërpret aktivitetin e adrenalinës (hormon i shkaktuar nga stresi që bën të mundur rritjen e të rrahurave të zemrës kur ndodhemi në një gjendje jashtë kontrolli).

Janë bërë teste të ndryshme me njerëz që meditojnë dhe jo-meditues. Është parë se jo vetëm ata që meditojnë mund të kenë njëfarë çlirimi, por edhe ata që praktikojnë yoga, ose mësime kanto. Një praktikë e tillë mund të sjellë disa ndryshime biofizike që mund t'i rezistojnë kohës.
Jetmira
Jetmira

487


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi