Ëndrra, zbuluesja e sëmundjeve dhe e sekreteve

Shko poshtë

endrra - Ëndrra, zbuluesja e sëmundjeve dhe e sekreteve  Empty Ëndrra, zbuluesja e sëmundjeve dhe e sekreteve

Mesazh  Odin prej 08.09.13 22:09

Ëndrra, zbuluesja e sëmundjeve dhe e sekreteve të pavetëdijes

endrra - Ëndrra, zbuluesja e sëmundjeve dhe e sekreteve  92c2310b330348f29143967ac6300e7a

Ëndrra është një lloj përvoje personale gjatë gjumit, duke përfshirë imazhet, dëgjimin e tingujve apo ndijimeve të tjera në gjumë.

Zakonisht ëndrra nuk vjen nga vullneti personal dhe është e pavetëdijshme.

Shumica e shkencëtarëve besojnë se të gjithë njerëzit kanë aftësi për të ëndërruar. Njerëzit të cilët mendojnë se nuk ëndërrojnë, në të vërtetë vetëm sa i harrojnë ato në momentin e zgjimit. Studimet kanë treguar se gjatë natës njerëzit shohin disa ëndërra dhe jo vetëm një.

Në veprën klasike të mjekësisë kineze "Huangdi Neijing", janë shënuar lidhjet e ngushta të ëndrrave me shëndetin tonë. Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale, trupi ynë konsiderohet si një objekt organik. Për një person të shëndetshëm, qarkullimi i lëngjeve dhe oksigjenit në trup duhet të jetë i ekuilibruar, gjë që garanton aktivitetin normal fiziologjik të njeriut.

Kur sëmuremi prishet ekuilibri i brendshëm i organizmit. Si rezultat, çekuilibrimi i brendshëm trupor do të shpaloset në mënyra të ndryshme, ndër të cilave ëndrra është një metodë reagimi e veçantë dhe delikate.

Kur prekeni fillimisht nga sëmundja, simptomat e keqësimit të shëndetit nuk janë shumë të dukshme. Por në gjumë, për shkak të uljes së ndikimeve të jashtme, simptomat e trupit mund të pasqyrohen në ëndrra. Këto ëndrra mund të parashikojnë sëmundjet e ardhshme trupore dhe mund të ndihmojnë për diagnostikimin e sëmundjeve në fazë fillestare.

Sot, specialistët kinezë i bashkohen teorive dhe veprave klasike të mjekësisë kineze si dhe studimeve të fundit mbi ëndrrat. Ata besojnë se përmbajtja e ëndrrave dhe informacionet e fshehura në to janë shumë të ndërlikuara dhe magjike. Por vetëm një pjesë e ëndrrave lidhen me sëmundjet, që mund të pasqyrojnë problemet me qarkullimin.

Ato ëndrra që kanë lidhje me ndonjë sëmundje në trup përsëriten disa herë. Ky është një element shumë i rëndësishëm për ato ëndrra që lidhen ngushtë me sëmundje, meqenëse elementet e sëmundjeve të fshehura në trup do të lëshojnë informacione afatgjatë lidhur me simptomat. Këto informacione do të ndikojnë trurin e të sëmurëve gjatë ëndërrimit e si rezultat kemi përsëritjen e ëndrrës.

Sipas teorisë së mjekësisë kineze, mëlçia lidhet me ndjenjën e zemërimit. Nëse zemëroheni shumë në ëndërr, kjo mund të jetë një shenjë e përkeqësimit të organit të mëlçisë.

Nëse qeshni pandërprerë në ëndërr, kjo mund të jetë një këmbanë për problemet me zemrën.

Nëse shihni shpesh stuhi apo vorbulla uji në ëndërr, kjo lidhet ngushtë me sëmundjet e shpretkës.

Nëse shihni shpesh luftë ose gjëra të ngjashme tregon probleme në fshikëzën e tëmthit.

endrra - Ëndrra, zbuluesja e sëmundjeve dhe e sekreteve  31a6d34c23d047c9a65db649a775f364

Përveç shpjegimeve të ëndrrave nga mjekësia tradicionale kineze, shumë psikanalistë perëndimorë kanë zhvilluar studime të hollësishme mbi ëndrrat.

Babai i psikanalizës Sigmund Frojd ka shkruar libra lidhur me ëndrrat, e më i njohuri është "Shpjegimi i ëndrrave".

Sipas tij, ëndrrat janë rruga mbretërore drejt të pandërgjegjshmes. Ai ishte i mendimit se ëndrrat paraqesin mesazhe nga nëndija, nga thellësitë e personalitet tonë, thellësi me të cilën, në mënyrë të vetëdijshme, nuk jemi në kontakt. Frojdi mendon se ëndrrat janë shfaqje shumë të rëndësishme të jetës sonë të brendshme, fshehurazi të mbushura ngandonjëherë me dëshirat më intime të ëndërruesit.

Përveç studimeve të Frojdit, shumë psikanalistë të tjera kanë bërë studime mbi ëndrrat. Së pari, ëndrra është një veprim rregullimi dhe plotësuese për jetën ditore. Së dyti, ëndrra është një veprim vazhdues i përvojës psikike. Në gjuhën kineze ka një fjali e urtë që thuhet se "Ato gjëra që keni në mendje gjatë ditës, do të paraqiten në ëndrrën tuaj gjatë natës."

Ëndrra është një aktivitet shumë i ndërlikuar dhe shumë i rëndësishëm në jetën tonë. Në emisionin e sotëm shëndetësor, ju prezantuam studimet klasike mjekësore të ëndrrave si nga mjekësia tradicionale kineze ashtu edhe nga ajo moderne e perëndimore. Mirudëgjofshim javën tjetër.
Odin
Odin

527


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi