EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Karma dhe Syri i Tretë

Shko poshtë

syri - Karma dhe Syri i Tretë Empty Karma dhe Syri i Tretë

Mesazh  Admin 02.09.13 22:20

Karma dhe Syri i Tretë

syri - Karma dhe Syri i Tretë Syri-i-Tret%C3%AB

Ajo që studentët e Okultizmit duhet të dinë patjetër është se “Syri i Tretë” ËSHTË PANDRYSHUESHMËRISHT I LIDHUR ME KARMËN. Parimi është kaq misterioz sa shumë pak kanë dijeni për të.

Syri i Shivas” nuk u atrofizua plotësisht para fundit të Racës së Katërt. Kur spiritualiteti e gjithë fuqitë hyjnore dhe atributet e njerëzve-deva të Racës së Tretë u bënë “virgjëresha në pëllëmbë të dorës” për pasionet e reja psikologjike e fiziologjike të njeriut fizik – në vend që të ndodhte e kundërta – syri humbi fuqitë e veta. Por ky ishte ligji i evolucionit, dhe ishte pikërisht e saktësisht, jo Rënia.

Mëkati nuk qëndronte në përdorimin e fuqive të sapozhvilluara, por në keqpërdorimin e tyre; përdorimin e faltores, së paracaktuar të përmbante një zot (njeriun), si tempullin e çdo ligësie shpirtërore. Dhe me “mëkat” lexuesi duhet të ketë parasysh kuptimin tonë; termi Karma do të ishte ai i sakti në këtë rast; ndërsa lexuesi që mund të ndihet mëdyshës në përdorimin e termit “shpirtëror” në vend të ligësisë “fizike”, i kujtojmë faktin se nuk mund të ketë padrejtësi fizike.

Trupi është thjesht organi i papërgjegjshëm, vegla fizike, e “Njeriut shpirtëror”. Ndërsa në rastin e atlantidasve ishte pikërisht qenia Shpirtërore që mëkatoi (elementi Shpirt ende principi “Mjeshtër” te njeriu në ato ditë). Dhe në ato ditë Karma më rëndë e Racës së Pestë u prodhua nga Monadët tanë. Kjo frazë mund të jetë çorientuese, prandaj më mirë po e shpjegojmë për të mirën e atyre që nuk dinë mbi mësimet teozofike.

Pyetjet lidhur me Karman e rilindjet bëhen vazhdimisht dhe për këtë subjekt është bërë një pështjellim i madh. Të krishterët, që janë më dyshuesit, mësojnë se një shpirt i ri krijohet nga Zoti për çdo fëmijë të sapolindur. Ata pyesin nëse në këtë rast numri i monadëve të mishëruar në Tokë është i kufizuar; që merr përgjigje pohuese.

Por, megjithëse i panumërt, në konceptet tona, numri i monadëve të mishëruar – edhe nëse marrim parasysh faktin se që nga Raca e Dytë, kur shtatë grupet e tyre respektive u pajisën me trupa, disa lindje e vdekje mund të lejohen për çdo herë të dytë në kohërat tashmë të shkuara – megjithatë, duhet të ketë një kufi. Është pohuar se Karma-Nemesis, skllave e së cilës është Natyra, rregulloi gjithçka në mënyrën më harmonike; prandaj mbërritja e monadëve të rinj u ndal sapo Njerëzimi u zhvillua plotësisht në aspektin fizik. Nuk janë mishëruar monadë të rinj që prej mesit të kohës së atlantidasve.

Prandaj, duke mbajtur mend se, përveç fëmijëve të vegjël e personave që humbin jetën dhunshëm nga aksidente, asnjë Entitet Shpirtëror nuk mund të rimishërohet para një periudhe disa shekullore. Kjo është e mjaftueshme për të treguar se numri i monadëve është i kufizuar e i fundmë. Për më tej, një kohë e mjaftueshme u duhet dhënë kafshëve të tjera për përparimin e tyre evolutiv.

Prej këtu pohohet se shumë prej nesh tani po shlyejnë efektet e Karmas së keqe të prodhuar nga ne vetë në trupa atlantidasish. Ligji i Karmës është i gërshetuar pazgjidhshëm me atë të Rimishërimit.

Është vetëm dija për rilindjet e vazhdueshme të të njëjtit individ përmes ciklit të jetës; siguria se të njëjtët monadë – mes të cilëve shumë Dhyan-Chohans, vetë zotat – duhet të kalojnë përmes “Ligjit të Domosdoshmërisë”, shpërblyer ose dënuar nga këto rilindje për vuajtjet apo krimet në jetën paraardhëse; se vetë këta monadë, të cilët hynë në lëvozhgat e pandjeshme boshe, apo format astrale të Racës së Parë të prejardhur nga Pitris, janë të njëjtët tani mes nesh – madje, ne vetë ndoshta; pra, është vetëm kjo doktrinë, që mund të na shpjegojë problemin misterioz të së Mirës e së Keqes, bashkërendimin e njeriut me padrejtësinë e tmerrshme e të dukshme të jetës.

Vetëm kjo siguri na mjafton të qetësojmë ndjenjën tonë revoltuese të drejtësisë. Prandaj, kur dikush i pamësuar me doktrinën fisnike hedh sytë rretherrotull, e sheh pabarazinë e lindjes e fatit, intelektitit e kapacitetit; kur sheh budallenj e të shthurur të nderuar thellësisht, të cilëve fati u është bërë kapicë thjesht nga e drejta e lindur, ndërsa komshiu i tyre, bashkë me virtytet fisnike e zgjuarsinë e vet – shumë më të merituara sidoqoftë – tmerrësisht nuk i duhet kujt; kur dikush sheh gjithë këtë e bëhet gati të kthehet tutje, i pazot të zbutë vuajtjet e pamerituara, me veshët plot zhurma dhimbjeje e zemërthyer – vetëm e vetëm kjo dije për Karmën e bën të mos mallkojë me gjithë shpirt jetën e njeriun, bashkë me Krijuesin e tyre të paqenë.

Nga gjithë blasfemitë e tmerrshme akuzat virtuale drejtuar Zotit të vet nga monoteistët, asnjë nuk është më i madh e më i pafalshëm se ajo përulësi e shtirur, që bën çdo të krishterë “fanatik” të shpallë, në lidhje me çdo ligësi e goditje të pamerituar, se “kështu është vullneti i Zotit.”

Teveqelë dhe hipokritë! Farisenj blasfemues e fanatikë, që flasin në emër të vetë frymës së pafundme të dashurisë së mëshirshme e kujdesit të zotit të tyre për njeriun e pandihmë, e atë të Zotit që fshikullon të mirin, më të mirin e krijesave të veta, duke e gjakosur për vdekje si një Moloch i pangopur!

Ne i përgjigjemi kësaj me fjalët e Congreve: “Por, kush do të guxojë të taksojë Drejtësinë e Përjetshme?” Logjika e kuptimi i thjeshtë i përgjithshëm, përgjigjemi ne: nëse na bëjnë të besojmë në “mëkatin fillestar” në një jetë, vetëm në këtë Tokë, për çdo shpirt, e në një Perëndi antropomorfe, e cila duket se ka krijuar ca njerëz vetëm për kënaqësinë e të dënuarit të tyre në flakët e përjetshme të ferrit (kjo edhe nëse janë të mirë apo të ligj, thotë predikuesi), pse jo çdo njeri i pajisur me fuqi arsyetuese të mos dënojë një hyjni kaq të ndyrë? Jeta edhe mund të bëhet e padurueshme nëse dikush beson në Zotin e krijuar nga trillimi i ndyrë i njeriut. Fatmirësisht, Ai ekziston vetëm në dogmat e njeriut e në imagjinatën e sëmurë të disa poetëve, që besojnë se zgjidhën problemet duke i’u drejtuar: “Ti, Fuqi Magjike, që pështjellove krenarinë e dijes njerëzore, për të ngatërruar hetimin guximtar e testove besimin e krijesave të tua mendejmadhe!…”

Vërtet, një “besim” i fortë duhet për të besuar atë që është “supozim”, për të dyshuar në drejtësinë e dikujt, që krijon njerëz të veckël të pashpresë për t’i “shastisur” e t’i vërë në provë për “besimin”, me të cilin ajo “Fuqi”, për më tepër, mbase harron, nëse nuk lë pas dore, për ta pajisur me të njeriun, siç ndodh rëndom.

Vetëm krahasoni këtë besim të verbër me besimin filozofik, bazuar në çdo provë të arsyeshme e përvojë jetësore, në Karma-Nemesis, apo Ligjin e Shpërblimdënimit. Ky Ligj – vetëdijshëm apo jo – paracakton asgjë e askënd. Është prej e në Përjetësi, vërtet, pasi është vetë PËRJETËSIA; dhe, si e tillë, duke mos u krahasuar me asnjë veprim tjetër, nuk vepron por është vetë VEPRA. Nuk e mbyt vala njeriun, por vepra vetjake e maskarait, që shkon e vendos veten qëllimisht nën ligjin jovetjak që qeveris lëvizjen e Oqeanit.

Karma nuk krijon gjë apo dizenjon. Është njeriu që planifikon e krijon shkaqe, e ligji Karmik ndreq efektin; rregullimi i të cilit nuk është akt, por harmoni universale që përpiqet të marrë pozicionin e vet të përhershëm, si një degë, e cila, përkulur poshtë forcërisht, kundërshton me të njëjtën forcë. Nëse nxjerr vendit krahun e atij që përpiqej ta thyente, a duhet të themi se e bëri dega apo vetë budallallëku i atij që vuan? Karma kurrë nuk shkatërron liri apo zgjuarsi vetjake, si Zoti i shpikur nga monoteistët. Nuk shfaq dekretet e veta në errësirë, qëllimisht për të hutuar njeriun; as nuk dënon atë që guxon të hetojë misteret e saj.

Përkundrazi, ai që ngre vellon e shtigjeve të saj të ndërlikuara përmes studimit e meditimit dhe hedh dritë mbi ato rrugë të errëta, në gjarpërimet e të cilave shumë njerëz kalben prej vetë injorancës së tyre për labirinthet e jetës, është duke punuar për të mirën e vëllezërve të vet njerëz. Karma është ligj absolut e i përjetshëm në botën e manifestuar; dhe, siç ka vetëm një Absolute e një Shkak të përjetshëm, ata që besojnë në Karma nuk mund të quhen ateistë apo materialistë, e më shumë fatalistë: “Pasi Karma është një me të Panjohshmen, një aspekt i së Panjohurës në efektet e saj të botës fenomenale.”

Ngushtësisht, ose më mirë pandryshueshmërisht, lidhur me Karmën është edhe ligji i rilindjes, apo rimishërimit të të njëjtit individualitet shpirtëror në një seri të gjatë, pothuajse të pafundme, personalitetesh. Këta të fundit janë si kostumet dhe karakteret e ndryshme të të njëjtit aktor, me secilën prej të cilave aktori identifikon veten dhe njihet prej publikut për disa orë. I brendshmi, njeriu real, që jetëson ato karaktere, di gjithë kohën se është Hamleti për disa akte, që përfaqësojnë në planin e iluzionit njerëzor të gjithë jetën e Hamletit. E ai e di se, natën e kaluar, ishte Mreti Lir, ndryshe nga Otello i një nate edhe më të hershme, por i jashtmi, karakteri i dukshëm, supozohet të jetë i paditur për atë fakt. Në jetën e vërtetë ajo injorancë është, fatkeqësisht, shumë e vërtetë. Megjithatë, individualiteti i përhershëm është i vetëdijshëm për faktin, paçka se përmes topitjes së syrit “shpirtëror” në trupin fizik, ajo dije është e paaftë të ngulitet në vetëdijen e personalitetit të rremë.

Zotërimi i syrit të tretë fizik, na thuhet, shijohej nga njerëzit e Rrënjërracës së Tretë deri afër mesperiudhës së Nënrracës së Tretë të Rrënjërracës së Katërt, kur perfeksionimi e konsolidimi i kallëpit njerëzor e bëri të zhdukej nga anatomia e jashtme e njeriut. Psikologjikisht e shpirtërisht, sidoqoftë, peceptimet mendore e vizuale vazhduan deri nga fundi i Rracës së Katërt, kur funksionet e tij, për shkak të kushteve të shtrembëruara e materializmit të njerëzimit, u zhdukën krejtësisht para përmbytjes së pjesës më të madhe të kontinentit të Atlantidës.

/mnvr/

Marrë nga Doktrina Sekrete – H.P. Blavatsky
Përktheu Arben Orhani
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi