EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohen dy planetë të ngjashëm me Tokën!

Shko poshtë

Zbulohen dy planetë të ngjashëm me Tokën! Empty Zbulohen dy planetë të ngjashëm me Tokën!

Mesazh  A.Angel 21.08.13 21:44

NASA ka zbuluar dy planetë të ngjashëm me Tokën, mund të kenë ujë dhe të banohen.

Kërkimi për dy planetë binjakë si Toka, ka nxjerrë në dritë dy kandidatët më interesantë deri më tani. Shkencëtarët thonë se këto botë të reja kanë masën dhe distancën e duhur prej yllit mëmë, ndaj mund të pritet që në sipërfaqen e tyre të gjendet ujë.

Por asgjë nuk dihet me siguri. Teleskopi “Kepler” po vazhdon kërkimet mbi planetët, të cilët ndodhen 1200 vite-dritë larg nesh. Sipas udhëheqësit të projektit të NASA-s, Bill Borucki, këta dy planetë i afrohen më shumë asaj që po kërkojnë shkencëtarët, të cilët nga ana e tyre janë shumë të kënaqur me rezultatet.

Që prej vitit 2009 shkencëtarët e NASA-s kanë kërkuar për planetë të ngjashme me Tokën dhe që mund të jenë të banueshëm. Deri më tani ata kanë zbuluar 100 planetë të mundshëm.

Hulumtuesit shprehen se këta dy planetë janë me shumë gjasa të duhurit. Planetët së bashku me pesë të tjerë rrotullohen rreth një ylli të vogël, të ftohtë dhe më të vjetër se dielli ynë. I quajtur Kepler-62, ky yll gjendet në konstelacionin Lyra. Dy planetët e rinj janë quajtur Kepler-62e dhe Kepler-62f.

Masa e tyre tregon se ata janë ose shkëmbor si Toka ose përgjithësisht të mbuluar nga akulli. Ata duken shumë të vegjël për të qenë botë të gazta, si Neptuni ose Jupiteri.

Kepler-62f është vetëm 40 për qind më i madh se Toka, duke e bërë atë planetin më të ngjashëm me atë tonin. Nga ana tjetër Kepler-62e është rreth 60 për qind më i madh se planeti Tokë.
A.Angel
A.Angel

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi