Koha - Sinonim i Jetës

Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  helios prej 14.09.08 12:40

Koha - Sinonim i Jetës Temps-10

Kuptimi i jetë është te koha dhe shfrytëzimi i saj. Jeta përbëhet nga koha, e koha nga jeta. Koha është pseudonim i jetës, e jeta pseudonim i kohës.

Që të arrish të realizosh jetë të sukseshme , patjetër duhet ta organizosh kohën  dhe shfrytëzimin e saj. Përpilo një orar ditor. Zbatimi i orarit është gjysma e suksesit. Koha dhe jeta janë krejtësisht të ndryshëme , por me kuptim te njejtë, kur mbaron jeta përfundon edhe koha.

Pra koha është sinonim i jetës. Kujdesu për kohë pasi që  ajo është vetë jeta. Koha i nxjerr në pah i sipërfaqëson gjërat, i qartëson padrejtësit, ajo shëron plagët. Koha nuk është paraja, e paraja nuk është kohë.

Koha është flori!

Me para nuk mund të blihet koha, e as te kthehet prapa. Koha fluturon , hapi krahët, bëhu gati të shkosh edhe ti me të në mënyrë që të peshosh më shumë si njeri. Një ditë do të përgjigjemi edhe për kohën , përkatësisht shfrytëzimin e saj.

Sidomos për kohën e rinisë që është mosha e produktivitetit , periudha ku secili fillon t’i vërë themelet për të ardhmen. Në janë themele të forta dhe në territor të mire , do të jemi fatëmirë e nëse nuk janë do të jemi të mjerë.

Do të jemi njerëz të humbur nëse kohën nuk dim se ku ta shpenzojm, si në këtë botë, dhe në atë të përjetshmen. Koha është këshilltari ynë për gabimet e bëra që të mos përsëriten.

Cdo gjë ka kohën e vet, mos u nxito.!

Mos e kalo kohen, duke menduar se si ta kalosh atë.

Po e shfrytëzuat kesisoj jeni vonuar!

Koha është e pa mëshirshme , po nuk ece me të, ajo nuk do të prêt as edhe një sekond, e lëre më të kthehet prapa. Vetëm koha mund të gjykoj drejt. Koha nuk na bënë neve, po ne e bëjmë kohën ashtu sic duam ose e humbim tërsisht!

Secili le te ja bëjë vetë ate cfarë do, atë kohë për të cilën ka më së shumti vlerë për kërkim të diturisë.

Kujdes mos ia merr kohën dikuj tjetër  kot, sepse është kafshatë që nuk kapërdihet.Koha që nuk di të shfrytëzohet është e pavler, sikur të mos e kesh ate fare. Kush nuk shfrytëzon kohën ai bënë mekat.

Shfrytzo cdo çast të kohës, Jeto jeten dhe kohën…!

Taulant Muja
avatar
helios

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Re: Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  Luli prej 30.07.10 16:08

Disa fakte për kohën

Koha - Sinonim i Jetës 42287010

Kur është ndërruar ora për herë të parë dhe sa energji kursehet

- “Koha është iluzion. Koha e drekës jo”, bën shaka Douglas Adams në dokumentarin “Galaktika”. Megjithatë shkencëtarëve nuk u vjen për të qeshur. Disa teori të reja spekulative të fizikës sugjerojnë se koha lind nga një realitet më i thellë dhe i përjetshëm.

- Tentoni ta shpjegoni këtë kur shkoni në punë vonë. Një udhëtar mesatar amerikan humbet 38 orë në vit për shkak të vonesave të trenave.

- E dini pse duhet ta ndërroni orën në mars? Ndërrimi i orës për të kursyer kohën nisi si shaka nga Benjamin Franklin, që propozoi që njerëzit të ngriheshin më herët në mëngjeset e verës, që të punonin më shumë gjatë ditës dhe kështu të kursenin qirinjtë. Në Mbretërinë e Bashkuar u zbatua në vitin 1917 dhe më pas u përhap në të gjithë botën.

- Ditët e gjelbra. Departamenti i Energjisë ka përcaktuar se kërkesa për elektricitet bie me 0.5 për qind gjatë ditëve me orën e ndërruar. Kjo është ekuivalentja e gati 3 milion fuçive me naftë.

- Duke vëzhguar se sa shpejt arkëtarët e bankave mblidhnin monedha, këmbësorët ecën, punonjësit e postës folën, psikologët përcaktuan se tre qytetet me hapin më të shpejtë janë Bostoni, Buffalo dhe Nju Jorku.

- Po tre më të ngadaltat? Shreveport, Sacramento dhe Los Anxhelos.

- Një sekondë më parë përcaktohej si 1/86400 e gjatësisë së ditës. Megjithatë, rrotullim i Tokës nuk është shumë i besueshëm. Fërkimi i baticës nga dielli dhe hëna e ngadalëson planetin dhe rrit gjatësinë e një dite me 3 milisekondë për shekull.

- Kjo do të thotë se në kohën e dinozaurëve, dita ishte 23 orë e gjatë.

- Edhe moti e ndryshon ditën. Gjatë ngjarjeve “El Nino”, era e fortë e ngadalëson rrotullimin e Tokës me një fraksion të një milisekonde çdo 24 orë.

- Teknologjia moderne e bën edhe më mirë këtë punë. Në vitin 1972, një rrjet orësh atomike në më shumë se 50 shtete u bë autoriteti final i orës. Ato u bën aq të sakta, sa duhen 31.7 milion vite për të humbur një sekondë.

- Për ta mbajtur orën të sinkronizuar me rrotullimin e ngadaltë të Tokës, “një sekondë më tepër” shtohet një herë në disa vite. Kohët e fundit kjo ndodhi në pragun e Vitit të Ri të kaluar.

- Ora më e saktë në botë, në Institutin Kombëtar të Standarteve dhe Teknologjisë në Kolorado, mat vibrimet e një atomi të vetëm zhive. Në një miliardë vite ajo nuk do të humbasë as një sekondë.

- Deri në vitin 1800, çdo fshat jetonte në zonën e tij të kohës, me orën e sinkronizuar sipas hënës lokale.

- Kjo shkaktoi telashe me oraret e trenave. Për disa kohë, u shpikën ora që tregonin orën vendase dhe orën e trenave.

- Në 18 nëntor të vitit 1883, kompanitë hekurudhore amerikane kërkuan përdorimin e një ore të vetme të standardizuar.

- Fakti që kompanitë hekurudhore kërkonin që orët në vende të ndryshme të ishin të sinkronizuara, mund të ketë frymëzuar Ajnshtajnin të zhvillonte teorinë e tij të relativitetit, që unifikon hapësirën dhe kohën.

- Ajnshtajni tregoi se graviteti e bën orën të lëvizë më ngadalë. Prandaj pasagjerët e avionëve, që fluturojnë aty ku tërheqja e Tokës është më e dobët, plaken më pak nanosekonda në secilin fluturim.

- Sipas teorisë të kuantit, momenti më i shkurtër i kohës që ekziston njihet si ora “Planck” ose 0.0000000000000000000000000000000000000000001 sekondë.

- Koha mund të mos ketë ekzistuar gjithmonë. Shumë shkencëtarë thonë se është krijuar me pjesën tjetër të universit.

- Koha mund të ketë fund, por edhe mund të mos ketë. Hapësira është e pafund, po kështu edhe përjetësia ashtu është.

Në hapësirë uji rrjedh për lart dhe kockat zgjaten 5 centimetra

Disa fakte që s’i dinim për jetën në hapësirë

Dhimbjet nga hapësira

- Gati çdo astronaut përjeton një tip sëmundje hapësire, të shkaktuar nga informacioni konfuzes që arrin në veshët e tyre të brendshëm. Përveç të përzierave, simptomat përfshijnë dhimbje koke dhe vështirësi në ecje me gjymtyrë. Pak a shumë si dita e parë e shkollës.

Lëngjet rrjedhin lart

- Këto janë shqetësimet më të pakta. Në gjendjen pa peshë, lëngjet rrjedhin për lart, duke shkaktuar bllokime të hundës dhe fytyrë të fryrë; kockat humbasin kalcium, duke formuar kështu gurët në veshka. Sëmundje tjetër është edhe atrofia e muskujve, gjë që ngadalëson zorrët dhe tkurr zemrën.

Anët e mira

- Të paktën do të jeni të fryrë, në gjendje kapsllëku dhe të gjatë. Presioni në ulje mbi shpinën kurrizore bën që udhëtarët në hapësirë të zgjaten me 5 centimetra.

- Minjtë e laboratorit në hapësirë gjatë periudhës së mesit të shtatzënisë, ndërsa po i zhvillohen veshët e brendshëm, lindin bebe me veshë të gjatë.

- Asnjë njeri nuk është ngjizur në hapësirë, prandaj këto janë supozime.

Efektet në Tokë

- Një studim i vitit 2001 tregoi se astronautët që gërhisnin në Tokë dremisnin të heshtur në hapësirë.

- Është normale që astronautët të flenë pa bërë zhurmë. Me 16 lindje dielli në ditë kjo është më e pakta që mund t’u ndodhë.

- Në fillimin e ditës së punës në anijen kozmike, paneli i kontrollit në Hjuston transmeton muzikë për t’i zgjuar astronautët.

Vakumi i hapësirës

- Nëse ekspozoheni në vakumin e hapësirës pa kostumin e përshtatshëm, mos e mbani frymën. Presioni i papritur mund t’jua këpucë mushkëritë.

- Përveç kësaj, uji në gjuhë, në hundë dhe në sy do të gufonte. Kjo ka ndodhur në vitin 1965, kur një kostum hapësire u gris gjatë eksperimentit dhe ai që e provonte u ekspozua ndaj vakumit për 15 sekonda.

Mungesa e oksigjenit në gjak

- Ndryshe nga ajo që kemi parë në Hollivud, ju nuk do të shpërthenit. Mungesa e oksigjenit në gjak është ajo që do t’ju vriste, por për këtë do të duheshin dy minuta.

- “Virgin Galactic”, një kompani e turizmit të hapësirës nga Richard Branson, ka vendosur të mos pranojë asnjë grua që ka kryer transplantime të gjoksit, nga frika se mos ato shpërthejnë.

Si ushqehen

- John Glenn e pati të vështirë të përtypë ushqim, por jo për shkak të mungesës së gravitetit. Astronautët e hershëm përdornin tuba alumini për të kaluar ushqime të thara, qull gjysmë të lëngshëm dhe ushqim në formë kubi.

- Sot astronautët mund t’i marinojnë ushqimet që hanë me kripë dhe piper në formë të lëngshme. Drithërat në masë të vogël do të pluskonin, duke u dalë nga hunda dhe do t’i gudulisnin rrugët e frymëmarrjes.

Çfarë mungon

- Sistemet e ajrimit në anijet kozmike dhe Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës thithin gjithçka që pluskon në hapësirë.

- Banja e anijes kozmike kërkon që astronautët të pozicionohen me saktësi në qendër të ndenjëses. Para se të nisen në hapësirë, secili prej tyre bën prova të panumërta si ta pozicionojnë veten.

Lindja e dytë

- NASA u përpoq të ndërtojë një WC në kostumet e hapësirës, një tub të ngjitur në fshikëzën e meshkujve dhe një pajisje të tillë të modifikuar për femrat, por u dorëzuan dhe kaluan në planin B, pelena për të gjithë.

- Astronautët e kthyer raportojnë vështirësi ekstreme në lëvizjen e krahëve dhe këmbëve pasi prekin tokën; për këtë arsye e quajnë uljen në tokë “lindja e dytë”.

Jeta në hapësirë

- Por disa kozmonautë që kanë qëndruar për një kohë të gjatë në hapësirë raportojnë se gjëja më e vështirë me të cilën duhet të mësohen në Tokë është se kur i lëshojnë objektet, ato bien.

- Mos është më mirë të qëndrojmë atje lart? Tetëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur gjatë misioneve në hapësirë, por kurrë ndërsa kanë qëndruar atje lart, por vetëm gjatë udhëtimit nga poshtë lart dhe anasjelltas.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

884


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty FALEMINDERIT

Mesazh  agro1 prej 01.08.10 22:25

Shume faleminderit Luli. Mua me pelqeu tema qe keni postuar ketu.
agro1
agro1

20


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Re: Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  Berti69 prej 26.04.11 22:21

Koha

Jeni ju ai qe krijoni kohen.

Koha ekziston ne dimensionin e koshiences sone dhe varet nga ajo. Kjo do te thote se ka 7 miliard sfumatura kohe, te gjitha te ndryshme ne baze se koshiences qe e jeton.

Ne nje nivel te pakuptueshem, me egon materiale, nen nje koshience kolektive, koha jetohet si nje linje e drejte infiniti. Ne baze te kultures dhe gjuhes qe ka ajo kulture cdo shoqeri e mat kohen ne baze te vizionit te saj qe ka per boten qe e rrethon.

Kjo sjell qe ne disa gjuhe te kete psh: te shkuar, e shkuar historike, e tej shkuar, neser, pasneser, pasi pasneser, pardje etj etj qe jo te gjitha gjuhet e botes ndajne te njejtin fenomen ne llogaritjen e kohes.

Ne dimensionin linear te kohes ne jetojme ne nje ndarje nga njeri tjetri sepse secili nga ne ka vijen e vet dhe here pas here ndodh qe te sinkronizohemi me linjen kohore te dikujt tjeter.

Nga ky realitet i krijuar nga ne ndihemi te ndare dhe cdo gje behet e veshtire.

Jane te veshtira marrdheniet me te afermit, pse prinderit nuk na kuptojne, eshte e padurueshme puna me koleget tane, dhe mbi te gjitha eshte shume konfliktuale perballja me ate qe quajme vdekje. Brenda jush ndjeni ankth, merzitje, mospelqim, trashje, nervozizem, ndjeni se ju mungon dicka. Cfare ju mungon ?!

E gjitha kjo ndodh sepse jeton nje realitet iluzionar. Jeton ne nje dimension kohe qe nuk eshte e jotja, por jane presione qe te vijne nga jashte. Kur ti gezon jeten apo ndjen bukurine ti ne te vertete je duke jetuar nen nje dimension tjeter koshience.

Koha ndryshon dhe nuk eshte me nje vije e drejte lineare. Ajo ndalon mbarvajtjen e saj deri sa mund te perdridhet mbi veten e saj, te behet rreth. (cirkolare)

Sa here i ke thene vehtes tende: “ me duket sikur ishte dje por ama kane kaluar shume kohe” ?? ne ato momente mund te kuptosh iluzionin e kohes dhe kohes mbi evenimentet.

Keshtu qe je ti qe drejton kohen tende.

Koha lineare eshte koha kolektive, koha e krijuar nga iluzioni i materies: kur bashkohesh me te mund te “semuresh”, plakesh, sepse fiziku juaj korruptohet dhe bie.

Kur ti jeton kohen e brendshme tenden ti ndodhesh ne nje shkalle apo dimension tjeter, aty shikon se koha ngadalesohet, humb konsistence, avullon. Sa nga ju e dine teorine e relativitetit ?!

Einstein e tregonte me keto fjale: <> sa here kohet e fundit me ty rreze kemi kaluar ore te tera dhe na eshte dukur sikur te kishin kaluar vetem pak minuta, aty koha zhduket sepse jemi duke jetuar kohen tone.

Ne dimensionin e esences time Divine mund te shoh njerez qe jetojne kohen lineare te cilet kalojne para meje si nje film qe ecen me shpejtesi, ndersa per mua koha eshte ngadalesuar.

Mund te shikosh keshtu shume gjera te vogla, te ndalosh ne ato te vecanta te cilat e bejne jeten nje dhurate shume te bukur, nje burim te vazhdueshem gezimi. Disa nga ju adhurojne detajet, dhe se gjerat e vogla bejne gjerat e medha dhe se ato te voglat kane shume vlera nganjehere.

Si e kuptoni ju kete ?!

E keni pyetur ndonjehere vehten ?!

Mund te degjosh kengen e nje zogu dhe pastaj te disa te tjerve qe bashkohen duke prodhuar nje korr ndersa pak me perpara degjoje vetem zhurmat e makinave apo zhurmat e mendimeve te tua plot ankth.

Ne dimensionin e esences tende Divine, sepse ti je 1, eshte koha e Shpirtit, dhe ne kete dimension trupi yt ngadaleson plakjen e tij sepse inverton procesin e plakjes duke gjeneruar qeliza te reja ne mase gjithmone e me te madha. Kete shembull na e japin personat qe njohin mire keto procese, ata qe jetojne ne tibet psh, qe jetojne 70% mbi 110 viteve e mos me shume…

Koha lineare eshte nje iluzion i mendjes njerezore qe ka harruar Shpirtin dhe harmonine. Harmonia me natyren na lejon te jetojme nen nje dimension te ndermjetem midis kohes se Shpirtit dhe kohes lineare, duke vajtur drejt kohes ciklike me miliona situata alternative.

Koha ciklike eshte dimensioni i kohes qe ka natyra, nga mbreteria minerale, vegjetale dhe animale: eshte cikli i sezoneve, i lules qe behet frut e qe duke u kalbur leshon faren per nje jete te re, nje fruti te ri. Sa here jam ne dritaren tende une shikoj krijimin, mbase nuk e ke vene re.

Qenie te bukura, jepini rendesi kesaj harmonie midis natyres dhe kohes se shpirtit sepse do t’iu beje te jetoni ne paqe. Eshte paqja e brendshme qe lind nga bindja e perjetesise nepermjet se ciles cdo gje rilind dhe rinovohet.

Ti besoj se do te thuash se tani nuk ka me sezone, ka crregullime, ky dimer eshte me i ftohte, kjo vere me e nxehte etj etj.. Une te them se kjo eshte fryt i konceptit qe ti ke per kohen, kjo nuk eshte koha e natyres.

Mund te kuptosh me mire nese te them se panvaresisht “c’rregullimeve” te sezoneve, eshte gjithsesi e mundur te hash cdo ushqim apo frut ne cdo periudhe te vitit, kur atyre i vjen koha. Ne te vertete dije se koha reale qe i perket nivelit fizik eshte ajo ciklike e perbere nga ritme precize.

Ngrenia e ushqimeve jashte sezoni lodhin organet e tua. Ne te vertete substancat qe ndodhen ne ushqime, jane te ndryshme ne lidhje me sezonet sepse nevojat e trupit tend ndryshojne ne varesi te sezonit.

Psh: pasuria e tipeve te frutave ne periudhen verore te ndihmon te kalosh klimen me te ngrohte ndersa ushqimet me te pasura me substanza te ndihmojne ne periudhen dimerore. Mos me thuaj qe ha njesoj si ne dimer si ne vere, sepse nuk eshte e vertete, trupi nuk ta “pranon”. Ti ha ate qe natyra te ofron sipas sezonit.

Permes dimensionit te harmonise me natyren dhe nepermjet kohes ciklike, mund te leshoheni drejt asaj paqes se brendshme qe ju lejon te gjeni qendren tuaj Divine. UNIN tuaj.

Permes kesaj kohe ciklike mund te shikosh se si e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja jane te pranishme ne te njejtin moment tek ty. Sepse rrethi nuk ka nje pike: as me perpara e as me mbrapa.

Dimensioni i koshiences (te diturit se cfare po ben dhe se ku ndodhesh) i cili nuk llogjikon me terma “me perpara” apo “ me mbrapa” mund te ngadalsoje kohen ciklike deri sa ta beje te rrezohet ne nje pike ku levizja ndalon: e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja jane 1.

KJO ESHTE KOHA E UNIT ...!!!

Ja cfare eshte perjetesia i dashur mik. Ti je pajisur me intelekt apo jo!!!
Jeni ne dimensionin e kesaj kohe kur jeni ne meditacion apo kur jeni 100% koshient mbi cfare po beni psh duke vezhguar bukurine e nje luleje, duke degjuar muzike, kur jeni kreative duke qene te bindur dhe te pranishem vehtes tuaj.

Ne ato momente ngrini syte nga ora dhe shikoni qe ka ecur pa e kuptuar. Ora, ajo cfare ti quan kohe.

Sa here ke thene se ritmet e vena nga jashte nuk te shkojne per shtat: ndihesh sikur je nen nje gjendje qe nuk shprehesh dot lirshem, sikur asnjehere nuk ben dicka ne kohen e duhur, sikur ske kohe asnjehere ?!!

Kjo sepse po jeton nje kohe qe nuk eshte asgje tjeter pervec se nje iluzion, kohe qe te ben te vuash ne te gjitha nivelet. Jeto i dashur njeri sipas kohes tende, shprehe, manifestoje. Merr guximin ti japesh nje prerje me thike dhe realizo kohen tende, ate qe ti je ne esencen tende intime.

Secili nga ju duhet te reflektoje mbi kuptimin qe i jep konceptit kohe duke qene koshient se si po e jeton.

Psh: shpesh “pushimet” ngarkohen nga ty nga kerkesa sikur ne ate interval kohe ti duhet te besh te gjitha gjerat e “rendesishme” dhe “esenciale” qe nuk “ke pasur” mundesine ti besh gjate vitit dhe mezi i pret.

Ky tension emotiv qe shume nga ju ndjejne eshte pergjigjia qe nuk jeni jeni duke jetuar kohen tuaj sipas ritmerei tuaja te brendshme, sipas dimensionit te koshiences tuaj.

Eshte e mundur te jeni gjithmone ne pushime edhe duke vazhduar te punoni e te beni te njejtat gjera, duke jetuar sipas ritmit tuaj cdo aktivitet te dites qe duhet te realizoni: kjo eshte te kesh nje gjendje shplodhjeje dhe qetesie te brendshme.

Celesi per te realizuar te gjithe kete eshte ai qe duhet te jetosh me bindje dhe vemendje cdo moment te dites tende: nese nga jashte te vijne presione, ti koncentrohu mbi kete celes pa u preokupuar per asgje tjeter apo te rrembeheni nga ankthi.

Dimensioni i te qenurit koshient dhe i vemendjes mbi c’ka po jeton do te te sjelli nen ritmet e tua e keshtu do te jetosh kohen tende.

Kjo do te te sjelli ne harmoni duke arritur ekuilibrin e brendshem qe eshte esencial per zhvillimin shpirteror dhe zgjimin tend.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


434


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Re: Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  Zattoo prej 07.06.11 12:20

Fisi që nuk ka konceptin e kohës

Ne të gjithë në këtë epokën tonë moderne jemi të dhënë dhe të fiksuar pas kohës. Flasim për ngjarje që ndodhin herët, vonë, në kohën e duhur apo jo në kohën e duhur. Është obsesion që në fakt njerëzimi e ka pasur gjithmonë edhe në lashtësi. Por që në epokën moderne ndihet më i pranishëm dhe më i prekshëm.

Kësisoj, do të ishte e paimagjinueshme që të mendosh se në këtë planet të ndarë në zona kohe dhe me njerëz që jetojnë nën tiktakun e saj të ketë një pjesë popullsie që nuk e ka idenë se çfarë është koha, ora, apo çfarë do të thotë që të jetosh dhe të punosh nën presionin e saj.

Bëhet fjalë për një fis të tërë që jeton në Amazonë dhe që nuk ka strukturën gjuhësore që bën bashkë kohën dhe hapësirën në konceptin që ekziston në botë si për shembull ata nuk mund të kuptojnë dot togfjalëshin: “Të punosh gjatë natës”. Pra që përmban kohën dhe vendin e një veprimi.

Një studim që i është bërë këtij fisi dhe “mangësisë” së tij ka nxjerrë në pah se në fisin Amondawa ngjarjet rrjedhin njëra pas tjetrës dhe se koha si koncept nuk ekziston fare. Në fakt, mund të duket gjithçka shumë kontradiktore dhe e pakuptueshme dhe do të duhen studime të mëtejshme për të kuptuar realisht se si është e mundur që këta njerëz, pra ky fis të jetojë pa konceptin e kohës.

Një tjetër enigmë është nëse këtë veçori, pra atë të mangësisë së konceptit të kohës e kanë apo jo edhe gjuhë të tjera të Amazonës.

Fisi Amondawa është kontaktuar për herë të parë nga bota e “civilizuar” në vitin 1986 dhe tani shkencëtarë nga Universiteti i Portsmothit kanë nisur që të analizojnë idenë e kohës në atë mënyrë që ajo shfaqet në gjuhën e këtij fisi.

“Ne nuk po themi se këta janë njerëz që nuk kanë kohë” në konceptin e jetës së tyre”, thotë një profesor i psikologjisë së gjuhës në këtë universitet.

Sipas tij, njerëzit e këtij fisi flasin për ngjarje dhe sekuenca ngjarjesh, por ajo që nuk kuptohet është se ata e kanë nocionin e kohës të ndarë nga ngjarjet që ndodhin, pra nuk kanë nocionin e ngjarjeve që u ndodhin brenda një kohe lineare dhe që kushtëzohen nga koha.

Gjuha e banorëve të këtij fisi nuk përmban fjalën “kohë” ose “nënprodukte” të saj si ‘vit”, muaj.

Njerëzit ndërkohë nuk u referohen as moshës së tyre, por kanë emra të ndryshëm për momente të ndryshme të jetës së tyre, pasi përmes këtyre ndryshimeve ata ndryshojnë edhe statusin e tyre në shoqërinë në të cilën bëjnë pjesë.

Por ajo çka është më impresionuese është sugjerimi i shkencëtarëve që studiojnë çështjen me lidhjen që nuk ekziston mes konceptit të kalimit të kohës në një hapësirë të caktuar.

Ide të tilla si “e shkuara” apo “e ardhmja” që janë shumë të zakonshme dhe të artikuluara në pjesën më të madhe të gjuhëve të botës formojnë bazën e asaj që njihet si “hipoteza e planifikimit”.

Por në fisin Amondawa një gjë e tillë nuk ekziston. Megjithatë, sipas shkencëtarëve kjo nuk do të thotë se ata nuk i kanë aftësitë njohëse që kanë zakonisht njerëzit në lidhje me ngjarjet e caktuara në kohë dhe vende të caktuara.

Kur banorët e këtij fisi nisin që të mësojnë portugalisht, diçka që po ndodh gjithnjë e më shpesh ata nuk e kanë problem që të mësojnë fjalët “kohë” dhe ato që lidhen me konceptin e kohës dhe hapësirës.

Duke u nisur nga një fakt i tillë shkencëtarët kanë dalë me idenë se ndoshta kjo “mangësi” vjen ngaqë në këto fise nuk ekziston e ashtuquajtura “teknologji” e kohës, pra ata nuk njohin as kalendarët nuk kanë as orë.

Por ky argument nuk ka arritur që të bindë Pierre Pica, një linguist teorik që është përqendruar në studimet e tij në një gjuhë tjetër të Amazonës që njihet si gjuha mundurucu. “Të bësh bashkë kohën dhe hapësirën si të bëhej fjalë për një lidhje rastësore, bazuar në diversitetin e një gjuhe nuk është një mendim i drejtë”, thotë studiuesi.

Sipas tij, studimi tregon të dhëna shumë interesante, por e argumenton në një mënyrë shumë të thjeshtë mosekzistencën e termit kohë dhe mbi të gjitha të relatës së tij me termin hapësirë.

Shoqëritë e vogla si ajo e fisit të Amondawes kanë tendencë që të përdorin terma absolutë për marrëdhëniet hapësinore.

Për shembull, ata i referohen vendndodhjes së një lumi që njihet fare mirë nga të gjithë në mënyrë shumë të thjeshtë dhe pa fjalë të tepërta përcaktuese që mund të ishin për shembull “bregu i lumit”.

Ata banorë të këtij fisi që janë bërë pjesë e jetës moderne tashmë kërkojnë që gjuha e tyre dhe “mungesat” e saj të studiohen mirë, para se të jetë tepër vonë, pra para se të jetë zhdukur çka është duke ndodhur me shpejtësi të madhe për shkak të plakjes së popullsisë dhe ikjes së të rinjve nga trojet e vjetra.
Zattoo
Zattoo

625


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Re: Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  Luli prej 25.06.12 11:42

Koha mund të pushojë së ekzistuari?

Koha - Sinonim i Jetës F1_19koha1340108296

Njerëzit shpesh flasin se po mplakemi dhe se si koha po ikën shpejt. Megjithëkëtë, nëse teoria e fundit shkencore del e saktë, është e mundur se po ndodh krejtësisht e kundërta.

Teoria radikalet cilën kohë më parë e paraqitën shkencëtarët, do të thotë se koha po ngadalësohet dhe se në fund do të ndodhë ndali i plotë i saj.

Rezultatet e fundit të dy universiteteve spanjolle thonë se mendojnë se jetojmë në mashtrime dhe se universi nuk zgjerohet fare. Teoria thotë se koha po ngadalësohet në mënyrë konstante dhe pas miliarda vjetësh ajo do të ndalojë në tërësi.

Arsye për shqetësim nuk ka sepse shkencëtarët konsiderojnë ky ndalim gradual nuk vërehet me sy njeriu dhe planeti ynë do të zhduket në momentin kur koha do të ndalojë përfundimisht.

"Në momentin kur të ndodhë kjo, planeti ynë nuk do të ekzistojë," ka thënë profesori Senovila. "Çdo gjë do të fiksohet sikur pamja në fotografi, përgjithmonë."

Para këtij konstatimi, shkencëtarët kishin matur dritën nga yje të shpërthyer shumë larg për të treguar se universi po zgjerohet me shpejtësi të madhe.

Teoria e pranuar bazohet në idenë se lloje të forcave kundër gravituese të njohura me emrin "energjia e zezë” - "shkatërron” galaktikën.

Megjithëkëtë, shkencëtarët duke punuar në teorinë më të re kanë thënë se ne po i shohim gjëra “nga prapa”. Edhe profesori Senovila pohon se supozime aktuale, të cilat nënkuptojnë përshpejtimin kohës në vend të ngadalësimit gradual, janë krejtësisht të gabueshme.

Edhe pse kjo teori e re vështirë se mund të besohet, kozmologë nga Cambrigde konsiderojnë se ajo nuk është krejt e pabazë.

"Mendojmë se koha u krijua gjatë shpërthimit të madh, e nëse shpërthimi i madh ndodh sërish, koha mund edhe të ndalet – dhe ky është efekti i kundërt."
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

884


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Relativiteti i Kohes dhe Relativiteti i Fatit

Mesazh  M986 prej 19.11.12 18:27

Relativiteti i Kohes dhe Relativiteti i Fatit

Çdo gjë demonstron se “hapësira tredimensionale” nuk ekziston në realitet, që është paragjykim i bazuar krejtësisht në perceptime dhe që njeriu tërë jetën e jeton në këtë “mosekzistim të hapësirës”. Që të pohohet e kundërta duhet që të mbajmë besimet paragjykuese larg nga arsyeja dhe e vërteta shkencore, pasi nuk ka dëshmi vlefshëm për ekzistimin e botës materiale tredimensionale.

Kjo përgënjeshtron supozimin kryesor të filozofisë materialiste që nënvizon teorinë e evolucionit, supozimin se materia është absolute dhe e përjetshme. Supozimi i dytë në të cilin qëndron filozofia materialiste është se koha është absolute dhe e përhershme. Edhe ky është aq paragjykues sa i pari.

Perceptimi i kohës

Atë që e perceptojmë si kohë, në të vërtetë, është metoda me të cilën një moment krahasohet me tjetrin. Mund ta shpjegojmë këtë me një shembull. Për shembull, kur një njeri troket në një objekt, ai e dëgjon një zë të caktuar. Kur të troket objektin e njëjtë pas pesë minutash, ai dëgjon edhe një zë. Personi percepton se ka qenë një interval në mes të zërit të parë dhe të dytit që ai e quan interval “i kohës”. Sidoqoftë kur ai dëgjon zërin e dytë, zëri i parë nuk është më shumë se imagjinatë në mendjen e tij. Është vetëm një pjesë e informatës në kujtesën e tij. Personi formulon konceptin e “kohës” duke krahasuar momentin në të cilin jeton me atë çfarë ka në kujtesën e vet. Nëse nuk bëhet ky krahasim, nuk do të ekzistonte koncepti i kohës.

Në të njëjtën mënyrë, personi bën krahasimin kur e sheh dikë duke hyrë në dhomë përmes derës dhe duke u ulur në kolltuk në mes të dhomës. Në kohën kur ky person ulet në kolltuk, imazhet që kanë të bëjnë me momentin kur ai hap derën, hyn në dhomë, dhe ulja e tij në kolltuk janë të përpiluar si pjesë të informatës në tru. Perceptimi i kohës ndodh kur dikush krahason njeriun e ulur në kolltuk me ato pjesë të informatës.

Shkurtimisht, koha ekziston si rezultat i krahasimit të bërë në mes të disa iluzioneve të ruajtura në tru. Nëse njeriu nuk do të kishte kujtesë, atëherë edhe truri nuk do të bënte interpretime të tilla e prandaj kurrë nuk do të mund të formohej koncepti i kohës. E vetmja arsye që dikush përcakton vetveten se i ka 30 vjet është për shkak se ai ka akumuluar informata që i përkasin atyre 30 vjetëve në mendjen e tij. Nëse kujtesa e tij nuk do të ekzistonte, atëherë edhe ai nuk do të mund të mendonte për ekzistimin e periudhës së kaluar dhe ai do të përjetonte vetëm “çastin” në të cilin jeton.

Shpjegimi shkencor i mosekzistimit të kohës

Le të mundohemi që të sqarojmë temën duke cituar shpjegimet e shkencëtarëve dhe dijetarëve të ndryshëm në lidhje me këtë temë. Sa i përket çështjes së rrjedhjes së kohës prapa, profesori i famshëm i gjenetikës dhe fituesi i çmimit Nobel, François Jacob, thotë në librin e tij Le Jeu des Possibles (E mundshmja dhe aktualja):

Filmat e lëshuar prapazi na e bëjnë të mundur që të imagjinojmë botën në të cilën koha shkon së prapthi. Botën ku qumështi ndahet nga kafja dhe kërcen nga filxhani dhe kthehet prapë në enën e qumështit; botën në të cilën rrezet e dritës lëshohen nga muri që grumbullohen në një vend (qendër graviteti) në vend se të shpërthejnë nga burimi i dritës; botën në të cilën guri kthehet nga uji në shuplakën e njeriut në bashkëpunim të çuditshëm me pikat e panumërta të ujit. Prandaj, në botën e tillë ku koha ka veçori të kundërta, proceset në trurin tonë dhe mënyra se si kujtesa jonë e përpilon informatën, do të mund të funksiononin së prapështi. E njëjta vlen edhe për të kaluarën dhe të ardhmen dhe bota do të dukej njëjtë siç duket tani.

Pasi truri ynë është i mësuar me një renditje të caktuar të ngjarjeve, bota nuk funksionon siç është treguar më lartë dhe neve na duket se koha çdoherë ecën përpara. Por, ky është vendim i arritur në tru dhe është relativ. Në realitet, kurrë nuk do të mund të dimë se si ecën koha dhe a është duke ecur apo jo. Kjo tregon faktin se koha nuk është fakt absolut por vetëm një lloj perceptimi.
Relativiteti i kohës është fakt që është vërtetuar edhe nga njëri ndër fizikanët më të rëndësishëm të shek. 20-të, Albert Einsteinit. Lincoln Barnett, shkruan në librin e tij

Gjithësia dhe dr.Einsteini:

Së bashku me hapësirën absolute, Einsteini hodhi poshtë konceptin e kohës absolute – ku rrjedhja e kohës universale është e njëtrajtshme, e pandryshueshme dhe e vazhdueshme, duke rrjedh nga e kaluara e pafund në të ardhmen e pafund. Shumë paqartësi që e kanë rrethuar teorinë e relativitetit dalin nga ngurrimi i njeriut që të pranoj se domethënia e kohës, sikurse domethënia i ngjyrës, është një formë e perceptimit. Sikurse hapësira që është radhitje e mundshme e objekteve materiale, ashtu edhe koha është një radhitje e mundshme e ngjarjeve.

Subjektiviteti i kohës më së miri është shpjeguar nga Einsteini. “Përjetimet e një personi”, thotë ai, “na shfaqet si seri e rregulluar e ngjarjeve; në këtë seri ngjarjet e vetme që ne i mbajmë në mend radhiten asisoj sipas kriterit të konceptit “më herët “apo “më vonë”. Prandaj ekziston, për një person një kohë – personale, apo kohë subjektive. Kjo në vetvete nuk është e matshme. Mundem, në të vërtetë, që të lidh numrat me ngjarjet, ashtu që numri më i madh i përket ngjarjes më të vonshme sesa me të parën.

Vet Einsteini theksoi, siç citohet në librin e Barnettit se: “hapësira dhe koha janë formë e intuitës, që nuk mund më të ndahen nga vetëdija sikurse konceptet tona të dallimit të ngjyrës, formës dhe madhësisë.” Sipas teorisë së përgjithshme të relativitetit: “koha nuk ka ekzistencë të pavarur nga radhitja e ngjarjeve me të cilën i masim.”

Pasi që koha përbëhet nga perceptimet, krejtësisht varet nga perceptuesi dhe për këtë arsye është relative.

Shpejtësia me të cilën koha kalon ndryshon sipas referencave që ne e masim pasi nuk ka orë natyrale në trupin e njeriut që të tregojë në mënyrë precize se sa shpejt kalon koha. Siç shkruan Lincoln Barnett: “Sikurse që nuk ka gjë me ngjyrë që mund të dallohet pa sy, gjithashtu një çast, orë apo ditë nuk mund të shënohet pa ngjarje.”

Relativiteti i kohës më së thjeshti përjetohet në ëndrra. Edhe pse atë që shohim në ëndërr duket se ndodhë me orë të tëra, në të vërtetë, kjo ndodhë për vetëm disa minuta, e bile edhe disa sekonda.

Të shqyrtojmë një shembull ashtu që të sqarojmë çështjen më tutje. Të paramendojmë se jemi në një dhomë me vetëm një dritare që është e punuar në mënyrë të veçantë dhe do të jemi të ngujuar për një kohë të caktuar. Le të jetë një orë në dhomë për të matur kohën e kaluar. Në të njëjtën kohë, le të jetë që mund të shohim nga dritarja e dhomës lindjen e diellit dhe perëndimin në intervale të caktuara.

Pas disa ditësh, përgjigja që ne mund të japim për pyetjen se sa kohë kemi kaluar në dhomë do të jetë në bazë të informatave që kemi mbledhur duke shikuar orën kohë pas kohe dhe llogaritjen që kemi bërë duke iu referuar faktit se sa herë ka lindë dhe perënduar dielli. Për shembull, ne vlerësojmë se kemi kaluar tri ditë në atë dhomë. Por, nëse personi që na ka vendosur në atë dhomë të thoshte se ne kemi qëndruar vetëm dy ditë në dhomë dhe se dielli që ne e kemi parë nga dritarja është prodhuar artificialisht nga një makinë simuluese si dhe ora në dhomë është punuar që të punojë më shpejt se zakonisht, atëherë llogaritjet tona nuk do të kenë kurrfarë kuptimi.

Ky shembull konfirmon se informata që ne kemi për shpejtësinë e kalimit të kohës bazohet në referencat relative. Relativiteti i kohës është fakt shkencor i dëshmuar nga metodologjia shkencore. Teoria e përgjithshme e relativitetit të Einsteinit pohon se shpejtësia e kohës ndërron varësisht nga shpejtësia e objektit dhe pozitës së tij në fushën e gravitacionit. Me rritjen e shpejtësisë, koha shkurtohet dhe ngjeshët; ajo ngadalësohet deri sa të vjen tek pika e “ndaljes”.

Të shpjegojmë këtë me një shembull të dhënë nga Einsteini. Paramendojmë dy binjak, njëri mbetet në tokë derisa tjetri udhëton në gjithësi me një shpejtësi afër shpejtësisë së dritës. Kur kthehet në tokë, ai që ka udhëtuar do të sheh se vëllai i tij që ka qëndruar në tokë është plakur shumë më shumë se ai. Arsyeja është se koha rrjedh shumë më ngadalë për personin që udhëton me shpejtësi të afërt me atë të dritës. Le të marrim me mend një babë udhëtues nëpër gjithësi dhe djalin e tij në tokë. Nëse babai ishte 27 vjeç kur është nisur ndërsa djali i tij tre vjeçar; kur babai të kthehet në tokë pas 30 viteve (tokësore), djali do të jetë 33 vjeçar ndërsa babai i tij do të jetë vetëm 30 vjeçar.

Ky relativitet i kohës nuk shkaktohet nga ngadalësimi apo përshpejtimi i orës, apo ngadalësimi i pranverës mekanike. Më parë është rezultat i dallimit të periudhave të punës të tërë sistemit të ekzistencës materiale, që shkon thellë deri në grimcat sub-atomike. Me fjalë tjera, për personin që e përjeton këtë, shkurtimi i kohës nuk përjetohet si film i ngadalësuar. Në ato raste kur shkurtohet koha, të rrahurat e zemrës, shumimi i qelizave dhe funksioni i trurit etj., të gjitha punojnë më ngadalë se tek personi në tokë. Pa marrë parasysh, personi vazhdon me jetën e tij të përditshme dhe fare nuk e vëren shkurtimin e kohës. Në të vërtetë shkurtimi nuk është i dukshëm derisa nuk bëhet krahasimi.

Relativiteti në Kur’an

Përfundimi që arritëm me ndihmën e zbulimeve shkencore thotë se koha nuk është absolute siç supozonin materialistët, por një perceptim relativ. Ajo që është më interesante është se ky fakt që ka mbetur pa u zbuluar deri në shek. 20-të nga shkenca, është zbuluar në Kur’an para 14 shekujsh. Ka referime të ndryshme në Kur’an për relativitetin e kohës.

Është e mundur të shihet në shumë ajete të Kur’anit fakti i dëshmuar shkencërisht se koha është perceptim psikologjik që varet nga ngjarjet, mjedisi dhe kushtet. Për shembull, tërë jeta e një njeriu është kohë shumë e shkurtë siç informohemi në Kur’an:
Atë ditë kur Ai ju thërret, kurse ju i përgjigjeni të përulur e duke lavdëruar Atë, e ju duket se nuk qëndruat (në dynja) vetëm pak kohë. (Isra: 52)
(Përkujto) Ditën kur i tubojnë ata, (atyre u duket) sikur nuk qëndruan (në dynja) vetëm një moment të ditës, atëherë njihen mes vete. (Junus: 45)
Disa ajete tregojnë se njerëzit perceptojnë kohën në mënyra të ndryshme dhe se ndonjëherë mund perceptojnë një periudhë të shkurtë kohore si shumë të gjatë. Biseda vijuese e njerëzve gjatë gjykimit në Ahiret është shembull i mirë për këtë:
Ai thotë: "E sa vjet keni kaluar në tokë?" Ata thonë: "Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës, pyeti ata që dinë numërimin!" Ai thotë: "Mirë e keni, sikur ta dishit njëmend pak keni qëndruar!" (Mu’minun: 112-114)

Në ajetet tjera zoti thotë se koha mund të rrjedhë në shpejtësi të ndryshme në mjedise të ndryshme:
Ata kërkojnë prej teje t'ua ngutësh dënimin, po Zoti nuk e thyen premtimin e Vet, pse një ditë te Zoti yt, është sa njëmijë vjet, si llogaritni ju. (Haxhxh: 47)
Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet). (Me’arixh: 4)
Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngritët te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa njëmijë vjet. (Sexhde: 5)

Këto ajete shprehje të qarta për relativitetin e kohës. Që ky rezultat, e që është kuptuar së voni nga shkencëtarët e shek. 20-të, i është komunikuar njerëzimit para 1.400 vjetëve në Kur’an, është tregues i shpalljes së Kur’anit nga Allahut, i Cili rrethon tërë kohën dhe hapësirën.
Shumë ajete tjera në Kur’an zbulojnë se koha është perceptim. Kjo është posaçërisht evidente në tregime. Për shembull, zoti ka mbajtur shokët e shpellës, një grup të besimtarëve që përmendet në Kur’an, në gjumë të thellë për tre shekuj. Kur janë zgjuar, kanë menduar se kanë qëndruar në atë gjendje për pak kohë, dhe nuk kanë mundur që të supozojnë sa gjatë kanë fjetur:
Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë për disa vite me radhë. Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) për të parë se cili prej tyre dy grupeve është më preciz në njehsimin e kohës sa qëndruan gjatë. (Kehf: 11-12)

Ashtu (sikurse i vumë në gjumë) i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin (se sa kanë fjetur). Njëri prej tyre foli e tha: "Sa keni ndejur?" Ata thanë:"Kemi ndejur një ditë ose një pjesë të ditës!" Disa thanë: "Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur, prandaj dërgoni njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t'ju sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë askujt për ju". (Kehf: 19)
Gjendja e treguar në ajetin e mëposhtëm është gjithashtu dëshmi se koha në të vërtetë është perceptim psikologjik.

Ose (nuk je i njohur) me shembullin e atij që kaloi pranë një fshati që ishte rrënuar në kulmet e tij, e tha: "Si e ngjallë Zoti këtë pas shkatërrimit të tij?" e Zoti e bëri të vdekur atë (pyetësin - Uzejrin) njëqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: "Sa qëndrove (i vdekur)?" Ai tha: "Një ditë, ose një pjesë të ditës!" Ai (Zoti) Tha:"Jo, por ke ndejur (i vdekur) njëqind vjet, shikoje ushqimin dhe pijen tënde si nuk është prishur, e shikoje edhe gomarin tënd (si i janë shkapërderdhur eshtrat). E për të bërë ty argument për njerëzit (bëmë këtë sprovë), shiko se si i kombinojmë eshtrat e pastaj i veshim me mish. E kur iu bë e qartë atij tha: "U binda se me të vërtetë Zoti ka mundësi për çdo send!" (Bekare: 259)

Ky ajet qartë thekson se zoti i Cili ka krijuar kohën është i pavarur nga ajo. Njeriu, nga ana tjetër, është i varur nga koha, që është paracaktuar nga zoti. Siç theksohet në ajet, njeriu nuk ka aftësi të dijë as sa gjatë ka fjetur. Në këtë gjendje, të pohohet se koha është absolute (sikurse materialistët e bëjnë, në mendimin e tyre të shtrembëruar) është shumë e paarsyeshme.

Fati

Relativiteti i kohës sqaron një çështje shumë të rëndësishme. Relativiteti është aq i ndryshueshëm që koha prej miliarda vjetësh mund të zgjasë vetëm një sekondë nga një perspektivë tjetër. Përveç kësaj, koha e pamasë që shtrihet prej fillimit të kësaj bote deri në fund të saj ndoshta nuk është zgjatë bile as një sekondë por vetëm një çast në dimensionin tjetër.

Kjo është esenca e konceptit të fatit – një koncept që nuk kuptohet mirë nga shumica e njerëzve, posaçërisht materialistëve që e mohojnë plotësisht. Fati është dituri e përsosur e Allahut për të gjitha ngjarjet në të kaluarën dhe të ardhmen. Shumica e njerëzve pyesin se si zoti mund të dijë paraprakisht ngjarjet që ende nuk kanë ndodhur dhe kjo dërgon në mosnjohje e vërtetësisë së fatit. Sidoqoftë, “ngjarjet që ende nuk janë përjetuar” janë vetëm për ne. zoti nuk është i varur nga koha dhe hapësira pasi që Ai i ka krijuar ato. Për këtë shkak, e kaluara, e ardhmja dhe e tashmja janë të njëjta për Allahun; për Të çdo gjë ka ndodhë dhe ka përfunduar.
Në librin Gjithësia dhe Dr. Einsteini, Lincol Barnett shpjegon se si Teoria e përgjithshme e relativitetit dërgon deri në këtë përfundim. Sipas Barnettit, gjithësia mund të jetë “e rrethuar me tërë madhështinë e tij vetëm nga një mendje kozmike”.

Vullnetin që Barnetti e quan “mendje kozmike” është mençuria dhe dijenia e Allahut, i Cili sundon tërë gjithësinë. Siç mund të shohim lehtë fillimin, mesin dhe fundin e zotëruesit dhe të gjitha pjesët në mes si një tërësi, zoti e di se koha të cilës i jemi nënshtruar është sa vetëm një çast prej fillimit të saj e deri në fund. Njerëzit, sidoqoftë, përjetojnë incidentet vetëm kur t’i vie koha dhe shohin se fati është krijuar për ta nga zoti.

Është e rëndësishme gjithashtu që t’i përkushtohet vëmendje cekëtinës së kuptimit të shtrembëruar të fatit që dominon në shoqërinë tonë. Ky besim i shtrembëruar i fatit është paragjykim se zoti ka përcaktuar “fatin” për çdo njeri por disa fate ndonjëherë mund të ndryshohen nga njerëzit. Për shembull njerëzit bëjnë deklarata sipërfaqësore për pacientin i cili është kthyer nga dyert e vdekjes si ”ai mposhti fatin e tij”. Askush nuk ka mundësi të ndryshojë fatin e tij. Personi që është kthyer nga dyert e vdekjes, nuk ka vdekur pasi nuk është shkruar që të vdesë në atë kohë. Është, në mënyrë ironike, fati i atyre njerëzve që e mashtrojnë veten duke thënë “e kam mposhtur fatin tim” se duhet të thonë ashtu dhe e mbajnë atë mënyrë të shikimit të gjërave.

Fati është dituri e përjetshme e Allahut dhe për Allahun, i Cili e njeh kohën sikurse një çast të vetëm dhe i Cili sundon tërë kohën dhe hapësirën; çdo gjë është paracaktuar dhe përfunduar në fat. Ne gjithashtu kuptojmë nga çfarë Ai tregon në Kur’an se koha është një për Allahun: disa incidente që për ne do të duhej të ndodhin në të ardhmen tregohet në Kur’an në atë mënyrë saqë duket se kanë ndodhur shumë kohë më përpara.

Për shembull, ajetet që shpjegojnë llogarinë që njerëzit duhet ta japin para Allahut në ahiret tregohet me ngjarjet që kanë ndodhur shumë përpara:
Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe në tokë, përveç atyre që do Zoti (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhrin e Zotit). Toka është ndriçuar me dritën e Zotit të vet, libri (shënimet mbi veprat) është vënë pranë dhe sillen pejgamberet e dëshmitarët, e kryhet mes tyre gjykimi me drejtësi, e atyre nuk u bëhet padrejtë...e jobesimtarët sillen në Xhehennem në grupe... E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te Xhenneti. (Zumer: 68-73)

Disa ajete tjera në lidhje me këtë çështje janë:
E do të vijë secili njeri bashkë me të dhe grahësi edhe dëshmitari. (Kaf: 21)
E qielli çahet, pse ai atë ditë është i rraskapitur. (Hakka: 16)
Dhe për shkak se ata duran, i shpërbleu me Xhennet dhe me petka mëndafshi. Aty janë të mbështetur në kolltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë. (Insan: 12-13)

E Xhehennemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh. (Nazi’at: 36)
E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët. (Mutaffifin: 34)
Kriminelët e shohin zjarri dhe binden se do të hedhen në të, dhe se nuk do të gjejnë shtegdalje prej tij. (Kehf: 53)
Siç mund të shihet, ngjarjet që do të ndodhin pas vdekjes sonë (nga pikëvështrimi ynë) tregohen në Kur’an si ngjarje të kaluara që tashmë kanë ndodhë. zoti nuk është i varur nga korniza relative e kohës në të cilin ne jemi të kufizuar. zoti ka pasur dëshirë që këto gjëra të jenë në atë mosekzistim të kohës; njerëzit tashmë i kanë kryer dhe të gjitha këto ngjarje e që kanë përfunduar. Ai thotë në ajetin e mëposhtëm se çdo ngjarje e vogël apo e madhe, është brenda diturisë së Allahut dhe e shënuar në libër:

Ti nuk angazhohesh me asnjë çështje, nuk lexon nga ai pjesë nga Kur'ani dhe nuk bëni ndonjë vepër, vetëm se Ne jemi prezentuesit tuaj, kur ju ndërmerrni atë. Zotit tënd nuk mund t'i fshihet as në tokë e as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as më e madhe, por vetëm sa është evidentuar në librin e sigurt. (Junus: 61)

Brenga e materialistëve

Çështjet e debatuara në këtë kapitull, dmth e vërteta mbi materien, mosekzistimi i kohës dhe hapësirës janë krejtësisht të qarta. Siç u shprehëm më parë, këto padyshim nuk janë lloj filozofisë apo mënyrë e të menduarit, por janë të rezultate shkencore që është e pamundur të mohohen. Përveç që është një realitet teknik, dëshmia gjithashtu nuk lejon alternativë tjetër logjike mbi këtë çështje: gjithësia është një entitet iluziv me tërë materien që e përbën atë dhe krijesat që jetojnë në të. Është një përmbledhje perceptimesh.

Materialistët nuk mund ta kuptojnë këtë çështje. Për shembull, nëse kthehemi tek shembulli i autobusit të Politzerit: edhe pse Politzeri teknikisht e ka ditur që nuk mund të dalë jashtë perceptimeve të tij ai mundet vetëm që të pranoj këtë në raste të caktuara. Pra, për Politzerin, ngjarjet ndodhin në tru derisa të bëhet goditja e autobusit, por posa goditja e autobusit ndodhë, gjërat dalin nga truri dhe fitojnë realitet fizik. Defekti logjik i kësaj çështjeje është shumë i qartë. Politzer ka bërë të njëjtin gabim sikurse materialisti Johnson i cili tha, “ Godita gurin, këmba më dhemb, prandaj ekzistoj”. Politzeri nuk e kuptoi se edhe goditja që e ka ndier pas goditjes së autobusit ishte vetëm një perceptim.

Arsyeja e vetëdijes që materialistët nuk mund ta kuptojnë këtë çështje është frika e tyre që ata do të ballafaqohen kur ta kuptojnë. Lincoln Barnett n’a tregon se disa shkencëtarë “dallojnë” këtë çështje:
Së bashku me reduktimin e filozofëve për tërë realitetin objektiv deri tek bota e shëmbëlltyrave të perceptimeve, shkencëtarët janë bërë të vetëdijshëm për kufizimet alarmante të shqisave njerëzore.

Çdo referencë e bërë nga fakti se materia dhe koha janë perceptime ndjell frikë të madhe tek materialisti, pasi këto janë të vetmet pikëpamje që ai i konsideron si qenie absolute. Ai, në një formë, i merr ato si idhuj për t’i adhuruar, pasi mendon se materia dhe koha (përmes evolucionit) e ka krijuar atë.

Kur kupton se gjithësia në të cilën ai mendon se është duke jetuar, bota, trupi i tij, njerëzit tjerë, materialistët tjerë me të idetë e të cilëve është influencuar, dhe, shkurtimisht, çdo gjë është perceptim, ai ndjehet si i shastisur nga frika e të gjithë kësaj. Çdo gjë që ai varet, beson dhe ka burim papritmas zhduket. Ai ndjen shijen e një dëshpërimi që ai me të vërtetë do ta përjetojë në Ditën e Gjykimit, siç shpjegohet në ajetin “Dhe ata (idhujtarët) i dorëzohen All-llahut, e atë çka ata e trillonin u asgjësohet.” (Nahl: 87)

Pastaj, materialisti mundohet të bind veten në realitetin e materies, dhe trillon “dëshminë” për këtë fund. Ai së pari godet murin me grusht, shqelmon gurët, bërtet, ulurin, por kurrë nuk mund të largohet nga realiteti.
Ashtu siç mundohen ta largojnë realitetin nga mendja e tyre, ata dëshirojnë që edhe njerëzit gjithashtu të heqin dorë. Ata gjithashtu janë të vetëdijshëm se nëse njerëzit në përgjithësi do të mësojnë për natyrën e vërtetë të materies, natyra primitive e filozofisë së tyre dhe injoranca e botëkuptimit do të zbulohej nga të gjithë në shesh, dhe nuk do të ketë më vend ku ata do të mund t’i gjejnë pikëpamjet e tyre. Kjo frikë është arsyeja pse ata janë aq të shqetësuar nga faktet e paraqitura këtu.

zoti thotë se frika e jobesimtarëve do të intensifikohet në jetën e pastajme. Në Ditën e Gjykimit ata do të drejtohen kështu:
Përkujto ditën kur Ne i tubojmë të gjithë dhe u themi atyre që i shoqëruan: "Ku janë ata të shoqëruarit tuaj, që i trillonit?" (En’am: 22)
Pas kësaj, jobesimtarët do të shohin pasurinë e vet, fëmijët dhe të afërmit, që mendonin se janë të vërtetë dhe i kanë përshkruar shok Allahut, se si do t’i braktisin dhe do të zhduken. zoti na informon për këtë në ajetin: “Shih, se si bëjnë gënjeshtra kundër vetes dhe si u shkoi huq ajo që trillonin!” (En’am: 24)

Dobia e besimtarëve

Derisa fakti se materia dhe koha janë vetëm perceptime i alarmon materialistët, e kundërta është për besimtarët. Besimtarëve u erdhi mirë kur morën vesh për fshehtësinë pas materies, pasi kjo çështje është çelës i të gjitha përgjigjeve. Me këtë çelës, të gjitha fshehtësitë zbulohen. Dikush do të kuptojë më lehtë shumë çështje se sa më përpara.

Siç u tha më parë, çështjet e vdekjes, xhennetit, xhehennemit, ahireti, ndërrimi i dimensioneve dhe pyetjes si “ku është zoti?”, “çka kishte para Allahut?”, “kush e krijoj Allahun” “Sa do të zgjasë jeta në varr?”, “ku është xhenneti dhe xhehennemi?” dhe “ku janë tani xhenneti dhe xhehennemi?” përgjigjen më lehtë. Do të kuptohet se me çfarë rendi zoti krijoi tërë gjithësinë nga asgjëja, kaq shumë vetëm se, me këtë fshehtësi, pyetjet si “kur?’ dhe “ku?” bëhen të pakuptimta pasi që atje nuk ka as kohë e as hapësirë. Kur mosekzistimi i hapësirës të kuptohet, do të kuptohet se xhehennemi, xhenneti dhe toka në të vërtetë gjenden në të njëjtin vend. Nëse mosekzistimi i kohës kuptohet, do të kuptohet se çdo gjë zë vend në një çast të vetëm: asgjë nuk pret për kohë dhe koha nuk ecën, për shkak se çdo gjë veçse ka ndodhur dhe ka përfunduar.
Me këtë fshehtësi të gërmuar, bota për besimtarin bëhet sikurse xhennet. Të gjitha brengat e dhembshme materiale, shqetësimet dhe frika humben. Personi e kupton se e tërë gjithësia ka një Sundues të vetëm, që Ai ndërron tërë botën fizike ashtu siç Ai dëshiron dhe krejt se çfarë duhet bërë është të mbështeturit në Të. Ai pastaj i nënshtrohet krejtësisht Allahut “...vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd...” (Ali Imran: 35).

Të kuptuarit e kësaj fshehtësie është dobia më e madhe në këtë botë.
Me këtë fshehtësi, një realitet tjetër i përmendur në Kur’an zbulohet: se “zoti është më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij.” (Kaf: 16). Siç të gjithë e dimë, damari i qafës është brenda në trup. Çfarë mund të jetë më afër ndokujt sesa që është ai vetë brenda trupit të tij? Kjo situatë mund të shpjegohet lehtë me realitetin e mosekzistimit të hapësirës. Ky ajet do të mund të kuptohej edhe më mirë me të kuptuarit e kësaj fshehtësie.Kjo është e vërteta e qartë. Nga këtu do të mund të vërehet se nuk ka ndihmëtar dhe furnizues më të madh për njeriun sesa zoti. Nuk ka asgjë tjetër përpos Allahut; Ai është qenie absolute tek te i Cili njeriu mund të kërkojë strehim, tek të i Cili mund të thërras për ndihmë dhe të llogarisë në shpërblim.
Kahdo që të kthehemi, është prania e Allahut
M986
M986

"The hawk and the dove must become one in wisdom"

39


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Re: Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  ILIRA prej 21.11.12 9:36

pajtohem me ty M986, shkrimi yt "gati blasfemik" eshte shume shume bindes. Eshte shume e veshtire per njeriun kjo "prove e veshtire joreale" qe quhet jete dashje pa dashje humbet fillin...
ILIRA
ILIRA

186


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Re: Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  Tikon prej 21.11.12 10:50




M986,ti ke per te ecur perpara me shkrimin tend''gati blasfemik'',ky eshte dhe mendimi i profesoreshe ILIRES.Ajo eshte profete dhe c'ka thene ajo eshte ne realizim e siper.Nuk e di se cdo ndodhi me ne me 21/12/2012,se nuk kam lexuar ndonje profeci te saj per fundin e botes.Shpresoi qe profecia e saj mos te kete ndonje fund apkaliptik,ndryshe mori fund forumi me gjithe ne,e ku ti qajme hallet me pas thuaj...
Tikon
Tikon

Jeta eshte e shkurter,por ajo behet me e shkurter kur qendron mbi toke me kembet e tua por pa ''koken'' tende...

26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Re: Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  ILIRA prej 21.11.12 10:56

tikon c'pate ti ,,, te kam dhene ndonje parashikim te kobshem???
ILIRA
ILIRA

186


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Re: Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  Tikon prej 21.11.12 11:08

ILIRA shkruajti:tikon c'pate ti ,,, te kam dhene ndonje parashikim te kobshem???
Ja kjo me tremb pa mase
Tikon
Tikon

Jeta eshte e shkurter,por ajo behet me e shkurter kur qendron mbi toke me kembet e tua por pa ''koken'' tende...

26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Re: Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  ILIRA prej 21.11.12 11:14

qetesohu, pergjithesisht jap vetem parashikimet pozitive,,,
ILIRA
ILIRA

186


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Re: Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  Tikon prej 21.11.12 11:30

ILIRA shkruajti:qetesohu, pergjithesisht jap vetem parashikimet pozitive,,,
Ketu eshte nje forum qe shikon anen e erret te universit dhe njerzimit,prandaj na shiko ndonje gje te erret nga e ardhmja jote,me fal e jona
Tikon
Tikon

Jeta eshte e shkurter,por ajo behet me e shkurter kur qendron mbi toke me kembet e tua por pa ''koken'' tende...

26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Re: Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  ILIRA prej 21.11.12 11:32

KAQ SHUM QENKE FRIKESUAR NGA E ARDHMJA,,, ELIMINO FRIKERAT E SOTME!!!
ILIRA
ILIRA

186


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Re: Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  Tikon prej 21.11.12 11:35

ILIRA shkruajti:KAQ SHUM QENKE FRIKESUAR NGA E ARDHMJA,,, ELIMINO FRIKERAT E SOTME!!!

Vetem ne se kam perkrah nje profete si ju,mund te largoji cd lloi frike...
Tikon
Tikon

Jeta eshte e shkurter,por ajo behet me e shkurter kur qendron mbi toke me kembet e tua por pa ''koken'' tende...

26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Re: Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  ILIRA prej 21.11.12 11:37

MIRESEREDHE PRAPE NE FORUM tikon!!!
ILIRA
ILIRA

186


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Re: Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  Tikon prej 21.11.12 12:04

ILIRA shkruajti:MIRESEREDHE PRAPE NE FORUM tikon!!!

C'nuhatje prej agjentje qe keni...?Atehere si fallxhore qe je,me thuaj kush jam...?
Tikon
Tikon

Jeta eshte e shkurter,por ajo behet me e shkurter kur qendron mbi toke me kembet e tua por pa ''koken'' tende...

26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Re: Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  ILIRA prej 21.11.12 12:08

me siguri vjen nga nje forum tjeter ku nuk lejohet mendimi ndryshe...
ILIRA
ILIRA

186


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Re: Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  Tikon prej 21.11.12 12:31

ILIRA shkruajti:me siguri vjen nga nje forum tjeter ku nuk lejohet mendimi ndryshe...
Me sa shoh ketu qenka forumi i perrallave,dhe ti paske hyre ne boten e tyre duke na perrallisur.Sot mendimi ndryshe respektohet,kurse legjendat e perrallat jane per gjysherit e gjyshet tona,ne netet e dimrit
Tikon
Tikon

Jeta eshte e shkurter,por ajo behet me e shkurter kur qendron mbi toke me kembet e tua por pa ''koken'' tende...

26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Re: Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  Flavius prej 21.11.12 14:25

Koha eshte dimensioni 4te, pra ne jetojme ne dimensionin e 4te dhe jo te 3te sic mendojne disa.
Flavius
Flavius

92


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Re: Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  M986 prej 21.11.12 14:49

Ne mund të themi se jetojmë edhe në dimensionin e 9, siç pretendojnë disa, por shkrimi i mësipërm pohon, se dimensionet dhe koha fare nuk ekzistojnë, në fakt ekzistojnë vetëm për ne, si krijesa njerëzore, si dhe për banorët tjerë të Tokës.
M986
M986

"The hawk and the dove must become one in wisdom"

39


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Re: Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  M986 prej 21.11.12 14:52

ILIRA shkruajti:pajtohem me ty M986, shkrimi yt "gati blasfemik" eshte shume shume bindes. Eshte shume e veshtire per njeriun kjo "prove e veshtire joreale" qe quhet jete dashje pa dashje humbet fillin...

E nderuar,

Ju falënderit që më më fund paskam arritur që të ju bind për diçka, se me shkrimet e mija të mëparshme nuk jeni pajtuar me sa mbaj mend unë, por nuk e kuptova se ku e keni pasur qëllimin me këtë "gati blasfemik", çfarë blasfemie kam shkruar unë aty, apo ndoshta këto thojzat kanë kumtim dytësor?
Mund të shpreheni pak më gjerësisht,

Respekte,
M986
M986

"The hawk and the dove must become one in wisdom"

39


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Re: Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  ILIRA prej 21.11.12 15:10

per FATIN e kisha fjalen M986, nese eshte i percaktuar, bie kuptimi i te mires dhe te keqes rrjedhimisht ferri dhe parajsa mbeten "nocione" pa kuptim...
ILIRA
ILIRA

186


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Re: Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  M986 prej 21.11.12 17:47

ILIRA shkruajti:per FATIN e kisha fjalen M986, nese eshte i percaktuar, bie kuptimi i te mires dhe te keqes rrjedhimisht ferri dhe parajsa mbeten "nocione" pa kuptim...

JO e nderuar, artukulli sqaron se koha dhe fati ekziston në suaza të jetës (botës) tonë materiale, dhe që është përcaktuar nga njerëzit në bazë të perceptimeve, do të thotë ne i caktojmë ngjarjet që varen nga faktori kohë, në bazë të perceptimeve, që u nënshtrohen ligjeve të kësaj jete materiale.

Këtu askund nuk kundërshtohet caktimi i të mirës dhe të keqes, apo më pak i ferrit dhe parajsës...
M986
M986

"The hawk and the dove must become one in wisdom"

39


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Re: Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  Hagel prej 27.04.14 0:10

M986 shkruajti:Ne mund të themi se jetojmë edhe në dimensionin e 9, siç pretendojnë disa, por shkrimi i mësipërm pohon, se dimensionet dhe koha fare nuk ekzistojnë, në fakt ekzistojnë vetëm për ne, si krijesa njerëzore, si dhe për banorët tjerë të Tokës.

Koha nuk ekziston; ne fakt e shkuara eshte nje kohe qe nuk ekziston me, ndersa e ardhmja eshte nje kohe qe ende nuk ekziston. E tashmja, ndersa ne mendojme, eshte kthyer ne nje te shkuar tashme....!
Pra, Koha eshte nje prani e perhershme, ku e ardhmja, e tashmja dhe e kaluara  bashkejetojne ne shkalle te UNIVERSIT.
Koha qe ne pretendojme se ekziston eshte vetem nje iluzion ne shkalle lokale, per shkak te pozicionit tone.
Hagel
Hagel

86


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Re: Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  gjilanasi prej 30.04.14 0:47

E shkuara dhe e ardhmja janë imagjinare!

E shkuara është një memorie e dobësuar, dhe e ardhmja është një pjellë e imagjinatës së egos. E shkuara dhe e ardhmja ekzistojnë vetëm si mendime.

Egoja krijon një sens të kohës përmes mendimeve rreth të shkuarës dhe të ardhmes, dhe ne magjepsemi nga bota e egos kur besojmë që këto mendime janë e shkuara dhe e ardhmja.

Ajo çfarë ne imagjinojmë mund të duket shumë reale, veçanërisht kur këto imagjinata krijojnë ndjenja, të cilat i bëjnë mendimet tona të duken madje edhe më reale. Ndjenjat e dhimbshme të lidhura me një humbje shpesh vijnë më shumë nga çfarë ne i tregojmë vetes për humbjen sesa nga vetë humbja.
gjilanasi
gjilanasi

384


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Re: Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  Berti69 prej 06.06.14 14:51

KOHA “nuk është” më

Koha - Sinonim i Jetës Koha

Plakemi. Shohim orët të kalojnë. Por për fizikanët “ajo gjë” që matet me orët është një iluzion. Ajo që një pjesë e fizikës bashkëkohore arrin të na sugjerojë sot është e vështirë të pranohet, po aq sa ishte e vështirë të pranoheshin hipotezat e Kopernikut në kohën kur u shfaqën. Eshtë ideja që koha, thjeshtë nuk ekziston. Që ajo gjë të cilën ne të gjithë besojmë se e njohim, që matet me sahatet, ajo që ndan të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, është vetëm një iluzion. Ashtu si lëvizja e Diellit përreth Tokës

Pas disa shekujsh, ndoshta dikush do të lexojë artikuj si ky dhe do të shkrihet së qeshuri. Sa të paditur ishin në fillim të shekullit XXI, do të mendojë, ende nuk e dinin që koha nuk ekziston. Pak a shumë siç qeshim ne me paraardhësit tanë që mendonin që Toka ishte ndoshta e sheshtë, apo që Dielli rrotullohej përreth saj. Sepse ajo që një pjesë e fizikës bashkëkohore arrin të na sugjerojë sot është e vështirë të pranohet, po aq sa ishte e vështirë të pranoheshin hipotezat e Kopernikun në kohën kur u shfaqën. Eshtë ideja që koha, thjeshtë nuk ekziston. Që ajo gjë të cilën ne të gjithë besojmë se e njohim, që matet me sahatet, ajo që ndan të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, është vetëm një iluzion. Ashtu si lëvizja e Diellit përreth Tokës.

Këtë na thotë sot fizika për “kohën” e saj. Pastaj është ajo e filozofisë, e psikologjisë dhe e artit, ajo e evolucionit dhe ajo e rrëfimit. E ardhmja dhe e kaluara janë reale si e tashmja? A kalon koha kur asgjë nuk ndryshon? A është e mundur të udhëtosh në kohë? A ekzistonte koha përpara Big Bang-ut? Cilat mekanizma neuronalë shpjegojnë eksperiencën tonë të kohës? Koha është e pafundme? A e perceptojmë kohën të gjithë në të njëjtën mënyrë?

“Në historoinë e fizikës ka ndodhur shumë herë që na është dashur të heqim dorë nga koncepte të zakonshëm për të përshkruar botën në nivel më elementar”, shpjegon Carlo Rovelli, i Qendrës së Fizikës Teorike në Universitetin e Marsejës, një prej fizikanëve teorikë më të mëdhenj bashkëkohorë. “Për shembull ne e shohim botën me ngjyra, por atomet nuk janë me ngjyra. Eshtë vetëm reagimi ynë ndaj frekuencës së valëve elektromagnetike. Apo ngrohtësinë. Një herë e një kohë mendohej që ishte ndoshta një substancë, më pas u kuptua që është vetëm një masë e shpejtësisë së ngacmimit të molekulave. “Substanca” ngrohtësi është zhdukur nga perceptimi ynë. Mendoj që në të njëjtën mënyrë do të zhduket edhe koha”.

Kjo nuk do të thotë që mund të udhëtojmë sipas dëshirës mes të kaluarës dhe të ardhmes: nuk do të ketë makinë kohe, të paktën jo në pjesën e universit dhe në shkallën ku jetojmë ne. Por do të thotë diçka edhe më radikale: që kur shpërbëhet universi në pjesët e tij më elementare, koha thjeshtë zhduket, ashtu si dhe ngjyrat. “Por në shkallën tonë cilësitë e dukshme të kohës mbeten të pandryshuara”, sqaron Rovelli. “Zbulojmë që në shkallë shumë të vogël koha nuk ekziston, por kjo nuk ndryshon asgjë për faktin që ne plakemi”. Rovelli është një prej themeluesve të Loop Quantum Gravity. Eshtë normale që emri të tremb. Mjafton të thuhet që është një prej teorive kandidate për të zgjidhur problemin e madh të fizikës bashkëkohore: të vësh në një linjë relativitetine përgjithshëm dhe mekanikën kuantike, dy kështjellat teorike që gjatë shekullit të njëzetë kanë shpjeguar Universin në shkallë të ndryshme (pafundësisht i madh dhe forcën e gravitetit e para, pafundësisht i vogël dhe forcat e tjera, e dyta), por që nuk kanë një terren të përbashkët. Dhe natyra e kohës është pikërisht një prej pengesave për t’i ribashkuar.

Në mekanikën kuantike, e cila përshkruan sjelljen e thërrmijave elementare, ekziston një kohë absolute, një lloj sahati universal që vë në një linjë ngjarjet. Mund të thuhet gjithmonë nëse një gjë ndodh më herët a më vonë, mund të matet me siguri kohëzgjatja e një ngjarje dhe koha ecën gjithmonë në një drejtim të vetëm. Pra, koha me të cilën jemi mësuar. Por në relativitetin e Albert Einsteinit, gjërat janë ndryshe: koha nuk është absolute, por mund të tkurret dhe fryhet sipas shpejtësisë me të cilën ecën. Sa më e lartë shpejtësia, aq më ngadalë ecën koha. Eshtë paradoksi klasik i dy binjakëve: ai që bën një udhëtim me një anije kozmike hipotetike e cila udhëton afërsisht me shpejtësinë e dritës, kur kthehet është më i ri se sa ai që ka qëndruar në Tokë. Por edhe graviteti e shtrëmbëron kohën, aq sa është e pamundur të mbash të sinkronizuar në përsosmëri dy orë atomike, s’ka rëndësi sa të sakta janë, sepse mjafton një ndryshim në lartësi mund të sjellë dallime të vegjël.

Si mund të dilet? Sipas Rovellit, duke u hedhur vendosmërisht në anën e Einsteinit, dhe duke e sjellë teorinë e tij në pasojat ekstreme. “Pas njëqind vitesh suksese të relativitetit, është koha të marrim seriozisht idenë që koha është vetëmnjë strukturë dytësore që shfaqet nga fushat e fizikës”. Në mënyrë të vecantë nga forca e gravitetit, protagonistja e vërtetë e teorive të Einsteinit, të cilave të gjitha ua shohim efektet në një shkallë të madhe, por të cilave nuk u gjendet asnjë gjurmë në nivelin e grimcave elementare. Për të kuptuar se nga vjen, sipas Rovellit, duhet shkuar në shkallë edhe më të vogla, shumë më të vogla se sa vetë ato grimca (dhe të pakapshme nga cdo instrument matës, përvec hipotezave matematike). Ku do të zbulohej një realitet i përbërë nga “unaza”, “loop-e” pra, njësi shumë të vogla graviteti, të ndërlidhura mes tyre si në një rrjet.

Praktikisht të pamundura për t’u kuptuar pa matematikën, por cështja është që nga ekuacionet e kësaj teorie, që duhet të përshkruajnë gjithcka që ndodh në univers, koha zhduket. Në shkallë shumë të vogël, të gjithë cilësitë që ne i lidhim me kohën zhduken, shpjegon Rovelli: nuk ka më një drejtim të ngjarjeve dhe është e pamundur të matet jetëgjatësia e tyre. Do të gjendeshim përballë ligjeve të fizikës që nuk bëjnë dallimin mes të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes, të treja njësoj “reale”.

Fizikani italian nuk është i vetmi që do të mbyllë një herë e mirë hesapet me kohën. Tre vjet më parë, Foundational Questions Institute, një fondacion amerikan që financon kërkimet në nivele mikro, lançoi një konkurs për studime mbi kohën, me pjesëmarrjen e më shumë se 130 akademikëve nga e gjithë bota, mes të cilave disa prej emrave më të spikatur të fizikës teorike. Propozimi i Rovellit ishte ndër më radikalët, por edhe shumë të tjerë luanin me idenë që koha nuk ekziston. Propozime të tjere kërkonin një ripërcaktim të kohës më shumë se sa një shkatërrim të saj. Por të gjithë binin dakord në një pikë: për të mbërritur në një teori që të shpjegojë më në fund të gjithë fenomenet e Universit, fizikanët do të jenë të detyruar të kthejnë mbrapsht konceptin e kohës si një corape.

E mendon kështu edhe Giovanni Amelino-Camelia i Universitetit La Sapienza të Romës, një tjetër italian protagonist i fizikës teorike botërore me Doubly Special Relativity e tij “relativiteti dyfish i veçantë”. Eshtë një evolucion i teorisë së Einsteinit, bazuar mbi idenë që përtej shpejtësisë së dritës ekziston një tjetër konstante absolute në univers, e ashtuquajtura gjatësia e Planck, njësia më e vogël e mundshme e gjatësisë. “Kjo teori nuk nisi me objektivin për të vënë në diskutim kohën, por pa dashur jemi gjendur edhe ne duke përshkruar një univers ku ajo nuk ekziston”, shpjegon Amelino-Camelia: “Edhe kamerdarja e fundit e shpëtimit që ka hedhur Einstein, ideja që në kushte shpejtësie dhe graviteti të barabartë mund të thuhet nëse dy ngjarje janë të njëkohshme, humbet. Në realitet nuk ka mënyrë për ta ditur me siguri”.

Atëherë, prej nga buron perceptimi ynë për kohën? Për Rovellin, është vetëm një efekt statistikor: ashtu si nxehtësia dhe mënyra se si shqisat tona masin shpejtësinë e molekulave, edhe koha është një mënyrë që kemi ne qeniet njerëzore për të përshkruar ndryshimin, në mënyrë të vecantë transformimet e masës dhe energjisë në botën ku jetojmë. “Për të përshkruar një turmë manifestuesish që sfilojnë në rrugë ne themi “manifestimi mbërriti në sheshin X”, shpjegon Rovelli duke dhënë një shembull. “Por nuk ekziston një objekt unik “manifestimi”. Ekzistojnë vetëm manifestuesit e vecantë. Koha është një nocion kolektiv i këtij lloji, efikas për të përshkruar botën në shkallën tonë. Nëse do të mund të njihnim me saktësi të gjithë variablat fizike, nuk do të na duhej”. Pa e kuptuar, shpjegon Rovelli, ne grupojmë disa variabla të botës, në mënyrë të vecantë ato që përshkruajnë gjendjen e saj termike, dhe vendosim t’i përdorim si “sahat” për të referuar gjithcka tjetër. Por është vetëm një konvencion. Pak a shumë si paraja, që nuk ka një vlerë në vetvete, por që mundëson përllogaritjen e vlerës së gjithë mallrave të tjerë.

Sipas Craig Callender, filozof i Universitetit të Californias që ia ka kushtuar të gjithë karrierën eksplorimit të filozofisë dhe fizikës së kohës, perceptimi ynë për të është më shumë një rezultat i evolucionit, se sa i fizikës. Buron nga fakti që kemi evoluar në një qoshe të Universit me disa karakteristika që e bëjnë kohën konstante dhe të parashikueshme: shpejtësi shumë më të ulëta se sa ajo e dritës, gravitete pak a shumë uniformë, një burim energjie konstant si Dielli. “Na duket e mirëqenë që “tani” do të thotë e njëjta gjë për dy persona në distancë, ndryshe nga “këtu”, që tregon dy gjëra të ndryshme. Por nëse do të mendonim që të lëviznim me shpejtësi shumë më të larta, koha do të na dukej subjektive si hapësira”.

Megjithatë, jo e gjithë fizika është e gatshme të lirohet nga koha. Nuk është gati të lirohet konkurentja tjetër e madhe për titullin e Teorisë përfundimtare, teoria e fijeve. Krijuar nga fizikani italian Gabriele Veneziano në fundin e viteve Gjashtëdhjetë, kjo teori mbështetet mbi mekanikën kuantike dhe përshtat relativitetin atje ku është e nevojshme, pikërisht e kundërta e asaj që bën Rovelli.

Të dy teoritë kanë problemin e madh, ndoshta të pazgjidhshëm, të gjetjes së konfirmimeve eksperimentalë. Amelino-Camelia shpreson që eksperimente si ata të LHC (akseleratori gjigand i grimcave në Cern, në Gjenevë) mund të shohin të paktën ndonjë efekt të largët indirekt të fenomeneve në shkallë shumë të vogël. Ndërkohë që neutrinët e famshëm më të shpejtë se sa drita që janë vëzhguar në Laboratorët e Gran Sasso, nëse rezultati konfirmohet, mund të hapin një dritare mbi ekstradimensionet hipotetikë si ata për të cilët flet teoria e fijeve. Eshtë rasti të thuhet që vetëm koha do të tregojë kush ka të drejtë.

/Focus/
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


434


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Re: Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  Luli prej 25.01.15 20:57

Përse koha kalon kaq shpejt?

Koha - Sinonim i Jetës Screen-Shot-2015-01-25-at-5.49.55-PM

Përse e masim mbi të gjitha në bazë të ngjarjeve të paharrueshme të jetës sonë/ Me rritjen e moshës, zvogëlohet numri i “herëve të para” (për shembull dita e parë e shkollës, puthja e parë, pushimet e para me të fejuarin/ën) dhe përvojat e reja bëhen më pak të shpeshta.

Kështu, ditët e muajt kalojnë pa lënë shenjë. Për shembull, për një fëmijë, momenti i dhuratave të Krishtlindjeve duket sikur nuk do të vijë asnjëherë, ndërkohë që një të rrituri ngjarje të ndryshme mund t’i duken të gjitha njësoj, për këtë arsye edhe i ngatërrohen në kujtesë.

Psikologu Majlëll Uallah i MIT ka vënë në dukje se, kur u kërkohet që të përshkruajnë kalimin e kohës me një metaforë, të rinjtë përdorin imazhe statikë (një oqean i palëvizshëm), ndërkohë që më të rriturit zgjedhin imazhe në lëvizje të shpejtë (“një tren në lëvizje”).

Në Universitetin Ludvid Maksimilian të Mynihut, me një studim mbi 499 persona mes moshave 14 dhe 94 vjec, u vu re që me kalimin e moshës krijohet gjithnjë e më shumë përshtypja se dhjetë vitet e fundit të jetës kanë kaluar më shpejt. Kjo tendencë e arrin kulmin në moshën 50 vjec, më pas nuk rritet më.

Kur bëhet fjalë për të vlerësuar intervale të shkurtër (sa shpejt ka kaluar ora e fundit, java apo muaji) nuk ka dallime mes moshave. Por mes moshës 20 dhe 59 vjec ndihet më shumë presioni i kohës, e cila duket sikur nuk mjafton asnjëherë.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

884


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha - Sinonim i Jetës Empty Re: Koha - Sinonim i Jetës

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi