EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thenie nga Albert Einstein

3 posters

Shko poshtë

Thenie nga Albert Einstein Empty Thenie nga Albert Einstein

Mesazh  B!-1Stein 07.07.13 20:40

1.  Ashtu siç zgjerohet rrethi i diturisë sonë njashtu edhe perimetri i errësirës që rrethon atë.

2.  Dituria e çka është nuk e hapë derën drejtë çfarë duhet të jetë.

3. Dhurata e fantazisë ka pasur më shumë domethënie për mua se sa talenti im për të thithur dituri pozitive.

4. Është arti suprem i mësuesit të ngjallë kënaqësi në shprehjen kreative dhe dituri.
 
5. Imagjinata është më e rëndësishme se dituria. Dituria është e kufizuar, imagjinata rrethon boten.

6. I vetmi burim i diturisë është përvoja.
 
7. Informata nuk është dituri.
 
8. Ndjenja e vërtetë e inteligjencës nuk është dituria, por imagjinata.
 
9. Ne mund të kuptojmë thuajse gjithçka, por nuk mund të e kuptojm, se si mund të kuptojmë.

10. Njeriu duhet të shohë çka është dhe çka duhet të jetë.

11. Vije një kohë kur mendja merr plan më të lartë të diturisë, por asnjëherë s’mund të e dëshmojë se si ka   arritur aty

12. Përsosja e mjeteve dhe ngatërrimi i qëllimeve, duket të jetë problemi ynë kryesor.

13. Personi i cili asnjëherë nuk ka gabuar, asnjëherë s’ka tentuar diç të re.

14. Pyetja që ndonjëherë më mjegullon: Jam unë apo të tjerët të çmendur?

15. Tavolinë, ulëse, sahan me fryte dhe një violinë; i duhet tjetër send që njeriu të jetë i kënaqur?Të gjitha religjionet, artet dhe shkencat janë degë të një trungu.

16.Barku i zbrazët nuk është këshilltar i mirë politik.

17.Zemërimi banon vetëm në gji të budallenjve.

18.Nëse një budalla inteligjent i bënë gjërat më të mëdha dhe komplekse… Duhet prekja e një gjeniu dhe shumë kuraje për ti drejtuar në drejtim të kundërt.

19.Cilido burrë i cili mund të i grah makinës kujdesshëm duke puthur një vajzë, thjesht nuk i jep puthjes kujdesin e merituar.

20.Cilido burrë i cili lexon shumë dhe e shfrytëzon trurin e tij shumë pakë, bie në veset përtace të të menduarit.

21.Cilido që nuk e merr të vërtetën seriozisht në çështje të vogla, nuk mund t’i besohet as në çështje të mëdha.

22.Para Zotit ne jemi njëjtë të mençur dhe njëjtë teveqelë.

23.Edukata është ajo që mbetet kur njeriu harron atë që ka mësuar në shkollë.

24.Secili duhet respektuar si individ, por asnjëri të mos idolizohet.

25.Çdo gjë duhet të jetë e thjeshtë aq sa është, por jo më e thjeshtë.

26.Të pakët janë ata që shohin me sytë e vetë dhe ndjejnë me zemrat e veta.

27.Forca gjithnjë i tërheq njerëzit me moral të ulët.

28.Zoti gjithnjë përzgjedh rrugën më të thjeshtë.

Nese dini ndonje qe nuk e kam shënuar unë atëher shënone ju...
B!-1Stein
B!-1Stein

Unë nuk kam dhunti.
Une jam një kurreshtar i sëmurë




5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenie nga Albert Einstein Empty Re: Thenie nga Albert Einstein

Mesazh  ol.si 08.07.13 1:57

Problemet e vështira që përballojmë, nuk mund të zgjidhen me të njëjtin nivel mendimi që kishim kur i krijuam ato.

Shkenca pa fe është e çalë dhe feja pa shkencë është e verbër.

Përfytyrimi është më i rëndësishëm se dituria, sepse dituria ka kufi, ndërsa përfytyrimi rrok të gjithë botën, duke nxitur përparimin, e duke i dhënë jetë zhvillimit.

Gjëja më e pakuptueshme për botën është se ajo është e kuptueshme.

Një njeri i lumtur është tepër i kënaqur me të tashmen për të banuar në të ardhmen.

Jeta është si ngasja e një biçiklete. Për të mbajtur baraspeshën duhet të vazhdosh t'i japësh.

Mos bëj kurrë ndonjë gjë kundër ndërgjegjes madje edhe po ta kërkoi gjendja.

Unë nuk kam dhunti. Unë jam vetëm një kureshtar i sëmurë.

Përpiqu të mos bëhesh një njeri i suksesit, por mundoju më mirë të bëhesh një njeri me vlerë.

Dy gjera nuk kane fund:Universi dhe budallallëku njerëzor, madje kam disa dyshime për universin.

Bota nuk rrezikohet nga njerëzit e këqij, por nga ata qe e lejojnë te keqen.

Ajo mbrëmje ku te gjithë të pranishmit kanë mendim të njëjtë, është mbrëmje e humbur.

Të shkurtosh dru, është punë e mirë sepse menjëherë e sheh rezultatin e punës tënde.

Është shumë më vështirë t'i ndryshosh bindjet, sesa të ndryshosh atomin.

Ai që s'ka bërë asnjë gabim, s'ka filluar asgjë të re.

Përderisa shumica e njerëzve turpërohen se vishen dobët, e se kanë mobilie të këqija, por shumë më tepër do të duhej të turpëroheshin nga idetë e liga dhe paragjykimet që kanë për Botën.

Përparimi i teknikes është si Sëpata, në duart e kriminelit patologjik.

Personalitetet nuk krijohen me fjalime, por vetëm me punë dhe rezultate te vetë arritura.

Në mesin e problemeve, dalin rastet e volitshme.

Kur është në pyetje morali, shkolla s'mund të ndihmojë shumë.

Kur do të kesh jetë të lumtur, jepi vetes një qëllim.
avatar
ol.si

Gënjeshtra ka shumë variante, e vërteta vetëm një!

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenie nga Albert Einstein Empty Re: Thenie nga Albert Einstein

Mesazh  Albaniaa 15.07.13 13:15

1. Kur mberriti ne SHBA, Ajnshtajnit, si te gjithe emigranteve te tjere, i dhane nje pyetesor per te kompiluar. Nder te gjitha pyetjet te cilave i duhej dhene pergjigje, njera pyeste: “Ciles race i perkisni?”. Dhe ai iu pergjigj: “Races njerezore”.

2. Ne qofte se Teoria ime e Relativitetit do te jete e vertete, Gjermania do te thote se jam gjerman ndersa Franca do te thote se jam qytetar i Botes. Nese teoria nuk do te jete e vertete, Franca do te thote se jam gjerman ndersa Gjermania do te thote se jam hebre.

3. Eshte me e lehte te thyesh nje atom sesa nje paragjykim.

4. Derisa te kete njerez do te kete luftra.
Shpresoj tju pelqejn ,kto jan per si pershndetje per te gjith antaret

5. Cmenduri eshte te besh gjithmone te njejten gje dhe te presesh rezultate te ndryshme.

6. Semundje shume e keqe racizmi. Por mbi te gjitha e cuditshme: semur te bardhet, por vret te zinjte.

7. Kompjuterat jane shume te shpejte, precize dhe budallenj. Njerezit jane shume te ngadalte, shume pak precize dhe inteligjente. Se bashku perbejne nje fuqi qe e kalon imagjinaten.

8. Bota eshte nje vend i rrezikshem, jo per shkak te atyre qe bejne veprime te keqija por per shkak te atyre qe shikojne pa thene gje.
9. Nuk e di se me cfare lloj armesh do te luftohet ne Luften e Trete Boterore, por di qe ne te Katerten do te luftohet me gure dhe me shkopinj.

10. Ndryshimi midis gjenialitetit dhe budallallekut eshte se gjenialiteti ka limit.

11. Paqja nuk mund te mbahet me force, por mund te arrihet vetem duke kuptuar njeri-tjetrin.

12. Jeta eshte si te ecesh me biciklete: ne qofte se do te jesh ne ekuiliber duhet te levizesh.

13. Nuk e ke kuptuar me te vertete nje gje nese nuk je ne gjendje t’ia shpjegosh gjyshes tende.

14. Nuk mendoj asnjehere per te ardhmen. Ajo arrin aq shpejt…

15. Mos u shqeteso per veshtiresite e tua ne matematike, te siguroj se te miat jane akoma me te medha.
16. Nuk mund te zgjidhet nje problem me te njejtin mentalitet qe e ka krijuar ate.

17. Asgje nuk eshte me praktike se nje teori e mire.

18. Per sa kohe qe ligjet e matematikes i referohen realitetit, ato nuk jane te qarta, dhe per sa kohe jane te qarta, ato nuk i referohen realitetit.

19. Ne qofte se do te lindja perseri, do te behesha hidraulik.

20. Ne qofte se te dhenat dhe teoria nuk perputhen, ndrysho te dhenat.

21. Ne qofte se ne momentin e pare nje ide nuk eshte absurde, atehere nuk ka asnje shans qe ajo te realizohet.
22. Eshte me mire te jesh optimist dhe t’a kesh gabim sesa te jesh pesimist dhe te kesh te drejte.

23. Vetem dy gjera nuk kane kufij, Universi dhe budallalleku njerezor, dhe per te parin nuk jam i sigurt.

24. E rendesishme eshte te mos ndalosh se beri pyetje.

25. Te gjithe e dine qe nje gje eshte e parealizueshme, derisa arrin nje qe nuk e di dhe e realizon.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenie nga Albert Einstein Empty Re: Thenie nga Albert Einstein

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi