EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Spirtualizmi ne shkencat humane

Shko poshtë

Spirtualizmi ne shkencat humane Empty Spirtualizmi ne shkencat humane

Mesazh  Neo 25.11.12 19:10

Spirtualizmi ne shkencat humane

Spirtualizmi ne shkencat humane Sp_shk10

Ne besojmë se spiritualizmi është një realitet universal ashtu si edhe shkenca. Shkëputja midis shkencave ekzakte dhe fesë është një temë mbi të cilën janë bërë shumë diskutime. Njëra prej këtyre shkëputjeve është ajo midis njeriut plus shkencave shoqërore dhe, në përgjithësi spiritulizmit, në veçanti fesë.

E pikërisht, unë jam i mendimit që kjo shkëputje tregon ndikime më të mëdha. Shkencat ekzakte, prej nga mesi i shekullit të IX, e kanë shtuar jashtë mase ndikimin e tyre në botën e dijes dhe duke u ndihmuar edhe nga fuqia e pashmangshme e zhvillimeve teknologjike, arriti të bëhej burimi më i ndikueshëm i dijes, duke marrë kështu nën ndikimin e tyre edhe fusha të tjera si filozofinë, artin, letërsinë, etikën dhe fenë.

Metoda empirike, në të cilën bazohen shkencat ekzakte, ka ndikuar edhe shkencat shoqërore. Ndikimi i shkencave humane, kryesisht të filozofisë dhe fesë, përgjatë gjithë historisë ndaj shkencave ekzakte në këndvështrim të termave, metodave dhe përmbajtjes; duke u nisur nga shek. i IX, ka ndryshuar drejtim. Metoda e shkencave ekzakte e bazuar në materie, me një dimension dhe përjashtues së metafizikës, ka bërë një ndikim negativ mbi shkencat humane dhe ka penguar zhvillimin e tyre.

Disa mendimtarë, të cilët i dalluan këto ndikime negative, duke mbrojtur tezën që metoda e shkencave humane është e bazuara në boshtin e të kuptuarit, propozuan idenë me dy fusha dhe dy metoda të ndryshme.

Kurse disa mendimtarë të tjerë, të cilët arritën të dallojnë që ndarja midis shkencave çonte vetëm në verbërinë e disiplinave dhe vështirësonte kuptimin e të vërtetës në universalitetin e saj, duke promovuar studimet multidisiplinare, mbrojnë tezën se kufijtë midis shkencave duhen mbajtur pak më elastike.

Këndvështrimi i disa shkencëtarëve ndaj njeriut si një objekt mbi të cilin bëhen eksperimente, pa marrë parasysh vlerat morale universale, e kanë shtuar akoma më tepër largësinë midis shkencës dhe moralit. Si rezultat i kësaj, botëkuptimi i dijes së zbrazët nga vlerat dhe parimet morale, kanë bërë të mundur shfaqjen e shumë problemeve të reja.

Probleme, të cilat sollën në diskutim çështjen që dimensioni moral i shkencës nuk duhet të neglizhohet. Kështu, me dëshirën për të mbyllur hapësirat midis mendimit shkencor dhe gjykimeve të vlerave morale, u promovuan studimet në fushën e etikës shkencore dhe profesionale. Veç kësaj, duke pranuar që shkencat e sjelljes dhe ato të edukimit ishin të mjaftueshme për të treguar dhe mësuar të drejtën, dolën në dritë shumë mundime në mënyrë që të kompesohej pjesërisht mangësia ndaj vlerave morale.

Sipas mendimit tim personal, pas të gjitha këtyre problemeve bashkëkohore dhe konflikteve historike midis shkencës dhe filozofisë-fesë, qëndron pranimi i ideve të të dyja fushave si të vërteta të padiskutueshme. Siç është i papranueshëm dominimi i njerëzve fetarë mbi shkencën në periudhat kur feja ishte e fuqishme dhe aktive, po ashtu i papranueshëm është edhe përjashtimi nga fusha e shkencës dhe mendimeve, që i bëri shkenca spiritualizmit me kalimin e autoritetit në duart e saj,.

Gjithësia, njeriu dhe jeta duhet të nënkuptohen si një e vetme. Sepse tashmë është një e vërtetë e qartë që pjesëzat më të vogla përbërëse të lëndëve pa jetë nuk kanë asnjë dallim nga pjesëzat më të vogla përbërëse të trupit të njeriut, ose që trupat qiellorë që na rrethojnë neve dhe lëndët e tjera pa shpirt, janë të njëjtë.

Dmth., ligjet e gjithësisë, veprojnë në formë gjithpërfshirëse, të përgjithshëme dhe në harmoni me njëri-tjetrin. Atëherë, njeriun dhe jetën nuk duhet ta konceptojmë si një fushë të qenieve të veçanta e të pavarura nga bota fizike.

Siç nuk është e mundshme t’i mendojmë shkencat natyrore të ndara nga fusha e fesë, po ashtu është e pamundur t’i mendojmë shkencat natyrore dhe shkencat humane të pavarura nga njëra-tjetra. Duket qartë që veçoria që e dallon njeriun nga qeniet e tjera është mendja, shpirti dhe vullneti. Kultura dhe qytetërimi që ka formuar njeriu brenda këtyre dallimeve që ai posedon duhet të jetë në harmoni me rregullsinë që ndodhet në gjithësi. Vetëm se, njeriu modern këto dallime i përdor si një shkasë për sundim dhe mundohet që çdo gjë ta ulë në nivelin e perceptimeve të tij. Ai mundohet që pesë shqisat ndijore dhe aftësitë e intelektit të tij t’i kthejë në të vetmet kritere për të perceptuar dijen e vërtetë.

Shqisat tona të jashtme perceptojnë vetëm atë çka shohin, kurse intelekti mundohet që të kuptojë të vërtetën duke logjikuar dhe klasifikuar informacionet. Klasifikimi, është një nga aftësitë që njeriu posedon dhe që intelekti i tij e ka të nevojshme ta përdorë për të kuptuar ndodhitë e për të shpjeguar gjithësinë. Kjo aftësi megjithëse nga njëra anë na lehtëson shpjegimin e së vërtetës duke e copëzuar atë dhe gjithashtu na ndihmon të kuptojmë disa drejtime të veçanta të saj, nga ana tjetër, mund të vlerësohet edhe si njëra nga dobësitë kryesore të njeriut. Një aftësi tjetër shumë e rëndësishme veç intelektit është ndërgjegja.

Ndërgjegja është më e predispozuar për ta kuptuar të vërtetën si një e tërë. Sepse ajo, mund të na sigurojë që e vërteta të kuptohet si një e tërë, së bashku me ndihmën e aftësive të tjera, të cilat hapen në thenjësitë e ndjenjës, unit, vullnetit dhe shpirtit të njeriut.

Njeriu, ka për ta arritur unitetin në brendësinë e tij vetëm kur të vërë në punë aftësitë shpirtërore dhe të dëgjojë zërin e zemrës e të shpirtit të tij. Është e pamundur të eliminojmë dualizmin e të perceptuarit të botës së jashtme pa arritur unitetin brenda nesh. Sepse njeriu botën e jashtme dhe të tjerët, i vështron nga dritarja e tij e brendshme. Njeriu i zemëruar e sheh çdo gjë të veshur me këtë ndjejë. Po ashtu, edhe njeriu, i cili është kapur fort pas perceptimeve të pesë shqisave dhe që intelektin e ndjesitë e tij të jashtme i ka pranuar si kritere të vetëm të të vërtetës e ka shumë të vështirë të dallojë anën shpirtërore të jetës dhe gjithësisë.

Shpresoj që trajtimi i njeriut së bashku me ndjenjat, mendimet, moralin dhe ndërgjegjen, ka për ta shtuar ndikimin e shkencave humane mbi njeriun dhe shoqërinë. Si rezultat ka për të shtuar edhe reputacionin e këtyre shkencave të vyera. Veç kësaj, vlerësimi e interpretimi i shkencave humane dhe shkencave natyrore në kuadrin e parimeve metafizike universale, të cilat janë të hapura ndaj risive, ka për t’ia dhuruar edhe njëherë perceptimit tonë të shkencës mendimin e qëllimit.

Në këtë mënyrë edhe shkencat sociale, në vend që të përdoren si mjete për të nxjerrë konflikte, duke u riformuan në kornizën e vlerave të përbashkëta humane dhe parimeve morale, të cilat i kushtojnë rëndësi besimeve dhe botëkuptimeve të ndryshme, do të japin kontributin e tyre në formimin e paqes botërore, dialogut ndërkulturor dhe harmonisë shoqërore.

Dr. Ajhan Tekinesh
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi