EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vampir në Serbi

2 posters

Shko poshtë

Vampir në Serbi Empty Vampir në Serbi

Mesazh  Luli 24.11.12 8:29

Vampir në Serbi

Vampir në Serbi 147041-425x268-Vampire1

Autoritetet zyrtare të rajonit Balina Basta në Serbi kanë njoftuar banorët e zonës të bëjnë kujdes sepse një vampir vërdalliset i lirë. Sava Savanovic, përbindëshi më i frikshëm i vendit fqinj, mendohet se është i lirë pas shkatërrimit të një mulliri të vjetër që ka qenë shumë kohë më parë shtëpia e tij.

Kryebashkiaku Miodrag Vujetic tha: “Njerëzit janë shumë të shqetësuar. Të gjithë e dinë legjendën e vampirit dhe tani banorët mendojnë se ai është duke kërkuar për një tjetër strehë dhe për viktima të reja. Jemi të gjithë të frikësuar”.

Mulliri ishte blerë nga familja Jagodic, por nuk është riparuar sepse familjarët nuk donin të nxehnin vampirin, por tashmë kjo pronë është rrënuar tërësisht dhe vampiri mund të jetë i lirë.

“E di që njerëzit që e dëgjojnë këtë gjë fillojnë e qeshin, por në zonën tonë të gjithë janë të bindur se vampirët ekzistojnë. Kemi këshilluar të gjithë banorët që të vendosin hudhra në dyert e shtëpive sepse ato e largojnë vampirin”, shtoi kryebashkiaku.

Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampir në Serbi Empty ahahhaha

Mesazh  limi22 25.11.12 17:34

ajaahahhahahaha shum genjeshter e ftoft
limi22
limi22

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi