EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A jane femrat me te prirura se sa meshkujt per te besuar tek paranormalja?

Shko poshtë

A jane femrat me te prirura se sa meshkujt per te besuar tek paranormalja? Empty A jane femrat me te prirura se sa meshkujt per te besuar tek paranormalja?

Mesazh  xxxadixxx 10.11.12 22:21

A jane femrat me te prirura se sa meshkujt per te besuar tek paranormalja? Me siguri qe do te mendonit qe po duke pare kanalet televizive te orientuara drejt publikut femeror; gjuetare fantazmash, detektive me fuqi psikike, njerez qe thone se flasin me te vdekurit, etj.

Revistat per femra jane te mbushura me horoskope dhe gjera te tilla, ndersa revistat e meshkujve me birra dhe femra te bukura. Konkluzionet jane te dukshme apo jo?

Megjithate, mesuesja dhe kerkuesja Kylie Sturgess ka zbuluar qe ndryshimi ndermjet femrave dhe meshkujve nuk eshte tek sasia ne besimet paranormale, por tek llojet e besimeve paranormale qe ato mund te kene.

"Femrat ka me shume mundesi te jene ne anen sociale te bestytnive paranormale." - thote Sturgess.

"Ato jane me te prirura te besojne tek mendiumet, astrologjia, sherimi psikik, dhe fantazmat. Ndersa ne anen tjeter meshkujt jane me te prirur te besojne tek krijesat jashtetokesore apo monstrat si ai i Loch Ness."

Studimet kane treguar gjithashtu qe meshkujt jane me te prirur te besojne ndaj teorive te konspiracioneve, ndersa femrat jane me te prirura ne besimin e telepatise. Sturgess ka bere nje kerkim ne lidhje me besimet ne paranormale te 1243 Australianeve.

Siapas Sturgess ndryshimi ndermjet bestytnive paranormale te meshkujve dhe te femrave mund te jete edhe per shkak te faktoreve kulturore, historike dhe shoqerore. Nje shembull i kesaj eshte besimi i shumte i femrave tek mediumet; te cilin ajo e gjurmon qe tek fillimet nga Fox Sisters ne Shtetet e Bashkuara ne vitet 1840. Ne ate kohe, femrat nuk kishin shume vend ne shoqeri dhe spiritualizmi shihej si nje fuqizim prej tyre, perafersisht ashtu sic shihet edhe ne ditet e sotme.

Ajo shpjegon gjithashtu qe ka argumenta ne lidhje me ndryshimin ne menyren se si ****et e ndryshme mendojne.

Sturgess mendon qe eshte shume normale qe njerezit te besojne tek paranormalja.

"Une e shoh ate si njerezore. Une e shoh si totalisht normale per njerezit as te mos mendojne per menyrat se si besimet paranormale te mund te testohen. Ne fakt me shume behet fjale per se sa seriozisht merren keto gjera dhe cfare mund te te shtyje me pas qe ne menyre te natyrshme, pa pyetur perze keto besime te kalohen edhe tek te tjeret."

Sturgess thote qe eshte e mundur qe te behen njerezit qe te ndryshojne besimet e tyre, por megjithate nuk eshte gjithmone efektive.

Ajo shpjegoi qe nxenesit e saj u bene me skeptike ne lidhje me astrologjine pasi degjuan kengen e Tim Minchin 'If You Open Your Mind Too Much Your Brain Will Fall Out'.

Megjithate ajo mendon qe nuk ka arsye pse te besohet qe femrat jane me te prirura te besojne me shume se meshkujt tek paranormalja, por thjesht meshkujt dhe femrat besojne, por ne menyra te ndryshme dhe ne gjera te ndryshme
xxxadixxx
xxxadixxx

106


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi