EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lumturia dhe meditimi

Shko poshtë

meditimi - Lumturia dhe meditimi Empty Lumturia dhe meditimi

Mesazh  Neo 31.10.12 19:21

A është ky njeriu më i lumtur në mbarë botën?

meditimi - Lumturia dhe meditimi Ujunnjbhjj

Një shkencëtar i gjenetikës mesa duket është njeriu më i lumtur në botë. Francezi Matthieu Ricard e ka marrë këtë titull pas kërkimeve të disa shkencëtarëve.

66 vjeçari i ktheu shpinën jetës intelektuale pariziene 40 vite më parë dhe u vendos në Indi ku studioi budizmin. Tani është një i besuar i Dalai Lamës dhe një studiues i respektuar i kësaj feje, shkruan tema.

meditimi - Lumturia dhe meditimi 2140

Por meditimi i përditshëm duket se ka pasur një përfitim të madh: ai ka përmirësuar kapacitetin e Ricard për tu gëzuar.

Shkencëtari i neurologjisë, Richard Davidson, vendosi 256 sensorë në kafkën e murgut si pjesë e një projekti për të studiuar qindra persona që meditojnë. Studimi u bë në universitetin e Wisconsin.

meditimi - Lumturia dhe meditimi 3141

Skanimi tregoi se kur meditonte, truri i Ricard prodhonte një nivel të valëve gama, përgjegjëse për ndërgjegjen, vëmendjen, mësimin dhe memorien, që nuk janë raportuar kurrë më parë në literaturën e neuroshkencës.

meditimi - Lumturia dhe meditimi 4126

Skanimi tregoi një aktivitet të jashtëzakonshëm në pjesën e majtë të trurit, në korteksin prefrontal, që është përgjegjës për gëzimin.

meditimi - Lumturia dhe meditimi 5110

Ndaj një këshillë: Meditoni!
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi