Nëpërmjet ëndrrave ndërhyjnë në tru

Shko poshtë

Nëpërmjet ëndrrave ndërhyjnë në tru Empty Nëpërmjet ëndrrave ndërhyjnë në tru

Mesazh  Luli prej 15.10.12 21:30

Nëpërmjet ëndrrave ndërhyjnë në tru

Nëpërmjet ëndrrave ndërhyjnë në tru Largea_truri111347397394

Studiues të Institutit të Teknologjisë në Massachusetts mundën të “menaxhojnë” ëndrrat e minjve, duke ju ndryshuar atyre objektivin.

Arritja e re, do t’ju lejojë në të ardhmen e afërt shkencëtarëve të “ndërhyjnë” në thellësinë e trurit të njeriut, ndërsa ai është duke fjetur duke “drejtuar” apo ndryshuar objektivin e tyre.
Dhe e gjitha kjo me anë të… sinjalit të tingujve!

Shkencëtarët arritën të ndikojnë në atë se çka po ëndërronin kafshët, duke u vendosur në intervale sinjale tingujsh të cilat lidheshin me ngjarje të cilat kishin ndodhur ditën e shkuar –nuk përbën surprizë fakti se e përjetuara e një dite më parë, ishte pasqyruar në një labirint.

Sipas kryetarit të grupit të studimit dhe neuroscientist Matt Wilson, ekipi i hulumtimit shfrytëzoi mënyrën me të cilën hippocampus i trurit kodon përvojat duke i shndërruar në kujtesë.

Shkencëtarët dini që më herët se kur flemë, hippocampus i trurit funksionon fuqishëm duke “rikujtuar” disa prej përvojave që kishim brenda ditëve që të arshivohen në memorie. Por, shkencëtarët nuk njihnin nëse këto seriale reflektuese të përvojave që përsëriteshin ndikoheshin nga faktor mjedisorë.

Ekipi i Dr. Wilson trajnoi një grup minjsh me qëllim që të vraponin në një labirint me përdorimin e dy sinjaleve të ndryshme tingëllore. Sinjali i parë, dëshmonte se kishte ushqim në anën e majtë të labirintit, ndërsa sinjali i dytë dëshmonte se një meze po “priste” minjtë në anën e djathtë të labirintit.

Specialistët përshkruan aktivitetin e trurit të minjve, teksa ata po përshkonin labirintin. Në vijim ata përshkruan aktivitetin e trurit teka minjtë po flinin.

Ndërhyrja në ëndërra

Analizat vërtetuan se minjtë, vërtet ëndërrojnë natën gjithçka që përjetuan gjatë ditës, megjithatë, kur shkencëtarë luanin sinjalet tingullore të eksperimentit, zbuluan se ëndrrat e minjve ndryshonin. Gjatë dëgjimit të tingujve, brejtësit eksperimental ëndërronin pjesën e labirintit që lidhej me çdo sinjal…!

Ky eksperiment tregoi se përbërja e ëndrrave mund të ndryshohet falë faktorëve të jashtëm, duke riaktivizuar disa kujtime gjatë procesit të gjumit.

Dr. Wilson pohoi në një intervistë të tij, se zhvillimi i ri hap derën, që shkencëtarët të mund të kenë kontroll në atë pjesë të trurit që i përket përpunimit të memories gjatë procedurës së gjumit. Siç dhe theksoi vetë Wilson, ndoshta në të ardhmen e afërt, mund t’ju zgjasim kohën e disa kujtimeve të këndshme, ose të bllokojmë kujtimet e këqija.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

884


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi