EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëdija

5 posters

Shko poshtë

Vetëdija Empty Vetëdija

Mesazh  Berti69 13.10.12 23:31

Vetëdija

Vetëdija Conciencia

Njeriu duhet të merret më tepër me çështjen e vetëdijes sesa me ato të Gjithësisë apo krijimit të jetës, thotë Hugo Lagercramtz, profesor në Institutin Karolinska në Suedi, si dhe redaktor i librit "Hjärnan och medvetandet" (Truri dhe vetëdija). Është vetëdija ajo që vendos se çfarë do të jemi dhe çfarë do të bëjmë.

Vetë psikologjia ishte në fillimet e saj shkenca që merrej me vetëdijen. Pastaj dolën behavioristët (behavior=sjellje) duke dhënë shpjegime se si ata që ngrenë çështjen e vetëdijes në të vërtetë janë duke u marrë me fe. Pas kësaj vetëdija është parë si një çështje të cilës nuk ia vlen t´i përkushtohesh. Kjo, për dy arsye. Për shumë studiues të trurit vetëdija ka qenë e vështirë për ta kapur. Është më e lehtë të hetosh disa tipe qelizash nervore apo të zbulosh lëndë të reja sinjaldhënëse.

Të bësh studime mbi vetëdijen është parë si diçka e ngatërrueshme. Tingëllon më e natyrshme të dëgjosh një astrofizikant të flasë mbi gropa të zeza apo Bumin e Madh, ndërsa një neurostudiues që kapërcen në spekullime mbi vetëdijen shihet me sy të shtrembër nga kolegët. Në shumë libra mësimi mbi trurin fjala consciousness (vetëdije) as që gjendet në regjistrin e fjalëve.

Argumenti tjetër është ai që njerëzit nuk e kanë pasur arritur pjekurinë për të kapur thelbin e çështjes.

Shpirti (vetëdija dhe ç´ka tjetër) janë të pakapshme për shkencën. Por falë arritjeve të teknikës, që ka bërë të mundur shquarjen e aktivitetit te trurit, çështja mbi vetëdijen ka nisur të tërheqë vëmendjen e njerëzve.

Ashtu si duke përdorur një metaforë do të thonim që zemra është një pompë poashtu edhe vetëdija është një skenë teatri, kjo sipas psikologut amerikan Bernard Baars. Dritëhedhësi ndriçon atë pjesë të skenës ku ndodh diçka. Korteksi cerebral dhe thalamusi (një farë stacioni rele në mes të trurit) vendosin se ku është duke ndodhur diçka. Dritëhedhësi , rolin e të cilit sipas kësaj teorie e luajnë në tru disa qeliza nervore, drejtohet papritur kah një skenë, për tu përqëndruar më vonë po aq papritur në një skenë të re.

Shikuesit vënë re jo vetëm atë që ndriçon dritëhedhësi por shquajnë edhe zhurmë apo erëra që vijnë nga anë të tjera. Është e kuptueshme që shikuesi mund të mendojë mbi gjëra krejt të tjera si p.sh. ndonjë gabim që i është përvjedhur në punë etj.
Përmes metodave të reja të ndërtimit të shëmbëlltyrës së trurit, si ajo e tomografisë së lëshimit të pozitroneve ndryshe PET si dhe asaj MR, njerëzit kanë arritur të marrin disa njohuri të përcirta mbi se çfarë ndodh në tru kur njeriu bëhet i vetëdijshëm mbi gjëra të ndryshme. Lobi i përparmë i trurit luan një rol vendimtar, por edhe pjesë të tjera të trurit janë të përziera.

Vendndodhja e vetëdijes është e vështirë të përcaktohet me saktësi pasi ajo nuk ndodhet në një bërthamë të përcaktuar të trurit. Ka qenë e mundur të hiqen, përmes operacionit, disa struktura të trurit që mendohen të jenë thelbësore duke mos u parë ndonjë humbje e vetëdijes tek pacienti.

Nëse vendndodhja e vetëdijes nuk mund të gjendet në tru atëherë sipas Descartes do të mund të thuhej se vetëdija dhe truri janë dy njësi të ndryshme. Descartes ishte ndër të parët që e shikonte trupin si një makineri, por si një katolik i mirë që ishte nuk mundej ta përfshinte shpirtin në këtë makineri.

Truri dhe shpirti mendohej të lidheshin me njëri-tjetrin përmes epifysis.
Kjo mënyrë dyale e të kuptuarit nuk ka humbur aspak nga faqja e dheut. Shumë shkencëtarë me famë të kohëve moderne ishin apo janë akoma dyalistë. Marrësi i çmimit Nobel neurofiziologu John Eccles, që ishte gjithashtu katolik, thonte se shpirti vjen kur truri nis të ndërtohet tek embrioni në javën e tretë.

Sot, pjesa më e madhe e studiuesve të trurit, mendojnë se vetëdija mund të thjeshtohet në procese neurokimike apo qarqe nervore në tru, thotë Lagercrantz. Truri, sipas tyre, është në të vërtetë një kompjuter biologjik ndërsa vetëdija një mbifenomen, d.m.th. një nënprodukt i makinerisë biollogjike.

Lagercrantz është i mendimit se nuk mund t'i afrohesh vetëdijes me metoda të zakonshme biologjike e thjeshtuese por duke lënë mënjanë filozofinë shkencore klasike dhe duke gjetur rrugë të reja të arsyetimit.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëdija Empty Laureta

Mesazh  laureta 14.10.12 22:08

''Mendje ke vemendje...''!
laureta
laureta

Asgje nuk eshte me madheshtore se mendja asgje nuk eshte me e pasur se mendja por asgje nuk eshte me idiote se mendja ajo mund te ndertoje madheshtoren por ajo mund te shkatrroje vet veten!!?

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëdija Empty Re: Vetëdija

Mesazh  Luli 13.01.14 19:38

Teoria Kuantike provon se vetëdija migron drejt një universi tjetër pas vdekjes

Vetëdija 330px-Swirling_thoughts

Libri me titullin “Biocentrizmi: si jeta dhe vetëdija janë çelësat e njohjes së natyrës së Universit” i publikuar në Shtetet e Bashkuara ka nxitur së tepërmi diskutimet në internet për shkak se përmban nocionin se “jeta nuk përfundon kur trupi vdes, dhe ajo mund të zgjasë përgjithmonë”. Autori i këtij publikimi, Robert Lanza, nuk dyshon që kjo është e mundur.


Lanza është ekspert në mjekësinë regjenerative dhe dejtor shkencor i kompanisë Advanced Cell Technology. Përpara se të njihej për kërkimet e tij shkencore në lidhje me qelizat burimore (stem cells), ai ishte i njohur për një mori eksperimentesh të suksesshme në klonimin e specieve të rrezikuara.

Sipas “The Learning Mind”,  jo shumë kohë më parë, shkencëtari u përfshi në fizikë, mekanikën kuantike dhe astrofizikë. Kjo përzierje shpërthyese disiplinash i ka dhënë jetë një teorie të re, biocentrizmit, të cilën profesori ka kohë që e predikon.

Teoria hamendëson se vdekja, thjesht nuk ekziston. Ajo është një iluzion që origjinon në mendjen e njeriut. Ekziston sepse njerezit e identifikojnë vetëveten me trupin e tyre. Ata besojnë se trupi do të vdesë, herët a vonë, duke menduar që dhe vetëdija e tyre do të shkojë bashkë me të. Në fakt vetëdija ekziston jashtë kufizimeve të hapësirës dhe kohës. Ajo është e aftë të jetë kudo, në trupin e njeriut dhe jashtë tij. Kjo përputhet mirë me postulatet themelore e shkencës së mekanikës kuantike, sipas të cilës një pjesëz specifike mund të jetë e pranishme kudo, dhe një ngjarje mund të ndodhë sipas disa mënyrash, ndonjëherë të panumërta.

Lanza beson se universet multiple mund të ekzistojnë në mënyrë të njëkohshme. Këto universe, përmbajnë mënyra të shumënumërta për ndodhjen e skenareve të mundshëm. Në një univers trupi mund të ketë vdekur, në një tjetër ai vazhdon të ekzistojë duke thithur vetëdije e cila migroi drejt këtij universi.

Kjo do të thotë që një person i vdekur, duke udhëtuar nëpërmjet të njëjtit tunel, nuk përfundon në ferr apo parajsë, por në një botë të ngjashme që ai ose ajo e ka banuar më para, por kësaj rradhe si i gjallë, e kështu me rradhë pafundësisht

Botë të shumënumërta

Kjo teori  e Lanza-s, që të ysht shpresën, por edhe tejet e diskutueshme nga ana tjetër, ka mjaft mbështetës të paqëllimshëm, jo thjesht vdekatarë që duan të rrojnë përjetë, por dhe disa shkencëtarë të mirënjohur. Këta janë fizikantë dhe astrofizikantë që priren të bien dakord me ekzistencën e botëve paralele si dhe që sugjerojnë mundësinë e universeve të shumënumërt, multiverseve. Multiversi është një koncept i ashtuquajtur shkencor që mbrohet prej tyre.  Ata besojnë se nuk ekzistojnë ligje fizike që të mund të ndalojnë ekzistencën e botëve paralele.

“Faktori që shkakton këto  botë të shumëfishuara janë veprimet tona,” shpjegon Everett. Nëse ne bëjmë disa zgjedhje, në çast një univers ndahet në dysh me versione rezultatesh të ndryshme.

Fakti që universi ynë nuk është i vetëm, mbështetet nga të dhënat e marra nga teleskopi hapësinor Planck. Duke përdorur këto të dhëna, shkencëtarët kanë krijuar hartën më të saktë të sfondit prej mikrovalësh, që quhet ndryshe, rrezatimi i
çlirimit relik kozmik, i cili ka mbetur që nga krijimi i universit tonë. Ata kanë zbuluar gjithashtu që universi ka shumë ndërprerje dhe boshllëqe të shumta.

Fizikantja teorike shqiptare, Laura Mersini-Houghton nga Universiteti i Karolinës së Veriut së bashku me kologët e saj nuk është dakord; ata janë të mendimit që anomalitë e sfondit të mikrovalëve ekzistojnë në sajë të faktit që univesi ynë ndikohet nga universe të tjera të cilat ekzistojnë pranë tij, si dhe hapësirat dhe boshllëqet janë rezultat i drejtpërdrejtë i sulmeve të universeve fqinje.

Kuanti i shpirtit

Pra, sipas teorisë së bio-centirizmit, ka një bollëk vendesh apo universesh të tjera tek të cilat mund të migrojë shpirti ynë pas vdekjes. Por a ekziston shpirti?

Sipas Hameroff, truri njerëzor është kompjuteri perfekt kuantik dhe për rrjedhojë shpirti apo vetëdija është thjesht informacion i vendosur në nivelin kuantik. Mund të transferohet, pas vdekjes se trupit; informacioni kuantik i përfaqësuar nga vetëdija migron me universin tonë dhe  ekziston atje për një kohë të pacaktuar. Eksperti i biocentrizmit, Lanza, provon se shpirti migron në një univers tjetër. Ky është dallimi i madh mes tij dhe kolegëve të tij.

Sir Roger Penrose, një fizikant i përmendur britanik, ekspert i matematikës, nga Universiteti i Oksfordit, e mbështet teorinë e Lanza-s, madje ai ka gjetur gjurmë të kontakteve me universe të tjerë. Së bashku, këta shkencëtarë po zhvillojnë teorinë kuantike për të spjeguar teorinë e vetëdijes, Ata besojnë se kanë gjetur transportuesit e vetëdijes, elementët që e grumbullojnë  informacionin gjatë jetës dhe pas vdekjes së trupit, e largojnë vetëdijen gjetkë.

Këta elemente janë lokalizuar brenda tubëzave me bazë proteinash (mikrotubulat neuronale) të cilave më parë u është atribuar roli i thjeshtë i forcimit dhe i kanalizimit të transportit brenda një qelize. Në bazë të strukturës së tyre, mikrotubëzat janë më së miri të përshtatëshme të funksionojnë si transportueset e karakteristikave kuantike brenda trurit. Kjo kryesisht se ato janë të afta të ruajnë gjendjet kuantike për një periudhë të gjatë kohe, që do të thotë se mund të funksionojnë si elementet e një kompjuteri kuantik.

(E. Mazniku)
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëdija Empty Re: Vetëdija

Mesazh  Kundalini 14.01.14 15:36

Per me teper informacion mbi vetdijen dhe pavetdijen mund te lexoni dianetiken.
Kundalini
Kundalini

I am not here to prove I am God. I am here to prove YOU are God!

Paramahamsa Sri Nithyananda

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëdija Empty Re: Vetëdija

Mesazh  das 06.03.14 20:56

Lexoni librin "Dio in te - Ramtha" (Zoti tek ty ) lexoni "Osho - Dijet e fshehta" dhe "Udhetim jasht trupit - Denning E Phillips"
ka plot libra te tjer por keta do ua rekomandoja une
das
das

Fol me veten ne heshtje, vetem aty mund te gjesh pergjigjen

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëdija Empty Re: Vetëdija

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi