EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Numrat dhe kuptimi i tyre për masonët

Shko poshtë

Numrat dhe kuptimi i tyre për masonët Empty Numrat dhe kuptimi i tyre për masonët

Mesazh  Luli 02.09.12 22:49

Numrat dhe kuptimi i tyre për masonët

Numrat dhe kuptimi i tyre për masonët Franc-maconnerie_be

Për masonët dhe shoqëritë sekrete, numrat kanë një vlerë të jashtëzakonshme kur bëhet fjalë për bindjet e tyre në numra.

Andaj në këtë nënkapitull do të ceken vetëm kuptimi i numrit 13 dhe 33 për masonët dhe shoqëritë okultiste, pasi ka edhe shumë numra tjerë të cilat në Kaballa u jepet rëndësi e veçantë (pasi cekëm se edhe masoneria është sistem i bazuar në mësimet e Kaballës), por do të përqendrohemi vetëm në këto dy numra të cilët janë më të përdorshëm.


Numri 13


Numri 13 është një nga numrat e rëndësishëm për masonët, sepse edhe Riti York përbëhet prej 13 shkallëve; gjithashtu, në legjendën masone, tregohet se Solomoni e ndërtoi Tempullin e tij për 13 vjet.157 Kurse ky Tempull ka një rëndësi të veçantë në doktrinën masone.

Ky numër edhe në periudhat antike njihej si numër i cili sjell fat të keq. Shumë ngjarje historike biblike ndërlidhen me këtë numër. Në darkën e fundit të Jezusit morën pjesë në sofër 13 veta. Në kapitullin 13 në Bibël, flitet për Antikrishtin dhe Kafshën.

Po ashtu në Kaballa flitet për 13 shpirtra të këqij.158 Dita e 13 e Adar-it (Muaji i 12-të i kalendarit Hebre), është ditë agjërimi te jehudët; kjo është dita e rrethimit të Izraelit, okupimi i tij, shkatërrimi i tempullit dhe vrasja e liderit të tyre hebre, Gedaljasë.

Po ashtu, me datë 13 Tetor 1307, filloj zhdukja e Tempullarëve, po ashtu, tek Iluminati ka një rëndësi të veçantë, e cila kontrollohet nga 13 familjet më të fuqishme dhe më me ndikim në botë, të cilët janë: Rotshild, Bruce, Kenedy, De`Mediç, Hanover, Habsburg, Krup, Plantageneti, Rokfeler, Romanov, Senkler, Varburg dhe Vinsdor.

Revolucioni francez u krye 13 vjet pas nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë në Sh.B.A. që të dyja këto akte të masonëve,161 po ashtu flamuri amerikan përmban 13 shirita të bardhë dhe të kuq.

Numri 13 është shumë i cekur në monedhën një dollarësh të Sh.B.A.-së, ku aty vërejmë: Në anën e pasme të dollarit ka 13 yje mbi kokën e shqiponjës, të cilët janë të venduar në formë që formon vulën e Solomonit. Shqiponja mban 13 shigjeta në njërën kthetër dhe një degë dafine me 13 kokrra dhe 13 gjethe, secili nga krahët e shqiponjës ka nga 13 pendë.

Mbështetur në gjoksin e shqiponjës ka një mburojë me 13 shirita dhe mban në sqep, hedhur prapa në kurriz, një fjongo me fjalët latine E Pluribus unum (shumë, bashkuar në një) e cila përbëhet prej 13 shkronjave.

Kurse në anën e majtë, është një piramidë me 13 shkallë; sipër gjendet motoja Annuit Coeptis (Zoti ka bekuandërmarrjen tonë) e prej 13 shkronjash; thuhet edhe se këto numra përfaqësojnë 13 kolonitë origjinale të republikës së Sh.B.A.-së. Numri 13 është i rëndësishëm, pasi është numri kyç i Satanës.

Avni Rustemi e vrau Esat Pashën më 13-06-1920; Bexhet Pacolli është caktuar dhe bërë marrëveshja që të jetë president i Kosovës më 13.02.2011; Papa Jovan Pavle II iu bë atentat me datë 13-05-1981, qëndroi në post 33 ditë, Në nëntor të vitit 2009 në U.S.A. një ushtar palestinez vrau 13 kolegë të tij; Michael Jackson, këngëtari i famshëm i cili vdiq më 25-06-2009, ku më pas u akuzua doktori i tij privat për vrasjen e tij.

Pra, data e vrasjes tregon për një numër të fshehur mason, 25.6. nëse i mbledhim 2+5+6= 13. Po ashtu këngëtari Tupac Amaru Shakur u vra më 13-09-1996; po ashtu në New York, më 12-3-2011, në një ndeshje të autobusit, kanë vdekur 13 veta, kurse në autobus ka pasur 32 persona.

Më datë 13-09-1993 Yitzhak Rabin kishte nënshkruar marrëveshjen paqësore të Oslos, ku për këtë shkak u vra; po ashtu incidenti i princeshës Diana u bë më 31-8-1997, 31 prapa nëse e kthejmë 13, si dhe në tunelin ku ka bërë ndeshjen i ka mëshuar shtyllës së 13; Kur u nënshkrua deklarata e pavarësisë së U.S.A. Unioni që atëherë u formua përbëhej nga 13 guvernatorë; po ashtu HOAX i parë që ateroi në Hënë më 1969 ishte Apollo 13.

Numri 33

Po ashtu, edhe ky numër është shumë i rëndësishëm për shoqërinë e masonerisë, ku njihen 33 shkallët e masonerisë së Ritit Skocez. Si dhe Këshilli suprem i masonëve skotlandez përbëhet prej 33 anëtarëve.
Numri 33 u vendua në sistemin mason që nga viti 1786, ku numri 33 u vendua si një lidhje me 33 vitet e Jezusit.

Shtylla kurrizore e njeriut ka 33 vertebra; po ashtu edhe Pitagora i jepte një kuptim të veçantë këtij numri; Tempulli që ndërtoj Solomoni qëndroj për 33 vjet si dhe Davidi sundoi në Jerusalem për 33 vjet.165 Adolf Hitleri, kryetari i Gjermanisë, erdhi në post të kryetarit në vitin 1933; pra, 33.

Si dhe logoja e Kombeve të Bashkuara, përbëhet prej një rrethi me 33 sektorë dhe dy degë me nga 13 gjethe;
në monedhën një dollarësh, shkruan: “THE UNITED STATES OF AMERICA, ONE DOLLAR” përbëhet nga 33 shkronja; si dhe në vitin 1733 u themelua masoneria në Sh.B.A.; po ashtu në Çile në një tunel u robëruan nga rrëshqitja e tokës, 33 minator, të cilët u nxorën më 13-10-2010; kjo ngjarje u shënua si ngjarje historike në shumë shtete. John Kenedy u vra më 22-11-1963, 22+11=33; u vra në Dallas, afër pllazhës Dealaey, ku gjendej tempulli i parë masonerik.

Këto ishin disa interpretime të këtyre dy numrave, pasi ka edhe shumë të tjera, sepse këto shoqëri janë të pasionuar pas numerologjisë, sistem i njohur i Kaballës. Por ne do të mjaftohemi me kaq në këtë temë, pasi këto numra mund t`i hasim në çdo situatë në shoqëritë perëndimore.

NUMRI 666

Numri 666 te shumë popuj konsiderohet si numër i mallkuar dhe simbolizon të keqen, numri i djallit, numri i Antikrishtit, e keqja, etj.

Shumica e njerëzve mendojnë se këtë numër e kanë shpikur satanistët (adhuruesit e Shejtanit) por në fakt ky numër paraqitet së pari herë në Bibël, apo konkretisht në “Zbulesa”; kaptina 13, verseti 18: “Këtu është urtia. Ai që ka mend, le të bëjë llogari numrin e bishës, sepse është numër njeriu; dhe numri i tij është 666”; ky numër simbolizon ardhjen e një pushteti në të cilën do të sundoj e keqja, sundimi i Iblisit, apo ardhjen e mesihut Dexhall, sepse numri 666 është simbol i rreptësisë, dhe kjo etapë do të zgjasë deri në ardhjen e sërishme të Isait a.s.

Në fakt këtë numër e kanë huazuar satanistët nga Bibla dhe e kanë interpretuar si numër i cili simbolizon fuqinë e tyre. Numri 666 mund të haset edhe në simbolikën e vëllazërive të ndryshme masonerike, të cilën ata e kanë shprehur si identitet edhe në nivele publike me karakter shtetëror.

Ta zëmë, konstruksioni artistik i piramidës së madhe e ndërtuar nga qelqi dhe profilet e hekurit në hyrje të muzeut të LUVRIT në Paris, përbëhet nga 666 dritaret qelqore dhe e njëjta është ndërtuar me urdhër të vetë presidentit francez Zhak Shirak.

Po ashtu shumë iu dha publicitet në media datës 06.06.2006, me simbolikën e numrit 666, edhe përpos publicistikës së madhe, nuk u tregua i saktë, por, ende mbetet e paqartë se, pse mediat e posaçërisht ato me renome të madhe botërore kësaj besëtytnie, i dhanë një rëndësi të madhe? Mos ky fakt e dëshmon edhe më bindshëm realitetin kaherë të njohur se mediat e mëdha botërore vërtet janë të kontrolluara nga masoneria elite globale?!

Po ashtu Sabatai Sevi një Kabbalist (Misticizmi Hebrej) thoshte se viti në të cilin do të zbres Mesia do të jetë më 1666. Kurse një gabim i cili bëhet nga shumë mysliman, të cilët kur pyeten për numrin e ajeteve në Kuran thuan se Kurani ka 6.666 ajete, ku në fakt në Kuran ka 6236 ajete.

Pra, ky numër edhe sot është shumë i përhapur dhe shumë i përdorur nga shoqëritë okulte, si satanistët, masonët dhe illuminati. Në vazhdim do të sjellim disa fotografi ku paraqitet ky numër. Kuptohet i vënë aty me qëllim të caktuar.


Shaban Tairi
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi