EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush e bëri Zotin?

+3
sonila shala
A.Angel
Asgardian
7 posters

Shko poshtë

kush - Kush e bëri Zotin? Empty Kush e bëri Zotin?

Mesazh  Asgardian 27.08.12 11:43

kush - Kush e bëri Zotin? Kusheshtezoti

Ketu po paraqes nje shkrim dhe thjesht mendim nuk eshte imponim as fyerje as propagandë qellimi im nuk eshte me shtu konflikte ne mes njerzve , kush don le te besoj e kush don mos te besoj i teri ky shkrim eshte ne interes te te gjitheve...ju faleminderit dhe lexm te kendshem

Pra po paraqes një pjesë të shkurtër nga libri i autorit Ravi Zacharias. Libri e ka titullin:Kush e bëri Zotin dhe 100 pyetje të vështira për besimin. Shpresoj t’iu pëlqejë.

Askush nuk e bëri Zotin. Ai nuk u krijua nga askush. Zoti ka ekzistuar gjithmonë. Vetëm gjërat që kanë një fillim kanë një krijues. Zoti nuk kishte fillim për këtë arësye Zoti nuk është krijuar. Tradicionalisht ateistët që mohojnë ekzistencën e Zotit besojnë se universi nuk është krijuar, por thjesht “është aty” në përjetësi. Ata i apelohen Ligjit të parë të thermodinamikës (LPT): Energjia nuk mund të krijohet dhe nuk mund të shkatërrohet. Disa gjëra duhen vëzhgyer në përgjigjie.

Fillimisht, kjo mënyrë e pohimit të ligjit të parë të thermodinamikës nuk është një mënyrë shkencore; në fakt është një pohim filozofik. Shkenca është e bazuar në vëzhgime, kështu që nuk ka prova të vëzhguara nga shkenca që mund të thonë me absolutizëm nëse “mund” apo “nuk mund” të shkatërrohet energjia. Për të qënë shkencor pohimi duhet të thotë: Me aq sa kemi vëzhguar ne, sasia e energjisë në univers nuk ndryshon. Asnjë nuk ka vëzhguar energji të re të hyjë në ekzistencë ose të dalë nga ekzistenca. Kur ligji i parë i thermodinamikës kuptohet drejt, duket se nuk bën asnjë pohim për të mbrojtur idenë se universi nuk pati fillim, apo se universi është i përjetshëm. LPT nuk e di nëse energjia është krijuar apo jo, LPT nuk do t’ia dijë për këtë çështje, e vetmja gjë që LPT i intereson është fakti që sasia e energjisë nuk ka ndryshuar.

Për hir të argumentit le të supozojmë që energjia –i gjithë universi i energjisë që e quajmë kozmos–nuk është krijuar, si besojnë shumë ateistë. Nëse ky pohim është i vërtetë (që energjia nuk është krijuar), nuk ka kuptim sikur të pyesim kush e ka krijuar energjinë. Nëse energjia është e pakrijuar dhe e përjetshme, padyshim që asnjë apo asgjë nuk e ka krijuar. Ka ekzistuar gjithmonë. Pra nuk ka kuptim të pyesim “kush e krijoi universin” nëse ka ekzistuar gjithmonë, poashtu nuk ka kuptim të pyesim “Kush krijoi Zotin” meqë ai ka ekzistuar gjithmonë. Nëse universi nuk është i përjetshëm, ka nevojë për një shkak. Por, nëse universi nuk ka fillim, at’her nuk ka nevojë për një shkak. Poashtu nëse Zoti që nuk ka fillim, ekziston, është absurde të pyesësh “Kush e bëri Zotin.” Është gabim kategorik të pyesësh “Kush krijoi Të-Pakrijuarin” ose “Kush bëri të Pa-Bërin”, është një soj si të pyesësh “Kush është gruaja e beqarit.”

Pse nuk mund të ketë ekzistuar bota përgjithmonë?
Të krishterët natryralisht besojnë se duhet të ketë një Zot sepse bota pati një fillim. Dhe, çdo gjë që ka fillim duhet të ketë një fillim-prurës. Por pyetja është: nga e dimë ne që bota pati një fillim? Ndoshta bota ka ekzistuar gjithmonë! Agnosti i famshëm Bertran Russell prezantoi këtë dilemë:

Bota ose kishte një fillim ose nuk kishte një fillim. Nëse nuk kishte fillim, nuk kishte nevojë për Zot. Nëse kishte fillim at’her pyesim “Kush e shkaktoi Zotin?” Nëse Zoti ka një shkaktar, ai nuk është Zot. Në çdo rast, ne nuk harrijmë tek një shkak i parë i pakrijuar (Zoti).

Përgjigjia e kësaj dileme është se kjo dilemë propozon një pyetje që nuk ka kuptim: kush bëri Zotin. Pra, është gabim të supozosh automatikisht se “gjithçka ka një shkak” kur thuhet se “gjithçka që ka një fillim duhet të ketë një shkak.” Këto janë dy pohime të ndryshme. Sigurisht, gjithçka që pati një fillim, ka një shkaktar. Asgjëja nuk mund të krijojë gjënë. Zoti nuk ka nevojë për një shkaktar, ose shkak, sepse Zoti nuk ka fillim.

Ne duhet të tregojmë vetëm se universi kishte një fillim, për të treguar që kishte një shkaktar, si psh Zoti. Dy argumenta do të ofrohen më poshtë që do të tregojnë se universi kishte fillim. Një nga argumentat vjen nga shkenca, nga Ligji i Dytë i Thermodinamikës (LDT). Argumenti tjetër është nga filozofia.

Sipas LDT universit po i mbaron energjia që mund të përdoret. Por nëse universit po i mbarohet diçka do të thotë që nuk është i pafund dhe i përjetshëm. Ndërsa një sasi e pafund energjie nuk mbaron kurrë, nuk duhet një pafundësi për tu mbaruar sasia e energjisë që ka fund. Për këtë arësye universi meqë nuk është i pafund, duhet të ketë pasur një fillim. Për shembull, çdo makinë ka një sasi të caktuar nafte në të, për këtë arësye herë pas here blejmë naftë për të. Nëse do të kishim një mbajtëse nafte të pafund në makinë dhe në sasi nafte të pafund, at’her nuk do të ndalonim kurrë dhe nuk do ta ri-mbushnim makinën kurrë me naftë. Fakti që ne e ri-mbushim makinën me naftë do të thotë se ishte e mbushur dikur por tani nafta ka mbaruar. Në të njëjtën mënyrë, universi pati një fillim, për këtë arësye ka një shkaktar, dhe ky shkaktar është Zoti.

Hipotezat.
Disa hipotezojnë se universi bën një vet-prapakërcim, por ky pozicion është thjesht një hamendje dhe bie në kundërshtim me Ligjin e Dytë të Thermodinamikës. Sepse edhe nëse universi do te vet-prapakërcente, do të mbaronte vetë. Astronomisti agnost Robert Jastrow tha:
Kur hidrogjeni digjet kur shpërthejnë yjet, kthehet në elemente më të rënda, dhe kurrë nuk mund të kthehet në gjendjen që ishte më parë. Nga minuta në minutë, nga viti në vit, hidrogjeni digjet në yje, dhe sasia e hidrogjenit në univers zvogëloget.”

A ndryshon Energjia.??
Nëse sasia e përgjithshme e energjisë nuk ndryshon, por sasia e energjisë së dobishme po mbaron, do të thotë se universi nuk është i pafund. Kjo do të thotë se universi nuk ka ezkistuar përgjithmonë; padyshim ka pasur një fillim. Ose sipas Ligjit të Dytë të thermodinamikës, meqë universi po shkon drejt parregullsisë, nuk mund të jetë i përjetshëm. Sepse po të ishte i përjetshëm, do të ishte i parregult tani, por universi nuk është i parregullt, kështuqë duhet të ketë pasur një fillim që ishte i rregullt.

Argumenti Filozofik.
Nuk është e mundur që të ketë pasur një pafundësi momentesh nga tani, e deri në të kaluarën e pafundme, sepse e sotmja nuk do të kishte ardhur kurrë (por ka ardhur). Sipas përkufizimit të fjalës “pafund”, meqë pafundsia nuk ka as fillim e as fund, nuk është e kalueshme. Nëse ti je në Prishtinë dhe unë jam në Sarandë, dhe midis nesh ekziston një distancë e pafundme, at’her ne nuk do të takoheshim kurrë, sepse pafundia nuk është e kalueshme. Por meqë e sotmja ka ardhur, kjo do të thotë se vetë koha dhe universi nuk janë të pafundme, dhe se kanë patur një fillim. Si edhe thamë, nëse diçka ka një fillim, at’her ka një krijues. Krijuesi është Zoti.

Dyshimet
Filozofi dyshues David Hume (shq. Dejvid Hjum) nuk hodhi në dyshim faktin që gjërat që kanë një fillim kanë një shkaktar për ekzistencën e tyre. Ai tha, “bota kohore (temporale) ka pasur një fillim. Një numër i pafund i pjesëve të vërteta të kohës, duke kaluar në rradhë dhe duke u shuar njëra pas tjetrës, është një kundërthënie (kontradiktë) kaq e dukshme sa asnjë njeri që nuk ka llogjikë të korruptuar, duhet ta pranojë si të vërtetë.” Pra nëse këto dy kushte paraprake janë të vërteta, duket që dueht të ketë pasur një Krijues i universit hapësirë-kohë, që ne e quajmë kosmos, ai krijues është Zoti dhe Zoti nuk u bë nga askush.
Asgardian
Asgardian

Nëse unë besoj në Zot dhe Zoti nuk ekziston..nuk humbi gjë
.
Por nëse unë nuk besoj në Zot dhe Zoti ekziston unë humbas shumë.!

27

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Kush e bëri Zotin? Empty Re: Kush e bëri Zotin?

Mesazh  A.Angel 27.08.12 22:57

.

Edituar për herë të fundit nga A.angel në 30.08.12 12:28, edituar 1 herë gjithsej
A.Angel
A.Angel

9

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Kush e bëri Zotin? Empty Re: Kush e bëri Zotin?

Mesazh  sonila shala 29.08.12 15:54

Shume e vertet
sonila shala
sonila shala

Ka sy qe marrin drite,ka sy qe e japin ate

1

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Kush e bëri Zotin? Empty pershendetje

Mesazh  vetem eshte me mire 29.08.12 21:16

ravi zahacharia- an e kam lexuar ne disa libra te tij dhe eshte nje mik modest me lexuesin dhe i thjeshte per tu kuptuar ; librat e tij me ka ndihmuar shume per te njohur , ose me gjysem zeri [kuptuar ] Zotin .

urimet e mia hapesit te temes , eshte nje shkrim vertet mbreselenes dhe ndertues per nje mendje te kthjellet .
vetem eshte me mire
vetem eshte me mire

Di nje gje , qe s'di asgje.

18

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Kush e bëri Zotin? Empty Re: Kush e bëri Zotin?

Mesazh  ijj 30.08.12 11:09

njeriun me krahasu me Zotin osht shum i padijshum po thuajse (lop),andaj te mendoj njeriu se si osht krijuar Zoti osht njesoj si te mendonj nje lop se si esht kriju njeri shum e pakuptim .kshtu qe ndaloni me ket tema se zdo e gjeni kurr pergjije!..RESPEKT!
ijj
ijj

Asgje muk eshte e pamundur...

41

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Kush e bëri Zotin? Empty Re: Kush e bëri Zotin?

Mesazh  sheli 31.08.12 1:56

nuk ka pasur nje zot dhe as nuk do te kete...vetem nje pyetje do bej per besimtaret!! Kush ishte ajo superfuqi qe krijoj zotin??? ndoshta e keni kuptuar gabim gjithcka!! pra per te vertetuar dicka duhet tia nisni nga themelet dhe jo te filloni te beni catin..sduhet ta merrni faktin e egzistences se zoti per te mirqen...por te jeni pak kurioz ne vetvete per te miren tuaj.....
sheli
sheli

5

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Kush e bëri Zotin? Empty Re: Kush e bëri Zotin?

Mesazh  Asgardian 31.08.12 11:31

sheli shkruajti:nuk ka pasur nje zot dhe as nuk do te kete...vetem nje pyetje do bej per besimtaret!! Kush ishte ajo superfuqi qe krijoj zotin??? ndoshta e keni kuptuar gabim gjithcka!! pra per te vertetuar dicka duhet tia nisni nga themelet dhe jo te filloni te beni catin..sduhet ta merrni faktin e egzistences se zoti per te mirqen...por te jeni pak kurioz ne vetvete per te miren tuaj.....

superfuqia qe krijoi ZOTIn ishte vet ZOTI qe ka ekzistuar gjithmone me qenien e tij.
se pari ai nuk eshte krijes po krijues sepse eshte jasht nocionit te kohes dhe hapsires....nese je jasht kohes dhe hapsires nuk te dueht krijimi dhe zhvillimi
vetem ZOTI ska fillim dhe fund se eshte i pari dhe i fundit....

vet fakti qe gjithesia ka shperthyer d.m.th BIG BANG na qon ne perfundim te shkaku fillesatar ne ekzitencen e ZOTIT ose nxitesi i gjithqkaje......

''Ata qe mohojnë Ekzistencen e ZOTIT nuk mund ta shpjegojnë krijimin e universit madje as krijimin e vetes se tyre''
'' NIL AMSTRONG ''
Asgardian
Asgardian

Nëse unë besoj në Zot dhe Zoti nuk ekziston..nuk humbi gjë
.
Por nëse unë nuk besoj në Zot dhe Zoti ekziston unë humbas shumë.!

27

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Kush e bëri Zotin? Empty Krijimi Zotit

Mesazh  Frymarrja 31.08.12 23:28

Universi ' nuk ka mundur te krijohet vetvetiu.. dhe asgje nuk krijohet vetvetiu,
Frymarrja
Frymarrja

Zoti yn ësht Allahu, Dhe se Muhameti ësht i derguari i tij..

5

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Kush e bëri Zotin? Empty Re: Kush e bëri Zotin?

Mesazh  sheli 01.09.12 0:11

artisti shkruajti:
sheli shkruajti:nuk ka pasur nje zot dhe as nuk do te kete...vetem nje pyetje do bej per besimtaret!! Kush ishte ajo superfuqi qe krijoj zotin??? ndoshta e keni kuptuar gabim gjithcka!! pra per te vertetuar dicka duhet tia nisni nga themelet dhe jo te filloni te beni catin..sduhet ta merrni faktin e egzistences se zoti per te mirqen...por te jeni pak kurioz ne vetvete per te miren tuaj.....

superfuqia qe krijoi ZOTIn ishte vet ZOTI qe ka ekzistuar gjithmone me qenien e tij.
se pari ai nuk eshte krijes po krijues sepse eshte jasht nocionit te kohes dhe hapsires....nese je jasht kohes dhe hapsires nuk te dueht krijimi dhe zhvillimi
vetem ZOTI ska fillim dhe fund se eshte i pari dhe i fundit....

vet fakti qe gjithesia ka shperthyer d.m.th BIG BANG na qon ne perfundim te shkaku fillesatar ne ekzitencen e ZOTIT ose nxitesi i gjithqkaje......

''Ata qe mohojnë Ekzistencen e ZOTIT nuk mund ta shpjegojnë krijimin e universit madje as krijimin e vetes se tyre''
'' NIL AMSTRONG ''

Po zoti ateher ma thuaj si u krijua vetvetiu... Ndoshta kur jemi te paqarte per nje gje duhet te heshtim dhe te degjojm me vemendje tjetrin..ju besimtaret nuk keni fakte se si e krijoi zoti universin,po shkencetaret kane fakte ne lidhje me origjinen e gjithckaje (pa ndikiin e zotit ) me thuaj nje prove materiale qe zoti egziston dhe flasim... vetem jeni bere rober te fese dhe perpiqeni te ecni ne hapat e te tjereve
sheli
sheli

5

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Kush e bëri Zotin? Empty Re: Kush e bëri Zotin?

Mesazh  Asgardian 01.09.12 0:23

sheli shkruajti:

Supozojm se ka mar zoti formen e diqkaje te supozuar
kush ma garanton mu qe atesitat sdo te qeshin me neve .??
duke then se :: a ne qet zot po besoni a hauauahuaua keshtu do te qeshin
Asgardian
Asgardian

Nëse unë besoj në Zot dhe Zoti nuk ekziston..nuk humbi gjë
.
Por nëse unë nuk besoj në Zot dhe Zoti ekziston unë humbas shumë.!

27

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Kush e bëri Zotin? Empty Re: Kush e bëri Zotin?

Mesazh  sheli 01.09.12 2:40

kthjelloi mendimet se nuk po te kuptoj...
sheli
sheli

5

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Kush e bëri Zotin? Empty Re: Kush e bëri Zotin?

Mesazh  Asgardian 02.09.12 2:45

sheli shkruajti:kthjelloi mendimet se nuk po te kuptoj...

shiko ketu
1.shkencetaret nuk kan fakte aspak sa i perket krijimit pa ndermjetesimin e zotit
madje madje ata po mundohen ta zbulojn zotin se po e vrejn qe ekziston nje superfuqi qe ka nis gjithqka....

2.besimatert kan fakte per ekzistencen e zotit jo materialisht por fakte te perditshme themelore qe ndodhin st ne toke
besimtaret kan fakte te plota nga pejgamberet dhe 4 libra hyjnor

3,nuk pretendoj qe te jem rober i fes as nuk pretendoj qe te te mundohem dike ta bindi me citatet e mija por pasi qe e lype mendimin tim une ta dhash

4.perse deshrion ta shohesh zotin..??
nuk ke mundesi ta shohesh zotin sepse duhet te arrish te ai permes besimit dhe bindjes e jo permes njohjes apo shqisave..

5.perse deshiron te jetosh ateist dhe neser te vdesesh si ateist.??
kur ke mudnesi te vdesesh si besimtar dhe si dihet neser zoti te fal dhe te shperblen.!!!
Asgardian
Asgardian

Nëse unë besoj në Zot dhe Zoti nuk ekziston..nuk humbi gjë
.
Por nëse unë nuk besoj në Zot dhe Zoti ekziston unë humbas shumë.!

27

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Kush e bëri Zotin? Empty Re: Kush e bëri Zotin?

Mesazh  sheli 02.09.12 16:32

artisti shkruajti:
sheli shkruajti:kthjelloi mendimet se nuk po te kuptoj...

shiko ketu
1.shkencetaret nuk kan fakte aspak sa i perket krijimit pa ndermjetesimin e zotit
madje madje ata po mundohen ta zbulojn zotin se po e vrejn qe ekziston nje superfuqi qe ka nis gjithqka....

2.besimatert kan fakte per ekzistencen e zotit jo materialisht por fakte te perditshme themelore qe ndodhin st ne toke
besimtaret kan fakte te plota nga pejgamberet dhe 4 libra hyjnor

3,nuk pretendoj qe te jem rober i fes as nuk pretendoj qe te te mundohem dike ta bindi me citatet e mija por pasi qe e lype mendimin tim une ta dhash

4.perse deshrion ta shohesh zotin..??
nuk ke mundesi ta shohesh zotin sepse duhet te arrish te ai permes besimit dhe bindjes e jo permes njohjes apo shqisave..

5.perse deshiron te jetosh ateist dhe neser te vdesesh si ateist.??
kur ke mudnesi te vdesesh si besimtar dhe si dihet neser zoti te fal dhe te shperblen.!!!

Feja eshte psheretima e nje shpirti te shtypur, opium per popullin dhe zemra e e nje sistemi pa zemer! citat i Marksit kjo.!!.

Librat: ne keto libra sidomos ne bibel e kuran gjen mjaft kundershtime! AQ shum sa nuk ta pret mendja! GJdo njeri mund te dale dhe te thoje un pash kte dhe ate! dhe ti as qe ke mundesi ti vertetosh se qfar pa ai njeri !

Zoti. dhe te ishte me ver8 ai.. as nuk do ishte kjo bote me e denje... shiko ti jeton aty ku gjdo dit njerz te mir vuajn per buke e uje.. dhe pse nuk zbret zoti tua lehtesoj dhimbjet.. vlla jeto me relaitetin se perrallat e zotit dhe te borebardhes i kemi par qe ne kohen e qepes.....
sheli
sheli

5

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Kush e bëri Zotin? Empty Re: Kush e bëri Zotin?

Mesazh  Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi