Magjia e Zeze II

Shko poshtë

zeze - Magjia e Zeze II Empty Magjia e Zeze II

Mesazh  clee prej 18.06.12 19:36

MAGJIA E ZEZE II

Në pushtetin e “forcave të errëta”, Hendrik M. nga Thuringeni i Gjermanisë, më 29.04.1993, së bashku me dy shoqërues, në mënyrë më të skrupullt e kishin mbytur në një kasolle moshatarin e tyre, Sandro B. duke i mbështjell rreth fyti një kabllo elektrik.

Autorët e krimit i takonin një klike, të cilët, sipas shtypit, visheshin me të zeza, shminkoheshin (bënin makijazh) me ngjyra të mbyllëta, shkonin natën në varreza, ku me verë të kuqe ose gjak vizatonin pentagrame mbi sipërfaqe të ndryshme. Për shtypin ishte e qartë: “Vrasje me urdhër të satanit” figuronin titujt me shkronja të mëdha në faqet e para të tyre. Edhe vendimi gjyqësor merret duke u bazuar në faktet se ndikim parësor, për aktin e kryer, kishin filmat me mesazhe satanike dhe përmbajtje kriminale.

Me 10 janar 2002, po në Gjermani, pranë gjykatës së Bochumit, fillon procesi kundër dy të akuzuarve Daniel dhe Manuela Ruda, për vepër të rëndë penale: ritualin vrasës në mjedisin e satanistve. Danieli dhe Manuela e kanë mbyture një njeri, dhe ata besojnë se këtë gjë e ka kërkuar nga ata satani.

Daniel R., qysh si nxënës shihte “ëndrra” të përgjakshme. Ai e shihte vetën në një trup monstruoz, i cili “rrëshqiste” netëve të errëta, duke i kafshuar njerëzit në kokë. Në moshën 14 vjeçare, gjatë një ore të mësimit atij i paraqitet “Samieli”(“Sammael” -një demon nga Talmudi Hebreit, i cili përpiqet t’i dëmtoj njerëzit). Ruda filloi ta lexoj “Biblën satanike”, te pijë gjakun e vet dhe u emërtua si “Sundown” - perëndimi dielli.

Në mars të vitit 2001, Danieli i pranon dy urdhra drejtpërdrejtë nga satani, që lidheshin me numrat “6667”. Me 06.06, duhej ta martonte Manuelen dhe me 06.07 në trupin e tij do të futet djalli, i cili kishte nevojë për një shpirt! Urdhri i parë ishte i qartë, të dytin Danieli e interpretoi si hap drejt viktimizimit: Vrasje, kërkim viktime, sjelljen e shpirtit. Dhe për zbatimin e urdhrit ai fillon të përgatitet: blenë një sëpatë, disa thika dhe dy çekanë.

Sipas dëshmive, por edhe shtypit, besohet se tre persona ishin të ftuar ditën e krimit, pra më 06.07.2001, në katin e tretë të banesës në rrugën “Breite Strase 55, në Witten të Gjermanisë. Frank Hacker, 33 vjeçar, ishte i vetmi që ra në grackë dhe u masakrua tmerrësisht në ritualin satanik. 66 goditje nga mjetet të forta dhe të mprehta konstatuan hetuesit e mjekësisë ligjore. “66” është numri i djallit! Danieli u dënua me 15 vite burgim ndërsa Manuela me 13.

Kur jemi te sektet, nuk mund të mos e përmendim edhe organizatën (kishën) tepër të njohur në botë, “Scientology”, pjesëtarë të të cilës janë dhe disa nga artistët më me zë të Holividit si, Tom Cruise dhe Xhon Travolta.

Themelues ose ideolog i saj është shkrimtari amerikan L. Hubbard. Kjo organizatë, për t’i ikur nocionit “sekt”, nocion i cili rrjedh nga fjala latine “secto” - pasues, doktrinë, parti etj., që ka kuptimin e një grupi besimtarësh të shkëputur nga një bashkësi më e madhe, dhe që për shkak të historisë së saj dhe nën presion të kishës (krishterimi konsiderohet si sekt, pas shkëputjes nga Judaizmi), me kohë, mori karakter negativ, u emërtua si “Lëvizje e re religjioze”.

Edhe pse ky sekt në dukje të parë të lë përshtypjen e organizate më shumë të orientuar kah psikologjia moderne e zhvillimit dhe ngritjes shpirtërore, nga shumë qeveri, nga religjionet të ndryshme, por edhe nga vetë ish anëtarët e saj, shihet me mjaft dyshim.

Ja seç thotë njëri prej tyre - W. Handel, për gazetën gjermane “Berliner Zeitung”: “Scientologjia ndikon njëjtë sikurse droga, bile edhe më keq, pasi një i varur nga droga së paku e dinë se është i varur prej saj. Neve na është grabitur guximi, ndjenjat, morali, ne ishim si robot. Personaliteti ynë u ndryshua rrënjësisht. Ne merreshim në pyetje të kyçur në një E-metër, një lloj detektori për zbulimin e gënjeshtrave, ku detyroheshim të rrëfeheshim për gjithçka.

Scientologjia është si një prift, i cili, dëgjon rrëfimet tua për t’i përdorur ato më vonë kundër teje. Dhe e gjithë kjo vetëm për para. Shuma e parasë ishte matësja e suksesit”. Për përjetimet e veta gjatë kohës që ishte anëtarë i saj, Handel ka shkruar edhe një libër.

Scientologjia nuk është organizatë e vetme që me fuqinë e saj bindëse, pavarësisht formave dhe mënyrave aplikative, ka arrit të “gllabëroj” ose grabit personalitetin e anëtarëve të saj, duke i kthyer në pjesëtar të dëgjueshëm dhe servil, për qëllimet e veta të paracaktuara, çofshin ato edhe materiale.

Kemi sekte të tjera që anëtarët e vetë i kanë dërguar në vdekje, bile në vdekje me vetdëshirë!

“Peoples Temple” -Tempulli i popullit quhej sekti që e udhëhiqte Jim Jones, një predikues i njohur i kishës katolike. Ai u fliste dhe u premtonte pasuesve të vetë “parajsën”... dhe ata e ndoqën atë deri në vdekje. 923 njerëz (në mesin e tyre me dhjetëra fëmijë) vdiqën në nëntor të vitit 1978 në Guyana të SHBA-ve pasi që udhëheqësi karizmatik i këtij sekti ashtu dëshironte.

“Ai citonte Martin L. Kingun, fliste për drejtësinë, entuziazmonte me ide të reja, tërhiqte vëmendjen dhe të bënte për vete. Kishte një aurë që të përvetësonte aty për aty.” - kështu shprehet njëra nga anëtaret e këtij sekti, Deborah Layton, në librin e saj dokumentar, “Vetëvrasja në parajsë”, e cila, pak para vetëvrasjes masive, arriti të largohet nga ky sekt.

Falë aftësive të tija, me qindra pasues u rreshtuan pas tij. I përkuleshin sikurse një profeti, dhe ishin të gatshëm të ndiqnin rrugën e tij deri në fund. Dhe kjo bindje, ky besim i fuqishëm në prijësin e tyre, u vërtetua më 1978, ku u (vetë)vranë mbi 900 njerëz.

“Heaven’s Gate” (Porta qiellore) quhet sekti i udhëhequr nga Marshali Applewhite dhe Bonie Nettles. Një sekt që besonte në jashtëtokësor.

Më 26 Mars të vitit 1997, në villen e tyre në komunën Rancho Santa të Kalifornisë (SHBA), u gjetën trupat e pajetë të 39 anëtarëve të këtij sekti. Kjo tragjedi ndodhi gjatë shfaqjes së kometës Hale Bopp.

Udhëheqësi Applewhite, kishte arritur t’i bindte 38 anëtarët e vetë për një suicid të përbashkët, si rruga e mundshme që shpirtrat e tyre t’i dërgoj në një udhëtim ndërplanetarë përmes një anijeje kozmike. UFO-të (objektet e paidentifikuara - jashtëtokësorët), qëndronin prapa qëllimit të kësaj komete që asokohe iu afrua planetit tonë në një largësi prej 197 milion km e që mund të vrojtohej për një kohë bukur të gjatë, edhe atë, vetëm me shikim të lirë gjatë gjithë natës.

Vdekja kishte pasuar nga përzierja e Phenobarbitalit (lëndë që përdorët në mjekësi për narkozë) me lëngë mollash dhe raki “Wodka”. Në videon që u publikua në media, pas aktit tragjik, shiheshin trupat e pajetë të shtrirë nëpër krevat dykatësh dhe të veshur tërësisht në të zeza. Ishin të mbuluar me mbulesa të purpurta dhe, që të gjithë, kishin të mbathura në këmbë atlete të njëjta dhe të reja të firmës së njohur “Nike”. Po ashtu, të gjithë kishin nga një valixhe dhe para si “taksë” për trupat fizik, që i konsideronin si “kontejnerë” transportues të shpirtrave të tyre jashtëtokësorë.

Udhëheqësit e sekti tjetër “OTS = Ordre Temple Solaire” (Urdhëratësit - Tempulli i Diellit) Joseph Di Mambro dhe Luc Jouret, gjatë viteve 1994 - 1997, në Zvicër, Kanada dhe Francë, udhëhoqën drejt vdekjes (vetëvrasjes) 74 anëtarë të tyre. 47 prej tyre vetëm në Zvicër, në mesin e të cilëve ishin edhe pesë fëmijë.

Në një kopsht në Weilers Cheiry (kantonit i Freiburgut), policia zbuloi 23 kufoma, ndërsa, vetëm tri orë më vonë, në një fashat turistik në Granhes-sur-Salvan (kantonin e Wallisit) u gjetën edhe 25 kufoma të karbonizuara nën një ndërtesë prej druri e cila ishte djegur tërësisht.

Te dy këta udhëheqës të këtij sekti e konsideronin vetën si “rilindje” e Osirisit (zot egjiptas i “së andejshmes”, “rilindjes” dhe “vdekjes”) dhe Mosesit (Musait). Mësimet që zhvilloheshin në këtë sekt ishin një përzierje e mistikës, astrologjisë, “New Age” (koha e re), natyrës religjioze etj. Secili anëtarë konsiderohej si reinkarnim i një personalitetit historik ose legjendar dhe identifikohej me të. Di Mambro e kishte një vajzë, me një të dashur, që quhej Emanuella e të cilën e konsideronin si “Fëmijë kozmik” - si Avatar (manifestim i zotit në formë njerëzore; mësues i përjetshëm).

Besimi i tyre në ditën e fundit, në apokalipsen (shkatërrimin e botës) forcohej gjithnjë e më shumë. Për ta, viti 2000, ishte edhe fundi i planetit tonë. Dhe për t’i ikur kësaj, pra zhdukjes së qenies njerëzore, nën moton se: “Vdekja nuk ekziston, ajo është vetëm një iluzion”, ata kërkonin zhvendosje, përmes vdekjes së qëllimshme (vetëvrasjes), në një sistem tjetër yjor dhe pikërisht në yllin më të ndritshëm gjatë natës, të quajtur “Sirius”, duke u rilindur sërish atje dhe vazhduar trashëgimin e mëtejme të kësaj rase. Dhe nën këtë moto, me (vetë)dëshirë, shkuan drejt vdekjes (për tu rilindur sërish) 74 anëtarë.

Rastet e përshkruara më lartë nuk janë raste të izoluar, ka edhe grupe, sekte, organizate të tjera që aktivitetet e tyre i zhvillojnë, ose në fshehtësi, ose nën vellon e ndonjë institucioni, qoftë shoqëror qoftë religjioz.

30 vjeçari Loras R. Me një thikë të zakontë kuzhine, e kishte therur 40 vjeçarin Arthur M. në barkë dhe shpinë, dhe në fund, po me atë thikë, ia nxjerr te dy sytë. Dhe para trupit gjykues ai shumë qetë dëshmon: “Ishte zëri i demonëve që më urdhëroi ta kryej krimin. Ata më thoshin: shpojë ata sy të këqij! Bëje atë! Bëje!...

Ekzistojnë edhe vende ku magët e “magjisë së zezë”, gjatë ceremonialeve, i mallkojnë dhe nga ato vende gjithnjë rrezatojnë energji negative, të dëmshme dhe të rrezikshme. Ja një rast:

Ndodhi me 8 maj 1984, rreth orës 10:30 minuta. Grahama Nashe me shokët, Frank Porterom, Christopher Pikeomin dhe Keithom Porterom kishin shkuar në një shtëpi të rrënuar për të matur terrenin për ndërtimin e një objekti të ri. Me ta ishte edhe fotoreporteri, i cili e bëri fotografin e funtit të Nashes.

Duke e matur terrenin dhe shënuar kuotat, Nashe drejtohet për të vendosur shtizën matëse drejt rrënojës së kulmit. Gjatë ecjes, për një moment ndalon lëvizjen - bllokohet! Shokët i afrohen dhe, dhe duke e parë ashtu të zbehur, fillojnë ta lëkundin, t’i bërtasin etj.

Pas pak ai e kthen kokën sikur dëgjon diçka, kthehet andej dhe, në mënyrë automatike, fillon të lëvizë drejt njërës nga anët e kulmit. E largon derën e shkatërruar dhe futet brenda. E derisa shokët shikojnë të habitur, nga brendia dëgjohet britma e tmerrshme e Nashes: “jo...më lësho!”...
Shokët vrapojnë menjëherë, futen brenda ku e gjejnë Nashen pothuajse të alivanosur.
Ashtu me gjysmë vetëdije ata e nxjerrin jashtë kulmit. Pasi vjen në vete, nuk i kujtohet asgjë dhe nuk besonte në atë që i kishte ndodhur. Që ta vërtetonte këtë, ai edhe një herë drejtohet kah ai vend... dhe, përsëri e njëjta gjë. Por, prapë Nashes nuk i kujtohej asgjë!

Atë ditë ata e ndërpresin punën dhe vendosin që të nesërmen ta lajmërojnë policinë. Por Nashe nuk pati më rast, sepse të nesërmen e gjetën të vdekur në po atë vend. Në trupin e tij nuk kishte kurrfarë lëndimesh, vetëm fytyrën e kishte të shtangur dhe me një dukje të tmerrshme në të.

Disa muaj më vonë shokët e Nashes vijë sërish në atë vend (ku deri para disa vitesh nuk është ndërtuar gjë), por me vete e kishin sjell edhe njërin nga magët me njohur të “magjisë së bardhë”, Clarenc Wolfit.

Duke treguar saktësisht vendin kah kishte kaluar i ndjeri Nashe, ai lëviz drejt hyrjes, por vërehej dhe nga të pranishmit, se si disa “forca” donin t’ia pamundësonin hyrjen në atë shtëpi gërmadhë. Megjithatë ai arrin të futet.

Kur kthehet, rrëfen se e pengonin disa forca të panjohura: “Ndesha” - thotë Wolfit, “në një mur, i cili më shtynte prapa. Kisha ndjenjën sikur ecja në të kundërtën e uraganit. Njëkohësisht dëgjoja edhe zëra që nuk i kuptoja. E në atë mur pash një figurë të trishtueshme. Diçka e ftohtë më kaploi dhe u detyrova të largohem”.
Padyshim, thotë Wolfit, bëhet fjalë për vendin ku kanë bërë rituale forcat e errëta. Pse dhe për çfarë, nuk e di, por disa herë kam parë se si ato vende në mënyrë misterioze dhe të tmerrshme, ndikojnë tek njerëzit.

Të befasuar nga të dhënat e Wolfit-it, te tre djelmoshat e publikojnë rastin në shtyp, duke kërkuar ndihmë edhe nga lexuesit. Në shumë nga letrat që u kishin arritur, po e veçojmë njërën, të cilën e kishte dërguar hulumtuesi i fenomeneve okultike, Colin Vilson.

“Ekzistojnë vende, të cilat befasojnë me energjinë e fuqishme dhe të dhunshme, e cila rrezaton dhe ndikon në të gjithë që ndodhën aty. Në ato vende, njerëzit sensibël ( të ndjeshëm) mund të ndjenjë shtytje të fuqishme për vetëvrasje. Edhe vetë e kam përjetuar këtë në disa vende.
E kur i kam studiuar në mënyrë të detajuar, kam konstatuar se në ato vende forcat e errëta kanë mbajtur rituale të “magjisë së zezë”. Energjia, e cila është liruar nga forcat e errëta në ato vende, vepron edhe pasi të jetë kryer rituale. Shoku juaj, Nashe, padyshim është viktimë e një vendi të tillë.”

Është po ashtu befasuese edhe fenomeni që pason pak kohë më vonë: Në po atë derë ku kishte bërë vetëvrasje Nashe, në mënyrë misterioze paraqiten shenjat (vijat) e fytyrës së tij. Policia konstaton se ajo shenjë duhet të jetë bërë me hekur të skuqur! Por lind pyetja: Kush vallë ishte “artisti” i saj misterioz?!

Derisa hetimet vazhdonin, atë shtëpi e ruanin dy policë. Një mesnatë, nga vetvetja, shpërthen një flakë! Sipas dëshmive të policëve, flaka nuk kishte filluar vetëm në një vend, por përnjëherë gjithkah. Shtëpia është djegur tërësisht dhe nga ajo mbeti vetëm hiri, të cilin, me kohë, e shkapërderdhi era...
avatar
clee

46


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi