Magjia e Zeze

Shko poshtë

zeze - Magjia e Zeze Empty Magjia e Zeze

Mesazh  clee prej 17.06.12 23:34

Magjia e Zeze

Megjithëse në shekullin e 21 dhe, pavarësisht se sa e vlerësojmë apo nënçmojmë ne sot ekzistimin e forcës ndikuese të magjisë, akoma gjendën njerëz që e njohin sekretin e saj dhe të cilët janë të gatshëm, natyrisht, për interes financiar, që shërbimet e tyre t’i vënë në dispozicion të të interesuarve.

Me ndihmën e “forcave të errëta”, ata besojnë në plotësimin e dëshirova të klientëve, duke ju sjell atyre, çoftë fat në biznes, dashuri etj, apo edhe për ta shkatërruar kundërshtarin, apo mallkuar personi e urryer duke i sjellë atij fatkeqësi në jetë.

Në një fshatë të vogël, jo fort larg Londrës, në mënyrë legale merret me “magji të zezë” Danile Suginham, që i ka kaluar të ’70-at. Ai e ka çmimin e caktuar, me të cilin saktësisht dihet tarifa e së keqes që duhet bërë.

“Secili nga ne, që në zemër kultivon urrejtje ndaj dikujt ose diçkahit, duhet atë ta zbrazë nga vetja, në qoftë se nuk dëshiron të ketë probleme psikike. Unë vetëm i ndihmoj që ta bëjnë atë. Pra, në të vërtet, unë ia shëroj shpirtin dhe me këtë bëj vepër të mirë” - thotë Suginham-i.

Sikurse magët e tjerë, ashtu edhe ky, punon natën, duke u shërbyer me kukulla të ndryshme, të cilat i punon vetë nga pjesë të rrobave të vjedhura nga viktima e ardhshme.

Në qoftë se bëhet fjalë për ndonjë mallkim më të rëndë, atëherë kërkon ndonjë pjesë të trupit, si flokë, thonj ose lëkurë. Ndërsa për raste të rënda, të cilat - thotë ai - i ka pasur pak dhe të gjitha me sukses, kërkon gjakun ose spermën e viktimës.

“Duhet që dikë ta urrejmë me gjithë zemër, që magjia të ketë efekte sa më të mëdha, sa më të fuqishme. Sa më e madhe të jetë urrejtja, aq më e suksesshme është edhe magjia, sepse unë me forcat e mia të errëta shërbej vetëm si lidhje midis urrejtjes, të cilën klienti im e mbanë në vete, dhe viktimës. Unë urrejtjen nuk e prodhoj, por atë e transferoj” - thotë D. Suginhami.

Ndryshe nga kolegu i saj, Suginhami, i cili porositësit e vet i lente të merrnin pjesë në ritualet e errëta të “magjisë së zezë”, Barbara Fovyt këtë nuk e lejon, sepse, thotë ajo, klientët e mi nganjëherë e lëshonin dhomën ku mbahej rituali, duke vrapuar e bërtitur të frikësuar nga ajo që kishin përjetuar, dhe kështu duhej ta përsëritja të gjithë ritualin që nga fillimi.

Por kjo është e kuptueshme, sepse nuk mund të qëndroj njeriu i qetë me atë që ndodh në dhomë gjatë ritualit, ku paraqitën demon me fytyra të ndryshme trishtuese, që fluturojnë nëpër dritare dhe dëshirojnë të hyjnë brenda. Pastaj, kur ndodh paraqitja e tymit dhe zërave të ndryshëm, të cilët dëgjohen qartë në rrethin e “magjisë së zezë”.

Gazetari holandez Gordon Stephenny mendonte se kjo është një lidhje me magëve të “magjisë së bardhë” dhe atyre të “magjisë së zezë”, për përfitime materiale, ku te dy palët do të fitonin nga naiviteti i palëve.

Ai për këtë shkroi edhe fejtone, në të cilat i vërtetonte thëniet e tij dhe paralajmëronte se kërkimet për zbulimin e fakteve më bindëse do të vazhdojnë. Por, mjerisht, nuk pati rastin, sepse e gjetën të vdekur me fëlliqësirën e vet në gojë.

Policia nuk arriti ta zbuloj kurrë rastin, ndërsa të orientuarit nga ceremonitë e errëta thoshin se Stephenny ishte viktimë e një rituali të tillë, ku janë thirrur forcat e errëta.

Për ceremonitë e errëta dhe mallkimet e “magjisë së zezë” në kohën tonë edhe nuk do të dihej aq shumë po të mos shkruhet ndonjë artikull apo të mos bëhet ndonjë emision televizivë për rastet tmerruese, që janë në kufij të imagjinatës së bujshme.

Ja disa raste tipike, që flasin për keqpërdorimin e “magjisë së zezë nëpër sekte të ndryshme, të përhapura në mbarë rruzullin tokësorë.

Anton Szandor LaVey (11.04.1930 -29.10.1997), gjatë një rituali të “magjisë së zezë”. LaVey është themelues i organizatës “Church of Satan” (Kisha e satanit), të cilën e themeloi më 30.04.1966 në San Francisko të SHBA-ve.

Kjo organizatë internacionale, zyrtarisht është e njohur dhe e regjistruar si Kishë nga organet amerikane, dhe është repsrezantuese e “Satanic Bible” (Biblës satanike), e cila, poashtu u kodua nga LaVey.

Në “kthetrat” e sekteve


Ata të cilët patën sukses të ikin nga “kthetrat” e sekteve që aplikonin rituale të errëta, flasin me tmerr të veçantë për sjelljet e magëve të zi dhe të adhuruesve të tyre.

Marion Paula është njëra aga ata. Ajo ishte gjashtë vjet anëtare e një sekti të tillë. Pas largimit nga ky sekt përfundoi në klinikën psikiatrike me lëndime të rënda psikike, duke lënguar nga halucinacionet dhe skizofrenia e përhershme.

Rasti i saj është interesant. Ajo, pasi njoftohet me grupin, bëhet e varur prej tyre. Largohet nga shkolla dhe familja dhe u bashkëngjitet atyre. Ata e shfrytëzoj maksimalisht, duke e torturuar dhe shfrytëzuar seksualisht për ritualet e tyre të errëta.

E kur fizikisht dhe psikikisht bëhet e paaftë, ata e hedhin në rrugë si të panevojshme. Në deklaratat e saja në polici dalin në dritë edhe shumë tmerre tjera që aji i kishte përjetuar: “Një anëtare e grupit, e cila ishte shtatzënë, pasi e lind fëmijën (djalë), pranon ta bëjë viktimë të ceremonialit të forcave të errëta. E ther fëmijën e saj dhe të gjithë të pranishmit pinë gjakun e njomë të fëmijës së porsalindur”.

Policët, që merrnin në pyetje Paulën, pranojnë se kurrë në jetën e tyre nuk kishin dëgjuar raste më të tmerrshme dhe më trishtuese se sa ky, nga kjo vajzë, e cila edhe vet kishte pirë atë gjak.

Ceremonialet e tyre ishin të mbushura përplot me histeri kolektive, orgji seksuale si dhe viktimizimin e minjve, qenve, maceve, gjelave etj.

Gjëra të lemerishme janë bërë edhe në disa sekte të Berlinit, qytet i cili, sipas dëshmive, në vitet e ’20-ta, ishte qendër e okultizmit evropian.

Në një ndër sektet, anëtarët përshëndeteshin çdo natë mes veti, duke e puthur njëri-tjetrin në prapanicë. “Sa më e fëlliqur, kundërmuese, që është e mundur të bëhej ceremonia, aq më i madh ishte edhe suksesi” - thoshin anëtarët e këtij sekti.
Për këtë arsye është përdorur edhe “nevoja e madhe” si dhe gjëra të tjera që flasin për një logjikë absurde.

Stephanie Wickers, 37 vjeçare me vendbanim në Londër. Mbi dhjetë vjet është anëtare e një sekti satanist që merret me “magji te zezë”.

Ajo rrëfen: “Pacientet tanë janë njerëz afarist. Kërkojnë nga ne, që me anë të forcave të errëta të ndikojmë në suksesin e tyre, e njëkohësisht, edhe t’ua shkatërrojmë konkurrencën. Njëri nga ata e leu të gjithë dhomën me ngjyrë të zezë dhe qenin e vet e viktimizoi që në altarin tonë të rrjedh gjak i freskët. Me atë punë, me të cilën merrej ai person, arriti të bëhej milioner”.

Anëtarët e këtij sekti, nëpër mure e dysheme vizatonin simbole magjike, ndiznin qirinj, e si altarë, përdorin trupin lakuriq të një vajze të re. “Mbi të kryenim rituale dhe rreth saj bënim orgji që ta fuqizojmë forcën e magjisë” - përfundon Stephanie.

Gisella Paucher nga Gjermani, anëtare e një e sekti në Gelsenkirchen, rrëfen: “Duhej të isha e qetë derisa më ushqenin me ushqime të paketuara me lloj-lloj mbeturinash: pjesë të merimangave, të gjarpinjve, të bretkosave etj.

Duhej të isha e duruar dhe të mos bëja zë derisa më futnin në vagjinë një bri të ngjyrosur me ngjyrë të zezë. Nuk guxoja të lëshoja zë as kurrë më rrihnin me litarin e marr nga varrezat. Në qoftë se do të qaja apo bërtisja, i gjithë rituali përsëritej që nga fillimi e unë isha e dënuar me tortura, nga të cilat më pëlciste lëkura dhe më rridhte gjak”.

Medlena Stillicker tregon: “Udhëheqësi ynë (quhej Hans) i shponte me gjilpërë viktimat (shtazët) dhe neve na detyronte të pinim gjakun e tyre e pastaj duhej që dikujt t’i bëjmë magji.

Kur i bëmë magji një mjeku, i cili refuzonte të martohej me një grua njëzetë vjet më të vjetër, aq shumë e munduam, sa që më në fund bëri vetëvrasje. Nga ai rast “m’u hapën” sytë dhe vendosa të largohem përgjithmonë. Edhe pse më nuk marr pjesë në ceremonitë e tyre dhe e kam ndërruar vendbanimin, prapë nuk më lënë të qetë, mezi mbrohem nga sulmet e tyre psikike”...
avatar
clee

46


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi