Rikthimi tek bestytnitë

Shko poshtë

Rikthimi tek bestytnitë  Empty Rikthimi tek bestytnitë

Mesazh  Zattoo prej 23.05.12 0:37

Rikthimi tek bestytnitë

Rikthimi tek bestytnitë  Bizhu-300x199

Mos u çudisni kur nëpër rrugë të nisni të shikoni këtë verë të rinj apo të reja me figura kafshësh në qafë, apo duar. Dhe jo vetëm. I mbajnë në dorë si byzylyk apo si unazë dhe të varura në varëse çelësash apo në pjesën e përparme të xhamit të makinës. Nuk janë të çuditshëm. Thjesht modernë. Që do të thotë se e dinë që kafshët janë kthyer në një mit të kësaj vere si tendencë mode.

Po pse i mbajnë?

Çdo kafshë apo bimë mbart një simbolikë të veçantë. Simbolet janë nga më të larmishmet dhe më të çuditshmet. Por të gjitha përdoren për një qëllim të mirë, për të sjellë fat apo për të treguar detaje që do t’ua theksosh të tjerëve pa fjalë, por me simbole.

Kështu, nëse do t’i tregosh një presoni se sa karakter të fortë ke dhe se sa vigjilent je, mund të mbash shenjën e luanit, nëse do të tregosh dyfytyrësinë e karakterit mund të mbash një portret njeriu të varuar në qafë, nëpërmjet të cilit t’i shprehësh tjetrit mosbesimin, etj.

Lidhet me krizën?

Ndoshta ka një lidhje mes krizës dhe tregut të këtyre sendeve bestyte. Kur njeriu ndihet mosbesues ose i pasigurtë jepet më shumë pas këtyre gjërave. Pronarja e një dyqani bizhuterish, pranë Bulevardit “Zhan D’ark”, Lavdie Çobo, konfirmon se kërkesat për këta elementë janë rritur. “Njerëzit kanë nisur sërish të bëhen shumë supersticiozë, – pohon ajo.

Për çdo lloj xhepi

Bishutë me figurina kafshësh zgjidhen sipas mesazhit që do të përcjellësh. Por çfarë mund të thuhet për ngjyrat? Ngjyrat preferohen të gjitha. “Në përzgjedhjen e ngjyrave nuk ka përjashtime. Përshembull, një femër që ka bërë një veshje të thjeshtë mund t’i japë pak modernietet veshjes, duke përdorur një varëse apo byzylykë me ngjyrë të theksuar.

Bizhutë kanë një gjë të mirë që mund të përdoren nga të gjithë njerëzit, si ata që kanë para edhe ata që nuk kanë. Për më tepër janë më të lira se sa gjërat e luksit, të cilat nuk mund t’i blejë kushdo, – thonë tregtarët e bizhuve.

Frutat dhe perimet simolizojnë bereqet

Kafshët kanë simbolika të caktuara, kurse frutat dhe perimet, simbolizojnë bereqet, siç i thotë populli.

Ka nga ata njerëz që simbolet për t’u sjellë shans apo për të larguar të këqijat i mbajnë në hyrje të portës kryesore të shtëpisë. Prejadhja e kësaj kulture pagane e ka origjinën që nga lashtësia, por sot ato janë përqafuar në një mënyrë tjetër më moderne dhe më të thjeshtë.

Nga frutat e verës së kaluar, te kafshët e kësaj vere

Në radhë të parë, tendencat e verës janë ngjyrat e forta. Format e varëseve dhe byzylykëve janë nga më të ndryshmet. Por, tendencë tipike e kësaj vere janë varëset dhe byzylykët me figura kafshësh.

Verën e kaluar kanë qenë së tepërmi ato me figura, frutash apo perimesh, si përshembull: vathë në formë specash apo domatesh, byzylykë, apo varëse ccelësash me forma të tilla etj.

Jo se nuk janë këtë verë në modë, këto janë sërish, por më tepër dominojnë figurat e kafshëve. Përveç kafshëve – të preferuara janë edhe lulet, kopsat në formë varëseje apo byzylyku, format rrethore, katrore, rombi etj.

“Njerëzit kanë nisur të bëhen sërish shumë supersticiozë”

Shqiptarët preferojnë sidomos Bufin dhe Breshkën, i pari, simbol i daljes nga situata edhe në një ditë të keqe, e dyta, simbol i durimit dhe gjërave të mira që bëhen ngadalë

Pronarja e një dyqani bizhuterish, pranë Bulevardit “Zhan D’ark”, Lavdie Çobo, ishte e sjellshme dhe na shpjegon detajet dhe simbolikën që mbart në vetvete secila kafshë nëpër bizhu. “Gati 90 për qind e klientelës së dyqaneve tona, i preferojnë këto gjëra. Zgjedhin kafshë dhe forma të ndryshme, te të cilat e gjejnë veten shpirtërisht”.


Znj.Çobo pse një femër mban një bizhu me figurinë kafshësh?


Një femër apo mashkull mund t’i mbajë figurat në varëse, byzylykë apo unazë, jo vetëm për bukurinë që transmetojnë, por edhe mesazhin qëdëshiron të jap, sipas simbolikës së çdo kafshe. Njerëzit kanë nisur të bëhen prapë disi supersticiozë dhe kjo është arsyeja se përse ata i preferojnë më shumë tani. Përveç kësaj, një vend të rëndësishëm zë edhe shprehja e karakterit nëpërmjet këtyre figurinave.

Cilat janë kafshët më të preferuara për këtë verë? Me cilën keni pasur më tepër shitje?

Këtë vit kafshët më të preferuara janë bufi dhe breshka. Vitin e kaluar ishte nusepashka. Pastaj vijnë elefanti, buburreci, zogjtë, luani, tigri, peshku, flutura etj. Gjithashtu, një vend të rëndësishëm këtë vit zë edhe portreti i njeriut. Portretet janë të preferuara sepse kanë një domethënie shumë të veçantë.

Nga e merrni vesh se cila është simbolika e kafshëve, frutave apo perimeve në bizhu?

Disa elementë janë tradicionalë dhe njihen edhe nga populli, të tjera i mësojmë nëpërmjet kulturave të vendeve të ndryshme, të cilat na vijnë nga vetë klientët tanë, por edhe ne tregtuesit vetë, marrim informacione nga interneti, përdorim të gjitha rrugët për çdo gjë që është në modë.

Po këto unazat me gurë në formën e kafkës së njeriut? Kush preferon një kafkë me vete?

Po… Kafka ka një klientelë të veçantë dhe nuk e merr kushdo. Zakonisht kafkën e marrin ata që preferojnë muzikën metal. Kjo është një mënyrë për t’u dukur sa më të veçantë, apo të çuditshëm për të bërë dallim.

Pak e frikshme…

Po ka dhe të tilla. Njerëzit kanë shije të ndryshme. Të frikshëm janë edhe zvarranikët, përshembull, këtu mund të marrim rastin e gjarprit. Por edhe këto përdoren si fatsjellës.Pokështu, është edhe bretkosa apo salamandra, e cila simbolizon të bukurën.

Po ju, i besoni vetë këto simbolika që ua servirni të tjerëve?

Po. Edhe unë i mbaj. Për momentin kam në qafë shenjën e horoskopit tim, që është akrepi. Domethënë kam një akrep të varur në qafë.


Disa nga simbolikat që mbartin bizhutë me figurina



Kali i detit - një person që mban një bizhu me kalin e detit dëshiron të tregojë se është një njeri mendjehapur dhe me botë të madhe. Këta njerëz janë të shoqërueshëm dhe zemërgjerë.

Elefanti - tregon forcë, por jo forcën e ligë, por atë të shoqëruar nga mirësia. Ai që mban një bizhu-elefant dëshiron të tregojë se është i fortë, por zemërmirë

Bufi - duhet patur parasysh që bufi sheh edhe natën. Ai që mban një bizhu-buf dëshiron të tregojë se është njeri që di të dalë nga situatat edhe në një ditë të keqe

Flutura - simbolizon një njeri që të mungon fizikisht, por ai ndodhet gjithmonë pranë me zemër. Flutura ka dhe një simbolikë tjetër: personifikon të bukurën dhe ardhjen e pranverës.

Portret-njeriu - bizhutë me fytyrë njeriu, japin një mesazh të lidhur me personalitetin. Ata që e mbajnë dëshirojnë të theksojnë dyfytyrësinë e njerëzve në përgjithësi ose të dikujt në veçanti

Peshku - përdoret si fatsjellës për shkak të dëlirësisë së tij. Ai që mban një bizhu-peshk dëshiron të tregojë se është person i çiltër dhe tip jo-grabitqar.

Breshka -simbolizon gjërat e mira që vijnë ngadalë, por edhe qetësinë e brendshme. Kush mban një bizhu-breshkë dëshiron të theksojë se di të presë dhe është person i duruar

Zogjtë - simbolizojnë shpirtin e lirë të njeriut. Kush mban një bizhu në formën e një zogu dëshiron të theksojë se është një person që nuk e pëlqen robërinë dhe servilizmin

Merimanga - simbolizon një situatë force dhe pritshmëri sulmi. Kush mban një bizhu në formë merimange dëshiron t’i dërgojë dikujt një paralajmërim të tipit: “Kujdes, të hodha helmin!”.

nga Emanuela Sako
Zattoo
Zattoo

625


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi