EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpërblim për të sinjalizuar vampirin

Shko poshtë

Shpërblim për të sinjalizuar vampirin Empty Shpërblim për të sinjalizuar vampirin

Mesazh  Luli 20.04.12 0:25

Shpërblim për të sinjalizuar vampirin

Shpërblim për të sinjalizuar vampirin Vampiri-300x224

Nje monster ne rruget e Indise…?

E vertete apo trillim per tu maskuar..!?

Qeveria indiane ka ofruar një shpërblim prej 2.000 dollarësh për këdo që jep informacione rreth një ‘vampiri’ që po tmerron banorët e disa zonave, të cilët pretendojnë se krijesa e frikshme u ka vrarë shumë bagëti duke u pirë gjakun.

Fshatarët përreth qytetit të Dharampuri, në Tamil Nadu kanë qëndruar jashtë në rrugë deri sa është errur, pas ngjarjeve të çuditshme që kanë ndodhur në zonën e tyre disa net rresht.

Banorët kanë pikturuar shenja të shenjta jashtë shtëpive të tyre dhe kanë shkruar mesazhe nëpër dyer, ku i luten monstrës, i njohur në zonë me emrin Ratha Kaatteri, që të kursejë jetën e tyre.

Megjithatë, autoritetet vendore pohojnë se thashethemet janë duke u përhapur nga kriminelë që duan ta zhvillojnë aktivitetin e tyre kriminal të pashqetësuar në orët e vona të natës, duke shpikur histori me përbindësha për të humbur gjurmët.

Për të provuar që e gjithë kjo histori është mashtrim, qeveria indiane ka ofruar një shpërblim prej 2000 dollarësh për të gjitha ata që mund të ofrojmë qoftë edhe një shenjë të vampirit. “Që njerëzit të jenë të gatshëm të na besojnë, ne i kemi sfiduar ata me këtë shpërblim”, – u shpreh një përfaqësues i autoriteteve lokale të vendit.

Edhe pse vampirët janë parë zakonisht të lidhur me mitologjinë perëndimore, shumë besojnë se historitë për ta i kanë rrënjët e tyre në Azi. Betails (apo Vetalas), sipas mitologjisë aziatike, supozohet se janë shpirtra të liq që banojë në trupat e të vdekurve dhe ushqehen me gjak për të jetuar.

Këto legjenda, që i përshkruajnë ata si gjysmë-lakuriq nate, gjysmë-njeri, janë jashtëzakonisht të ngjashme me historitë perëndimore mbi vampirët.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi