Truri

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

syri - Truri Empty Truri

Mesazh  Jon prej 06.07.08 22:05

Truri

syri - Truri 14_mri10

Truri i njeriut eshte i formuar nga Hindbrain , i cili eshte i vendosur ne basen e kafkes .

Medulla: eshte e vendosur ne maje te shtylles kurizore, dhe kontrollon frymemarrjen dhe reflektet.

Pons: eshte e vendosur siper medulles , dhe ka efektin e kontrollit te balances, degjimit.

Cerebellum : dy struktura rrumbullake te vendosura mbas pons , te cilat kordinojne levizjet e muskujve, te mesuarin dhe kujtesen.

Midbrain: e vendosur siper hindbrain, dhe kontrollon reflekset e syrit dhe te vesheve.

Forebrain: Mbulon hindbrain dhe midbrain dhe mbush pjesen me te madhe te kafkes.

Pjese e Forebrain eshte Cerebral Cortex e cila eshte struktura me e madhe e Forebrain dhe kontrollon eksperiencen dhe inteligjencen dhe eshte e lidhur gjithashtu me sistemin nervor.

Brocas's area: kontrollon aftesine tone per te folur ( demtimet ne kete pjese te trurit shkakton veshtiresi te lezuari dhe foluri edhe nese te demtuarit ne kete pjese te trurit e kane kuptuar se cfare ju eshte then atyre)

Wernicke's Area: controllon aftesine tone te kuptojme se cfare eshte thene tek ne( demtimet e kesaj pjese te trurit u shkakton njerezve moskuptimin e gjuhes se folur , mgjths ata vete mund te flasin rrjedhshem)

Truri gjithashtu eshte i perbere nga dy HEMISFERA ( e majte dhe e djathte) te cilat jane te lidhura me njera tjetren nga Corpus Callosum.
Corpus callosum lejon te dy hemisferat te ndajne informacione midis njera tjetres.
( p.sh. Dora e majte eshte e kontrolluar nga hemisfera e djathte e trurit)

Truri i majte : ka zonen e gjuhes, i cili luan nje role te rendesishem ne emocionet positive. ( njerezit me demtime ne zonen e djathte depresionohen shume shpejt dhe shume lehte, por gjithashtu kane veshtiresi te kuptojne gjuhen ) gjithashtu pjesa e djathte e trurit njihet per : llogjiken, krijmtarine , shkencat

Truri i djathte : luan nje role te madh ne procesin e emocioneve negative, luan role ne identifikimin e emocioneve tek njerezit e tjere. ( njerezit me demtime te trurit te majte nuk behen shpejt te depresionuar) gjithashtu pjesa e majte e trurit njihet per aftesi ne fantasi, music dhe krijmtari.

Ne pergjithesi hemisfera e djathte e trurit luan nje rol te madh . Sic e thashe me lart pjesa e majte e fytyres e cila eshte e kontrolluar nga pjesa e djathte e trurit , luan nje rol te madh ne shpehjen e emocioneve. Pra me nje fjale te permbledhur pjesa e majte e gojes tone " buzeqesh" dhe " shpreh merzitje" me shume se pjesa e djathte.

Si psh piktura e famshme e Mona Lizes nga Da Vinci po ta shikoni me vemendje ajo buzeqesh me pjesen e djathte te gojes se saj dhe ne nuk jemi mesuar te shohim njeres te buzeqeshin ne kete menyre prandaj dhe kjo gje ka bere qe te terheqi vemendjen tone.

Por , historianet kane teguar se Da Vinci e ka pikturar Mona Lisen duke e pare ne pasqyre prandaj ne kemi sot ne ditet tona intrigusen Mona Lisa me buzeqeshjen e saj ne anen e djathte.
Jon
Jon

1163


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Neo prej 03.06.09 0:19

TRURI - "KY TOP MAGJIK"


I përbërë nga miliona neurone, truri është organi më i ndërlikuar i çdo gjallese. Shprehur figurativisht ai është më i ndërlikuar se cilido kompjuter i sotëm modern, pra një superkompjuter biologjik

Për t'i kuptuar më mirë sjelljet e njerëzve, duhet të dimë më shumë mbi ndikimet biologjike tek ata. Pra, cili është ai gjenerator aq i fuqishëm që i fut në funksion gjithë këto procese psiko-fizike? Kush tjetër, përveç trurit.

Truri ka tërhequr gjithmonë vëmendjen, jo vetëm të psikologëve të sotëm, por edhe të dijetarëve që nga kohët më të lashta, sepse aktiviteti i tij psiko-fizik, ndikon dhe drejton pothuajse shumicën e sjelljeve. I përbërë nga miliona neurone, truri (sidomos ai i qenies njerëzore) është organi më i ndërlikuar i çdo gjallese. Shprehur figurativisht ai është më i ndërlikuar se cilido kompjuter i sotëm modern, pra një superkompjuter biologjik. Sa për ilustrim, sërish figurativ, mund të themi se i tërë rrjeti telefonik botëror, në krahasim vëllimor me trurin, paraqet vetëm një kokërr fasuleje.

Truri është edhe pjesa më e rëndësishme dhe më e ndërlikuar e sistemit nervor. Ai veçanërisht luan rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin e jetës psikike të njeriut; rregullon funksionimin e organeve; harmonizon organizmin në përgjithësi; bën të mundur lidhjen e organizmit me realitetin objektiv (nëpërmjet transmetimit të impulseve nervore) dhe paraqet bazën fiziologjike për tërë jetën psikike: pra, është bartës i të gjitha proceseve psikike.

Pjesët kryesore të trurit janë tri: truri i madh, truri i mesëm dhe truri i vogël, kurse pjesa më e rëndësishme dhe më e zhvilluar e tij është korja e trurit ose siç quhet ndryshe, korteksi. Në zhvillimin e sistemit nervor, korja e trurit zhvillohet më vonë dhe ajo paraqet rezultatet më të larta të evolucionit. Sipërfaqja e saj është rreth 2m2 dhe përmban rreth 14 miliard elemente qelizore.

Truri i të porsalindurit është katër herë më i lehtë se ai i njeriut të rritur. Deri në vitin e gjashtë truri arrin përafërsisht 90% të peshës dhe të proporcioneve të tij përfundimtare. Kështu, ndërmjet moshës 9 dhe 10-vjeçare, truri i fëmijës arrin të ketë proporcion gati të njëjtë me atë të trurit të të rriturit. Gjithashtu, është vërtetuar shkencërisht se pesha dhe mosha e trurit nuk është e lidhur drejtpërsëdrejti me zhvillimin e inteligjencë. Truri peshon rreth 1.5 kg.

Forca e trurit

Siç u tha edhe më lartë, inteligjenca nuk varet, as nga pesha e as nga vjetërsia e trurit. Njeriu mund të arrij rezultate fenomenale në moshë shumë të re dhe shumë të vjetër. P.sh. Gogeni filloi të merret me art pas moshës 30-vjeçare. Mikelangelo, veprat më madhështore i krijoi në moshën 80-vjeçare. Edhe Pikaso veprat më të mëdha i krijoi në vitet e 90 të jetës.

Aleksandri i Madh i Maqedonisë i njihte me emër të gjithë ushtarët e tij. Mitroditi ka sunduar mbi 22 popuj dhe ka biseduar me të gjithë pa përkthyes. Kinej Cynes, delegat i mbretit Pirro, për një ditë i mësoi të gjithë emrat e anëtarëve të senatit dhe të shumë njerëzve të tjerë të Romës, me të cilët u takua.

Filozofi dhe mjeku arab, Ibun Sina, shekulli X, që në moshën 10-vjeçare e recitonte Kur'anin përmendësh, ndërsa në moshën 14-vjeçare edhe të gjitha veprat e Aristotelit. Shkrimtari spanjoll, Alfonso Tostado, shekulli XV, kishte memorie fantastike: secilin libër që e lexonte dy herë, mund ta përsëriste fjalë për fjalë.

Moxarti që në moshën 14-vjeçare, në kishën e Shën Pjetrit në Romë, mbante mend gjatë kohës së interpretimit gjithë muzikën e një muzikanti të madh, notat e së cilës ruheshin në fshehtësi. Indiania, Shakuntala Devi ishte për gjashtë sekonda më e shpejtë se kompjuteri në zgjidhjen e një problemi të ndërlikuar matematikor (është fjala për vitet 80) etj.

Gjithashtu, truri i madh ndahet edhe në dy pjesë: e majta dhe e djathta, kështu që secila anë e trurit kontrollon pjesën e kundërt të trupit: pra, në qoftë se dëmtohet ana e majtë e trurit, pëson paralizë pjesa e djathtë e trupit dhe anasjelltas.

Kërkimet më të reja nga profesoresha Roberta Ornshtajn, japin dritë më tepër në aktivitetin e këtyre dy pjesëve të trurit. Pjesa e majtë e trurit drejton aktivitetet shkencore: matematikën, logjikën, analizën etj., ndërsa pjesa e djathtë drejton aktivitetet artistike: ngjyrat, muzikën, ritmin, fantazinë etj.

Sipas Ornshtajn-it, njerëzit që janë mësuar ta shfrytëzojnë njërën anë të trurit, e kanë vështirë ta shfrytëzojnë edhe pjesën tjetër. Është interesante se kur njëra anë e trurit dëmtohet, atëherë e gjithë forca kalon në anën tjetër. Por në qoftë se shfrytëzohen të dy pjesët e trurit, shumëfishohet aftësia deri në gjenialitet.

Hulumtimet tek njerëzit, të cilët zakonisht konsiderohen artistë ose shkencëtarë të mëdhenj dhe supozohet se kanë shfrytëzuar te dy pjesët e trurit, japin këto rezultate: Ajnshtajni konsiderohet si shkencëtari më i madh i kohës së vet. Ai nuk ishte vetëm matematikan apo fizikan, por edhe ëndërrues i madh, i cili për ëndërrimet gati sa nuk u përjashtua nga kolegji.

Sipas fjalëve të tij, Teorinë e relativitetit nuk e zbuloi, duke punuar në tavolinë, por i shtrirë, duke shikuar diellin me sy gjysmë të mbyllur. Rrezet e diellit, duke kaluar nëpër qepalla, oscilonin duke u shpërndarë në mijëra rrezatime të imëta. Ajnshtajni pyeti veten se si do të dukej udhëtimi në një nga ato rreze të diellit.

Kështu, fantazia e çoi deri në atë vend, ku njohuria shkollore nuk e lejonte të shkonte, por imagjinata (ana e djathtë e trurit) dhe njohuritë shkencore (ana e majtë e trurit) e çuan atë deri te zbulimi më i rëndësishëm i të gjitha kohërave - Teoria e Relativitetit.

Pikaso, një ndër piktorët më të njohur të kohës së sonë, tregon se në mënyrë matematikore dhe gjeometrike e ka përshkruar atë që ka dashur ta punojë, duke paraqitur me detaje marrëdhëniet specifike, të cilat ka pretenduar t'i krijojë me ngjyrë, formë dhe vijë.

Ndoshta rasti më i mirë për ilustrimin e forcës së përbashkët të dy pjesëve të trurit do të ishte Leonardo da Vinçi, një ndër kokat më kreative të të gjitha kohërave, i cili ishte: matematikan, linguist, artist, anatomist, arkitekt etj. Supozohet se Leonardo me njërën dorë ka vizatuar, ndërsa me tjetrën ka shkruar shënimet e tij. Ekspertët që janë marrë me punimet e Leonardos, thonë se për t'i përmbledhur të gjitha punimet e tij, një njeriu i duhet 40 vite punë e pandërprerë, nga tetë orë në ditë dhe atë, me njërën dorë të shkruaj, ndërsa me tjetrën të vizatojë.

Siç pamë edhe më lart, kapaciteti i trurit është i pakufishëm. Sa është i pakufishëm aq është edhe i pazbuluar dhe misterioz ose me fjalë të tjera, truri është i vetmi organ që studion vetveten.

Konsiderohet se truri është një ndër krijesat më të ndërlikuara dhe më të çuditshme të natyrës në tokë dhe se është fare pak i shfrytëzuar. Sipas Prof. Toni Bizen, trurin e kemi në funksion vetëm 1%, ndërsa Karl Shishar jep mendimin se vetëm 10% e trurit shfrytëzohet, kurse pjesa tjetër (90%) është një gjigant i fjetur. Ndërsa sipas njohurive më të reja, supozohet se ne shfrytëzojmë vetëm 4% nga numri i përgjithshëm i qelizave nervore.

Nga gjithë kjo që u tha, del se truri posedon kapacitet të pamatur, të cilin asnjë tru elektronik, së paku deri më sot, nuk mund ta arrijë. Ai mund të pranoj (teorikisht) deri në 10 15% të mendimeve.

Se sa është mundësia e pamatur e pranimit të informacioneve mund ta kuptojmë vetëm përmes rrugës së krahasimit figurativ. Për t'u numëruar kjo madhësi e informacioneve, një njeriu i duhen 30 milion vjet punë të pandërprerë, ditë e natë, me shpejtësi: një informacion për një sekondë; ose nëse e paramendojmë se secila pjesë e mendimeve ose çdo informacion është në madhësinë e një kokrre gruri, atëherë kjo masë e pamatur e grurit do të mund të vendosej në një depo, e cila do të kishte lartësinë 3 metra, gjerësinë 5 metra dhe gjatësinë 4500 km.

Në koren e trurit, mendohet se ekzistojnë rreth 15 miliard qeliza, të cilat po të vendosen në një varg të pandërprerë, do të formonin gjatësinë rreth 100.000 km.

Se si funksionojnë ato qeliza në tru, me biliona lidhjesh mes tyre ndoshta kurrë nuk do të zbulohet.

Historia e zhvillimi i trurit

Siç e pamë edhe më lart, truri ka tërhequr vëmendjen e njeriut që nga lashtësia. Sipas shënimeve historike, truri për herë të parë përmendet në një papirus, të cilin historianët e mjekësisë e konsiderojnë si librin më të vjetër mjekësor në botë.

Ky papirus edhe u emërtua si "Papirus Edvin Smith", sipas emrit të personit, i cili e gjeti në Ksar (Egjipt) më 1862. Supozohet se është shkruar rreth vitit 1700 p. e. s. (1200 vjet para Hipokratit, babait të mjekësisë, në formulën e të cilit edhe sot e kësaj dite betohen mjekët e rinj para se ta fillojnë këtë profesion).

Truri përmendet edhe tek grekët e vjetër, si tek Hipokrati, Aristoteli, Platoni etj., por edhe më vonë, në shkollën e Alkesandriesë, 335 - 285 p. e .s., Herofili dhe kolegu i tij Erazistrati, filluan të merren në mënyrë sistematike me trurin dhe që atëherë zbulimet për trurin përparojnë ngadalë nëpër shekuj deri në ditët tona.

Përsosja e pjesëve të posaçme të trurit, tek organizmat shtazorë gjatë evolucionit, vështirë mund të shpjegohet, edhe pse evolucioni i shqisave organike ka filluar mjaft herët, që në kohën kur janë formuar organizmat njëqelizorë.

Mund të thuhet se tek shqisat organike ekziston një substancë, e cila ka rolin e baterisë për shndërrimin e rrezeve të marra në energji elektrike me forcë të ulët.

Të gjitha kërkimet për sistemin e komunikimit nëpërmjet sinjaleve biologjike (impulseve) te organizmat shtazorë, vërtetojnë se komunikimi kryhet posaçërisht nëpërmjet impulseve bioelektrike. Përshtypjet e jashtme mbarten nëpërmjet shqisave (në formë fotografish) në qendrat përkatëse, ku një pjesë e tyre mbeten përgjithmonë lidhje biokimike.

Pra, shqisat, jo vetëm të njeriut, por edhe të shumë gjallesave tjera, nuk janë gjendje metafizike, por procese biokimike. P.sh. pa kujtesën organizmat shtazorë nuk do të bënin shumë dallime. Ato nuk do e dinin kë e kanë mik e kë armik; nuk do të mund të kryenin zgjedhjen e ushqimit; nuk do e njihnin partnerin e vet. Praktikisht, ato do të silleshin në mënyrë shumë instinktive.

Sipas shumë eksperimenteve me shtazë, të cilave u është hequr truri i madh, është vënë re se ato shtazë kanë treguar sjellje shumë të pakoordinuara. P.sh. gjarpri, pa trurin e madh, mund të lëvizë shumë mirë, por nuk i njeh armiqtë e vet. Pëllumbi, pa trurin e madh, qëndron pa lëvizur si nje mumje, pra nuk tregon asnjë interes për ndodhitë që zhvillohen rreth tij.

Qeni pa trurin e madh, nuk e njeh pronarin e vet, nuk e dallon ushqimin e nuk e njeh as frikën. Majmuni pa trurin e madh, nuk posedon kujtesë ose inteligjencë dhe jeton deri në tri javë. Bretkosa dhe peshku, pa trurin e madh, kanë sjellje gati normale. Kurse, fëmija pa trurin e madh, në një rast ka jetuar tri vjet e nëntë muaj, edhe pse nuk e ka njohur nënën e vet dhe nuk ka mundur të mësojë asgjë.

Ndërsa tek njeriu, gjatë eksperimentimeve, kemi këto rezultate: Çrregullimi i funksionit të trurit të vogël ka si pasojë jostabilitetin e theksuar gjatë qëndrimit me sy hapur, luhatet tepër, është jostabil, kurse symbyllur rrëzohet. Te çrregullimet apo ngacmimet e trurit të mesëm, shkaktohet humbja e ndjenjës mekanike, termike, akustike, optike ose shkaktohet ndjeshmëria e tepruar (hiperstezia). Çrregullimi i trurit të madh, respektivisht i kores së trurit, mund të shkaktojë humbjen e plotë të kujtesës ose të shkaktojë rritjen maksimale të saj.

Neokirurgu nga SHBA, Dr. Wait, arriti i pari të izolojë trurin. Mbi 100 tru të majmunëve, Wait-i arriti t'i ndajë nga kafka dhe t'i largojë nga truri dhe për orë të tëra t'i mbajë në jetë.

Ndërsa tre shkencëtarë japonezë (Sudo, Kito dhe Adaqi), arritën që disa tru macesh t'i ngrijnë deri në -20º C, t'i ruajnë në frigorifer me ngrirje të thellë dhe prapë t'i ringjallin. Kur arritën ta ndajnë trurin nga trupi, atëherë lindi edhe ideja për mundësinë e shartimit të trurit.

Dr. Wait-i arriti i pari ta realizojë këtë eksperiment që në vitin 1965 nëpërmjet transplantimit të trurit të qenit. Prapë lindi pyetja: a mund të bëhet kjo edhe te njeriu? Wait-i mendon se po, por thotë se ai nuk do e bëjë i pari, pasi ende nuk e ka gjetur daljen nga dilema se a është kjo e drejtë apo jo.

Shkaqet e zhvillimit të trurit nuk mund të jenë vetëm dëshirat dhe aktivitetet e qenieve të gjalla. Kushti, pothuajse kryesor për zhvillimin e trurit, është ambienti natyror, në të cilin sillet njeriu. Njeriu dhe ambienti janë faktorë, nga të cilët varet edhe zhvillimi i shpejtë ose i ngadaltë i trurit.

Duhet të theksojmë se, inteligjenca trashëgohet nga paraardhësit në masë shumë të vogël, prandaj ajo arrihet dhe zhvillohet nga aktiviteti gjatë gjithë jetës. Pra, me të drejtë fiziologu Sherington, i cili zbuloi shumë ligje të funksionimit të trurit, e quajti atë "top magjik" dhe konsideroi se truri do të mbetet fshehtësia e natyrës, e cila e fundit do t'i zbulohet njerëzimit.

Përgatiti:Klarita Bajraktari
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1414


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Admin prej 04.06.09 22:34

Misteret e trurit njerëzor

Ligjet matematikore të një studimi të bazuar mbi probabilitetin

Prej shumë kohësh, ne, qeniet njerëzore, kërkojmë të kuptojmë se si funksionon truri ynë, organi më kompleks i universit deri më tani. Sot dimë se në çfarë mënyre ajo që perceptohet nga shqisat tona kthehet më pas në sinjale elektrike, se si pjesët e ndryshme të trurit i përpunojnë këto sinjale, si formohen kujtimet dhe se si i kontrollojmë muskujt.

Gjithashtu dimë se cilat pjesë cerebrale aktivizohen kur dëgjojmë dikë të flasë, kur shohim një pikturë, ose kur biem dakord për një çmim. Dhe kemi filluar të kuptojmë mekanizmat e neuroneve në bazën e të kuptuarit dhe të proceseve që marrin vendimet.

Por nuk kemi gjetur akoma mënyrën për t‘i bashkuar të gjitha këto teori dhe të krijojmë një të vetme. Në fakt, deri më tani shkencëtarët nuk kanë arritur të formulojnë një ekuivalent të ekuacionit të Skrodinger për fizikën kuantistike, pra një ligj matematikor që përmbledh funksionimin e trurit. Dhe as nuk kanë një projekt të prekshëm në përgjithësi.

Por, nëse jemi kaq pranë për të shpjeguar universin, pse truri njerëzor vazhdon të jetë akoma kaq shumë i vështirë për t‘u kuptuar? Sepse është një organ më i vështirë dhe i komplikuar se një sistem fizik. Ai është produkti i 500 milionë viteve evolucion.

Kryen shumë funksione, si arsyetimi, memoria, perceptimi, të kuptuarit, vëmendja dhe emocionet (këto sa për të marrë disa shembuj) dhe përdor një numër të pabesueshëm qelizash, lidhjesh dhe receptorësh.

Pra, nuk na lejon ta përshkruajmë me një ligj të thjeshtë matematikor. Por kjo nuk i ka penguar ekspertët shkencorë të provojnë e të provojnë sërish. Në këto vitet e fundit ata kanë formuluar një seri hipotezash për mënyrën me të cilën truri përpunon informacionet, me shpresën për t‘i aplikuar më tej në makineritë inteligjente.

Por asnjë nga këto ide deri tani nuk ka ngjallur entuziazëm të madh. Por ndoshta një ekip i Universitetit të Londrës ka arritur të zhbllokojë këtë situatë. Karl Friston dhe kolegët e tij kanë formuluar një ligj matematikor, që sipas disave mund të jetë studimi më i afërt i teorisë unike.

Puna e tij e ka bërë Stanislas Dehaene të ndërrojë mendje (ky i fundit, një psikolog dhe neuroshkencëtar i "College de France" të Parisit) mbi mundësinë se ekziston një ekuacion i Skrodinger për trurin.

Friston u nis nga një teori që ekzistonte më parë, e cila e konsideronte materien gri si një makineri për llogaritjen e probabilitetit në gjendje të bëjë parashikime të vazhdueshme për botën dhe t‘i rifreskonte në bazë të perceptimeve të shqisave.

Kjo teori lindi në vitin 1983, kur Xhefri Hinton, i Universitetit të Torontos dhe Terri Sejnovski, që në atë epokë punonte në universitetin "Johns Hopkins" të Baltimorës, e përshkruan trurin si një makineri që i merr vendimet në bazë të stimujve që vijnë nga bota e jashtme.

Në vitet nëntëdhjetë, të tjerë kërkues hodhën hipoteza se truri dijet e tij i ka përftuar me anë të probabilitetit: në vend të llogarisë distancën e një objekti, duke përdorur një numër, ai e trajton atë si një gamë të mundshme vlerash, disa prej të cilave janë më të mundshme se të tjerat.

Truri përdor një mekanizëm rrjedhimor për të ndërtuar modele gjithmonë e më shumë precize për atë se çfarë po ndodh tani dhe do të ndodhë në të ardhmen, mendon Friston.

Me fjalë të tjera, truri mendohet se llogarit mundësitë me formulën e Bayes (që e merr emrin nga matematikani britanik i viteve 1700, Tomas Bayes), një sistem për të përditësuar llogaritë e probabilitetit të një ngjarjeje në bazë të informacioneve të reja.

Nga një seri eksperimentesh mbi perceptimin dhe të kuptuarit është zbuluar se njerëzit e llogarisin pozicionin ose shpejtësinë e një objekti në lëvizje me një metodë korrespondente me teorinë e probabilitetit të Bayes.

Madje është vërtetuar se truri formulon parashikime dhe i përditëson sipas teorisë së Bayes. Për shembull, kur dëgjojmë dikë të flasë, truri ynë nuk limitohet së marri informacione, madje parashikon se çfarë do të dëgjojë tjetër dhe modifikon në mënyrë konstante parashikimet e tij në bazë të informacioneve që do të marrë në vazhdim.

Kjo influencon thellësisht në atë se çfarë dëgjojmë dhe na lejon t‘u japim kuptim edhe fragmenteve të bisedave ku nuk jemi përqendruar plotësisht. Kapaciteti për të bërë parashikime dhe për t‘i rifreskuar ato duket si një karakteristikë universale e trurit, që vlerëson në vazhdimësi informacionet dhe i krahason me parashikimet e tij të brendshme për të krijuar një kuptim.

Gjithsesi, ligji i Bayes nuk është një rregull i përgjithshëm, por më së shumti është një kompleksitet metodash që bashkëveprojnë dhe përdorin teorinë e probabilitetit, si për shembull kuptimi i fjalëve, njohja e objekteve ose tingujve. Por askush nuk ka arritur deri më tani t‘i unifikojë këto teori dhe as të shpjegojë përse turi funksionon kështu.

Por këtu futen në lojë kërkimet e Friston, që në vitet nëntëdhjetë punonte bashkë me Hinton në Universitetin e Londrës. Në atë kohë Hinton kishte filluar të eksploronte konceptin "energji e lirë", që aplikohej në rrjetet nervore artificiale.

Një model që vjen nga termodinamika dhe nga mekanika statike, ku tregon sasinë e energjisë së vlefshme të një sistemi, si për shembull një makineri me avull, që është e barabartë pak a shumë me diferencën ndërmjet energjisë totale të prodhuar dhe energjisë "së panevojshme".
Hinton kishte kuptuar se energjia e lirë ishte ekuivalenti matematikor i diçkaje që e njihte mirë: diferenca ndërmjet parashikimeve të bëra nga një rrjet nervor artificial dhe perceptimet e tij reale.

Ai dëshmoi se ishte e mundur të zgjidheshin disa problem më të rëndësishme që ishin shfaqur me makineritë, duke e konsideruar "gabimin në parashikim" si energji të lirë dhe e minimizoi atë.

Ndërsa Friston shpenzoi shumë vjet për të kuptuar nëse mund të aplikohej i njëjti koncept në funksionimin e trurit. Filloi të kuptonte se përditësimi konstant i llogaritjeve të mundësive mund të shprehej edhe në terma të minimizimit të energjisë së lirë.

Në vitin 2005 sugjeroi idenë se një "princip i energjisë së lirë" do të shpjegonte të paktën perceptimin e shqisave. Le të marrim një shembull kur shohim diçka me bisht të syrit.

Në fillim nuk kuptojmë qartë se çfarë është, ose për të përdorur terminologjinë e Friston kuptojmë se është një hapësirë gabimi ndërmjet asaj që truri parashikon dhe asaj që percepton.

Për të zvogëluar këtë hapësirë gabimi, Friston mendoi se truri ka dy alternativa: të ndryshojë parashikimin e tij, ose të ndryshojë mënyrën me të cilën mbledh të dhënat nga ambienti përreth.

Nëse zgjedh të dytën, do ta kthejmë kokën instinktivisht për ta vendosur objektin në qendër të fushëpamjes tonë. Kjo është një mënyrë për të pakësuar sa më shumë mundësinë për t‘u vënë në befasi. Ndërsa nga këndvështrimi matematikor, energjia e lirë është gjithmonë superiore ndaj befasisë.

Pra, nëse mund ta pakësojmë në minimum, do të jemi në gjendje të evitojmë përballje tepër të shpërqendruara me botën e jashtme.

Në ato kohëra, Friston zhvilloi principin e energjisë së lirë për të shpjeguar perceptimin, por tani mendon se kjo mund të shtrihet edhe në tipe të tjera procesesh cerebrale.

Sipas tij, në fakt, sot çdo veprim i trurit ka tendencën për të minimizuar energjinë e lirë, ose gabimin e parashikimit: në brendësi të tij do të ndryshojnë të gjitha ato që mund të eliminojnë gabimet e parashikimeve, që nga aktivizimi i neuroneve, deri te lidhjet e tyre, nga lëvizjet e syve e deri te vendimet e marra në jetën e përditshme.

Marrim si shembull elasticitetin e neuroneve, që si ide tashmë është pranuar nga shumë shkencëtarë se, duke fituar eksperiencë, truri modifikon rrugët e tij të brendshme dhe gjithashtu lidhjet e tij.

Kjo teori, e propozuar në vitet 1940 nga psikologu kanadez Donald Heb, konsiderohet si mekanizmi me bazë në të kuptuarin dhe memorien. Principi i Frinston e shpjegon këtë proces duke përshkruar neuronet se si ndërveprojnë me njëri-tjetrin kur përballen me një stimul të ri. Neuroni A "parashikon" se neuroni B do të reagojë ndaj stimulit në një mënyrë të caktuar.

Dhe nëse parashikimi është i gabuar, neuroni A do të modifikojë forcën e lidhjes së tij me neuronin B, për të pakësuar hapësirën e gabimit.

Praktikisht, truri do të modifikojë parashikimet e tij të brendshme, deri sa ta pakësojë gabimin në minimum dhe rezultati është krijimi i një arsyetimi ose magazinimi i një kujtimi.

Në teori, gjithçka shkon mirë, por si do të dimë nëse truri real funksionon pikërisht kështu? Për t‘iu përgjigjur kësaj pyetjeje, Friston dhe të tjerë kërkues janë përqendruar në koren e kokës, shtresa prej tre milimetrash që formon sipërfaqen e jashtme të trurit.

Ajo është qendra e funksioneve "të larta", si të njohurit, të kuptuarit, perceptimi dhe të folurit.

Ka një anatomi precize, një hierarki shtresash me neurone, ku çdokush prej tyre është i lidhur me neuronet e niveleve të tjera. Friston ka krijuar një simulim kompjuterik të kores së kokës me shtresa neuronesh, që marrin dhe transmetojnë sinjale: ato që shkojnë nga nivelet më të larta drejt niveleve më të ulëta përfaqësojnë parashikimet e brendshme të trurit, ndërsa ato që shkojnë në sensin e kundërt përfaqësojnë perceptimet sensoriale.

Kur vjen një informacion, neuronet e nivelit të lartë rregullojnë parashikimet e tyre në bazë të teorisë së Bayes. Mund të duket si një simulim abstrakt, por ka një qëllim konkret: kjo i lejon shkencëtarët të kuptojnë se cilat skema duhet të kërkojnë në trurin njerëzor.

Në vitin 2007, ekipi kërkimor përdori imazhe të marra nga rezonancat magnetike për të ekzaminuar se çfarë ndodh kur sytë tanë janë duke parë.

Vullnetarët shikonin dy seri pikash në lëvizje, të cilat ndonjëherë lëviznin në sinkroni dhe disa herë në mënyrë më të çrregullt. Skema e këtij aktiviteti korrespondonte mjaft mirë me modelin e Friston dhe kështu u vërtetua hipoteza se sinjalet që shkojnë nga lart poshtë vlejnë për të korrigjuar ndjeshëm gabimet e parashikimeve.

Madje është vërtetuar se e njëjta gjë vlen edhe për sinjalet akustike. Por disa të tjerë nuk besojnë se principi i "energjisë së lirë" është i vlefshëm. Gjithsesi, ka shumë për t‘u punuar, por deri më tani puna e Friston është ajo më shpresëdhënësja. Do të duhet kohë për të vlerësuar punën e tij, por deri më tani ajo mbetet hipoteza më e rëndësishme.

Pjesa më e madhe e modeleve të tjera është tepër e limituar, duke marrë në konsideratë vetëm një aspekt të funksionimit të trurit. Ndërsa ai i Friston i afrohet më shumë një teorie të përgjithshme, asaj çfarë të gjithë shkencëtarët duan të formulojnë.
avatar
Admin

1141


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Admin prej 04.06.09 22:36

Misteret e mendjes

Misteret e mendjes mbledhin shkencëtarët dhe fetarët për të zbuluar fuqinë e njeriut! Si përmirësohet çrregullimi hiperaktiv i deficitit të vëmendjes? Për herë të parë bashkohen në një studim njerëz të rëndësishëm nga dy grupe të kundërta të shoqërisë: shkenca dhe feja.

Këtë e ka realizuar e para qendër në botë që merret me studimin e ndërgjegjes së njeriut, Qendra Oksford për shkencën e mendjes (OXSCOM). Mendja e njeriut, edhe pse me përmasa të vogla, është burim i një pafundësie misteresh.

Me anë të fantazisë apo besimit ajo jo vetëm mund të prodhojë histori, por edhe mund të shërojë sëmundje apo dhimbje që hasen kur nuk ka shkaqe të përgjithshme për to (dhimbjet neuropatike).

Por të dy këto grupe nuk kanë qenë në gjendje të shpjegojnë saktësisht ekzistencën e disa njerëzve anormalë, që thuhet se mund të shndërrohen në kafshë apo mund t'i mbijetojnë kohës.

Edhe pse kanë qindra vjet që diskutohen, ata akoma quhen pjellë e fantazisë së njeriut. Qytetarët e thjeshtë, që janë viktimat e fenomeneve të tilla, shpeshherë i bien ndesh këtij opinioni prej "ekspertësh".

Vampirët kafshojnë jashtë Brumit

Mitet urbane rastësisht po i shtyjnë paksa kufijtë e besimit, por për njerëzit e Birminghamit nuk është e lehtë të qeshin me mundësinë se një vampir po strehohet në qytet.

Historitë e një njeriu që krekoset rrugëve, duke zhytur dhëmbët të kalimtarët, filluan të shfaqen në zonën Uard End të qytetit muajin e kaluar.

Sipas zërave, ai kafshon një njeri që ecën në rrugë, më pas u hidhet banorëve të afërt që vijnë në ndihmë të tij. Media lokale është "përmbytur" me thirrje nga banorët e qyteteve Saltlei, Smoll Heth dhe Alum Rok, që kanë dëgjuar për sulmet dhe njerëzit e kafshuar që kanë dalë për ndihmë para dyerve të tyre.

Policia e Uest Midlandsit beson se ata po ndikohen nga një rrëfenjë se sa nga një gjakthithës që sillet rrotull.

"në nuk kemi marrë më thirrje nga banorë që ankohen e janë kafshuar. Kjo duket se ka qenë një mit urban", tha një zëdhënës në "Birmingham Evening Mail". Ata që deklarojnë se kanë parë një sulmues, thonë se ai është i zi dhe afër të tridhjetave. Edhe pse policia mendon se ai është një lugat, disa banorë nuk janë të sigurtë se duhet ta besojnë këtë.
Opinione

"Ajo që kam dëgjuar është se ka një burrë që del rrugëve dhe sulmon njerëzit si qen i tërbuar dhe i kafshon ata", tha Xhozefina Mekneli, që punon në pubin "Old Barlei Mou" në Uard End. "Të bën të dridhesh".
"E dëgjova historinë të berberi dje", tha Atë Antoni Rohan, i kishës "Holy Family Catholic" në Smoll Heth. "Ata më pyetën nëse unë besoj në vampirët dhe unë u përgjigja jo. Më pas shitësja e ëmbëlsirave më shpjegoi gjithçka. Nuk jam i shqetësuar, mendoj. Kam një tufë me kryqe në shtëpi".

Testi biologjik për çrregullimin e vëmendjes

Është zhvilluar testi i parë për çrregullimin hiperaktiv të deficitit të vëmendjes (ADHD).
avatar
Admin

1141


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Jon prej 27.10.09 22:45

Truri, arma moderne e së ardhmes


syri - Truri 2016psispy

Një nga drejtimet në të cilat bëhen prej vitesh kërkime është fuqia misterioze e trurit të njeriut. Ky është një drejtim, që gjithnjë ka tërhequr vëmendjen e shteteve të zhvilluara dhe të qeverive që ata drejtojnë.

Para disa dekadash e më tutje, shumë njerëz që kishin aftësi të rralla psikike, filluan të shiheshin më seriozisht nga shkenca. Ata nuk ishin më njerëz që thonin broçkulla, por ishin njerëz që mund të dinin gjëra që askush nuk imagjinonte.

Bëhej fjalë për njerëz, të cilët arrinin që të bënin parashikime apo arrinin të shikonin vende të ndryshme, me anë të vënies në funksion të trurit të tyre, duke kryer një lloj udhëtimi intuitiv, në të cilin arrinin që të shikonin realisht vende e persona.

Ky duket si një skenar filmash fantastiko-shkencor, por realisht është një e vërtetë e thellë, e cila tregon se njeriu ka aftësi të pashfrytëzuara, të cilat të çojnë deri në nivele të tilla, që të kujtojnë fuqitë e mbinatyrshme të faraonëve të lashtë.

Por ç'është kjo teknikë, çfarë kryen, kush mund ta arrijë, a janë të tërë njerëzit të aftë që të kenë fuqi, të cilat momentalisht konsiderohen paranormale, utopike apo të paarritshme?

Amerikanët e quajnë "Remote Viewing" (Shikim në distancë) RV. Në fokusin e instituteve të ndryshme, ka kohë që është vendosur në qendër të optikës aftësia e këtyre njerëzve, që arrijnë që të shohin në distancë mijëra kilometrash atë që ndodh, duke përdorur fuqinë e trurit të tyre.

Kjo është një aftësi psikike që të lejon të perceptosh vende, persona dhe veprime, gjë të cilën e bën pa ndihmën e asnjërës prej shqisave (të paktën këtyre që njihen).

RV shpeshherë quhet edhe doktrina psikike. Është në kufijtë e të pabesueshmes ajo që mund të arrijnë ata që praktikojnë diçka të tillë. Nuk ka kufi për këta njerëz. Ata arrijnë që të monitorojnë me anë të trurit të tyre çdo gjë në galaksinë tonë.

Mund të shohin nën shtresa toke, një mal në Jupiter, një fëmijë të humbur, një trup të varrosur diku, një njeri që mbahet peng me mijëra milje larg, mund të shohin brenda Pentagonit, Kremlinit, Vatikanit etj. Për ta nuk ka kufij.

Ingo Swann dhe Harold Sherman kanë pohuar që të kenë kryer RV të sipërfaqes së Mërkurit dhe të Jupiterit. Ky eksperiment u zhvillua më 27 prill 1973. Dr.Russell Targ dhe Dr. Harold Puthoff, studiuan Ingo Swann dhe Harold Sherman, me qëllim vërtetimin e saktësisë së informacionit që ata pohonin se shikonin me anë të trurit, si dhe studimin e fenomenit.

Ata arritën që të shohin sipërfaqet e planeteve në fjalë dhe bënë edhe vizatime që të tregonin atë që ata kishin parë. Mënyra që do të vërtetohej apo do të hidhej poshtë një gjë e tillë ishte verifikimi i të dhënave, duke i krahasuar me ato që vinin nga burimi më i besueshëm në kontrollin e hapsirës qiellore, NASA. Sondat "Mariner 10" dhe "Pioneer 10", kishin kryer kërkime dhe kishin fiksuar pamje të planeteve, të cilat u krahasuan më të dhënat që sollën dy personat, që pohuan se kryen një udhëtim mendor deri në ato planete.

U hapën diskutime të ndryshme dhe, duke krahasuar ato që këta njerëz treguan se kishin parë, u kundërshtua vërtetësia e tyre, sepse 46% ishin informacion i pasaktë. Gjithsesi nuk u arrit të shpjegohej se si ishte e mundur që arritën të tregonin 50% informacion të saktë (gjithnjë nëse ka qenë kaq e jo më shumë).

Nga studime që u bënë në këtë drejtim është arritur në një shifër të tillë ku ndoshta një në 65 persona që ushtrojnë RV, mund të arrijë që të kryejë udhëtime yjore psikike, pra, duke përdorur fuqinë mendore. Në këto udhëtime thyhen barrierat kohë hapësirë dhe mund të kryesh ëndrrën e të gjithë njerëzve, udhëtimin në kohë, pavarësisht se jo fizikisht, por vetëm mendërisht.

Këto përfundime janë shokuese, por shumë studies edhe pse nuk kanë arritur që të japin shpjegime përfundimtare në lidhje me to, nuk i mohojnë si fenomene.

Gjithsesi në këtë eksperiment të vitit 1973, udhëtimi yjor që kryen ata dy individë ishte shumë i shpejtë dhe mendohet se, ndoshta mund të kenë lëvizur edhe nga një galaksi në tjetrën, pasi që të kontrollosh aftësi të tilla duhet shumë praktikë dhe një kohë e gjatë që të ushtrohesh duke zbatuar një disiplinë të hekurt.

Gjithsesi, duke krahasuar të dhënat që ata dhanë para 30 e ca vjetësh, me ato të sotmet, është arritur në përfundimin se ata njerëz e kanë kryer një udhëtim të tillë.

Gjithsesi një rast i ngjashëm, pra i një njeriu që kishte aftësi të tilla të rralla gjendet edhe në vitin 1958, ku më vonë u bë edhe një libër për të. Ai quhej Kuda Box dhe ishte një indiano-amerikan.

Arrinte që të lidhte disa metra fasho apo çdo lloj cope tjetër, rreth syve dhe të gjente ngjyra objektesh pas shpinës së tij, të lexonte libra pa i parë fare, të shikonte foto revistash edhe pse ishin në cepin tjetër të dhomës e pas shpinës së tij.

U quajt njeriu me sytë me rreze X, por sigurisht që nuk u mor seriozisht. Ai nuk kërkoi kurrë që të bënte reklamë për atë që ai kryente dhe për fuqinë që kishte. Personi që shkroi për të ishte studiues dhe gjithnjë besoi te fuqia e Kudës. Mendohet se të tërë njerëzit mund të arrijnë diçka të tillë, por duhet ditur mënyra e çlirimit të një fuqie të tillë.

Në kërkime të ndryshme që janë bërë për të mësuar zanafillën e këtij fenomeni, është vërejtur se në disa tempuj priftërinjsh në Tibet, apo edhe në Indi ekzistojnë njerëz që kanë një aftësi të tillë në shkallë superiore.

Gjithsesi, edhe pse është pjesë e kulturave të lashta, ky fenomen, të paktën për aq sa dihet, ka filluar që të studiohet seriozisht në 40 vitet e fundit. CIA dhe US Army, kanë investuar në projekte të veçanta që merren me kërkime në drejtimin e RV. Programi, i cili merret me kërkime në këtë fushë quhet "Stargate". Sigurisht që ky është një prej atyre programeve kërkimorë që mban mbi vete vulën "TOP SECRET".

Njerëzit që janë përfshirë në këtë program u vunë në lëvizje gjatë identifikimit të vendndodhjes se Gedhafit të Libisë, mbi të cilën Forcat Ajrore amerikane bombarduan me precizion. Një tjetër lëvizje e tyre është edhe evidentimi i një vendndodhje të një avioni në Afrikë.

Edhe pse kjo eksperiencë është deri diku e pabesueshme, media nuk është treguar kurrë skeptike në lidhje me këtë realitet. Tipik është raporti i zonës Sacramento.

Në 28 nëntor të vitit 1995, stacioni televiziv Chanel 10, do të prezantonte Alan Frio dhe Beth Ruyak si "evidenca të reja emocionuese", të cilat provojnë ekzistencën dhe realitetin e fenomenit RV. E njëjta histori do të rrëfehej edhe nga 'Sacramento Bee' dhe 'Associated Press' në një artikull mbi "Stargate", shkruajtur nga Richard Cole.

"Një praktikues i talentuar i RV, pikturoi mulli me erë, ndërkohë që personi që iu kërkua që të shikonte, gjendej pikërisht në një fermë me mullinj me erë në Altamont Pass, në një distancë të konsiderueshme nga vendndodhja e të parit", shkruan Cole.

Shikuesi i talentuar ishte Joe McMoneagle, një ish-pjestar në projekte ushtarake të kësaj natyre. Cole nuk ishte një vëzhgues i thjeshtë, pasi shkrimin e tij ai e bazon në referencat e Dr. Jessica Utts dhe të një profesori të Universitetit të Kalifornisë, Davis, i cili gjithashtu kishte punuar për qeverinë në një projekt të kërkimeve të natyrës psikike.

Në emisionin televiziv të Channel 10, Dr. Utts, konfirmoi se kishte arsye të shëndosha që të besohej se Joe McMoneagle kishte fuqi të mëdha psikike. Ai kishte shërbyer në ushtrinë amerikane për më shumë se 16 vjet.

Ai ka deklaruar, se ka ndihmuar që të lokalizohet vendndodhja e pengjeve të marra nga Irani, në periudhën kur ishte President Xhimi Karter. Tashmë ai është një këshilltar psikik.

Në sajë të pikturave që ai i dha Dr. Utts, kjo e fundit pohoi se ai kishte kryer një udhëtim të tillë, pra kishte praktikuar RV. Ishte një lloj eksperimenti ku një person u dërgua në distancë miljesh për t'u gjetur dhe për t'u përshkruar vendi në të cilin ai ndodhej.

McMoneagle është vetëm një nga njerëzit që kanë aftësi të tilla, të cilët u studiuan nga Targ dhe Puthoff në Stanford Research Institute (SRI) nga 1973 deri në vitin 1989 e më pas, nga Science Applications International Corp., e cila bëri kërkime në këtë drejtim nga 1992 deri në 1994.

Mark Mansfield, zëdhënës i CIA-s, do të deklaronte se CIA, është duke marrë në konsideratë edhe një herë projektet që kanë të bëjnë me fenomenet parapsikologjike, dhe mbi të gjitha me RV, për të përcaktuar rolin e tyre përfundimtar në shërbim të shërbimeve inteligjente.

Ai vinte në dukje se programi "Stargate" nuk ishte më ai i dikurshmi dhe ishte ndërprerë prej kohësh. Gjithsesi janë rreth 60 studiues të psikikës që kanë dhënë kontribut njëherësh për projektet qeveritare. Një prej tyre, David Morehouse, u rekrutua kur mori nje plumb në kokë në Jordani dhe pas kësaj, filloi që të kishte vizione dhe makthe, njëlloj sikur ti përjetonte së gjalli. Ai shkroi edhe librin "Luftëtari Psikik". Shembuj të tillë ka plot dhe mendohet se ka akoma më shumë, nga ata që nuk deklarojnë gjë fare, pasi është një eksperiencë e pabesueshme dhe shpesh herë edhe bezdisëse për atë që e ushtron.

Përveç njerëzve që arrijnë të aktivizojnë RV pas aksidentesh ose vuajtjesh fizike të rastësishme, ka edhe nga ata që në sajë të një disipline të fortë dhe rregullash arrijnë të bëhen "shikues".

Këto janë disa nga projektet më ambiciozë e më sekretë, jo vetëm në Amerikë, por edhe në shumë shtete të tjera. Një gjë është e sigurt, e vërteta është më e pabesueshme se fantazia.

K.Bajraktari
Jon
Jon

1163


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Jon prej 27.10.09 22:51

Sekretet e trurit: Masa gri që na jep identitetin

syri - Truri 080215cerveaug

Truri është organi më i ndërlikuar, më i pakuptueshëm dhe enigmatik i trupit tonë. Ne mund të emërtojmë pjesë të tij, por dija jonë është e kufi zuar në lidhje me funksionin e këtyre pjesëve dhe mbi të gjitha me lidhjen që ato kanë me njëra-tjetrën. Në një libër të fundit të një mjekeje që është marrë për një kohë të gjatë me studimin e këtij organi jetik të trupit tonë janë përmbledhur të gjitha faktet e njohura shkencërisht deri më tani për trurin, si edhe shpjegohet struktura, funksioni dhe problemet e tij.

Truri moral

Kur punëtori i hekurudhës Fienas Gage pësoi një goditje në fytyrë ndërsa po shponte me eksploziv një mur në vitin 1948, pa dashur dha një nga informatat e para në lidhje me funksionimin e këtij organi. Shpërthimi kishte shkaktuar një vrimë që niste në faqe dhe përfundonte në tru, madje në majë të kokës dhe kjo i kishte shkaktuar humbjen e shikimit në syrin e djathtë. Në dukje ky ishte dëmi i vetëm fi zik që iu shkaktua, ndërkohë që pas këtij incidenti, personaliteti i tij ndryshoi kryekëput. Nga një njeri i përgjegjshëm, i sjellshëm dhe i qetë ai u bë një person i ashpër, i pamëshirshëm dhe madje shoqërisht i papërgjegjshëm. Kjo tregoi se dëmi fizik që shkaktohet në disa zona të trurit mund të çojë në ndryshim rrënjësor të personalitetit.

Besimi dhe supersticioni


Sistemi i besimit të njerëzve është një ndërthurje e gjeneve me kulturën, mënyrën e rritjes. Të gjitha këto përbëjnë edhe kornizën e përvojës njerëzore. Por, disa aspekte mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në aktivitetin e trurit. Disa shkencëtarë sugjerojnë se përvojat e mbinatyrshme që deklarohen se janë përjetuar nga disa njerëz mund të jenë edhe pasojë e "shqetësimeve" të trurit. Ndjesia e ekstazës që i shoqëron përvoja të tilla të çuditshme dhe të rralla u është atribuuar deri më sot çarjeve të vogla në lobin temporal. Shqetësimet në lobin temporal lidhen edhe me ndjesinë e një pranie të padukshme, që disa njerëz thonë se përjetojnë në momente të ndryshme të jetës së tyre. Të tilla janë për shembull përvojat e dikujt me shpirtrat apo fantazmat. Ndërsa për sa u përket të ashtuquajturave përvoja jashtë trupit, ato, sipas disa shkencëtarëve, janë të lidhura me aktivitetin e pakësuar të lobeve paralele, të cilat normalisht japin një qartësi dhe ekuilibër në lidhje me perceptimin tonë të kohës dhe hapësirës.

Krijimtaria

Tru të ndryshëm kanë karakteristika të ndryshme. Madje, ndryshimet janë të mëdha edhe në trurin e muzikantëve, mes atyre që improvizojnë dhe atyre që luajnë duke pasur përballë një pentagram. Studimet kanë nxjerrë në dritë se lobet frontale aktivizohen kur muzikantët lexojnë notat, por nuk funksionojnë kur muzikanti improvizon notat, duke u lënë kështu hapësirë ideve momentale. Studiuesit thonë se kjo refl ekton shumë në proceset e krijimtarisë. Kur truri pushon pas një aktiviteti shumë të ngarkuar, valët që lëshon janë të ndryshme nga ato që emeton në momentet e pikut të punës.

Dallimet seksuale

Truri është shumë individual te njerëzit, madje po aq individual sa edhe fytyra. Çdo njeri ka një tru me një ndërtim dhe fi ziologji të ndryshme. Ky dallim vlen edhe për gjinitë. Kështu, i ashtuquajturi corpus callosum, që lidh dy hemisferat e trurit, është më i zhvilluar te meshkujt se sa te femrat. Sipas disa shpjegimeve, ky është shkaku që femrat janë emocionalisht më të ndërgjegjshme se meshkujt, pasi ana e djathtë e trurit që lidhet me emocionet është më e lidhur me të majtën, që është edhe qendra analitike e trurit. Skanimi i trurit të homoseksualëve është i ngjashëm me atë të femrave, pra ata janë më të prirur që të kenë një botë emotive dhe ndjeshmëri tipike femërore. Ndërsa te femrat lezbike, për shembull, ana e djathtë e trurit është më e zhvilluar, një tipar që ngjan me meshkujt heteroseksualë. Tiparet e trurit janë të përbashkëta mes femrave lezbike dhe meshkujve heteroseksualë.

Personaliteti

Studimet në lidhje me trurin kanë nxjerrë në dritë se per-sonaliteti mund të jetë "i dukshëm" edhe nga aktiviteti i zonave të ndryshme të trurit. Kështu, njerëzit që pëlqejnë aventurat, gjërat dhe eksperiencat e reja kanë një lidhje më të fortë mes hippocampus-it dhe striatum-it, ndërsa njerëzit e turpshëm shfaq-in reagime të forta në amygdala. Optimizmi, bashkëpunimi dhe agresiviteti janë pasojë e aktiv-iteteve të zonave të ndryshme të trurit.

Rëndësia e përmasave


Tru të ndryshëm kanë madhësi dhe peshë të ndryshme, por ka edhe përjashtime. Jonathan Swift autori i "Udhëtimet e Guliverit" kishte një tru që peshonte 2000 gramë kur vdiq në vitin 1754, ndërsa truri i Ivan Pavlovit, biologut të shquar rus që zbuloi reagimet e Pavlovit, peshonte vetëm 1500 gramë. Kësisoj mund të thuhet se deri tani nuk ka ndonjë teori për sa i përket lidhjes mes peshës dhe intelektit, por tipare të tjera mund të jenë shumë të rëndësishme.

Plakja e trurit

Shumë neurone në tru mbeten të shëndetshme deri në vdekje. Por truri vetë ndryshon 5-10% në moshat nga 20 deri në 90 vjeç. Ndryshime të tjera përfshijnë zmadhim të hapësirave të ndry-shme të kafkës dhe formim të pllakave të caktuara trunore e ndryshime të tjera sipërfaqësore në dukje. Shkaku i këtyre ndryshimeve nuk është shpjeguar ende. Megjithatë, një gjë është e sigurt, se një dietë e mirë ushqimore është shumë e dobishme për shëndetin e trurit, veçanërisht përdorimi i peshkut në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkaq, këshillohet për "fi zkulturë" të trurit edhe loja e shahut.

Dhimbja e kokës dhe migrena

Një dhimbje koke është një nga arsyet më të zakonshme që na bën të përdorim aspirinat, apo paracetamolët. Në rastin e migrenës nuk kemi një shpjegim fiziologjik të kësaj sëmundje, por mendohet se ajo shkaktohet nga procese të funksionimit të trurit. Zakonisht migrena prek frontin ballor të trurit dhe lëvizja e përkeqëson dhimbjen. Atë e shkaktojnë disa stimuj si ushqimi, lodhja, ndryshimet hormonale, faktorë emocionalë, apo qoftë edhe një ndryshim moti. Një dhimbje klasike migrene mund të zgjasë disa ditë dhe përsëritet pas disa muajsh.

Gjumi dhe ëndrrat

Pa gjumë do të kishim vdekur. Gjumi është thelbësor për shëndetin dhe nëse fl emë më pak nga sa kemi nevojë jemi të hutuar, të papërqendruar dhe humbasim aftësinë e kujtesës. Megjithatë, gjumi vazhdon që të mbetet një mister. Ciklet gjumë-zgjim janë të kontrolluara nga neu-rotransmetuesit që funksionojnë në zona të ndryshme të trurit. Ëndrrat janë një tjetër mister shumë pak i njohur i gjumit. Ajo çka dihet është vetëm fakti që gjatë gjumit aktiviteti i trurit pakësohet dhe ndodh një lloj pastrimi kimik.
Jon
Jon

1163


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty truri

Mesazh  protoni prej 21.11.09 21:24

Mund tju them se truri pos qe eshte nje laborator organik multispektral, ai gjithashtu njekohesisht eshte edhe nje poste komandues me te cilin mund te realizohen, perfitohen apo arrihen synimet e deshiruara te qenjes se gjalle, ne rastin konkret njeriut, permes trurit> kontrollohen, koordinohen, ndihmohen, ushqehen dhe kultivohen te gjitha proceset jetike ne organizmin e gjalle te njeriut.
protoni
protoni

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty A punon truri ynë me 100% të kapacitetit ?

Mesazh  Estilen prej 18.02.10 21:40

Truri, sa % te tij jemi ne gjendje ta veme ne funksion..?

A është e vërtetë që ne vëmë në përdorim vetëm një fraksion të vogël
të trurit tonë? Cili është funksioni i pjesës tjetër të tij? A mund ta
detyrojmë veten që të vëmë në funksion edhe pjesën tjetër për t‘u bërë
super të zgjuar?

syri - Truri Cervello_383x273
Shumë nga ne kanë dëgjuar se qeniet njerëzore vënë në përdorim vetëm
10% të kapacitetit të trurit të tyre dhe e kemi marrë si një të
vërtetë.

Nëse do të mendosh se kjo është një përqindje reale, atëherë të bëjmë
pyetjen e duhur për këtë rast: Si mund të funksionojmë me një organ
vital, i cili është në punë vetëm me 10% të kapacitetit të tij? Po në
fakt është e mundur, pasi ka njerëz që jetojnë me një veshkë për
shembull.

Por nga ana tjetër, po t‘i referohemi rastit të zemrës, nuk mendoj se
mund të ekzistonte ndonjë qenie e gjallë, jo vetëm njerëzore, me një
zemër që do të kishte një kapacitet pune prej 10%.
Po nëse, 10% i mëparshëm është i vërtetë, atëherë me se merret 90% i mbetur?

Nga pikëpamja ekonomiko-biologjike kushton shtrenjtë të kesh një tru.
Ne jemi kafshë të kësaj Toke. Kemi lindur për të qenë në të njëjtin
ekosistem si çdo qenie tjetër e gjallë, apo edhe si çdo bimë. Si qenie
që jemi, na duhet që të harxhojmë energji metabolike për të rritur
trurin tonë, pra na duhet të shpenzojmë kalori, të paktën 30% e
kalorive që ne shpenzojmë, shpenzohen nga truri.

Kështu nëse ne e lëmë 90% të trurit pa punë, me gjithë energjinë që i
japim, do të thotë që një pjesë e energjisë, një pjesë jo e vogël e saj
shkon kot. Ndoshta miti se ne kemi vënë në punë vetëm një pjesë të
vogël të trurit tonë, vjen nga frika që kemi për faktin se nuk po
mendojmë aq thellësisht sa duhet të mendonim në të vërtetë.

A e keni vënë re herë pas here se do të avanconit më shumë në rast se
do të mendonit më mirë dhe më shumë? Ndoshta mund të bëheshit edhe më
inteligjentë nëse do të arrinit të zbulonit se si ta vinit në
funksionim pjesën e "fjetur" të trurit.

A na e ka fajin shkenca..?

Ndoshta një mit i tillë e ka origjinën te vetë shkenca. Shkencëtarët që
janë marrë me studimin e trurit që nga shekulli i 19-të e deri në vitet
‘39 të shekullit të kaluar, kishin pohuar se ata nuk mund të kuptonin
se cili ishte funksioni i 90-të qelizave cerebrale të trurit të
njeriut.

Kësisoj, doli ideja që truri funksionon vetëm në 10% të kapacitetit të
tij. Shkencëtarët kryen shumë eksperimente edhe me kafshë, duke i hequr
pjesë të trurit, e duke parë më pas sjelljen e tyre.

Nga disa eksperimente u vu re se edhe po t‘u hiqej lepujve një pjesë e
trurit, ata nuk do të demonstronin ndryshime në sjelljen e tyre pas
operacionit. Bazuar në këto eksperimente, hamendësime dhe hipoteza të
tjera të këtij lloji, shkencëtarët dolën në përfundimin se pjesa më e
madhe e qelizave të trurit në korteksin cerebral nuk kanë një funksion
të përcaktuar.

Por fakti se nuk është gjetur misioni i këtyre qelizave, nuk do të
thotë se ato janë të pavlera dhe të kota. Për të qenë të ndershëm deri
në fund, shkencëtarët nuk kanë thënë se zonat e sipërpërmendura nuk
kundërpërgjigjeshin, por se nuk kishin ndonjë funksion të dukshëm.

Sapo shkencëtarët dolën në një përfundim të tillë, ai u përhap në
variantin tashmë të njohur se truri ynë punokërka vetëm me 10 të
kapacitetit të tij dhe madje është shkuar edhe më tej, kur është
deklaruar se po të arrihet mënyra e identifikimit të vënies në përdorim
të pjesës tjetër të trurit, njerëzit do të mund të bëheshin super të
zgjuar.

Mjekët sharlatanë u munduan që me këtë teori të bënin një dorë të mirë
parash, duke u thënë njerëzve që mjaftonin disa terapi të posaçme,
çuditërisht të zotëruara vetëm prej tyre, që t‘i jepnin fuqinë e plotë
për të vënë të gjithë kapacitetin e trurit në punë.

Tani pa mendoni gjithë punën që bën truri juaj, jo vetëm kur jeni
zgjuar, por edhe kur jeni në gjumë. Truri komandon gjithçka që nga
zemra, qarkullimi i gjakut, frymëmarrja, muskujt e deri tek ëndrrat.
Një pjesë e madhe e tij merret me gjënë më të bukur që kemi, emocionet
dhe kujtimet, duke i ruajtur, forcuar e aktivizuar ato.

Një tjetër punë shumë e rëndësishme është të menduarit, të
reflektuarit. Gjithçka, gjithmonë është në lëvizje deri në momentin e
fundit. Dhe kjo nuk është pak. Ndaj duaje, ose humbe trurin tënd.

Po ta shohësh trurin ndërsa punon, ai është si një muskul gjigand, i
përshkuar nga degëzime të pafundme enësh gjaku e pulsimesh. Vetëm duke
parë pamje të tilla, duhet të jemi skeptikë ndaj thënies se vetëm 10% e
këtij organi jetësor është në punë.

Por një fakt është i vërtetë. Neuronet e trurit duhen vënë në punë.
Sikurse edhe qelizat e tjera të trupit. Nëse nuk i vë në punë, ato do
të "vdesin". Nëse ndaloni së menduari, së kryeri ushtrime të ndryshme,
do të humbisni aftësinë e cilësisë së veprimeve, do të humbisni
aftësinë e të menduarit, ndaj këshilla e vetme është: vëreni në punë
trurin tuaj dhe mendoni se thënia e mësipërme është thjesht një mit.

Keni gjithçka ka në dispozicion, keni 100% një organ të mrekullueshëm,
nga i cili varet e gjithë jeta juaj. Përdoreni si duhet dhe do t‘ia
kaloni mirë. Ah, por mos harroni zemrën.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Elizza prej 05.04.10 12:47

Truri i njeriut - Një 'mister i pazgjidhur'


"Truri i njeriut është objekti më i mrekullueshëm dhe më i mistershëm në gjithë universin"- Henry F. Osborn, antropolog.

"Si arrin truri të lind mendime? Ky është problemi kryesor, të cilit ende nuk i kemi gjetur zgjidhje." - Charles Sherrington, fiziolog.

"Pavarësisht nga grumbullimi i vazhdueshëm i njohurive shumë të hollësishme, mënyra në të cilën funksionon truri i njeriut mbetet akoma një mister i thellë."- Francis Crick, biolog.

"Kush flet për një kompjuter si për një 'tru elektronik', nuk ka parë kurrë një tru." - Dr. Irving S. Bengelsdorf, redaktor shkencor.

"Kujtimet tona aktive magazinojnë miliarda herë më shumë informacione se një kompjuter i madh modern." - Morton Hurt, shkrimtar shkencor.

"Pasi truri është i ndryshëm dhe pafundësisht më i ndërlikuar se qdo gjë tjetër që ekziston në universin e njohur, përpara se tëkemi mundësinë të sundojmë natyrën misterioze të trurit, do të na duhet të heqim dorë nga disa prej bindjeve tona mëtë forta." - Richard M. Restak, neurolog.

Në lidhje me humnerën që ndan njeriun nga kafshët, Alfred R. Uolles, 'bashkautor i teorisë së evolucionit', i shkroi Darvinit: "Seleksionimi natyror do ta kishte pajisur njeriun e egër me një tru pak më superior se ai i majmunit, ndërsa ai zotron një tru paska më inferior se ai i një përfaqësuesi mesatar të shoqërisë sonë të shkolluar." I befasuar nga ky pohim, Darvini ia ktheu: "Shpresoj që ti të mos kesh vrarë plotësisht krijesën tonë të përbashkët."

Të pohosh se truri i njeriut ka evoluar nga ai i njonjë kafshe, do të thotë të sfidosh arsyen dhe faktet. Shumë më i logjikshëm do të kishte qenë përfundimi:

"Nuk kam tjetër zgjidhje, përveqëse të pranoj ekzistencën e një Intelekti suprem, përgjegjës për projektimin dhe zhvillimin e lidhjes së pabesueshme tru-mendje, diqka që tejkalon tejet mase mundësitë e kuptueshmërisë njerëzore....Më duhet të besoj se e gjithë kjo ka pasur një fillim inteligjent, se Dikush e ka bërë këtë të mundur."- Dr. Robert J. White, neurokirurg.
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Elizza prej 01.05.10 18:37

Studim i ri mbi trurin hedh dritë tek përdorimi i gjuhës


Shkencëtarët thonë se një studim i ri për trurin hedh dritë tek të folurit dhe mënyra e artikulimit të fjalëve. Studimi i kryer në San Diego, Boston dhe Nju Jork po i ndihmon shkencëtarët të kuptojnë një pjesë të rëndësishme të trurit, të njohur si Broka.

39-vjeçarja Denise Harris po i ndihmon shkencëtarët për këtë studim. Ajo vuan nga epilepsia dhe ekspertët në qendrën mjekësore të Universitetit të Nju Jorkut po monitorojnë krizat e saj të konvulsionit, me shpresën që të kryejnë një operacion për zbutjen e tyre.

"Gjatë gjithë jetës kam qenë me mjekime dhe tani ilaçet nuk më bëjnë më efekt. Vazhdoj të kem konvulsione, por bazuar tek studimi, kur mjekët të heqin atë pjesë të trurit prej nga ata mendojne se vijnë konvulsionet, besohet se ato do të pakësohen".

Ndërsa Harris ndodhet në spital, ajo po i ndihmon shkencëtarët të mësojnë se si truri e kupton dhe e përdor gjuhën.

Rezultatet e punës, të bazuara tek studimet për trurin e Denisës dhe pacientëve të tjerë, u publikuan në gazetën Science.

Duke përdorur një proces të quajtur Elektrofiziologjia Inter-kafkore, provat klinike në Boston dhe në Nju Jork zbuluan se një pjesë e vogël e trurit e njohur si zona Broca, llogarit tre funksione të ndryshme të gjuhës, të gjitha brenda një çereku të sekondës. E para merret me njohjen e fjalës, e dyta me të kuptuarit e kontekstit të fjalës në fjali dhe e treta na lejon të artikuojmë fjalën përmes të folurit.

Një nga autorët e studimit, Eric Halgren i shkollës së mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë të San Diegos, thotë se kjo pjesë e trurit luan rol qendror tek gjuha.

"Ne mundëm të gjejmë se brenda një distance prej 1 centimetri, kishte zona të ndryshme të trurit që kryejnë disa procese njëkohësisht, por shumicën e kohës kryejnë procedura të ndryshme, në interval kohe të ndryshme, që të gjitha brenda një zone të vogël".

Një tjetër autor i studimit, Ned Sahin, doctor i shkencave në universitetin e Harvardit dhe i shkollës mjekësore të San Diegos, thotë se shkencëtarët kohët e fundit po mendojnë se duhet ndryshuar të kuptuarit tradicional të trurit.

"Thuajse çdo libër fillestar shkollor, si dhe specialistët që praktikojnë në fushën e patologjisë së të folurit, psh, thonë se ka një ndarje detyrash dhe të punës mes dy pjesëve të ndryshme të trurit, zona e Broka-s në pjesën e përparme të trurit dhe ajo Wernicke, në pjesën e pasme. Brocas kryen funksionin e prodhimin të të folurit ndërsa Wernicke kryen atë të të kuptuarit".

Ky studim tregon se zona e Brocas kryen më tepër funksione nga sa mendonin shkencëtarët. Studjuesi Sahin thotë se shkencëtarët po kuptojnë përherë e më tepër se pjesë individuale të trurit kanë funskione të shumëfishta.

Erik Halgren thotë se megjithë shtimin e njohurive, shumë prej tyre lidhur me trurin, mbeten ende të panjohura.

"Si arrin një copë mishi, që nuk ndryshon shumë nga një muskul dhe që i ngjan një tasi me supë, të prodhojë dhe realizojë të menduarit? Ky është një mister i plotë".

Profesori thotë se studimet për trurin po hedhin dritë tek një pjesë e së panjohurës së madhe, dhe mundet që një ditë ky mister të zgjidhet.

//Voa News//
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Elizza prej 25.05.10 19:25

Lëndimet e trurit dhe lidhja e tyre me gjumin


"Njerëzit me dëmtime të trurit mund të prodhojnë sasi të ulët të melatonin-es, e cila ndikon në gjumin e tyre", sipas një studimi të publikuar më 25 maj 2010 në Neurologjia, revistë mjekësore e Akademisë Amerikane të Neurologjisë.

Për studim u morën 23 njerëz që kishin një dëmtim të rëndë traumatik të trurit me një mesatare prej 14 muaj më parë dhe 23 njerëz të shëndetshëm të së njëjtës moshë, të cilët kaluan dy netë në një laborator gjumi.

"Ne e kemi të njohur se njerëzit shpesh kanë probleme me gjumë pas një dëmtimi të trurit, por ne nuk kemi njohuri më shumë në lidhje me shkaqet e sakta të këtyre problemeve", tha autori i studimit Shantha Rajaratnam, i Universitetit Monash në Victoria, Australi.

Njerëzit e shëndetshëm melatonin e prodhonin më shumë se njerëzit me dëmtime të trurit në orët e mbrëmjes, kur nivelet e melatonin-es janë menduar të rriten për të sinjalizuar gjumin. Melatonin-a është një hormon që rregullon ritmet biologjike, duke përfshirë edhe gjumin.

"Këto rezultate sugjerojnë se lëndimet e trurit mund të pengojnë strukturat e trurit që e rregullojnë gjumin, duke përfshirë edhe prodhimin e melatonin-es," tha Rajaratnam. "Studimet e ardhshme duhet të shqyrtojnë nëse duke marrë melatonin plotësuese mund të përmirësojmë gjumin te njerëzit me dëmtime të trurit."

Njerëzit me dëmtime të trurit kishin dallime të tjera në mënyrën e tyre të gjumit. Ata kalonin më pak kohë në gjumë se sa pjesëmarrësit e shëndetshem, apo në "efikasitetin e gjumit" përqindja: 82 krahasuar me 90 për grupin e pjesmarrësve të shëndetshëm. Ata gjithashtu kalonin një kohë më të gjatë të zgjuar, pasi binin në fillim, ose një mesatare prej 62 minuta për një natë në krahasim me 27 minuta për grupin e të shëndetshmve.

Përveç kësaj, njerëzit me dëmtime të trurit kalonin më shumë kohë në gjumin jo-REM, në një fazë të gjumit të quajtur gjumë i ngadalshëm. Ata me dëmtime të trurit kalonin një mesatare prej 24% të kohës së tyre në gjume te ngadalshem, krahasuar me 20% të kohës për pjesëmarrësit e shëndetshëm.

Ata me dëmtime të trurit gjithashtu kishin më shumë simptoma të ankthit dhe depresionit. Megjithatë, hulumtuesit llogariten rezultatet për të kontrolluar për ankthin dhe simptomat e depresionit dhe gjeten ende dallime në mënyrën e gjumit.
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Black Angel prej 29.05.10 9:31

Shume mire
Black Angel
Black Angel

15


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty pergjigjie e shkurter

Mesazh  ushtaridardan prej 02.06.10 15:23

Une mendoj se truri ndikon ne procese te jetes,si personat e ndergjegjshem,si ata te pandergjegjshem,kjo vjen si pasoj e nje zhvillimi procesi ne trurin e njeriut.Une kam pas rastin me taku njerez te luftes,ku para luftes ishin njerez te qete,te shoqrueshem,te matur.Por pas perjetimeve gjate luftes,te kete ndikuar diqka ne trurin e tyre,dhe te ken ndryshuar per shume shkalle.
ushtaridardan
ushtaridardan

19


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Elizza prej 27.06.10 23:27

Truri, forma e tij na tregon se kush jemi


 

Forma e trurit tonë “vendos” personalitetin tonë. Përfundimin e ka nxjerrë një studim i kryer nga Universiteti i Minezotës.
Ka një lidhje mes formës së pjesëve të ndryshme të trurit dhe personalitetit të një individi.

Ekspertët kanë krahasuar formën e zonave të ndryshme të trurit të nxjerra me anë të rezonancës magnetike, me të dhënat mbi personalitetin.

Sipas studimit, personat që kanë një kore të gjerë ballore janë zakonisht shumë studiues dhe të ndershëm.
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Sheh syri apo truri

Mesazh  Zattoo prej 17.07.10 1:32

Sheh syri apo truri?

syri - Truri Brain10

Njeriu e ka të vështirë të dallojë të vërtetën nga përfytyrimi sepse kujtesa e tij është një përzierje e të dyjave

Trurit i përçohen gjatë gjithë kohës një lumë me pamje dhe imazhe vizuale në formë shtysash elektrike. Pamjet analizohen në qendrën e përpunimit të pamjeve në tru.

Të dhënat e parëndësishme përzgjidhen dhe fshihen nga kujtesa, ndërsa ajo pakicë pamjesh thelbësore që janë të rëndësishme për rrethanën futen në vetëdijen tonë.

"Vetëm në sajë të këtyre përthithjeve të përzgjedhura njeriu arrin të orientohet në këtë botë", thotë filozofi Daniel Sennett në librin e tij "Shpjegim i vetëdijes" (Erklärung des Beëußtseins).

Nëse truri jonë do të ruante dhe përpunonte të gjitha pamjet dhe imazhet që na shfaqen para syve çdo moment, do të duhej një punë kolosale nga ana e tij dhe gjithashtu një kohë shumë e gjatë përpunuese. Në këtë mënyrë, ne regjistrojmë vetëm atë që ndryshon dhe pjesën tjetër e marrim si të pandryshueshme.

Truri përkufizon çdo hollësi të së vërtetës, që e merr në mënyrë të vetëdijshme, me shumë elementë nga thesari i përvojës dhe përfytyrimit në një gjurmë të vetme të tërësisë. Rrallë herë qëllon që të na vërtetohet se nuk jemi duke pasur një shikim të vërtetë të botës.

Shkencëtari Stephen Kosslyn thotë se njeriu e ka të vështirë të dallojë të vërtetën nga përfytyrimi sepse kujtesa e tij është një përzierje e të dyjave.

Edhe ngjyrat janë një lloj përthithje e jona, të cilat në të vërtetë nuk gjenden. Këtë e ka zbuluar që në fund të shekullit XVIII Isaac Newton, i cili thoshte se sendet apo drita nuk kanë ndonjë ngjyrë, por është truri ynë që u jep atyre një të tillë.

Daniel Simons, psikolog në Universitetin "Harvard", bëri një eksperiment të tillë: Dikush pyet një kalimtar se cilën rrugë duhet të marrë për të arritur në filan vend. Gjatë kohës që kalimtari është duke dhënë shpjegime kalojnë dy vetë me një derë të madhe të cilën e ulin përkohësisht mes bashkëbiseduesve në fjalë.

Njëri prej tyre që po mbante derën ndërron vend me atë që kishte pyetur kalimtarin. Në 50 përqind të rasteve kalimtarët nuk e dalluan që personi që i kishte pyetur ishte larguar tashmë, por vazhduan t'i përgjigjeshin personit të ri që kishin përballë, ndonëse ai nuk kishte as veshje apo zë të ngjashëm me personin që i kishte bërë pyetjen.

Ky eksperiment dhe shumë të tjerë të ngjashëm kanë bërë të pandehet ajo që kur u bë publike në fillim të viteve '90-të hasi në shumë kundërshtime: Ne shikojmë shumë më pak sesa na duket se shikojmë.

Simon sqaron: "Kur vëzhgojmë një rrethanë, përthithim vetëm disa hollësira. Këto hollësira kufizohen nëpërmjet kujtesës dhe fuqisë së përfytyrimit. Vetëm pas kësaj krijohet në tru një gjurmë mbetëse e tërësisë".

Një eksperiment tjetër i bërë nga Daniel Simons dhe që tregon sesi disa hollësira na kalojnë pa u parë është ky: Iu kërkua disa njerëzve të numëronin pasimet e bëra nga një skuadër në një ndeshje basketbolli, e cila iu shfaq në video.

Ndërsa ata janë të përqendruar në numërim pas disa minutash futet në mes të fushës së lojës dikush i veshur si gorillë dhe qëndron aty për plot pesë sekonda e megjithatë më tepër se 40% e shikuesve ngritën supet në shenjë mohimi kur Simons i pyeti nëse e kishin parë gorillën.

Ndonjëherë kalimi pa u parë i disa gjërave çon drejt pasojash fatale, si në rastin e trafikut, p.sh. kur ndodh që të jesh aq i përqendruar në ngarjen e makinën dhe nuk shikon dikë që të përshëndet nga jashtë.

Buzëqeshja e Mona Lisa-s

Kur shikon Mona Lisa-n në sy të duket se ajo është duke buzëqeshur, por kur e hedh vështrimin tek goja e saj të duket sikur ajo ka një shprehje serioze të fytyrës.

Shkencëtarja neurologe Margaret Livingstone shpjegon se kur ne e përqendrojmë shikimin në sytë e Mona Lisa-s, nuk e shohim qartë pjesën tjetër të fytyrës. Toni i paqartësisë bie në hijen që lëshon nofulla e saj duke bërë që buzët të duken më të përkulura.

Nëse e çon shikimin tek goja e saj, efekti zhduket bashkë me buzëqeshjen. Kjo është një hile që Leonardo Da Vinçi ka ditur ta përdorë me mjeshtëri.

Syri i mendjes

Trupa e Itzhak Fried i Universitetit të California-s iu bëri matje të rrymës së trurit disa njerëzve, të cilëve iu tregua një herë piktura e Mona Lisa-s, ndërsa një herë të dytë iu tha vetëm ta përfytyronin atë.

Masa e rrymës doli në të dy rastet e njëjtë dhe u vu re se ishin vënë në punë po të njëjtat qeliza nervore. Fried shpjegon se syrit të mendjes sonë i duken disa pamje si krejt të vërteta.

Truri nuk do t'ia dijë nëse jemi duke i parë drejtpërdrejtë këto pamje apo jo. Shkencëtarët janë të mendimit se bota jonë e pasur e shikimit është e përbërë nga disa fakte mbi botën, të cilat janë të përziera në formën e pamjeve të ruajtura dhe shumëpërfytyrimi në një tërësi funksionuese. Meqenëse çdo njeri ka përfytyrimet e tij, atëherë secili jeton në botën e tij të shikimit.

Richard Gregory, psikolog dhe autor i shumë librave mbi përthithjen nëpërmjet shikimit, e përkufizon kështu: "Bota e përfytyruar në të cilën secili prej nesh jeton është një strukturë e tij vetiake. Ndonjëherë ai gënjehet sikur po e ndan këtë botë me dikë tjetër, por në të vërtetë secili është i vetëm në botën e tij".
Zattoo
Zattoo

625


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Jon prej 17.07.10 10:32

Kujtesa, e pazëvendësueshme për njeriun


Truri është motori që komandon gjithë trupin. Kujtesa është aftësia e një organizmi (nëpërmjet trurit) të mbajë, ruajë, të rendisë lajmet e t’i rikthejë ato.

Ajo ka të bëjë me depozitimin e informacionit që merret me ruajtjen dhe ripërdorimin e tij më vonë.

Procesi i kujtesës përkon me atë të komunikimit, të të mësuarit dhe të ndërgjegjes. Në vitet e para të jetës truri është si një sfungjer që thith çdo gjë që dëgjon, vëzhgon, nuhat. Më pas, duke u rritur, aftësia për të ruajtur gjurmët e eksperiencave reduktohet.

Truri është si një “tryezë e vogël prej balte”, e cila forcohet me kalimin e viteve dhe për të shkruar sipër duhet të mëshosh dorën gjithnjë e më shumë. Është e këshillueshme që t’i lehtësojmë sforcot e shumta, të shmangim bezdisjen për të kujtuar informacione banale.

Vetën në këtë mënyrë truri mund të fitojë sërish gjendjen e mëparshme. Takimet, emrat dhe numrat telefonit, janë disa nga faktorët e shumtë që dëmtojnë trurin, pa llogaritur më pas përdorimin e telefonave celularë dhe internetin.

Tani nuk është më e nevojshme të kujtojmë numrat e telefonave, sepse një gjë të tillë na e ofron memoria e celularit. Gjithashtu, në memorien e tyre mund të shënojmë edhe takimet, ditëlindjet apo ngjarjet e ndryshme.

Por sa humbim kohë duke kërkuar rrugë të shkurta, një numër i madhe kërkimesh tregojnë se funksioni i trurit është gjithnjë e më shumë në rënie. Kjo rënie e vazhdueshme e kujtesës duket sikur e ka ulur aftësinë e të kujtuarit te të rinjtë.

Një nga studimet më specifike dhe shqetësuese vjen nga Irlanda. Një profesor i neuroshkencave ka hetuar raportin mes përdorimit të teknologjive të reja dhe shëndetit. Këtij studimi i janë nënshtruar 3000 persona, ku gjysma e tyre kanë qenë të rinj dhe gjyma tjetër të moshuar.

Nga rezultatet përfundimtare është vënë re se të moshuarit ishin në gjendje më të mirë sesa të rinjtë.

Pra, 87 për qind e personave mbi 50 vjeç i kujtojnë pa asnjë problem datat e ditëlindjeve të familjarëve të tyre, ndërsa ata që ishin mbi 30 vjeç kishin probleme me kujtesën.

Duke qenë se nuk arrinin të kujtonin datat e ditëlindjeve të familjarëve të tyre i shënonin ato në telefon. Gjithashtu, pothuajse një e treta e personave mbi 30 vjeç janë përgjigjur se nuk e njohin absolutisht numrin e telefonit të shtëpisë. Dhe pikërisht për këtë arsye mbajnë gjithmonë me vete një celular.

Në vitin 2001 të njëjtin problem patën edhe shkencëtarët japonezë. Përballë përdorimit të tepruar të lojërave elektronike nga ana e të rinjve, profesor Toshiyuku Sawaguchi, neurobiolog në një universitet të Japonisë, bëri një hetim për të verifikuar vërtetësinë e hipotezës së tij.

“Po humbasin aftësinë për të kujtuar gjërat e reja, ato të vjetrat. Nuk kanë më aftësi të ndajnë e të zgjedhin mes informacione të rëndësishme apo jo. Është një lloj shpërhapje cerebrale”, ka pohuar ai duke e vërtetuar hipotezën e tij. Nga 150 persona të analizuar, me moshë përkatësisht 20-35 vjeç, 10% e tyre vuanin nga shqetësime të rënda të parakohshme të kujtesës.

Për shembull, një 28-vjeçar kishte humbur vendin e punës, sepse nuk mbante më mend se ku do të shkonte e kë do të takonte. Sigurisht, është një diagnozë e “pamëshirshme”.

Në një artikull të “New York Times” David Brooks është shprehur kështu: “Kisha besuar se e bukura e periudhës së re të informacioneve ishte të jesh sa më i ditur, ndërsa tani po vë re se kjo periudhë po na lejon të jemi më pak të informuar”.

Shumë njerëz mendojnë se përdorimi i internetit është një ndihmesë e madhe për ta dhe ajo që do t’i përshtatej më mirë kësaj thënieje është: “Unë nuk kam nevojë për një kujtesë, sepse kam ‘Google’-in, ‘Yahoo’-në dhe ‘Wikipedia’-n. Është një “ndihmë” që secilit prej nesh i nevojitet”.

“Kufiri ku përfundon kujtesa ime dhe fillon ajo e ‘Google’-it, bëhet çdo sekondë e më i pakapshëm dhe unë ndihem edhe më inteligjent kur bëj një bisedë të zakonshme e mund të përdor internetin si lidhës i mendimeve”, kështu është shprehur një specialist i teknologjisë.

Nëse sot kemi një problem të madh me kujtesën ndodh sepse kemi një problem edhe më të madh me sensin. Njeriu ka nevojë të dijë e të kujtojë. Të ngulisë çdo ditë në mendje mendime, ide, të dhëna që do të duhej t’i përdorte në momente të caktuara të jetës si pika referimi e orientimi.

Thuhet se çdo njeri vlen për aq sa di, por harrohet apo injorohet fakti se një njeri di aq gjëra sa mund të kujtojë.
Jon
Jon

1163


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Elizza prej 19.09.10 11:51

Truri i ndryshëm tek meshkujt dhe femrat


Një studim ka treguar se femrat flasin shumë herë më tepër se meshkujt në ditë...

Një shkencëtare femër, sapo ka publikuar një libër befasues mbi karakteristikat e trurit mes meshkujve dhe femrave, duke treguar se gratë flasin tri herë më shumë se meshkujt në ditë.

Neuropsikiatre dhe drejtoreshë e një klinike në San Francisko, sapo ka publikuar në librin e saj të fundit "The Female Brain" (Truri femëror), rezultatet e një kërkimi të gjerë për diferencat mes sekseve të bazuara mbi ndryshimet në fiziologjinë cerebrale.

Testi, ambicioz dhe shumë i detajuar në dhënien e rezultateve, përball diferencat mes trurit mashkullor dhe atij femëror, duke arritur në përfundimin tronditës se femrat flasin tri herë më shumë se meshkujt.

Kështu, duke analizuar të dhëna të hollësishme, neuropsikiatrja tregon se truri i meshkujve dhe ai i femrave "është i ndryshëm nga natyra". "Gratë kanë një autostradë me ‘tetë korsi’ për të shprehur emocionet e tyre, ndërsa meshkujt e kanë të barabartë me një ‘rrugë fshati’, tregon në mënyrë figurative doktoresha. Në fakt, nuk është për t‘u habitur me rezultatin se mesatarisht gratë flasin tri herë më shumë se meshkujt, 20 mijë kundrejt 7 mijë, por me faktin tronditës se gratë duke folur shumë ndiejnë kënaqësi të njëjtë me atë të thithjes së kokainës. Po ashtu, përbërja kimike cerebrale nuk është e njëjtë mes dy sekseve sipas neuropsikiatres amerikane.

Gjithashtu, nga studimi u pa se gratë flasin më shpejt se meshkujt dhe për ta bërë këtë vënë në punë më shumë qeliza cerebrale. Në fakt, komunikimi nuk kufizohet vetëm te të folurit, por edhe te të dëgjuarit, i cili është trajtuar gjerësisht në libër. Sipas saj, tostesteroni, përgjegjës për "heshtjen mashkullore" influencon edhe në kapacitetin për ta dëgjuar tjetrin me kujdes. Ndoshta një mekanizëm mbrojtjeje dhe seleksionimi natyral kundër "grave llafazane"?

Në të vërtetë një tjetër zonë në tru është më e zhvilluar te meshkujt: kapaciteti për të menduar për seksin. Në këtë pikë situata ndryshon: "burrat, zonën në tru, ku mendojnë për seksin, e kanë të barabartë me një aeroport të madh ndërkombëtar, ndërsa gratë sa një pistë të vogël në një provincë për parkimin e automjeteve".

Ndoshta në këtë ndryshim të rëndësishëm mes llojeve duhet kërkuar edhe pjesa e ndryshimeve komunikuese. Kështu, burrat mendojnë për gjëra për të cilat nuk mund të flasin shpesh, dhe për të cilat mjaftojnë pak fjalë.

Përfundimi në testin e zhvilluar nga mjekja amerikane në fakt nuk është pritur pozitivisht në botën akademike. Shumë studiues kanë avancuar kritikat mbi tezat e zhvilluar nga neuropsikiatrja amerikane, duke e konsideruar rolin e tostesteronit më pak vendimtar në fiziologjinë cerebrale.

Sipas këtyre studiuesve, diferencat mes personalitetit mashkullor dhe atij femëror janë të kushtëzuara nga kushtet sociale në të cilat qeniet njerëzore rriten. Deborah Cameron, profesoreshë linguistike në Universitetin e Oksfordit, mendon se nuk ekzistojnë diferenca të mëdha për sa i përket aktivitetit komunikues verbal.
http://B.S.//
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Berti69 prej 21.04.11 20:45

Sekretet e ndërgjegjes

Natyra e ndërgjegjes njerëzore është një nga misteret më të mëdha të biologjisë. Sipas disa studiuesve, mekanika e kuanteve mund të ndihmojë për ta shpjeguar


Mekanika e kuanteve është një nga teoritë shkencore më të rëndësishme të të gjitha kohërave, sepse ka lejuar përshkrimin e shumë fenomeneve subatomike. Disa studiues theksojnë se kjo mekanikë mund të shpjegojë edhe një nga misteret e mëdha të biologjisë, natyrën e ndërgjegjes, e ndoshta edhe atë të ëndrrave.

Shpresat janë nxitur nga modeli i kuanteve të ndërgjegjes, realizuar nga një kërkues amerikan, nga Universiteti i Floridës. Modeli frymëzohet te "kërcimi i pamjeve" që truri kryen përballë imazheve të dykuptimta, për shembull njëra që mund të interpretohet si një vazo apo dy fytyra.

Prej kohësh psikologët janë magjepsur prej faktit që truri nuk arrin të perceptojë dy versione njëkohësisht...

Të kuptosh mënyrën se si truri kalon nga një version në tjetrin mund të hedhë dritë mbi faktin se si lind eksperienca koshiente. "Nëse arrijmë të kuptojmë se çfarë ndryshon në tru kur një person është i ndërgjegjshëm për një imazh apo jo, ndoshta mund të zgjidhim misterin", shpjegon një psikologe nga Harvardi.

Rivalitet dysynor

Kërcimi i pamjeve është veçanërisht i kuptueshëm kur truri i nënshtrohet njëkohësisht dy imazheve të ndryshme për secilin sy, duke shkaktuar në këtë mënyrë një "rivalitet dysynor".

Në eksperimentet që riprodhojnë këtë situatë, vullnetarët vërejnë herë pas here një shtëpi dhe një pamje. Kërkuesit regjistrojnë kohën që kalon në mes të kërcimeve dhe përdorin rezonancën magnetike për të matur proceset nervore që verifikohen në tru.

Kërcimet e vrojtuara në kushtet e rivalitetit dysynor i kanë kujtuar një kërkuesi sjelljen e kuanteve të thërrmijave të vogla. Sipas mekanikës së kuanteve, një thërrmijë - për shembull një elektron - nuk ka karakteristika të përcaktuara mirë.

Në fakt ekziston një mori gjendjesh kontradiktore mes tyre, të përfaqësuara nga një funksion vale. Vetëm kur një dëgjues mat një karakteristikë, funksioni zbret në një nga nivelet. Kërkuesi e ka bazuar modelin e tij mbi këtë fenomen.

Modelet e kuanteve të ndërgjegjes nuk janë të reja dhe sipas shkencëtarit nuk i bindin shumë psikologët. Një nga modelet më të famshme u përparua në gjysmën e viteve ‘90 nga matematikani Roger Penrosev, nga Universiteti i Oksfordit dhe anesteziologu Stuart Hameroff nga Universiteti i Arizonës në Tukson.

Sipas dy studiuesve, ndërgjegjja lind nga llogaritjet e kuanteve të kryera në grupime proteinike të quajtura "microtubule" (proteina fijezore) të pranishme në neuronet e trurit. Por, në ndryshim nga ky model dhe ai paraardhës, modeli i shkencëtarit është i eksperimentueshëm.

Kërkuesi i cilëson dy gjendjet cerebrale të ndryshme: "ndërgjegjja potenciale" dhe "ndërgjegjja reale". Ndërgjegjja potenciale - gjendja kur truri merr të dy imazhet njëkohësisht - është e përcaktuar si një funksion i valës së kuanteve. Sipas modelit të tij, ndërgjegjja reale është kur funksioni bie dhe truri vëren një nga dy imazhet.

Në këtë pikë, procesi rifillon me një tjetër funksion vale të ndërgjegjes potenciale që zhvillohet dhe në rastin e saj bie, duke i dhënë kështu mundësi vullnetarit të shohë një imazh tjetër.

Për të përcaktuar vlerat e parametrave të modelit të tij, ai ka përdorur shpejtësinë ku neuronet aktivizohen në trurin e vullnetarëve dhe në frekuencën e kërcitjeve të imazhit. Më pas, ka llogaritur vlerën e frekuencës, e cila kontrollon proceset e kunatës, e që mund të jetë në bazë të ndërgjegjes së trurit.

Sipas kërkuesit, gjendja e ndërgjegjes potenciale i korrespondon përvojës sonë të nënvetëdijes që përcjellim në ëndrra.

Një neuroshkencëtar nga Kanadaja nuk bashkohet me mendimin që koshienca ka një bazë kuantesh: "Truri është një objekt mikroskopik. Duke qenë se proceset e kuanteve nuk janë të vlefshme për të studiuar sjelljen e objekteve të tjera të mëdha, është e çuditshme që "shërbejnë" për të sqaruar mekanizmat e ndërgjegjes", ka përfunduar ai.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


434


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Jon prej 01.05.11 22:44

Truri pjesërisht fle edhe në gjendje të zgjuar

Deri te gjumi mund të vijë në pjesë të caktuara të trurit edhe kur pjesa tjetër e tij është e zgjuar, thuhet në një hulumtim të publikuar në revistën shkencore “Nature”.

Kur një personi i mungon gjumi, atëherë vjen deri tek aty që disa nerva të caktuara të qelizave, neuronët, mund të krijojnë pauzë, ka konstatuar një grup shkencëtarësh amerikanë gjatë një studimi.

Shkencëtarët që merren me fushën e psikiatrisë, Gvilo Tononi dhe Kjara Çireli, me grupin e kolegëve nga universiteti “Viskonsin – Medison” kanë ardhur deri te ky rezultat duke kryer studime te brejtësit, të cilët nuk ia kanë lejuar që të flejë sa duhet.

Këtyre gjallesave iu janë vendosur elektroda dhe në këtë mënyrë përmes elektroencefalografisë është përcjellë gjendja e qelizave nervore, transmetojnë mediat franceze.
Jon
Jon

1163


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Berti69 prej 26.07.11 20:37

Vetëm truri i njeriut zvogëlohet me kalimin e viteve

Një studim i ri shkencor tregon se vetëm te njerëzit truri zvogëlohet me kalimin e viteve. Humbja e neuroneve është një lloj evolucioni, pasi që si kompensim njeriu fiton jetëgjatësi më të madhe.

Studimi tregon se zvogëlimi i strukturave të trurit siç është hipokampus është karakteristikë vetëm te njerëzit, derisa asgjë e ngjashme nuk ndodh te asnjë lloj qenie tjetër në natyrë, përfshirë edhe shimpanzat.

Hulumtimi është kryer mbi një grup shimpanzesh dhe njerëzish dhe ai është udhëhequr nga doktori Çet Shervud nga universiteti “Xhorxh Uashington”. Ai përmes skanimit me rezonancë magnetike ka ardhur deri te zbulimi se vetëm te njerëzit zvogëlohen strukturat e trurit, ndërsa te shimpanzat mbetet i njëjtë.

Doktor Shervud ka konkluduar se edhe trupi i njeriut mplaket më ngadalë se sa trupi i shimpanzës, ashtu që shimpanzat qysh në moshën 30-vjeçare mbeten pa dhëmbë, dobësohen dhe humbin energjinë.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


434


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Fikrro prej 31.08.11 12:17

Truri është me orë

syri - Truri 30truri_3008111451_1

Na ndodh shpesh të humbim sensin e kohës, por në të vërtetë truri jonë nuk e humb kurrë atë. Një grup qelizash në qendrën e kujtesës së trurit është përgjegjëse për matjen e kohës. Këto qeliza janë shkaku i renditjes së ngjarjeve në një vijë kohore.

Në një studim të ri që përshin minjtë, transmeton njoftimin Balkanweb, studiuesit e universitetit të Bostonit monitoruan neuronet e hipokampit, qendra e kujtesës dhe e të mësuarit. Studiuesit trajnuan minjtë të zhvillonin tre procedura të thjeshta me një pushim në mes. Ata mësuan të bënin lidhjen e një objekti me një aromë. Minjtë futeshin në një dhomë 10 sekonda, më pas një derë hapej dhe i drejtonte me anë të aromës në një vazo me rërë. Nëse aroma ishte ajo e lidhur me objektin që u tregohej, atëherë ata fillonin dhe gërmonin për të gjetur ushqimin. Koha prej 10 sekondash ishte baza e studimit.

Studiuesit kishin vendosur disa elektroda që monitoronin sinjalet nga 30 neurone të veçanta në hipokamp. Gjatë kohës prej 10 sekonda pritje, neurone aktivizoheshin duke sugjeruar se ata po llogarisnin kohën që kalonte.

Dihet që hipokampi përmban neurone që regjistrojnë pozicionin dhe ndryshimet e tij kur kushtet e hapësirës alterohen. Në të njëjtën mënyrë neuronet e kohës sinjalizonin vonesën e kohës duke u rikalibruar kur kjo ndryshonte. Hipokampi konsiderohet se qendra e kujtesës së trurit, pra është logjike që duhet të përmbaj ndonjë lloj mekanizmi për të monitoruar faktorët nga të cilët varet kujtesa.
Fikrro
Fikrro

539


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Jon prej 25.10.11 0:51

Ritmi i trurit


Shkencëtarët nga Universiteti Stanford nga SHBA pohojnë se qelizat e trurit duhet të pasojnë ritmet specifike të cilat duhet të mbahen në mënyrë që truri të funksionojë drejtë.

Punimi u paraqit në revistën Nature ku tregohet që rregullimi preciz i oscilimeve frekuente të neuroneve të caktuar mund të ndikojë në atë që truri i përpunon informatat.

Këtu kemi të bëjmë me ritmet e trurit dhe aritmitë, ka theksuar Karl Deisseroth, autor i studimit dhe profesor i bioinxhinierisë, psikiatrisë dhe shkencave bihevioristike dhe autismit.

Kardiologët aritminë e quajnë çrregullim serioz në ritmin e zemrës. Sipas hulumtimeve të reja mu sikur qelizat e zemrës që janë përgjegjëse për ritmin e saj, edhe qelizat e caktuar të trurit mund të udhëheqin oscilimet që ndihmojnë në orientimin e sjelljes së qelizave tjera.

Deisseroth me bashkëpunëtorët kanë studiuar neuronet e minjve që krijojnë proteinën e quajtur parvalbumin. Disa shkencëtarë mendojnë që këto neurone krijojnë valë gama të trurit që oscilojnë gjatë frekuencave prej 40 herë në sekondë (40Hz).

Sipas hipotezës së tyre, këto valë mund të kenë ndikim në rrjedhën e informatave në tru. Deri më sot këto hipoteza nuk janë argumentuar sepse askush nuk ka arritur t'i kontrollojë në mënyrë selektive neuronet dhe për herë të parë efektet në rrjedhën informatave ose në oscilim.

Problematik ka qenë që kemi parë që disa qeliza të caktuara të përfshira në proceset komplekse të përpunimit të informatave e me këtë rast ndodhin oscilimet, por askush nuk ka ditur si me i lidhur këto informata. Tani gjërat janë ndryshe, ka thënë Deisseroth.

Deisseroth me bashkëpunëtorët kanë zhvilluar teknikën e quajtur optogjenetikë me ndihmën e qelizës specifike munden me u përpunuar gjenetikisht në mënyrë që të kontrollohen shkëndijat e dritës së dukshme.

Eksperimentet janë bërë me neuronet që prodhojnë parvalbumin te minjtë dhe zbuluan se nëse ngacmohen ose inkibohen, neuronet mund të prodhojnë ose të ndërprejnë prodhimin e valëve gama. Me këtë rast shkencëtarët mund të shohin ndryshimin e përmendur në kuantitetin e informatave që rrjedhin nëpër pjesët e trurit.

Konkludim i hulumtimeve është se neuronet që prodhojnë parvalbuminin së bashku me oscilimet gama përforcojnë rrjedhën e informatave reale në tru, ka thënë Karl Deisseroth.

Kemi zbuluar që nëse shtypim aktivitetin e neuroneve që prodhojnë parvalbumin, vërehet më pak oscilim se 40Hz. Në të kundërtën, nëse i nxisim, vërehen më shumë këso oscilime gama. Ky është argument i vërtetë i përfshirjes së këtyre neuroneve në krijimin e valëve gama të trurit, shton Deisseroth.

Kemi zbuluar dhe mundemi në formë të "biteve" (anglisht "bits", "bit rate") me kualifikuar veprimin e oscilimeve në rrjedhën e informatave nëpër pjesët e trurit dhe kemi konstatuar që oscilimet në mënyrë specifike e forcojnë rrjedhën e informatave në mes të tipeve të ndryshme të qelizave në kontekstin frontal të trurit te gjitarët.

Si përfundim i tërë kësaj është se neuronet që prodhojnë parvalbumin së bashku me oscilimet gama forcojnë rrjedhën e informatave të sakta në tru.

Me këtë studim kemi fituar perspektivën e re lidhur me sëmundjet sikur autismi dhe skizofrenia, sepse te pacientët me autisëm oscilimet gama janë prezentë, por të intensitetit të gabuar, ndërsa te pacientët me skizofreni ekzistojnë më pak neurone që prodhojnë parvalbuminën. Informata te këto gjendje është prezentë, por nuk përpunohet doemos në mënyrë të saktë.


Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
Jon
Jon

1163


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Brenda 2019, rikrijim i trurit njerëzor me procesorë

Mesazh  Androo prej 26.10.11 16:08

syri - Truri Images

Brenda 2019, rikrijim i trurit njerëzor me procesorë

IBM parashikon se do të jetë e nevojshme të lidhen 880.000 procesorë për të bërë të mundshme këtë.

Superkompjeturët e sotëm janë në gjendje të memorizojnë më shumë informacione se ato të trurit njerëzor dhe mund të llogarisin një ekuacion të vetëm më shpejt. Por edhe kompjuteri më i madh dhe më i shpejtë në botë nuk mund të barazojë ende fuqinë totale të përpunimit që ka truri, duke shtuar këtu edhe kompaktësinë dhe efikasitetin energjetik.

Megjithatë ja ku lind IBM Blue Gene, një tentativë për të kapërcyer të gjithë kufinjtë e mëparshëm.

Projekti “Blue Gene” është vlerësuar për herë të parë në vitin 2009 me çmimin “National Medal of Technology and Innovation”, teksa dy vjet më parë kishte nevojë për 147.456 procesorë (Power PC të atëhershëm) që të simulojnë një tru maceje. Simulimi i një truri maceje kërkon vetëm 24.576 procesorë dhe IBM ishte në gjendje të riprodhojë 4.5% të trurit njerëzor, duke përdorur gjithmonë 147.456 procesorë.

Studiuesit e IBM deklarojnë se çdo procesor është thuajse ekuivalent me ato të përdorur në kompjuterët personalë, me 1 gigabajt memorie. I konfiguruar në këtë mënyrë, Blue Gene simulon 4.5% të neuroneve të trurit dhe lidhjet mes sinapseve, ose më saktë të 1 miliard neuroneve dhe 10 trilionë sinapseve. Në total, truri ka rreth 20 miliard neurone dhe 200 trilonë sinapse.

IBM e ka përshkruar punën e deritanishme, duke krahasuar disa simulime kafshësh të realizuar nga grupi i kërkimit informatik të Almaden në Kaliforni. Grupi ka arritur të simulojë plotësisht trurin e një miushi (512 procesorë), të një brejtësi (2.048) dhe atë të një maceje (24.576). Për të bërë të njëjtën gjë me trurin e njeriut, IBM parashikon se do të jetë e nevojshme të lidhen 880.000 procesorë, rezultat që shpresohet të arrihet brenda 2019-s.
Androo
Androo

254


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Elizza prej 27.10.11 14:46

Misteret e trurit

syri - Truri Mystery_kalbo

Besohet se truri merr informacione nga bota e jashtme. Sipas specialistëve të trurit, ai mund të ruajë deri në 15000000000000 bit të dhëna të ndryshme.

Por ka raste në të cilat një pjesë e trurit të njeriut është hequr - siç është rasti me katërmbëdhjetë vjeçarin Ehad Israfil, i cili në një aksident humbi pjesën më të rëndësishme të trupit të tij.

Jeta e tij nuk ndryshoi shumë nga jeta e shokëve të tij, te të cilit truri është i paprekur - përveç se ai ishte në një karrige me rrota.
Por, djali mendon. Ekziston një teori se mekanizmi i aktivitetit të trurit funksionon si diçka jashtë trupit të njeriut.

Kështu që, truri vetëm merr sinjale dhe i transmeton ato. Ka ekspertë të cilët besojnë se vetëdija nuk është aspak e lidhur me trurin fizik.

Argument në favor të kësaj është se truri dhe çdo organ tjetër i trupit të njeriut përbëhet nga qeliza, por ato nuk mund të mendojnë. Kjo ndodh se truri është një pajisje që dikton mendimet.

Ka shumë raste në mjekësi, ku njerëzit janë të privuar nga pjesë të trurit, edhe pas rivendosjes së tyre, nuk është parë ndryshimi në to.

Më 1935 në spitalin e St Vincent, New York, një fëmijë lind, jeton për njëzet e shtatë ditë. Ai flinte, qante dhe hante si të gjithë të tjerët. Pas vdekjes së papritur anatomistët e tij habiten, sepse doli se kafka e fëmijës ishte krejtësisht bosh.

Edhe makina më e përsosur nuk mund të funksionojë pa një motor, në mënyrë të qartë nocionet tona për trurin e njeriut nuk përputhen me të vërtetën.

Sipas ekspertëve, nuk përjashtohet që disa nga njerëzit në planetin tonë nuk kanë një origjinë mjaft njerëzore dhe kanë diçka si biorobotët.

Përndryshe nuk ka asnjë shpjegim për rastet në të cilat punëtorët humbasin pjesë të trurit të tyre dhe në vend se të shtrihen në gjumë të thellë, ata ngrihen.

Natyrisht, raste të tilla mund të çojnë në humbjen e aftësive të caktuara të tilla si fjalimi apo dëgjimi, por aftësia për të menduar nuk humbet, përveç rasteve të jashtëzakonshme.
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Androo prej 18.11.11 13:00

syri - Truri Optimisttruri

Truri ynë ka aftësinë për të bërë “zoom”

Edhe truri ynë ka funksionin e “zoom” si tek Google Map, e cila lejon për të afruar një pjesë të një vendi të caktuar në hartë. “Zoom” si aftësi e trurit na ndihmon për të kuptuar se ku ndodhemi.

I gjithë ky proces është demostruar tek dy minj dhe të gjitha rezultatet janë publikuar në revistën “Cell e Neuron”.

Studimi mund të shpjegojë më mirë për shembull, pse të sëmurët me Alzhaimer, në fillim të sëmundjes së tyre, kanë tendencë për të humbur gjithmonë e më tepër sensin e të orientuarit.
Androo
Androo

254


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Ku ndryshon mendja e kriminelit nga ajo e njeriut norma

Mesazh  Androo prej 20.11.11 17:27

syri - Truri Images

Ku ndryshon mendja e kriminelit nga ajo e njeriut normal

Studimet e fundit të bëra nga neuroshkenca japin disa fakte intriguese në lidhje me atë që truri i disa lloj kriminelëve është i ndryshëm nga ai i njerëzve të zakonshëm.

Ndërkohë që këto zbulime mund të përmirësojnë të kuptuarit tonë për sa i përket sjelljes së kriminelëve, ato ngrenë gjithashtu çështje morale në lidhje me mënyrën se si shoqëria duhet që t’i përdorë këto informacione për të luftuar krimin.

Në një studim të kryer së fundi, shkencëtarët kanë ekzaminuar 21 persona me çrregullime personaliteti dhe sjellje antisociale, tipare që karakterizojnë shumë kriminelë. Ata që e kanë këtë lloj çrregullimi “zakonisht nuk kanë asnjë ide se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe.

Ata mund të shkelin ligjet dhe të drejtat e të tjerëve pa e kuptuar se çfarë janë duke bërë, ose më mirë pa e kuptuar se janë duke bërë diçka shumë të keqe”, thuhet në studim. Skanimi i trurit që u është bërë personave me sjellje antisociale, krahasuar me skanimin e trurit të njerëzve të tjerë që kanë sjellje normale, tregon për një reduktim mesatarisht me 18% të volumit të trurit në lobin frontal të tij, të kategorisë së parë të personave, pra antisocialëve.

Një tjetër studim i botuar në vitin 2009, krahason 27 psikopatë – pra njerëz me çrregullime të mëdha të personalitetit dhe sjellje antisociale – me 32 njerëz të zakonshëm. Te të parët, shkencëtarët vunë re deformime në një tjetër pjesë të trurit të quajtur amigdala, me një hollim të kësaj pjese në rajoni e quajtur korteks, si dhe me një reduktim të ndjeshëm të vëllimit të kësaj zone.

“Amigdala është vendi ku ndodhen emocionet. Psikopatët nuk kanë emocione. Atyre u mungon ndjeshmëria, keqardhja dhe ndjenja e fajit”, thuhet në këtë studim. Në vijim të dallimeve trupore, njerëzit që përfundojnë me dënime për krime shpesh shfaqin dallime në sjelljen e tyre krahasuar me njerëzit normalë. Në një tjetër studim afatgjatë kryer në Britaninë e Madhe morën pjesë 1795 fëmijë të lindur në dy qytete.

Ata ishin nga mosha 3 deri në moshën 23 vjeç. Studimi është marrë me matjen e shumë aspekteve të këtyre individëve gjatë rritjes dhe zhvillimit të tyre dhe në fund doli se 137 prej tyre kur u rritën u shndërruan në kriminelë. Një nga testet që u bë me pjesëmarrësit trevjeçarë në këtë eksperiment kishte për qëllim reagimin e fëmijëve ndaj frikës. Ky test quhej “situata e frikës”.

Eksperimenti bënte bashkë lidhjen me një tingëllimë dhe një dënim, si për shembull shoku elektrik, ku më pas bëhej matja e kundërveprimit të pavullnetshëm të këtyre fëmijëve, pasi dëgjojnë tingullin që shoqërohet me goditjen elektrike. Në këtë rast kërkuesit gjetën një mungesë të dukshme të frikës tek ata trevjeçarë që më pas u bënë kriminelë. Këto të dhëna janë publikuar në janar të vitit 2010 në revistën “American Journal of Psychiatry”.

Baza neurologjike e krimit

Në përgjithësi, të gjitha studimet nxjerrin në pah një tablo, në të cilën bien në sy ndryshimet e dukshme biologjike mes njerëzve që kryejnë krimet e rënda dhe atyre që nuk i kryejnë ato. Ndërkohë që njerëzit me çrregullime të sjelljeve, madje edhe psikopatët, jo të gjithë i shkelin ligjet dhe jo të gjithë kriminelët kanë të njëjtat kritere të çrregullimeve, mes tyre ka një korrelacion të dukshëm.

Sipas studimeve, një nga shkaqet e krimeve është situata neurologjike e individëve. Për më tepër një numër i madh i këtyre dallimeve të trurit mund të maten dhe të vihen re që hershëm në jetë. Këtë e tregoi edhe eksperimenti me fëmijët trevjeçarë. Pra, shumë më parë se personi të ketë zhvilluar si qenie e rritur tendencat psikopatike apo të ketë kryer krim.

Kriminologia Nathalie Fontanie e Universitetit të Indianës, merret me studimin e tendencës së të qenët zemërgurë dhe mungesës së emocioneve te fëmijët 7 deri në 12 vjeç. Fëmijët me këto tipare duket se kanë një rrezik më të madh për t’u shndërruar në psikopatë në moshën e tyre të rritur.

“Ne nuk jemi duke sugjeruar këtu se disa fëmijë janë psikopatë, por mendojmë se ka disa tipare të veçanta të personalitetit dhe sjelljes së tyre, të cilat i grupojnë disa fëmijë që kanë një rrezik më të madh se të tjerët që të zhvillojnë sjellje antisociale”, thotë mjekja. Ndërkohë, një tjetër studim tregon se këto lloj tiparesh në fakt nuk janë të fiksuara, pra nuk shfaqen njëherë e mirë dhe përgjithmonë te një individ.

Pra, nëse disa fëmijë kanë disa tipare në një moment të hershëm, mund të ndodhë që ata të ndryshojnë kur të rriten dhe kjo tregon se gjithsesi gjërat nuk janë të fiksuara përfundimisht. Megjithatë flitet gjithmonë për rregulla që kanë përjashtimet e tyre.

Ndërkohë tek ata fëmijë te të cilët vihen re tri tipare të tilla mund të ndërhyhet hershëm në mënyrë të ndryshme, pra mund të zbatohen masa parandaluese. Sigurisht që në një rast të tillë do të ishte e nevojshme një punë e mirë me familjarët e fëmijës, prindërit, apo kujdestarët e tij.

Madje janë të shumë ata neuroshkencëtarë që mendojnë se duke qenë se truri është fleksibël dhe plastik mund të ndryshojë nëse mbi të do të ushtrohet një lloj i caktuar ndikimi. Madje ka nga ata që mendojnë se ndryshimi mund të ndodhë edhe në moshë të rritur. Sipas Patricia Brennan në Universitetin Emory në Atlanta, biologjia nuk është fati, ka shumë, shumë vende dhe hapësira ku mund të ndikosh në mënyrë që të ndryshosh jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit.

Për më tepër sjellja kriminale nuk është një sjellje e fiksuar njëherë e mirë. Psikologu Dustin Pardin i Universitetit të Pitsburgut, ka zbuluar pas një sondazhi të gjatë studimor, se katër nga pesë fëmijë që në moshë të hershme kanë sjellje prej kriminelësh të vegjël, kur rriten nuk e vazhdojnë një gjë të tillë.

Kështu ai ka kryer edhe një studim mes atyre që kanë pasur sjellje kriminale në një moment të caktuar të jetës, duke hequr dorë më pas dhe atyre që vazhdojnë të kenë sjellje të tilla pa hequr dorë. Në këtë rast u pa se pavarësisht se njëra palë kishte hequr dorë, nuk demonstronte ndryshime të mëdha trunore me ata kriminelë që mund të quheshin kronikë. Pra ndoshta ndryshimi në tru në disa raste mund të mos jetë domethënës.

Mëdyshjet etike

Por edhe ideja e ndërhyrjes për të ndihmuar fëmijë të cilët demonstrojnë sjellje të caktuara në fëmijërinë e tyre ka probleme të caktuara etike. Për këtë mbeten shumë pyetje ende pa një përgjigje. Kështu, për shembull, a duhet vënë fëmijë të tillë në një mbikëqyrje dhe mjekim të detyruar kur zbulohen faktorët e riskut? Apo: Kush duhet të vendosë për një gjë të tillë?

A duhet që shteti të krijojë njësi të cilat të detyrojnë edhe prindërit që t’ua nënshtrojnë fëmijëve të tyre trajtime të tilla? Por psikologët thonë se këto mënyra nuk janë të vetmet me të cilat duhet të ndërhyhet. Sipas tyre, nuk është e nevojshme që të bëhen ndërhyrje kirurgjikale në tru për të ndryshuar mënyrën e sjelljes së njerëzve, sepse ajo mbi të gjitha ndryshon përmes programeve sociale, pra ndërhyrjeve sociale.

Kështu, disa studime tregojnë se fëmijët, të cilët shpalosin qëndrime shumë të ftohta dhe aspak emocionale, nuk kanë një kundërpërgjigje të mirë edhe ndaj sjelljeve të zakonshme të prindërve apo edhe metodave tradicionale të dënimit. Në vend të dënimit të sjelljes së keqe programet e posaçme sociale mund të merren me shpërblimin që mund t’u jepet këtyre fëmijëve për ato anë pozitive të sjelljes së tyre.

Ka edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me etikën kur bëhet fjalë për identifikimin e personave problematikë, apo edhe fajësimin apo shfajësimin e tyre për krimet që bëjnë, duke qenë se ato mund të jenë pasojë e ndryshimeve biologjike në tru. Me pak fjalë duhet të quhet përgjegjës një njeri për veprimet e tij, duke qenë se ai ka probleme në tru?

Kështu, për sa u përket psikopatëve ata e njohin të mirën dhe të keqen, pra dallimin mes tyre, por nuk kanë ndonjë ndjesi se cila është e mirë dhe cila është e keqe. Por nëse kjo vjen nga një problem në tru, a duhet që t’i dënojmë aq ashpër sa ç’i dënojmë? Disa neuropsikologë thonë se psikopatët nuk mund të kenë përgjegjësi të plotë për atë që kryejnë.

Ky arsyetim ka bërë që me këtë problem të merren edhe njerëzit e ligjit, të cilët e dinë që në këtë rast ndodhen para një dileme të madhe për sa i përket vënies së drejtësisë në vend.
Androo
Androo

254


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 20.11.11 17:54

Problemi i trurit tek kriminelet eshte me i gjere. Shumica e njerezve te kriminalizuar nuk lindin me nje "pikete" nese mund ta quaj keshtu ne trurin e tyre. Ndodh qe ne lobin frontal te tyre pasi te shkarkohen gjendje emocionale te natyrave tkurrese dhe nxitese , percillet elektriciteti ne korteks, e piketon ne kete menyre qendren e emocioneve.

Por ajo qe eshte shqetesuese eshte se kjo gje mund te perseritet sa here qe vjen i njejti emocion , pra personi me piketen ne korteks ,sa here te ndeshe te njejtin emocion apo faktor qe i shkakton ate do te kete te njejten nxitje per te vepruar ne kundershti me arsyen , gjendjen sunduese. Por kjo nuk do te thote qe truri eshte faji tek te gjithe kriminelet, sepse provat kane treguar gjithashtu qe kriminele shume te organizuar periodikisht nuk kane patur nje pikete te tille.
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

244


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Neurone edhe ne Zemer.

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 21.11.11 10:46

Shkencëtarët flasin sot seriozisht rreth neuroneve që gjenden në zemër.Ata theksojnë se çdonjëra nga… qelizat e zemrës përbën një kuti informacioni për ngjarjet që përjeton njeriu,prandaj kanë filluar të flasin për kujtesën e zemrës si dhe rolin e madh që luan zemra në procesin e të kuptuarit dhe perceptimit të gjërave që na rrethojnë.
Në zemër ka më shumë se 40000 qeliza nervore,të cilat punojnë me një saktësi të lartë për rregullimin e rrahjeve të zemrës,sekretimin e hormoneve dhe ruajtjen e informacionit,e më pas dërgimin e tij në tru.Informacioni shkon nga zemra deri në bulbin e trurit,pastaj penetron në tru dhe bën orientimin e qelizave të trurit,që të mund të kuptojnë dhe të përvetësojnë.
Studiuesit zbuluan se procesi i të kuptuarit përshtatej me punën e zemrës.Sa herë që kjo punë ishe e dobët,edhe perceptimi ishte i dobët.Pra,ajo që ne e quajmë “mendje”,gjendet në qendër të zemrës dhe është ajo që e orienton trurin për të kryer detyrat e tij.
Pra pretendohet pas zbulimeve te tjera qe zemra "te jete pjese" e trurit.
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

244


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Androo prej 17.12.11 20:21

syri - Truri Images

Me një virus mund të "vidhet" edhe truri i njeriut

Viruse sintetikë të krijuar ne laborator te programuar per t'u futur ne ushqim, apo nen formen e vaksines, me qellim per te marre ne zoterim trurin njerezor dhe te ndikohet ne veprimet e nje individi. Ky eshte skenari fanta-biologjik, i hedhur si hipoteze nga Andrew Hessel, studiues kalifornian, i cili punon ne Singularity University.

Sipas Hessel, pasi miliarderi Craig Venter lajmeroi krijimin e nje qelize teresisht artificiale, kohet kane ardhur per te perdorur ADN-ne si "kale te Trojes" per te modifikuar aktivitetin e njeriut nga brenda. "Qelizat e gjalla jane kompjutera dhe ADN-ja eshte gjuha e programimit", ka deklaruar Hessel, duke marre pjese ne nje konference qe i dedikohej teknologjive informatike te se ardhmes.

Sipas tij eshte me afer momenti, kur shkencetaret mund te perpunojne ne laborator forma jete sintetike, edhe baktere, te afte per te vepruar si "virus" informatik per te ndikuar ne sjelljen e nje individi, pikerishte sic ndodhi tani me kompjuteret. Per Hessel, "biologjia sintetike eshte thjesht shkrimi i jetes, teksa mbeshtetet fuqishem nga teknologjite".
Androo
Androo

254


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Shendeti Psikik!

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 26.12.11 21:08

Zbulohet zona e trurit ku ka origjinen vetvrasja

syri - Truri Vetvrasja

Truri nje kompleks i pazbulueshem !
Dicka e tmerrshme ndodh ne trurin e njerezve kur ata mendojne vetvrasjen, mekanizma vetshkateruese per te cilat, tashme mund te kuptojme me shume.

Hulumtuesit e universitetit te Bochum (Gjermani), koordinuar nga Dr. Martin Brune, ne nje studim te publikuar ne revisten PlosOne kane identifikuar neuronet qe aktivizohen pikerisht kur nje individ mendon seriozisht te vrase jeten e tij.

Behet fjale per neuronet Von Economo pergjegjes per perpunimin e stimujve emocional komplekse, duke perfshire ndjenjen e fajit dhe turpin.

Behet fjale per nje grup qelizash prezente ne zonat e trurit duke perfshire ketu edhe lobin paresor dhe lobin e pasem, ku ne te cilat kafshet me te evoluara (pervec njeriut, edhe balenat, disa majmune dhe elefantet), menaxhojne emocione komplekse.

Neuronet Economo kane ne fakt nje forme te vecante te papercaktuar, dhe jane te mbuluar me receptore qe i percojne neurotransmetuesve emocione si per shembull serotonina.

Per te kuptuar se si keto qeliza te trurit hyjne ne veprim pikerisht vetem ne rastet e vetvrasjes, shkencetaret kane analizuar trurin e njerezve qe kane vdekur nga shkaqet natyrore, duke e krahasuar me ata qe kane kryer vetvrasje.

Neuronet Von Economo kishin nje dendesi shume me te larte ne trurin e te vetvrareve (arsyeja per te cilen hulumtuesit gjermane hipotezojne), qe ka nje strukture te tille qofte me te ndjeshme nga pikepamja emocionale si dhe me empatike nga te tjeret, duke pare anen tjeter te medaljes nga nje kendveshtrim psiqik.

Pesha e nderveprimit shoqeror te keta individe, do te ishte shume e madhe per t'u toleruar, gje qe shpjegon tendencen per “t’i dhene fund”.
Natyrisht, studimet e metejshme do te jene te mjaftueshme per te konfirmuar kete hipoteze, por sigurisht, nese eshte keshtu, do te jete me e kuptueshme pabarazia e madhe e reagimeve qe ekziston nga personi ne person dhe qe mund te veproje ne menyre parandaluese per te mbrojtur shendetin.
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

244


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Truri nis plakjen që në moshën 45 vjeçare

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 07.01.12 11:45

syri - Truri Brain-300x300

Truri nis rënien e aftësisë së tij që në moshën 45 vjeçare. Të paktën në këtë rezultat kanë arritur shkencëtarët e University College London të cilët kanë zbuluar një përkeqësim të aftësisë së trurit për të funksionuar siç duhet duke nisur nga kjo moshë dhe kjo vlen si për femrat ashtu edhe për meshkujt.
Sipas BBC, e cila i referohet British Medical Journal e cila ka botuar studimin , kërkuesit kanë zbuluar një rënie prej 3.6 përqind në arsyetimin mendor në moshën 45- 49 vjeç.
Ata kanë vlerësuar kujtesën, fjalorin dhe aftësitë kuptuese të 7 mijë meshkujve dhe femrave nga mosha 45 deri në 70 vjeç për një periudhë 10 vjeçare. Sipas tyre një përfundim i tillë ka rëndësi pasi shkencëtarët mund të nisin kërkimin për kurimin e Alzheimer-it që në këtë moshë. Teoritë e mëparshme theksonin se rënia e aftësive të trurit fillonte pas moshës 60 vjeçare.
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

244


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Crregullimet e trurit nga perdorimi i alkolit!

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 12.01.12 20:37

Konsumi i alkoolit shkakton clirimin e Opioid-it në Korteksin e trurit te njeiut ne lobin Orbitofrontal dhe ne berthamat "Accumbens"


Konsumi i tepërt i alkolit është ndër shkaqet kryesore të parandalueshme te vdekjes në mbarë botën .Megjithate etanol modulates (një shumëllojshmëri e synimeve molekulare), duke përfshirë edhe disa nga receptorët neurotransmetues, mekanizmave nervore që përbëjnë bazamentin e veprimet e saj të dobishme dhe qe çojë në konsumin e tepërt, janë ende të panjohura. Studimet në kafshë sugjerojnë se lirimi i opioids endogjene me etanol nxit konsumin e mëtejshem.

Për të shqyrtuar këtë çështje në njerëz dhe për të përcaktuar se ku veprojnë në tru opioids endogjen për të nxitur konsumin e alkolit, eshte matur zhvendosja e një agonist radiolabeled opioid μ receptorin, carfentanil, para dhe menjëherë pas konsumimit të alkolit në dy konsumues te larte te tij dhe subjekte të kontrollit të larte te alkolizimit.

Pirja e alkoolit detyron lirimin e opioid-it në bërthamë dhe ne korteksin orbitofrontal, keto te fundit jane zona te trurit. Lirimi i opioid-it në korteksin orbitofrontal dhe bërthamat accumbens ndiqej dukshem.

Për më tepër, ndryshimet në korteksin orbitofrontal lidhur në mënyrë të konsiderueshme me përdorimin e alkoolit sjellin probleme në funksionimin e endogjene opioid në këto rajone kur kontribuon konsumi i tepërt i alkolit. Këto rezultate sugjerojnë gjithashtu një mekanizëm të mundshem me të cilin kundër opioid-et të tilla si naltrexone mund te perdoren për të trajtuar alkoolit.

Per me teper mund te lexoni :
http://stm.sciencemag.org/content/4/116/116ra6
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

244


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Anon prej 23.01.12 14:21

TRURI ky top magjik !

Truri është një ndër krijesat më të ndërlikuara dhe më të çuditshme të natyrës në tokë dhe është fare pak i shfrytëzuar. Me të drejtë fiziologu Sherington, i cili zbuloi shumë ligje të funksionimit të trurit, e quajti atë “top magjik” dhe konsideroi se truri do të mbetet fshehtësia e natyrës, e cila e fundit do t’i zbulohet njerëzimit.

Për t’i kuptuar më mirë sjelljet e njerëzve, duhet të dimë më shumë mbi ndikimet biologjike tek ata. Pra, cili është ai gjenerator aq i fuqishëm që i futë në funksion gjithë këto procese psiko-fizike? Kush tjetër, pos trurit.Truri ka tërhequr gjithmonë vëmendjen, jo vetëm të psikologëve të sotëm , por edhe të dijetarëve që nga kohët më të lashta, sepse aktiviteti i tij psiko-fizik, ndikon dhe drejton pothuajse shumicën e sjelljeve. I përbërë nga miliona neurone, truri (sidomos ai i qenies njerëzore) është organi më i ndërlikuar i çdo gjallese.

Shprehur figurativisht ai është më i ndërlikuar se cilido kompjuter i sotëm modern, pra një superkompjuter biologjik. Sa për ilustrim, sërish figurativ, po e cek se i tërë rrjeti telefonik botëror, në krahasim vëllimor me trurin, paraqet vetëm një kokërr fasuleje.Truri është edhe pjesa më e rëndësishme dhe më e ndërlikuar e sistemit nervorë.

Ai veçanërisht luan rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin e jetë psikike të njeriut; rregullon funksionimin e organeve; harmonizon organizmin në përgjithësi; bënë të mundur lidhjen e organizmit me realitetin objektiv (nëpërmjet transmetimit të impulseve nervore) dhe paraqet bazën fiziologjike për tërë jetën psikike: pra, është bartës i të gjitha proceseve psikike.

Pjesët kryesore të trurit janë tri: truri i madh, truri i mesëm dhe truri i vogël, kurse pjesa më e rëndësishme dhe më e zhvilluar e tij është korja e trurit ose siç quhet ndryshe, korteksi. Në zhvillimin e sistemit nervor, korja e trurit zhvillohet më së voni dhe ajo paraqet rezultatet më të larta të evolucionit. Sipërfaqja e saj është rreth 2m2 dhe përmban rreth 14miliard elemente qelizore.

Truri i të porsalindurit është katër herë më i lehtë se ai i njeriu të rritur. Deri në vitin e gjashtë truri arrin përafërsisht 90% të peshës dhe të proporcioneve të tij përfundimtare. Kështu, ndërmjet moshës 9 dhe 10 vjeçare, truri i fëmijës arrin të ketë proporcion gati të njëjtë me atë të trurit të të rriturit. Gjithashtu, është vërtetuar shkencërisht se pesha dhe mosha e trurit nuk është e lidhur drejtpërsëdrejti me zhvillimin e inteligjencë. Truri peshon rreth 1.5 kg.

FORCA E TRURIT

Siç u tha edhe më lartë, inteligjenca nuk varet, as nga pesha e as nga vjetërsia trurit. Mund që njeriu në moshë shumë të re ose shumë të vjetër, të arrij rezultate fenomenale. P.sh. Gogeni filloi të merret me art pas moshës 30 vjeçare.

Mikeloangjelo, veprat më madhështore i krijoi në moshën 80 vjeçare. Edhe Pikaso veprat më të mëdha i krijoi n vitet e 90 të jetës.

Aleksandri i Madh i Maqedonisë i ka njohur me emër të gjithë ushtarët e vet. Mitroditi ka sunduar mbi 22 popuj dhe ka biseduar me të gjithë pa përkthyes. Kinej Cynes, delegat i mbretit Pirro, për një ditë i mësoi të gjithë emrat e anëtarëve të senatit dhe të shumë njerëzve tjerë të Romës, me të cilët u taku.

Filozofi dhe mjeku arab, Ibun Sina, shekulli X, qysh në moshën 10 vjeçare e recitonte Kur’anin përmendësh, ndërsa në moshën 14 vjeçare edhe të gjitha veprat e Aristotelit. Shkrimtari spanjoll, Alfonso Tostado, shekulli XV, kishte memorie fantastike: secilën libër që e lexonte dy herë, mund ta përsëriste fjalë për fjalë.

Mozarti si 14 vjeçar, në kishën e Shënë Pjetrit në Romë, majti në mendje gjatë kohës së interpretimit gjithë muzikën e një muzikantit të madh, notat e së cilës mbaheshin në fshehtësi. Indiania, Shakuntala Devi ishte për gjashtë sekonda më e shpejtë se kompjuteri në zgjidhjen e një problemi të ndërlikuar matematikor (është fjala për vitet e 80-ta) etj.

Gjithashtu, truri i madh ndahet edhe në dy gjysmë pjesë: e majta dhe e djathta, kështu që secila anë e trurit kontrollon pjesën e kundërt të trupit: pra, në qoftë se dëmtohet ana e majtë e trurit, pëson paralizë pjesa e djathtë e trupit dhe anasjelltas.Kërkimet më të reja nga profesoresha Roberta Ornshtajn japin dritë më tepër në aktivitetin e këtyre dy pjesëve të trurit.

Pjesa e majtë e trurit drejton aktivitetet shkencore: matematikën, logjikën, analizën etj., ndërsa pjesa e djathtë drejton aktivitetet artistike: ngjyrat, muzikën, ritmin, fantazinë etj.Sipas Ornshtajn-it, njerëzit që janë mësuar ta shfrytëzojnë njërën anë të trurit, e kanë vështirë ta shfrytëzojnë edhe pjesën tjetër.

Është interesant se kur njëra anë e trurit dëmtohet, atëherë e gjithë forca kalon në anën tjetër. Por në qoftë se shfrytëzohen të dy pjesët e trurit, shumëfishohet aftësia deri në gjenialitet.Hulumtimet tek njerëzit, të cilët zakonisht konsiderohen artistë ose shkencëtarë të mëdhenj dhe supozohet se kanë shfrytëzuar te dy pjesët e trurit, japin këto rezultate: Ajnshtajni konsiderohet si shkencëtari më i madh i kohës së vetë.

Ai nuk ishte vetëm matematikan apo fizikan, por edhe ëndërrues i madh, i cili për ëndërrimet gati që përjashtohet nga kolegji. Sipas fjalëve të tij, Teorinë e relativitetit nuk e zbuloi duke punuar në tavolinë,por i shtrirë në një rrafsh, duke shikuar diellin me sy gjysmë të mbyllur. Rrezet e diellit duke kaluar nëpër qepalla, oscilonin duke u shpërndarë në mijëra rrezatime të imëta. Ajnshtajni pyeti vetën se si do të dukej udhëtimi në një nga ato rreze të diellit.

Kështu, fantazia e sillo atë deri në atë vend, ku njohuria shkollore nuk e lejonte të shkonte, por imagjinata (ana e djathtë e trurit) dhe njohuritë shkencore (ana e majatë e trurit) e sollën atë deri te zbulimi më i rëndësishëm i të gjitha kohërave - Teoria e Relativitetit.Pikaso, një ndër piktorët më të njohur të kohës së sonë, tregon se në mënyrë matematikore dhe gjeometrike e ka përshkruar atë që ka dashur ta punojë, duke paraqitur detajisht marrëdhëniet specifike të cilat ka pretenduar t’i krijojë me ngjyrë, formë dhe vijë.

Ndoshta rasti më i mirë për ilustrimin e forcës së përbashkët të dy pjesëve të trurit do të ishte Leonardo da Vinçi, një ndër kokat më kreative të të gjitha kohërave, i cili ishte: matematikan, linguist, artist, anatomist, arkitekt etj. Supozohet se Leonardo me njërën dorë ka vizatuar, ndërsa me tjetrën ka shënuar njëkohësisht.

Ekspertet që janë marrë me punimet e Leonardos, thonë se për t’i përmbledhur të gjitha punimet e tij, një njeriu i duhet 40 vite punë të pandërprere, nga tetë orë në ditë dhe atë, me njërën dorë të shkruaj, ndërsa me tjetrën të vizatojë.Siç pamë edhe më lartë, kapaciteti i trurit është i pakufishëm. Sa është i pakufishëm aq është edhe i pazbuluar dhe misterik ose me fjalët të tjera, truri është i vetmi organ që e studion vetveten.

Konsiderohet se truri është një ndër krijesat më të ndërlikuara dhe më të çuditshme të natyrës në tokë dhe se është fare pak i shfrytëzuar. Sipas prof. Toni Bizen, trurin e kemi në funksion vetëm 1%, ndërsa Karl Shishar jep mendimin se vetëm 10% e trurit shfrytëzohet, kurse pjesa tjetër (90%) është një gjigant i vjetur. Ndërsa sipas njohurive më të reja, supozohet se ne shfrytëzojmë vetëm 4% nga numri i përgjithshëm i qelizave nervore.

Nga gjithë kjo që u tha, del se truri posedon kapacitet të pamatur, të cilin asnjë tru elektronik, së paku deri më sot, nuk mund ta arrijë. Ai mund të pranoj (teorikisht) deri në 1015 të mendimeve. Se sa është mundësia e pamatur e pranimit të informacioneve mund ta kuptojmë vetëm përmes rrugës së krahasimit figurativ.

Për t’u numëruar kjo madhësi e informacioneve, një njeriu i duhen 30 milion vjet punë të pandërprerë, ditë e natë, me shpejtësi: një informacion për një sekondë; ose nëse e paramendojmë se secila pjesë e mendimeve ose çdo informacion është në madhësinë e një kokrre gruri, atëherë kjo masë e pamatur e grurit do të mund të vendosej në një depo, e cila do të kishte lartësinë 3 metra, gjerësinë 5 metra dhe gjatësinë 4500 km.

Në koren e trurit, mendohet se ekzistojnë rreth 15 miliardë qeliza, të cilat po të vendosën në një varg të pandërprerë, do të formonin gjatësinë rreth 100.000 km.

Se si funksionojnë ato qeliza në tru, me biliona lidhjesh mes veti, me gjasë, deri në fund, kurrë nuk do të zbulohen.

Historija e zhvillimit te trurit

Siç e cekëm edhe më lartë, truri ka tërhequr vëmendjen e njeriut që nga lashtësia. Sipas shënimeve historike truri për herë të parë përmendet në një papirus, të cilin historianet e mjekësisë e konsiderojnë si libër më të vjetër mjekësor në botë.

Ky papirus edhe u emërtua si “Papirus Edvin Smith”, sipas emrit të personit i cili e gjeti në Ksar (Egjipt) më 1862. Supozohet se është shkruar rreth vitit 1700 p. e. r. (1200 vjet para Hipokratit, babait të mjekësisë, në formulën e të cilit edhe sot e kësaj dite betohen mjekët e rinj para se ta fillojnë këtë profesion).

Truri përmendet edhe tek grekët e vjetër, si tek Hipokrati, Aristoteli, Platoni etj., por tek më vonë, në shkollën e Alkesandriesë, 335 - 285 p. e .r., Herofili dhe kolegu i tij Erazistrati, filluan të merren në mënyrë sistematike me trurin dhe prej atëherë zbulimet për trurin përparojnë ngadalë nëpër shekuj deri në ditët tona.

Përsosja e pjesëve të posaçme të trurit, tek organizmat shtazor gjatë evolucionit, vështirë mund të shpjegohet, edhe pse evolucioni i shqisave organike ka filluar mjaftë herët, qysh në kohën kur janë formuar organizmat njëqelizorë.Mund të thuhet se tek shqisat organike ekziston një substancë, e cila ka rolin e baterisë për shndërrimin e rrezeve të marra në energji elektrike me forcë të ulët.

Të gjitha kërkimet për sistemin e komunikimit nëpërmjet sinjaleve biologjike (impulseve) te organizmat shtazor, vërtetojnë se komunikimi kryhet posaçërisht nëpërmjet impulseve bioelektrike. Përshtypjet e jashtme bartën nëpërmjet shqisave (në formë fotografish) në qendrat përkatëse, ku një pjesë e tyre mbeten përgjithmonë lidhje biokimike.

Pra, shqisat, jo vetëm të njeriut, por edhe të shumë gjallesave tjera, nuk janë gjendje metafizike, por procese biokimike. P.sh. pa kujtesën (mbamendjen) organizmat shtazor nuk do bënin shumë dallime. Ato nuk do e dinin kë e kanë mik e kë armik; nuk do mund të kryenin zgjedhjen e ushqimit; nuk do e njihnin partnerin e vet.

Praktikisht ato do të silleshin në mënyrë shumë instinktive. Sipas shumë eksperimenteve me shtazë, të cilave u është nxjerr truri i madh, është treguar se ato shtazë kanë treguar sjellje shumë të pakoordinuara. P.sh. gjarpri, pa trurin e madh, mund të lëvizë shumë mirë, por nuk i njeh armiqtë e vetë. Pëllumbi, pa trurin e madh, qëndron pa lëvizur sikur mumie, pra nuk tregon kurrfarë interesi për ndodhitë që zhvillohen rreth tij.

Qeni pa trurin e madh, nuk e njeh pronarin e vet, nuk e dallon ushqimin e nuk e njeh as frikën. Majmuni pa trurin e madh, nuk posedon kujtesë ose inteligjencë dhe jeton deri në tri javë. Bretkosa dhe peshku, pa trurin e madh, kanë sjellje gati normale. Kurse, fëmija pa trurin e madh, në një rast ka jetuar tri vjet e nëntë muaj, edhe pse nuk e ka njohur nënën e vet e as që ka mundur të mësoj diçka.

Ndërsa tek njeriu, gjatë eksperimentimeve, kemi këto rezultate: Çrregullimi i funksionit të trurit të vogël ka si pasoj jostabilitetin e theksuar gjatë qëndrimit me sy hapur, luhatet tepër, është jostabil, kurse symbyllur rrëzohet. Te çrregullimet apo ngacmimet e trurit të mesëm, shkaktohet humbja e ndjenjës mekanike, termike, akustike, optike ose shkaktohet ndjeshmëria e tepruar (hiperstezia).

Çrregullimi i trurit të madh, respektivisht i korës së trurit, mund të shkaktoj humbjen e plotë të kujtesës apo mbamendjes ose të shkaktoj rritjen enorme të saj.

Neokirurgu nga SHBA-të dr. Wait-i, i pari arriti që ta izolojë trurin. Mbi 100 trurë të majmunëve, Wait-i arriti t’i ndajë nga kafka dhe t’i largoj nga truri dhe për orë të tëra t’i mbajë në jetë. Ndërsa tre shkencëtarë japonezë (Sudo, Kito dhe Adaqi), arritën që disa trurë të maceve t’i ngrijnë nën -20º C, t’i ruajnë në frigoriferë me ngrirje të thellë dhe prapë t’i ringjallin.

Kur arritën ta ndajnë trurin nga trupi, atëherë lindi edhe ideja për mundësinë e përrënditjes (shartimit) të trurit. Dr. Wait-i arriti i pari ta realizoj këtë eksperiment që më 1965 nëpërmjet transplantimit të trurit të qenit. Prapë lindi pyetja: a mund të bëhet kjo edhe te njeriu? Wait-i mendon se po, por thotë se ai nuk do e bëjë i pari, pasi ende nuk e ka gjetur daljen nga dilema se a është kjo e drejtë apo jo.

Shkaqet e zhvillimit të trurit nuk mund të jenë vetëm dëshirat dhe aktivitetet e qenieve të gjalla. Kushti, pothuajse kryesor për zhvillimin e trurit, është ambienti natyror, në të cilin sillet njeriu. Njeriu dhe ambienti janë faktorë nga të cilët varet edhe zhvillimi i shpejtë ose i ngadaltë i trurit.

Duhet të cekim se inteligjenca trashëgohet nga paraardhësit në masë shumë të vogël, prandaj ajo arrihet dhe zhvillohet nga aktiviteti gjatë gjithë jetës. Pra, me të drejtë fiziologu Sherington, i cili zbuloi shumë ligje të funksionimit të trurit, e quajti atë “top magjik” dhe konsideroi se truri do të mbetet fshehtësia e natyrës, e cila e fundit do t’i zbulohet njerëzimit.
Anon
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

270


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Fakiri prej 23.01.12 23:46

Truri Kuantik

Ndoshta çështja më e vështirë që është shtruar ndonjëherë në shkencë është ajo e quajtur “problem i vështirë“,ose “problemi i pazgjidhshëm“.Është problemi se si bota jomateriale e mendimeve dhe e ndjenjave tona bashkvepron me botën materiale të trupit tonë.Gjendja emocionale të shkaktura nga mendimet dhe nga ndjenjat tona (bota jomateriale) pasqyrohen në mënyrë të menjëhershme në fiziologjinë e trupit tonë (bota materiale).Për shembull,kur në trurin tonë vjen një mendim jomaterial për të ngritur dorën,truri fillon menjëherë të prodhojë bartës mesazhi neurotransmetues,të cilët lëvizin nepër sistemin nervor.Në muskujt e dorës dërgohen impulse elektirke dhe muskujt fillojnë t’i përgjigjen mendimit fillestar.

Si është e mundur kjo? Si mundet që diçka jomateriale siç është mendimi të shkaktojë një pasojë reale materiale,gjë që ndodh vazhdimisht në trupin tonë?
Nisur nga Dekarti,i cili tha se ka një hendek ndërmjet trupit dhe mendjes, përgjigja e kësaj pyetjeje nuk është e mundur që të merret me anët të fizikës njutoniane.Por si mundet atëherë të lidhet bota jommateriale e mendjes dhe bota materiale e trupit?

A ka të ngjarë që përgjigja të vijë nga fizika kuantike?

I gjithë realiteti i jashtëm që përthithet nga truri vjen në të përmes pesë shqisave: dëgjimi, nuhatja,shijimi,prekja dhe perceptimi pamor.Sipas filozofit Imanuel Kant,ne duhet të bëjmë dallim ndërmjet botës numenale,botës në vetvete (daß Ding an sich) dhe botës fenomenale,botës ashtu siç e perceptojmë ne.Kanti thotë se është i pamundur perceptimi i drejtpërdrejtë i botës;në mundemi ta perceptojmë atë vetëm përmes shqisave.

Realitetin e jashtëm askush nuk mund ta njofë vërtet,sepse ne asnjëherë nuk e perceptojmë atë drejtpërdrejtë.Mandje mund të shkohet deri aty sa të ngrihet pyetja nëse ekziston një realitet fizik.Sidoqoftë,Kanti besonte se realiteti fizik,burimi i perceptimeve tanë,është real.Ai pohonte se ajo që njohim ne për botën është kryesisht një interpretim i bërë nga truri ynë.Për të vlerësuar se çfarë thoshte Kanti, përpiqu të numërosh pikat e zeza në figurë;nuk është e lehtë,sepse në të nuk ka fare pika të zeza! Truri yt imagjinon se aty ka pika të zeza,të cilët ti i shikon sikur lëvizin para-prapa!

Përkthimi që bën truri,nga nxitja e jashtme e korteksit pamor deri në pamjen që formohet në kokë vjen prej një modeli valor elektromagnetik të jashtëm. Ndoshta nuk e ke menduar ndonjëherë,por ngjyra e kuqe në vetvete nuk ekziston! Ngjyra e kuqe,ashtu si pikat e zeza që thamë sipër,është vetëm një përkthim,një paraqitje që sjell shqisa tek ti.Ngjyra e kuqe është një ndërtim subjektiv i asgjëje tjetër veçse i një vale elekrtomagnetike me një frekuncë, amplitudë dhe fazë të caktuar.

Insekte që kanë vetëm dy lloje të receptorëve të ngjyrave kanë një pamje subjektive krejtë të ndryshme të po asaj ngjyre që ti e quan e kuqe;duke qenë se ata nuk e shikojnë atë,ajo për ta perceptohet si e zezë.Ne mandje nuk dimë as se si e perceptojnë ngjyrën e kuqe njerëzit e tjerë! Kjo është ajo që Imanuel Kanti donte të thoshte kur fliste për pamundësinë e njohjes nga ne të botës numenale,botës në vetvete;ne shikojmë vetëm varoantin tonë personal ,interpretimin tonë të realitetit,i vili qëndron përtej nesh.Në mënyrë të pashmangshme njohja jonë është e kufizuar, sepse ne interpretojmë vetë pak përqind të të gjithë spektrit të energjisë elektromagnetike që ekziston.

Kemi mësuar në shkollë që truri ynë është një lloj superkompjuteri i pajisur me neurone që marrin nxitje në sinapse,të cilët përpunojnë informacionin vibrues të marrë nga pesë shqisat. Mendimet e individit janë personale dhe asnjë tjetër përveç atij individi nuk mund t’i njohë ata!
Fakiri
Fakiri

535


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Fakiri prej 23.01.12 23:47

Kujtesa ruhet në qelizat gri që përbëjnë trurin.Shumicëa e njerëzve këto kanë mësuar në shkollë dhe i besojnë akoma ato që kanë mësuar,por shkenca ka përparuar qysh nga koha kur janë shkruar këta tekste shkollorë dhe tani përdor shkencën kuantike për të shpjeguaar ndërgjegjen.

Në vitin 1920 Vildër Penfild besonte se kujtesat ruheshin si engrame në një vend të veçantë apo adresë në tru,ashtu si një kompjuter ruan të dhënat e tij në një vend të veçantë të memories. Karl Leshli,duke kërkuar këto engrama,duke eksperimentuar me minj,zbuloi se kujtesa nuk ruhet në vende të caktuara brenda trurit,por duke se shpërndahet në të gjithë trurin dhe çdo pjesë e trurit duket se përmban të gjithë kujtesën.Shpërndarja e nkujtesës në të gjithë trurin dhe çdo pjesë e trurit duket se përmban të gjithë kujtesën.Shpërndarja e kujtesës në të gjithë trurin mund të shpjegojë pse njerëzit me zona të dëmtuara të trurit i ruajnë akoma kujtimet e tyre.

Vetia e kujtesës së trurit që “pjesa të përmbajë të tërën” e shtyti neurofizilogun e Stenfordit Karl Pribram të kryente kërkime kur mësoi mbi holografinë në vitin 1960.Ai doli me një shpjegim të ri për ruajtjen e kujtesës dhe besonte se truri e ruan kujtesën si model interference valor në formën e hologramës.Një hologramë është një pamje tredimensionale që ruhet në një fotografi dydimensionale si model valor.Ajo ndërtohet duke ndarë me anë të pasqyrave një tufë koherente lazeri në dy të tilla.

Këto dy tufa ruhen si një model i interferencës valore në një plakë fotosensitive ku tek subjekti që fotografohet drejtohet njëra nga tufat,ndërsa tufa tjetër drejtohet drejtpërdrejt në pllakën fotosensitive.Kur shikohet në dritë normale holograma nuk tregonë figurë,ajo përmban vetëm një numër rrathësh të mjegullta,por kur ajo ndriçohet me një rreze lazer,në të shfqaet një pamje tredimensionale e subjektit origjinal,pamje që mund të shikohet nga një numër i madh këndesh.Pamja tredimensionale duke sikur rri pezull në ajër. Kujtimet në tru mendohet se ruhen në të njejtën mënyrë si holograma ruan një pamje.Ruajtja holografike e kujtesës mund të shpjegojë kapacitetin shumë të madh të trurit.kapacitet i rendit 10 miliard bite informacioni në një jetëgjatësi mesatare njerëzore.

Hologramat shpjegojnë shumë mirë edhe mënyrën se si truri arrin të gjejë dhe të kujtojë shumë shpejt kujtimet nga sasia gjiigande e informacionit që ai ruan.Në çast ne njohim një fytyrë të dikujt që nuk e kemi parë prej vitesh edhe kur kjo fytyrë është plakur.Pamjet holografike mund të krahasohen edhe kur ato nuk janë njëqind të njejta.Pribram tregoi që jo vetëm kujtimet tona,por edhe procesi ynë njohjes, nuhatja, shijimi, dëgjimi dhe shikim mund të shpjegohen me anë të parimeve holografikë.

Le të marrim si shembull një perceptim pamor.Pikëpamja e sotme e shkencës është se pamja e botës projektohet nga lentet e syrit në një sfond,në retinë dhe se kjo pamje si të thuash “dixhitalizohet” nga truri dhe elementët e saj ruhen.

Pribram provoi se qelizat nervore të syrit reagojnë ndaj frekuencave të caktuara të valëve elektromagnetike që godisin syrin.Pamja shikohet del pyetja:si mundet një pamje të përmbajë frekuenca? Me anë te një procesi të quajtur transformimi Furie,informacioni hapësinor mund të përkthehet në një spektër frekuencash.Zhan Furje provoi se çdo lloj forme valore mund të ndërtohet prej valëve sinusoidale me frekuenca,faza dhe amplituda të ndryshme,mund të përftohet çdo lloj forme valësh.Procesi i përshkruhet metematiksht nga transformimi invers Furje.Ky transformim përdoret për të krijuar valë origjinale prej spektrit të valëve,sinusoidale. Transoemimet Furje mund të zbatohen kështu edhe në informacionin hapësinor dydimensional.

Pribram zbuloi që korteksi i truri kryen një transfromim Furje të pamjes vizualenë sy dhe shpërndan frekuencat përbërëse të pamjes në të gjithë neuronet e trurit.Në këtë mënyrë pamja përvetësohet dhe memorizohet si model i interferencës valore në neuronet,tamam si holograma që ruan fotografinë.Forma origjinale e pamjes mund të rindërtohet nga paraqitja holografike e saj me anë të transformimit invers Furje,duke dhënë një imazh pamor brenda kokës sonë.
Fakiri
Fakiri

535


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Fakiri prej 23.01.12 23:49

Ndërtimi i një imazhi prej frekuencave valore sinusoidale të veçanta është teknika e përdorur në skenarin MRI (pamje me rezonacë magnetike) që përdoret në spitale. Skenari MRI (Magnetic Resonance Imaging) përdor transformimiet Furje për të ndërtuar një imazh holografik të trupit që akanohet me anë të atomeve të ngacmuar të hindrogjenit që kalojnë përmes molekulave të ujit të trupit.

Kjo teknikë është krijuar nga Uolltër Shemp,i cili më vonë dha kontribut në teorinë kuantike të trurit duke thënë që kujtimet nuk ruhen brenda vet trurit,por në materialin e hapësirës,në vakuumin fizik.Truri vepron si një mjet leximi në vakumin fizik ku ruhet kujtesa holografike në formën e mdelit valor.

Kur kombinojmë teorinë holografike të trurit të Karl Pirbramit me teorinë e Dejvid Bohmit,e cila thotë se universi si i tërë është vetëm një hologramë gjgande,marrim një pikëshikim interesant të realitetit,atë që quhet modeli holografik.Në modelin holografik universi shikohet si një magazinë gjigande e frekuencave elektomagnetike,të cilat përmbajnë nevele të shumëfishtë të realitetit.

Truri, duke përdorur transformimet Furje, dekodon një kanal përmes ferkuencave elektromagnetike të universit dhe prej këtej ndërton paraqitjen tonë të mbrendshme të realitetit. Truri ynë mund të marrë vetëm një diapazon të kufizuar të frekuencave nga bota e jashtme,pra mund të arrijë vetëm një njohje të kufizuar të realitetit.Mund të thuhet që truri akordohet në një realitet të caktuar,ashtu si radioja që akordohet në një stacion.

Ne mendojmë se lëvizim në një botë solide të pamjeve që janë perceptuar prej trur,por e vërteta më e thellë mund të jetë që ne zbërthejmë vetëm një realitetet e botëve të shumta paralele.

Modeli holografik zgjidh shumë mistere të fenomeneve paranormalë,sepse trutë individualë janë vetën pjesë të një të tëre,trurit univerzal.Në modelin holografik të gjithë trutë janë të lidhur në mënyrë rë pakufizuar dhe informacioni paranormal(telepatia) mund të kalojë lehtësisht nga një tru në tjetrin.

Stjuart Hamerof dhe Roxher Penroz kontribuan në teorinë kunatike të trurit duke paraqitur një model të trurit të bazuar në llogaritjen kuantike.Ata besojnë se truri ynë e përpunon informacionin nga neoronet jo vetëm në gjendje klasike,por duke përdorur edhe gjendjet kuantike.

Gjendjet kunatike brenda trurit për një kohë të gjatë besohej se ishin absolutisht të pamundura,sepse truri ishte shumë i madh,shumë i lagësht dhe shumë i ngrohtë për t’i bërë të mundura gjendjet kunatike,të cilat ishin vrojtuar vetëm në laborator, në situata të izoluara dhe të kontrolluara të shkallës nënatomike.Por tani Hamerof beson se ka gjetur tullën bazë,kubitin,për llogaritje kunatike në tru.Ai ka dalluar një tub shumë të vogël,të quajtur mikrotubul,i cili përmban citoskeletin e qelizës.

Citoskeleti është skeleti që i jep qelizës strukturën e saj;ai është korniza e qelizës.Përveç kësaj, mikrotubuli shërben edhe si një tub për kalimin e të gjithë llojeve të komponimeve kimikë që përdoren nga qeliza.Homerof thekson se citoskeleti mund të ketë edhe një funksion neral dhe se ai mund të jetë madje edhe më i përparuar nga vet neuronet.

Funksioni neural i citoskeletit mund të shpjegojë pse një organizëm njëqelizor mund të kryejë funksione inteligjentë, sepse ndonëse organizmi njëqelizor nuk ka rrjet neoronesh, neurone dhe tru,ai zotëron një formë primitive të ndërgjegjs duke qenë se kryen funksione inteligjentë si notimi,ngrënia dhe çiftimi!

Për sa i takon njerëzve,ne kemi një tru të përbërë nga neurone të cilët ndërlidhen me anë të dentriteve dhe sinapseve,duke krijuar kështu sistemin nervor qendror.Brenda qelizave neuronale gjendet citoskeleti i përbërë nga mikrotubulat.Vetë mikrotubulat janë të ndërtuar prej tubulinave,proteina me formë hegzagonale.Këtë tubulinë brenda mikrotubulit të neuronit ka indentifikuar Hamerof si klubit të trurit.

Interpretimi klasik i neurobiologjisë ka qenë që përqendrimet e joneve të ndryshëm bartin impulset që lëvizin në të dy drejtimet brenda sistemit nervor qendror dhhe janë përgjegjës për të gjithë informacionin e përpunuar nga sistemi nervor në tërësi.

Hamerof vërejti që mikrotubulat përmbajnë dritë me koherencë të lartë (dritë të ngjashme me lazerin) dhe që kjo dritë luan një rol të rëndësishëm në përpunimin e informacionit nga truri. Fric Pop gjithashtu ka zbuluar lëshimin e biofotoneve nga trupi i njeriut.pop zbuloi që dalja e dobët e biofotoneve mund të diktohet jo vetëm prej trupit të njeriut,por nga të gjitha format biologjike të jetës dhe dyshon se burimi i këtyre biofotoneve lidhet me ADN-në.
Fakiri
Fakiri

535


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Fakiri prej 23.01.12 23:51

Hamerof gjeti biofotone koherentë brenda mikrotubulave kur ata janë në gkendje kuantike. Me fjalë të tjera,biofotonet ishin koherentë dhe me lidhje kuantike.Mikrotubuli është i mbushur me molekula uji të renditura me koherencë të lartë dhe Hamerof beson se ky ujë të rëndësishëm në përcjellshmërinë e biofotoneve përmes mikrotubulit.

Kur biofotonet kalojnë përgjatë mikrotubulit,ata shkojnë në sinapset e neuronit dhe pastaj kalojnë më tej në neuronin tjetër.në këtë mënyrë mikrotubulat shërbejnë si sistem përcjellës për dritën koherente në tru dhe më të gjitha pjesët e tjera të trupit.

Ky rrjet mikrotubulash është quajtur si interneti i trupit njerëzor,i cili lidh jo vetëm qelizat nervore, por edhe çdo qelizë tjetër të trupit.Ai bën të mundur shkëmbimin e infromacionit kuantik ndërmjet trurit dhe pjesës tjetër të trupit.Rrjedhimi i kësaj është se ndërgjegjja nuk është e kufizuar vetëm në tru,por të gjitha qelizat e trupit kanë të njejtin rol në ndërgjegje.Kjo mund të shpjegojë natyrën mbinatyrore të ndërgjegjes,pra mendimet dhe ndjenjat veprojnë në unitet brenda truput.

Mendo se çfarë ndodh kur ti je i dashuruar dhe njeriu që ti dashuron kalon papritur para teje.I gjithë trupi dhe truri yt do të reagojnë menjëherë dhe në unitet! Ti shqyen sytë, zemra rreh shpejt,të merret fryma,niveli i adrenalinës rritet dhe të shkojnë mornica në shpinë e të dridhen gjunjët; të gjitha këto ndodhin njëkohësisht. Reagimi i unifikuar i trupit brend çasti,me anë të internetit neural të tij përhapet përmes “përcjellsave” motubula si valë drite koherente,duke lidhur të gjitha qelizat e trupit tënd.

Kolegu i Hamerofit,matematikani Roxhër Penroz ndërtoi një shpjegim të ri alternativ për interpretimin Kopenhagen të fizikës kuantike,pra shuarjen e vales kuantike nga vrojtimi i ndërgjegjshëm.Penroz propozoi një zvogëlim objektiv (zvogëlim është sinonim për “shuraje e valës kunatike”).Zvogëlimi objektiv(OR) mundëson shuarjen e valës kunatike pa pjesëmarrjen e vrojtimit të ndërgjeshëm njerëzor,por ndodh vetëm kurr arrihet një “prag i caktuar” i atij që ai e quan gravitet kunatik.

Llogaritja kuantike që bëhet në tru përdor mekanizmin e informaccionit (lidhjes) së kundërt (fidbek) që kalon nga ndijuesit hyrës të trupit dhe prandaj shuarja e gjendjes kunatike që arrihet në mikrotubula quhet Zvogëlim Objektiv i Orkestruar (Orch ose OR). Gjendja klasike e sinjalit hyrës në dijuese orkestron llogaritjen kunatike me anë të lidhjes së kundërt.

Modeli i trurit kuantik i Hamerofit çon në pikën që ndërgjegjja,mendimet dhe ndjenjat tona janë rezultat i zvogëlimit objektiv (OR) të një mbivendosjeje të të gjithë mendimeve dhe ndjenjave të mundshme që ndodhin në kubitet brend mikrotubulave në neuronet e trurit.Me fjalë të tjera,mendimet tanë personalë janë thjesht një shuarje (kolaps) i mendimeve universalë.

Modeli kuantik i trurit thotë se vet universi zotëron veti themelore të protondërgjegjes!
Është kjo protondërgjegje,apo ndërgjegjja universale (mendimet e të gjithë mendimeve) e cila shuhet në ndërgjegjen individuale në kubitet e trurit.Kjo ndodh me një shpejtësi mestare prej 40 shuarjesh në sekondë,çka i korrespondon frekuencat prej 40Hz të valëve të trurit.Vetëdija jonë për mendimet dhe ndjenjat e brendshme është e ndërtuar soi modeli i një filmi që xhirohet me shpejtësi 40 kuadro në sekondë nga një ndërgjegje universale.

Hamerof dhe Penroz theksojnë se modeli i tyre i Zvogëlimit Objektiv të Orkestruar (OR) për përpunimin kuantik në mendje përputhet me mësimet siritualë të budizmit, hinduizmit dhe kabalës, të cilt mësojnë ekzistencën e një mendjeje universale.

Ajo që fitojmë ne në këtë mënyrë,është një model i trurit i cili tregon që ndërgjegjja nuk është një epifenomen,rezultat i veprimtarisë së trurit,por se truri duhet të shikohet si një antenë e madhe apo si një marrës i ndërgjegjes universale e cila ndodhet kudo në univers!

Teoria kuantike e trurit ka mjaftë kundërshtarë dhe është akoma në fazën e saj foshnjore, por ajo ka tërhequr tashmë shumë vëmendje dhe një ditë mund të pranohet gjerësisht si shpjegim i saktë për mënyrën se si punon truri.
Fakiri
Fakiri

535


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Efektet e dëmtimit traumatik të trurit tek fëmijët

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 26.01.12 8:26

syri - Truri 25truri_2501121212_1

Sipas një studimi të fundit në revistën Pediatrics, dëmtimi traumatik i trurit tek fëmijët ndodh më shpesh sesa mendohej dhe se efektet e këtyre lëndimeve ndonjëherë mund të zgjasin gjithë jetën. Lëndimi traumatik i trurit ose TBI – është një nga shkaqet kryesore të aftësisë së kufizuar dhe vdekjes mes foshnjave dhe fëmijëve.

Sipas të dhënave, pothuajse 500 mijë vizita kryehen çdo vit në qëndrat e urgjencave në SHBA, si pasojë e lëndimeve traumatike në tru tek fëmijët nën 14 vjeç.

Studimi në revistën “Pediatrics” morri në shqyrtim fëmijë të moshave nga 2 deri në 7 vjeç, të cilët kishin pësuar dëmtime të rënda në tru.

Studiuesit zbuluan se këta fëmijë kishin “deficite të vazhdueshme intelektuale” edhe 10 vjet pas lëndimit.

Krahasuar me një grup fëmijësh të tjerë që nuk kishin pësuar ndonjë lëndim në tru, fëmijët në studim dolën me 26 pikë më pak në provimin e inteligjencës ose IQ.

Këto rezultate hedhin poshtë dijen konvencionale mjekësore sipas së cilës të rinjtë dhe fëmijët mund t’i kapërcejnë pa probleme dëmtimet e trurit madje edhe ato serioze.

Këto rezultate të studimit gjithashtu sugjerojnë se fëmijët me lëndime të rënda në tru mund të mbeten prapa përgjithmonë në zhvillimin e intelektit. Por lajmi i mirë është se ky disavantazh nuk vjen duke u thelluar dhe se fëmijët me lëndime të lehta shërohen plotësisht, me kalimin e kohës.



Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

244


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Shkenca deshifron mendimet

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 01.02.12 21:37

syri - Truri F1_01mendim1328101593


Ajo çka mendoni duket se nuk do të jetë më vetëm e juaja dhe nuk do të mund ta mbani sekret. Shkencëtarët kanë demonstruar një metodë me goditje, me anë të së cilës mund të rindërtojnë fjalët për të cilat truri juaj po mendon.

Teknika e raportuar në “PLoS Biology” mbështetet mbi mbledhjen e sinjaleve elektrike direkt nga truri i pacientëve. Bazuar në sinjalet që merr nga valët e trurit të pacientit dhe duke parë pjesët e trurit që “ndizen”, një tip kompjuteri arrin të kuptojë se për cilat fjalë po mendon pacienti.

“BBC”-ja thotë se në të ardhmen, kjo metodë mund të ndihmojë në komunikim pacientët që ndodhen në koma dhe të përmirësojë ndjeshëm jetën e atyre që kanë humbur disa aftësi komunikimi, transmeton Starti njoftimin.

Vitet e fundit gjithnjë e më shumë është thënë se shkencëtarët janë shumë afër zbulimit të mënyrës së si mund të kuptojnë madje edhe mendimet tona.

Në një studim të vitit 2011, pacientët me anë të disa elektrodave në kontakt direkt me trurin ishin në gjendje të lëviznin një kursor në ekran thjesht duke menduar tingujt zanorë.

Teknika e quajtur rezonanca funksionale magnetike duke ndjekur rrjedhën e gjakut në tru ka dhënë shenja shprese se mund të identifikojë fjalët ose idetë rreth të cilave personi mendon.

Tani, Brian Pasley i Universitetit të Kalifornisë dhe një sërë kolegësh e kanë çuar një hap para.

Skuadra u fokusua në atë zonë të trurit që quhet “superior temporal gyrus” ose STG. Kjo pjesë nuk është thjeshtë pjesë e aparatit të dëgjimit, por edhe një nga pjesët kryesore të trurit që na ndihmon të kuptojmë zërat që dëgjojmë.

Ata monitoruan valët e STG-së së 15 pacientëve që po u nënshtroheshin operacioneve për epilepsi ose tumore. Teksa një pajisje nxirrte fjalë ose fjali, truri i pacienteve jepte sinjale ne vende te ndryshme.

Qëllimi ishte të zgjidhej kaosi i sinjaleve elektrike që sillte audio-ja nga STG-të e pacientëve. Për këtë skuadra përdori një tip kompjuteri i cili ndihmoi të tregonte vendndodhjen e pjesëve të trurit “që ndizeshin” kur ne audio thuhej një fjalë e caktuar.

Me anët të këtij modeli, kur pacientët mendonin një fjalë të caktuar, skuadra e shkencëtarëve ishte në gjendje që duke parë zonat e “ndezura” të trurit të kuptonte se për çfarë fjale po mendonte pacienti.
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

244


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Zattoo prej 04.02.12 19:50

Teori e re për trurin tonë

syri - Truri F1_03truri-jpg1328260756

Të folurit e njeriut është i lidhur me pjesë krejt të ndryshme të trurit sesa që kanë menduar shkencëtarët. Pjesa që merret me të folurit është tri centimetra afër qendrës së trurit, një distancë e madhe në brendi të organit kompleks.

Pothuajse të gjitha librat me tekste dhe imazhe të trurit dhe gjithçka që përfshijnë imazhet e kërkuara në ‘google’ për trurin– janë të gabuara, kanë zbuluar shkencëtarët. Gjetjet e fundit tregojnë që kemi më shumë ngjashmëri me majmunët sesa që kemi menduar.

“Qendra e të folurit” në tru mendohej se ishte diçka që na dallonte nga më të afërmit tanë evolutivë, por në fakt është e ngjashme në të dyja rastet. Është zbuluar që origjina e gjuhës së majmunit dhe njeriut do të duhej të riekzaminohej.

“Shkencëtarët prej kohësh kanë thënë se të folurit e njerëzve është unik. Ata kanë thënë se majmunët krijojnë tinguj komunikimi por fakti që ata nuk e kanë të njëjtën gjuhë të elaboruar sikurse që e kemi ne vjen për shkak se ndodhet në qendra të ndryshme procesimi të trurit”, ka thënë Rauschecker.

“Ky zbulim sugjeron që arkitektura dhe procesimi midis dy specieve janë më të ngjashme se që kanë menduar njerëzit”. Shkencëtarët prej kohësh kanë besuar se të folurit e njeriut procesohet në korteksin e pasmë cerebral të trurit, prapa korteksit auditor ku pranohen të gjithë tingujt – në vendin që është i famshëm si ‘zona e Wernicke’ pasi neurologu gjerman e propozoi këtë në vitin 1800 bazuar në studimin e tij për sulmet dhe lëndimet e trurit.

Por tani hulumtimet që kanë analizuar më shumë se 100 imazhe konkludojnë që zona e Wernickes është në lokacion të gabuar. Vendi i ri i identifikuar ndodhet rreth tri centimetra në afërsi të pjesës së përparme të trurit dhe në anën tjetër të korteksit auditor – me milje larg në kuptim të arkitekturës dhe funksionimit të trurit.

Zbulimi, i publikuar “online” këtë javë në “Proceedings of the National Academy of Scienes” (PNAS), nënkupton që “tekstet tani duhet të rishkruhen”, ka thënë Josef Rauscheker, profesor në departamentin e neurologjisë në “Georgetown University Medical Centre” (GUMC). “I kemi hedhur poshtë teoritë e vjetra”, ka thënë Rauscehchker, i cili po ashtu është anëtar i institutit “Georgetown Institute for Cognitive and Computional Sciences”.

“Nëse kërkoni në Google për “organizimin e gjuhës në tru”, me siguri që çdo vizatim ilustrues është i gabuar”, ka thënë autori kryesor, Iain DeWitt, i cili është kandidat për doktoraturë në “Georgetown Interdisciplinary Program in Neuroscience”.

Ky zbulim ka rëndësi, ka thënë Rauschechker, sepse lokacioni i ri i zonës Wernicke sugjeron që origjina e gjuhëve të njerëzve dhe majmunëve është shumë më afër sesa e kemi menduar”.Duke e ditur se zona e Wernickes është në pjesën e përparme të korteksit auditor, mund të ofrohen njohuri klinike për pacientët që vuajnë nga dëmtimi i trurit, siç janë sulmet ose ngecjet në të folur.

“Nëse një pacient nuk mund të flasë, ose të kuptojë të folurit, ne tani kemi një ide se ku mund të ketë ndodhur dëmtimi”, ka thënë ai. Rauschecker dhe DeWitt kanë kërkuar në literaturën shkencore për studime dhe kanë investiguar perceptimin e të folurit te qeniet njerëzore duke përdorur metoda të ndryshme të skanimit, madje edhe ato të rezonancës funksionale magnetike për imazhe si dhe tomografinë me emetim të pozitroneve (positron emission tomography – PET).

Ata kanë gjetur 115 studime të imazheve trunore për perceptimin e gjuhës në tru, në të cilat në përgjithësi janë përfshirë mbi 1 mijë e 900 kandidatë.
Zattoo
Zattoo

625


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Truri i njeriut në një version që se keni parë asnjeher

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 02.04.12 19:56

syri - Truri Brain

Truri njësoj si rrugët e Nju Jorkut. Në pamje të parë mund tu duket e pabesueshme por në fakt truri i qenieve njerëzore duket i komplikuar sa mendohet. Ky është një demonstrim i bërë së fundi dhe i publikuar në revistën “Science”. Imazhet janë realizuar fale rezonancës magnetike dhe vëzhgimi është realizuar nga Van Wedeen në Spitalin e Massachusetts në bashkëpunim me “Martinos Center for Biomedical Imaging”.

syri - Truri 1333091632859_2
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

244


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Fikrro prej 27.06.12 15:56

Faktet fascinuese për trurin

syri - Truri F1_27truri11340781408

Madje një të pestën e oksigjenit që e thithim në çdo frymëmarrje, truri jonë e shpenzon për të kryer funksionet e veta

Cila pjesë përbën 1 deri 3 për qind të masës suaj trupore, ndërsa përdor 20 për qind të oksigjenit nga frymëmarrja juaj? Truri juaj. Ja dhjetë fakte fascinuese për trurin njerëzor:

-Truri juaj ka nevojë për furnizim të përhershëm me oksigjen. Dhjetë minuta të humbjes së oksigjenit më së shpeshti shkaktojnë dëme të konsiderueshme nervore. Ftohja mund të zgjasë tërë kohën, që është arsyeja për shkas së cilës viktimat e mbytjes në ujë të ftohtë, që janë ngjallur pas 40 minutash – mbijetojnë pa dëme nervore.

-Truri juaj përdor një të pestën e sasisë së përgjithshme të gjakut në trup. Duhet të përmbajë hapin me kërkesat e rënda metabolike të neuroneve. Nuk ka nevojë vetëm për glukozë, por edhe për oksigjen.

-Truri juaj nuk ndien dhimbje. Nuk ka nerva që do të regjistronin dhimbjen në tru. Prandaj neurokirurgu mund të hulumtojë trurin derisa pacienti është i vetëdijshëm. Në atë mënyrë, mund të përdorë reagimin nga pacientët për identifikimin e zonave të rëndësishme, si të atyre të përdorura për të folur ose vizualizim.

- Cerebelum ose si e quajmë “truri i vogël” peshon 150 gramë. Gjendet në anën e poshtme të pasme të trurit. Është i nevojshëm për drejtimin e trupit gjatë ecjes dhe për kryerjen e të gjithë lëvizjeve të koordinuara. Ka rol të madh në shqisën tuaj të nuhatjes.

-Pesha mesatare e trurit njerëzor është pak më e madhe se 1.4 kilogramë. Truri i Ajnshtajnit ka qenë ndoshta më i vogël, sepse Ajnashtajni ka qenë pak më i vogël se njeriu mesatar. Ekziston lidhja e përgjithshme në mes madhësisë së trupit dhe trurit.

-Truri i elefantit është shumë i madh – rreth gjashtë herë më i madh se ai i njeriut. Sido që të jetë, në krahasim më madhësinë e trupit, njerëzit kanë trurin më të madh se të gjithë kafshët, mesatarisht rreth 2 për qind të peshës trupore. Truri i maces? Peshon rreth 28 gramë, ndërsa është pak më shumë se 1 për qind e peshës trunore.

-Në tru gjenden rreth 160.000 kilometra të enëve të gjakut. Nëse do t’i zgjeronim, do të mund të rrethonim tokën më shumë se katër herë.

-Nëse e keni trurin me madhësi mesatare, keni 100 miliardë neurone. Do të gëzoheni pas leximit të pikave në vijim.

-Përafërsisht 85.000 neurone të neurokorteksit humben çdo ditë në tru. Fatmirësisht kjo kalon pa u vënë re për shkak të krijimit të tepërt të tyre dhe faktit që madje pas 3 vitesh merr më pak se 1 për qind. Shikoni faktin e mëposhtëm.

-Hulumtimet e kohës së fundit tregojnë që truri vazhdon të prodhojë neurone të reja gjatë jetës. Po ashtu dëshmojnë që këtë e bën si përgjigje ndaj stimulimeve (bëni ushtrime për forcimin e trurit). Shkencëtarët këtë e quajnë plasticitet të trurit ose neuroplasticitet. Këtë mund ta pranoni si faktin më të favorshëm për trurin.
Fikrro
Fikrro

539


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Luli prej 22.11.12 0:14

Truri duhet të fshijë kujtimet për të qenë më i shpejtë

syri - Truri Truri1

Me kalimin e viteve në fakt nuk dobësohet kujtesa, por aftësia jonë e gjetjes së kujtimeve dhe mënyrave në të cilat i kemi ruajtur.

Kujtesa njerëzore është proces kompleks, pohojnëshkencëtarët, ndërsa përbëhet nga mësimi, kujtimet dhe harresa. Kujtesa në fakt ka kapacitet të pakufizuar, por funksionon në atë mënyrë që të dhënat e vjetra i shtyn mënjanë nëse nuk i përdor.

Në këtë mënyrë me kalimin e viteve në fakt nuk dobësohet kujtesa, por aftësia jonë e gjetjes së kujtimeve dhe mënyrave në të cilat i kemi ruajtur, prandaj nuk do të ishte keq të mësohet të ndikohet në to që kujtimet e rëndësishme të mbesin gjithmonë në dispozicion.

Pikërisht me këtë merret ekipi i psikologëve në Universitetin California në Los Angeles, dhe kanë ardhur në përfundim që truri ka sistem krejtësisht të ndryshëm të arkivimit të të dhënave nga memoria kompjuterike.

Kujtimet mund të ndryshojnë sipas dëshirës, pohojnë shkencëtarët, ndërsa nevojitet të fokusohemi në ato pozitive për të zëvendësuar të padëshirueshmet dhe të dhimbshmet.

Ndryshimi i mënyrave në të cilat u qaseni kujtimeve mund të ndihmojë në riinterpretimin e historisë dhe largimin e hallkave të shprehive që dalin nga kujtimet e këqija, ndërsa një nga metodat më efikase është programimi neurolinguistik (NLP).

Pasi që ndodhitë e fundit në hierarkinë e kujtesës janë më të rëndësishme se të vjetrat, truri eliminon informatat e vjetra të cilat i konsideron të padobishme dhe i shtyn thellë në kujtesë, kështu që ndonjëherë është e nevojshme të arrihet tek to vetëm me teknikat e avancuara si NLP ose hipnoza.

Nga memoria nuk zhduket asgjë, prandaj është mjaft e rëndësishme që në mënyrë periodike të kujtohen disa ndodhi dhe informata të rëndësishme që të mos përfundojnë të varrosura thellë dhe të mbuluara nga pluhuri, por të mbesin në dispozicion në secilin moment.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

884


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Luli prej 02.12.12 12:46

Truri i pianisteve eshte ndryshe

syri - Truri 1354009526-pianiste

Pianistët kanë një organizim të ndryshëm të disa zonave cerebrale: pikërisht të atyre zonave që analizojnë tingujt.

Në fakt, është arritur të vërtetohet se të mësosh t’i biesh pianos gjatë fëmijërisë dhe më pas të vijohet me studimin e saj edhe në moshë të rritur, modifikon strukturën celebruare.

Kjo, pasi truri ynë ndryshon dhe mëson vazhdimisht, duke treguar një aftësi të jashtëzakonshme për t’u përshtatur në ambient.

Veç të tjerash, sipas një studimi të Fredrik Ullen, nga ‘Karolinska Institutet’ në Stokholm, i cili më pas është publikuar në revistën “Natyra e Neuroshkencës”, vazhdimi i ushtrimit çon në prodhimin e të ashtuquajturës ‘substancë e bardhë, mielina, një kompleks yndyror që rrethon nervat dhe që shërben për të përshpejtuar transmetimin e sinjaleve, për shembull përforcon nervat që lejojnë lëvizjen në mënyrë të pavarur të gishtat të duarve.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

884


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Jetmira prej 14.07.13 7:53

Truri i njeriut është organi më kompleks në trupin e njeriut dhe padyshim një ndër kreacionet më komplekse në universin që jetojmë.

Është e qartë se mrekullitë më të mëdha në botë të bëra nga njeriu janë rezultat i trurit të njeriut duke e bërë atë organin më të mahnitshëm të një qenie njerëzore.
Truri i njeriut me kompleksitetin e tij vepron si një pajisje e sigurt e cila mban edhe kujtimet më të vogla të një personi.
Personaliteti i një personi ndikohet shumë nga truri i tij, i cili ndikon edhe në gjenerimin e vetëdijes njerëzore e cila i jep një personi lëvizje, pasion dhe emocion.
Nuk ka dyshim që truri i njeriut është me të vërtetë një organ i pabesueshëm i cili kërkon kujdes maksimal për të mbajtur në lëvizje proceset vitale të trupit të njeriut.

Këto janë vetëm disa nga funksionet vitale që kryen truri i njeriut, por gjëja më e mahnitshme në lidhje me trurin e njeriut ështe se shumë fakte që janë pak të njohura nga shumë njerëz me një tru plotësisht funksional.



Dhjetë faktet më interesante rreth Trurit të Njeriut janë:

Truri i njeriut është i vetmi organ në trupin e njeriut që nuk ka nerva, pavarësisht nga fakti se ai vepron si komandë qendrore për sistemin nervor qendror. Kjo do të thotë që truri i njeriut nuk ndien dhimbje.
Truri i njeriut konsumon pjesën më të madhe të energjisë së përgjithshme që është prodhuar në trupin e njeriut. Për të qenë më të saktë, truri konsumon 20% të energjisë, përkundër faktit se ai përfaqëson vetëm 2% të peshës së përgjithshme të trupit. Energjia është me rëndësi jetike për ruajtjen e qelizave të shëndetshme të trurit.
Numri i neuroneve të pranishme në tru është përafërsisht rreth 100 miliardë, shifër kjo rreth 15 herë më e lartë se popullsia e përgjithshme në tokë. Ky numër i lartë i neuroneve rrit aftësinë e përpunimit të trurit.
Truri i njeriut llogaritet si organi më yndyror në trupin e njeriut. Rreth 60% e trurit të njeriut është i përbërë nga yndyra. Për më tepër, 75% e masës totale të trurit është e përbërë nga uji i cili rregullon funksionet e ndryshme në tru.
Neocortex është pjesë e trurit të njeriut që është përgjegjëse për gjuhën dhe ndërgjegjjen. Ajo përbën rreth 76% të trurit të njeriut.
Shumë njerëz besojnë që qeniet njerëzore përdorin më pak se 10% të trurit të tyre. Ky është një keqkuptim, sepse çdo pjesë e trurit ka një funksion të njohur.
Gjatë shtatzënisë së hershme, neuronet shumohen në një normë prej 250.000 neurone për minutë.
Rreth 15-20% (750ml) të prodhimit të përgjithshëm kardiak është drejtuar në tru çdo minutë.
Energjia e konsumuar nga truri është e mjaftueshme për të ndriçuar një llambë të lehtë, dhe
Truri i njeriut nuk është aq i përsosur siç mendohet. Truri i njeriut ka bërë që në shumë raste të mashtrojë njerëzit duke bërë që ata të shohin gjërat ndryshe nga realiteti.
Jetmira
Jetmira

487


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Jetmira prej 14.07.13 7:55

TRURI - “KY TOP MAGJIK”



Truri është një ndër krijesat më të ndërlikuara dhe më të çuditshme të natyrës në tokë dhe është fare pak i shfrytëzuar. Me të drejtë fiziologu Sherington, i cili zbuloi shumë ligje të funksionimit të trurit, e quajti atë “top magjik” dhe konsideroi se truri do të mbetet fshehtësia e natyrës, e cila e fundit do t’i zbulohet njerëzimit.



Për t’i kuptuar më mirë sjelljet e njerëzve, duhet të dimë më shumë mbi ndikimet biologjike tek ata. Pra, cili është ai gjenerator aq i fuqishëm që i futë në funksion gjithë këto procese psiko-fizike? Kush tjetër, pos trurit.

Truri ka tërhequr gjithmonë vëmendjen, jo vetëm të psikologëve të sotëm , por edhe të dijetarëve që nga kohët më të lashta, sepse aktiviteti i tij psiko-fizik, ndikon dhe drejton pothuajse shumicën e sjelljeve. I përbërë nga miliona neurone, truri (sidomos ai i qenies njerëzore) është organi më i ndërlikuar i çdo gjallese. Shprehur figurativisht ai është më i ndërlikuar se cilido kompjuter i sotëm modern, pra një superkompjuter biologjik. Sa për ilustrim, sërish figurativ, po e cek se i tërë rrjeti telefonik botëror, në krahasim vëllimor me trurin, paraqet vetëm një kokërr fasuleje.

Truri është edhe pjesa më e rëndësishme dhe më e ndërlikuar e sistemit nervorë. Ai veçanërisht luan rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin e jetë psikike të njeriut; rregullon funksionimin e organeve; harmonizon organizmin në përgjithësi; bënë të mundur lidhjen e organizmit me realitetin objektiv (nëpërmjet transmetimit të impulseve nervore) dhe paraqet bazën fiziologjike për tërë jetën psikike: pra, është bartës i të gjitha proceseve psikike.

Pjesët kryesore të trurit janë tri: truri i madh, truri i mesëm dhe truri i vogël, kurse pjesa më e rëndësishme dhe më e zhvilluar e tij është korja e trurit ose siç quhet ndryshe, korteksi. Në zhvillimin e sistemit nervor, korja e trurit zhvillohet më së voni dhe ajo paraqet rezultatet më të larta të evolucionit. Sipërfaqja e saj është rreth 2m2 dhe përmban rreth 14miliard elemente qelizore.

Truri i të porsalindurit është katër herë më i lehtë se ai i njeriu të rritur. Deri në vitin e gjashtë truri arrin përafërsisht 90% të peshës dhe të proporcioneve të tij përfundimtare. Kështu, ndërmjet moshës 9 dhe 10 vjeçare, truri i fëmijës arrin të ketë proporcion gati të njëjtë me atë të trurit të të rriturit. Gjithashtu, është vërtetuar shkencërisht se pesha dhe mosha e trurit nuk është e lidhur drejtpërsëdrejti me zhvillimin e inteligjencë. Truri peshon rreth 1.5 kg.



Forca e trurit



Siç u tha edhe më lartë, inteligjenca nuk varet, as nga pesha e as nga vjetërsia trurit. Mund që njeriu në moshë shumë të re ose shumë të vjetër, të arrij rezultate fenomenale. P.sh. Gogeni filloi të merret me art pas moshës 30 vjeçare. Mikeloangjelo, veprat më madhështore i krijoi në moshën 80 vjeçare. Edhe Pikaso veprat më të mëdha i krijoi n vitet e 90 të jetës.

Aleksandri i Madh i Maqedonisë i ka njohur me emër të gjithë ushtarët e vet. Mitroditi ka sunduar mbi 22 popuj dhe ka biseduar me të gjithë pa përkthyes. Kinej Cynes, delegat i mbretit Pirro, për një ditë i mësoi të gjithë emrat e anëtarëve të senatit dhe të shumë njerëzve tjerë të Romës, me të cilët u taku. Filozofi dhe mjeku arab, Ibun Sina, shekulli X, qysh në moshën 10 vjeçare e recitonte Kur’anin përmendësh, ndërsa në moshën 14 vjeçare edhe të gjitha veprat e Aristotelit. Shkrimtari spanjoll, Alfonso Tostado, shekulli XV, kishte memorie fantastike: secilën libër që e lexonte dy herë, mund ta përsëriste fjalë për fjalë. Mocarti si 14 vjeçar, në kishën e Shënë Pjetrit në Romë, majti në mendje gjatë kohës së interpretimit gjithë muzikën e një muzikantit të madh, notat e së cilës mbaheshin në fshehtësi. Indiania, Shakuntala Devi ishte për gjashtë sekonda më e shpejtë se kompjuteri në zgjidhjen e një problemi të ndërlikuar matematikor (është fjala për vitet e 80-ta) etj.

Gjithashtu, truri i madh ndahet edhe në dy gjysmë pjesë: e majta dhe e djathta, kështu që secila anë e trurit kontrollon pjesën e kundërt të trupit: pra, në qoftë se dëmtohet ana e majtë e trurit, pëson paralizë pjesa e djathtë e trupit dhe anasjelltas.

Kërkimet më të reja nga profesoresha Roberta Ornshtajn japin dritë më tepër në aktivitetin e këtyre dy pjesëve të trurit. Pjesa e majtë e trurit drshkencore: matematikën, logjikën, analizën etj., ndërsa pjesa e djathtë drejton aktivitetet artistike: ngjyrat, muzikën, ritmin, fantazinë etj.

Sipas Ornshtajn-it, njerëzit që janë mësuar ta shfrytëzojnë njërën anë të trurit, e kanë vështirë ta shfrytëzojnë edhe pjesën tjetër. Është interesant se kur njëra anë e trurit dëmtohet, atëherë e gjithë forca kalon në anën tjetër. Por në qoftë se shfrytëzohen të dy pjesët e trurit, shumëfishohet aftësia deri në gjenialitet.

Hulumtimet tek njerëzit, të cilët zakonisht konsiderohen artistë ose shkencëtarë të mëdhenj dhe supozohet se kanë shfrytëzuar te dy pjesët e trurit, japin këto rezultate: Ajnshtajni konsiderohet si shkencëtari më i madh i kohës së vetë. Ai nuk ishte vetëm matematikan apo fizikan, por edhe ëndërrues i madh, i cili për ëndërrimet gati që përjashtohet nga kolegji. Sipas fjalëve të tij, Teorinë e relativitetit nuk e zbuloi duke punuar në tavolinë,por i shtrirë në një rrafsh, duke shikuar diellin me sy gjysmë të mbyllur. Rrezet e diellit duke kaluar nëpër qepalla, oscilonin duke u shpërndarë në mijëra rrezatime të imëta. Ajnshtajni pyeti vetën se si do të dukej udhëtimi në një nga ato rreze të diellit. Kështu, fantazia e sillo atë deri në atë vend, ku njohuria shkollore nuk e lejonte të shkonte, por imagjinata (ana e djathtë e trurit) dhe njohuritë shkencore (ana e majatë e trurit) e sollën atë deri te zbulimi më i rëndësishëm i të gjitha kohërave - Teoria e Relativitetit.

Pikaso, një ndër piktorët më të njohur të kohës së sonë, tregon se në mënyrë matematikore dhe gjeometrike e ka përshkruar atë që ka dashur ta punojë, duke paraqitur detajisht marrëdhëniet specifike të cilat ka pretenduar t’i krijojë me ngjyrë, formë dhe vijë.

Ndoshta rasti më i mirë për ilustrimin e forcës së përbashkët të dy pjesëve të trurit do të ishte Leonardo da Vinçi, një ndër kokat më kreative të të gjitha kohërave, i cili ishte: matematikan, linguist, artist, anatomist, arkitekt etj. Supozohet se Leonardo me njërën dorë ka vizatuar, ndërsa me tjetrën ka shënuar njëkohësisht. Ekspertet që janë marrë me punimet e Leonardos, thonë se për t’i përmbledhur të gjitha punimet e tij, një njeriu i duhet 40 vite punë të pandërprere, nga tetë orë në ditë dhe atë, me njërën dorë të shkruaj, ndërsa me tjetrën të vizatojë.

Siç pamë edhe më lartë, kapaciteti i trurit është i pakufishëm. Sa është i pakufishëm aq është edhe i pazbuluar dhe misterik ose me fjalët të tjera, truri është i vetmi organ që e studion vetveten.

Konsiderohet se truri është një ndër krijesat më të ndërlikuara dhe më të çuditshme të natyrës në tokë dhe se është fare pak i shfrytëzuar. Sipas prof. Toni Bizen, trurin e kemi në funksion vetëm 1%, ndërsa Karl Shishar jep mendimin se vetëm 10% e trurit shfrytëzohet, kurse pjesa tjetër (90%) është një gjigant i vjetur. Ndërsa sipas njohurive më të reja, supozohet se ne shfrytëzojmë vetëm 4% nga numri i përgjithshëm i qelizave nervore.

Nga gjithë kjo që u tha, del se truri posedon kapacitet të pamatur, të cilin asnjë tru elektronik, së paku deri më sot, nuk mund ta arrijë. Ai mund të pranoj (teorikisht) deri në 1015 të mendimeve. Se sa është mundësia e pamatur e pranimit të informacioneve mund ta kuptojmë vetëm përmes rrugës së krahasimit figurativ. Për t’u numëruar kjo madhësi e informacioneve, një njeriu i duhen 30 milion vjet punë të pandërprerë, ditë e natë, me shpejtësi: një informacion për një sekondë; ose nëse e paramendojmë se secila pjesë e mendimeve ose çdo informacion është në madhësinë e një kokrre gruri, atëherë kjo masë e pamatur e grurit do të mund të vendosej në një depo, e cila do të kishte lartësinë 3 metra, gjerësinë 5 metra dhe gjatësinë 4500 km.

Në koren e trurit, mendohet se ekzistojnë rreth 15 miliardë qeliza, të cilat po të vendosën në një varg të pandërprerë, do të formonin gjatësinë rreth 100.000 km.

Se si funksionojnë ato qeliza në tru, me biliona lidhjesh mes veti, me gjasë, deri në fund, kurrë nuk do të zbulohen.



Historia e zhvillimi i trurit



Siç e cekëm edhe më lartë, truri ka tërhequr vëmendjen e njeriut që nga lashtësia. Sipas shënimeve historike truri për herë të parë përmendet në një papirus, të cilin historianet e mjekësisë e konsiderojnësi libër më të vjetër mjekësor në botë.

Ky papirus edhe u emërtua si “Papirus Edvin Smith”, sipas emrit të personit i cili e gjeti në Ksar (Egjipt) më 1862. Supozohet se është shkruar rreth vitit 1700 p. e. r. (1200 vjet para Hipokratit, babait të mjekësisë, në formulën e të cilit edhe sot e kësaj dite betohen mjekët e rinj para se ta fillojnë këtë profesion).

Truri përmendet edhe tek grekët e vjetër, si tek Hipokrati, Aristoteli, Platoni etj., por tek më vonë, në shkollën e Alkesandriesë, 335 - 285 p. e .r., Herofili dhe kolegu i tij Erazistrati, filluan të merren në mënyrë sistematike me trurin dhe prej atëherë zbulimet për trurin përparojnë ngadalë nëpër shekuj deri në ditët tona.

Përsosja e pjesëve të posaçme të trurit, tek organizmat shtazor gjatë evolucionit, vështirë mund të shpjegohet, edhe pse evolucioni i shqisave organike ka filluar mjaftë herët, qysh në kohën kur janë formuar organizmat njëqelizorë.

Mund të thuhet se tek shqisat organike ekziston një substancë, e cila ka rolin e baterisë për shndërrimin e rrezeve të marra në energji elektrike me forcë të ulët. Të gjitha kërkimet për sistemin e komunikimit nëpërmjet sinjaleve biologjike (impulseve) te organizmat shtazor, vërtetojnë se komunikimi kryhet posaçërisht nëpërmjet impulseve bioelektrike. Përshtypjet e jashtme bartën nëpërmjet shqisave (në formë fotografish) në qendrat përkatëse, ku një pjesë e tyre mbeten përgjithmonë lidhje biokimike. Pra, shqisat, jo vetëm të njeriut, por edhe të shumë gjallesave tjera, nuk janë gjendje metafizike, por procese biokimike. P.sh. pa kujtesën (mbamendjen) organizmat shtazor nuk do bënin shumë dallime. Ato nuk do e dinin kë e kanë mik e kë armik; nuk do mund të kryenin zgjedhjen e ushqimit; nuk do e njihnin partnerin e vet. Prraktikisht ato do të silleshin në mënyrë shumë instinktive.

Sipas shumë eksperimenteve me shtazë, të cilave u është nxjerr truri i madh, është treguar se ato shtazë kanë treguar sjellje shumë të pakoordinuara. P.sh. gjarpri, pa trurin e madh, mund të lëvizë shumë mirë, por nuk i njeh armiqtë e vetë. Pëllumbi, pa trurin e madh, qëndron pa lëvizur sikur mumie, pra nuk tregon kurrfarë interesi për ndodhitë që zhvillohen rreth tij. Qeni pa trurin e madh, nuk e njeh pronarin e vet, nuk e dallon ushqimin e nuk e njeh as frikën. Majmuni pa trurin e madh, nuk posedon kujtesë ose inteligjencë dhe jeton deri në tri javë. Bretkosa dhe peshku, pa trurin e madh, kanë sjellje gati normale. Kurse, fëmija pa trurin e madh, në një rast ka jetuar tri vjet e nëntë muaj, edhe pse nuk e ka njohur nënën e vet e as që ka mundur të mësoj diçka.

Ndërsa tek njeriu, gjatë eksperimentimeve, kemi këto rezultate: Çrregullimi i funksionit të trurit të vogël ka si pasoj jostabilitetin e theksuar gjatë qëndrimit me sy hapur, luhatet tepër, është jostabil, kurse symbyllur rrëzohet. Te çrregullimet apo ngacmimet e trurit të mesëm, shkaktohet humbja e ndjenjës mekanike, termike, akustike, optike ose shkaktohet ndjeshmëria e tepruar (hiperstezia). Çrregullimi i trurit të madh, respektivisht i korës së trurit, mund të shkaktoj humbjen e plotë të kujtesës apo mbamendjes ose të shkaktoj rritjen enorme të saj.

Neokirurgu nga SHBA-të dr. Wait-i, i pari arriti që ta izolojë trurin. Mbi 100 trurë të majmunëve, Wait-i arriti t’i ndajë nga kafka dhe t’i largoj nga truri dhe për orë të tëra t’i mbajë në jetë. Ndërsa tre shkencëtarë japonezë (Sudo, Kito dhe Adaqi), arritën që disa trurë të maceve t’i ngrijnë nën -20º C, t’i ruajnë në frigoriferë me ngrirje të thellë dhe prapë t’i ringjallin. Kur arritën ta ndajnë trurin nga trupi, atëherë lindiedhe ideja për mundësinë e përrënditjes (shartimit) të trurit. Dr. Wait-i arriti i pari ta realizoj këtë eksperiment që më 1965 nëpërmjet transplantimit të trurit të qenit. Prapë lindi pyetja: a mund të bëhet kjo edhe te njeriu? Wait-i mendon se po, por thotë se ai nuk do e bëjë i pari, pasi ende nuk e ka gjetur daljen nga dilema se a është kjo e drejtë apo jo.

Shkaqet e zhvillimit të trurit nuk mund të jenë vetëm dëshirat dhe aktivitetet e qenieve të gjalla. Kushti, pothuajse kryesor për zhvillimin e trurit, është ambienti natyror, në të cilin sillet njeriu. Njeriu dhe ambienti janë faktorë nga të cilët varet edhe zhvillimi i shpejtë ose i ngadaltë i trurit. Duhet të cekim se inteligjenca trashëgohet nga paraardhësit në masë shumë të vogël, prandaj ajo arrihet dhe zhvillohet nga aktiviteti gjatë gjithë jetës. Pra, me të drejtë fiziologu Sherington, i cili zbuloi shumë ligje të funksionimit të trurit, e quajti atë “top magjik” dhe konsideroi se truri do të mbetet fshehtësia e natyrës, e cila e fundit do t’i zbulohet njerëzimit.
Jetmira
Jetmira

487


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Jetmira prej 14.07.13 7:56

Eshte pjesa me e rendesishme dhe me e nderlikuar e sistemit nervor,veqanarisht luan rol te rendesishem per zhvilimin e jetes psiqike te njeriut.Pra eshte bartes i te gjitha proceseve psiqike.Truri i te posalindurit eshte kater here me i lehte se sa ai i nje njeriu te rritur.Deri ne vitin e gjashte truri arrin perafersishte 90% te peshes dhe te proporcioneve te tij perfundimtare.Keshtu ndermjet moshes 9 dhe 10 vjeqere truri i femijes arrin te kete proporcione gati te njejta me ate te trurit te te rriturit.Gjathashtu eshte vertetuar shkenctarishte se pesha e trurit nuk eshte e lidhur drejtperdrejte me intelegjencen e individit.

Truri peshon rreth 1.5 kg.Pjeset kryesore te trurit jane tri:truri i madh,truri i mesem,dhe truri i vogel,kurse pjesa me e rendesishme dhe me e zhvilluar e trurit eshte korja e trurit(korteksi),dhe permban rreth 14 miliard elemente qelizore.Gjithashtu,truri i madh ndahen ne dy gjysmepjese:e majta dhe e djathta,keshtu qe secila ane e trurit kontrollon pjesen e kundert te trupit: pra,neqofte se demtohet ana e majte e trurit peson paralize ana e dhjathe e trupit ose anasjelltas.Pjesa e majte e trurit drejton aktivitete shkencore,matematiken,logjiken, analizen etj,,ndersa pjesa e djathe drejton aktivitete artistike,fantastike,ngjyrat,ritmin etj.Eshte interesat se kur njera ane e trurit dobesohet,ateher e gjithe forca kalon ne anen tjeter.

Por neqofte se shfrytezohen te dy pjeset e trurit,shumfishohet aftesia deri ne gjenialitet.

Konsidrohet se truri eshte nje nder krijesat me te nderlikuara dhe me te cuditshme te natyres ne tok dhe se eshte fare pak i shfytezuar.Supozohet se vetem rreth 4% e trurit shfrytezohet nga njerezit.Kapaciteti i trurit eshte i pakufishem.Sa eshte i pakufishem,aq eshte edhe i pazbuluar dhe misterik ose me fjale te tjera, truri eshte i vetmi organ qe studion vetveten. /Mjekesia/
Jetmira
Jetmira

487


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Jetmira prej 14.07.13 7:57

Truri përpunon mesazhet që vijnë në të prej Sistemit Nervor Periferikdhe palca kurrizore, vendos se cilat reagime janë të domosdoshme
dhe dërgon urdhra tek muskujt për të kryer sjelljen e duhur.
Truri mund të kuptohet më mirë duke ekzaminuar tre seksionet e tij më të rëndësishme:

1-Truri i prapëm,
2-Truri i mesëm,
3-Truri i përparmë.

Truri i prapëm...

Megjithëse sjellja kontrollohet nga një bashkëveprim kompleks i shumë strukturave trunore.Truri i prapëm lidh palcën kurrizore me pjesën tjetër të trurit.
Ai kontrollon funksionet bazë jetike të trupit siç janë: frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës.Truri i prapëm përbëhet nga palca e zgjatur, ura, truri i vogël dhe formacioni retikular.


Truri i mesëm...

Truri i mesëm është një masë relativisht e vogël që lidh trurin e prapëm me trurin e përparmë.Megjithëse shërben kryesisht si stacion transmetimi për mesazhet që vijnë në tru,ai përmban mesazhe që luajn rol gjithashtu në të parit,të dëgjuarit dhe në lëvizje.


Truri i përparmë...

Truri i përparmë është pjesa më e madhe dhe më komplekse e trurit.Ai, jo vetëm ndikon në një pjesë të madhe të funksioneve bazë jetike të njeriut, por gjithashtu është përgjegjës edhe për sjellje unikale njerëzore të nivelit më të lartë siç janë të menduarit dhe të folurit.
Strukturat më të rëndësishme të trurit të perparmë janë talamusi, hipotalamusi dhe truri i madh.

Truri i Madh (Cerebrum) është pjesa më e madhe e trurit të përparmë dhe përbëhet nga dy struktura të veçanta të quajtura hemisfera, të cilat lidhen me njëra tjetrën nëpërmjet korpus kallosum, një tufë nrvash, që informon çdo hemisferë se çfarë është duke ndodhur në hemisferën tjetër.

Hemisfera e majtë e trurit të madh kontrollon anën e djathtë të trupit dhe hemisfera e djathtë kontrollon anën e majtë të trupit të njeriut.
Hemisfera e majtë është më logjike, më analitike dhe gjysëm verbale dhe ushtron kontroll më të madh mbi shprehitë manuale, të të lexuarit, të gjuhës dhe të folurit.

Hemisfera e djathtë përpunon informacionin joverbal dhe është më e lidhur me emocionet, imagjinatën dhe informacionin artistik.

Shtresa më e jashtme e trurit të madh, korteksi cerebral, është pjesa e trupit që i bën njerëzit me të vërtetë qënie unikale. Korteksi ka seksione të veçuara, lobet, që kontrollojnë aktivitete të ndryshme.

Kur kujtojmë ndodhi të së kaluarës, apo i përgjigjemi pyetjeve jemi duke përdorur lobet frontale të korteksit.Lobet oksipitale na lejojnë të interpretojmë çfarë shohim përreth.

Kur dëgjojmë dikë duke folur kemi në funksion lobet temporale,ndërkohë që lobet parietale janë përgjegjës për interpretimin e ndijimeve të tilla si të prekurit, dhimbja dhe temperatura.
Jetmira
Jetmira

487


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Jetmira prej 14.07.13 7:58

Funksionimi i trurit pas zgjimit nga gjumi...


Shumë njerëzve u duhet kohë për t’u dalë gjumi pasi çohen nga shtrati.Një studim i ri tregon se gjatë minutave të para pas zgjimit, aftësia jonë për të marrë vendime nuk është më e mirë se pas konsumimit të një sasie jo të vogël alkoholi.

Nuk është habi që kaq shumë njerëz pijnë kafe në mëngjes për të fituar energji.

Një studim i ri nga Universiteti i Kolorados ka zbuluar se dobësia fizike dhe mungesa e ekuilibrit që ndjejmë kur zgjohemi nga gjumi mund
të na bëjë më të paaftë se po të mos flinim fare. Josh Rodgers është student që ka marrë pjesë në këtë studim.Kur ai zgjohet papritur dhe i kërkohet të bëjë një test të thjeshtë matematike, Josh nuk lëviz shpejt dhe nuk mendon qartë.

“Është me të vërtetë e vështirë.”

Profesor Kenet Right udhëhoqi studimin i cili është botuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë.  “Ne kemi zbuluar se kur ngrihemi nga gjumi aftësitë tona janë shumë më të kufizuara sesa gjatë orëve që jemi zgjuar.

” Profesor Wright ka zbuluar edhe se kur mund të merren notat më të ulëta në provime. “Mungesa më e theksuar e aftësive ndodh menjëherë pas zgjimit
gjatë pak minutave të para. Shumicën e kohës kjo lloj mungesë ekuilibri e quajtur ndryshe ''inerci e gjumit'' kalon gjatë 10 minutave të para.
Por për disa njerëz mund të zgjasë deri në dy orë.

Profesor Right dhe studiues të tjerë testuan një grup pacientësh së pari pasi kishin fjetur gjithë natën për një javë me radhë. Pastaj ata i testuan këta pacientë pasi kishin qendruar 26 orë pa gjumë.Pacientët ishin më mirë kur ishin pa gjumë fare.
Jetmira
Jetmira

487


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Zattoo prej 01.09.13 0:37

Krijohet mini-truri njerëzor në laborator

syri - Truri Largea_minitruri1377762833

Shkencëtarët në Austri kanë arritur të rrisin trurin e parë njerëzor të përmasave të vogla në një laborator, duke sqaruar se suksesi i tyre mund të çojë deri te kuptimi më i mirë i mënyrës se si zhvillohet truri.

Zbulimi i fundit shkencor do të përdoret kryesisht për atë se çfarë e shkakton sëmundjen e skizofrenisë dhe autizmit.

Shkencëtarët kanë përdorur qelizat burimore njerëzore dhe kanë krijuar mostrën në laborator që u lejon atyre të rrisin të ashtuquajturin “organoidin celebral”, apo mini-trurin që përmban disa rajone të dallueshme të trurit.
Zattoo
Zattoo

625


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri Empty Re: Truri

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi