EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kulla me fantazma

Shko poshtë

Kulla me fantazma Empty Kulla me fantazma

Mesazh  Zattoo 09.04.12 11:25

Fantazmat në Kullën e Londres

Kulla me fantazma Bloody-tower

Kohët e fundit janë duke u zbuluar ndërtime të vjetra shumëshekullore por kjo nuk përjashton edhe ndërtesat me mistere brenda saj.

Kështu, Kulla e Londrës është e njohur pasi është një prej vendeve më të mistershme dhe të mbushura me fantazma në bote. Kulla ka një histori shumë të gjatë të mbushur me horror dhe gjak.

Qindra ekzekutime janë bërë në Kullën e Londrës gjatë 900 viteve të ekzistences së saj, duke përfshirë edhe prerjen e frikshme të kokave të figurave të fuqishmë politike dhe zonjave të fisnikërisë. Edhe të burgosur të panumërt janë fshehur gjithashtu brenda Bloody Toëer dhe kanë vuajtur nga tortura të tmerrshme dhe nga akte të patregueshme.

Madje edhe fëmijë janë vrarë në këtë kulle të tmerrshme. Në vitin 2483, Edëard-i I IV vdiq papritur, dhe djali i tij ende i vogël 12-vjeçar duhet të trashëgonte mbretërinë. Fatkeqësisht, xhaxhai i tij, Duka i Gloucester mori leje nga Parlamenti për ta pasur mbretërinë për vete.

Eduardi i V dhe vëllai i tij më i vogël, Richard u zhdukën në mënyrë të mistershme dhe prej tyre nuk u dëgjua më asgjë. Vdekshmëria e fëmijëve në atë kohë ishte e lartë.

Kishte thashetheme që xhaxhai i tyre kishte dhënë urdhër që fëmijët të vriteshin apo i kishte vrare ata vetë në mënyrë që ta kishte mbretërinë të siguruar për veten e tij. Në vitin 1674 u gjetën skelete të mbetur, dhe testime të kohëve të fundit kanë zbuluar që ato janë mbetje njerëzore dhe të kafshëve.

A mbaheshin princat e vegjël të burgosur së bashku me kafshët e tyre? Apo ndoshta janë varrosur së bashku me kafshë të ngordhura. Ne nuk do të mund ta mësojmë dot. Megjithatë, nëpër qindvjeçare janë parë fantazmat e dy djemve.

Më vonë në shekullin e 15, mbas zhdukjes së princave, rojet raportuan vazhdimisht që kishin parë fantazmat e dy djemve të Bloody Tower. Djemtë dukeshin që kishin veshur rroba gjumi dhe vërtiteshin nëpër shkallë me një pamje të frikësuar në fytyrë.

Ata shtrëngoheshin me njeri tjetrin dhe më pas zhdukeshin. Edhe shikime të tjera të dy princave janë raportuar në vite të tjera dhe në qindravjeçar të tjerë dhe janë të gjitha të ngjashme- djemtë që shfaqen si të frikësuar dhe të dëshpëruar, dhe kur personat që i vështrojnë mundohen t’i ngushëllojnë, ata zhduken.

Një fantazëm tjetër shumë e njohur që gjendet në Kullën e Londrës është edhe Anee Bolein. Ajo u akuzua për pabesi dhe kishte gjithashtu thashetheme që ajo ishte një shtrigë. Burri i saj, mbreti Henry i VIII kishte një zakon të keq që gratë e tij ose i divorconte ose i vriste, kështu ai urdhëroi që asaj t’i pritej koka.

Anne Bolein-it iu pre koka ne 19 Maj 1536 dhe edhe sot e kësaj dite ajo mund të dallohet ende nëpër kullë me kokën e saj që e mban nën sqetull. Catherine Howard është një prej grave të Henry VIII që i është prere koka përveç Anne Bolein.

Mendohej që ajo ishte e dashuruar me një burrë të quajtur Thomas Culpepper i cili u ekzekutua menjëherë përpara saj.

Sipas të thënave, fjalët e saj të fundit ishin : “Unë vdes një mbretëreshë, por do të preferoja të vdisja si gruaja e Culpepper.” Ajo ishte vetëm rreth 18-21 vjeç kur u vra, dhe thuhet që ajo vazhdon të jetojë në Kullën e Londrës.

Por, ndryshe nga Anne Bolein, fantazma e saj shfaqet në natyrën e saj njerëzore, me kokën e vendosur në vendin e vet. Shumë fisnike të tjerë janë torturuar dhe ekzekutuar në Kullën e Londrës në qindvjeçarët e fundit.

Kulla është një prej vendeve që preferohet të vizitohet me shumë prej turisteve të Londrës.

Të gjithë e pëlqejnë një histori interesante fantazmash dhe çdo vit njerëz me shumicë shkojnë që të vizitojnë Kullën duke shpresuar që të shohin edhe ndonjë gjë tjetër përveç kullës.

Gjithashtu edhe investigime paranormale dhe psiqike janë kryer në Kullën e Londrës. Ndoshta një ditë shpirtrat që gjenden aty do të mund të prehen në paqe.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi