EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meditimi i lehtë

Shko poshtë

meditimi - Meditimi i lehtë Empty Meditimi i lehtë

Mesazh  Zattoo 29.01.12 2:01

Meditimi i lehtë

meditimi - Meditimi i lehtë Meditation-aug08

Studimet kanë treguar se meditimi mund ta rrisë imunitetin, t'i zbusë emocionet negative, ta ulë shtypjen e gjakut dhe t'i zvogëlojë efektet e stresit. Dhe, për dallim nga ilaçet qetësuese, është falas dhe nuk ka efekte të pakëndshme anësore.

Por me kaq shumë informata, si ta dijë dikush se ku dhe si të fillojë të meditojë? iVillage shkoi te ekspertja Joan Borysenko, PhD, praktikante e meditimit për afër 40 vite dhe autore e 11 librave mbi kombinimin e mjekësisë, jetës shpirtërore dhe shërimit, duke e përfshirë Inner Peace for Busy Women, për ta gjetur faktorin e pashmangshëm për ta nisë një rutinë të meditimit.

Kur të meditohet

Sipas Dr. Borysenko, na duhet të meditojmë të paktën 10 minuta në ditë për të filluar t'i vjelim përfitimet. Dhjetë minuta mund të tingëllojnë mjaft lehtë, por në kulturën tonë shumëpunëshe, me e nxjerrë atë kohë mund të jetë vërtet vështirë. Gjetja e kohës është pengesa numër një për të zhvilluar praktikë të rregullt.

Zgjidhja e saj? Bëjeni thjesht. "Pyete veten, cili është minimumi që mund t'i përkushtohem që do të më përkrahë?" thotë Dr. Borysenko. "Edhe nëse praktika jote e zakonshme është pesë minuta, ajo do të të çojë te ulësja. Pasi të jesh atje, do të të pëlqejë dhe do t'i bësh edhe pesë minuta tjera."

Dr. Borysenko e rekomandon meditimin posa të zgjohesh. "Ndale alarmin, anashkaloje kafen dhe nisu drejt e në ushtrimin tënd," shpjegon ajo. "Posa të nisësh ta bësh kafen, kthehesh te lajmet dhe gjëja tjetër që e di, je e absorbuar në gjëra tjera."

Si të Fillohet me Meditim

Posa të çohesh nga shtrati, nisu drejt një karrige me mbështetëse të rrafshët. "Problemi më i shpeshtë fizik me të cilin ballafaqohen njerëzit është se trupi i tyre nuk është sprovuar të relaksohet pa rënë me fjetë," shpjegon Dr. Borysenko. Ulja në skaj të karriges së fortë me shpinën tënde disa centimetra larg nga mbështetësja e karriges është mënyrë e mirë për me e mbajtë përgjumjen larg.

Për të filluar meditimin, lejoi sytë e tu të mbyllen. Përqendroje vëmendjen në zërin e frymëmarrjes tënde - forma më e lehtë e meditimit që mund ta bëjë një student, sipas Dr. Borysenko.

Le të zgjerohet barku yt gjatë marrjes së frymës dhe të mblidhet gjatë lëshimit të frymës, duke e lejuar frymën më thellë në mushkëritë tua dhe duke i nxitur efektet fiziologjike të relaksimit.

Sa herë që mendja jote të fillojë të bredhë -- dhe do të fillojë, prandaj mos ji e vrazhdtë ndaj vetes kur e kupton se ka ndodhë prapë -- butësisht ktheje te zëri i frymës tënde.

Bilanci

Vetëm ky veprim në përqendrimin në frymëmarrjen tënde për 10 minuta në ditë është mjaft. "Shumica e njerëzve e bëjnë meditimin tepër të komplikuar," thotë Dr. Borysenko. "Ata mendojnë se duhet të zgjohen në 4:30, të bëjnë gjysmë ore joga, gjysmë ore meditim dhe lexime inspiruese. Kur kjo bëhet rraskapitëse, ata e lënë krejt."

Duke mësuar si ta mbajmë një praktikë të thjeshtë të meditimit, mund të fillojmë ta kuptojmë se si t'i bëjmë më pak të komplikuara edhe jetët tona të zëna.

Nga Kate Hanley
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi