EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Urtesi budiste

Shko poshtë

Urtesi budiste Empty Urtesi budiste

Mesazh  Neo 11.10.10 22:50

Urtesi budiste

Une jam harmoni
Nuk perfshihem me trishtimin apo erresiren perreth meje, sepse nuk me perket mua.
Ne qofte se ka zemerim ose shtypje, e shtyj anash.Qenderzohem dhe krijoj nje flluske mbrojtese perreth meje.Ne fllusken time jetoj ne Drite dhe jam harmoni.- Mario Duguay

C'eshte Vetja?
Nese dicka eshte e vertete, eshte reale, eshte e vazhdueshme, eshte nje bazament i natyres qe eshte i pandryshueshem, kjo mund te quhet Vetja.
Per hir te qenieve te ndjeshme, ne te gjitha te vertetat per te cilat kam dhene mesim, ka nje Vete te tille.Kjo, o murgjer, eshte per ju per t'u kultivuar. - Sutra Mahaparinirvana

Kush je ti ne te vertete,
kjo shkendije e shenjte qe te ben ty ne menyre unike dhe te bukur,
kjo nuk ka lidhje fare me ate qe te tjeret mendojne, thone ose bejne. - Dawn

Qellimi i te gjitha traditave te medha fetare nuk eshte te ndertohen tempuj te medhenj jashte, por te krijohen tempuj miresie dhe meshire brenda, ne zemrat tona.- Dalai Lama

Murgjer, po ju them qe nuk ka asnje veper te lige qe nuk mund te kryhet nga nje njeri qe ka mekatuar ne nje gje. Ne cilen gje? Dua te them, shqiptimi i qellimshem i nje te pavertete.- Buda

Duhet te hyjme ne kontakt me prangat tona te shtrydhura: deshira, zemerimi, frika, ndjenjat e pavlefshmerise, vetemeshira.Keto skema te shtrydhura nuk jane ne ndergjedje sepse mendimi nuk i le te shfaqen.Prandaj mendimi duhet te qetesohet nepermjet meditimit, pastaj njeriu mund t'i preke prangat.- THICH NHAT HANH

"Kur t'ia arrijme qe te shikojme thellesisht natyren e varur dhe pa Vete te gjithckaje qe eshte, atehere mund te shohim qe nuk ka as lindje as vdekje, dhe mund te leme gjithe friken prapa ...
Te praktikosh vemendshmerise per te ruajtur portat e gjashte shqisave, te rrish ne castin e tanishem dhe te jesh ne kontakt me jeten, eshte nje menyre e mrekullueshme per te krijuar nje ndjenje sigurie ne jeten e perditshme." - THICH NHAT HANH

"Është e befasishme se sa shumë njerëz kalojnë jetën pa kuptuar kurrë se ndjenjat e tyre ndaj njerëzve të tjerë përcaktohen gjerësisht nga ndjenjat e tyre ndaj vetvetes, dhe në qoftë se nuk ndihesh mirë me veten, as nuk mund të ndihesh mirë me të tjerët.“- Sydney J. Harris

"Kemi nevojë të pranohemi dhe duhemi nga të tjerë, por nuk mund ta pranojmë dhe duajmë veten. Sa më shumë vetëdashuri kemi, aq më pak do ta abuzojmë veten. Vetabuzimi vjen nga vetërefuzimi, dhe vetërefuzimi vjen nga ajo që kemi një imazh për atë që do të thotë të jesh i përkryer dhe të mos arrijsh kurrë këtë ideal. Imazhi ynë i përsosmërisë është arsyja pse refuzojmë veten ashtu sic jemi, dhe pse nuk i pranojmë të tjerët ashtu siç janë.“- Don Miguel Ruiz

"Nuk ka tjetër liri përveç se ta shoh veten ashtu siç jam dhe ta mos humb kurajon.“- Elizabeth J. Canham

"Po të mund të mësonim ta duam veten, qoftë vetëm pak, ndoshta mizoritë dhe mërzitë tona do të shkriheshin.“ - John Steinbeck




Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi