EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush është Sali Berisha ?!

+4
insommia
Odin
Ushtari i krishtit
Zattoo
8 posters

Shko poshtë

kush - Kush është Sali Berisha ?! Empty Kush është Sali Berisha ?!

Mesazh  Zattoo 17.01.12 21:39

     KUSH ËSHTË SALI BERISHA?!

kush - Kush është Sali Berisha ?! Images

    Sali Berisha është një agjent i vërtetuar i UDB-së që ka hartuar strategjinë e shkatërrimit të kombit shqiptar dhe po e bën atë realitet. Ai ka kohë që është bërë emisar i Serbisë së bashku me disa bashkëpunëtor të tij. Ai po e mban situatën destruktive dhe gjendjen e tensionuar në Shqipëri, për të sabotuar pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e cështjes came dhe pronave të shqiptarëve në tërësi.

Kush është Sali Berisha: Në të kaluarën e herëshme familja e tij është shkëputur nga zonat e Detit Kaspik në Rusi, , të cilët kanë emigruar gjatë shekullit te 19- te Atëherë shumë aradha u larguan nga Rusia duke u dyndur në Evropë, e sidomos në Serbi Më pas shumica e tyre u zhvendosën në Francë.

Në këtë kuadër nga mbeturinat e mësipërme ngelën edhe në Shqipëri disa familje të rusëve të emigruar, ku një prej tyre është familja Sali Berisha (mbiemri i të cilit është i huazuar dhe i marrë si më i përdorshmi në Kosovë dhe Shqipëri, për shkak se mbiemri i tyre ka qenë sllav me perpara.

Mbas vendosjes në fshatin Vucidol të Tropojës dhe sistemimit fillon edhe veprimtaria e tyre. Të parët e Sali Berishës i kanë vënë dy herë zjarrin Malsisë së Gjakovës, fakt ky që njihet në Tropojë. Që në atë kohë persona të kësaj familje kanë qenë të lidhur me serbët dhe kanë vepruar historikisht kundër interesave të kësaj zone.

Sali Berisha në vitin 1962 erdhi në universitetin e Tiranës në degën e mjekësisë. Pasi e mbaroi fakultetin u mbajt në spitalin e Tiranës si mjek zemre dhe më vonë kirurg. Në këtë kohë Sali Berisha filloi të përgatiste dokumentat për t’u futur në parti. Një vëlla i tij mësues me emrin Selim kishte mik kryetarin e Degës së Tropojës, Idriz Shehun.

Ky i kërkoi Idrizit ta ndihmonte të vëllain për t’u pranuar në parti. Idrizi i përgjigjet se në kushtet e Sali Berishës për t’u pranuar në parti duhej që edhe ai të ndihmonte shtetin, prandaj duhej takuar ai dhe t’i merrej mendimi nëse ishte dakort.

Pas këtij takimi i vëllai (sot nuk jeton ka vdekur nga zemra dhe ishte i vetmi person pozitiv në fisin e Sali Berishës) pasi mori miratimin e Sali Berishës u kthye në Tropojë.

Të dy u nisën me makinën e Degës së Brendëshme Tropojë për në Tiranë dhe u takuan me persona të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, të cilët e tërhoqën në bashkëpunim Sali Berishën me pseudonimin “Penicilina” dhe më pas iu miratua kërkesa për të hyrë në parti.

Në atë kohë ishte rregull që dosja e personit që bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit mbahej nga drejtori i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme. Kur erdhi në pushtet jo më kot Sali Berisha e futi në burg ish drejtorin Zef Loka, një burrë i ndershëm, i cili e kishte ndihmuar shumë Sali Berishën për cdo problem familjar që ka pasur.

Me këtë bazë shpjegohet edhe fakti që i nipi i Idriz Shehut, Baki Shehu, ish gjeneral në kohën e PP, drejtues i PS, një ditë të bukur bëhet deputet i PD

kush - Kush është Sali Berisha ?! 42-19894767

Gjatë kësaj kohe Sali Berisha u bë një nga personat më të ethshëm për pushtet, duke zbatuar me përpikmëri mësimet e PP, deri në zgjedhjen e tij si sekretar partie. Gjatë kësaj kohe filluan t’i shfaqen shënjat e para të sëmundjes psikike, si deliri i madhështisë, hakmarrjes. Për shkak të kësaj sëmundje ai është dërguar edhe në Austri për mjekim nga PP. Sëmundja kurohej nga kolegu i tij psikiatër Ylvi Vehbiu.

Në kohën kur partia merrte nisma për të ndihmuar veriun shkonin edhe mjekë. Në një mbledhje të zhvilluar në atë kohë, sekretari i partisë së spitalit, Ilir Gjylbegu, ndërmjet të tjerash bëri edhe një kërkesë që Ilvi Vebiu të qëndronte në Tiranë dhe të mos shkonte në veri. Pas kundërshtimit të kësaj kërkese nga antarët kërkuan shkakun. Iliri shpjegoi se ky nuk duhet të shkonte pasi nuk ka kush të mjekojë Sali Berishën në Tiranë.

Kjo thënie doktor Gjylbegut i kushtoi shumë pas 25 vjetësh, kur Sali Berisha u bë kryetar i PD dhe President. Ky i fundit e hoqi nga profesioni dhe u desh ndërhyrja e disa kolegëve të tij që t’i mbushej mendja Sali Berishës, i cili e lejoi të vazhdonte vetëm pas 3 vjetësh.

Gjylbegu ishte specialisti më i mirë në Shqipëri. Ndërsa Ylvi Vebiu me ardhjen e Sali Berishës në pushtet, pa u ndjerë iku në Amerikë, sepse duke e ditur sëmundjen e Sali Berishës do të bëhej kurbani i parë i tij. Para se të ikte në Amerikë u ka thënë disa shokëve të ngushtë “mjerë Shqipëria”. Sali Berisha bëri cmos për të gjetur Ylviun.

Gjatë kësaj kohe Sali Berisha martohet me Liri Rexhep Ramën. Rexhepin pas clirimit të vendit, shteti shqiptar bashkë me disa studentë të tjerë i dërguan me studime në Jugosllavi në institutin e fiskulturës.

Më vonë zbulimi shqiptar i dërgon informacion kundërzbulimit se në Shqipëri veprojnë dy kanale të UDB- u prishën marrëdhëniet me Jugosllavinë, të gjithë studentët u kthyen në Shqipëri, ndërsa Rexhepi është kthyer pas disa vjetësh, ku ai u martua me Milicën në Kosovë dhe lindën një vajzë, që ja vunë emrin Sllobodanka. Kur erdhën në Shqipëri ia ndërruan emrin dhe ja vunë Liri.

Në Jugosllavi vjerri i Sali Berishës u tërhoq në bashkëpunim nga UDB. Kjo lidhet me faktin se motra e Milicës, gruas së Rexhepit dhe tezes së Lirisë, ka qenë gjatë luftës oficere e OZNES (pararendëse e UDB) dhe pas clirimit të Jugosllavisë, kolonele e UDB dhe mbështetëse e Rankovicit dhe operacioneve të tij për shfarosjen e shqiptarëve.

Ndërsa djali i saj gjatë luftës në Bosnje ishte këshilltar ekonomik i Miloshevicit. Me këtë shpjegohet edhe fakti që krahas detyrave të ngarkuara Sali Berisha ngriti shoqërinë “Shqiponja” për furnizimin me naftë të makinës ushtarake vrasëse të Miloshit.

Mbas këtyre të dhënave, operacioneve të brendëshme të zhvilluara nga Sigurimi i Shtetit, është zbuluar veprimtaria agjenturore e Rexhep dhe Milica Ramës në shërbim të UDB, ku dosja e tij është 1200 faqe dhe e gruas 700 faqe dhe ndodhen ne arkivin e SHISH. Kur Sali Berisha erdhi në pushtet nuk mundi t’i zhdukte, por me anë të Gazidedes arriti te pakten te zhduke dosjen e tij.

Edhe Gazidede ishte i rekrutuar nga UDB, i tërhequr në bashkëpunim kur ishte mësues në Peshkopi. Jo më kot Sali Berisha këtij personi i dha një pushtet të pakufishëm para viteve 97, për shkak se ai dinte shumë për të. Bashkë me Gazideden Sali Berisha ka zhdukur edhe shumë dosje të tjera, të cilat i janë dorëzuar UDB.

Fatmirësisht të dhënat e mësipërme për lidhjet familjare të Sali Berishës dhe gruas së tij, nga vitet 97-98 janë botuar edhe në gazetën kosovare “Koha Ditore”.

kush - Kush është Sali Berisha ?! Sali-berisha-Enver-hoxha2

Të kthehemi në kohën që Sali Berisha ka qenë mjek. Në rrethanat që ndodhej për të aritur piksynimet e tij mësoi se e vetmja rrugë ishte puna këmëngulëse, aktivizimi intensiv në mbështetje të detyrave të ngarkuara nga partia dhe bashkëpunimi me organet e sigurimit.

Sa e sa herë Sali Berisha ka përgatitur ambjentet e spitalit dhe ka zbatuar me përpikmëri detyrat e ngarkuara për operacionet e brendëshme që kryente sigurimi i shtetit duke vendosur teknikën operative përgjuese ndaj kosovarëve të arratisur nga Kosova si grupe irredentiste.

Në një rast kur një djalë kosovar që rridhte nga një familje patriotike dhe fisi i tij kishte vuajtur në burgjet e Goli Otokut ishte shtruar në spital, u bënë veprime për të identifikuar personalitetin e tij me anë të Sali Berishës. Ky e identifikoi atë si serb.

Kur ky do t’u dorëzohej jugosllavëve në kufi, para se të shkonte në kufirin jugosllav u hodh nga ura që ishte në terrirtorin shqiptar dhe theu këmbë e brinjë vetëm për të mos rënë në dorë të UDB. Kosovari nuk u dorëzua dhe u verifikua më vonë doli se ishte vërtet ndryshe dhe u mbajt në Shqipëri.

Nuk janë të paktë mjekët që ka spiunuar Sali Berisha gjoja për veprimtari të dyshimtë dhe armiqësore. Që nga kjo kohë filluan dyshimet ndaj Sali Berishës si agjent i UDB jugosllave. Në vitin 91-92 në Shqipëri u dyndën serb të Kosovës që e flisnin mirë gjuhën shqipe.

Ata ishin udhëzuar nga UDB që duke u hequr si kosovarë dhe në bashkëpunimm me agentët e saj në Tiranë të krynin veprime, duke ndikuar në popullin shqiptar kundër kosovarëve dhe në fakt në një farë mase UDB ja arriti qëllimit, me anë të seksit, hapjes së lokaleve, shitjes së mallrave me cmime të shtrenjta, në një kohë kur në Shqipëri kishte varfëri. Në atë kohë Sali Berisha dhe Mehmet Elezi kanë marrë takim me disa prej tyre.

Sali Berisha sado të flasë për ndershmëri ai e di se akoma jetojnë persona që e njohin shumë mirë. Në bazën e filozofisë së tij ka qenë mashtrimi, ves të cilin e përdori dhe po e përdor edhe në politikë. Kjo e rrëzoi nga pushteti në 97, por ky mashtrim e solli përsëri në pushtet, i mbështetur nga mediat dhe agjenturat e jashtëme.

Me këto ngarkesa në biografi Sali Berisha e dinte se nuk mund të ecte duke punuar në mjekësi dhe për këtë hodhi hapin e parë duke rregulluar që stërvitjen ushtarake ta kryente në Brigadën rezerviste të Gardës.

Pas këtij hapi, duke shfrytëzuar Dine Abazin, që ishte doktor i Hysni Kapos, arriti ta zevendësonte atë kur mungonte. Kur ishte provizor tek Hysni Kapo, filloi t’i thoshte djalit të tij Besnikut, që ta hiqnin Dinen dhe të merrnin Sali Berishën si doktor të familjes. Këtë bisedë Besniku ia thotë Dines dhe pas kësaj Sali Berishën e vunë në dispozicion të familjes së Simon Stefanit.

Gjatë kësaj kohe Sali Berisha shkonte jashtë shtetit për të bërë analizat e antarëve të Byrosë Politike. Dhe më vonë me specializime nga 6-12 muaj.

kush - Kush është Sali Berisha ?! Tesera-prapa2

Duke ditur dhe lidhjet e mësipërme në këtë kohë UDB filloi përpunimin e tij në Francë dhe më 30 dhjetor 1974 tërhiqet në bashkëpunim nga shërbimi i zbulimit jugosllav me pseudonimin e dosjes “Bisturia” (Pseudonim i cili duhet të jetë ndryshuar). Bisturia është dosja personale e Sali Berishës e ndodhur në arkivat e UDB, ku janë të depozituara tërë kontributet e tij në interes të UDB.

Shkurt 25 në orën 11:09.

Emiljan Mango së. Një kanal kalon nga fshati Vucidol dhe drejtohet nga një mjek kardiolog dhe një kanal tjetër vepron në Shkodër. Ky dokument firmoset nga zvëndësdrejtori i Sigurimit të Shtetit Sulejman Abazi. Jo më kot me të marrë pushtetin Sali Berisha urdhëroi menjëherë arrestimin e tij.

Më ardhjen e demokracisë Sali Berisha filloi të shkruante dhe të botonte disa artikuj për demokracinë dhe shoqërohej shumë me Mehmet Elezin, i cili kishte lidhje të ngushta me Elez Biberajn. Në këto rrethana Perëndimi duhej të zgjidhte një kandidaturë të besuar që të kishte lidhje të forta që më përpara me vendet perëndimore, të ishte nga veriu, meqënëse emigracioni më i madh ishte po nga veriu dhe Kosova , Mali i Zi dhe Maqedonia.

Në këtë kohë perëndimi kishte paraqitur tre kandidatura të cilët ishin Ylli Vejsiu me lidhje familjare në SHBA, Aleksandër Meksi me lidhje Greqi, ku gjyshi i tij prift ishte kolonel i asfalisë greke dhe Neritan Ceka me mbështetjen gjermane.

Por amerikanët me anë të Rajersonit, i cili ishte komandant i grupeve të emigracionit në Beograd rekomandoi Sali Berishën për kryetar partie të PD të cilin e mbajtën si të besuarin e tyre dhe e përkrahën më shumë se të gjithë udheheqësit e Ballkanit, por që në fund ky i tradhëtoi.

Sipas informatave UDB-ja përdori të gjitha metodat dhe format që Sali Berisha të zgjidhej kryetar i PD duke përdorur Rajersonin, për shkak se atëherë CIA financonte Jugosllavinë me fonde për të ushtruar propagandë për të tërhequr bashkëpunëtorë per vete nga vendet e Ballkanit. UDB-ja ka rekomanduar edhe Sali Berishën

Në garën për kryetar partie midis Meksit, Cekës Vejsiut dhe Sali Berishës u ndërhy që të fitonte Sali Berisha. por në fakt si kryetar i PD u zgjodh Meksi. Është dashur këmëngulja e Azem Hajdarit që zgjedhjet të përsëriteshin duke dhënë dorëheqjen Meksi dhe duke dalë në krye Sali Berisha.

Meksit i premtuan postin e kryeministrit dhe zëvendës të bëhej Pashko në qeverinë e stabilitetit. Pashko ishte ai që gjatë vizitës në Greqi në takimin me Micotaqisin tha se qeveria shqiptare nuk ka pretendime për Camërinë.

Sali Berisha ishte beniamin i Amerikës ndër udheheqësit e lindjes, por ai nuk e justifikoi këtë, për shkak se ai drejtohej nga UDB-ja dhe pas ardhjes në pushtet e ktheu Shqipërinë në një vend ku strehoej fondamentalizmi islamik, ku në bashkëpunim me Gazideden strehoi terroriste shumë të rrezikshëm.

Për këtë ai e lejoi atë të krijonte shoqatën islamike dhe të bëhej kryetar i saj, si dhe e antarësoi Shqipërinë në Konferencan Islamike. Nga fondamentalizmi islamik ai ka marrë qindra mijra dollarë bakshishe e shumë të cmuara për gruan që i mbajnë vetëm gratë e sheikëve dhe që shkojnë me miliona dollarë. Këto probleme i di ish ambasadori ynë në Malejzi, Ferit Hoti.

Sali Berisha ka marrë disa miliona dollarë për t’u cuar armë palestinezëve në vitin 1996. Ai i nisi avionët me armë, të cilët u zbritën me detyrim në Cad dhe u ndaluan. Urgjentisht ka ardhur në aeroportin e Rinasit Arafati në mënyrë sekrete dhe ka biseduar me Sali Berishën për gati një orë, ku është kërcënuar se në rast të mosdhënies së armëve ose dollarëve do ta likujdonte edhe fizikisht.

Në këtë kohë dollarët ishin përdorur për qëllime të tjera. Për këtë shkak ai ndërtoi dhe strategjinë se si do t’i siguronte prap këto dollarë. Në shtator 1996 ai jep konferencë për shtyp ku deklaron se paratë e shqiptarëve në firma janë më të pastrat, kur disa ditë më parë FMN kishte dhënë sinjalin për mbylljen e tyre. Pas kësaj pati një vërshim të parave të popullit nga e cila u morën lekët dhe u shlye Arafati, të tjerat u grabitën nga brenda.

Sali Berisha dha urdhër të arrestohej Sudja, iu morën lekët ku pjesa më e madhe u fut në bodrumet e Presidencës, një pjesë u bllokua dhe një sasi u grabit nga të tjerë funksionarë. Pas disa ditësh ndërhyn në emër të Sali Berishës, Tritan Shehu, ish ministër i Jashtëm dhe kryetar i RD, tek Meksi për ta liruar Suden, i cili i përgjigjet se nuk e kishte futur ai atë në burg.

Sali Berisha është krijuesi i firmës piramidale Gjallica me Shemsie Kadrinë, e cila ka qenë shoqe e ngushtë e motrës së Liri Berishës. Ndërsa Gani Kadria ka qenë oficer i zbulimit, i cili ka qenë përfaqësues tregëtar në Split të Jugosllavisë, mik i ngushtë i Sokrat Plakës dhe kishte të dhëna se ishte tërhequr në bashkëpunim nga UDB-ja.

Pikërisht me këtë lidhet fakti që motra e Liri Berishës ishte shoqe e ngushtë me Shemsie Kadrinë, e cila pas një udhëtimi në Jugosllavi e më pas në Gjermani, si dhe lidhja me ish valiun e Stambollit, të cilit i kishin falimentuar bizneset e tij, bëri të mundur krijimin e firmës piramidale Gjallica. I gjithë ky veprim u inicua dhe u kamuflua nga UDB.

Ndaj Sali Berisha ka vepruar dhe vepron me intensitet UDB-ja. Zbulimi serb dhe ai grek në bashkëpunim me njeri tjetrin dhe ndihmën e Sali Berishës kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë Shqipërinë.

Ata nuk shkatërruan vetëm ekonominë nga veriu në jug, por krahas kësaj duan të shkatërrojnë edhe kombin shqiptar. Serbët nga veriu dhe grekët nga jugu filluan zbatimin e planit të tyre. UDB-ja përgatiti 2 prillin 1991 dhe vranë në bashkëpunim me politikanë të PD Pjetër Arbënori, Ali Spahia dhe Azem Hajdari Perjakun

Shkurt 25 në orën 11:10.

Emiljan Mango në Shkodër, Arben Brocin. Azemi këmënguli dhe detyroi Brozin të vinte në protestë. Përpara se të niste protesta kur sheshi para komitetit të partisë ishte bosh ishin vënë aparatet e filmimit dhe të televizionit në gatishmëri cka tregonte se dicka do të ndodhte.

Gjatë protestës kur Brozi është qëlluar me një pistoletë një person i quajtur Islam që ishte afër me Arben Brocin dëgjoi këto fjalë: Zef pse ma bërë këtë? Kur ky person pa që ra në tokë Broci i mbuluar me gjak, e mori në krah dhe e coi në spital, ku mjek roje ishte bashkëpunëtori i sigurimit Ali Spahia. Sipas Islamit...deri në spital Broci nuk kishte vdekur, por ishte gjallë.

Ai dyshoi se Spahia realizoi vdekjen e Brocit, për arsye se Spahia tha vdiq, prandaj cojeni trupin në shesh. Pra të gjitha këto fakte tregojnë për një plan të parapërgatitur në mënyrë të hollësishme. Jo më kot pas disa ditësh në të gjitha muret e Shkodrës u shkruajtën parrulla se Arben Brocin e vranë Pjetër Arbënori dhe Azem Hajdari si përfaqësues të Sali Berishës.

Sali Berisha futi gjakmarrjen midis fiseve të cilët për dhjetra vjet UDB-ja nuk kishte mundur t’i bënte agjentë të saj. Të vrarët në Tropojë nga ky sherr janë me dhjetra. Pse nuk shkon Sali Berisha në vendlindjen e tij? Ndërsa grekët në jug filluan të shkatërrojnë ekonominë dhe të bëjnë gjithcka sipas synimeve të tyre aneksioniste.

Plani i tyre për shkatërrimin e kombit shqiptar ishte konflikti veri – jug. Për këtë u ngritën firmat piramidale, u lejua fondamentalizmi islamik.

Kunati i Sali Berishës Agim Rama, drejtor prej shumë vitesh në Bankën e Shtetit, është pronar pallatesh ku përfiton qera të majme, pronar i teleferikut në malin e Dajtit, pronar i telesportit (i fshehur pas Met Malajt) Po kush është ai person që e bëri kaq të fuqishme këtë familje? Mbështetja e tyre ka qenë UDB-ja.

Sali Berisha, Azemi, Pjetri dhe Ali Spahia kanë shkuar në Francë në vitin 1994 dhe ilegalisht janë futur në ambasadën jugosllave dhe janë takuar me oficerë të UDB-së. Në aeroport ata janë përcjellë vetëm nga shoferi i ambasadës, por që nuk ishte serb por shqiptar.

Ky person kur i ka parë në televizion këta persona ka thënë se i njoh dhe këta kanë marrë në ambasadën jugosllave 17 milion dollarë dhe janë tradhëtarë të kombit shqiptar. Këtë e vërteton edhe diskutimi që është bërë në parlamentin jugosllav ku Shesheli i këkoi Miloshit se ku kanë shkuar 17 milion dollarët dhe ky i fundit iu përgjigj: Shikoje Shqipërinë si është djegur dhe se vriten me njeri tjetrin dhe ne mund t’i pushtojme vetëm me shoqatën e gjuetarëve të Serbisë.

Po të jepnin dorëheqjen Sali Berisha dhe Meksi në 97-tën dhe të dorëzohej pushteti në mënyrë institucionale nuk do të kishin ndodhur ngjarjet që shkatërruan Shqipërinë. Kjo kërkon analizë më të hollësishme në të ardhmen.

Sali Berisha për të marrë pushtetin ka bashkëpunuar me përfaqësues të zbulimit grek, serb dhe vendeve arabe dhe ka bërë për këtë cdo lëshim. Ai i ka paguar shoqërie amerikane për t’i bërë fushatën 28 milion dollarë, ku ndërmjetës ka qenë Mero Baze. Sipas një burimi shumë të besuar shumë shpejtë lobi shqiptar në Amerikë do ta hedhë në gjyq këtë firmë.

Me rikthimin në pushtet ai me bashkëpuntorët e tij po vazhdon saboton cështjen shqiptare dhe po shkatërron më tej shtetin . Këta janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe do perpjeken ta pengojne zhvillimin me cdo kusht.

kush - Kush është Sali Berisha ?! Berisha_nano_vjene

Perrallat dhe Skandalet e qeverise  “Berisha” pas riardhjes ne pushtet

1.Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.


2. 5 prill 2006: Spartak Ngjela, ish sekretar i marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, realizon një përgjim mes tij dhe kryeministrit Sali Berisha në zyrën e Jozefina Topallit. Në përgjime Ngjela akuzon Berishën: “Ti e ke idhull Enverin”.

Ndërkohë që Berisha i përgjigjet: të përjashtoj nga partia. Doje të bëje si Nano me Metën. Biseda e përgjuar mes tyre bëri xhiron e mediave, ndërkohë që ky ishte sinjali i parë i përgjimeve brenda qeverisë së PD.


3. Qershor 2006: Nipi i Sali Berishës, Dritan Berisha, i punësuar në ministrinë e brendshme shkakton një incident me armë zjarri përpara hotel “Dajtit” në qendër të Tiranës në qershor të vitit 2006. Por edhe pse ish ministri Olldashi e zhveshi nga policia, me ndërhyrjen e kryeministrit, nipi i Berishës emërohet në sektorin e kurrikulave në Akademinë e Rendit vetëm një vit më vonë.


5. Nëntor 2006. Berisha shpërblen 250 mijë euro Jean Paul Carteron. Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje të fshehtë me forumin e Crans Montanës dhe në marrëveshje specifikohej organizimi i dy seminareve. Carteron, është miku personal i kryeministrit Sali Berisha. Qeveria shqiptare kërkoi që termat e kontratës të mos publikohen. Kësti i parë i parave u dha me nënshkrimin e marrëveshjes.


6. Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padretësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.


7. 15 shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.


8. 28 shkurt 2007. Për shkak të deklaratave politike, Qeveria humb betejën me Turqinë në ekstradimin e Aldo Bares, kapobandës së Bandës së Lushnjes. Avokati turk paraqiti para gjykatës së lartë prova politike, një spot elektoral të PD. Që atëherë e deri tani, ekstradimi i eksponentit shumë të kërkuar, nuk është kryer.


9. 25 prill 2007. Vetëm pak ditë para vizitës së presidentit të SHBA në Shqipëri, George Ë.Bush, pas një sherri me kryeministrin Sali Berisha jep dorëheqjen nga detyra ministri i jashtëm Besnik Mustafaj. Mes tyre është zhvilluar një sherr në zyrë.


10. Maj 2007: Qeveria ndërmerr nismën për miratimin e ligjit “për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” ose atë që u konsiderua si “Ligji i gjobave”. Sipas projektit, parashikohej vënia e gjobave nga tatimet në masën 15% edhe pse nuk kishte për këtë një vendim gjykate. Ligjin e kundërshtoi biznesi dhe opozita dhe përfundoi në gjykatë kushtetuese.


11. Qershor 2007: Del skandali i shkollës “Omiros” në Korçë. Ministria e Arsimit që miraton kurrikulat e shkollës miratoi edhe një tekst historie në këtë shkollë greke në Korçë, duke deformuar historinë e Shqipërisë. Çështja hapi debate të shumta në parlament, opozita kërkoi shkarkimin e ministrit Genc Pollo.


12. 15 korrik 2007- Qeveria vendos një gjobë marramendëse ndaj televizionit Top Channel. Bëhet fjalë për gjobën 13 milionë euro, nën arsyetimin evazion fiskal. Një rast i paprecedent në vendosjen e gjobave nga organi tatimor. Gjoba nuk u zbatua asnjëherë ndërkohë që është ende e vlefshme. Vetëm dy vite më vonë, qeveria penalizon gjithashtu me 8 milionë lekë, televizionin NEËS 24, vetëm sepse transmetoi një spot televiziv të grupimit G99


13. 18 korrik 2007: Bllokohen nga Turqia 60 kontenierë me armë të nisura nga Shqipëria në drejtim të Armenisë. Tregtia e armëve shkaktoi një superskandal diplomatik kur Azerbajxhani menjëherë i dërgoi letër konferencës islamike për penalizmin e Tiranës zyrtare. Armenia në këtë kohë ishte në konflikt të hapur me Azerbajxhanin. Baku e konsideroi aktin e Shqipërisë si një akt kundër Azerbajxhanit. Tregtia u krye nga ndërmarrja Meico.


14. 29 gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.


15. 8 shtator 2007: Mungesë totale rendi në Gjirokastër. 100 lazaratas fusin në komisariat të gjithë policët. Djegin edhe godinën e komisariatit. Shkak u bë vrasja nga forcat renea të të kërkuarit Sabri shurdhi.


16. 15 shtator 2007: Arrestohet kreu i tatimeve të Tiranës Flamur Mallkuçi së bashku me 4 inspektorë të tjerë. U vinte gjoba bizneseve.


17. 18 shtator 2007: Korrupsioni me tenderat e rrugëve, arrestohet zv.ministri i transporteve Nikolin Jaka, ish drejtori i rrugëve Ilir Berzani si dhe 7 zyrtarë të tjerë të administratës shtetërore. Kërkonin ryshfet për fitimin e tenderave nga firmat private. Aktualisht janë jashtë dyerve të burgut të gjithë të akuzuarit për ryshfet gjatë kësaj kohe.


18. 28 shtator 2007: Zbulohet kontrata sekrete e Berishës me amerikanin Tom Ridge. Kontrata prej 500 mijë dollarësh. Kompania e Ridge premtoi 2 seminare një ditore dhe kërkoi që kontrata të ishte sekret. KLSH akuzoi kryeministrin se shkeli ligjet për Tom Ridge. Në qershor 2008, Ridge u detyrua nga departamenti i drejtësisë në SHBA të bënte publike këtë kontratë.


19. 9 tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Këtë periudhë, Prokuroria fillon hetimet. Dikasteri i Transporteve nën akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazohen mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë cuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës.


Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura deri tani mbi 1 miliardë euro. Pritet inaugurimi para zgjedhjeve ndërkohë që ministri Basha është pa imunitet dhe çështja e korrupsionit ka mbërritur deri në gjykatën e Lartë. Qeveria, asnjëherë nuk bëri publik projektin dhe kontratën me firmën “Bechtel Enka”. Ende sot, nuk ka një faturë të qartë financiare.


20. 1 nëntor 2007: Lulzim Basha, ministër i jashtëm kërkon ndryshimin e mandatit të OSBE: Nga ndërhyrja të kalojë tek ekspertiza. Kërkesa u bë gjatë konferencës së ambasadorëve në Tiranë. Debati rikthehet sërish në gusht 2008. OSBE i con letër Lulzim Bashës: duam të qëndrojmë, s’duam të ndryshojmë mandatin


21. 6 nëntor 2007. Kuvendi voton shkarkimin, Sollaku në dorën e Bamir Topit. Dëshira e fundit e Sollakut: “Zoti e shpëtoftë Shqipërinë”. Shkarkimi u bë me anë të votimit me 77 vota pro, 36 kundër dhe 3 abstenime, të raportit të komisionit hetimor të hartuar nga përfaqësuesit e maxhorancës, që kërkonte largimin e kryeprokurorit nga detyra, me argumentin e shkeljeve të rënda ligjore gjatë ushtrimit të këtij funksioni. Ndërkohë që me ardhjen e qeverisjes së PD, Sollaku dhe bashkëshortja e tij u gjendën nën hetim permanent dhe nën presionin e maxhorancës.


22. 14 nëntor 2007: Largohet ish drejtori i burgjeve Saimir Shehri. Akuzoi vëllain e ish ministrit të drejtësisë Ilir Rusmali, se donte ta korruptonte për një tender te drejtoria e burgjeve. Vetëm një ditë më vonë, në 15 nëntor, jep dorëheqjen Ilir Rusmali i cili akuzoi Berishën se kishte mbrojtur Saimir Shehrin.


23. 7 dhjetor 2007. Qeveria Berisha e korruptuar. Publikohet raporti i Transparency Internacional për korrupsionin në 66 vende. Sipas raportit më problematike paraqitet Shëndetësia dhe gjyqësori, Rreth 80 % e shqiptarëve nuk besojnë tek qeveria.


24. 10 shkurt 2008: Hapet dosja e “Argita Berishës”, vajzës së kryeministrit Sali Berisha. Studio ligjore e saj fshihet nga regjistri kombëtar ndërkohë që vajza e kryeministrit vërtetohet se kishte evazion fiskal. Vajza e kryeministrit nuk deklaron llojin e aktivitetit të saj tregtar. Pas presionit të medias, Argita Berisha bën ndryshimin e deklarimeve në Qendrën kombëtare të regjistrimit të Bizneseve: në datën 4 shkurt 2008 figuronte si “shërbim konsulence dhe avokatie”, ndërsa në 8 shkurt u shndërrua në aktivitet të përgjithshëm.

kush - Kush është Sali Berisha ?! 937large_sali+berisha+ilir+meta+jep+dorheqjen

25. 15 mars 2008: Shpërthen Gërdeci, skandali më i madh korruptiv në Administratën Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunën nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë.

kush - Kush është Sali Berisha ?! Thumb_n588166645_854243_8094

Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorrën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Vetëm 38 minuta pas shpërthimit të Gërdecit, Mediu flet në telefon me djalin e kryeministrit.

Ndërkohë që tre ditë pas tragjedisë, Shkëlzeni takohet me mediun në zyrën e këtij të fundit, pak minuta pasi mediu ishte takuar me Ina Ramën dhe pak minuta para se të arrestohej Ylli Pinari. I përfshirë në këtë aferë rezultoi edhe Rahman Selmanllari, shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit, i cili ishte administrator i kompanisë amerikane SAC.

E po ashtu edhe Fahri Balliu, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, i cili kishte bërë pronare vajzën e tij Henris Balliu, aksionere me djalin e Delijorgjit në firmën “Trans Digging”, e cila ndërtoi fabrikën e Gërdecit. U përfshi edhe ish ministri Aldo Bumçi, i cili vendimin e qeverisë që i hapi rrugën Gërdecit ia besoi Shkëlzen Berishës. Denoncuesi kryesor i gjithë kësaj afere u bë ish biznesmeni Kosta Trebicka.


26. 28 mars 2008: Publikohet artikulli i Neë York Times, për armë të skaduara nga Shqipëria drejt Afganistanit. MEICO e përfshirë në trafik. Ylli Pinari, drejtor i MEICO kontaktoi me Efraim Diverolin, pronar i AEY i cili kishte fituar kontratë nga Pentagoni për të pajisur me armë ushtrinë afgane, nëpërmjet një prej njerëzve të listës së zezë së SHBA, Henry Tomei, nëpërmjet firmës Evdin.

Në pazarin e shitjes së fishekëve u përfshi edhe djali i kryeministrit, pas një bisede të regjistruar mes Kosta Trebickës dhe Efraim Diverolit. Amerikani pretendonte se në këtë aferë ishte edhe djali i kryeministrit. Sali Berisha e konsideroi Neë York Times si një letër higjenike, ndërkohë që gazetari amerikan në një intervistë në Gazeta Shqiptare tregoi për presionet e ish ministrit Fatmir Mediu mbi të për marrjen e kasetave filmike. Municionet kineze hiqeshin nga depot shqiptare dhe u fshihej etiketa “Made in China”.


27. 2 prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi për Gazeta Shqiptare se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.


28. 8 prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja. U publikua kontrata e ministrisë me firmën holandeze, ku CNN merrte 90 mijë euro ndërsa studioja grafike merrte 210 mijë euro për 90 sekonda e 6 ditë xhirime. Ndërkohë që ofertat e CNN të vitit 2006 kishin qenë shumë herë më të lira.


29. 5 maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.


30. 16 qershor 2008: Mazhoranca e PD rrëzon kandidaturat e Bamir Topit për anëtar të Gjykatës së Lartë. Rrëzimi i këtyre kandidaturave ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar, SHBA, OSBE, dhe Këshilli i Evropës kundër praktikave të ndërhyrjes së qeverisë në institucionet e pavarura.

kush - Kush është Sali Berisha ?! Berisha_rama

31. 11 korrik 2008: Prangoset kunati i zv.ministrit Ferdinand Pone. Pas hetimeve për pazare në zonën e bregdetit ndalohen tre ish zyrtarë të hipotekave. Arrestohet edhe sekretari i degës së PD në Vlorë. Ish drejtori Genc Panozaqi i lidhur me Ferdinand Ponin. Në 2005 kandidoi për deputet në Vlorë pas humbjes u emërua të zyra e Kthimit të Pronave.



33. 1 gusht 2008: Qeveria përgatit ligjin për prokurorinë. Shkakton reagime të forta nga SHBA: akuza e SHBA: Presione të forta për të vënë nën kontroll prokurorinë. Flet edhe Berisha: Shqetësimet e SHBA për ligjin për prokurorinë, një trillim



34. 13 gusht 2008: Gazeta Shqiptare zbret në Lazarat. Filmohen nga NEWS 24 plantacionet e hashashit që ujiten me autobote shtetërore. Qeveria dhe policia nuk pranojnë dot dështimin në luftën kundër kultivimit të kanabis sativa.



35. 26 gusht 2008: Gjendet 1 kilogramë kokainë në makinën e ambasadorit shqiptar në itali. Skadali në Milano. Policia prangon arsen Selmanllarin, shoferin e ambasadorit Llesh Kola. Arsen Selmanllari, kushëriri i parë i Rahman Selmanllarit, shokut të ngushtë të Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit.



36. 13 shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.



37. 5 tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit të jashtëm Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap.

Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions. Prokurorët ndalohen për herë të parë të pyesin Damir Fazllic, i ndihmuar nga policia për t’u larguar nga vendi. Berisha akuzon Ina Ramën: Eshtë prokurore e diktaturës. Pasuritë e Fazlliçit po i bllokon mafia.



38. 1 shtator 2008: Një tjetër skandal në fushën e bujqësisë. Shfaqet për herë të parë misri pa kokrra. Sabotohen të gjithë fermerët shqiptarë. Farën e misit pa kokrra e solli në Shqipëri Fiqiri Ismaili, që është njëkohësisht edhe kryetar i Bashkisë së Vorës, i zgjedhur nga Partia Demokratike. Pas më shumë se një jave ankese nga të gjitha fshatrat, firma e Ismailit premtoi kompensimin e gjithë fermerëve. Ndërkohë, dështimi i prodhimit të misrit në Shqipëri, favorizoi Serbinë.



39. 23 shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode. Aktualisht, e njëjta dyshe komandon financat e shtetit, por këtë herë, është FMN-ja që kërkon të qëndrojë, ndërkohë që Tirana zyrtare nuk duket se synon të rinovojë marrëveshjet e saj me këtë institucion financiar ndërkombëtar.

Të pyetur lidhur me të ardhmen e lidhjeve të ngushta FMN-Shqipëri, që zyrtarisht përfundojnë në janar të vitit të ardhshëm, përfaqësuesit e të dy palëve dje kanë dhënë përgjigje të kundërta. Sipas Gerëin Bell, shumë vende të botës e kanë kërkuar zgjatjen e mandatit të misionit të FMN-së, sidomos në periudha elektorale. Ministri Bode ka replikuar thatë, duke thënë se qeveria shqiptare ka përballuar deri tani situata shumë më të vështira sesa një vit elektoral. “Është një çështje, që ne nuk e kemi shqyrtuar.

Qeveria ka treguar kapacitet për të administruar në favor të ekonomisë së vendit situata shumë më komplekse sesa zgjedhjet dhe mandati i kësaj qeverisjeje, për fat të keq, qëlloi me zhvillime jo fort të favorshme në tregun rajonal dhe botëror. Por, menaxhimi i këtyre situatave ka dëshmuar kapacitete të mjaftueshme të institucioneve të shtetit shqiptar, midis të cilave edhe qeverisë, për t’u përballur me sukses me këto zhvillime. Nëse do të ketë zhvillime të tjera, ne do të jemi të hapur për çdolloj diskutimi”, – tha kreu i Financave.



40. 26 tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit “Për territorin”. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.



41. 16 dhjetor 2008: Ligji i “Spiunëve”, berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. “ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera” deklaroi berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte cështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazllic e Durrës-Kukës. Rifillon presioni i SHBA: “Dosjet” një ligj me probleme, duhet reflektim dhe debat publik. OSBE gjithashtu del kundër ligjit për “dosjet”: shkelet kushtetuta



42. 29 janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e “Plazhit të Gjeneralëve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.



43. Shkurt 2009: Shpërthen skandali i “Jalës”, i implikuar dhëndërri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Bëhet fjalë për prishjen e shtëpive të banorëve në Jalë nën argumentin se do të zbatohej një projekt i Bankës Botërore. Por BB sapo mori ankesat e banorëve nisi një panel inspektimi në terren për të parë të gjitha shkeljet, dhe nxorri me përgjegjësi një pjesë të zyrtarëve të vet lokalë dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit të menaxhimit të bregdetit të Jugut, dhëndërrin e kryeministrit. Çështja hapi debate të forta në Parlament.



45. 29 prill 2009. Kryeministri grek Kostas Karamanlis zbret në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës. Marrëveshja u mbajt sekret nga qeveria shqiptare ndërkohë që kjo ishte arritja e vetme e këtij takimi.

Sipas kordinatave të reja të vendosura mes Shqipërisë dhe Greqisë, qeveria shqiptare i fali Greqisë rreth 225 kilometra katrorë det. Baraslargësia e pikave nuk është ruajtur, ndërkohë që për kordinatën 150, fundore, kanë pretendime dhe italianët. Qeveria u negociua brenda vitit, por ajo pas presionit të ushtruar nga media dhe një pjesë e politikës, nuk kaloi në legjislaturën e kaluar parlamentare.



46. 12 maj 2009. Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndërhyrë në institucionet shtetërore për miratimin e lejes së ndërtimit të një parku energjetik në tokat që kishte blerë pak kohë më parë miku i familjes, Damir Fazlliç.

Në e-mailet konfidenciale të Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar për shitjen e tokave të Damir Fazlliç është diskutuar edhe ndërhyrja e saj në disa institucione. Madje ka qenë vetë vajza e kryeministrit ajo që ka premtuar të ndërhyjë në Koorporatën Energjetike Shqiptare për të marrë lejen prej saj.

Më pas janë marrë edhe lejet nga Ministria e Energjetikës, Këshilli i Ministrave dhe së fundmi, KRT-ja e Durrësit. Të gjitha këto institucione kanë varësi direkt ose lidhje të afërta me kryeministrin Sali Berisha. Edhe pse vajza e kryeministrit pretendon që është një avokate që nuk ka lidhje me punën e të atit, të gjitha këto vendime janë në shkelje të hapur dhe në konflikt me detyrën e të atit. Madje për të rregulluar takim me drejtorin e KESH vajza e kryeministrit kërkonte 800 euro.


47. Në një kabllogram që ish-ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit flet për një sondazh të USAID, i cili demaskon demagogjinë e qeverisë për luftën kundër korrupsionit. Sipas sondazhit të USAID, 92 % të shqiptarëve mendonin se korrupsionin ka mbërthyer zyrtarët e lartë të shtetit.

Në kabllogram thuhet se opozita dhe disa eksponentë të mazhorancës e përshëndetën sondazhin, por Berisha heshti. Sipas Uidhers, Berisha ishte i revoltuar nga sondazhi pasi të dhënat binin në kundërshtim me rezultatet që kishte propaganduar ai. Një tjetër kabllogram i bujshëm që daton në muajin janar të vitit 2009, kur dhe kryeministri përgatiste strategjinë e re elektorale, flet për korrupsionin në qeveri.

Në kabllogram thuhet se Berisha dështoi plotësisht në luftën kundër korrupsionit. Sipas Uidhers në vitin 2009 shqiptarët mendonin se kishte më shumë korrupsion sesa në 2005, kur u larguan socialistët. “Berisha erdhi në pushtet në vitin 2005 me kartën e luftës kundër korrupsionit. Bëri ca gjëra të mira në fillim, sidomos në implementim ligjesh, por më vonë dështoi. Perceptimi i korrupsionit tek qytetarët është i lartë në krahasim me katër vite më parë.

Ata mendojnë se ka më shumë korrupsion nga 2005. Ndërkohë që implikimet e ish-ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, Lulzim Basha në abuzime të pushtetit, por dhe akuza nga drejtësia kanë ndikuar së tepërmi. Po ashtu sikurse lidhjet e Lulzim Bashës me vajzën e kryeministrit Sali Berisha, apo me biznesmenin e errët Damir Fazlliç, nuk e kanë ndihmuar kryeministrin në këtë çështje”, thuhet në kabllogram.



48. Disa ditë më parë u zbardh skandali i djalit të kryeministrit. Kabllogrami i datës 20 qershor 2008 përcjell detaje të rëndësishme për tragjedinë e Gërdecit, të cilat Ambasada Amerikane i ka siguruar pas një takimi që ambasadori Uidhers ka zhvilluar me shefin e Shtabit, Luan Hoxha. Sipas këtij kabllogrami shefi i Ushtrisë, Luan Hoxha kërkoi të takohej me ambasadorin për të folur rreth shkarkimit nga detyra, bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme përfshi pikëpamjet dhe faktet rreth Gërdecit.

Në këtë takim gjeneral Hoxha ka treguar ngjarjen, sipas versionit të tij, për atë që ndodhi më 15 mars 2008. “Gjatë gjysmës së projektit në dhjetor 2007, Hoxha ishte urdhëruar nga Mediu pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas sipas Luan Hoxhës, u konfirmua si Shkëlzen Berisha djali i kryeministrit”, thuhet në kabllogram.



49. Një kabllogram që ish ambasadori amerikan Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit në nëntor të vitit 2008, flet për një skemë korruptive të zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes me misionet paqeruajtëse. Sipas Uidhers, Shefin aktual i Shtabit, Kolonel Xhemal Gjunkshi është i përfshirë në një skemë të mirëfilltë korruptive në ushtrinë shqiptare.

Kabllogrami zbulon se kolonel Gjunkshi, është akuzuar nga një grup oficerësh të ushtrisë shqiptare se merrte ryshfet për të emëruar ushtarakët në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak. Ambasada amerikane në kabllogram thotë se pagesa e ryshfetit që një ushtarak duhet të paguajë për të shkuar në Irak është 7 mijë dollarë. “Sipas llogarive jozyrtare, komandantët e lartë të ushtrisë kërkojë një ryshfet deri në 7,000 dollarë nga një ushtar për ta emëruar në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak”, thuhet në kabllogram.



50. Një kabllogram që ish ambasadori amerikan Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, thuhet se Lulzim Basha ka lidhje me botën e krimit. “Sipas një burimi nga Partia Socialiste, ministri i Jashtëm, Basha, i cili përfaqëson PD-në në Elbasan, është përfshirë në lehtësimin e lirimit nga burgu të kriminelëve të njohur në Elbasan në këmbim të mbështetjes nga familjet kriminale. Të afërm të kriminelit premtuan të “organizojnë” njerëzit e tyre në Elbasan në mbështetje të Bashës. Krimineli u lirua më 29 qershor, ditën pas zgjedhjeve”, thekson Uidhers.

kush - Kush është Sali Berisha ?! 1295865300442albania

51……..

52…………

60………

100………

SË SHPEJTI - KUSH ËSHTË EDI RAMA.......
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Kush është Sali Berisha ?! Empty Re: Kush është Sali Berisha ?!

Mesazh  Zattoo 17.01.12 21:54

Kisha Greke i jep BERISHËS, titullin e lartë: “BEKIMI YNË i ARTË”,
për “Shërbime të shquara ndaj Greqisë”


kush - Kush është Sali Berisha ?! Images19

Me rastin e Vitit të Ri 2012, në “Librin e Nderit” të Kishës Greke u “skalit” edhe emri shtetasit shqiptar, kryeministrit aktual të Shqipërisë SALI RAM BERISHA nga Vicidoli i Tropojës. Në këtë “libër nderi” shënohen emrat e gjithë të huajve, që i shërbejnë me devocion dhe japin kontribute konkrete madhore, në favor të interesave kombëtare greke.

Burime pranë klanit të afërt qeverisës e familjar të kryeministrit SALI BERISHA, bëjnë me dije, se në një ceremoni krejt të mbyllur në datën 26 dhjetor 2011 në “Vilën 31”, krye-kleriku grek i Shqipërisë Anastasios Janullatos, i ka dorëzuar SALI RAM BERISHËS, titullin e lartë “BEKIMI YNË i ARTË”, akorduar nga Kisha Greke, titull që u jepet vetëm të huajve që kontribuojn me akte dhe vepra të mëdha ndaj kombit grek. Që të jemi të drejtë, SALI BERISHA e ka merituar këtë titul nderi nga grekët, mbasi ka kryer shumë shërbime, madje deri në sakrifica ndaj interesave të shtetit e kombit grek në Shqipëri.

Ndaj dhe me sa duket, ngaqë e dinte që i ishte akorduar një titull “NDERI”, në 25 datën Dhjetor 2011, natën e Lindjes së Krishtit, i vetshpalluri “KRISHT” i Shqipërisë, kryeministri krye-mëkatar SALI BERISHA, duke qeshur deri në ekstazë, super i lumtur shkoi e gëlltiti karamelen e “bekimit” tek Janullatos.

Të gjtihë e pamë me zë e me figurë, kur SALIU u paraqit përpara Janullatosit, duke u përulur e duke buzëqeshur “vesh më vesh”, madje duke i lëpirë edhe dorë e këmbë, tamam si një “kone” e mësuar dhe e bindur. Ka 20 vjet, që SALIU e bënë këtë ritual përuljeje e kënaqësie përpara janullatosit e shtetit Grek, si një “dele e urtë e perëndisë” në shërbim të interesave anti-shqiptare greke.

Janullatos, në datën 25 dhjetor i futi publikisht në gojë SALI RAM BERISHËS “karamelen”, ndërsa në datën 26 dhjetor krej fshehtas, i dorëzoi titullin “BEKIMI YNË i ARTË”, duke e “bekuar” atë, për të vazhduar “rrugën e shenjtë” (misionin) si shërbëtor besnik i interesave të Greqisë në Shqipëri. Për ata që nuk i dinë, ose që “i kanë harruar”, po përmendim 15 “dhuratat” (shërbimet kombëtare) që i ka bërë SALIU (i) Greqisë, në të dy pushtetet e tij 1992-1997 dhe 2005-2011.

Ja 15 nga shërbimet anti-shqiptare, që SALI BERISHA ka bërë për Greqinë

1. SALIU bëri ligj dhe dekretoi: “Kisha Autoqefale Shqiptare, do të jetë nën varësinë e Kishës Autqefale Greke, me drejtues të përhershëm Klerik Grek dhe me shërbesa në gjuhën Greke”. Me këtë dekret, SALIU zhduku dhe shkriu Kishën Autoqefale Shqiptare brenda Kishës Autoqefale Greke, duke “pagëzuar” si Kryepeshkop Grek në Shqipëri, hirësinë e tij Anastasios Janullatos, pasuesin më besnik e më agresiv të ish-klerikut shovinist grek anti-shqiptar, Sebastianos, duke ia falur Kishën Autoqefale Greqisë.

2. SALIU, duke përdorur si maskë Ligjin Agrar 7501 të ndarjes së tokës në Shqipëri, dekretoi dhënien në pronësi të tokave shqiptare, për familjet minoritare geke në jug të vendit, duke i kthyer ato në “troje greke”, madje në vitin 1994, pas një pakti me qeverinë greke, lejoi me ligj regjistrimin e këtyre territoreve shqiptare edhe në kadastrat pronësore greke.


3. SALIU, mbi bazën e një pakti me qeverinë greke në nëntor 1992, futi në veprim skemën e shkatërrimit të ekonomisë kombëtare me mbyllje ndërmarrjesh të mëdha dhe asfiksimin e bujqësisë shqiptare, duke detyruar “krahun” e punës prej 700 mijë shqiptarësh të nisen e të punojnë si skllevër për “1 copë bukë” në bujqësinë, turizmin dhe ekonominë greke.

4. SALIU, pas një pakti të bërë më Greqinë në vitin 1993, bëri ligj dhe dekretoi ndërtimin e varrezave e lapidarëve grekë në “hartën” e Voriro-Epirit, duke ligjëruar kështu pretendimin grek, se të vrarët në luftën italo-greke në Shqipëri, ishin “çlirimtar të atdheut të tyre, pra të trojeve greke (Vorio-Epirit) në jug të Shqipërisë”, kur në fakt ishin pushtues të Shqipërisë si italianët.

5. SALIU, sipas një pakti me Greqinë në vitin 1994, në vijim të skemës për përfaqësimin e dhe futjen e Greqisë në gjithë pushtetet, shoqërinë dhe ekonominë shqiptare, bëri ligj dhe dekretoi shkrirjen e sitemit bankar shqiptar dhe instalimin në Shqipëri të sistemit bankar grek.

6. SALIU, sipas pazareve me Greqinë, bllokoi e shkatërroi tregun e konsumit ushqimor, blegtoral, industrial, ndërtues e hidrokarburet shqiptare dhe lejoji e favorizoi tregun e konsumit ushqimor, blegtoral, industrial, ndërtues dhe të hidrokarbureve greke.

7. SALIU, pas pazaresh të bëra me grekët në vitin 1994, kur u hodh ideja e “Korridorit 8-të”, që do të kalonte në vijën Durrës-Elbasan-Shkup-Sofje-Stamboll, firmosi në prezencë të ish-presidentëve Klinton, Glikorov, Zheliev dhe Ozal, për devijimin e “vijës” së këtij Korridori në Selanik, në favor të grekëve, devijim që nisi procedurat në vitin 1995, me hartimin e projekteve, duke e lënë Shqipërinë jashtë këtij korridori gjigand.

8. SALIU, sipas një pazari me gekët në vitin 1993, bëri ligj dhe dekretoi futjen e gjuhës zyrtare greke në institucionet, rrugët, transportin rrugor (tabelat), çertifikatat e gjëndjes civile, shkollat, shërbimet publike etj, në të gjithë territorin shqipar, ku kishte qoftë edhe “8-10 familje” minoritare greke, duke pranuar të shtyhej deri në vitin 2000, hapja e shkollave shqipe në Greqi për emigrantët shqiptarë.

9. SALIU, sipas një pakti me qeverinë Greke të bërë në vitin 1993, bëri ligj dhe dekretoi ngritjen e kishave dhe simboleve publike greke, kudo që e kërkonte Greqia, madje dhe në ato qytete e rajone ku nuk kishte zona minoritare, por që minoritarë grekë kishin punuar disa vite si mësues, shoferë, berberë, oficerë e sigurimsa.

10. SALIU, pas takimit me Nikolas Geixh në vitin 2006 në selinë e PD dhe në vilën qeveritare në Vlorë, konfirmoi Himarën si “troje, si zonë e popull grek”, duke dalë në publik përkrah falmurit grek e parullës “HIMARA-GREKE”, me anti-shqiptarin Vasil Bollano dhe me 3 deputetë grekë, që flisnin për Vorio-Epirin.

11. SALIU, pas pazareve me Greqinë në janar 1992, firmosi që të mos kundërshtonte futjen e shoqatës “OMONIA”, si grup parlamentar në kuvend dhe të mos i kundërvihej platfromës së saj shoviniste ligjenëse anti-shqiptare e pro-greke.

12. SALIU, pas pazareve me Greqinë që në vitin 1993, ka bërë ligj futjen në Shqipëri të Arsimit të Lartë Grek, duke dekretuar ngritje fakultetesh greke edhe brenda styurkturës së Sistemit Universitar Shtetëror Shqiptar.

13. SALIU, pas pazareve me Greqinë në vitin 1993, pranoi të hesht e të mos thotë asnëj fjalë për Çështjen “ÇAME”, për pronat, trojet, gjuhën, memorialet çame dhe genocidin grek ndaj tyre, duke mos lejuar në parlament shqiptar, hartimin dhe miratimin e rezolutës së shtetit shqiptar, për kërkimin dhe kthimin e të drejtave të çamëve.

14. SALIU, pas pazareve me Greqinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Bullgarinë e Rumaninë, bëri ligj dhe realizoi regjistrimin e popullsisë shqiptare mbi baza etnike e fetare, duke zbatuar skemën anti-shqiptare greko-serbe, për të rritur fiktivisht numrin minoriteteve e të popullsive të tyre, me qëllim shpërbërjen e kombit shqiptar, për ta kthyer Shqiëprinë në “Vend Multi-etnik” pa ekzistencën e popullsisë bazë SHQIPTARËT.

15. SALIU, pas pazareve me Greqinë, bër ligj dhe realizoi copëtimin territorial të Shqipërisë nëpërmejt “Pakti Detar”, duke i dhënë Greisë hapësirën detare shqiptare.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Kush është Sali Berisha ?! Empty sali berisha

Mesazh  Ushtari i krishtit 18.01.12 19:37

Sali Berisha cilesohet si Esad Pashe Toptani qe nxorri ne ankand kombin shqiptar eshte tragjedi e madhe qe ende sot kemi te tille njerez ne politik qe per inetersa personale jane te afte te shesin kete komb ne rast se populli nuk vepron edhe nuk ngrihet atehere kjo Shqiperi do jete pjese e grekut ose e serbit, gjithmone kemi patur tradhetare ky eshte problemi jone i madh ne rast se nuk ngrihet populli do te marrim fund.
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Kush është Sali Berisha ?! Empty Re: Kush është Sali Berisha ?!

Mesazh  Odin 16.04.12 9:46

Sali Berisha, me mafinë serbe, kundër Kosovës

kush - Kush është Sali Berisha ?! Sala_rryma1_625015

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka më shumë se një vit që ka bllokuar projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë.

Bllokimi i këtij projekti nga ana e kryeministrit Berisha, i ka siguruar shtetit të Serbisë monopol në importin e energjisë në Kosovë, pasi që për momentin Kosova të vetmen rrugë për import të energjisë ka fqinjin verior, shkruan “Zëri”.

Burime të kësaj gazete bëjnë të ditur se në mars të vitit 2011, është hapur tenderi për linjën e transmetimit të energjisë, Shqipëri-Kosovë, me kapacitet 400 kilovoltësh, projekt ky i cili financohet nga banka gjermane KFW, ku ndërtimi i kësaj linje midis Shqipërisë dhe Kosovës, do t’i sillte vendit pavarësinë nga linjat serbe.

Sipas këtyre burimeve, biznesmeni serb, Vuk Hamoviq, njëri nga njerëzit më të pasur në Ballkan, i cili operon në këtë biznes, në bashkëpunim me Damir Fazliq, janë takuar në Vjenë të Austrisë me djalin e kryeministrit, Shkelzen Berisha. “Biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha në instanca të larta shtetërore në Shqipëri, për bllokimin e ndërtimit të linjës”, ka thënë burimi i gazetës.

G.Express
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Kush është Sali Berisha ?! Empty Sali Berisha, me mafinë serbe, kundër Kosovës

Mesazh  Ushtari i krishtit 16.04.12 19:31

sali berisha eshte agjent serb misioni i sali berishes eshte ta demtoje kte vend gjate luftes se kosoves sali berisha ja shiti naften e ballshit serbise ky eshte tradhetar i njejte me ahmet zogun edhe esad pash toptanin, keta tradhetar te mallkuar qe e gerryen kete komb.
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Kush është Sali Berisha ?! Empty Re: Kush është Sali Berisha ?!

Mesazh  insommia 16.04.12 20:22

Cuditrishte ne menyre te natyrshme humanet reagojne per ngjarje apo evente te caktuara te cilat kane patur nje impact emocional ndaj tyre, duke u perpjekur te gjejne nje kuptim per kete ngjarje nepermjet vlerave spirituale, morale apo politike dhe ndonjehere nepermjet termave te ngjajshme si kjo ketu.
Ore Zatto nga e more kete burime Informacioni habitem se sa shpejt zene vend thashethemet.
Per mendimin time nuk eshte fare e vertet ne lidhje me kete informacion qe ke postuar mund te jen disa nga te vertetesit e tij por jo te gjitha.

insommia
insommia

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Kush është Sali Berisha ?! Empty sali berisha

Mesazh  kitara-61 18.04.12 2:04

Ne baze te situates(gjendjes) qe ndodhen gjithe shqipetaret anekend teritoreve ku jetojn...bie ne perfundim qe dicka nuk ka qene dhe nuk eshte ne rregull me udheheqist tane...........
kitara-61
kitara-61

10


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Kush është Sali Berisha ?! Empty Re: Kush është Sali Berisha ?!

Mesazh  Gjinkalla 28.04.12 8:45

Përhap panik dhe frikë të tmerrshme deklarata e ish-kryepolicit të Dibrës - Lexoni akuzat mafioze për krerë të qeverisë dhe heshtjen e Berishës- Edhe në vendin më të korruptuar të botës qeveria do ishte rrëzuar pas këtyre skandaleve


kush - Kush është Sali Berisha ?! Shemsi_premci

Ish- drejtori i Policisë së Qarkut të Dibrës, Shemsi Prençi, duke folur për Vizion Plus në...emisionin Debat, ka lëshuar akuza të forta. Ai e ka përshkruar zonën minerare të Bulqizës si një vend nuk ku ekziston asnjëfarë ligji, njësoj si Perëndimi i Egër.

“Janë të pasiguruar, futen në punë pa siguri, i fusin në punë pa i instruktuar për punë. I kemi referuar në prokurori ngjarjet. Ndërkohë që strukturat e shtetit kanë pezulluar punën, këta grupe mafioze kanë futur minatorët në galeri. Prandaj unë e quaj atë vrasje me dashje indirekte,” tha Prençi.

Ai tha se vetë Bujar Nishani është i implikuar në këtë skandal mafioz. “Ministri i Brendshëm ka marrë në mbrojtje ish-shokun e shkollës, pronarin e dy shpellave të krimit, unë nuk mund të mos them se kjo nuk është mafioze,” tha Prençi.

Në përpjekje për të veshur në mënyrë dokumentare pretendimet e veta, ai lexoi dhe një numër sms-sh, që ua ka përcjellë eprorëve të vet. Binin në sy sms-të që ai ia ka dërguar kryeministrit Berisha, të cilat kanë mbetur pa asnjë përgjigje

Ai deklaroi se sapo erdhi në drejtorinë e Dibrës, menjëherë bëri një plan masash për të vendosur zbatimin e ligjit në Bulqizë.

“Kishte plagosje e vrasje dhe askush nuk ishte marrë me personat në kërkim për këto ngjarje. Në momentin që vendosëm të vëmë në zbatim planin, hasëm në rezistencë të grupeve kriminale, me prapavijë grupet mediatike. Më mirë të themi një kompani mediatike me akses në minierën e Bulqizës,” tha Prençi.

“Vazhdoi presioni jo vetëm nëpërmjet mediave, por edhe nga strukturat drejtuese të policisë. Gjeta në zyrë mbi pesë gjashtë kallëzime nga ACR dhe disa subjekte që cenoheshin për shkak të vendosjes së koordinatave. Shfrytëzojnë edhe punën e fëmijëve të minatorëve të vrarë. Janë rreth dhjetë grupe kriminale,” tha Prençi.

I pyetur për ndalimin e 14 kamionëve me krom, pas të cilit shpërtheu edhe sulmi mediatik ndaj tij, ai tha se sulmi u ndërmor fillimisht nga nëndrejtori i policisë, Agron Kuliçi. “Brenda tre orëve ka dalë një plan kontrolli nga Kuliçi, që ka sjellë dy punonjës policie për të më kontrolluar mua. Ata me grada më të vogla do kontrollonin një drejtues të parë si unë.

Kuliçi e kontrollon dhe ka akses në minierën e Bulqëizës. Plani i kontrollit e implikon,” tha Prençi.

“Kamionat u bllokuan nga krimi ekonomik. Në fatura nuk kishte të pasqyruara të dhëna reale,” tha Prençi, duke e akuzuar këtë firmë që e çonte kromin në Durrës, edhe pse vetëm 5 subjekte mund të depozitojnë në Durrës kromin.

I pyetur në lidhje me faktin se ishte pezulluar para se të jepte dorëheqjen, dmth më 23 prill, ai tha se nuk qëndron një pretendim i tillë për shkak se më 24 prill ai ishte në aksion për të shpëtuar shefin e komisariatit të Burrelit, që ishte marrë peng nga fshatarët për akte të turpshme. Vetë drejtoria në Tiranë e ka urdhëruar Prençin të shkojë të shpëtojë shefin e Burrelit.

Por Prençi ka hedhur akuza shumë të forta edhe ndaj shefit të Kontrollit të Brendshëm në Tiranë, Astrit Halilaj. Ai tha se Halilaj me tropojanë të tjerë e kanë marrë peng ministrinë e Brendshme. Prençi tha se Halilaj ishte shef krimesh në komisariatin e Rinasit, kur u filmua duke marrë paratë për falsifikime. “Janë habitur kur është emëruar në krye të Kontrollit të Brendshëm në ministri kur PD erdhi në pushtet. E bëri këtë për të marrë nën kontroll të gjithë rrjetin e falsifikimeve të dokumenteve,” tha Prençi.

Duke folur për incidentin e tij me zëvendësministrin e Brendshëm, Avenir Peka, që i pati kërkuar në fushatë të shkonte me forcat speciale për të shtypur një miting të opozitës, Prençi tha se Peka e kishte kërcënuar me jetë duke e sharë nga familja. “Nuk reagova sepse kisha nënën në makinë,” tha Prençi. Ai u shpreh se i kishte dërguar Pekës këtë mesazh: “Uroj që të mbash fjalën për atë që më shave”.

I pyetur për ngjarjen e 21 janarit, pasi ai drejtonte forcën lëvizëse operative, ai tha se nuk është thirrur nga prokuroria për tu pyetur për këtë ngjarje. Ai tha se forcat e tij speciale nuk kishin asnjë mjet për përballimin e turmave. “Tre ditë përpara kemi blerë tymuese për një çmim që është turp të thuhet,” tha Prençi. Ai foli për një mungesë bashkëpunimi atë ditë. “Kam kërkuar të bashkëpunojmë për përdorimin e mjeteve lakrimogjene, por nuk jam dëgjuar. Kam kërkuar të përdoren me racionalitet. Do ishte më mirë të përdoreshin ato, sepse ato nuk sjellin pasoja për jetën. I kam menaxhuar forcat që të mos veprojnë në kundërshtim me ligjin. Forcat speciale janë strukur para kryeministrisë që të mos hanin plumba nga Garda. Forcat e mia nuk kanë pasur armë, sepse ua kemi hequr me urdhër,” tha Prençi./Gazetatema/
Gjinkalla
Gjinkalla

111


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Kush është Sali Berisha ?! Empty per zatoo

Mesazh  djussi 16.08.12 15:01

sikur krejt kto tishin te verteta prejardhjae tina prej rusie asht kot fareeee, po si se ki ba bile grek ncncncnncnc
djussi
djussi

Mos pyet se cfare beri atdheu per ty, por cfare bere ti per atdheun tend.

18


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Kush është Sali Berisha ?! Empty Berisha dhe UDB-ja vrases

Mesazh  Agamemndon 07.02.14 9:01



Marjan Gryka: "Berisha e UDB vrasës, dëshmia në një kasetë"

kush - Kush është Sali Berisha ?! Marjan-Gryka-me-Azemin


Marjan Gryka, ish-truproja e Azem Hajdarit, president i shoqatës “Hajdari” në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” flet për skenarin e vrasjes së liderit të Dhjetorit, duke akuzuar Berishën si aktor kryesor si dhe kërkon rihapjen e çështjes. Ai flet për marrëdhëniet e tij me Ramën, si dhe kthimin e shoqatës në parti.

Ju keni qenë bashkëpuntori më i afërt i Azem Hajdarit. Cila ka qënë rruga juaj gjatë kësaj periudhe….?

Për afro 10 vite kam punuar dhe jetuar me Azem Hajdarin. Kam qënë i besuari dhe bashkëpunëtor i ngushtë i tij, në gjithë këto vite të cilat kanë qënë shumë të vështira, me përplasje, me tradhti, me plumba e me skenare të brendshme. Që do të thotë se ne ishim gjithmonë në betejë, duke luftuar për Demokracinë, por kjo e cënonte jetën tonë çdo ditë, sepse për figurat e PD, Liria dhe Demokracia ishin kthyer në një interes ekonomik në të gjitha drejtimet, dhe kështu ne cënoni llogaritë bankare të tyre!

Berisha dhe Hajdarin kanë pasur përplasje të forta. Cilat kanë qënë prapaskenat e përplasjeve mes tyre në vitet 90-të?

Berisha dhe Hajdari kanë pasur përplasje të forta, sepse Azemi e njohu Berishen shumë shpejt, bashke me skenarin e tij ramizjan! Sot koha e tregoi se Azemi kishte pasur të drejtë që luftoi kundër klanit të Ramizit. Unë po kujtoj këtu disa nga këto! Kur Berisha ishte President nga kupola e kësaj ndërtese drejtonte çdo gjë dhe gjithçka edhe në parti. Për çdo gjë ishte i qetë, sepse populli demokrat kishte votuar komunistin më të pabesë të gjithë kohrave dhe armikun e demokracisë! Me përjashtim të njërit që ishte Azem Hajdari dhe perplasjet e tija me Kryeministrin Meksi kishin filluar, sepse Meksi zbatonte ato që Saliu urdhëronte.

Po ashtu edhe kreu i PDSH, pasi Tritan Shehu urdhëronte çdo ditë krerët e degëve të PD në rrethe që Azemi të mos pritej askund sepse e ka futur Sigurimi i Shtetit të shkatërrojë PD-në! Pra kjo ishte treshja mjerane që e kishte shpallur Azemin armik, dhe në një mbledhje kokë më kokë Saliu i tha ‘Leninit të Verdhë’ Pollo se Azemi po na del jashtë kontrollit, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm! Pra e gjithë PD që Azemi themeloi iu vërsul kundër për ta shkatërruar në çdo drejtim, por lind pyetja a mund të rrëzohet kollaj një mal? Azemi si një burrë i rrallë vendosi të përballej dhe me kolegët e Ramizit siç u përball me shefin e tyre dhe ashtu u bë: Betejë në rrugë, me atentate të organizuara nga vetë këta që sapo përmenda, betejë në Parlament, në selinë e PD.

Berisha erdhi si i dërguari i Ramiz Alisë në lëvizjen studentore. Si mundi ai të fitojë aq shumë pushtet në atë kohë sa të flakte dhe Azem Hajdarin, ta linte jashtë strukturave deri në vitin ‘97?

Berisha erdhi në krye të PD, jo vetëm i fortë i stërvitur nga vetë Ramiz Alia deri me fonde financiare marramendëse, por ai kishte vite që punonte për sigurimin e huaj dhe skenarin për groposjen e partisë së parë plurariste në vend që kishte me dy vula, si për Shqipërinë ashtu dhe për Kosovën! Por dhe pse kaq i pushtetshëm, ai përseri friksohej nga Azemi dhe kjo frikë e bënte të organizonte puçe nga më të ndryshmet e të ultat ndaj tij. Dhe duke qënë i pushtuar nga kjo frikë, ai u detyrua ta zgjerojë skenarin me shiroksin tonë të Shkodrës, Pjetër Arbnorin, Mandelën e Parlamentit e jo të Popullit dhe ky i fundit bën propozimin për heqjen e mandatit të deputetit Azem Hajdari, si një figurë që ka devijuar vijën e partise.

Atë ditë SHIK i Gazidedes ishte i tëri  në Kuvend, por edhe Garda e Halit Gjeçit! Pra kaq frikë e kishin Azemin këta mjeranë të komunizmit e kjo ndodhte, sepse ata kishin pushtetin por Azemi kishte me vete popullin. Atë ditë kur u bë ky propozim pas ca minutash Azemi mori fjalën, megjithëse s’donin t’ia jepnin! Ndër të tjera iu tha: “Sa merreni me kontrollet ordinere kundër meje se ku i marr makinat, se ku i hedh karburant se ku ha dreka, ju ftoj të keni në mbikqyrje hotelet ku shumica e grave të tua po i frekuentojnë, duke harruar familjet e tyre, se burrat i kanë harruar me kohë. Unë nuk e kam të pamundur t’i filmoj e të mi sjellin në kamera që t’jua publikoj dhe të shikojë ky popull se çfarë bëhet me ata që tregojne moral por nuk kanë aspak të tillë vetë.

Por nuk dua të bëhem si ju sepse as nuk isha e as nuk jam si ju e as nuk do bëhem kurrë, sepse ju jeni zotuar të shkatërroni Azem Hajdarin, por po e arritët ju shkatërroni demokracinë dhe PD-në e jo vetëm mua. Ju doni të më lini pa mandat që të jem pa imunitet dhe dikush mund të shkrepë plumba kundër meje. Ky është kërcënim direkt dhe ky është skenari juaj kryesor, që frika të më mbyllë gojën! Por gaboheni rëndë mor të mjerë, sepse jo vetëm që do flas me zë më të lartë, por ata që keni frike jeni ju dhe jo unë, ata që dun Azemin e vrarë jeni ju që nuk flini, sepse sot Azemi do ishte më i miri për ju, po të rrinte të vidhte si ju dhe ta përdorte votën e popullit për xhepat familjarë.

Unë i kam treguar shqiptarëve që babai im ka qënë komunist, por që idealet e tij unë i rrëzova në ’90-tën, por nuk mund të rri sot këtu pa thënë se më vjen keq për nënkryetarin e PD, Pollo që si djali i një ish-oficeri grek po vazhdon rrugën e babait të tij, duke bashkëpunuar me kryeministrin tonë Meksi djalin e ish gjeneralit grek! Unë nuk mund të hesht për Gazideden që e kam pas kudo, se ti s’je SHIK i Shqipërisë por i Serbisë dhe është turp që presidenti Berisha ka lejuar SHIK që sot të mbushë sallën e Parlamentit! Une s’mund të hesht për të deklaruar se s’mund të vritem! Ju dhe mund t’ia arrini qëllimit, por unë hesht vetëm kur të vdes! Kjo sallë e mbushur me agjentura të huaja më jep kurajo të mëtejshme të luftoj sepse e shikoj live kundërshtarin çdo ditë, por me petkun demokrat.

Rikthimi i Azem Hajdarit në PD u bë me dëshirën e tij, apo pas këmbënguljes së Berishës, që ishte në kuotat më të ulta politike?

Më ‘97 Azemi nuk u rikthye në PD, sepse ai nuk kishte ikur kurrë nga ajo parti, por e kishin perjashtuar kupola vrastare e partisë, dhe Berisha në vitin e egër ‘97 futi sekretaren e tij të na telefononte për ta përkrahur. Azemi nuk u kthye te Berisha por te e djathta e tradhëtuar nga Berisha, Azemi nuk u kthye për të penguar rrëzimin e Berishës, sepse Berishën e rrezoi Zoti e jo e Majta, por u kthye se 200 telefonata në ditë i vinin nga e gjithë Shqipëria ku i thonin se Saliu na mori më qafë! Për Azemin ishte e rëndësishme sakrifica për vendin e për të djathtën, sepse përsa i përket ’97 në krye të bandave ishin përsëri kolegët e Saliut, Gjinushi, Ceka, Nano, etj. Pra Saliu nuk po rrëzohej por po groposej e Djathta me qëllim prej tij!

Azemi Hajdari ka pësuar shumë atentate. Sipas jush kishin një prapavijë politike këto atentate dhe kush i organizonte ato, pasi ishin atentatet e para politike?

Në lidhje me atentatet që janë bërë kundër Azemit, por edhe sot kundër meje duhet të keni parasysh se sado që politika është munduar t’i përdorë, t’i ripërdorë herë për t’i errësuar e herë për t’i përdorur, nuk ia ka arritur dot sepse tani dihet nga mbarë populli se Azemin e vrau kompromisi PD dhe PS. Pra dy emisarët e Ramizit ishin aktorët dhe organizatorët e vrasjes së shekullit, Fatos Nano Kryeminister dhe rivali i Azemit, Sali Berisha shefi opozitës.

Pra skenari Katovica realizo 100% dokumentin Alia më ‘98 me pushkatimin e liderit të Dhjetorit Azem Hajdari, dhe në këtë rrjedhë jo vetëm i janë drejtuar pyetje me fakte deri në akuza Berishës por edhe Nanos, të cilët sot janë përsëri bashkëpunëtorë e miq të deklaruar! Por vetë drejtësia ka qënë dhe është vegël e politikës. Dua t’ju kujtoj këtu se Pandeli Majko si Kryeminstër ka akuzuar Berishën për vrasjen e Azemit por dhe ka kritikuar drejtësinë!

Vetë ish kryeministri Ilir Meta bërtiti me zë të larte: Të arrestohen vrasësit e vrasësve të Azem Hajdarit! Pra dinte shumë ky kryeministër! Gramoz Ruçi ka akuzuar disa herë Berishën për vrasjen e Azemit në Parlament! Erion Braçe e shumë deputetë të tjerë e kanë bërë këtë, por këto ishin dhe janë vetëm shashka të të dy partive bashkëpunëtore me njëra tjetrën dhe shou mediatik për popullin, sepse një gjë dihej: Vetëm vrasja e Azemit e ringjallte komunizmin në Shqipëri!

Kanë lidhje këto atentate me akuzat që janë bërë vazhdimisht, madje me ato 25 pyetjet e famshme në një gazetë afër Berishës?

Sot kur flasim për Berishën dhe PD, ka një ndryshim thelbësor, sepse une e mijra të tjere jemi të djathtët e Partisë Demokratike që themeloi Azem Hajdari. Ndërsa Berisha i përket PD të krijuar nga Lulzim Basha, një person me probleme të mëdha me Drejtësinë, person që ka pasur lidhje pune me vajzën e Berishës e Berishën por kurrë me PD e të djathtën, një djalë komunisti që bën të njëjtën detyrë si baballarët e tij bashke me Sali ‘Penicilinën’! Sot jemi më të bashkuar se kurrë jo te veteranët e shkollës së Bashkuar të Nishanit e as te veteranët e Saliut, por tek Partia e viteve ‘90 ku është dhe memoriali i Azemit që tmerronte çdo ditë Berishën poshtë zyrave të tij!

Sot kemi në krye të vulës një KOP i ardhur pas detyrës si hetues e spiun i UÇK, sot kemi një parti familjare ku atë post e donte me çdo kusht Luli për t’i ikur akuzave të bëra ndaj tij, ku sot mban bashkinë me votat e keqpërdorura të demokratëve. Ai i mori këto poste sepse firmosi që do zbatonte të gjitha çfarë mafia politike i kërkon, dhe kjo doli hapur në dritë të diellit me vrasjen e Sokol Olldashit ku e qindra pista vrasjesh dolën, me qindra skenarë e gënjeshtra si e si për ta mbuluar këtë vrasje të radhës në PD, por këtë radhë me aktorë të rinj! Olldashi i kishte deklaruar projektet e tija dhe rrugën që do të ndiqte për një PD tjetër, por edhe kishte shfaqur hapur kundërshtimin e tij ndaj Lulzim Bashës dhe kjo e vrau.

Pra edhe një figurë tjetër në PD u vra! Sepse për 20 vite ky ka qënë zbatimi i Katovicës, kush kundërshton vritet. Po kjo vrasje ka edhe bashkëpunimin e vet siç e kanë pasur vrasjet e tjera, sepse në vendngjarje shkuan forcat e policisë, që fshehën çdo provë dhe shkatërruan skenën e krimit dhe kur Olladashi u zhvarros doli se aksidentit i kishte shpëtuar por pas këtij aksidendenti dikush kishte ardhur dhe e kishte qëlluar në kokë me sende të forta! Dhe Trebicka i dytë u realizua për mafien politike!

Mendoni se nuk do zbardhet asnjë prej këtyre ngjarjeve...?

S’kemi as të akuzuar as të arrestuar, por vetem shou mediatik të PS e PD. Ashtu siç po e vazhdojnë për vrasjet e 21 Janarit, të premtuar nga Rama, ku vetëm vazhdojnë të akuzojnë e asgjë tjetër s’bëhet. Është e turpshme për këtë qeveri që vijon të luajë sikur është akoma në opozitë e nuk zbardh as 21 Janarin, kur BE e SHBA ia kanë vënë kusht themelor, nuk zbardh ngjarjet në Gerdec me Mediun, Shkelzenin, Delijorgjin! Ku s’zbardh vrasjen e deputetit të saj Fatmir Xhindi, ku vetë ky ministër Rendi ka akuzuar Agron Kuliqajn për këtë e për Trebickën! S’mund të ecet me parime, por me vepra që deri tani s’ka asnjë, kemi thjesht vetëm zëvendësime militantësh.

Që Rama nuk ka këllqe të arrestojë Saliun kjo nuk do shumë mend, qe Ramën e ka pushtuar Meta kjo nuk do shumë mend, por pse gabon Rama nuk kanë pse shqiptarët të vuajnë përsëri gënjeshtrat e tritoleve dhe arrestime sekserësh, kur bankat janë plot me lekët e politikanëve të vjedhura ndaj popullit. Po që se do ketë Ukrainë kjo nuk është e Saliut se Saliu ka qënë oficer i UDB-së e jo boksier!!

Plaku i Haklajve ka thënë se ka një kasetë të Hajdarit, ku thoshte që të gjitha vrasjet vijnë nga zyra matanë(e Berishës) e se nuk kishte lidhje me vrasjen e djemve te tij. Komenti juaj?

Plaku i Haklajve një burrë i nderuar me pamje fisnike na ka takuar dhe kur është ndarë nga ne, Azemi i ka dhënë një kasetë por tani ajo kasetë është shumëfishuar e do i vijë dita të dalë! Pasi politika nuk e la drejtësinë ta sillte Saliun në gjyq, që plaku i Haklajve t’ia përplaste në fytyre ato çfarë i kishte thënë Azemi atij, për 25 vite shqiptarët shohin vetëm vrasje e asgjë tjetër. No koment!

Sa besim keni te drejtësia për zbardhjen e vrasjes së Hajdarit?

Shoqata Azem Hajdari që përfaqësoj, si President i Përgjithshem i saj, i ka dërguar kërkesë ish-kryeprokurores Ina Rama, “Silvia Konti”, kërkesë për rihapjen e çështjes Hajdari, por s’ka asnjë muaj që ia ka dërguar dhe Kryeprokurorit Adriatik Llalla për ta rihapur këtë çështje jo si obligim por si detyrim e nder në detyrën që ai pëfaqëson dhe të thërrasë si të pandehur Sali Berishën, pasi është dëshmitari kryesor publikisht për vrasjen e Azem Hajdarit, ku jo vetem i ka deklaruar me emra ato, por ai ka kasetën e incizuar nga Zenel Neza ku mori 6 plumba në atentat ku vetë Berisha i ka dërguar një faks zyrës së OSBE para vrasjes!! Pas këtyrë vijnë dhe të vërtetat e Izet Haxhisë, truprojes së Berishës vjen dhe kaseta e Haklajve vjen dhe Fatmir Meta, por dhe Fatos Klosi ku vete Berisha e quan organizator në vrasje, ndërsa vetë Klosi e ka deklaruar implikimin e Berishës në vrasje.

Jo se ne nuk e kuptojmë heshtjen e zotit Prokuror ndaj nesh siç kuptuam “Silvian” e politikës, por këta mos të harrojnë kurrë se janë direkt përgjegjës për implikimin e institucionit me politikën duke penguar të vërtetën. Jo gjithmonë kjo mafie politike do mundet të vrasë e të grabisë popullin. Ne jemi gjalle dhe të betuar në rrugën tonë, askush në botë nuk do na ndale që busti i Azem Hajdarit të vendoset aty ku ishte busti i diktatorit Hoxha, askush nuk mund të na ndalë të jemi në selinë e Partisë tonë të vërtetë, nuk do mundet kurrë Saliu me suiten e tij të mbulojë të tijat me një bust të turpshëm që i bëri Azemit që në pamje duket si Balboa e jo si Azem Hajdari, Saliu e di mirë se Shoqata ‘Azem Hajdari’, e deklaruar armike nga vetë ai, do shpallet Parti politike ku do jetë vlera e lufta e Azemit për Demokraci e për të drejtën dhe jetën e popullit. Plumbat që i dhatë Azemit nuk na trembën, por na dhanë forcë në rrugën tonë.

Kjo do të thotë që nuk keni besim...?

Përsëris, plumbat që më dhatë mua me skenar të Dezinjatores Topalli nuk më zbehën, por më forcuan më shumë në rrugën tonë të pandalshme. Deklarojmë se, po qe se po vjen një Ukrainë s’vjen e nuk e bën dot Saliu me familjen, por po vjen nga vrasjet dhe padrejtësitë që i keni bërë popullit! I themi kryeministrit që me turp po i kërkon ndihmë gjithë botës për Lazaratin se llogaritë i ke bërë gabim me këtë fshat që e publikon si Çeçeninë! Eja se të çojmë ne t’i takosh dhe të bisedosh me ta siç çuam Moisiun, Blushin, dhe Makbulen, po qe se të ka lidhur frika si për 21 Janarin e Metës, atëherë po të themi se me forcë je i humbur! Lazarati është pjesë e Shqipërisë e jo letra bixhozi të politikës. Sa për akuzat që bën “si Shkodra” të them merru me komunat e tua në veri në Dukagjin etj e mos i mbyll sytë, por shikoji se ka mundësi ta harrosh Lazaratin, shiko se si sekserët ndërruan vetëm parti dhe sot janë trafikantë të krahut tjetër!

Ç’kërkoni nga kryeministri Edi Rama, që ka qënë dhe dhjetorist?

I rithemi sot kryeministrit Rama largo ata që dëmtojnë Drejtësinë e mos bjer pre e presionit të tyre, dil e deklaro me kërkesë për rihapjen e çështjes Hajdari si një nismëtar i lëvizjes studentore të ’90-tës e si pedagog i asaj kohe për të zbardhur shumë dyshime e enigma ndaj kolegëve të tu brenda partisë e për të mos kopjuar dhe qeverisur si Sali Berisha, por të realizosh premtimet e bëra në fushatë dhe për t’ju drejtuar organit të akuzës për ato çfarë akuzoje Saliun, kur ishe në opozitë.

Në të kundërt nuk ka vetëm Ukraine por ka dhe Egjipt. Unë si Marjan Gryka jam në përgatitje e sipër të një artikulli të gjate për lidhjet e mija me Edi Ramën kur ishte vetëm kryetar bashkie dhe unë mora përsipër ta dërgoj në takime në të gjitha rrethet e Shqipërisë, sepse vetë Rama nuk kishte dalë në jetën e tij në asnjë takim jashtë Tirane, por dhe se kërcënimet e Nanos e të Saliut e ndiqnin kudo dhe i bllokonin rrugët. Por ne arritëm ta dërgojmë në të gjithë Shqipërinë në takime të sukseshme, dhe kur mbërrija në darkë në shtëpi i gjeja në radhë sekserët e Nanos e të Saliut, me shuma të mëdha parash për ta shitur Ramën e për ta lënë në rrugë sepse rrëzimin e Nanos po e realizonim. Shumë nga këta individë deputetë sot jane në krah të Rames dhe bëjnë të përvëluarin ndaj tij, do paraqes kaseta dhe foto që nuk janë publikuar asnjëherë më parë.


Shkrimi u publikua (06.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Kush është Sali Berisha ?! Empty Re: Kush është Sali Berisha ?!

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi