EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kriza Ekonomike

+6
Meridiani 0 (zero)
Luli
Gon!
Dimitrov Xhunga
Niko_
Androo
10 posters

Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty Kriza Ekonomike

Mesazh  Androo 18.11.11 18:37

endrra - Kriza Ekonomike Images

Ç’do ta mbronte Evropën nga krizat?

Kriza financiare private dhe krizat shtetërore të borxheve kanë bërë që vendet e eurozonës të kenë mosmarrëveshje të mëdha me njera-tjetrën.

E gjitha filloi me një bum kredish masive në periferitë e Evropës, në Jug dhe në Irlandë. Kjo u bë e mundur, sepse "..bankat dhanë kredi me shumë mendjelehtësi dhe bankat mbanin shumë pak kapital të vetin", thotë eksperti i ekonomisë dhe këshilltari qeveritar, Clemens Fuest. Prandaj, sipas mendimit të tij, në qendër duhet të jetë një reformë themelore e sistemit financiar. Hapat e parë janë ndërmarrë.

"Basel III" quhet paketa e reformave të Komitetit të Bazelit për Rregullimin Ndërkombëtar të Pagesave të Bankave e cila ka si qëllim kryesor një kuotë më të lartë kapitali individual për bankat. Por sipas Clemens Fuest nga Universiteti i Oksfordit këto masa nuk shkojnë aq larg sa duhet: "Vendimmarrësit nuk janë ende gati të vendosin që obligacionet shtetërore duhet të jenë në të ardhmen të mbështetura nga kapitali vetiak".

Deri tani obligacionet shtetërore konsideroheshin si investime pa rrezik. Për të blerë këto lloj bonosh bankave nuk u duhet të depozitojnë asgjë si garanci. Edhe kjo ka çuar në rritjen e borxhit të shteteve. Për të shlyer këtë borxh, vendet deficitare duhet të eksportojnë më shumë dhe të arrijnë një suficit të bilanceve.

Për këtë duhet të rritet aftësia konkurruese e vendeve periferike. "Këto investime përfshijnë, për shembull ato në infrastrukturën e tyre. Kjo është ideja, për shembull, për zhvillimin e rrjeteve trans-europiane të energjisë elektrike dhe të gazit. Këtu ka një mundësi të madhe për shembull për vendet e Jugut, që të krijojnë vërtet vlera në fushën e energjisë së rinovueshme ."

Gjithashtu, edhe vendet deficitare duhet të përballojnë rënie të mëtejshme të mirëqënies për t'u bërë përsëri konkurruese. Megjithatë, vështrimi nuk mund të përqendrohet vetëm tek shtetet me borxhe. Sepse deficitet e njërit janë tepricat e të tjerëve. Edhe këto zhbalancime të mëdha në zonën e euros kanë çuar në problemet e sotme.

Meqenëse në vitet e fundit tepricat më të mëdha janë në Gjermani duhet që tani edhe gjermanët të veprojnë në anën tjetër, thotë Jürgen Trittin: "Gjermania duhet të bëjë diçka, për shembull, për të shmangur dobësitë në kërkesat e tregut të brendshme. Këto përfshijnë masa të tilla si futjen e një page ligjore minimale.

Nëse vendeve të tjera u predikohet se pagat duhet të zhvillohen vetëm me produktivitetin, pra që nuk lejohet të rriten më shpejt se produktivitetit, atëherë në Gjermani duhet bërë e kundërta, pagat nuk mund të mbeten gjithnjë pas produktivitetit."

Komisioni i BE-së dëshiron të vazhdojë të vëzhgojë me kujdes balancën ekonomike në zonën e euros dhe të sanksionojë për momentin vetëm deficitet. Për Jürgen Trittin megjithatë ky është një hap në drejtimin e duhur: "Ne nuk mund të vazhdojmë me të vërtetë të përfytyrojmë një bashkim monetar, i cili nuk është në të njëjtën kohë një bashkim ekonomik.

Dhe ne nuk mund të vazhdojmë t'u ndihmojmë vendeve të tjera, të cilat kanë hyrë në krizë, për shembull, me garanci nga Gjermania, sepse ato kanë rënë në krizë pasi kanë aplikuar dumping të taksave dhe të rregulloreve. "
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Androo 24.11.11 22:29

endrra - Kriza Ekonomike Images

Politika a tregjet financiare, kush udhëheq në krizën aktuale?

Zanafilla ishte kriza financiare. Bankat humbën në "poker" dhe taksapaguesve iu desh t'i ndihmonin me shuma miliardëshe. Miliarda të cilat shteti në të vërtetë nuk i kishte. Kështu malet e borxheve u rritën në nivele të reja rekord. Si pasojë kriza financiare u kthye në një krizë borxhesh, e cila tërhoqi në vorbullën e saj ato shtete evropiane, të cilat prej vitesh menaxhonin keq financat.

Po tani? Ndërkohë që Greqia dhe Italia, Spanja, Portugalia dhe gjithnjë e më shumë edhe vende të tjera të BE-së dridhen për aftësinë e tyre paguese, kriza duket se po arrin stadin e saj të ardhshëm, ndoshta përfundimtar: "Nuk bëhet më fjalë për një krizë borxhesh shtetërore", thotë Gerd Häusler, kryetari i bordit të bankës së landit në Bavari. "Bëhet fjalë për një krizë të aftësisë reformuese të Europës."

Ka detyrime në sektorin e pensioneve, të cilat nuk janë të financuara, duhen reformuar sektorë të tërë financiarë - tema të cilat në të vërtetë do të diskutoheshin vetëm pas 20 vjetësh.
Por në Europë thuajse askush nuk e pranon këtë plotësisht.

Diskutohet për eurobonde, pra përgjegjësi të përbashkët për borxhet shtetërore, për ombrella më të mëdha shpëtimit dhe për rolin e Bankës Qendrore Evropiane, e cila sipas vullnetit politik të pjesës më të madhe të vendeve të Eurozonës, duhet të hedhë pa kufizim para në treg.

Edhe për tregjet financiare ka rregulla loje - ato i përcakton politika Presidenti i shoqatës federale të Industrisë Gjermane Hans-Peter Keitel është i bindur se shumë nga aktorët në këtë krizë "thjesht nuk janë në lartësinë e duhur intelektuale", pasi ata vetë nuk e kuptojnë krizën dhe efektet e saj. Ai nuk e përjashton as veten nga ky grup. Por kjo nuk vlen për kancelaren gjermane Angela Merkel: "Sipas mendimit tim ajo është nga të paktët, që ka aftësinë e nevojshme për të marrë pjesë në diskutimin teknik në Europë."

Kaq shumë lëvdata në kohën e krizës, kjo është e re për kancelaren. Deri tani ajo është akuzuar se ngurron shumë, se Gjermania nuk po merr si duhet rolin udhëheqës në Evropë dhe se masat si ombrella e shpëtimit erdhën shumë vonë, e nuk patën efektin e duhur. Por kohët e fundit Merkel përfaqëson në krizë një pozicion të ndryshuar: nëse politika beson se kriza mund të zgjidhet duke rritur borxhet, atëherë gabohet.

"Një formacion politik si Bashkimi Europian, që i thotë një bote në ndryshim të shpejtë, se përpjekjen e fundit reformuese e ka ndërmarrë me traktatin e Lisbonës dhe që nuk merret më kurrë me ndryshime të bazave të tij ligjore, për mendimin tim është i humbur në tregje", thotë tani Merkel.

Kancelares gjermane i është dashur kohë ta kuptojë këtë, por kjo është legjitim, mendon Anke Hassel, profesore për ekonomi politike në "Hertie School of Governance" në Berlin: "Thuhet se politika duhet të veprojë më shpejt dhe duhet të bëjë më shumë. Por kjo do të thoshte që politika t'ia përshtaste ritmet e saj atyre të tregjeve financiare."

Ndërkohë në proceset demokratike nevojitet kohë për marrjen e vendimeve të caktuara, edhe pse kjo sjell me vete ashpërsimin e problemeve. Por çdo të ndodhë me primatin e politikës, nëse ajo vetëm i shkon pas zhvillimeve në tregjet financiare? Sipas Hessel kjo nuk përbën problem, pasi në sytë e saj politika ka një hapësirë më të madhe veprimi nga sa mendohet: politika përcakton korniza dhe u vendos rregulla loje aktorëve në tregjet financiare.

Por sipas Hassel me këto rregulla duhet të pajtohen sa më shumë palë. Në rastin ideal duhej të gjenin një emërues të përbashkët vendet e G20, ose të paktën vendet e BE-së. Gjermania e vetme, sipas Hassel, nuk mund të bëjë shumë.

Se sa e vështirë është të caktohen rregulla të përbashkëta loje e tregon edhe zënka për futjen e një takse për transaksionet financiare. Konsensusi nuk duket se mund të arrihet as brenda Europës, pa folur fare për vendet e G20-s. Në përgjitësi politika deri tani ka bërë shumë pak për rregullimin e tregjeve financiare. Njëkohësisht europianët nuk ia kanë dalë të bindin aktorët e tregjeve, se do të vënë nën kontroll borxhet e tyre.

Në vend të kësaj vatra e zjarrit po përhapet gjithnjë e më shumë. Nëse ajo nuk do të arrihet të shuhet, politikanët nuk do të kenë më asnjë mundësi të zbatojnë reformat e tyre, thotë Beatrice Weder di Mauro. Sipas specialistes së ekonomisë pranë Këshillit të Ekspertëve të Bundestagut, shumë shpejt "problemi i likuiditetit" mund të kthehet në një "problem shlyerje".
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Niko_ 24.11.11 22:43

Krizat ekonomike janë të pa'shmangshme me këtë sistem! Gjithmmonë do të ketë kriza! Nuk ka rëndësi të madhe se ku janë ato, por se kush i krijon dhe përse.
avatar
Niko_

57


Mbrapsht në krye Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Dimitrov Xhunga 25.11.11 8:18

Mendoj se derisa te themelohet sistemi demokratik ne mbare globin nuk do te kete me pas luftera ne kuptimin klasik te fjales,te cilat sic shihen po ikin nga skena por lufterat do te jene te pranishme sic eshte ajo ekonomike p.sh. !!! Me vone mund te lindin luftera "psikologjike" ku i dihet ???
Dimitrov Xhunga
Dimitrov Xhunga

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Gon! 25.11.11 12:03

Cili shtet e ka radhën?

endrra - Kriza Ekonomike Bota_bukur1
Raporti i përgatitur nga OKFRAM-i, Qendra e Kërkimit të Risqeve Financiare të Universitetit Okan na jep të dhëna rreth shteteve me një deficit të lartë financiar si Portugalia, Irlanda, Spanja, Greqia, Italia, Anglia, Franca, Japonia, SHBA-të dhe India.

Përballë një tabloje të tillë, ky raport na ndihmon të parashikojmë se cilat vende rrezikohen nga kriza e borxheve. Në krye të listës radhiten Anglia, SHBA-të dhe Franca.

Pare nga aspekti i krizës globale të borxheve, dallgëzimi global i filluar me krizën e SHBA-ve në vitin 2008, tani doli në skenë në vitin 2011 si një krizë globale borxhesh duke ndryshuar dimensionet si rezultat i strategjive të përzgjedhura nga shtetet e zhvilluara për kapërcimin e krizës dhe operacioneve të dështuara të shpëtimit.

Ky raport në të cilin pasqyrohet qartë “ngërthimi” i Italisë si shteti i fundit i rënë në grackë pas një procesi të filluar me uljen e notes së kredisë së shteteve si Portugalia, Irlanda, Greqia dhe Spanja, nënvizon faktin se vendet më të zhvilluara të BE-së janë të rrezikuara ndjeshëm nga kriza globale bazuar edhe në thashethemet e fundit për thyerjen e notes së kredisë së Francës.

Mundësimi i një zhvlerësimi të përshkallëzuar duke ndjekur interesin financiar të Bankës qendrore evropiane paraqitet si një mundësi shumë e largët tani për tani për shkak të mungesës së udhëheqjes politike në Evropë dhe inflacionit si problemi më serioz.

''Mundësia e heqjes se euros tek vendet në krizë dhe ndjekja e rrugës së zhvlerësimit mund të shkaktojnë një inflacion serioz. E vetmja dhe e fundit zgjidhje është aplikimi me një drejtim të fuqishëm të paketave ekonomike. Në këtë mënyrë përcaktohet ose saktësohet më mire ngadalësimi i krizës ekonomike globale. Problemi i borxheve në Evropë është shndërruar në një problem politik pasi ka anashkaluar etapat ekonomike dhe sociale. Me ndryshimin e qeverisë italiane është plotësuar radha e ndryshimeve në të gjitha vendet (Portugali, Itali, Greqi dhe Spanjë)”.


Kush e ka radhën Anglia, Japonia, SHBA-të apo Franca?

Duke marrë parasysh Kriteret e marra për bazë në hartat e riskut të përgatitura nga 23 shtete të zgjedhura nga vendet e G20 dhe PIIGS me mesataret e deficitit buxhetor /GSMH, deficitin e llogarisë korente/GSMH dhe borxhin publik është bërë një përllogaritje bazuar në vlerat e fundit të vitit 2010.

Nëse analizohet renditja e shteteve nga aspekti i kritereve të deficitit buxhetor/GSMH dhe borxhit publik/ GSMH e merret për bazë një mesatare -4,7 % dhe 53,5 % si dy pikat limit te përplasjes në bosht, shtetet ndahen në katër grupe risku. Vendet me një deficit të lartë buxhetor renditen në zonën e katër më të rrezikuar dhe këtu marrin pjesë Portugalia, Irlanda, Spanja, Greqia, Italia, Anglia, Franca, Japonia, BE-27, SHBA-të dhe India. Kjo pamje na ndihmon të kuptojmë më mirë që vendet e radhës në krizën e borxheve janë Anglia, Japonia, SHBA-të dhe Franca.

Nëse analiza bëhet nga aspekti i borxhit publik/ të ardhurat kombëtare dhe deficiti i llogarisë korente, zona e shteteve më të riskuara të cilat janë të mbytura në borxhe nënvizohet si zonë e pasigurt dhe këtu gjenden Franca, SHBA-të, Anglia, Brazili dhe India.

Tani për tani vendet më të rrezikuara të grupit të katërt janë Franca, Anglia dhe SHBA. Ndërsa Gjermania ndahet nga këto vende duke zënë vend përbri shteteve më të zhvilluara të zonës së sigurt. Në zonën e dytë të cilësuar si zone e sigurt radhiten Arabia Saudite, Kina, Rusia, Gjermania, Kore e Jugut, Argjentina, Indonezia dhe Meksika.


Asnjë vend përveç Gjermanisë nuk plotëson kriteret Mastrihtit

Në raport theksohet qartë se asnjëri nga vendet e G 20-ës përveç Gjermanisë, nuk i plotëson kriteret Mastrihtit, të cilat konsistojnë në një mesatare 3% të deficit buxhetor/të ardhura dhe 60% borxh publik/ të ardhura.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Androo 25.11.11 12:42

endrra - Kriza Ekonomike Kineprotestat

Kriza ekonomike, protestat godasin edhe Kinën

Ngadalësimi i rritjes ekonomike po shkakton një valë revoltash edhe në vendin më të suksesshëm të dekadës së fundit, Kinë.

Disa mijëra punëtorë të një fabrike këpucësh në Dongguan, në provincën e Guangdongut, u përballën me policinë në kërkim të pagave më të larta. Gjatë javës, 18 punëtorë ishin hequr nga puna, së bashku me shkurtimin për pagesat për orët jashtë orarit, si rrjedhojë e rënies së kërkesës për prodhimet e fabrikës në tregun ndërkombëtar.

”Protestat vazhdojnë të jenë të pranishme, edhe pse nuk mund të zhvendosen në rrugët e qyteteve, pasi diçka e tillë pengohet rreptësisht
Kriza Financiare
Zhvlerësohet ekonomia hungareze
Ndryshim traktateve të BE-së
Eurozonë, vazhdon të shtrenjtohet huamarrja
nga policia”, u shpreh një punëtor. Ai shtoi se disa dhjetëra kolegë janë plagosur dhe janë shoqëruar në spital, thënie e pakonfirmuar, nga pamundësia e mediave ndërkombëtare për të patur akses në zonë.

Sipas ekspertëve, lëvizja aktuale është më e fuqishmja, që prej revoltave të punonjësve në verën e vitit 2010. Ekonomia e Kinës u shndërrua në të dytën më të madhe në botë gjatë këtij viti, pas një rritje spektakolare në dy dekadat e fundit.

Megjithatë, blerjet shtëpiake rannë me 25% gjatë tetorit dhe ekzistojnë shenja të ngadalësimit ekonomik, si rrjedhojë e krizës globale. Pavarësisht lulëzimit ekonomik, në Kinë ekzistojnë ndarje të mëdha midis të pasurve dhe të varfërve, ndërsa standarti i jetesës mbetet relativisht i ulët.

TCH
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Luli 28.11.11 13:15

Europa e dominuar nga Gjermania

Anëtari britanik i Parlamentit Europian të Partisë së Pavarësisë në Britani, Nigel Farage u ngrit para Herman Van Rompuy javën e kaluar, duke dhënë një fjalim që është konsideruar si një lloj fitoreje për euroskeptikët:
"Ndodhemi në prag të një katastrofe financiare dhe sociale dhe në këtë sallë sot ndodhen katër burra që mund të mbahen përgjegjës për këtë. E megjithatë, sot kemi dëgjuar fjalimet më të vakta teknokratike që kam dëgjuar ndonjëherë".

Ju të gjithë mohoni se pavarësisht të gjitha mjeteve objektive, euro është duke dështuar. Kush nga ju që ndodhet sot në këtë sallë është përgjegjës? Përgjigjja është askush nga ju, sepse askush nga ju nuk është zgjedhur, askush nga ju nuk ka legjitimitetin demokratik për të mbajtur frerët e kësaj krize.

Nga ky vakuum, pavarësisht se pa dëshirë, ka dalë në dritë Angela Merkel, kështu që sot po jetojmë në një Europë të dominuar nga Gjermania. Kjo është diçka që vetë projekti europian supozohej të parandalonte. Diçka, për parandalimin e së cilës, paraardhësit tanë kanë paguar një çmim të lartë me gjak. Unë nuk dua të jetoj në një Europë të dominuar nga Gjermania, as qytetarët europianë.

Është e sigurtë që disa këtu kanë luajtur një rol shumë të madh, sepse kur zoti Papandreu ngriti zërin dhe përdori fjalën "referendum" e konsideruat këtë gjest si një "shkelje të mirëbesimit". Së bashku me miqtë tuaj u mblodhët si hienat, rrethuat Papandreun dhe e larguat për ta zëvendësuar me një qeveri kukull. Ky ishte me të vërtetë një spektakël i neveritshëm.

Të pakënaqur me këtë, vendosët edhe që Berlusconi duhet të largohet. Kështu edhe ai u hoq dhe u zëvendësua me zotin Monti, një ish-Komisioner Europian, një bashkarkitekt i katastrofës së euros dhe një burrë që nuk ka qenë kurrë as anëtar i Parlamentit.

Kjo është duke u kthyer në një novelë të Agatha Christie, ku ne përpiqemi të kuptojmë se kush do të jetë i larguari i radhës. Diferenca qëndron në faktin që ne e dimë kush janë të këqinjtë. Të gjithë ju duhet të mbani përgjegjësi për atë që keni bërë. Duhet të largoheni të gjithë. "
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty Bankat i tremben kolapsit. Gati plani i emergjences!

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 28.11.11 17:12

endrra - Kriza Ekonomike Eurozone_collapse


New York Times hipotezon renien e monedhes Euro ne rast se Gjermania futet ne krize.
Alarmi i krizes se euros: bankat pergatisin plane emergjence per kolapsin e mundshem te eurozones. Tashme jane publikuar dhjetera raporte ne te cilat studiohet kjo mundesi.

Lajmin e publikoi gazeta New York Times, sipas se ciles kriza e borxheve qe ka kercenuar investimet gjermane, ka vene ne medyshje shtyllen e stabilitetit europian.
Udheheqesit europiane thone se akoma nuk eshte e nevojshme pergatitja e nje plani B dhe sidomos Anxhela Merkel, por eshte fakt qe disa banka boterore po pergatisin kete plan.

“Nuk mund te jemi dhe nuk jemi te vetekenaqur” –deklaroi Endrju Bailei, funksionari i Autoritetit te sherbimeve financiare ne Britanine e Madhe. “Nuk duhet te injorojme mundesine e nje largimi te pakontrolluar te disa shteteve nga eurozona."

Bankat si Merril Lynch, Barclays Capital dhe Nomura kane shperndare raporte kete jave ku shqyrtojne mundesine e nje kolapsi ne eurozone. “Kriza financiare e eurozones ka hyre ne nje faze te rrezikshme. Vetem nese Banka qendrore europiane nderhyn per te ndihmuar aty ku politikanet kane deshtuar. Nje kolaps i euros ne kete moment duket me shume i mundshem sesa i pamundur” –thane analistet e Nomura-s.
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Androo 28.11.11 21:55

endrra - Kriza Ekonomike Images

Ekonomia e eurozonës po bie në recesion

Një raport i ri thotë se ekonomia e eurozonës po bie në recesion. Raporti publikohet ndërkohë që disa udhëheqës kryesorë evropianë ndodhen në Uashington për një takim të nivelit të lartë me presidentin Barak Obama rreth krizës së borxhit.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD, thotë se pret që ekonomitë e 17 vendeve që përdorin euron të tkurren me rreth 1 përqind në tremujorin e fundit të vitit dhe me 0.4 përqind në tremujorin e parë të vitit 2012. OECD-ja, një forum që përfshin 34 vende të zhvilluara, thotë se Banka Qendrore Evropiane duhet të ndërhyjë me vendosmëri për stabilizimin e krizës së borxhit në Evropë.

Kriza evropiane e borxhit pritet të jetë temë kryesore e takimit në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentit Obama dhe Presidentit të Këshillit të Evropës Herman Van Rompuy, Presidentit të Komisionit Evropian Zhosé Manuel Barroso, shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, dhe sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton.

Ndërkohë që shqetësimet për borxhin në Itali, Spanjë dhe vende të tjera po krijojnë tronditje në tregjet financiare ndërkombëtare, udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës, kanë filluar të negociojnë mbi një marrëveshje të re fiskale që do të impononte disiplinë buxhetore në të gjithë zonën e euros, gjë që ka hasur në rezistencën e vendeve të veçanta, të cilat tremben se mund të humbin kontrollin e tyre sovran.

Efektet e krizës së borxhit janë përhapur kudo në eurozonë. Sot Belgjika u detyrua të paguajë norma shumë më të larta interesi, ndërkohë që Shoqata Bankare Italiane ka nisur një fushatë patriotike për të bindur qytetarët të blejnë bono qeveritare për të mos lejuar që normat e interesit të dalin jashtë kontrollit.

Po sot, agjencia e klasifikimit të kreditit, Moody, paralajmëroi në një deklaratë se ndërsa beson se në eurozonë nuk do të ketë falimentime në masë, mundësia që disa vende njëherësh të mos jenë në gjendje të shlyejnë këstin e borxhit "nuk është më e papërfillshme." Zoti Obama tha në fillim të këtij muaji se kjo gjendje do të vazhdojë nëse udhëheqësit evropianë nuk ndërmarrin veprime të vendosura.

Ai tha se çështja kryesore me të cilën përballet eurozona është “vullneti politik." Udhëheqësit amerikanë dhe evropianë pritet gjithashtu të diskutojnë mbi programin bërthamor të Iranit, procesin e paqes në Lindjen e Mesme, krimin në internet dhe terrorizmin.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty Endrra Amerikane , ndiqni videon!

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 29.11.11 11:52

Ndiqni kete dokumentar te animuar dhe do te kuptoni gjithe menyren se si funksionon banka dhe si vjen kriza e tyre!
Do gjeni edhe nje element qe perngjas me flamurin shqiptar!



https://www.youtube.com/watch?feature=player_detailpage&v=kx7HDTDDopA
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty Kriza tjeter e borxhit

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 30.11.11 19:48

endrra - Kriza Ekonomike DOLLAR

Europa nuk eshte e vetmja qe ka probleme te borxheve. Shikoni Ameriken!
Po te bejme nje krahasim midis borxhit te SHBA-se dhe te Eurozone, problemit duket pothuajse i ngjashem.

Se pari le te shikojme se sa eshte PBB (prodhimi i brendshem bruto) ne SHBA ne krahasim me ate ne Eurozone.Sipas shifrave te Bankes Boterore, PBB ne Amerike ne vitin 2010 ishte 14.6 trilione $, nderkohe qe ne zonen e euros ishte 12.2 trilione $.

Se dyti, le te shikojme borxhin publik ne te dy rajonet. Borxhi i Amerikes eshte 15 trilione $. Borxhi i Eurozones eshte 9.4 trilione $.
Pra le te llogarisim borxhin si perqindje te PBB. Per SHBA-ne shifra eshte 103% ndersa per Eurozonen eshte 77%.Pavaresisht asaj qe ju besoni, Shqiperia ndodhet ne shifren 50-60%.... pra duket ne rregull!
Po, e kuptuat mire! Eurozona ka me pak borxhe se Amerika.

Por pse kriza qe po i tremb te gjithe investitoret ne bote po zhvillohet ne Europe dhe jo ne Ameriken e Veriut? Eshte sistemi!
Per pergjigjen e kesaj pyetjeje do t’i referohesha ekonomistit skeptik Bernard Connolly, i cili tha se bashkimi monetary europian, ne thelb eshte nje flluske krediti. Ai e transformon rrezikun e monedhes ne rrezik krediti, por ne periudhen e krijimit te euros kjo nuk ishte kuptuar. Ne nje menyre apo nje tjeter, dikush duhet te paguaje. Ky dikush ka te ngjare te kete nje theks gjerman!

Menyra e vetme per t’a bere sistemin te funksionoje eshte te kemi bashkim te plote politik dhe fiskal. Sistemi ekonomik amerikan e ka kete bashkim ndersa ai europian jo. Ne terma me te thjeshte, neve na duhet krijimi i Shteteve te Bashkuara te Europes ose monedha euro do te braktiset. A i druhet Amerika kesaj situate? Ndoshta jo.

Ajo se ciles i druhet Amerika eshte fakti qe borxhi eshte rritur me shpejtesi gjate viteve te fundit. Pavaresisht fjaleve te ngrohta per zvogelimin e deficitit, rritja e borxhit po ecen me ritme te shpejta.

Ceshtja u vu ne qender te vemendjes kete vit me refuzimin e Kongresit Amerikan per te ngritur nivelin “tavan” te borxhit si dhe me synimin e institucioni te komisionit financiar per te zvogelojuar deficitin shteteror me te pakten 1.2 trilione $ gjate dekades se ardhshme.
Por ky komitet deshtoi pasi demokratet qe donin te shkurtonin shpenzimet dhe te rrisnin taksat nuk rane dakord me republikanet te cilet donin vetem te shkurtonin shpenzimet

Pergjigjia duhej te ishte e thjeshte: shpenzoni me pak dhe pastaj rrisni taksat. Por duket se amerikanet nuk jane ne gjendje ta bejne kete gje. Ata duan qe te kene nje sistem sigurimesh shoqerore si ne Europe, por nuk pagujne tvsh dhe e kane shume te larten taksen e karburanteve.

Dicka duhet te ndryshoje sepse ashtu sic e pame ne rastin e Europes, bonot te cilat ne njefare pike duken te arsyeshme, papritur mund te zhvleresohen. A mundet qe Amerika te pasoje Europen? Shpresojme qe jo, duke qene se vendi nuk ka barriera fiskale ne zonen euro. Por ne keto dite te veshtira cdo gje duket e mundur.
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 10.12.11 15:34

Gjenerali amerikan Martin Dempsey paralajmëron për trazira civile, nëse kriza financiare në Europë do të zgjerojë kufijtë.

Ai tha se ende mbetet e paqartë nëse hapat e ndërmarrë nga udhëheqesit europianë do të jenë të mjaftueshme për ta mbajtur të bashkuar Eurozonën - duke shtuar - se cdo ndarje do të ketë pasoja edhe për Pentagonin.Në Bruksel, 26 nga 27 anetaret e Bashkimit Europian arriten një marrëveshje për një union me më shumë rregulla disiplinore.

Vetëm Britania e Madhe nuk e firmosi paktin, sepse sipas kryeministrit David Kameron- ai binte ndesh me interesin kombëtar. Gjenerali Dempsey, kreu i shefave ushtarake në Shtetet e Bashkuara, tha se Eurozona ndodhet në një rrezik të madh.

“E di se ata kanë marrë disa masa, qe 17 vendet anetare te eurozones po perpiqen të rendisin politikat monetare dhe fiskale. Por mbetet e paqartë, se paku për mua, se eshte pikerisht kjo qe do t'i mbajë bashkë”, tha Dempsey.

Dempsey sygjeron se një nga shqetesimet e tij është se Shtetet e Bashkuara do të ekspozohen përballe gjithckaje që do t'i ndodhë eurozonës në të ardhmen, sic janë trazirat e mundshme sociale dhe shpërbërja e Bashkimit Europian.

Shtetet e Bashkuara kane mbi 80 mije ushtare dhe 20 mije nepunes ne Europe, shumica e tyre e vendosur ne Gjermani. Ai shprehu shqetesim edhe per nje prpjekt nderkombetar per te zhvilluar avione ushtarake F-35, i cili do te vihet ne rrezik nese buxhetet kombetare europiane do te reduktohen. Pavaresisht marreveshjes se arritur te Premten në Bruksel, tregjet financiare deshmuan shume sepse shpresojne ne nderhyrjen e Bankes Qendrore Europiane, e cila sipas specialisteve duhet te ule koston e huamarrjes.

endrra - Kriza Ekonomike Maraka
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Androo 12.12.11 20:08

endrra - Kriza Ekonomike Images

Analistët: 10 rreziqet më të mëdha të ekonomisë botërore në 2012

Tom Joyce dhe Ram Nayak nga Deutsche Bank kanë evidentuar 10 rreziqet më të mëdha që mund t'i kanosen ekonomisë botërore gjatë vitit 2012.

1. Dalja e Greqisë nga zona euro
2. Një krizë e mundshme financiare në Itali dhe Spanjë
3. Shvlerësim i mëtejshem i SHBA nga agjencitë e vlerësimit
4. Ngadalësim i ekonomisë kineze
5. Humbja nga ana e Francës e Tripla A
6. Reduktim i financimeve nga bankat e mëdha europiane
7. Përballja me vështirësitë në likuiditete e tregut të produkteve bazë
8. Zhvlerësimi i "investimeve të sigurta" si në ar, franga zvicerane dhe jenin japonez
9. Rritja e deficitit të pensioneve në SHBA
10. Rritja e ekonomike më e madhe se sa ajo e parashikuara (paradoksalisht, kjo gjë do të provokonte pritshmërira të rrezikshme)
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Androo 16.12.11 14:56

endrra - Kriza Ekonomike Images

Kur SHBA “kërcënon” Bashkimin Europian

Mosmarrveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian në lidhje me avion transatalantik konsiderohet si një nga betejat më të medha të tregëtisë botërore dhe duket se nuk do të vazhdojë për shumë kohë.

Pas shqyrtimit të marrveshjes së 1 Dhjetorit mes Bashkimit Europain dhe Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), zyrtarë të tregtisë në Shtetet e Bashkuara pretendojnë se evropianët jo vetëm që kanë dështuar të arrijnë një marrveshje me OBT-në për eliminimin e subvencioneve per Airbus, por edhe se kanë arritur një marrveshje të re me prodhuesin e avionit.

Ron Kirk, përfaqësuesi i Tregtisë së Shteteve të Bashkuara tha në një deklaratë se qeveria amerikane duhet të bisedojë me BE-në për këtë çështje. Por ai paralajmëroi se qeveria i ka kërkuar tashmë OBT-së për të marrë “kundërmasa” ose sanksione tregëtare, që shkojnë nga 7 deri në 10 miliardë dollarë.

Ky veprim i Uashingtonit, i cili është i prirur për të mbrojtur prodhuesin amerikan të avionit Boeing, shënon pikën më të ulët në mosmarrëveshjen shtatë-vjeçare të tregtisë me në qendër ndihmën europiane për avion Airbus. Boeing sheh se pozicioni i tij në botë është eklipsuar në vitet e fundit nga Airbus, pjesë e kompanisë “European Aeronautic Defence and Space”.

Në Qershor të vitit 2010, OBT-ja deklaroi se shtetet anëtare të Bashkimit Europian duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar kishin subvencionuar në mënyrë ilegale Airbus me kredi, mbështetje infrastrukturore dhe infuzione kapitali.

“OBT-ja e tha shumë qartë se çdo grant i vogël në ndihmë të Airbus, për çdo avion që kompania prodhonte, sipas saj shkaktonte një efekt negativ në industrine dhe tregun e punës në Shtetet e Bashkuara”, tha Kirik në një deklaratë.

“Shtetet e Bashkuara nuk mund të pranojnë asgjë tjetër veçse dhënies fund të subvenicioneve.” Në një qendrimin të tijin, Airbus e cilësoi presionin për sanksion si “kërcënim bosh”, duke argumentuar se kompania kishte dorëzuar në OBT të gjitha dokumentat që tregonin se ata i mbaheshin marrveshjeve të mëparshme.

Një opinion i OBT mbi ankesat e Shteteve të Bashkuara nuk pritet të jepet para datës 19 Dhjetor, atëherë kur është aprashikuar që organizata të diskutojë mosmarrveshjen. Vitin tjetër OBT-ja do të shikojë një vendim të posaçëm të Shteteve të Bashkuara, prej të cilit Boeing ka përfituar subvencione.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Androo 24.12.11 21:44

endrra - Kriza Ekonomike Images

BQE mund të lehtësojë krizën e Evropës

Edhe pse dikur e kritikoi gjatë forcën vepruese financiare të SHBA-së për të lehtësuar krizën financiare në 2008, të mërkurën, Banka Europiane futi në qarkullim afërsisht 640 bilionë dollarë në sistemin bankar të kontinentit të vjetër. Ky veprim rriti shpresat se kjo sasi parash mund të lehtësojë shtrëngimin e borxhit në këtë rajon.

Megjithëse është ende shpejt për të vlerësuar përfitimet afatgjata, kjo lëvizje nga Banka Qendrore Europiane mund të jetë pika e kthesës në krizën e borxhit që ka përfshirë kontinentin, krizë degraduese e cila që prej dy vjetësh ka tronditur tregjet financiare anembanë botës dhe tashmë kërcënon rritjen ekonomike botërore.

Zyrtarët amerikanë dhe ekonomistë ndërkombëtarë kanë kohë që i kanë kërkuar Bankës Europiane ndërmarrjen e një mase të tillë ekstreme, por liderët politikë europianë kanë dështuar në krijimin e një plani afatshkurtër për të adresuar problemet e borxheve dhe financat e brishta. Carl B. Weinberg, kryeekonomisti i firmës këshilluese ‘High Frequency Economics’ thotë se është i shokuar nga masa e operacionit monetar, duke hipotetizuar se Banka Qendrore Europiane ka “paralajmëruar kolapsin katastrofik në Europë”.

Në të vërtetë, disa analistë mendojnë se programi i ri i Bankës Qendrore është një “derë dytësore” e politikës lehtësuese që u ndoq nga Rezerva Federale pas kolapsit të “Lehman Brothers” në 2009, e cila, në atë kohë, u vlerësua pikërisht si lajmëtare e një katastrofe të gjerë ekonomike. Borxhet trevjeçare që banka dha të mërkurën u lëshuan me një interes prej vetëm 1%, duke u dhënë mundësi institucioneve financiare të rajonit financim shumë më të lirë nga sa mund të ofrojë tregu.

Infuzioni i të mërkurës mund të shërbejë gjithashtu për të lehtësuar presionin ndaj qeverive borxh-marrëse në periferi të kontinentit, si Italia dhe Spanja. Në këto vende ka një ngurrim nxitës të investitorëve, të cilët refuzojnë të financojnë vende të tilla të paqëndrueshme.

Mario Draghi, presidenti i ri i Bankës Qendrore, nuk ka pranuar të mbrojë në mënyrë të drejtpërdrejtë qeveritë “borxhlie”, duke blerë obligacionet e nevojshme në mënyrë të palimituar, sikurse u hodh ideja. Por volumi monetar i hedhur në qarkullim të mërkurën bën të kuptohet se z.Draghi, në mënyrë indirekte po ndihmon këto qeveri, vetëkuptohet, nëpërmjet sistemit të tyre bankar. “Kjo është pikërisht ajo që ndodhi në 2008”, - thotë z.Weinberg.

Duke blerë borxhet e këqija dhe asetet shoqëruese të tyre dhe duke u dhënë borxh bankave, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara mundën të ‘blinin’ kohë për bankat amerikane, duke u dhënë mundësi të arrinin një balancë financiare dhe të forcoheshin njëkohësisht.

Por në rastin aktual, zyrtarët europianë duhet të përballen me një situatë më të komplikuar. Jo vetëm bankat kanë nevojë për hua, por edhe shumë qeveri europiane kanë nevojë për borxhe të mëdha, të cilat mendohet që në 2012 të jenë rreth 1.1 trilionë euro.

Pavarësisht rreziqeve, liderët politikë gjermanë e kanë kundërshtuar një ndihmë të plotë, edhe për sistemin bankar, por mbi të gjitha, për qeveritë që përballen me krizën e borxhit, si në Itali dhe Spanjë. Shpenzimet e tyre të tepruara i kanë lodhur votuesit në Gjermani, ekonominë kryesore në Europë dhe financuesen kryesore në çfarëdo projekt-zgjidhjeje.

Në qoftë se funksionon, vlera më e madhe e programit të ri të Bankës Qendrore do të jetë ndihma e bankave të brishta dhe ulja e presionit ndaj qeverive, pa një ndërhyrje të drejtpërdrejtë.

“Në shumë pikëpamje është një sukses”, - thotë Nicolas Veron, një anëtar i një organizatë studimore në Bruksel”. Por njëkohësisht, kjo do e nxjerrë Bankën Qendrore Europiane përpara risqeve të mëdha, për shkak se nuk është i sigurt kualiteti i bankave dhe garancia që ato mund të japin.

Deri në lajmërimin e dhënë ditën e mërkurë, nuk dihej sa banka do të aplikonin për hua të reja dhe sa do të kërkonin. Në fund, 523 banka u bënë pjesë e programit të ri, duke marrë borxh 489.2 bilionë euro, shumë më tepër se shuma që vlerësonin ekspertët e tregut, e cila parashikohej rreth 300 bilionë euro. Megjithëse një pjesë e mirë e këtyre parave do të përfshihet në zëvendësimin e huave ekzistuese, ekonomistët vlerësojnë se vendimi i të mërkurës do të injektojë 190 deri në 270 bilionë euro para të reja në sistemin financiar europian.

Numri i madh i bankave që kanë marrë pjesë është një tregues i rëndësishëm. Për shkak se Banka Qendrore nuk tregon identitetin e bankave që marrin hua, nuk dihet saktësisht cilat banka kanë marrë pjesë. Por, sipas ‘Reuters’, bankat italiane, ku përfshihen dhe ‘UniCredit’ dhe ‘IS’ kanë marrë hua një sasi të konsiderueshme, prej një totali prej 116 bilionë euro. “Kjo është padyshim diçka e mirë për bankat”, - thotë Gilles Moec, kryetar i një grupi studiuesish ekonomik të ‘Deutsche Bank’.

”Bëhet fjalë për diçka të madhe”. Ai thotë se një test i rëndësishëm do jetë nëse qasja e re do të mund të adresojë sfidat më të mëdha të lehtësimit të kushteve huadhënëse për qeveritë. Italia ka në shkurt 46 bilionë euro për të paguar. Pikërisht në atë muaj, Banka Qendrore Europiane planifikon t’u ofrojë bankave një fazë tjetër borxhesh trevjeçare.

Injektimi i parave të reja në një ekonomi është shpeshherë një përbërës bazë i mundësisë për inflacion, mbi të gjitha nëse shoqërohet me kredi të lehta për bizneset dhe konsumatorët, e cila më pas do të kishte si rezultat një tendencë shpenzimi. Por treguesit e paraqesin këtë si një situatë shumë pak të mundshme, të paktën në fillim, për shkak se Europa nuk ofron siguri. Një ekonomi e dobët nuk inkurajon marrjet hua të sektorit privat.

Zoti Moec thotë se rreziku i një inflacioni të lartë është minimal, sepse “kjo do të thotë që bankat kanë mundësi të japin kredi të mëdha për sektorin privat dhe do të dojë me siguri, mjaft kohë para se kjo të jetë e mundur”.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Androo 04.01.12 14:43

endrra - Kriza Ekonomike Images

Po nis nje vit i veshtire per ekonomine ne Evrope

Spanja ka arritur nivele shumë të larta papunësie, dhe në këtë pikë është shumë larg Gjermanisë, e cila, ndonëse është e kapur keq nga kriza, dallohet për një papunësi të ulët. Madje, asnjëherë nuk ka qenë kaq e ulët qysh prej momentit të bashkimit të dy Gjermanive. Është saktësisht 6,8%. Por kjo arritje shoqërohet me rënien e eksporteve dhe me rritjen e ulët (0,6% do jetë në vititn 2012, thotë Bundesbank).

Katër muajt e parë të këtij viti do të jenë vendimtarë për Greqinë. Zëdhënësi i qeverisë tha sot, se “nëse nuk arrijmë të biem dakord mbi detajet e paketës së dytë të shpëtimit që kap shifrën 130 miliardë euro, ne do të jemi jashtë zonës Euro”.

Është fjala për paketën, për të cilën është arritur marrëveshja në parim qysh në tetor. Guvernatori i Bankës qendrore ecën në të njëjtën linjë të paralajmërimit fatal: Nëse ne grekët nuk biem dakord të ulim standardin e jetesës, me të cilin jemi mësuar, atëherë s’kemi shans tjetër, veçse të na nxjerrin nga zona Euro e ta kthejmë orën disa dekada pas.

Kështu, Evropa e ka nisur këtë vit, mes paralajmërimeve nga udhëheqësit evropianë se ka detyra të vështira përpara për të ruajtur monedhën euro dhe për tejkalimin e krizës më të thellë ekonomike në dekada.

Evropianët janë zgjuar me një kujtesë të hidhur nga viti 2011, kur kontinenti i tyre u zhyt në krizën më të thellë ekonomike në dekada. Udhëheqësit e qeverive evropiane nuk janë aq optimistë për vitin e ri. Presidenti francez Nikolas Sarkozi paralajmëroi se vështirësitë financiare të Evropës nuk kanë mbaruar dhe se “viti 2012 do të jetë vit i mbushur me rreziqe, por edhe një vit i mundësive të reja.”

Ekonomia më e madhe e Evropës, Gjermania, pritet të luajë një rol kryesor në zgjidhjen e problemit të borxheve prej miliarda eurosh. Në fjalimin e vitit të ri drejtuar vendit të saj, kancelarja gjermane Angela Merkel e pranoi se 2012-ta do të jetë vit i vështirë.

Zonja Merkel tha se kapërcimi i këtyre vështirësive nuk do të jetë pa pengesa, por siç tha ajo “në fund të kësaj rruge Evropa do të jetë me e fortë se para krizës.” Ajo premtoi se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur monedhën evropiane dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së borxheve. Merkel tha se euro e ka bërë “jetën e përditshme më të lehtë dhe ekonominë më të fortë.”

Kancelarja Merkel këtë muaj do të takohet me presidentin Sarkozi në Berlin për të diskutuar ndryshimet në rregullat fiskale të Evropës, dhe në muajin mars pritet që të arrihet një marrëveshje përfundimtare nga udhëheqësit evropianë lidhur me propozimet gjermano-franceze. Edhe anëtarët e BE-së që nuk e përdorin euron pritet të ballafaqohen me pasiguri ekonomike dhe politike gjatë këtij viti.

Në mesin e vendeve të prekura nga kriza është edhe Hungaria, pasi agjencitë e mëdha të klasifikimit të kreditit Moody dhe Standard & Poor e ulën klasifikimin e kredive të saj. Kritikët thonë se qeveria ka rritur kontrollin ndaj Bankës Qendrore, fondeve private të pensioneve, dhe ndaj institucioneve të tjera që më parë ishin më të pavarura.

Për të gjetur disa fjalë shpresëdhënëse, katolikët në Hungari dhe në mbarë Evropën u kthyen nga Papa Benedikti XVI, i cili shënoi fundin e vitit 2011 me një lutje që u transmetua në kanalet televizive. Ai tha se njerëzimi e pret Vitin e Ri me shqetësim, por edhe me shpresë për një të ardhme më të mirë, sepse “Zoti shikon” dhe “kujdeset” për të gjithë.”
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty Trysnia politike dhe ekonomike e shteteve!

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 05.01.12 11:05

BE ndalon importin e naftës nga Irani

endrra - Kriza Ekonomike Iran-centrali

Shtetet anëtare të BE kanë rënë dakord në parim që të ndalojnë importin e naftës së papërpunuar nga Irani, për t'i bërë presion shtetit islamik mbi programin e tij bërthamor.

Ky veprim pritet të shpallet zyrtarisht në takimin e ministrave të jashtëm të BE në fund të janarit.

SHBA, e cila kohët e fundit vendosi sanksione të reja ndaj Iranit, përshëndeti lajmin.

Irani ka hedhur poshtë kërcënimin e sanksioneve të reja dhe mohon pretendimet perëndimore se është duke u përpjekur për të zhvilluar një program për armët bërthamore.

Teherani ka mohuar gjithashtu se niveli i ulët i monedhës vendase këtë javë, ishte e lidhur me masat ndëshkuese të SHBA-ve ndaj bankave iraniane.

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare u rrit.

"Ne kemi një takim me Ministrat e jashtëm të BE, më 30 janar, dhe me këtë rast unë shpresoj se do të jemi në gjendje për të marrë një vendim mbi embargon e naftës dhe benzinës nga Irani", tha ministri i jashtëm francez, Alain Juppe.

Të martën Franca kishte bërë thirrje për "sanksione më të rrepta" ndaj Iranit.

Megjithatë, edhe në qoftë se sanksionet do të miratohen në fund të muajit, mund të duhen disa muaj para se ato të implementohen.
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty Kriza ekonomike ne Shqiperi

Mesazh  monita 16.02.12 16:37

Si jemi katandisur keshtu,te varfer dhe te pastrehe ....pa pune dhe ne mjerim..dhe me ironikja eshte se te gjithe e shikojme kete gjendje dhe heshtim...Gjysma e Shqiperise po vdes nga te ftohtit ndersa kryeministri Berisha ,shqetesohet per reputacionin e tij,dhe del neper media duke thene se Gjuha kineze do te behet gjuha jone e dyte......me pak fjale na ka shitur tek kinezi.....Sa fatkeq qe jemi
monita
monita

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Lapsi 16.02.12 21:37

Po mire cfare dote thote simboli shqiptar ndoshta masonete e vertete jane shqiptare .Ndoshta elita e botes jane shqiptare .
Lapsi
Lapsi

67


Mbrapsht në krye Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty E ARDHMJA E CIVIZIMIT

Mesazh  benardi 19.02.12 19:42


Ne kohen e sotme problemet e renda te njerzimit burojne jo vetem nga mungesa i drites shpirterore ,por edhe nga mungesa e kuptimit te duhur te fenomeneve shoqerore ,gjate historise se gjate te ekzistences njerzore rreth 1 milion vjecare ,njerzimi nuk ka qene i afte te ndertoje nje shoqeri te vertete ,qe te perballoje nevojat ne rritje te anetareve te saj

Shoqeria (ne sanskrisht samaja)eshte percaktuar si levizja shumatore e nje grupi njerzish drejt nje qellimi kozmik,shpirti i shoqerise eshte si ai i nje grupi pelegrinesh ,ne qoftese nje pelegrin semuret ,te tjeret nuk do ta lene ne ane te rruges ,por do te gjejne menyrat per ta kuruar ,edhe pse i gjithe grupi i pelegrineve duhet te ngadalesoje hapin ,edhe shoqeria duhet te kete nje shpirt te tille ,te mos lejoje qe asnje individ te mbese prapa ne marshimin drejt qellimit
Ne baze te ketij percaktimi, njerzimi nuk ka ndertuar akoma ate qe mund te quhet SHOQERI

Ka tre gjera te domosdoshme per ndertimin e nje shoqerie te vertete njerzore

1-shoqeria duhet te kujdeset per ekzistencen e vet (ASTI)

2-te kete nje menyre qe te zhvillohet (BHATI)

3-dhe te kete nje qellim per te arritur (BRAHMA)

ekzistenca perfshin gjithashtu sisteme te duhura per nevojat jetike baze si :

-ushqimi
-veshmbathja
-strehimi
-arsimi
-kujdesi mjekesor

zhvillimet e fundit te njohurise njerzore tekniko-shkencore bejne te mundur garantimin e nevojave baze te te gjithe njerzve,por vetedija shoqerore ka mbetur prapa ne krahasim me perparimin teknollogjik,per nje pjese te madhe te popullsise se botes eshte vene ne dyshim deri edhe ekzistenca e tyre ,per te perballuar kete problem te madh planetar shrii shrii anandamurti ka themeluar nje filosofi te quajtur SISTEMI I DOBISE PROGRESIVE ose P.R.O.U.T.

per zhvidhimin e shoqerise ka gjashte faktore ose gjashte kolona qe e ruajne fort strukturen e saj,kur studiojme historine ne habitemi se si nje civilizim zevendeson nje tjeter ,ose se si disa pushtues u asimiluan nga civilizimi qe ata po perpiqeshin te pushtonin
pergjigjia gjendet ne faktin se disa civilizime kane qene vecanerisht te forte ne disa nga gjashte faktoret qe do rendisim me poshte ,dhe se psikologjia e tyre kolektive ishte e afte te kapercente ate te rivaleve te tyre

1-ideologjia shpirterore

shoqeria ka nevose per nje perceptim te universit dhe te vendit qe ze njerzimi ne te,njerzit duhet te dine se cila eshte origina e tyre si dhe qellimin drejt te cilit po levizin
shoqerite primitive kane lloj mitesh te krijimit ,dhe shoqeri te tjera kane religjione te ndryshme per tu perballuar me keto ceshtje

2-praktika shpirterore

ky faktor ploteson faktorin e pare,pra nuk mjafton tu thuash njerzve se ata mund te arrijne nje gjendje te caktuar te qenjes,por duhet edhe ti pajisesh ata me mjetet praktike per te realizuar mundesite me te larta ,disa shoqeri kane lutje dhe rituale te cilat praktikohen nga nje pjese e gjere njerzish,gjeja me e mire do te ishte te te kishim nje praktike te racionale dhe shkencore ,qe te mund ti mesohej sa me shume njerzve,sepse zhvillimi mendor i sa me shume njerzve qe te jete e mundur me ane te edukimit te duhur dhe praktikes shpirterore duhet te jete nje nga themelet e nje shoqerie sublime

3-sistemi social-ekonomik

te gjitha shoqerite duhet te vendosin se si do ti perdorin burimet e tyre te kufizuara ,jane krijuar sisteme te ndryshme si fashizmi,nazismi,marksizmi(komunizmi),kapitalizmi,por problemet themelore te shoqerise nuk jane trajtuar sic duhet ,sic kemi permendur me lart PROUT ofron nje sistem social-ekonomik te bazuar tek spiritualiteti si nje zevendesues te sistemeve te tanishme te cilat nuk kane permbushur shpresat e njerzve

4-vizioni shoqeror

pa nje vizion te duhur shoqeror edhe idete me te mira social-ekonomike mund te mos materjalizohen,konkretizohen,nje kendveshtrim i shendoshe eshte atehere kur nje njeri i shikon krijesat e tjera sikur te ishin vellezerit dhe motrat e tij ,nje ndjenje e tille vellazerie nuk mund te realizohet pa bere praktike shpirterore ,e cila mund ta cliroje mendjen nga ndjenjat e ngushta , sepse pjesa me e madhe e trazirave te sotme vijne nga nje kendveshtrim i gabuar shoqeror

5-shkrimi i shenjte

ne sankrisht shkrimi i shenjte quhet SHASTRA qe do te thote –ajo qe te cliron nepermjet disiplines
te gjitha shoqerite kane kode sjelljeje te paraqitura ne mesimet e anetareve te saj me te ndricuar ,keto kode udheheqin dhe frymezojne pjesen tjeter te shoqerise
per sa kohe keto kode peputhen me vlerat themelore njerzore dhe me thelbin e natyres njerzore DHARMA atehere shoqeria zhvidhohet ne menyre te shendoshe

6-mesuesi (udheheqesi shpirteror)

faktori i fundit eshte mesuesi ,i cili eshte misherimi i vlerave te shoqerise ,mesuesit jane udheheqes social-shpirterore, prania e te cileve eshte jetesore ,esenciale,per zbatimin e filozofise shpirterore mbi te cilen ajo shoqeri eshte ngritur

ne qoftese nje shoqeri eshte e forte ne keto gjashte faktore te zhvillimit atehere kjo shoqeri mund te levizi drejt qellimit kozmik,lumturise hyjnore,dhe vetem keshtu ne kete rast shoqeria do te jetoje gjate ,per me teper ato grupe shoqerore qe i kane keto gjashte faktore do te jene ne gjendje te krijojne udheheqes shpirterore te cilet do mund te ndihmojne njerzimin te kaperceje cdo pengese qe i del perpara

persa i perket qellimit kozmik lumturise hyjnore,nuk eshte e mundur qe te gjithe ta arrijne ne te njejten kohe ,megjithate qellimi kozmik duhet te jete paresor dhe shoqerite duhet te levizin ne ate drejtim ,ky ideal kozmik eshte i vetmi ideal i cili mund te ndihmoje njerzimin per tu bashkuar dhe per te qendruar keshtu per te gjitha koherat dhe epokat qe do vijne
benardi
benardi

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty PROUT NJE SISTEM SOCIAL-EKONOMIK per mijevjecarin e ri

Mesazh  benardi 19.02.12 19:49

Nje nga faktoret e domosdoshem ne zhvillimin e nje shoqerie te shendetshme eshte ekzistenca e nje sistemi te pershtatshem social-ekonomik ,ne cdo epoke njerzve u eshte dashur te meren me pyetjen se : si te perdoren dhe shperndahen burimet dhe risorset e kesaj bote ?
Per me teper ,shoqeria ka nevoje te rregulloje nje sistem qeverisjeje qe te permbushe nevojat ne rritje te anetareve te saj ,pergjigjet qe nje shoqeri u jep ketyre shqetesimive reflektohen ne vlerat social-ekonomike qe ajo shoqeri ndjek
Sot ka dy sisteme qe modelojne perqasjen mbare-boterore te ekonomise dhe te politikes ,vetem pak shtete akoma vazhdojne te ndjekin sisteme politike dhe ekonomike qe mbeshteten ne marksizem(komunizem) ndersa pjesa tjeter kane sisteme te bazuar ne kapitalizem ,ajo qe po behet gjithmone me e qarte eshte se as komunizmi dhe as kapitalizmi nuk plotesojne gjithe nevojat e shoqerise dhe ka ardhur koha per paraqitjen e ideve te reja social-ekonomike qe te permbushin nevojat dhe kerkesat e njerzimit
PROUT eshte unik ne boten e sotme dhe eshte bazuar me shume ne konceptin shpirteror se sa ate material ,te njerzimit dhe universit ,ideja se te gjitha objektet e gjalla dhe jo te gjalla jane pjese e nje vetedijesie supreme te cilat duhen trajtuar si pjeseza te se teres integrale ,eshte thelbi i PROUT
Ashtu si kapitalizmi dhe komunizmi dolen ne nje kohe kur fizikanet dhe filozofet kishin pikepamje materialiste dhe mekaniciste per boten ,PROUT po shfaqet ne kohen kur njerzimi ka filluar te pranoje kendveshtrimin gjithe-perfshires e shpirteror te universit
PROUT kjo baze gjitheperfshirese dhe shpirterore ndihmon ne percaktimin e nje panorame te re ekonomike-politike-historike-socoale, dhe ofron shpresen dhe zgjidhjen qe njerzimi mund te gjeje nje rrugedalje nga kriza e sotme social-ekonomike-politike
Per te kuptuar PROUT duhet te shpjegohet kuptimi i fjaleve ,progres ,perdorim,teori,nepermjet te cilave percaktohet kjo teori e re ,sipas prout progresi ne kuptimin e tij te vertete ndodh vetem ne rrafshin shpirteror sepse vetem aty dikush mund te levize drejt nje qellimi pa provokuar kunder veprim ,ne sferen fizike ne nje ane ka "zhvillim" si p.sh. shpikja e automobilit ,por kjo gje eshte shoqeruar nga prirje kunder vepruese sic eshte ndotja e ambjentit ,mjedisit,apo aksidentet dhe plagosjet ne aksidente
Ne sferen psiqike ose mendore ka gjithashtu zhvillime ,si p.sh. rritja e informacionit tek njerzit ne kohet moderne ,por perseri me rezulltate negative te tilla si stimi i stresit ,komplekset psiqike dhe semundje mendore dhe nervore te cilat shoqerojne keto zhvillime
Ideja e progresit e percaktuar nga PROUT ,eshte qe njerzit te pershtatin veten me zhvillimet ndryshuese ne boten fizike dhe psiqike ,ndersa ecin drejt nje qellimi shpirteror
Perdorimi nenkupton qe burimet e (botes) universit te perdoren per mireqenjen dhe lumturine e te gjitheve dhe jo vetem te nje pakice
Perdorimi i burimeve duhet te zbatohet gjithashtu edhe per potencialet metafizike,shpirterore dhe psiqike ,te cilat jane anashkaluar ose injoruar ne shume sisteme dhe perqasje te tjera social-ekonomike ,disa teori te tilla jane zhvilluar nga hipokrite te cilet asnjehere nuk kane patur si qellim ta materjalizojne teorine e tyre,ndersa te tjerat sisteme jane perpunuar nga racionaliste te cilet jane kenaqur duke jetuar ne nje bote abstrakte dhe keshtu pra keto teori nuk kane pasur ndonje perdorim me vlere praktike per masat e njerzve dhe shoqerine
PROUT pohon se sistemi me i mire eshte ai qe bazohet ne nje vleresim te kujdeshem te ngjarjeve ne bote dhe i cili ka aftesine per tju pershtatur kushteve ne ndryshim
PROUT pra bashkon konceptet e progresit dhe te perdorimit me dobi ne nje sistem qe eshte bazuar ne pese parime baze :
1-asnje individ nuk duhet te lejohet te akumuloje pasuri materjale dhe finanziare pa leje te qarte ose aprovimin e shoqerise
ky parim godet ne dobesine themelore te kapitalizmit i cili lejon qe pak individe te mbledhin pasuri edhe pse nje gje e tille sjell mjerimin e milionave njerzve ,ky parim percakton qarte idene e konceptit social ne problemet ekonomike ,ky parim percakton qarte dhe kerkon kufizim te pasurise se individeve qe tek e fundit duhet te kete nje mase ,por ky parim nuk kerkon kufizime ne sferen mendore dhe shpirterore ,sepse sfera mendore dhe shpirterore eshte nje thesar i pafund qe nuk duhet penguar ,ne komunizem ky ndryshim i madh midis sferes fizike dhe psiqike nuk ishte kuptuar ,dhe pikerisht kufizimet e rrepta mbi lirine e besimit dhe mendimit cuan ne renien e shume sistemeve te bazuar ne kete teori
2-duhet te behet nje perdorim maksimal dhe shperndarje racionale e te gjithe potencialeve tokesore ,pertej-tokesore dhe shpirterore ne (bote) univers
ky parim e nxit shoqerine te beje qe te perdore te gjitha burimet e botes dhe universit per te kanaqur nevojat njerzore,"shperndarje racionale" nenkupton qe nevojat minimale te te gjitheve duhet te garantohen ,por ata individe te cilet kane dhene kontribute te vecanta per shoqerine duhet te perfitojne shperblime speciale per te bere qe te nxiten ne punet e tyre dhe te tjereve per te kontribuar me shume ne shoqeri
"shperndarje racionale" nuk do te thote shperndarje e barabarte
3-duhet nje perdorim maksimal i tere potencialeve fizike,metafizike,dhe shpirterore te individit dhe te kolektivit ne shoqerine njerzore
ky parim i referohet perdorimit te burimeve njerzore ,dhe thekson qe nje shoqeri e shendoshe duhet te zhvilloje potencialet e te gjithe njerzve
duke i mohuar shtresave te gjera te njerzimit shanset per zhvillim edukativ dhe ekonomik shoqeria e sotme nuk eshte duke perdorur mire burimet e cmuara njerzore
ky parim gjithashtu terheq vemendjen per nevojen e ekuilibrit midis te mires kolektive dhe te mires individuale
4-duhet nje pershtatje e duhur midis perdorimeve fizike ,metafizike,tokesore,dhe pertej tokesore dhe shpirterore
ketu PROUT thote se shoqeria duhet te frymezoje njerzit qe te punojne per te miren individuale dhe kolektive ,dhe kerkon qe te krijohen rezerva keshtu qe te gjithe nepermjet punes se pershtatshme te mund te fitojne dhe te plotesojne nevojat minimale
ky parim gjithashtu i ben thirrje shoqerise qe te perdore me korrektesi dhuntite relativisht te rralla sic eshte spiritualiteti
5-metoda e perdorimit duhet te behet ne perputhje me ndryshimet ne kohe hapesire dhe person,dhe perdorimi duhet te jete i nje natyre progresive
ky parim i siguron shoqerise nje menyre pershtatjeje ndaj rrethanave te ndryshueshme dhe gjithashtu kerkon nga njerzimi te zhvilloje kerkime shkencore ,te udhehequra nga parimet e neo-humanizmit me qellimin per te sjelle mireqenje per te gjithe
benardi
benardi

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty njerzimi i ri

Mesazh  benardi 19.02.12 19:56


Nje nder faktoret e rendeshishem ne zhvidhimin e nje shoqerie eshte kendveshtrimi i duhur social ,ne te kaluaren civilizime te shumta jane dobesuar dhe jane shembur ose zhdukur fare per arsye se nje klase e caktuar shoqerore ose nje grup shoqeror e konsideronte nje klase ose nje grup tjeter si inferior dhe i trajtonin si skllever ,ne ditet e sotme nje nga te metat e medha te civilizimit modern eshte se nuk ka rrespekt dhe dashuri reciproke midis njerzve ,nje rrace lufton nje tjeter rrace ,nje grup gjuhesor lufton nje tjeter grup gjuhesor ,nje religjon lufton nje tjeter religjon,e keshtu me rradhe……,ndarjet ne shoqerine e sotme jane te pafundme dhe po ja marin frymen jetesore civilizimit tone
Jo vetem qe ka nje mungese te rrespektit rreciprok midis njerzve ,por njerzit kane humbur vleresimin dhe pergjegjesine edhe ndaj kafsheve ,bimeve,etj,te cilat ndodhen ne kete planet bashke me ne ,shkaterimi pa arsye qe ne njerzit i bejme jetes bimore dhe shtazore ,ndotja e ajrit,tokes ,detit,dhe hapesires,kerrcenojne te demtojne seriozisht ekosistemin e tokes duke e bere ate te pa pershtatshem per te gjitha format e jetes
Neo-humanizmi vjen nga kuptimi i natyres njerezore themelore DHARMA te qenjeve njerzore ,jeta njerzore ka tre aspekte themelore qe nuk mund te injorohen nga askush,dhe keto jane aspekti
-fizik
-psiqik
-shpirteror
ne lidhje me aspektin fizik shkenca e biologjise ka zbuluar shume nga funksionet e trupit te njeriut ,megjithate deri me sot nevojat psiko-spirituale te njerzve nuk jane kuptuar plotesisht ,megjithe perpjekjet e kerkuesve te shpirtit
mundesite me te medha te natyres njerzore kerkojne qe mendja te jete e lire ,te zgjerohet ,dhe te shkoje drejt vetedijes supreme (zotit) ,kur ndodh kjo gje ,qenja njerzore zhvillon dashurine per vetedijen supreme,dhe per te gjitha qenjet e tjera te krijimit qe jane njerzit ,kafshet,bimet,etj,dashuria per vetedijen supreme duhet te konsiderohet si thesari me i madh i njerzimit,pa kete ndjenje jeta behet boshe dhe e pa kuptimte
ne ditet e sotme njerzimi nuk ka arritur te ndertoje nje filosofi te pershtatshme te jetes ,keshtu qe shoqeria qe kemi ndertuar nuk eshte ne perputhje dhe ne harmoni me deshirate brendshme te zemres se njeriut ,sot materjalizmi ka pushtuar cdo pjese te jetes njerzore dhe po shkaterron ndjenjen e devocionit te shoqerise njerzore ,si rezulltat i kesaj mungese te ekuilibrit ne mes te nevojave te brendshme te njerzve dhe te realitetit te jashtem kemi kete mjerim ,ankth,semundje mendore,nervore,etj,ne shoqerine e diteve te sotme
zgjidhja per te rregulluar kete dis-ekuiliber eshte nje filosofi e cila harmonizon nevojat e brendshme te njerzimit me kerkesat e botes se jashtme materjale ,qe te zbatohet nje filosofi e tille duhet qe te njohim faktoret te cilet kercenojne thesarin me te madh shpirteror qe ka njerzimi DEVOCIONIN
jane tre ndjenja njezore te cilat pengojne zgjerimin e mendjes njerzore drejt realizimit spiritual dhe drejt universializmit
1-gjeo-sentimenti
kur nje njeri eshte fiksuar me vendin e tij te lindjes kjo gje quhet gjeo-sentiment ,ne te kaluaren por edhe ne ditet e sotme shume njerez shqetesohen vetem per vendin e tyre ,si pasoje e kesaj dashurie per vendin e tyre linden tek keta njerez ndjesi te tilla si gjeo-politika,gjeo-religjioni,gjeo-ekonomia,gjeo-patriotizmi,etj,politikanet kane shkaktuar shume luftra te pergjakshme duke perdorur gjeo-patriotizmin, per te nxitur masat popullore ,kolionalizmi i te shkuares dhe neo-kolionalizmi i diteve te sotme ,nuk jane gje tjeter por vecse nje forme e gjeo-ekonomise
(le te zhvillojme vendin tone ,edhe pse kjo gje behet ne kurriz te vendeve te tjera)ky eshte nje slogan i gjeo-ekonomise
2-social-sentimenti
nje ndjenje tjeter qe ka demtuar njerzimin quhet social-sentimenti ne kete rast njerzit e perqendrojne kujdesin e tyre mbi grupin shoqeror te cilit i pekasin ,mund te jet ky nje grup kombetar ,gjuhesor,ose fetar ,etj,megjithate kur kjo ndjenje nganjehere eshte me e madhe dhe espansive se gjeo-sentimenti ,(kur grupi eshte me i madh)ajo krijon nje vetedije te grupit e cila bie ne kundershtim me ndjenjat e grupeve te tjera ,lufterat fetare te se kaluares dhe se tashmes jane shkaktuar nga kjo ndjenje shoqerore qe quhet social-sentiment
3-humanizmi
se fundi zgjerimi i mendjes njerzore pengohet edhe nga nje ndjenje tjeter ne dukje e mire qe eshte "humanizmi" ,dashuria dhe rrespekti per qenjet njerzore ose humanizmi duhet te ishte nje ndjenje fisnike e cila bashkon njerzimin duke lartesuar mendjet e te gjithe njerzve ,megjithate humanizmi i zakonshem ka disa te meta,qe jane:
-e para eshte se ky humanizem nuk perfshin kafshet dhe bimet ,njerzit flasin per "te drejtat e njeriut"por vazhdojne te shkelin te drejtat e kafsheve dhe te bimeve per te ekzistuar
-e dyta nje mangesi tjeter e humanizmit eshte se duke mos pasur nje shtrat shpirteror ,ai shpesh degjeneron ne pseudo-humanizem ,per shembull te ashtuquajtura vende te zhvidhuara japin ndihma per vendet me pak te zhvilluara ne emer te humanizmit ,por prapa shpine korporatat dhe multinacionalet te po ketyre vendeve shfrytezojne pasurite e vendeve me pak te zhvilluara ,duke krijuar varferi dhe shkaterrime masive ekologjike ne kerkim te perfitimit te pa skrupullt

gjeo-sentimenti,social-sentimenti,dhe pseudo-humanizmi, mund te luftohet vetem atehere kur njerzit te kene te mprehur aftesine e logjikes ,mendimi logjik eshte nje mjet shume i cmuar qe njerzit zoterojne ,nepermjet studimit dhe perdorimit te mendjes njerzit duhet te shohin pertej ndjenjave gjeografike te propoganduara nga demagoget
ndjenjat sociale mund te luftohen edhe duke ju permbajtur parimit te barazise sociale SAMA-SAMAJA-TATTVA tek njerzit shquhen dy psikologji te ndryshme
-disa njerez jetojne vetem per kenaqesine e tyre egoiste dhe nuk mendojne kurre per nevojat dhe te drejtat e te tjereve
nje kendveshtrim me pozitiv kane ata njerez te cilet jane te vendosur te ecin drejt vetedijes supreme,dhe gjate rruges se tyre ata punojne dhe perpiqen qe te zhdukin pabarazite sociale te cilat ndajne njerzimin
PROUT thote se PERPJEKJA PER TJU AFRUAR REALITETIT TE FUNDEM DUKE KRIJUAR NJE SHOQERI TE LIRE NGA TE GJITHA PABARAZITE SOCIALE KU SEJCILI ANETAR I RRACES NJERZORE LEVIZ NE UNISON ME TE TJERET QUHET SAMA-SAMAJA-TATTVA
Pra ndjenjat dhe ndarjet sociale mund te kapercehen nepermjet kendveshtrimit spiritual qe ndodhet ne SAMA-SAMAJA-TATTVA ,celesi i zhdukjes se pabarazise sociale eshte mendesia proto-spirituale, e cila eshte perpjekja per ta drejtuar mendjen drejt nje objekti-subjekti spiritual (VETEDIJA SUPREME )kur ky lloj parimi behet parimi i jetes njerzore atehere dhe vetem atehere ndjenjat dhe padrejtesite sociale mposhten kollaj
Ne kete menyre qe te shmangen difektet e ndjenjave pseudo-humaniste ne fillim njerzit duhet te pranojne se te gjitha krijesat kane vlere ekzistenciale ,kjo gje do te thote se te gjitha krijesat kane te drejte te jetojne dhe te zhvillohen sipas natyres se tyre,njerzit duhet te marin masa qe edhe habitatet e kafsheve dhe te bimeve te cilat duken ne pamje te pare sikur nuk jane te dobishme per njeriun te mos shkaterrohen
Per te luftuar pseudo-humanizmin ,ne duhet te jemi te motivuar nga spiritualiteti,humanizmi nuk duhet te mbese nje koncept abstrakt,por duhet te ushqehet me rreke dashurie,kur nje njeri ben praktike shpirterore brenda tij rritet dashuria per te gjitha qenjet ,dhe kur kjo gje manifestohet ne jeten individuale dhe sociale atehere spiritualiteti behet mision i gjithe njerzimit dhe universialiteti arrihet
Vetem neo-humanizmi eshte zgjidhja e problemeve te botes ,sepse udheheqesit e sotem fetare ,politike dhe sociale jane perpjekur te pengojne perparimin e njerzimit me ane te dogmave si pseudo-humanizmi,pseudo-spiritualiteti,dhe me masa te pa sinqerta dhe gjysmake per rreformim
Vetem kur njerzimi te pranoje vetedijen supreme si qellim te jetes dhe te levizin si nje trup i vetem drejt ketij qellimi ,atehere do te kapercehen te gjitha pengesat cilado qofshin ato
benardi
benardi

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Androo 29.02.12 18:17

endrra - Kriza Ekonomike Images

Europa, Greqia, kriza ekonomike dhe ne!

Më shumë se dymijë vjet më parë brigjet e Mesdheut verior e lindor ishin qendra e qytetërimit. Prej Athinës dhe Romës shpërndaheshin rrezet e dijes e të kulturës. Nëse Roma zotëronte atëherë një kontinent që, në kufijtë e saj haste t’ashtuquajturit “fise barbare”, Athina e pushtuar ushtarakisht zotëronte me artin, filozofinë e shkencën e saj atë pjesë të njohur të botës që do t’ishte Evropa e ardhshme.

Ndoshta mendime të tilla i vijnë ndërmend cilitdo që, duke ndjekur ngjarjet e ditëve të sotme, shtrin vështrimin në të shkuarën e largët, duke u munduar të gjejë një lidhje, një fill të padukshëm, që përshkon shekujt, ngjarjet, historinë e popujve, të brezave, të shoqërive, të shteteve. Sot Evropa përballet me një nga sfidat e saj më të vështira, atë që fillimi i mijëvjeçarit të tretë m.K. i vë përpara një bote që, mbasi ka përvetësuar dijen, shkencën, teknikën, artin, kulturën, përvojat shoqërore e politike të shoqërive të saj, matet me të në fushën e ekonomisë.

Evropa, që i dha botës teoritë e doktrinat më të ndryshme ekonomike të lashta e bashkëkohore, sot gjendet në një amulli që, për herë të parë në historinë e saj mijëvjeçare, duhet ta përballojë e bashkuar.
Ëndrra e saj e bashkimit, e përkundur në djepat e mendjeve të ndritura të brezave të shkuara, e trupëzuar mbi gërmadhat e luftës më të egër të gjithë historisë së saj, e plotësuar me shembjen e sistemeve të diktaturave, sot ndeshet me një të vërtetë dramatike që quhet “krizë ekonomike”, duke marrë këtë emër pikërisht nga gjuha e grekëve të Homerit.

Kjo krizë që i përngjet një tërmeti të fuqishëm ka epiqendrën e saj në Greqinë e Platonit dhe Aristotelit e përhap ushtimën e saj në të gjitha kryeqytetet e kontinentit. Quhet krizë ekonomike e burimet e saj na çojnë në dy motive kryesore : borxhet dhe globalizimi. Borxhet janë justifikuar nga një morí arsyesh, që mund të përmblidhen në një frazë të vetme : të jetosh sipër mundësive, të harxhosh më shumë se sa fiton, “të shtrish këmbën më shumë se sa ke jorganin” thonë në Vendin tonë.

Globalizimi, dukuria e njëzet viteve të fundit, është pasqyrë e ndryshimit të botës, e ecjes së saj përpara, e prishjes së drejtpeshimeve të vendosura nga koha kur Evropa hyri në epokën e industrializimit, të zhvillimit, të shtrirjes së saj në botë me fuqinë e armëve, të t’ashtuquajturve “revolucione”, për të vendosur “drejtësinë shoqërore” duke sjellë sisteme padrejtësish e dhune, të luftërave për hegjemoninë e ideologjive, të racave, të shteteve, të kombeve, të kulturave.

Kriza ka mbërthyer pasardhësit e ligjvënësve të lashtësisë, grekët dhe italianët, në forma e përmasa të ndryshme. Ne gjendemi mes tyre. Kemi lidhje të vjetra e të reja, probleme, armiqësi e miqësi po aq të vjetra e të reja. Janë fqinjët tanë në perëndim e në jugë e, megjithëse historia na ka lënë mjaft plagë në marrëdhëniet me to, koha e re e paskomunizmit ka krijuar një tjetër atmosferë, mbasi një pjesë e mirë e popullsisë sonë në këta njëzet vjet, ka gjetur në këta dy Vende strehë dhe mjete jetese, duke i ardhur në ndihmë vetes, familjeve e Shqipërisë.

Si shtet, kemi me këta dy Vende pjesën më të madhe të shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike, e më duket një ëndërr e bukur fakti që kriza e tyre të mos ndikojë sado pak në ekonominë dhe drejtpeshimet e shoqërisë sonë. Për këtë flitet pak në shtypin tonë dhe aspak haptas në qarqet e politikës dhe qeveritare, gjë të cilën e quaj diçka të papjekur, madje të dëmshme. Por kjo është diçka tjetër, të mundohemi të depërtojmë disi në krizën greke, që është ajo më e mprehta e që sot, në pjesën më të madhe të mediave e të agjencive të rejtingut, quhet “default” = falimentim, dështim i plotë financiar.

“Kemi arritur në pikën zero” shprehej para tri ditësh Kryeministri teknik i Greqisë, ish zv. Guvernatori i BQE, Lukas Papademos. “Zgjedhja nuk është të bëjmë apo jo sakrifica, por ndërmjet sakrificave dhe diçkaje të paimagjinueshme.” I drejtohej me këto fjalë kolegëve të Parlamentit Ministri grek i Financave Evangelos Venizelos, në diskutimin për masat e jashtëzakonshme. Janë fjalë që tregojnë, në gjithë rëndësinë e saj, një gjendje të një Vendi, i cili në vitin 2006 kishte një rritje “zyrtare” të prodhimit të brendshëm bruto prej 5,6% e në 2007 prej 4,28%, për të arritur në 2011 në – 6%, pra një rënie prej 12% në pesë vite, shifra rrënqethëse për këdo që kupton sado pak ekonominë e ligjet e saj.

Por si erdhi Greqia në këtë gjendje? Dështimi i shtetit grek është dështimi i sistemit politik e konkretisht, i partitokracisë greke që, për një kohë të gjatë, vazhdon të vërtitet rreth disa mbiemrave që, për mirë apo për keq, kanë pasur ekskluzivitetin e drejtimit të shtetit grek. Këta mbiemra janë Papandreu, Karamanlis, Venizelos etj., të cilëve u shtohet Micotaqis. Këta zotërinj, që e kanë kthyer Vendin e tyre në një republikë “mbretërore” të trashëgueshme, mbasi përzunë mbretërinë, i kanë dhënë një drejtim të qendralizuar jetës politike dhe ekonomike greke.

Kështu është rritur jashtë mase numri i nëpunësve të administratës (750.000), afërsisht një nëpunës në 15 qytetarë, ekonomia është vënë në binarët e planifikimit shtetëror, me pasoja të dëmshme për rendimentin dhe krijimin e klientelave dhe të korrupsionit. Është rritur në nivele shumë të larta shpenzimi shoqëror, që kushton përqindje të larta të buxhetit të shtetit. Grekët deri tani kanë marrë dy paga suplementare, e 13 dhe e 14, madje shteti i u ka paguar çdo punonjësi apo pensionisti 15 ditë pushime të posaçme në lokalitete turistike, gjë e padëgjuar n’asnjë Vend të Evropës. Kjo gjendje ka krijuar një atmosferë mirëqenieje, e cila ka vënë në gjumë qytetarët duke krijuar iluzionin se do të jetë gjithnjë kështu. Kjo i ka shkuar për shtat edhe politikës për të bërë premtime, për të marrë vota e për të zotëruar pushtetin.

Kjo mendësi ka çuar në situata absurde, në të cilat kategori të ndryshme si armatorët, pronarët e anijeve të mëdha të transportit, përjashtohen nga pagesa e taksave, për të ushqyer klientelizmin partiak e politik. Kjo shoqërohet me një evazion fiskal të llahtarshëm, mbasi ekonomia e ashtuquajtur “e zezë”, zë një pjesë të konsiderueshme të ekonomisë së përgjithshme.

Deri sa nuk ishte monedha e përbashkët sistemi funksionoi në një farë mënyre, por në 2001 duheshin plotësuar kriteret e pranimit në zonën euro. Atëherë Qeveria socialiste tjetërsoi statistikat dhe arriti të hyjë. Në këtë kontekst ka vend edhe për një shqyrtim të procedurave të pranimit në organizmat e Bashkësisë, që janë treguar ndoshta shumë “zemërgjerë”, duke marrë vendime politike më shumë se teknike e duke mbyllur një sy për ata shtete që nuk plotësonin kriteret, me shpresë se do të punonin në t’ardhmen për ta ndrequr gjendjen.

Në rastin e Greqisë, por edhe t’Italisë në forma më të lehta, nuk ndodhi ashtu dhe përgjegjësia nuk mund të mos i shkojë, në një farë mase, edhe organeve drejtuese të Brukselit apo Frankfurtit.

Më 2004 Greqia organizoi Lojërat Olimpike, pesha financiare e të cilave i kalon 9 miliard euro. Simbas specialistëve ai qe një grusht i fortë për buxhetin dhe që atëherë filloi tatëpjeta e pashmangshme e mbuluar gjithmonë me falsifikime shifrash. Më 2008 fillon kriza e përgjithshme financiare globale e më 2009, Papandreu vjen në pushtet, mbasi ka fituar zgjedhjet me 44% të votave. Kupton greminën në të cilën po shkonte Vendi dhe padit gjendjen duke dhënë alarmin.

Evropa luhatet në qëndrimin e saj për të nxjerrë Greqinë nga gjendja e vështirë, mbasi në aftësinë vendimmarrëse të saj luftojnë dy koncepte. I pari, i përfaqësuar kryesisht nga Gjermania dhe i përkrahur nga Vendet “virtuoze” me vlerësimin 3A, si Holanda, Franca (deri para dhjetorit) apo Finlanda janë për rreptësinë financiare, respektimin e saktë të kritereve të borxhit të përgjithshëm e të raportit të tij me PPIB, me fjalë të thjeshta “ secili duhet të bëjë vetë detyrat e shtëpisë”.

I dyti, i përfaqësuar nga vendet “e sëmura” të Evropës Jugore, bën thirrje për solidaritet të konkretizuar nëpërmjet eurobondëve, aksione të BQE që do të shpërndante sakrificat tek të gjithë, pavarësisht nga përgjegjësitë e secilit, e për dhënien e kredive atyre që janë në vështirësi. Kësaj zgjidhjeje kancelaria Merkel i ka vënë veton, e kështu deri sot nuk ka vendime të qarta për të shpëtuar Greqinë.

Trojka, e përbërë nga përfaqësues të FMN-së, BQE-së dhe Komisionit evropian, që mbikëqyr reformat në Greqi dhe bisedon me Qeverinë greke, kërkon masa të domosdoshme për rimëkëmbjen financiare dhe ekonomike, por që rëndojnë dukshëm në varfërimin e shtresave të gjëra të popullsisë.

Shkurtimet në administratë deri në 2015 duhet t’arrijnë në 150.000 punonjës, kursimet në ilaçet e paguara nga shteti duhet të kapin shumën e 1,1 miliard €, rrogat e ulëta duhet të zbresin nga 700 në 580 €, pa përfshirë taksat , pensionet mbi 1200€ ulen në masën 22% e të tjera masa të forta duhet të bindin autoritetet monetare e politike t’Evropës të miratojnë kredinë prej 130-145 miliardë €, që i duhen patjetër Greqisë, për të mos kaluar në një falimentim të plotë, që do të kishte pasoja tepër të rënda për Greqinë, por edhe për zonën euro.

“E ardhmja e Greqisë në Eurozonë tashmë është vetëm në duart e saj”, shprehet Filip Rësler, zv. Kancelari gjerman. Pa dashur të ve në dyshim përgjegjësinë e rëndë të politikës greke në krizën aktuale, më duket me vend të shpreh ndonjë mendim edhe për rolin e funksionet e organeve drejtuese të Bashkësisë në t’ardhmen e Evropës. Deri tani funksioni i kontrollit të Komisionit evropian në politikat ekonomike të shteteve ka qenë i cunguar, mbasi “të mëdhenjtë” nuk kanë dashur kurrë të kalojnë tek Komisioni, Qeveria e Evropës, një pjesë të sovranitetit të tyre.

Kështu herë-herë vendimet e mbledhjeve të Kryetarëve të shteteve e qeverive, forumet vendimmarrëse të Bashkësisë, nuk kanë mbajtur parasysh rregullat e miratuara. Kështu p.sh. më 2003, kur bilancet e Gjermanisë e të Francës kishin dalë nga parametrat, me bashkëpunimin e qeverisë Berluskoni, kryetare e radhës, drejtuesit e këtyre vendeve i u kundërvunë me forcë kontrolleve e sanksioneve. Ky qe një precedent i keq për Bashkësinë që u gjend e pazonja të merrte masa për këdo, që në hapat e para të shkeljes së rregullave.

Në të gjitha këto procedura, sidomos kur kriza është shumë e thellë, ka një kundërshti të madhe në vetvete : fajtorët qeveritarë e politikanë nuk vihen para përgjegjësisë e pasojat gjithmonë i paguajnë njerëzit e thjeshtë që janë të pafajshëm. Mjerisht, është një situatë pa zgjidhje, në të cilën qytetarët e dëmtuar nuk kanë mjet tjetër, veç votës, për të spastruar klasën politike. Por cila është alternativa? Shpesh herë më e keqe se sëmundja.

Në dramën greke bie në sy një fakt që të ve në mendime : Greqia është vendi i pestë në botë për blerje armatimesh, fakt që shkakton habinë e madhe edhe të përfaqësuesve të NATO-s. Me 3% të vlerës së PPIB, të shpenzuar për armatime Greqia barazohet me SHBA-s, në raport me popullsinë. Edhe në vitin në vazhdim ka një shtesë shpenzimesh prej 18,2%, në krahasim me vitin e shkuar, duke arritur në shumën mbi 7 miliardë €.

Në këta harxhime hyjnë blerjet e armatimeve nga Franca e Gjermania, madje, simbas shtypit të huaj (Corriere della sera – 13 shkurt 2012), ka edhe trysní të këtyre Vendeve kundrejt Greqisë për të respektuar kontratat, duke kushtëzuar kreditë e kërkuara me blerjet e armëve. Nëse është kështu (deri tani nuk ka asnjë përgënjeshtrim) prestigji i Francës e i Gjermanisë pëson shumë lakime dhe Evropa, që quhet modeli ynë, duhet parë me një sy tjetër. A nuk do t’ishte me vend që, vetë Evropa të detyronte Greqinë, në gjendjen e saj, të bënte një pakësim të dukshëm të blerjes së nëndetëseve, tankeve, anijeve luftarake helikopterëve etj.

Për të shëndoshur financat e saj? A nuk do t’ishte më e pranueshme moralisht që të mos uleshin pensionet apo rrogat e ulëta, por të shmangeshin plotësisht blerjet e armëve? Kujt i shërbejnë ato, konfliktit me Turqinë? A nuk është në gjendje NATO të sigurojë mungesën e luftës në gjirin e saj? Apo duhet të pranojmë se interesat e industrisë së armëve të Francës e të Gjermanisë duhet të kenë përparësi edhe mbi mjerimin e një populli anëtar të Evropës së Bashkuar, siç është populli grek?

A kemi diçka për të mësuar ne nga kjo dramë që zhvillohet në kufijtë tanë e që prek qindra mijëra bashkëqytetarët tanë? Mendoj se po, në disa drejtime. Së pari mund të vëmë një shenjë barazimi mes klasave politike, që ruajnë përbërjen drejtuese të njëjtë për njëzet vjet, tek ata edhe më tepër. Një klasë politike e atrofizuar në pushtet apo opozitë, që paraqet gjithmonë të njëjtat fytyra, është e prirur të krijojë regjime, ku mungon tejdukja në të gjitha drejtimet, duke filluar nga administrimi i ekonomisë.

Pak më shumë se njëzet vjet na ndajnë nga koha kur gjithçka “e dinte partia”, edhe kur hahej bar. Qeveria na paraqet gjithmonë një gjendje idilike të Shqipërisë, por kur vijnë ekspertët e organizmave ndërkombëtare dhe ofrojnë 200 milionë dollarë “për të përballuar krizën”, Qeveria përgënjeshtrohet dhe humb besueshmërinë. Sa e si harxhohet nga fondet shtetërore, cili është niveli i t’ardhurave, cili është rendimenti prodhues i ekonomisë, niveli i borxheve të jashtme e të brendshme, të gjitha këto janë të zhytura në mjegullnaja propagande e nuk janë të prekshme nga qytetari.

Jepen shifra të fryra të t’ashtuquajtura biznese, për të dhënë idenë e një Vendi prodhues e eksportues, por pastaj mësohet se 80% e tyre i përkasin bujtinave, kafeneve apo restoranteve. Nuk shpjegohet asgjë mbi pasojat konkrete në ekonominë tonë prej krizave të fqinjëve e çfarë plani masash ka për t’i përballuar ato. Besoj se shumë prej këtyre pyetjeve e dyshimeve politika në përgjithësi, e Qeveria në veçanti, duhet të mundohen t’u japin përgjigje të plota e të sakta, për t’i bërë të ditur opinionit publik se cila është e vërteta e këtij Vendi, për të mos u gjendur një ditë të befasuar para një drame, shumë më të hidhur se ajo e grekëve.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Androo 02.03.12 16:52

endrra - Kriza Ekonomike Images

A mund të shpëtohet Europa?

Një problem që filloi në Greqi kulmoi me dyshime rreth ekzistencës së euros e madje edhe vetë Bashkimit Europian. Një vit më vonë, ato dyshime thelbësore mbeten ende. Por nëse i futemi krahasimit të BE me Shtetet e Bashkuara apo Japoninë (ku borxhi publik kap 200% të PBB), imazhi i keq iUnionit është i pajustifikueshëm. Në fakt punësimi në BE mbetet i lartë, siç janë të larta edhe përqindjet e kursimeve private. Për më shumë, tregtia eUnionit është në balancë me pjesën tjetër të botës.

Një arsye për ta dyshuar euron dhe BE është se, që nga pranvera e vitit 2010, udhëheqësit e Europës kanë nxituar sa nga një samit mbi krizën në një tjetër, çdo herë duke hartuar zgjidhje të hamendësuara që ofronin pak dhe arrinin shumë vonë. Udhëheqësit e Europës kurrë nuk e kanë futur në punë plotësisht fuqinë e tyre ekonomike dhe politike. Në të kundërt, në vend të zbutjes së tregjeve financiare, qëllimi i tyre i kryeherës, udhëheqësit europianë vazhdojnë të jenë të mbytur prej tyre.

Nuk duhet të na habisë fakti se me provincializmin vonues të qeverive kombëtare që i vë fre një aksioni të përbashkët të BE, tregjet financiare po përdorin atë që komunistët quanin “taktika sallami” duke përçarëUnionin me anë të sulmeve ndaj vendeve anëtare një e nga një. Në fakt, Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian janë nxjerrë jashtë loje ndërkohë që ka dalë në krye një model i ri menaxhimi të Europës: Gjermania merr vendimet,Francajep konferencat e shtypit dhe pjesa tjetër tund kokën në pëlqim (përjashto britanikët që edhe njëherë tjetër kanë zgjedhur izolacionizmin).

Kjo strukturë menaxhimi nuk është as demokratikisht legjitime dhe as e përligjur nga performanca e saj (e cila duket se përbëhet nga jo më shumë se reagime ndaj trusninë nga tregjet financiare). Në fakt, disa përllogarisin se aty nga viti 2050, Europa do të prodhojë vetëm 10% të PBB së botës me vetëm 7% të popullatës së saj. Deri atëherë as edhe ekonomia gjermane nuk do të jetë domethënëse në terma globalë; për të mos folur pastaj për ekonomitë europiane. Duke filluar që nga sivjet, kur ekonomia botërore pritet të rritet me vetëm 2.5%, beteja për ndarjen e tortës globale do të bëhet edhe më e egër. Europa po lufton për mbijetesën e saj ekonomike, por nuk duket se është koshiente për këtë.

Atëherë, a synojmë ne europianët të mbetemi relevantë në shekullin 21, që do të thotë fuqizimi i pozicionit tonë?Apojemi të përgatitur për t’iu nënshtruar një regjimi të dhimbshëm, rezultat i nacionalizmave dhe limontisë? Unë jam avokat i një Europe të fortë që i merr në sy sfidat e një bote papushim në ndryshim. Ne keminevojë për një kontratë të re ndërmjet kombeve europiane, gjeneratave dhe klasave shoqërore, e cila vjen me zgjedhje të vështira. Ne duhet t’i themi lamtumirë egoizmave kombëtare, interesave, hileve të ulëta dhe iluzioneve. Nëse Europa do që gjërat të mbeten siç janë gjërat duhet të ndryshojnë rrënjësisht.

Së pari, BE duhet të bëhet demokraci e njëmendtë-me një president të zgjedhur direkt dhe një parlament më të fortë-nëse do që vendimet paneuropiane të kenë legjitimitet të plotë. Pakti fiskal për të cilin u pajtuan anëtarët e BE (përjashto Britaninë dhe Çekinë) në dhjetor 2011 nuk mund t’u lihet vetëm burokratëve dhe gjykatave. Europianët, sovranët e vërtetë, duhet që përfundimisht të fitojnë të drejtën për të vendosur mbi politikat europiane nëpërmjet zgjedhjeve.

Së dyti, na duhet ta mbyllim hendekun e të ardhurave. Ndarja në rritje mes të pasurve e të varfërve, rrogat e ngecura dhe pabarazitë e thella rajonale në papunësi janë moralisht të papranueshme dhe ekonomikisht kundërproduktive. Pabarazia në rritje e të ardhurave në BE e keqvendos fuqinë blerëse, për të cilën ekonomia e saj ka nevojë të fortë në mënyrë që të rritet e të hapë vende të reja pune. Dhe, e fundit, shteti social kanevojë për një rishqyrtim rrënjësor.

Aktualisht BE jep një pjesë të madhe të shpenzimeve për pensione dhe kujdes shëndetësor për të moshuarit ndërkohë që arsimimi vuan nga fondet e pakta. Një shtet social që fokusohet kryesisht te të moshuarit dhe nuk u jep mundësi të mjaftueshme brezave të rinj, nuk është funksional. Për më shumë pabarazitë e krijuara nga privilegjet, si për shembull skema e pensioneve të sektorit publik dhe avantazhet për grupet e interesit duhen marrë në konsideratë.

Në mënyrë që të bëhen këto ndryshime taksat më të larta për pasuritë dhe të ardhurat kapitale janë të pashmangshme. Por ndërkohë që këto të ardhura shtesë nga taksat do të përmirësojnë financat publike të Europës, ato nuk do të përjashtojnënevojën e reformimit të shteti social. Në fakt, në rastin më të mirë, ato mundësojnë një tranzicion shoqërisht të përgjegjshëm drejt formave më efektive të mbrojtjes sociale.

Është gjithashtu gabim të besosh se masat e kursimit-fokusi kryesor i liderëve europianë deri më tash-do të konsolidojë financat publike. Europa është në buzë të recesionit. Rrjedhimisht duhet t’i kufizojnë shkurtimet në shpenzime deri në atë masë që ekonomia të mos tkurret. Ato gjithashtu duhet të rrisin vetëm ato taksa të cilat nuk e pakësojnë konsumin, investimet apo krijimin e vendeve të punës.

Veç këtyre një “Plan Marshall europian” që mundëson investime në infrastrukturë, energji të rinovueshme dhe eficiencë energjetike është inevojshëm. Njënismë e tillë jo vetëm do ushqente rritjen, por gjithashtu do të ulte deficitet e llogarive të shëndosha bankare (sepse importet e energjisë së shtrenjtë do të pakësoheshin). Financat publike do të konsolidoheshin vetëm me anë të rritjes, jo me anët të kursimeve.

BankaQendrore Europiane duhet të përshtatet me rregullat e reja të paktit fiskal. Dobësia e qeverive kombëtare para tregjeve financiare dhe përqindjeve të stërzmadhuara të interesit të tyre duhet kufizuar. Vetëm BQE, duke marrë përsipër rolin e huadhënësit të fundit, mund ta ndalojë rrjedhjen e kapitalit të eurozonës dhe të rikthejë besimin në kapacitetin e Europës për të zgjidhur problemet e veta.

Europa nuk ka më kohë. Institucionet e BE-së duhet të ushtrojnë kreativitetin e tyre me të gjithë forcën-mendimi konvencional nuk do të mjaftojë për ta shpëtuarUnionin. Vetëm kur BE të ketë nxjerrë kryet mbi ujë mund t’i futemi shtegut të vështirë, por tënevojshëm të hartimit dhe përshtatjes së një pakti të ri për një Europë të re.

Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Albaniaa 04.01.14 9:17

Efektet nga kriza ekonomike botërore ndjehen edhe në Ballkanin Perëndimor
Efektet nga kriza ekonomike botërore filluan të ndjehen edhe në Ballkanin Perëndimor në dy tremujorët e fundit të vitit 2008 dhe gjatë periudhës së ardhshme duhet të pritet "ngadalsim i ashpër i rritjes, si pasojë nga kërkesa më e dobët dhe mungesa e burimeve për financim, posaçërisht investime të drejtpërdrejta të huaja dhe kredi", thuhet në raportin e ri të Drejtorisë për ekonomi dhe financa të Komisionit Evropian
endrra - Kriza Ekonomike Efektet_nga_kriza_ekonomike_bo
Në konferencën në Bruksel, kushtuar ndikimit të krizës në rajon, funksionarët e KE-së në të njëjtën kohë vlerësuan se në fillim nuk ka pasur pasoja të drejtpëdrejta nga kriza në Ballkan, por ekonomitë në rajon tani hyjnë në fazë, ku "efektetet nga recesioni" do të hyjnë në fuqi, së pari në Turqi, e pastaj edhe në Kroaci dhe Serbi.

"Autoritetet e shteteve në rajon deri në vjeshtën e vitit të kaluar vlerësuan se kriza nuk do t'i godasë, as që donin të ballafaqohen me faktin se kriza po vjen, që neve në Komision që atëherë na brengosi", tha zëvendësdrejtori i Drejtorisë së KE-së për ekonomi dhe financa, Kristof Pore de La Roshfordier.

"Shok-valët e para nga kriza ekonomike dhe financiare ndërkombëtare arritën në vendet kandidate dhe kandidatët potencialë për anëtarësim në BE në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2008", thuhet në raport.

"Bartja e krizës ekonomike botërore filloi të ndikojë mbi vendet kandidate dhe kandidatët potencialë për anëtarësim në BE, ndërsa sektori financiar mbeti relativisht stabil, e tani është qartë se shumica e vendeve do të përjetojnë ngadalsim të ashpër të rritjes gjatë periudhës së ardhshme si pasojë e kërkesës më të dobët dhe shkallës më të ultë të financimit, posaçërisht investimeve të drejtpërdrejta të huaja dhe kredive", njofton Komisioni.

Situata e tillë, sipas Komisionit, do të sjellë deri në rrënie të deficitit, por nevojat për financim të jashtëm do të mbeten të mëdha, posaçërisht në sektorin jashtëbankar korporativ.

"Kjo do të kontribuojë për ndjeshmëri të ekonomive në kontekst momental të mungesës së kredive dhe likuiditetit të kufizuar të tregut financiar global", shtoi KE-ja.

Në raportin theksohet se bruto të ardhurat kombëtare vazhduan të ngadalsohen në tremujorin e tretë për shkak të kërkesës më të dobët të jashtme dhe të brendshme. Në Serbi, Kroaci dhe Turqi është përkeqësuar struktura e tatimit të kapitalit për shkak të rënies së investimeve të drejtpërdrejta të huaja dhe rritjes së borxhit të jashtëm, posaçërisht në sektorin jashtëbankar korporativ. Në këto tre vende ekziston problem me nevojat e larta për financim të jashtëm në sektorin jashtëbankar, sepse janë akumuluar borxhe të mëdha gjatë viteve të fundit, të cilat tani duhej të kthehen.
"Kjo është burim i brengosjes në kontekstin e tanishëm të kredive të rralla dhe likuiditetit të kufizuar të tregjeve financiare botërore", thekon KE-ja.

Nga ana tjetër pozitivisht është ajo se çmimet e prodhimeve energjetike dhe bujqësore vazhduan të bijnë nga korriku i vitit 2008, që solli deri te zvogëlimi i inflacionit.

Në konferencën kushtuar krizës, Pore de La Roshfordier tha se pret ngadalsim të rritjes së ekonomisë serbe dhe shtoi se dinari serb është nën presion serioz.

"Me zvogëlimin e kredive do të jetë gjithnjë e më vështirë të arrihet deri te paratë, që mund të sjell deri në efekt të recesionit", tha ai dhe shtoi se bankat e huaja "nuk do t'i rrisin fondet e tyre".

Peter Polajnar nga Drejtoria e KE-së për zgjerim, theksoi se shkallët paraprake të rritjes së bruto të ardhurave kombëtare do të duhej të përpjestohen "me dy ose me tre" që të arrihet deri te numri real për vitin 2009.

Ai paralajmëroi disa masa të KE-së, të cilat do të ndihmonin para së gjithash për financimin e projekteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Serbi dhe pjesën tjetër nga rajoni. Sipas tij, qëllimi është të krijohet efekt i dhënies së kredive me vlerë prej 500 milionë euro.

Funksionarët nga Komisioni posaçërisht janë të brengosur për sektorin e metalurgjisë, i cili është i goditur për shkak të krizës botërore në industrinë e automobilave dhe ndërtimtarisë.

Gazetari dhe analisti francez për çështje ballkanike Zhan - Arno Derens paralajmëroi në situatën posaçërisht "katastrofale" në Mal të Zi, dhe në "mungesën e tërësishme të strategjisë ekonomike" në Kosovë.

"Viktima e parë e krizës në rajon do të jetë klasi i mesëm, i cili sapo filloi sërish të stabilizohet", paralajmëroi ai dhe vlerësoi se kjo do të mund të ketë pasoja serioze në nivel social, por edhe në pikëpamje të qëllimeve politike lidhur me integrimet evropiane.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Albaniaa 04.01.14 9:22

Kriza ekonomike botërore do të ndikojë në ritmet e rritjes në Shqipëri


Në Shqipëri ndikimet e krizës ekonomike botërore dhe veçanërisht asaj europiane pritet të kushtëzojnë ekonominë vendase e cila siç deklaroi sot guvernatori i Bankës Qëndrore Ardian Fullani, do të rritet me ritme të ulëta gjatë këtij viti

"Viti 2012 pritet të jetë nën ndikimin e zhvillimeve të pafavorshme të ekonomisë botërore, të cilat do të kushtëzojnë edhe ekonominë vendase. Kërkesa e huaj pritet të japë një kontribut më të ulët. Ndërkohë, orientimi i politikës fiskale drejt konsolidimit të mëtejshëm të parametrave fiskalë, kufizon hapësirat për një stimul të qëndrueshëm fiskal, në mbështetje të rritjes së aktivitetit ekonomik në vend", tha zoti Fullani.

Sipas guvernatorit, në kushtet e krijuara ecuria e kërkesës së brendshme do të jetë përcaktuese, por të dhënat e deritanishme flasin për një nivel të ulët të konsumit si dhe të investimeve private. Po ashtu edhe treguesit e shkëmbimeve tregtare flasin për një tkurrje në dy muajt e parë të këtij viti. Eksportet kanë rënë me 20 përqind, ndërsa importet janë rritur vetëm me 1.2 përqind, dhe kjo dedikuar në një masë të madhe nga blerjet e energjisë. Edhe organizmat ndërkombëtar financiar parashikojnë një rritje të ulët mes 0.5 deri në 1 përqind për vitin 2012, ndërsa qeveria ende i mbetet zyrtarisht një prithsmërie optimiste për një rritje ne 4.3 përqind.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

endrra - Kriza Ekonomike Empty Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi