Histori të çuditshme

Shko poshtë

histori - Histori të çuditshme Empty Histori të çuditshme

Mesazh  Luli prej 03.11.11 21:42

Histori të çuditshme

histori - Histori të çuditshme Witch-10

Nëna gjakatare

Kjo është një histori që ka ndodhur në një qytet të Skocisë. Bëhet fjalë për një vajzë që quhej Ashley. Në moshën 20 vjeçe, ajo martohet dhe pas dy vjetësh, lind një fëmijë. Tashmë ata ishin një familje e lumtur që përbëhej nga tre persona.

Megjithatë, kjo lumturi vazhdon deri në Dt:06.06.1966 kur në orën 6 të mëngjesit, Ashley vret fëmijën e saj duke e copëtuar atë dhe duke ja ndarë gjymtyrët në copa. Ashley arrestohet nga policia për krimin makabër dhe nga të gjithë u kërkua dënimi me vdekje për të duke mos u konsideruar më si një njeri, por si një bishë.

Ashley thoshte gjithnjë që ka qënë e urdhëruar nga mbreti i saj ta bënte këtë veprim dhe nuk mund t’i mohonte atij dhuratën që i kishte kërkuar, edhe pse dhurata ishte fëmija i saj. Pas 5 vjetësh ajo lirohet nga burgu duke rezultuar nga mjekët si e sëmurë psikologjikisht.

Ajo qëndron tre vjet në një spital psikiatrik dhe më pas, nga testet që i bëjnë, atë e nxjerrin një person pa probleme. Ajo shpërngulet nga qyteti i saj dhe shkon të jetojë diku tjetër, ku njihet me një person, me të cilin edhe martohet.

Kishin kaluar rreth 10 vjet kur Ashley priste sërish të bëhej nënë. Nuk kalojnë as 4 muaj nga lindja dhe në Dt:06.06.1976 në orën 6 të mëngjesit historia përsëritet duke bërë sërish të njëjtën gjë me fëmijën e saj të dytë. Ashley përsërit krimin makabër të bërë fiks 10 vjet më parë, duke vrarë fëmijën e saj 4 muajshe.

Ato që deklaronte pas vrasjes ishin po të njëjtat që kishte deklaruar 10 vjet më parë. Një muaj më pas, në një takim në polici, i shoqi gjen mënyrën për ta vrarë atë duke thënë që ajo ishte mishërimi i djallit.

Pas vdekjes së Ashleyt thuhet që në lagjen e vogël ku jetonte, shfaqej shumë shpesh një hije e zezë në oborret e shtëpive ku kishte fëmijë të vegjël deri në moshën 1 vjeç. Pas këtyre ndodhive, pothuaj 90% e banorëve shpërngulen nga lagja e mallkuar.

Thuhet se edhe sot e kësaj dite, lagja periferike është e shkretë dhe në të jetojnë shumë pak banorë. Gjithashtu thuhet se në çdo përvjetor të vrasjes së fëmijëve të saj, varri i saj gjendet i mbuluar nga gjarpërinj të zinj.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

884


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori të çuditshme Empty Re: Histori të çuditshme

Mesazh  Luli prej 03.11.11 21:52

Mary Celeste, një anije misterioze

histori - Histori të çuditshme Mary%20celeste%20nje%20anije%20fantazme

Mary Celeste përmëndet si anije fantazmë, me situata të çuditshme, ku ekuipazhi u zhduk pa lënë gjurmë. Në 1872, anija Mary Celeste ishte një nga anijet më moderne të kohës, me një prestigj të madh dhe një ndër anijet më të respektuara.

Në 7 nëntor, anija u nis nga qyteti i New Yorkut për në Genoa. Ky ishte një udhëtim i përsosur, ku kapiteni udhëtonte me bashkëshorten dhe vajzën së bashku me tetë veta ekuipazh të tjerë në bord. Çdo gjë shkoi normal derisa, pas disa ditësh, u raportua të kishte humbur.

Kishte dhjetë ditë që kishte humbur komunikimin dhe askush nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur deri kur një tjetër anije qe quhej “BRIC-gotë birre” (anija tjeter quhej BRIC-gotë birre) kaloi pranë Mary Celeste nëpër ujërat e Gjilbraltarit (ngushtica që ndan Europën me Afrikën, përkatësisht Spanjën me Marokun).

Menjëherë kapiteni i anijes “BRIC-gotë birre” që kërkonte anijen Mary Celeste iu afrua anijes duke bërë thirrje për të parë nëse kishte njerëz në bord. Duke mos marrë asnjë përgjigje, vendosi të hipte personalisht në të dhe të shihte çfarë kishte ndodhur, por më pas e kuptoi se anija Mary Celeste ishte bosh.

Gjithsesi, diçka të çuditshme panë sytë e tij! Të gjitha gjërat ishin në mënyrë të përsosur, bizhuteritë me vlerë ishin të paprekura dhe duke marrë parasysh se anija transportonte mallra të ndryshme, çdo gjë ishte në vëndin e vet.

Ato që kishte parë me sytë e tij gjatë kohës që ishte në bordin e Mary Celeste ishin mjaft të çuditshme! Vështirë të besohej. Ku janë banorët e Mary Celeste? Nëse ata do të kishin qënë viktima të ndonjë sulmi nuk do të ishte e mundur që anija të ishte aq e freskët, sikur të ishte e papërdorur dhe sendet nuk do të ishin të vendosura në vëndet e tyre.

Anija “BRIC-gotë birre” menjëherë filloi një hetim. Ishin disa hipoteza dhe të gjitha kishin për qëllim të sqaronin se çfarë i kishte ndodhur stafit. Por më pas, duke mos gjetur shpjegime të arsyeshme, filloi teoria paranormale. Ata thanë se njerëzit janë marrë nga disa anije të tjera misterioze që nuk lënë gjurmë.

Deri tani nuk ka patur një shpjegim të arsyeshëm që mund të sqarojë se çfarë ka ndodhur me anijen misterioze dhe që nga ajo ditë anija Mary Celeste ka fituar emrin e anijes fantazmë.

Çfarë ndodhi me stafin e Mary Celeste? Çfarë ndodhi me ekuipazhin e anijes? Ku janë njerëzit që udhëtonin në këtë anije? Këto janë pyetje që mbeten pa një përgjigje konkrete.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

884


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori të çuditshme Empty hej

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 05.11.11 19:20

Interesante, a ke te tjera se i kam qef te lutem kur te gjesh te tjera me lajmero se dua ti lexoj ok klm.
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

175


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori të çuditshme Empty Shtepia e ruajtur nga fantazma e Padrones...

Mesazh  ch-al prej 06.11.11 16:04

Kete histori ma kan treguar por nuk e di a eshte e vertete apo jo...

Jetonte nje plak e vetme .burri i kishte vdekur dhe femi nuk kishte.pas ca kohesh i vjen dita plakes dhe vdes. E gjejn te vdekur tek tavolina ...duke qene se nuk kishte pasardhes shteti i mori shtepin asaj. Ne ate koh shteti ishte i detyruar ti jepte shtepi oficereve.komandanteve si dhe ushtarak te ndryshem. Rastis qe kete shtepi e mer nje nenoficer me mosh tek te 30.

Ndejta aty vetem pasi familja jetonte diku tjeter.ditet e para filloi te shihte gjera te cuditshme si psh levizje te gjerave.prishje te shtepis pra remuj..ai habitej thoshte si eshte e mundur..nje dit pyet nje komshi kush e ka pas kete shtepi? Ai thot.nje plak qe skishte femi dhe burri kishte vdekur.po tani ku gjendet ajo?

U gjet e vdekur ne shtepi tha ai...nenoficeri mbeti ne dilem..kishte nje ankth qe e ngriti ne mesnat dhe ora shenonte 12 fik ai pa se tek tavolina gjendej plaka me nje fytyr te inatosur.ai u tromaks dhe filloi te ferkonte syt se mos po shihte enderr papritur plaka flet.ajo e urdheroi te largohej nga shtepia e saj se ishte e saja dhe nuk donte qe ta shqetesonin.ai tha jam i detyruar ma ka dhen shteti prej punes nuk iki dot.

Ajo tha ma sill shefin ketu. Dhe u zhduk.te nesermen ai mori shefin dhe e uli ne tavolin dhe ne ate moment shfaqet plaka.ai e terbuar e urdheron te largohet nga shtepia e saj..jam un pronarja...ishin kto fjalet e fundit te saj...qe prej asaj dite ajo shtepi nga ngelur e izoluar nga vet pronarja fantazem...

Copyright by Legjenda Horrorit
ch-al
ch-al

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori të çuditshme Empty Shoqja e vdekur mori jeten e shoqes tjeter...(ANONIM)

Mesazh  ch-al prej 06.11.11 16:06

histori - Histori të çuditshme 31733422753707064063313

Kjo histori sme ka ndodhur mua por ma kane thene persona sh te besueshem...ishin 2 shoqe dhe rrinin vetem bashke dhe asnjehere sbenin gje pa nj tj...por nje dite teksa vajzat po ktheheshin nga shkolla ato pesojne 1 aksident dhe njera prej vajzave vdes ndersa tj shpeton pa asnje gervishtje pasi makina perplasi vajzen qe ishte nga ana e rruges...

vajza qe shpetoi quhej ana dhe ajo pa gjithcka edhe momentin kur shoqja e saj dha shpirt...shoferi e dergoi vajzen ne spital por ishte e kote...familjaret e varrosin vajzen dhe kur ana kthehet ne shtepi kur hap deren e dhomes shikon shoqen e saj qe ia ben me dor dhe i thote:ckemi ana...

ana trembet sh dhe i tregon mamase por mamaja se beson...dhe keshtu anes i ndodhte gjithmone derisa ana i bertet dhe i thote qe ajo kishte vdekur dhe se ajo sishte e vertete por ne ate moment vajza nevrikoset dhe i thote se nqs ajo kishte vdekur do ta merrte edhe anen me vete...ana perseri i tregon mamit por ajo prap se beson...por e besoi kur degjoi te bertiturat e anes ne dhome dhe vajza gjendej e vdekur..

Askush se di se ckishte ndodhur ne te vertete por mamaja e anes thote qe vajza e saj kishte nje thike pas shpine qe sishte e tyrja...edhe shoket deklarojne qe ana skishte shprehur asnje shqetesim ne shkolle...por shoqja e saj thote qe ana ishte sh e frikesuar prej kercenimit...

ajo tha qe ana gjithmone i ka pasur frike thikat sidomos te atij tipi dhe vetem shoqja e saj e vdekur e dinte..as tani policia si di shkaqet e vdekjes se anes por mamaja e saj eshte e bindur qe shoqja e saj e ka marre me vete pasi srrinte dot pa te...

Copyright by Legjenda Horrorit
ch-al
ch-al

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori të çuditshme Empty rrofsh vella

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 06.11.11 19:14

rrofsh vella
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

175


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori të çuditshme Empty Histori Paranormale

Mesazh  Dyli KL prej 15.12.11 17:54

FANTAZMA "ZONJA E BARDH"

Është e qartë se fantazma e një femre antialkooliste, e quajtur “Zonja e bardhë”, kohë të gjatë ishte vizitore, madje edhe banore e bodrumit të një klubi të meshkujve në Penkoman, paralagje e Vullverhemtonit. Hapësira e madhe prej nja 300 m2 duket se i përshtatej fantazmës së quajtur “Zonja e bardhë”.

Cila është arsyeja që kjo fantazmë u shpall antialkooliste? Shkaku është i thjesht. Shumë herë mysafirët e klubit mbetnin pa birra. Por, pronari i klubit, Harri Arvin, dëshmonte se fantazma e gruas së panjohur e njihte mekanikën, pasi që me saktësi e dinte se si ta bllokojë aparatin për shpërndarjen e birrës. Birra në moment zhdukej dhe Harri, rubinetet në bodrum i gjente të mbyllura. Në atë rast i hapte, por rubinetet pas pak kohe ktheheshin në pozicionin e përparshëm. Brenda një muaji kjo gjë ka ndodhur 22 herë. Për në bodrum ekziston vetëm një hyrje dhe nuk ka mundësi të hyj askush pa u vërejtur.

Mbyllja e rubineteve ishte telashja më e madhe që e bënte fantazma e gruas së bardhë. Vajza 18 vjeçare, e bija e pronarit të klubit, tregon se çfarë ka vërejtur derisa qëndronte në krye të shkallëve të bodrumit: “Unë pashë një grua, në dukje e përhimët, të ulur mbi një fuqi. Në atë moment u shastisa. Më shpejtësi të madhe kaloi nëpër bodrum dhe u zhduk”.
Prej atëherë fantazma e gruas së bardhë nuk është parë asnjëherë...


SHTEPIA E MALLKUAR

Meri Mek Fadjen ishte një 27 vjeçare, e cila së bashku me djalin Benin dhe bashkëshortin Benediktin kishin qenë duke jetuar në një kamp-shtëpizë kur Kuvendi i qytetit Skantorp (në Angli) ua dhuroi një shtëpi në lagjen Avenia Vivien.

Por, që në ditët e para të banimit në atë shtëpi filluan të ndodhin gjëra të çuditshme në të. Ngjarjet e mëvonshme treguan se në atë shtëpi banonte, së paku, edhe një fantazmë, nëse jo më tepër. Ëndrrat për një jetë të qetë u bënë të pamundshme në këtë shtëpi, prandaj Mek Fedjenët ia dërgojnë një lutje organeve të pushtetit lokal në mënyrë që t’ju bëjnë të mundur vendosjen e tyre në ndonjë lokal tjetër.

nkthet e tyre në lidhje me fantazmat në atë shtëpi u bënë aq dramatike sa që ishin shkaktari kryesor i humbjes së fëmijës së tyre të lindur para kohe, thonë Mek Fedjanët.

Një ditë Meri ishte duke pushuar në dhomë. “Në atë moment vërejta figurën (fantazmën) që shikonte në drejtim timin nga xhamat e derës së kuzhinës”, - thotë zonja Meri dhe shton: “Kurse një herë tjetër e pashë këtë fantazmë në dhomën e pritjes. Kishte dukjen e një të riu me flokë ngjyrë kafeje dhe tesha të kafta. Kaloi nëpër dhomë dhe doli drejt nga dritarja, kurse mua i tërë trupi më dridhej.

Edhe të nesërmen në mbrëmje ndjeva prezencën e çuditshme të tjetërkujt, por asgjë nuk vërejta. Në raste tjera ka pasur trokitje dhe “rraptimë” në mbrëmje. Sendet binin nga tavolina pa asnjë arsye ose shkak. Në një rast mbulesa e tavolinës ishte shprishur dhe dukej sikur dikush ishte duke qëndruar mbi të...”

Edhe e ëma e Merit Mek Fedjenit, për disa muaj sa kishte qëndruar në vizitë te vajza e saj në këtë shtëpi, shumë herë ishte tronditur nga ngjarjet e pakuptueshme dhe shqetësuese. Meri tregon edhe për ngjarje në lidhje me djalin e saj katërvjeçar, i cili ishte shurdhmemec dhe i cili katër herë për një natë u zgjua nga gjumi duke bërtitur. Në fytyrë ishte i zbehur dhe dridhej, duke ia shtrënguar fortë dorën së ëmës.

“Vetëm sikur të mund të fliste, sigurisht do të tregonte se në këtë shtëpi ekziston diçka e çuditshme dhe e tmerrshme”, - thotë Meri Mek Fadjen. Bashkëshorti i Merit, Benedikti, i cili punonte në një fabrikë të çelikut, ishte skeptik ndaj këtyre ngjarjeve. Mirëpo edhe ai në një rast dëgjoi trokitje të cilat dukej sikur vinin nga kamini (vendi i zjarrit).

Shtatë familje e kishin braktisur dhe kishin ikur nga kjo shtëpi e mallkuar. Kurse vizitorët nga ko shtëpi largoheshin të tronditur.
“Më kanë treguar për të riun i cili para ca vitesh ishte mbytur në këtë rrugicë dhe jam e sigurt që shpirti i tij qëndron në këtë shtëpi”, - konstaton Meri, duke e kujtuar figurën e të riut që e kishte parë në dhomën e saj të pritjes.


Koncerti i mesnatës

Xhin dhe Bil Dankanin, një mbrëmje nga gjumi i qetë i zgjoi tingulli i një muzike të çuditshme. Ashtu të përgjumur qëndruan mbi krevat, dhe të habitur e shikoni njëri-tjetrin. E tërë kjo ngjarje zhvillohej në një shtëpi të vjetër, nga koha viktoriane në qytetin Koventri, të cilin, këta dy, e kishin marr me qira. Tingujt vinin nga kati përdhes dhe tingëllonin sikur dikush i binte instrumentit të stërvjetruar - lahutës.

Kur morën guxim dhe zbritën poshtë për të parë se çfarë po ndodhte, më së pari shikuan se mos vallë dikush e kishte prekur pianon që ishte aty, por mbulesa e pianos ishte e mbyllur, prandaj nuk kishte mundësi për t’u prekur.

“Për një moment më shkoi mendja se macja kishte mundur të hyjë në piano, por kur e hapëm atë, pamë se në të asgjë nuk kishte. Që nga ajo kohë fantomi maestro “mbajti” rreth njëqind koncerte në atë dhomë. Në moment tingëllonte sikur dikush kalonte me gishta nëpër telat e harpës.

Vetë muzika nuk e kishte tingullin e muzikës moderne. Sapo hynim në atë dhomë muzika ndalej... Para dy vjetëve, kur u vendosëm në këtë shtëpi, askush nuk na e ka përmendur këtë muzikant fantom, por jam i sigurt se kjo gjë ka ndodhur edhe më herët”, - mundohet të sqaroj z. Xh. Dankanin.

Përveç këtyre fantom koncerteve, dëgjohet edhe një e rrahur e fortë dhe gërvishtje në derë. Kurse në një shitore të vogël, që ndodhet afër, në mënyrë të pakuptueshme ndizen dhe fiken dritat. Se për çfarë është fjala, këtë nuk e di askush!


Fantazma "Alisia"

Sju Grift, 21 vjeçare, fotomodele nga Kensingtoni (Angli), e cila ka pasur kontakt me të “përtejshmit” tregon: “Në këtë shtëpi jetoj plot nëntë muaj. Në një rast kam parë fantazmën e një vajze të veshur si Alisa nga bota e çudirave. Ishte simpatike dhe kisha përshtypjen se edhe unë i pëlqeja asaj. Me mua jeton edhe shoqja ime, 20 vjeçare, Megi Mensfild, gjithashtu fotomodele.

Kur bie nata, shpirti i vashës së panjohur, të quajtur “Alisa”, shpesh bënë mahi të vogla si me rastin e rrotullimit të lusterit ose sendeve në akuarium ua ndërron vendin. Në shtëpi ka lodra për fëmijë, si ariu i madh i punuar nga plishi, të cilin Alisa e do shumë dhe shpesh luan me të. Por me këto mahi të vogla ne jemi mësuar dhe e duam fantazmën tonë të vogël” - shprehet Z. Grift
[b]
Dyli KL
Dyli KL

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori të çuditshme Empty NJE HISTORI E MREKULLUESHME......

Mesazh  Ariu prej 26.12.11 18:47

SA E BUKUR QENKA JETA!
ASNJEHERE NUK E KAM MENDUAR KESHTU……
PER MUA GJITHCKA ISHTE THJESHT NJE “VARR”.

NJE VARR I PAFUNDEM.NJE TOKE E SHKRETE,NJE HUMBETIRE.UNE GJENDESHA NE MES DHE PERPIQESHA QE TE SHKOJA SA ME LART PER TE DALE NGA VARRI IM.POR……….SA ME LART QE SHKOJA AQ ME SHUME ZBRISJA POSHTE.SA ME SHUME PERPIQESHA PER TU NGJITUR AQ ME POSHTE BIJA.AI VARR ISHTE SI NJE NGA ATO GROPAT THITHESE.SA ME SHUME PERPIQESH TE DALESH PREJ TYRE,AQ ME POSHTE FUNDOSESH.PERPJEKJET E MIA NUK NDALUAN.UNE GJITHNJE PERPIQESHA,POR GJITHNJE FUNDOSESHA.DHE KESHTU KALUAN DITE,MUAJ,VITE…….DERI SA NJE DITE MU SHFAQ NJE DRITE.SHUME NGA JU MENDUAN SE ISHTE DRITE E BARDHE(SI NE FILMA).JO.ISHTE NJE DRITE E ZEZE.PO,PO NJE DRITE E ZEZE.NJE DRITE E ZEZE NE ERRESIRE.POR A NDODH KJO VALLE?

SIGURISHT QE NDODH.MENDONI PER NJE CAST SIKUR JENI TE VERBER.MBYLLINI SYTE LEHTESISHT.TANI PARA SYVE KALONI DOREN..E PATE!PER KETE DRITE E KISHA FJALEN.KJO DRITE ISHTE SHUME TERHEQESE.

ATY E KUPTOVA.PER TE DALE JASHTE NUK DUHET TE NGJITESHA LART POR TE SHKOJA NE FUND.POR A KA FUND NJE VARR I PAFUNDEM?PO.KA NJE FUND.DHE NE FUND TE TIJ BANON AI.ESHTE NJE KRIJESE NE MOSHE SA UNIVERSI,,OSE ME E VJETER.EMRI I TIJ ESHTE NJE PER TE GJITHE.SHUME BESOJNE TE AI DHE SHUME MEGJITHESE PUNOJNE PER TE BEJNE SIKUR NUK E NJOHIN.AI ESHTE KRIJESA E PERSOSUR,POR ME BINDJE TE TJERA.NGA SHUME NJEREZ AI NJIHET ME EMRIN “SATANA”.SIMBOLET ME TE CILAT AI PERFAQESOHET JANE TE SHUMTA.DISA PERDORIN SIMBOLIN {666}DISA YLLIN PESECEPESH TE PERMBYSUR.

E SHUME E SHUME SIMBOLE TE TJERA.KJO KRIJESE NUK EKSPOZOHET SHUME ME QENIET NJEREZORE.SI LIDER AI KA EDHE TE NENSHTRUARIT E TIJ.ATA JANE TE SHUMTE EDHE SHUME TE RREZIKSHEM.DISA JANE FARE TE DOBET E DISA SHUME TE FUQISHEM.ATA SHKATERROHEN NGA UJI I NXEHTE OSE NGA FJALET E BESIMIT {ATA I NJOHIN SI FJALET E NDALUARA}.
PIKERISHT KETU DUA TE NDALEM.

Nje prej ketyre te nenshtruareve banonte Brenda meje.ky ishte shume I fuqishem dhe me kishte ndryshuar pothuajse 100%.nje dite te bukur me re,dicka ndodhi.sic e dime te gjithe engjelli i perjashtuar ka fuqi shume shume te medha.ai eshte aq I fuqishem sa qe mund te vrase nje engjell shume shpejt.por,9 mace mbysin nje elefant.

Ja pra,kjo qe po shkruhet tani eshte nje histori e vertete.nje dite te premte dicka e pabesueshme ndodhi.nje I afermi im ishte ne gjendje shume te keqe,gati ne vdekje.une ate dite ndodhesha ne shtepine e tij,dhe kur ai vjen te gjithe alarmohen.

E shtrime ne divan dhe dikush qante e dikush perpiqej te kuptonte c’po ngjante.ne ato momente I semuri fillon te bertase dhe te shqelmoje divanin.une I afrohem dhe e kap nga beli si per ta qetesuar, por e gjitha kjo pa vetedije dhe ne ate cast filloj te peshperise disa fjale te panjohura.mu duken si fjale arabe por nuk jam I sigurt,sepse nuk e njoh kete gjuhe.pas peshperitjes me ze pak te larte I semuri qetesohet dhe bie ne gjume. me pas te gjithe behen gati per ta cuar ne spital.pasi e hipim ne makine dhe makina largohet me shpejtesi,une nisem ne shtepine time.

Distanca nuk ishte shume e madhe,ishte diku rreth 200 metra vije-ajrore.nga gjysma e rruges une ndalem dhe hedh syte lart ne qiell.ishte nje dite e bukur me re.dhe pikerisht keto re me ben qe te ndalesha.rete te mbledhura ne nje mal kishin mare nje forme te cuditshme.ishte nje pamje qe se kisha pare asnjehere,por qe nuk do ta harroj kurre.ketu nis nje rrugetim I gjate dhe shume-shume I bukur.

Tani po ndjeja se e zbritura ne fund te varrit te harreses po jepte frytet e saj.po filloja te ndjeja aromen e lirise dhe zhurmat e parajses.keto re te grumbulluara bashke,kishin formuar nje porte.nje porte e cila lidhte parajsen me shpirtin tim.per pak caste ndjeva qetesine, harmonine, lumturine, merzine, besimin, urrejtjen, inatin, gabimet,drejtesine ne nje baraspeshim te persosur.ne ate moment dicka e mrekullueshme, dicka hyjnore ndodhi.

Shpirti dhe zemra ime u mbushen me dashuri dhe miresi.

Mendja me ra ne nje qetesi te mrekullueshme dhe trrupi im po behej I lehte si pupel.aty per aty me kalon e gjithe jeta para syve.urrejtja dhe ligesia qe me kishin nenshtruar u zhduken.miresia dhe dashuria per Zot-un ZOTIN DHE KRIJUESIN E KESAJ BOTE ZURI VENDIN E SAJ.PER PAKE MINUTA MBRETEROI NJE HESHTJE VARRI.PAPRITMAS……DICKA NDJEJ NE BARK.NE FILLIM MU DUK SI DHIMBJE POR ME PAS KUPTOVA SE ISHTE AI,I DERGUARI PER TE UNE.PAS PAK RECITOJ ME ZE TE LARTE FJALE ARABE OSE DICKA E TILLE.UNE NUK KUPTOVA ASGJE NGA ATO QE THASHE POR NE KETE RECITIM PERSERITEJ SHPESH FJALA Zot.

PASI MBAROVA RECITIMIN ULEM DHE I HABITUR ME KETE QE NDODHI VESHTROJ NE QIELL.VESHTROVA ATY KU PASHE RETE DHE SI PER HABINE TIME DHE DESHIREN E TYRE RETE ISHIN ZHDUKUR.ENDE MBETET NJE ENIGME PER MUA SE SI U ZHDUK AJO MASE E MADHE RESH.THJESH U ZHDUK PA LENE ASNJE GJURME QE TE VERTETONIN PREZENCEN E TYRE NE ATE VEND OSE NE ATE KOHE.

E GJITHA KJO BASHKE ME RECITIMIN ZGJATI RRETH 7-8 MINUTA OSE DICKA ME PAKE.NGRIHEM DHE VENDOS DOREN NE BARK POR NUK NDJEJ GJE.AI KISHTE MBERRITUR NE DESTINACIONI E TIJ, DHE PER TE DY NE FILLON NJE RRUGETIM I GJATE DHE ME SHUME VESHTIRESI.GJATE KESAJ UDHE NE JEMI PERBALLUR ME TE NENSHTRUARIT E TE LARGUARIT, ME PASUESIT E TYRE, ME DREDHITE DHE POSHTERSITE E TIJ, POR DUKE VENDOSUR MARDHENIE VLLAZERORE MIDIS NESH,NE ERDHEM DERI NE FUND TE RRUGES.SESI E BEME KETE MBETET NJE HISTORI TJETER PER TE TRREGUAR.
Ariu
Ariu

System malfunction.
Please reboot.

57


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori të çuditshme Empty Re: Histori të çuditshme

Mesazh  Ariu prej 26.12.11 18:49

KJO ESHTE NJE HISTORI 100% E VERTETE.CDO FJALE E SAJ MUND TE VERTETOHET.

NESE KENI PYETJE DO TE ISHIM TE NDERUAR T'JU KTHENIM PERGJIGJE......

ME RESPEKT ....ARIU.....
Ariu
Ariu

System malfunction.
Please reboot.

57


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori të çuditshme Empty KEPUCET QE ECNIN VETEVETIU

Mesazh  Sandra_sandrita prej 19.08.13 23:14

kjo eshte nje histori e vertet,
tezja ime para shum kohesh duhej te shkonte ne zvixerr sepse I shoqi I saj kishte punen atje.
ata shkuan dhe e morren nje apartament me qera.
gjdo gje ishte ne rregull,por mbas disa ditesh,tezja ime filloji te ndegjonte njerez jasht ne corridor ajo u lodh nga keto trokitm te kembeve dhe shikon ne vrimen qe eshte ne der dhe nuk sheh asgje,kur hape deren sheh disa kepuca qe ecnin vetem ashtum vetem kepucet!
ne ditet e tjera ajo sa her te zgjohej ne mengjes shikonte shtepin te rregulluar,enet te lara,djalin e vogel te paster te ushyer etj,ndonjeher e shihte shtepin e saj rremuj.kto dit e kan percjell deri sa e kan detyrluer te dal
nga ai apartament.
Sandra_sandrita
Sandra_sandrita

.


3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori të çuditshme Empty Re: Histori të çuditshme

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi