Thënie nga Karlos Kastaneda

Shko poshtë

Thënie nga Karlos Kastaneda Empty Thënie nga Karlos Kastaneda

Mesazh  Elizza prej 25.10.11 12:53

Thënie nga Karlos Kastaneda


Thënie nga Karlos Kastaneda 250px-Cc1962

► Rëndësia qëndron në llojin e diturisë së përftuar. Sa para bën ta mbushësh kokën me gjëra që s’të hynë në punë? Ato nuk kanë për të ndihmuar aspak gjatë takimit të pashmangshëm me të panjohurën.

► Asgjë në këtë botë s’është dhuratë. Rruga drejt dijes është gjithmonë më e vështira.

► Të nervozohesh nga sjelljet e të tjerëve, d.m.th. ti konsiderosh ato të rëndësishme. Është me rëndësi të heqësh dorë nga ky lloj arsyetimi. Veprimet e njerëzve s’mund t’ja zenë vendin kurrë të vërtetës së madhe që na pret çdo moment: Takimit me Gjithësinë.

► Mendjemadhësia gjithmonë sjell si pasojë një gjëndje të rëndë shpirtërore, plogështi dhe negativitet. Kush do të triumfojë mbi vdekjen, duhet të jetë shpuzë dhe i çliruar nga çfarëdolloj paragjykimi.

► Kur vërehen nga aspekti energjitik, qeniet njerëzore i ngjajnë një shtëllunge të bardhë, fijesh jashtëzakonisht të holla, që qarkullojnë papushim nga koka te këmbët. Kështu që parë nga mprehtësia, njeriu i ngjan një “veze” energjetike. Si krahët, si këmbët, duken si pishtarë ndriçues që përhapin shkëndija në lëvizje e sipër.

► Kur dikush mëson mprehtësinë, ai zbulon se njeriu i ngjan një sfere vezake që rrezaton energji. Si lypsari, si mbreti, duken njësoj…

► Kur asgjë s’është e sigurt, ne jemi gjithmonë të vëmendshëm dhe në gadishmëri për çdo të papritur. Është më mirë t'i bësh sytë katër në një botë të pasigurtë, se sa të kujtosh se i di të gjitha.

► Vetëbesimi i heroit magjik nuk ngjan me vetëbesimin e njeriut të zakonshëm. Njerëzit e zakonshëm e kërkojnë sigurinë në sytë e të tjerëve, dhe pastaj marrin zemër nga kjo duke e mbledhur mendjen se janë në rregull. Heroi magjik e synon pagabueshmërinë nga kontrolli i vetvetes, duke qenë mëse i vetëdijshëm për pozicionin e tij modest në këtë univers pa fund. Njëra palë pra, i mban sytë nga opinioni i përgjithshëm, ndërsa pala tjetër nga gjithësia.

► Diferenca më themelore mes luftëtarit dhe njeriut të zakonshëm është se luftëtari i konsideron problemet që dalin nga situatat e ndryshme si sfida, ndërkohë që njeriu i zakonshëm i merr ato si bekime a fatkeqësi.

► Fatkeqësia më e madhe e racës njerëzore është të qenit rob i arsyetimeve. Arsyeja vetë s’ka se e konsideron njeriun nga këndvështrimi energjetik. Ajo merret me instrumentat që krijojnë energji, pa i mëshuar faktit se ne kemi diçka më shumë se sa mjetet që përdorim: ne jemi organizma që krijojnë energji.

► Për sa kohë që njeriu ndjehet si gjëja më e rëndësishme në botë, s’ka se si ta kuptojë vërtet botën përreth. Një njeri i tillë ngjan me një kalë karroce, – gjithë ç’sheh është vetvetja, shkëputur nga gjithçka tjetër.

► Fuqia që ka në dorë fatin e gjithë njerëzimit quhet Shqiponjë, jo se nënkupton shpendin në fjalë, por sepse shfaqet në vizionin e të mprehtëve si një shpend sterr i zi e i pamatë, që duket sikur do të lëshohet pingul prej lartësive qiellore nga çasti në çast.

Karlos Kastaneda


Edituar për herë të fundit nga Elizza në 01.11.11 14:03, edituar 1 herë gjithsej
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Karlos Kastaneda Empty Re: Thënie nga Karlos Kastaneda

Mesazh  Elizza prej 01.11.11 14:01

► Ne ose e bëjmë veten të mjerë ose të fortë. Shuma e punës është e njëjtë.

► Qëllimi është të balancojmë terrorin me çudinë e të qenit i gjallë.

► Një njeri me njohuri jeton duke vepruar dhe jo duke menduar për veprimet.

► Askush nuk e di kush jam dhe çfarë bëj unë. Madje as unë.

► Në një botë ku vdekja është një gjuetar, miku im, nuk ka kohë për keqardhje apo dyshim. Ekziston vetëm koha për vendime.

► Ju thoni se keni nevojë për ndihmë. Ndihmë për çfarë? Ju keni gjithçka që ju nevojitet për udhëtimin që është jeta juaj.

► Për mua bota është e çuditshme, sepse është e jashtëzakonshme, mbreslënëse, misterioze, e padepërtueshme, interesi im ka qenë t'ju bind se ju duhet të merrni përgjegjësi për të qenë këtu, në këtë botë të mrekullueshme, në këtë shkretëtirë të mrekullueshme, në këtë kohë të mrekullueshme. Unë dua t'ju bind se ju duhet të mësoni që të bëni çdo veprim, pasi ju do të jeni këtu vetëm për një kohë të shkurtër, në fakt, shumë të shkurtër për t'i përjetuar të gjitha mrekullitë e saj.

Karlos Kastaneda
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Karlos Kastaneda Empty Re: Thënie nga Karlos Kastaneda

Mesazh  Neo prej 12.11.11 20:42

"Gjërat nuk ndryshojnë. Ju keni ndryshuar mënyrën e shikimit, kjo është e gjitha."

Karlos Kastaneda
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1414


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Karlos Kastaneda Empty Re: Thënie nga Karlos Kastaneda

Mesazh  Neo prej 02.04.12 16:32

Castaneda dhe shpirti i luftëtarit

Thënie nga Karlos Kastaneda Shtylle,_1_prill_12_118431

Carlos Castaneda ishte një shkrimtar që ndikoi në gjeneratën time – megjithëse në rrethet akademike ai asnjëherë nuk u konsiderua si dikush që duhet të merret parasysh. Për nder të tij, po e prezantoj një përmbledhje të shkrimeve të tij më të rëndësishme.

***

Gjëja më e vështirë në këtë botë është përvetësimi i shpirtit dhe pozicionit të një luftëtari. Nuk ka nevojë të jesh i pikëlluar, të ankohesh, të ndihesh i trajtuar padrejtësisht dhe të besosh se dikush po bën diçka negative. Askush nuk po bën asgjë dhe sigurisht jo një luftëtari.

***

Nuk ka rëndësi se si jemi shfaqur. Çfarë e determinon mënyrën tonë të veprimit është mënyra me të cilën ne e administrojmë vullnetin tonë.

Vullneti është një ndjenjë, një talent, diçka që na jep entuziazëm. Vullneti është diçka që është i fituar – por është e domosdoshme të luftosh për të gjatë tërë jetës.

***

Përulja e një luftëtari nuk është përulje e njëjtë me atë të një njeriu servil. Luftëtari nuk e ul kokën e tij para askujt dhe as që e lejon ndokënd të përkulet para tij. Në anën tjetër, njeriu servil gjunjëzohet para çdokujt që ai beson se është më i pushtetshëm dhe kërkon që njerëzit nën udhëheqjen e tij të sillen në mënyrë të njëjtë para tij.

***

Gjëja e keqe rreth fjalëve është se ato na bëjnë të ndihemi sikur të ishim të ndriçuar dhe që kuptojmë gjithçka. Por, kur kthehemi dhe ballafaqohemi me botën, e shohim se realiteti është tërësisht i ndryshëm nga ai që e kemi diskutuar apo dëgjuar. Luftëtari kërkon të veprojë dhe jo të humbë kohë në biseda të padobishme.

***

Njeriu i thjeshtë mendon se nënshtrimi ndaj dyshimeve dhe brengave është një shenjë e ndjeshmërisë. Duke vepruar në këtë mënyrë, ai mbetet i ftohtë ndaj kuptimit të vërtetë të jetës. Ky lloj personi ka dëshirë t’i thuhet se çfarë duhet të bëjë.

Vetëm një luftëtar mund të durojë shtegun e dijes. Luftëtari nuk ankohet apo të vajtojë për diçka dhe sfidën nuk e sheh as të mirë as të keqe. Sfidat janë thjeshtë sfida.

***

Bota është e pazbulueshme dhe misterioze, ashtu siç jemi ne të gjithë. Arti i luftëtarit përbehet nga bashkërendimi i tmerrit të të qenit njeri me mrekullinë e të qenit njeri.

Paulo Coelho

Përktheu: A. Beka
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1414


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Karlos Kastaneda Empty Re: Thënie nga Karlos Kastaneda

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi