Fenomenologji dhe Ekzistencializëm

Shko poshtë

Fenomenologji dhe Ekzistencializëm  Empty Fenomenologji dhe Ekzistencializëm

Mesazh  Androo prej 17.10.11 15:15

Fenomenologji dhe Ekzistencializëm  Spiritual%20Walk%202

Fenomenologji dhe Ekzistencializëm

“Njeriu është një qenie tek i cili esenca paraprihet nga ekzistenca, që njeriu është një qenie e lirë që, në çfarëdo rrethane, dëshiron lirinë e tij, në të njëjtën kohë kam pranuar se unë dëshiroj edhe lirinë e të tjerëve.

Kështu, në emër të këtij vullneti lirie, i ngërthyer nga vetë liria, unë mund të shqiptoj disa gjykime për ata që përpiqen të fshehin rastësinë totale të ekzistencës së tyre si edhe lirinë e saj të plotë.

Ata njerëz që do të fshihnin lirinë e tyre totale nën pretekstin e të qenit serioz ose duke përdorur shfajësime deterministe, do t’i quaja të poshtër; të tjerët, që do të përpiqen të tregojnë se ekzistenca e tyre ishte e nevojshme, kur ajo është si rastësia e shfaqjes së njeriut mbi tokë, ata unë do t’i quaja batakçinj. Por, si të poshtërit ashtu dhe batakçinjtë mund të gjykohen vetëm mbi planin e vërtetësisë”, shkruante Jean-Paul Sartre.

Njeriu për nga natyra e tij krijuese është i thjeshtë, pos që arsyeja ia jep atributin e të qenurit i njohur me vetitë e kësaj ekzistence. Hiqja arsyen domosdoshmërisht do të reflektojë efekt të panjohur mbi çdo gjë. Ai është vetë prijësi që përcakton fatin e tij se çfarë do të bëhet me të ardhmen e tij, pra ai është ajo që do të zgjedhë, krijojë pambarimisht.

Këtu, ky shtet është shndërruar përpara esencës së tij. Esenca e tij paraprihet nga individ të caktuar që kryesisht bëjnë “politikë” lokale, dhe që ia mveshin kohës. Shteti dhe fati i tij ndodhen aksidentalisht në një udhë të ndërlikuar që aspiratat e shoqërisë përfundojnë në tehun e shpatës.

Udhë të re vështirë se mund të ketë për një kalim të matur juridikisht e politikisht. As shteti, por as individi nuk e dinë tashmë ta përcaktojnë fatin e njëri-tjetrit se çfarë konkretisht do të duhet të ndodhë nesër për turmën dhe grupe të caktuara njerëzish.

Ata, individ që kryesisht bëjnë “politikë” kanë përcaktuar vetëm fatet e tyre, por jo dhe fatet e përgjithshme. Këtu është thelbi që i ka errur të gjithë, edhe po të dojë ndokush ta ndryshojë, nuk mundet. Sot, shteti dhe politika janë larg nocioneve shteti i së drejtës, dhe politikë demokratike që zgjidh nyjet gordiane ekonomike e sociale...

Fenomenologjia është studimi i strukturave të përvojës së ndërgjegjshëm, së bashku me kushtet përkatëse të përvojës. Pra, paraqitjet në krahasim me realitetin.

Sërish, duke u ndërlidhur me fenomenologjinë dhe funksionimin e shtetit nga politkbërja e një grup individësh që njohjet i kanë përfituar nxitimthi për hir të përfitimit të interesave vetjake, lirshëm mund të vërejmë se qeverisja e tyre me shtetin nuk trajton fenomenet, por çështjet personale.

Kur po flasim për paraqitjen e fenomeneve në kohë reale, kuptojmë hapur se, të gjitha shtetet ballkanike janë ngatërruar në lidhje me inkuadrimin e mirëfilltë shtetëror. Shtetet ballkanike janë pothuaj pranë ngërçit politik, ndërsa zbatueshmëria e plotë e ligjeve po lajthit pambarimisht; ndërkaq, çdo lajtithje e ligjeve nga ana e aparatit shtetëror përdhos shoqërinë, qytetarin...

Individët e këtyre shteteve që kryesisht bëjnë “politikë” janë non grata me vërtetueshmërinë e ndërgjegjes së kulluar, andaj këta që kanë probleme serioze me ndërgjegjen duhet të tërhiqen drejt vullnetit të përgjithshëm, dhe të merren me vullnetin e tyre të zakonshëm. Nuk është e mundur që shtetet dhe politikat e tyre ngulfatëse të sensibilizohen nga sfidat e vazhdueshme, sepse janë ngatërruar të gjitha vullnetet.

Prandaj, një shtet që të funksionojë relativisht mirë; duhen individ me ndërgjegje të kulluar, të aftë për të parë përtej fenomeneve në paraqitje me realitetin, individ me njohje të konsiderueshme, dhe individ që kanë aftësi prodhuese për të bërë politikë konkrete për qytetarin dhe shoqërinë.

Autori
Bujar Plloshtani
Androo
Androo

254


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi