Thenia e dites....

Faqja 1 e 5 1, 2, 3, 4, 5  Next

Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 11.10.11 17:00

Thenia e dites

Thenia e dites.... Citati10


Kush nuk do të arsyetojë, është fanatik, kush nuk di të arsyetojë, është budalla dhe kush nuk guxon të arsyetojë, është skllav i të tjerëve.

Drymond
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 11.10.11 22:21

..Heshtja dhe buzëqeshja janë dy fjalë shumë të fuqishme:
Buzëqeshja është mënyra për të zgjidhur shumë probleme,
dhe heshtja për të shmangur shumë probleme...
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 12.10.11 15:47


Njerëzit që kafshojnë dorën e atij që i ushqen zakonisht lëpijnë këpucët e atyre që i godasin.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 12.10.11 16:04

Më mirë të pish ujë dhe i gëzuar, sesa të hash mjaltë dhe i hidhëruar.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 12.10.11 16:14



Nese do ndalesha gjithmone sa here qe nje qen do me lehte, nuk kisha per ta mbaruar kurre rrugen time..

avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 12.10.11 16:22

Karakteri formohet ngadalë, por ai mund të rrënohet me një shpejtësi të pabesueshme dhe behet i rrezikshem per shoqerine..
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 13.10.11 16:36


...Koha jote eshte kufizuar, prandaj mos e harxho kot duke jetuar jeten e dikujt tjeter.Mos bjere pre e parrullave dhe mos jeto sipas menyres se si te tjeret mendojne se ti duhet te jesh.Mos lejo qe mendimet e te tjereve te zoterojne zerin tend te brendshem.Dhe mbi te gjitha gjej kurajon te ndjekesh zemren dhe intuiten tende....

Stiv Jobs
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 13.10.11 19:09




...Mos shkruaj asgjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës ....
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 16.10.11 12:42




Kur për një kohë të gjatë diçka e gabuar nuk shikohet si e tillë, atëherë ajo fillon të ngjajë e vërtete.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 16.10.11 12:53




Për një njeri injorant , injoranca e tij është pronë private. Mos ja prekni atë, sepse ajo në sytë e tij është aq e shtrenjtë sa familja!
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 16.10.11 19:25




Për një njeri që është duke ''vdekur'',p
ër të ka rëndësi vetëm përjetësia .
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 16.10.11 21:00




Askund nuk do të gjeni më shumë begati se sa në dituri. Nëse jeni të pasur, dituria ju stolis, nëse jeni të varfër ajo ju ushqen, por fundin e saj askush s'mund ta gjejë.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty :)

Mesazh  xxl prej 17.10.11 0:54


Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëm nga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë.
xxl
xxl

patrolla_mkd@hotmail.com
.................................................

23


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 17.10.11 11:57



Të jem njeriu më i pasur i varrezave,jo, nuk më ka interesuar ndonjëherë! Të shkoj në shtrat për të fjetur dhe të them - "Ne kemi bërë diçka të mrekullueshme per njerzimin.." kjo më intereson...

Stiv Jobs
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 17.10.11 18:12





Të gjitha të vërtetat kuptohen lehtë,sapo zbulohen; problemi është të zbulohen ato.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 18.10.11 13:15



Një mendje e dobët është si një mikroskop që zmadhon gjërat e vogla, por nuk kap të mëdhatë.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 18.10.11 19:58





Me një zotni unë jam gjithnjë zotni e kaluar zotnisë dhe me një mashtrues përpiqem të jem një mashtrues e gjysmë.

Otto von Bismarck
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  xxl prej 19.10.11 0:51



Njerzit e medhenje flasin për ide. Njerëzit e vogël flasin për njerëzit e tjerë.
xxl
xxl

patrolla_mkd@hotmail.com
.................................................

23


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 19.10.11 12:54

Morali...? Morali është instinkti i turmës brenda individit.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Thenia e Dites

Mesazh  bardhi_tr prej 19.10.11 14:53



''Njerezit qe jane me te veshtire per tu dashuruar jane ato qe kane nevoje per me shum dashuri''

Mbase duhet te ofrojme pak me shum MIRESI kundrejt te tjereve
bardhi_tr
bardhi_tr

32


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 19.10.11 19:28



Jo cdo dëshirë mund të realizohet pa kufi,se pamvarsisht që liria është pushteti natyral i njeriut për të bërë atë që i pëlqen,por për aq kohë sa ai nuk ndalet prej forcës së ligjit.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Alien & Ufo prej 21.10.11 10:07

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër sajë çdo ditë''
Alien & Ufo
Alien & Ufo

15


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Xhemajl prej 21.10.11 11:07




Një herë pashë që qanin një fëmijë i bardhë, dhe një i zi...por lotët e tyre nuk kishin ngjyrë...!!
Xhemajl
Xhemajl

259


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 21.10.11 12:10



Eshtë e rëndë zhurma shurdhuese e njerëzve të dhunshëm dhe pa arsye,por është më e frikshme heshtja e njerëzve të ndershëm.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Alien & Ufo prej 21.10.11 12:16


E madhe kjo Estilen.
Alien & Ufo
Alien & Ufo

15


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 21.10.11 12:22






Gjithmonë është më e vështirë të luftosh kundër besimit, se sa kundër dijes dhe njohurisë.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 21.10.11 12:29


Nëse sheh një person që buzëqesh gjatë gjithë kohës,kuptojeni, se me siguri ai po shet një 'mall' që s’ka vlerë.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 21.10.11 13:51


Partia me një leader karizmatik është instrumenti më i mirë për të fituar zgjedhjet, por është më i keqi për të qeverisur vendin.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 21.10.11 21:07




Një nga shenjat e mendjeve mediokre,është se gjithnjë tregojnë 'histori'.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 22.10.11 10:55

Sa më i pastër që të jetë uji, aq më pak krimba ka në të.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 22.10.11 20:11


"Marrëzia:...?!... të bësh të njëjtën gjë përsëri dhe përsëri dhe të presësh rezultate të ndryshme."


Albert Ajnshtajn
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 23.10.11 16:41





Askush nuk ngazëllehet nga komplimentet më shumë se kokëboshët, që duan të jenë të parët por fatkeqësisht nuk janë.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 23.10.11 16:58



1-Në këtë botë urrejtja nuk mundet t’i jape fund urrejtjes . Vetëm dashuria është e aftë ta shuajë urrejtjen . Ky është Ligji i Përjetshëm.

2- Jemi cfare mendojmë . Ajo që jemi është produkt i mendjes sonë . Çdo fjalë a vepër që lind nga mendimi i turbullt,pasohet nga vuajtje, porsi rrota e karrocës që ndjek këmbët e demit.
Dimitrov Xhunga
Dimitrov Xhunga

131


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 23.10.11 18:45

Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, kujdesu ta shkruash mirë,sepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin.

Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.

Zgjuarësia është një dritë hyjnore, ndriçimi i së cilës ndrit jo vetëm sipërfaqen e sendeve, por edhe brendinë e tyre.

Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten.

Ajo që qeveris botën nuk është as forca, as ligji, por është mirësjellja dhe edukata.

Bota është një shesh i ekspozuar shiut dhe erës; ai që në këtë shesh e ruan dritën e përpjekjes e të kuptimit dhe nuk e shuan, është filozof i vërtetë.

S’ka njeri të pafajshëm në botë; i mënçuri nuk i thotë djalit mos gabo, por e këshillon të gabojë sa më pak.

Nuk i takon gjë dhëmbit të skiles që qëndron e mbyllur në strofkun e vet.

Njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri nga koka, jo nga këmbët.

Miqësia është si drita e shkrepëtimës; sa më i errët të jetë vendi, aq më shumë ndriçon.

Rruga e jetës është drejtësia, mos u ndaj nga rruga për të hyrë nëpër rrugica.

Njeriu mentar nuk flet për veten e tij dhe për punë që i përkasin atij vetë.

Kush ve interesat e përgjithshme mbi të tijat, është njeri me të vërtetë.

Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëm nga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë.

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur.

Grada e qytetërisë dhe e moralit të një populli kuptohet nga këngët dhe lojërat e tij.

E vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i rrjedhshëm).

Gjithësecili dëshiron t’i shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohësh veprat e tyre, d.m.th. të shohësh ata vetë, sepse idetë e tyre s’kuptohen nga fytyrat e tyre, por dallohen nga veprat e tyre.

Kush nuk merret vesh me vëllanë, s’merret vesh fare me bashkëqytetarët e tij.

Njeriu të mos ketë frikë nga ligji, të ketë turp nga bota, të ketë frikë nga ndërgjegjeja e tij.

Mendojmë se njeriu vdes dhe shkon, mirëpo të vdekurit janë ata që edukojnë fëmijët tanë, që na mësojnë dituritë dhe shkencat, kur marrim në dorë një libër dhe e lexojmë në vetmi në një çip dhe, sipas rastit, ata na bëjnë të qeshim apo të qajmë.

Ai që pranon këshilla, është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japësh këshilla aq rëndë është t’i pranosh.

Dyshimi është gur argjendari i së vërtetës, kush dyshon në marrëdhëniet e
përditshme, s’gabon asnjëherë, kush dyshon në veprimet e veta, bëhet filozof.

Një kokërr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera që e kanë mbushur.

Ai që i përgjigjet me ligësi mirësisë sate, bëhet mjet për të bërë të njohur mirësinë tënde dhe ligësinë e vet.

Forca e mendimit hy në punë më shumë se tehu i shpatës; prandaj ruaje atë dhe mbaje gati për ta përdorur në kohën e duhur.

Shkalla e parë e marrëzisë është të kujtosh se je i mençur.

Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë. Ashtu sikundër që thahet pema kur është e njomë, po nuk u vadit, edhe njeriu thahet shpirtërisht po nuk u edukua qysh në fëmijëri (vogëli), sepse nuk i mbetet gjë për t’i shërbyer njerëzimit.

Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të thotë dhe ajo që do të bëjë.

Gjërat që numërohen të shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku i lakmisë për famë e madhështi, s’mund t’u qëndrojnë disa dëshirave të kota, ndërsa dashuria mund çdo gjë. Dashuria duron varfërinë, nevojën, urinë, mundimin, poshtërimin - çdo gjë. Dashuria e ndryshon skëterën në parajsë. Në qoftë se kërkohet një shenjë e botës shpirtërore në botën lëndore, ajo shenjë është dashuria.

Fjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, ata mund t’i përshtaten çdo kohe dhe çdo vendi.


Kush bazohet në forcën, bie për tokë po sa të thyhet forca, por ai që bazohet në drejtësinë, është i mbështetur në një godinë të fortë që nuk shembet kurrë.

Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij - morali i përgjithshëm.

NGA SAMI FRASHERI
Dimitrov Xhunga
Dimitrov Xhunga

131


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  3lisa prej 24.10.11 1:00



E bukur eshte zhurma e daulles nga larg...
3lisa
3lisa

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 24.10.11 9:26


- Mendimet shpesh janë si era qe shuajnë zjarrin e vogël por ndezin zjarrin e madh!
- Mendimet e këndshme sjellin kthesa!
- Mendimet e fuqishme, nëpërmjet njeriut, sundojnë botën!
- Mendja e fuqishme që ndjek qëllime praktike, është mendja më e mirë në botë!
- Fjala është grua shtatzënë që lind viganë!
Dimitrov Xhunga
Dimitrov Xhunga

131


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 24.10.11 11:52




Në mbretërin e të verbëreve,ai me nje sy eshte mbret
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 24.10.11 21:22

"Jeta e pashqyrtuar, është më mirë të mos jetohet"


Besimi i Sokratit se duhet të reflektojmë për jetën që jetojmë është frymëzuar pjesërisht nga shprehja e famshme e gdhendur në vendin e shenjtë të orakullit në Delfi, "Njih vetveten". Sekreti i vlerës në profecitë e orakullit është vetë-njohuria, dhe jo unaza e deshifrimit.

Sokrati ishte kaq pasionant për vlerën e vetë-hetimit, sa e shqyrtoi imtësisht jo vetëm jetën dhe besimet e tij, por dhe ato të të tjerëve. Përmes pyetjeve të shumta, ai i detyroi njerëzit të hetonin besimet personale. Ai i pa banorët e Athinës së tij të dashur të ecnin përgjumësh përmes jetës, të jetonin vetëm për para, pushtet dhe famë, kështu që u bë i famshëm në përpjekjen e tij për t'i ndihmuar.

Sokrati ishte një filozof i lashtë grek, i cili konsiderohet themeluesi i filozofisë përëndimore. Burimi më i rëndësishëm i informacionit për Sokratin është Platoni. Dialogët e Planonit e portretizojnë Sokratin si një mësues që mohon të ketë dishepuj, si një njeri i arsyes, i cili i bindet zërit hyjnor në kokën e tij, si një besimtar që ka përmbushur detyrimet qytetare të vendit të tij.

Sokrati i përçmon kënaqësitë e shqisave, edhe pse është i ngazëllyer nga bukuria. Ai është i përkushtuar ndaj edukimit të qytetarëve të Athinës, edhe pse është indiferent ndaj djemve të tij. Konsiderohet si themeluesi i filozofisë përëndimore, dhe është praktikuesi me ndikim më të madh.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 24.10.11 21:25



"Krijesat nuk duhet të shumohen pa qenë nevoja"


I njohur ndryshe si "Brisku Ockham", ideja këtu është se nëse gjykojmë mes teorive konkurruese filozofike dhe shkencore, meqë gjithçka është e barabartë, atëherë duhet të preferojmë teorinë më të thjeshtë. Shkencëtarët flasin për katër forca në univers: graviteti, forca elektromagnetike, forca e fortë bërthamore dhe forca e dobët bërthamore. Ockham përpiqet të formulojë një teori unifikuese, një forcë e vetme që i mbledh që të katra.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 25.10.11 14:37




Jeta eshte nje semundje dhe vdekja fillon qe kur njeriu lind, cdo frymemarrje dhe cdo e rrahur zemre, eshte pakez vdekje, nje rruge e vogel drejt fundit...
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 26.10.11 13:09




Macen mund ta kesh miken tuaj,por asnjehere skllaven tende
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 27.10.11 21:01




Njeriu është i madh,vetëm kur mëson se vërtet është shumë i vogël.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 28.10.11 18:58



Logjika është teknika me anë të së cilës ne i shtojmë bindje të vërtetës.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 29.10.11 13:02




Dituria e bën të dobëtin të fortë, të varfërin mbret, të ligun të mirë, budallanë të arsyeshëm
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 29.10.11 21:18




Te vdekurit dhe te paditurit nuk mund te gjykohen…
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 30.10.11 15:47



Pranverë në shpirt, pranverë në fytyrë. Natë në zemër, natë në fytyrë. Të gënjestrës,të pavërtetës, llustër i bën mjeshtri - mashtrim.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 31.10.11 7:58

  1. Mendje kanë të gjithë.Celësi është si ta vësh atë në punë.

  1. Mendja eshte margaritari qe e driteron njeriun ne jeten e tij,njeriu duhet te punoje ta gjeje kete margaritar tek vetja.


Edituar për herë të fundit nga dimitrov xhunga në 14.11.11 9:53, edituar 1 herë gjithsej
Dimitrov Xhunga
Dimitrov Xhunga

131


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Estilen prej 31.10.11 17:12



Asnjëherë mos e lerë personin që do për një person që të pelqen,mbasi një ditë personi që të pëlqen do të të lerë për personin që do...
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 01.11.11 7:55

Vesa e mengjesit,loti ne faqe,syri nga del loti,kerpudha pas shiut,bari mbi lendina,salamandra pas shtrengatave,ylberi ne horizont dhe vete horizonti jane ngjarje qe ndodhin dhe thjesht ndodhin sepse jane ngjarje universale,sa te ndryshme aq edhe te ngjashme pasi dalin nga i njejti burim,GJITHESIA.
Dimitrov Xhunga
Dimitrov Xhunga

131


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 01.11.11 8:30

Kulloshtra del nga gjiri,por nuk eshte qumesht.Ajo eshte me e ushqyeshme se vete qumeshti.
Ajka del nga qumeshti,por nuk eshte qumesht.Ajo eshte me e ushqyeshme se vete qumeshti.
Megjithate,as njera e as tjetra nuk e zvendesojne dot qumeshtin.
Dimitrov Xhunga
Dimitrov Xhunga

131


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenia e dites.... Empty Re: Thenia e dites....

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 5 1, 2, 3, 4, 5  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi