Legjenda popullore te ndryshme...

Shko poshtë

legjenda - Legjenda popullore te ndryshme... Empty Legjenda popullore te ndryshme...

Mesazh  Estilen prej 28.09.11 20:27

Legjenda popullore kineze...


Krijimi i njeriut nga hyjnesha Nyva



legjenda - Legjenda popullore te ndryshme... The-goddess-nu-kua-half-woman-half-dragon-created-the-first-humans-out-of-clay%255B1%255D

Sipas mitologjisë greke, Prometheus krijoi njeriun; sipas mitologjisë egjiptiane, njeriu lindi duke iu përgjigjur thirrjes së hyjnisë; sipas mitologjisë çifute, Yahveh krijoi njeriun. Atëhere, si lindi njeriu sipas mitologjisë së lashtë kineze? Përgjigja është se dalja e njeriut i dedikohet hyjneshës Nyva, që kishte trup njeriu dhe bisht dragoi.

Sipas gojëdhënave kineze, hyjnesha Nyva filloi të udhëtonte midis qiellit dhe tokës qysh nga koha kur heroi i madh Pangu kishte hapur qiellin dhe tokën. Asokohe, kishin filluar të rriteshin barëra dhe drurë, rridhte uji i lumenjve dhe jetonin shpendë, kafshë, kandrra dhe peshq. Por megjithatë, bota nuk kishte gjallëri, sepse nuk kishte njerëz. Një ditë, duke ecur në një fushë të bezditshme, hyjnesha Nyva e ndieu veten shumë të vetëmuar dhe i lindi një ide që të krijonte diçka që mund të sillte gjallëri midis qiellit dhe tokës.

Nyva jetonte në tokë. Ajo donte drurët, lulet dhe barërat, por asaj i pëlqenin më shumë shpendët, kafshët, kandrrat dhe peshqtë, që kishin jetën dhe gjallërinë. Duke i parë ato, hyjnesha Nyva ra në mendime dhe ndieu se krijimtaria e Pangut ende nuk mund të konsiderohej si diçka e përsosur, as fuqia mendore e shpendëve, kafshëve, kandrrave dhe peshqve nuk ishte e kënaqshme. Ajo vendosi të krijonte njerëz, që do të ishin shumë më të shquar se çdo jetë tjetër.

Duke ecur nëpër bregun e lumit të Verdhë, Nyva uli kokën dhe pa hijen e vet, që dukej shumë e bukur dhe kjo e gëzoi atë. Ajo vendosi që, duke shfrytëzuar argjilën në shtratin e lumit të Verdhë, të bënte njerëz sipas figurës së saj. Për një kohë të shkurtër, Nyva e talentuar bëri shumë njerëz, të cilët ishin shumë të ngjashëm me të. Ajo u bëri atyre dy këmbë në vend të bishtit dhe pastaj u fryu me gojë. Ata njerëz të vegjel prej argjile u bënë gjëra të gjalla dhe të zgjuara, që dinin të ecnin dhe të vraponin me dy këmbët. Nyva i emërtoi ato “njerëz”.

Hyjnesha Nyva u dha disa njerëzve ajër pozitiv dhe ata u bënë burra; u dha të tjerëve ajër negativ dhe ato u bënë gra. Ata njerëz, burra e gra, brohoritën duke kërcyer rreth Nyvasë dhe duke i sjellë tokës vitalitet.

Hyjnia Nyva kishte dëshirë të madhe të krijonte sa më shumë njerëz, me qëllim që njerëzimi të përhapej kudo në tokën e madhe. Mirëpo ajo ishte lodhur shumë dhe nuk mund të krijonte aq shpejt si më parë. Ajo gjeti një metodë të thjeshtë: hodhi një litar kashte deri në shtratin e lumit të Verdhë ku kishte baltë, trazoi ujin dhe baltën, e tërhoqi litarin dhe e tundi disa herë në tokë, si rezultat, pikat e baltës u bënë njerëz të vegjel. Në këtë mënyrë, Nyva krijoi edhe më shumë njerëz të tjerë, të cilët zunë gjithë Tokën.

Pasi krijoi njerëzimin në tokën e madhe, hyjneshës Nyva i lindi një ide e re: çfarë do të bënte që njerëzimi të vazhdonte të ekzistonte gjithnjë mirë. Ajo mendoi se njerëzit, e krijuar nga ajo, do të vdisnin herët a vonë. Sigurisht, ajo mund të krijonte edhe të tjerë, por do të kishte shumë telashe. Kështu që, ajo i bëri burrat dhe gratë çift-çift, që të shtoheshin njerëzit dhe të rritnin pasardhësit. Në këtë mënyrë, edhe sot, njerëzimi vazhdon të ekzistojë dhe të shtohet pandërprerë.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

legjenda - Legjenda popullore te ndryshme... Empty Re: Legjenda popullore te ndryshme...

Mesazh  Estilen prej 28.09.11 20:34


Legjende qe tregohet nga shume popuj



Një burrë kishte katër fëmijë .
Ai dëshironte që fëmijët e tij të mos i gjykonin gjërat me nxitim , prandaj i ftoi ata të bënin një udhëtim për të parë një pemë në një vend të largët .

Secili prej tyre u nis në sezone të ndryshme .
I pari u nis në Dimër , i dyti në Pranverë , i treti në Verë dhe i katërti në Vjeshtë.
Kur u kthye edhe djal...i i fundit , babai i mblodhi djemtë dhe u kërkoi atyre t'i thoshin se çfarë kishin parë .

I pari tha se pema ishte e zhveshur dhe e shëmtuar ...
I dyti nuk ishte dakort , sepse pema ishte e mbuluar me gjethe jeshile dhe me plot jetë ..
I treti tha se pema ishte mbushur me lule plot ngjyra dhe me aromë të këndshme .Ai nuk kishte parë kurrë më parë gjë më të bukur ..
Ndërsa i katërti tha se pema ishte e mbushur plot me fruta të mira .

Babai u tha se të gjitha përgjigjet e tyre ishin të sakta dhe të vërteta , sepse secili prej tyre e kishte parë pemën vetëm në një sezon .
Ju nuk mund të gjykoni një pemë apo një person vetëm në një sezon .Njeriun e vërtetë ju mund ta shihni dhe ta gjykoni vetëm kur të gjithë sezonet të kompletohen...

Mos lejoni që dhimbja e një sezoni t'ju shkatërrojë gëzimin e sezoneve të tjerë !
Mos e gjykoni jetën vetëm në një sezon !Këmbëngulni , dhe përmes vështirësive , kohë më të mira , do të vijnë sigurisht atëherë kur ju nuk e pritni..!!
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

legjenda - Legjenda popullore te ndryshme... Empty Re: Legjenda popullore te ndryshme...

Mesazh  Estilen prej 28.09.11 21:27


Perendia Pangu qe krijoi qiellin dhe Tokën


legjenda - Legjenda popullore te ndryshme... Panggu

Sipas gojëdhënave kineze, në kohët e lashta, qielli dhe toka nuk ishin ndara dhe kozmosi ishte si një vezë e madhe, brenda së cilës ishte errësirë; nuk dallohej se ku ishte e majta dhe ku ishte e djathta; nuk dalloheshin as lindja, jugu, perëndimi dhe veriu.

Brenda asaj veze të madhe, po zhvillohej një hero i madh, Pangu, i cili hapi më vonë qiellin dhe tokën. Ai mbeti 18 mijë vjet brenda vezës së madhe dhe u zgjua më në fund nga gjumi i gjatë.

Kur hapi sytë, ai ndieu errësi përreth, e ndieu trupin e vet aq të nxehtë, saqë nuk merrte dot frymë. Pangu deshi të ngrihej, por lëvozhga e vezës së madhe e shtrëngonte aq fort, saqë ai nuk shtrinte dot duart dhe këmbët.

Ai u inatos shumë, mori një sëpatë, që e kishte në dorë që nga lindja, vringëlloi një herë, dëgjoi një zhurmë të madhe, veza e madhe u thye befasisht; gjërat e lehta dhe të pastra u ngritën vazhdimisht dhe u shndërruan në qiell, kurse gjërat e rënda dhe të turbullta ranë ngadalë poshtë dhe u shndërruan në tokë.

Pangu u gëzua pa masë, sepse kishte hapur qiellin dhe tokën. Por ai pati frikë se mos qielli dhe toka do të bashkoheshin përsëri në një të tërë, prandaj filloi të rritej dhe të ndryshonte trupin e tij, duke mbajtur me kokë qiellin dhe duke ngulur këmbët në tokë.

Ai ndryshonte trupin e vet 9 herë në ditë, gjatësia e shtatit të tij rritej tri metra në ditë, edhe lartësia e qiellit rritej tri metra në ditë, trashësia e tokës gjithashtu shtohej tri metra në ditë. Kaluan 18 mijë vjet në këtë mënyrë dhe Pangu u bë një vigan shumë i madh që përballonte me kokë qiellin dhe qëndronte në tokë.

Gjatësia e shtatit të tij arrinte në 90 mijë kilometra. Nuk dihej se sa vjet kaluan, qielli dhe toka u bënë më në fund të qëndrueshme dhe, vetëm në atë kohë, Pangu u qetësua, sepse ishte i sigurt se qielli dhe toka nuk do të bashkoheshin në një të tërë. Por heroi ynë ishte aq i rraskapitur, saqë nuk kishte më fuqi të mbahej. Erdhi një ditë, kur Pangu nuk qëndronte më në këmbë, ra përdhe dhe vdiq.


Në kohën e vdekjes së Pangusë, ndodhën ndryshime kolosale në trupin e tij. Syri i tij i majtë u shndërrua në diellin e ndritur; syri i tij i dhjathtë u shndërrua në hënën e argjendtë; fryma e tij e fundit u shndërrua në erë dhe re.


Zëri i tij i fundit u shndërrua në bubullima; flokët dhe mjekrat e tij u shndërruan në yje vezulluese; koka, duart dhe këmbët e tij u shndërruan në male të larta dhe katër shtylla për të mbajtur qiellin; gjaku i tij u shndërrua në lumenj, liqene dhe dete; enët e gjakut të tij u shndërruan në rrugë; tulet e tij u shndërruan në toka pjellore.

Lëkura dhe qimet e tij u shndërruan në lule, barëra dhe drurë; dhëmbët dhe kockat e tij u shndërruan në flori, argjend, bakër, hekur dhe gurë të çmuar; djersa e tij u shndërrua në shi dhe vesë. Në këtë mënyrë, u formua bota njerëzore.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

legjenda - Legjenda popullore te ndryshme... Empty Re: Legjenda popullore te ndryshme...

Mesazh  Estilen prej 05.10.11 17:26



Legjenda e gushtit ne Kine...


legjenda - Legjenda popullore te ndryshme... 7a4fd9df8bcd48a99d32b895f27bd28d


Sipas kalendarit hënor kinez, një vit ka 4 stinë dhe korriku, gushti dhe shtatori janë muajt që i përkasin stinës së vjeshtës. 15 gushti, datë që bie në mesin e vjeshtës, është quajtur edhe si "Vjeshta e Mesme".

Më 15 gusht hëna është shumë e shndritshme dhe forma e hënës është si një disk i rrumbullakët. Kur shohin hënën në këtë formë, njerëzit shpresojnë se mund të ribashkohen me të afërmit e tyre.

Familjarët që ndodhen larg familjes ndjejnë mallin për vendlindjen e për të afërmit e tyre gjatë kësaj feste. Prandaj, Vjeshta e Mesme gjithashtu quhet edhe Festa e Ribashkimit.

Legjendën më e njohur për këtë festë është legjenda"Chang Ë qe fluturon për Hënën" . Në këtë legjendë heroi Houyi që lëshoi një shigjete ndaj diellit i kërkoi mbretëreshës Wangmu në "Tempullin e Qiellit" një ilaç që mund të evitonte vdekjen.

Pasi mori këtë ilaç, Houyi ia dha nuses së tij Chang Ë. Por, fqinji i tij Feng Meng e mori vesh këtë gjë. Ai i kërkoi Chang Ë që t'i japë atij këtë ilaç.

Në këtë situatë, Chang Ë e piu ilaçin, si pasojë, ajo fluturoi në Hënë duke u shndërruar në një zanë qielli. Kur e morën vesh këtë gjë, shumë banorë të thjeshtë filluan të admirojnë hënën duke shpresuar se Chang Ë mund t'u japë fat të mirë dhe paqe.

Qysh nga ajo kohë, ceremonia e lutjes ndaj hënës është bërë një zakon i kinezëve i cili është trashëguar deri në ditët e sotme.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

legjenda - Legjenda popullore te ndryshme... Empty Re: Legjenda popullore te ndryshme...

Mesazh  Jetmira prej 16.07.13 15:35

10 Mistere që shkenca nuk po i shpjegon dot

Revista 'The New Scientist' ka hartuar një listë të aspekteve të
përditshëm të jetës që vazhdojnë të turbullojnë mendjet më të mëdha,
duke përfshirë arsyet prapa puthjes, skuqjes e madje edhe kapjes së
hundës.

Një editorial i revistës thoshte: "Nuk ka asgjë më magjepsëse për
shumicën prej nesh se sa vetja jonë. Kështu që, nuk ka pse habitemi
përse kemi bërë shumë përpjekje për t'i shkuar në rrënjë domethënies së
të qenit njerëzor.

Ajo çfarë të habit është se ka kaq shumë tipare që mbeten enigmatikë.
Këto variojnë që nga sublimja, si arti, ëndërrimi dhe altruizmi, deri
tek qesharakja, si qimet, skuqja dhe kapja e hundës.

Mund të duken të çuditshme, por shpjegimet më të mirë për to shpesh kanë
pasoja të thella. Ja disa teori që tregojnë përse ne i bëjmë ato gjëra
që bëjmë dhe disa prej problemeve:

1 - Skuqja: Charles Darwin luftoi shumë për të shpjeguar përse
evolucioni na bëri të skuqemi kur gënjejmë, gjë që sinjalizon të tjerët.
Megjithatë, disa mendojnë se kjo mund të ndihmojë për eleminimin e
konfrontimit apo ushqejë intimitetin, duke zbuluar dobësi.

2 - E qeshura: Endorfinat që përmirësojnë gjendjen shpirtërore çlirohen
kur ne qeshim, gjë që duket një arsye normle për ta bërë këtë, por një
studim 10-vjeçar i turbulloi disi ujërat kur zbuloi se më shumë të
qeshura shkaktohen nga komente banalë se sa nga shakatë.

3 - Puthja: shpjegimi për puthjen nuk ka gjasa të jetë gjenetik, pasi jo
të gjithë shoqëritë humane e bëjnë. Ka teori që është e lidhur me
kujtimet e ushqimit në gji dhe që njerëzit e lashtë ua prisnin gjirin
foshnjave, duke i ushqyer me gojën e tyre, gjë që përforcoi lidhjen.
4 - Endërrimi: Teoria e ëndrrave e Zigmund Frojdit, sipas të cilës
ëndrrat shprehin dëshirat tona të nënvetëdijes janë diskredituar
përgjithësisht dhe është pranuar se ato na ndihmojnë të përpunojmë
emocione, por arsyeja përse ne shohim vizione kaq të çuditshëm nuk është
shpjeguar plotësisht.

5 - Supersticioni: zakonet e pazakontë, por që sjellin qetësim nuk kanë
kuptim nga këndvështrimi i evolucionit; megjithatë, njerëzit e lashtë do
të kishin përfituar nëse nuk do të kishin injoruar fëshfërimën e
këmbëve të një luani në bar, duke e quajtur thjeshtë shkulm ere. Feja
duket se e ka burimin tek ky impuls.

6 - Kapja e hundës: zakoni aspak tërheqës, por i zakonshëm i "gërryerjes
së vrimave të hundës" nuk ofron pothuajse asnjë dobi ushqyese, atëherë
përse një e katërta e adoleshentëve e bëjnë të paktën katër herë në
ditë? Disa mendojnë se forcon sistemin imunitar.
7 - Adoleshenca: asnjë kafshë tjetër nuk i nënshtrohet viteve të
paparashikueshëm të adoleshencës. Disa mendojnë se ajo ndihmon trurin
tonë të madh që të riorganizohet përpara rritjes, apo lejon
eksperimentim në sjellje përpara përgjegjësisë që do të sjellin vitet e
mëvonshëm.

8 - Altruizmi: të japësh gjëra pa patur të sigurtë rikthimin është
sjellje e çuditshme, nga pikëpamja e evolucionit. Mund të ndihmojë në
lidhjet e grupeve, apo thjeshtë të japë kënaqësi.

9 - Arti: piktura, vallëzimi, skulptura dhe muzika mund të jenë të
gjitha ekuivalenti human i bishtit të palloit që mund të tregojnë se sa i
mirë mund të jetë dikush, si shok apo bashkëshort. Megjithatë, mund të
jetë njëkohësisht një mjet i përhapjes së dijes apo ndarjes së
eksperiencave.
10 - Qimet e trupit: arsyet e supozuara mund të jenë në rol në përhapjen
e aromës së trupit, ngrohje apo edhe mbrojtje nga acarimet njerëzore që
ata nuk kanë arritur t'i shpjegojnë plotësisht.

Jetmira
Jetmira

487


Mbrapsht në krye Shko poshtë

legjenda - Legjenda popullore te ndryshme... Empty Re: Legjenda popullore te ndryshme...

Mesazh  Jetmira prej 16.07.13 15:36

Qyteti i Gizës, përtej shkencës dhe racionales

Përpikmëri e frikshme



Egjiptianët ishin shpikësit e parë të matematikës, botëkuptimit astronomik e parimeve gjeometrike. Cilësoheshin si popull tepër i zhvilluar në aspektet shkencore e kulturore

Giza është qytet arab në Egjiptin e lashtë, i cili ndodhet shumë afër lumit Nil.

Nuk është edhe aq qytet i madh me sipërfaqe, ka afër 2 milion e 700 mijë banorë sipas një statistike të bërë në vitin 2006.

Popullsia e saj e madhe në raport me sipërfaqen e bën përafërsisht një ndër krahinat e qyteteve më të mëdha në botë sa i përket numrit të popullsisë.
Ky vend ka jashtëzakonisht shumë vizitorë dhe pret nga e gjithë bota studiues, arkeolog, arkitekt, shkencëtar dhe shumë të tjerë që janë të interesuar për studimin e pasurisë së vjetër të këtij qyteti.

Njihet si një ndër vendet më të famshme në botë, për arsyet se këtu gjendet një ndër mrekullitë e botës antike, që zakonisht njihet me emrin "kompleksi i piramidave të Gizës". Ky tempull bashkë me Piramidën e madhe të Keopsit, dhe me disa tempuj të tjerë, kanë shkruar historinë e Egjiptit, dhe kanë ngjallur debat në të gjitha shoqëritë, mbi prejardhjen e këtyre ndërtimeve antike dhe janë misteri që mundon sot njerëzit anë e mbanë.

Gjithashtu, ky është edhe vendbanim i shumë faraonëve të lashtë egjiptian, për të cilët historia që njohim flet vetëm me supozime e me fakte të thata. Ka shumë e shumë të panjohura mbi këtë vend, të cilat edhe sot e kësaj dite, s'gjejnë dot zgjidhje.Ekzistojnë shumë teori, të cilat mundohen të shpjegojnë mënyrën e ndërtimit të piramidave, përveç të tjerash, thuhet nga disa shkencëtar se ato janë ndërtuar nga skllavet egjiptian (rreth 2 milion të tillë) nën udhëheqjen e një race tjetër.
Jetmira
Jetmira

487


Mbrapsht në krye Shko poshtë

legjenda - Legjenda popullore te ndryshme... Empty Re: Legjenda popullore te ndryshme...

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi