EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Histori me Entitete - 2

3 posters

Shko poshtë

Histori me Entitete - 2 Empty histori fantazmash

Mesazh  Estilen 22.08.11 20:27



Alarmi, mister në muzeun e Napolit: “Ka fantazma”


Histori me Entitete - 2 Alarmi-mister-ne-muzeun-e-napolit-ka-fantazma-foto

Fillimisht alarmi lëshohet prej disa punëtorëve që punonin në Muzeun Arkeologjik në Napoli: ''në këtë vend ndodhin gjëra të çuditshme, objekte që lëvizin, kova që gjenden bosh”.

E, më pas një foto provon se në Muzeun Arkeologjik në Napoli ka fantazma. Por arkitekti Oreste Albara, përgjegjës për muzeun nuk besonte në fantazmat. Pas stresit dhe alarmit të lëshuar nga punëtorët ai shkon personalisht në Muze.

Albara ka marrë disa fotografi me telefonin e tij celular dhe, ja "surpriza": në sfond silueta e një vajze të vogël.

Tashmë disa ekspertë, profesorë universiteti, duhet të arrijnë në Napoli në shtator: në përpjekje për të zgjidhur enigmën në fjalë.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me Entitete - 2 Empty Histori me Entitete - 2

Mesazh  Fikrro 01.09.11 14:20

Fytyra Belmezi

Fytyra Belmezi në gjuhën shqipe do të thote fytyra të cilat shfaqën nëpër objeke të ndryshme,shembull kjo këtu:

Histori me Entitete - 2 20090303155403-caras-de-belmez

Historia e fytyrave të Belmezit ka një lashtësi prej 38 vjetëve më parë,bëhet fjalë për një polemikë të një qyteti të vogël të Spanjës të quajtur Jaén:

Histori me Entitete - 2 Jaen_panoramica

Thuhet që kjo polemikë është hapur me qëllim të një turizmi më të madhë,pas kësaj polemike të gjithë turistët endeshin rrugës me regjistrues në dorë.

Në shtëpin e Maria Gomez (shtëpia më e çuditshme në botë),përkatësisht në kuzhinën e saj shfaqeshin disa fytyra misterioze,shtëpia e saj pësoi dëmtim të rëndë!Pas kësaj edhe një palë fytyra tjera u shfaqën,edhe pse kjo ngjarje kishte humbur interesin deri në vitin 2004,ku në atë vit vidq edhe Maria Gomez,dhe historia filloi të përfolej për të kaluarën e asaj shtëpie?


Histori me Entitete - 2 Belmez051
Maria Gomez

Shumë shkencëtarë vizituan kuzhinën e saj për të verifikuar ose për të hedhur poshtë teorit e telepatistëve paranormalë,poashtu për të gjetur një shpjegim të fenomeneve paranormale.Shumë fshatarë dhe besimtarë dhanë pasurit e tyre për të pasur një fotografi të atyre imazheve të paraqitur në kuzhinën e Maria Gomezit!

Fotografët kishin filluar të kenë një fitim eskluziv të madhë nga këto fytyra misterioze të paraqitura në atë kuzhinë,ja disa foto origjinale:


Histori me Entitete - 2 Belmez042

Histori me Entitete - 2 Belmez013

Histori me Entitete - 2 User_2875_belmez

Histori me Entitete - 2 Caras+de+belmez

Histori me Entitete - 2 Bre61b

Histori me Entitete - 2 22

Një kohë shkencëtarët thanë se fytyrat ishin të flasifikuara.Një grup shkenctarë thanë që:''nitrat argjendi është elemtet kryesorë për të pikturuar këto lloj figurash'',pas këtij pohimi shtëpia ishte nën mbikqyrjen e noterve!

U përhap lajmi se qyteti kishte rënë pre e një mashtrimi,po ashtu edhe shumë gazetarë u akuzuan si mashtrues që përhapin skandale për interesat e tyre!

Ata kishin provuar të krijonin vet këto figura duke perdorur nitrat argjendi,vaj dhe ujë,por kot asnjë nga përpejekjet e shkencëtarëve nuk kishte pasur sukses!


Histori me Entitete - 2 Belmez047

Shkencëtarët ishin shokuar kur panë se asnjë nga përpjekjet e tyre nuk kishte sukses.

Po ashtu ka pasur shkencëtarë të tjerë të cilët nuk kam mundur ta mohojn se pikturat janë mashtrim,shumë mendojn që ata janë shpirtërat e shqetësuar të cilet shfaqin vetën e tyre si pasojë që nuk mund të pushojn të qetë.

Sot e asaj dite kjo çështje ende është e hapur dhe ende askush nuk ka mundur të jap një shpjegim të bindshëm se nga vijne këto fytyra misterioze:


Histori me Entitete - 2 Explorerunivers
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me Entitete - 2 Empty Re: Histori me Entitete - 2

Mesazh  Fikrro 02.09.11 14:11

Zhurmat e çuditshme po tmerrojnë njerëzit në mbarë botën

Histori me Entitete - 2 F.0902100723314_m

Tregimi i paradokohshëm nga qyteti Windsor i Kanadasë, ka nxitur një vërshim të ri të videove me zhurmat e pazakonta, burimi i të cilave ende mbetet enigmë.

Xhirimet nga shumë skaje të botës kanë ekzistuar edhe më herët, por janë kuptuar vetëm si prishje qetësie nga individë të papërgjegjshëm, pasi bashkësitë nuk kishin mundësi të fillojnë hetimet e mirëfillta.

Por, nuk ndodhi njëjtë në Windsor, ku banorët kanë kontaktuar shërbimin shtetëror, institutet dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare për të mësuar se për çfarë bëhet fjalë. Hetimi zyrtar ka filluar në fillim të gushtit, ndërsa rezultatet e para ende priten.

Derisa të mësojmë se për çfarë bëhet fjalë, ua sjellim disa video tjera.

Në të parën mund të shihni një reportazh nga Windsori, ndërsa dy videot tjera paraqesin zhurmat e pazakonta të regjistruar në Florida të SHBA-ve dhe Kiev të Ukrainës.

Në rastin e Floridas tingujt janë sqaruar si zëra të aeroplanit, ndërsa më pas edhe si një bubullimë e largët (e cila vazhdoi pandërprerë për 20 minuta).

Për rastin e Kievit i regjistruar nga mesi i gushtit deri më tash nuk është dhënë ndonjë sqarim zyrtar, ndërsa njëjtë ka ndodhur edhe me zhurmat e dëgjuara në New Jersey, Gjeorgji dhe Bjellorusi.

Disa nga hipotezat janë se këto janë pasojat e teknologjisë HAARP, të cilës ia atribuojnë të gjitha “meritat” kohët e fundit prej tërmeteve, tornadove, e deri tek zhurmat e pazakonta dhe ngrohjen globale. Një sqarim tjetër është se këto janë aktivitete të jashtëtokësorëve pasi në disa raste janë vërejtur edhe UFO në qiell.

Ka edhe prej atyre që besojnë se e tërë kjo është pasojë e ndryshimit të fushës magnetike të tokës. Se a po përgatiten jashtëtokësorët për sulm, ose ky është thjeshtë një fenomen natyror ose për të gjitha janë fajtorë vetë njerëzit me teknologjinë e tyre, përpiquni ta mësoni nga videot e postuara.






Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me Entitete - 2 Empty Re: Histori me Entitete - 2

Mesazh  Fikrro 02.09.11 14:48

Zhurmat e çuditshme po tmerrojnë njerëzit në mbarë botën

Video tjera qe tregojn keto zhurma misterioze: